Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Omer Kaleshi

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Omer Kaleshi

    Edhe pse piktori ėshtė me gjak tė pėrzier, pasi gjyshja e tij nga nėna ėshtė maqedonase instinktivisht nė pikturėn e tij ėshtė shėnuar gjurma tipike e origjinės shqiptare. Madje Kaleshi flet shumė bukur shqip. Por ai thotė se mbi tė gjitha ėshtė artist dhe nuk ėshtė nacionalist. "Nėse jam me gjak tė pėrzier ndihem mirė, sepse unė kam brenda vetes shumė kultura tė popujve tė Ballkanit, nga tė cilat kam pėrfituar".


    -Nė Shqipėri vij pėr ikonat e Onufrit

    Piktori i njohur me origjinė shqiptare Omer Kaleshi ka mbėrritur ditėn e enjte nė Tiranė sė bashku me shkrimtarin dhe pėrkthyesin francez tė letėrsisė klasike greke Zhak Lakarrier. Edhe pse piktori ėshtė me gjak tė pėrzier, pasi gjyshja e tij nga nėna ėshtė maqedonase instinktivisht nė pikturėn e tij ėshtė shėnuar gjurma tipike e origjinės shqiptare. Madje, Kaleshi flet shumė bukur shqip. Por, ai thotė nė intervistėn pėr gazetėn "TemA" se mbi tė gjitha ėshtė artist dhe nuk ėshtė nacionalist. "Nėse jam me gjak tė pėrzier ndihem mirė, sepse unė kam brenda vetes shumė kultura tė popujve tė Ballkanit, nga tė cilat kam pėrfituar". Pėr herė tė tretė si njė udhėtar i pandreqshėm vjen nė Shqipėri me pikėsynim qė tė rishikojė edhe njėherė pikturat e Onufrit. Ėshtė i magjepsur nga e kuqja e tij.



    -Zoti Kaleshi, ju vini pėr herė tretė nė Shqipėri, ēfarė ju sjell nė kėtė vend?

    Herėn e parė kam qenė mė 1989. Kanė kaluar 13 vjet. Ishte koha e Ramiz Alisė dhe mua mė bani shoqni nji miku im, Sadik Kaceli. Me atė i kam ba njė vizitė Shqipnisė. Ne ishim nė Shkodėr, Vlorė, Gjinokastėr, Berat, Korēė. Mė kanė pėlqyer shumė ikonat e Beratit, tė Korēės, mė tepėr e kuqja e Onufrit dhe ikonat e atij. Dhe Gjinokastra mė ka pėlqyer shumė si qytet. Herėn e parė ka qenė kėshtu, ndėrsa herėn e dytė kam qenė pas njė filmi qė ma ka ba Maqedonia duke marrė pak edhe prej Shqipėrie, sepse filmi u ba nė Maqedoni, nė Turqi, edhe edhe nė Paris, nė Francė. Unė erdha me vu diēka prej Shqipnie edhe herėn e parė kur ishja kėtu unė kisha parė ikonat e Onufrit edhe Beratin dhe mė propozohet me punue diēka nė Berat. Unė nuk erdha kėtu nė Tiranė, shkova vetėm atje, dhe u ktheva nė Shkup. Kjo qe hera e tretė dhe shkak ishte qė erdhi Zhak Lakarrieri kėtu. Kėtu nė Galerinė Kombėtare tė artit parashihet me u ba njė ekpozitė nė vitin qė vjen, nė mars, ku do tė bėhet edhe nė Kosovė.



    -Mėsuam se origjina juaj e hershme ėshtė Mati. Kur ka ikur familja juaj prej andej?

    Duhet tė ketė nja njėqind vjet, dyqind a treqind vjet. Nuk e di sa, vetėm unė e di se mė plaku im ka ardhė e ka qenė nė Kėrēovė te njė katund qė quhet Provadisht, prandaj e kena mbiemrin Kaleshi. Ai i pari qė ka qenė, ai qė dimė ne ka qenė Sulejman Matiani dhe ai ėshtė vendosė atje. S'e dimė mirė, mund tė ketė pasė ndonji gjakmarrje dhe ai ka ikė atje dhe asht vendosė nė nji katund nė Kėrēovė.



    -Po si vazhdoi historia e familjes tuaj?

    Ne jetojmė nė Kėrēovė, nė njė katund nė Serbi. Dhe mbasandej mbas Luftės sė Dytė Botnore kemi emigrue mė 1956 nė Turqi. Shkuem nė Stamboll dhe unė atje mbarova Akdeminė e Arteve. Si mbarova akademinė, shkova nė Francė edhe tashti atje jetoj.



    -Ju kujtohet se nė cilėn kohė mjedisi kulturor francez filloi tė tregonte vėmendje pėr pikturėn tuaj?

    Shteti asht shumė zor tė vlerėsonte. Unė shkova si emigrant atje dhe duhej tė punoja. Unė nuk kisha mundėsi me ekspozu, vetėm punoja e tash e disa vjet dhe pastaj filluen me u shitė piktura, me marrė pjesė nėpėr sallonet qė bėhen nė Francė dhe ashtu ngadalė-ngadalė dhe tashti kam dy galeri qė ekspozoj atje. Por ma tepėr puna ime bahet nė Turqi. Atje kam shumė galeri.



    -Ju jeni me origjinė shqiptare dhe nėna juaj ėshtė maqedonase. Ku keni mėsuar ta flisni kaq bukur gjuhėn shqipe?

    Familja jonė ka emigrue nė fillim nė Turqi. Ne vllaznit ndėrmjet flasim shqip edhe maqedonisht. Maqedonishten dhe shqipen e kemi mėsue qė kur ishim fėmijė. Nga nėnė plaka e kemi mėsu maqedonishten, ma para asht thanė maqedone. Atėhere katundi i Serbisė ishte i gjithė shqiptar. Kėshtu nė katund ne mėsuam gjuhėn shqipe, ama tashti kėta qė vijnė djem tė rinj dalėngadalė mė duket se vijnė e harrojnė gjuhėn shqipe, sepse bajnė turqisht edhe shkollat fillore.



    -Keni jetuar si maqedonas apo si shqiptar, cilat janė lidhjet e tua me origjinėn?

    Nanėplaka ishte maqedone. Nana ime fliste edhe shqip edhe maqedonisht. Ajo kur u martua u bė muslimane. Gjithė kishte pesė fėmijė dhe ne jetuam si musliman. Babai im dhe mė plaku gjithė kanė qenė hoxhallarė dhe modelista nė kohėn e otomanėve se kanė mėsue nė Medrese nė Stamboll dhe kanė qenė modelista nė Shkup edhe nė Manastir.



    -Ndėrsa tani jeni i pasionuar mbas ikonave, kujtoni se ato janė kultura mė pėrfaqėsuese e Shqipėrisė apo e Ballkanit nė gjininė e pikturės?

    Ikonat mė kanė pėlqye gjithnji se asht portreti nė to. Unė kam ba gjithmonė portret. Nė Ballkan ose nė Rusi, kudoqoftė teknika e ikonave mė ka interesue gjithnji. Nė Berat ka shumė ikona dhe ka qenė nji shkollė e madhe ajo. Shkolla e Beratit ka qenė shumė e madhe, po edhe nė muzeun ikonografik tė Korēės ka shumė ikona.



    -Nėse ju pėrmendėt qė zhanri juaj i pėlqyer nė pikturė ėshtė portreti, cilat janė teknikat qė pėrdorni?

    Unė nuk vizatoj. Asnjiherė nuk kam vizatu. Nuk kam ba pėrparime duke vizatue skica, por vetėm kam punu drejt nė pėlhurė edhe me ngjyra vaji. Nuk punoj tjetėr teknikė. Edhe nė akademinė e Turqisė unė asnjiherė nuk kam punuar nė atelie me modelin. Tė gjithė nxėnėsit atje ishin tė detyruem tė punonin me modelin. Unė vetėm shėtisja nja katėr apo pesė muej dhe mėsuesi mė tha nji ditė, "ēfarė ban ti kėshtu, nuk mėsohet kėshtu. Ti nuk punon" dhe nji ditė unė punoj nė shtėpi dhe qysh atėhere unė nuk punoj me model, gjithnjė kam punue nė atelie vetė.



    -Pra, ju nuk hidhni nė telajo atė qė shihni?

    Dėgjoni diēka interesante! Nji profesor yni pruni nė atelje nji dru me rranjė dhe u thotė shikojeni kėtė drunin nxanėsve. Edhe nxanėsit e shikojshim mirė edhe tash e mori atė drunin dhe e qiti pėrjashta. Me siguri qė nxanėsve u ka mbet diēka nė mend dhe secili vizatoi diēka. Dhe unė vizatova diēka dhe tjetėr vizatim nuk kam ba nė jetė. Edhe mė ka mbet ndėr mend ajo qė tha profesori "Shihni mirė" dhe qė nga ajo kohė gjithė sa shoh nėpėr rrugė, fshatarė apo njerėz tė tjerė i shikoj mirė e i punoj nė atelie.



    -Si i keni krijuar lidhjet tuaja me Kadarenė e personalitete tė tjera tė kulturės tė Shqipėrisė e Kosovės?

    Kadarenė e pashė njiherė nė Francė para se tė vinte nė ambasadėn e Francės dhe e pashė nė njė ekspozitė kur e organizoi Izet Ēuli, njė personazh interesant qė jeton nė Francė qė organizoi njė ekspozitė pėr Ibrahim Kodrėn dhe atė e pashė mbas tij?



    -Ju e kishit lexuar veprėn e Kadaresė?

    Kisha lexuar dy vepra, sepse ishin pėrkthyer turqisht "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" dhe "Gjuha e gurit" ("Kronikė nė gurė"). Tashti janė pėrkthyer edhe dy-tre romane tė Ismailit dhe kėto i lexova nė Francė.



    -Por ju njihni edhe mjaft personalitete tė kulturės kosovare...

    Njoh shumė se kam bėrė dy ekspozita atje. Piktorė qė janė mosha ime i njoh. Ama kėta tė rinjtė nuk i njoh. Nė Francė kishte njė muaj pėr kulturėn shqiptare. Kishte emra tė njohur tė baletit por ishte aty edhe Fatos Arapi e Ali Podrimja nga Kosova dhe u bamė miq atje.



    -Bėheni miq me personalitete tė tilla, se jeni artistė apo shqiptarė?

    Si shqiptarė natyrisht. Aliu ėshtė prej Kosove, por edhe si artist, vetėm sepse unė nuk e kam shumė merak nacionalizmin. Jam kėshtu njė njeri prej Ballkani, shqiptar, maqedonas. Kur isha nė Shkup mė pyetėn "si ndaheni domethėnė si e quani veten maqedonas, francez, turk apo shqiptar". Unė thashė "Shiko nuk e di ēka jam, vetėm se nanėplaka ime ka qenė maqedone, baba im ka qenė shqiptar, jam nėnshtetas turk se kam ba njė akademi atje, tashti jetoj nė Francė.


    Marre nga gazeta Tema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ne botėn e ngjyrave te Omer Kaleshit


    Nga Luan Rama (Paris) @ SPEKTRI

    Omer Kaleshi ėshtė me origjinė nga Kėrēova e shqiptarėve tė Maqedonisė. Jeta dhe itineraret e tij rrokin pothuaj njė pjesė tė mirė tė Ballkanit: pėrkundja nė botėn shqiptare, fėmijėria dhe adoleshenca nė Maqedoni, studimet nė Turqi pėr tė ngjizur mė pas nė botėn e tij krijuese temėn dhe dramėn ballkanike, dervishėt dhe barinjtė, ehon e luftrave dhe klithmėn pėr paqen. Ai jeton dhe krijon nė Paris, nė bulevardin Arago, nė njė studio qė gjėndet nė ēatinė e njė ndėrtese ku artisti mund tė ngjisė pothuaj shkallėt drejt qiellit. 30 vjet krijimtari nė Paris nuk janė pak nė jetėn e njė piktori, i cili shpreson mė sė fundi, tė ekspozojė dhe nė Shqipėri pikturat e tij. Kjo do tė ndodhė nė mars tė vitit tė ardhshėm, ē'ka do tė shėnojė dhe pikėtakimin e parė me publikun e gjerė, paēka se tashmė piktura e tij njihet dhe nė vendin tonė.
    Nė botėn e tij krijuese kanė lėnė gjurmė padyshim autorė tė mėdhenj tė artit piktural, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim veēanėrisht Goya-n, Picasso-n, Bacon, etj.
    Goya, rruga e mundimshme drejt njohjes
    Imazhet e tablove tė para tė Goya-s (Gojės) kanė mbetur tek ai ende tė gjalla, nė tė njėjtat impresione si nė vitet e rinisė, kur para tij, student, zbuloheshin portrete e personazhe tė atij piktori qė do tė bėhej idhulli i tij. Ishte Francisco Goya, mė i madhi dhe mė demoniaku i spanjollėve. Kur profesori i shkollės iu kėrkoi studentėve tė zgjidhnin piktorin e tyre tė preferuar apo mjeshtrin model, Omeri zgjodhi menjėherė Goya-n. Pse vallė Goya-n dhe jo ndonjė tjetėr? Ndoshta fryma dramatike, ngjyrat, portretet popullore?...Pikėrisht miti i kėtij piktori nga tokat e Spanjės, nga Aragona, do ta tėrhiqte tė merrte qė i ri rrugėt drejt Madridit e Toledos, tė hynte nė botėn e madhe e tė magjishme tė muzeut tė El Prados pėr tė parė nga afėr atė, qė vite me rradhė kishte parė nė albume, atė qė pėr vite kishte ėndėrruar ta shihte realisht, si pėlhurė, ngjyrė, lėvizje peneli, linjė...Mjeshtri do t'i shfaqej kėshtu me gjithė hiret e tij. "Capricios"... "Disparates"... Tė mrekullueshme tablotė e tij tė serisė sė famshme si "disparate volante", "disparate disordonato", "disparato ridiculo"...Mė tutje "Kolosi"...Ē'figurė madhėshtore! Pastaj e pa atė nė kishėn e "San Antonio de la Florida"... "Goya gjithė jetėn ka pikturuar njeriun... - tė thotė pas njė meditimi tė gjatė Omeri. - Mė kujtohet kur para 20 vitesh shkova nė "Metropolitan Museum" tė New York-ut ku pashė veē tė tjerash dhe njė vizatim-autoportretet tė Goya-s. Nuk di pse portreti i tij m'u pėrafrua me atė tė Betovenit. Kishte diēka tė ngjashme e dramatike nė tė dy portretet e tyre. Ndoshta sepse ai ishte nė pikturė po aq i madh sa Betoveni nė muzikė, apo se qė tė dy kishin jetuar tė njėjtėn epokė, tė njėjtėn dramė, tė shurdhuar qė tė dy, ndoshta arti i tyre dramatik e tragjik..."
    Njė ditė, kur Omeri mė tregonte pėr pikėtakimin e tij tė parė me pikturėn e Goya-s nė "Museo El Prado", unė pėrpiqesha ta rikrijoja dhe ndėrtoja si nė njė mozaik, pjesė pjesė, atė pikėtakim aq tė pritur nga piktori i ri. Dhe kjo sepse pak kohė mė parė unė vetė kisha zbarkuar nė Puerta del Sol tė Madridit, duke menduar po pėr Goya-n dhe torerot e toreadorėt e tij. Pikėrisht atje nė Puerta del Sol, qė spanjollėt thonė se ėshtė vendi mė i zhurmshėm i botės, mjeshtri plak kishte pikasur portretet mė tė fuqishme tė tij, "mahat" e popullit, mėkatarėt, lypėsit, tė varfėrit, ata qė kryqėzoheshin atje kur dikur zhurmonin rrugėt e mėdha tė Madridit, kafe Mahor, Arena, Karmeni apo Alkala dhe ku "aguadorėt" shisnin ujin e freskėt tė ēezmave Malebianca. Pikėrisht aty Omer Kaleshi kishte gjetur po ato portrete qė kishte hasur nė tablotė e mjeshtrit tė tij, veēanėrisht nė tablotė e fundit, atėherė kur piktori plak, i shurdhėt dhe duke pritur vdekjen thėrriste: "Ya es hora"! ("Erdhi ora pėr tė ikur nga kjo botė!")
    Periudha pikturale qė e ka influencuar mė shumė pikturėn e Kaleshit ėshtė padyshim ajo qė kritikėt e artit e quajnė "la peinture noire" apo "piktura e zezė", me krijime tė piktorit nė fundin e jetės sė vet e ku disa kritikė e kanė cilėsuar "la descente aux enfers", pra "zbritja nė ferr". 14 tablo tė vendosura nė muzeun "El Prado" (mė parė ato ishin nė shtėpinė e Goya-s nė "Quinta del sordo" ("Shtėpia e shurdhit"), nė tone tė errta dhe me personazhe mjaft popullorė si njerėz nga rruga, pleq, fallxhorė, fytyra lypėsish, etj, siē i shohim nė "Pasco del santo oficio", "El aquerale", "La romeria de San Isidor", etj. Portrete disi tė mjergullta, me vėshtrim tė humbur, ndjesi e atmosferė qė e gjen nė njė formė tjetėr nė portetet e Omerit. Megjithatė koncepti piktural i Omerit afrohet me shumė me njė nga tablotė e Goya-s tė kėsaj periudhe. Bėhet fjalė pėr "El Perro", ("la tźte de chienne") apo "koka e qenit", emėrtime kėto tė vėna nga kritika dhe jo nga vetė autori, njė tablo me tone okėr, ku ndryshe nga gjithė piktura e "senjor" Goya-s, piktori i madh e ka ndarė tablonė nė dy pjesė, ē'ka nuk e shohim nė pikturėn e tij, pra njė prerje me njė fill-ndarjeje ku shfaqet koka e njė qeni. Ēuditėrisht shumica e tablove tė Omerit ka pikėrisht kėtė ndarje, koka qė nderen mbi kėtė fill, apo koka qė shfaqen pas kėsaj ndarjeje, dhe ku ndarja ėshtė pėrgjithėsisht nė pjesėn e dytė tė tablosė. Por ajo qė befason mė shumė ėshtė pėrafrimi kompozicional i portreteve tė "dramės ballkanike" (koka qė zgjaten mbi vijėn ndarėse pėr tė parė pėrtej) dhe "kokės sė qenit" qė zgjaten mbi barierėn-ndarėse qė tė shohė nga ne.
    Omeri ėshtė i dashuruar prej vitesh pas pikturės sė Goya-s. Po tė shkojė nė Madrid, patjetėr qė do tė ndalet dhe nė varrin e Goya-s nė kishėn e San Antonio de la Florida. "Mjeshtri flė", - mendon Kaleshi, por vepra e tij gjigande rri zgjuar"... "Goja punonte natėn dhe unė duket se e kam imituar nė kėtė drejtim. Andre Malraux thoshte se "tek Goya nuk ka dritė natyrore, por artificiale, njė lloj ndriēimi teatral"...

    Nė magjinė e Bacon dhe Picasso
    - Pėrse e pėlqen Francis Bacon? - e pyeta njė ditė Omerin nė studion e tij. - Sepse ėshtė origjinal dhe nuk i pėrngjan dikujt tjetėr, - m'u pėrgjigj. Ai filloi tė merrej vonė me pikturėn, atėhere kur ishte 30 vjeēar. Nė njė moshė tė tillė fillova dhe unė. Ngasjen pėr tu marrė me pikturėn, atij ja dha njė ekspozitė e Picasso-s, ndėrsa unė mendova tė merrem me pikturėn kur pashė ekspozitėn e Henry Moore, nė Shkup. Ai kurrė nuk ka pikturuar njė peisazh. Unė gjithashtu. Ai preferon figurėn njerėzore, atė preferoj dhe unė."...Ashtu si Bacon, edhe ai e eviton prezencėn fizike tė personazheve. Ēuditėrisht, Bacon nuk preferonte tė kishte pranė dikė kur ai pikturonte. Piktura e tij krijohet nė vetminė e tij, nė marrėdhėnien e vetme mes figurės dhe atij. Shpesh ai pėrdorte fotografitė e miqve tė tij. "Peindre, c'est ma verité" ("Tė pikturoj, kjo ėshtė e vėrteta ime"), - thoshte Bacon. Kjo ėshtė po kaq e vėrtetė dhe e qenėsishme edhe pėr Omerin, madje shprehje e ekzistencės sė tij.
    Pikturėn e Bacon ai e pa pėr herė tė parė kur udhėtonte si student nė Londėr mė 1964, nė njė ekspozitė tė hapur nė "Tate Gallery". Pėr herė tė parė do tė shihte figurat surrealiste dhe tė deformuara tė kėtij piktori qė shpesh i kujtonin Soutine e Kokoschka, edhe pse nė fakt ai pėlqente nga anglezėt veēanėrisht Turner, peisazhet e mrekullueshme tė piktorit tė madh. Duke rishikuar kompozimet e periudhės sė hershme tė Omerit, fundit tė viteve 60-tė, pra ajo e periudhės sė parė, ajo ē'ka spikat nė pikturėn e tij nė mėnyrė tė befasishme ėshtė "gjymtimi" apo "amputimi" i figurės, pra dhėnia e saj pėrmes njė koke, apo njė kokė dhe njė kėmbė, njė kokė e mbėshtetur ndaj njė kėmbe, etj, duke nėnkuptuar njėkohėsisht dhe tėrėsinė e gjithė figurės. Edhe tek Bacon, padyshim nė njė stil krejt tjetėr, "shpėrbėrja fizike e trupit ėshtė evidente: trupa pa krahė, pa kokė, pa kėmbė, tė konvulsuar dhe ku amputimi nuk e shqetėson publikun, pėrkundrazi, e bėn atė krejt tė veēantė dhe origjinale. Nė njė distancė kohe tridhjetvjeēare, Omeri i rikthehet "amputimit" nė njė mėnyrė tė re: nė tablonė e fundit tė tij, nė njė sfond tė bardhė, varur nė njė litar, njė shportė mbart njė kokė njeriu. Normalisht, njė kokė nė njė shportė mund ta shtangė apo frikėsojė publikun, por tabloja e Omerit ngjall ndjesi tė tjera: koka ėshtė gazmore, disi e habitur, hokatare.
    Njė nga piktorėt e tij mė tė dashur ėshtė gjithashtu Picasso, veprat e tė cilit i kishte parė qė nė kohėn kur ishte student nė albumet e Akademisė sė Arteve nė Stamboll e mė pas nė galeritė dhe muzeumet pariziane. Kaleshi i ri atėhere nuk e kishte menduar se njė ditė ai do tė ekspozonte nė tė njėjtėn sallė bashkė me Picasso-n. Kėtė do t'ja bėnte tė mundur piktori i njohur dhe miku i Picasso-s, Edouard Pignon, i cili organizonte ekspozitėn e pėrvitshme pariziane "Salon de mai" ("Salloni i majit"). Atė vit, mė 1974, njė vit pas vdekjes sė piktorit tė madh, hapja e sallonit u bė nė homazh tė Picasso-s. Kaleshi u prezantua me njė tablo: njė portret "Tźte d'enfant" ("Kokė fėmije"). "Pignon thoshte se "Picasso ofron njė liri tė pėrgjithshme pėr njerėzit, popullin, pėr idetė dhe artet". Duke perifrazuar kėtė thėnie tė mikut tė Picasso-s, Kaleshi shton : "Nėse mė parė piktorėt e mėdhenj, duke folur pėr artin e tyre, kėmbėngulnin se e rėndėsishme ėshtė tė "kėrkosh", pra "chercher", Picasso thoshte pėr artin e tij "je trouve", pra "unė gjej". Por nė vijim tė kėtyre dy pozicioneve, duket se Omeri qėndron mes tė dyjave. "Nė fakt qė tė gjesh tė bukurėn, harmoniken, artin e bukur, duhet tė kėrkosh! Pra ne kėrkojmė gjersa gjejmė atė qė prek publikun, artin e vėrtetė". Nga Picasso, Omeri pėlqen pėrgjithėsisht artin e tij figurativ, portretet, figurėn njerėzore, veēanėrisht "epokėn rozė", apo "blu", dhe jo aq pikturėn e tij kubiste apo abstraksioniste. "Picasso ishte njė revolucionar i madh i artit tė pikturės, duke i dhėnė asaj dimensione tė reja. Jo mė kot ai thoshte se "piktura ėshtė njė armė pėr tė luftuar"., njė lloj ndriēimi teatral"...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Omer Kaleshi

    Intervista e piktori tė famshėm shqiptar qė u shua dje nė Paris, Omer Kaleshi: Jetoj pėr tė pikturuar

    Emri:  1-9.jpeg

Shikime: 155

Madhėsia:  21.8 KB

    Piktori i shquar shqiptar, Omer Kaleshi, ndėrroi dje jetė nė moshėn 90-vjeēare. Artisti i madh lindi nė vitin 1932 nė fshatin Kastriot tė Kėrēovės. Pasi mbaroi shkollėn fillore dhe tė mesme nė vendlindje, nė vitin 1956 emigroi nė Turqi me gjithė familjen. Nė vitin 1959 Kaleshi nisi studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Stamboll, nė degėn e pikturės.

    Ekspozitėn e parė personale nė galerinė “Robert College” nė Stamboll, Kaleshi e hapi nė vitin 1963, ndėrsa nė vitin 1965 mbaroi studimet dhe hapi disa ekspozita, nė qytetet Ankara, Beograd, Shkup. Duke filluar nga viti 1965 Omer Kaleshi u vendos nė Paris, Francė, ku jetoi deri nė fund. Kaleshi nė vitet 1966-1967 ka ekspozuar punimet e tij, ndėr tjera edhe nė: Hagė – “Salloni i piktorėve tė pavarur”, “Salloni internacional i pikturės”, nė Paris – “Salloni i realiteteve tė reja”, “Qendra kulturore 17”, nė Lecce tė Italisė – “Salloni i majit”, etj. Ai njihet pėr pikturimin e kokave tė fshatarėve tė vendlindjes sė tij. Mė 1956, pas shumė ekspozitave dhe pėrvojave profesionale nė tė gjitha galeritė e arteve tė kryeqyteteve dhe qyteteve tė famshme. Mė poshtė ėshtė njė intervistė qė piktori i famshėm dha 5 vite mė parė pėr revistėn Symbol.

    Po e fillojmė kėtė bisedė me vendlindjen tuaj. Pse gjithė kjo nostalgji nė krijimtarinė tuaj? Ēka ju mungon qė preokupoheni kaq shumė me tė?

    OMER KALESHI: Po vendlindja ėshtė mall. Tė gjithė artistėt (shkrimtarė, kėngėtarė, piktorė) i kthehen vendit ku kanė lindur, ku kanė kaluar fėmijėrinė dhe rininė. Njerėzit nė pikturat e mia ngjajnė shumė me njerėzit e vendit tim, ashtu siē i kam mbajtur mend.

    Ky ėshtė njė motiv i pėrhershėm nė krijimtarinė tuaj.

    KALESHI: Mbizotėron, por ka edhe motive tė tjera. Arti im ėshtė i lirė, merr ku tė mundet, por nuk ėshtė i angazhuar, nuk ka asnjė mesazh.

    Pra ju i pėrmbaheni atij parimit sipas tė cilit piktura s’duhet tė ketė mesazh, sė paku jo deklarativ?

    KALESHI: Mund tė ketė ndonjė mesazh, ama mua s’mė pėlqen, sepse dėmtohet qėllimi. Unė prandaj jetoj nė Paris, sepse liria e pikturės ėshtė nė Paris. Jo rastėsisht piktorė tė tė gjithė botės janė mbledhur nė Paris, sepse ka pasur njė liri tė veēantė. Njeriu kur angazhohet s’ėshtė i lirė, prandaj shkolla socrealiste nuk ka sjellė ndonjė gjė tė re, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Rusi. Kjo kuptohet edhe nga fakti qė piktorėt e mirė tė Rusisė jetonin nė Paris, jo atje ku kėrkohej prej tyre tė angazhoheshin. Ata thjesht largoheshin nga vendlindja.

    Ju pėr kėtė arsye u vendosėt nė Paris?

    KALESHI: Mua gjithmonė mė ka pėlqyer Parisi, sepse Parisi ėshtė liri. Unė e dua shumė lirinė, prandaj nuk jam martuar kurrė.

    Domethėnė, piktura ka qenė zgjedhja juaj e paimponuar?

    KALESHI: Nė Shkup, nė vitin 1955 kishte njė ekspozitė tė Henry Moore-it. Shkova aty dhe pashė veprat e tij… nja dy-tri skulptura, nuk kishte shumė, sepse ai i ka skulpturat e mėdha…

    Po, prandaj skulpturat e tij janė vėnė nėpėr sheshe, parqe.

    KALESHI: Sigurisht. Kishte edhe gravura tė tij me temė nga Lufta e Dytė Botėrore, kur njerėzit fshiheshin nė metro nga bombardimet. Mė pėlqyen shumė dhe vendosa tė bėhesha piktor.

    Duke parė njė veprat e njė skulptori?!

    KALESHI: Po, ama gravurat mė pėlqyen shumė.

    Ky ka qenė kontakti i parė me artin e madh?

    KALESHI: Po, kontakti i parė. Mandej pashė ekspozitėn e piktorit shumė tė njohur Nikola Martinovski.

    Ai njihej si portretist. “Mėndesha” dhe “Nusja” – dy kryevepra tė tij…

    KALESHI: Po, portrete shumė tė njohura. Aty, nė muze kishte edhe shumė ikona qė mė pėlqyen. Nė atė kohė bėra dy kopje (njė kopje tė njė pikture tė Cézanne-it) dhe i ēova nė Stamboll pėr tė konkuruar nė Akademi.

    Dhe me ato kopje u pranuat?

    KALESHI: Po, kopjet ishin tė mira, i bėra nė pėlhurė.

    Pėrveē kėtyre qė i pėrmendėt, cilėt ishin piktorėt e parė qė ndikuan tek ju?

    KALESHI: Profesori im, piktor dhe poet, kur erdhi nė klasė tha: zgjidhni nga njė piktor dhe nga njė ngjyrė qė e ndjeni mė pėrzemėr. Unė zgjodha Francisco Goya-n dhe tė kuqen.

    Edhe tani e keni shumė tė pranishme kėtė ngjyrė.

    KALESHI: Po, gjithmonė i kthehem tė kuqes. Pėr ta gjetur tė kuqen e veēantė, siē kėrkonte profesori, unė shkova nė thertore dhe atje pashė gjak tė vėrtetė, mbusha njė enė, e ēova nė atelie dhe e futa nė dollapin tim pėr tė shikuar se si do tė ndėrronte ngjyra e gjakut gjatė ditėve. Pas disa ditėsh gjakut nisi t’i vinte era. Profesori tha: ēka ėshtė kjo erė e keqe? Ne s’u pėrgjigjėm dhe ai na urdhėroi t’i hapnim dollapėt. Kur unė e hapa dollapin tim, ai u afrua, shikoi i habitur gjakun, pastaj u shkri sė qeshuri. Ti je ndryshe, sepse ti nuk flet, mė tha.

    Ju jeni ndryshe edhe nė lajtmotivin tuaj. U fokusuat nė pikturimin e kokave tė njerėzve, temė kjo qė ishte e ndaluar pėr disa shekuj nė botėn arabe, derisa piktori italian Giovanni Bellini me ftesėn e sulltanit e theu kėtė tabu.

    KALESHI: Ndalohej prej njerėzve, ama nė Kur’an nuk ka ajet qė e ndalon portretin.

    Por kleri nuk e preferon.

    KALESHI: Duket qė ata nuk e njohin Kur’anin mirė. (Qesh)

    Po ju a keni pasur ndonjė problem me familjen tuaj pėr faktin se jeni fokusuar pikėrisht te koka?

    KALESHI: Babai, qė ishte hoxhė, mė thoshte: mos pikturo koka, pikturo natyrėn! Unė i pėrgjigjesha: edhe Zoti ka qenė artist, madje skulptori i parė, sepse e ka bėrė njeriun prej balte. Ai ma kthente: Zoti i ka bėrė, por u ka dhėnė edhe shpirt, kurse ti nuk mundesh. Pra, kėshtu mė qortonte, por pastaj mė linte tė lirė, me kusht qė pasi tė pikturoja, domethėnė pasi tė bėja mėkatin, tė falesha.

    Nė shkrime fetare, historike dhe letrare flitet pėr koka tė prera, si, pėr shembull: Gjon Pagėzori, Ali Pashė Tepelena, Haxhi Murati…

    KALESHI: I kam ditur kėto histori, por kokat e mia nuk janė tė prera. Njė kritik ka thėnė se ato koka nuk kanė nevojė pėr trupin.

    Disa kritikė, pėrfshirė mikun e Picasso-s, Pignon-in, kanė thėnė se pikturat tuaja paraqesin koka tė prera.

    KALESHI: Po ashtu thonė, por kokat e prera qesin gjak, kurse tė miat jo.

    Po, nė fakt, kokat tuaja janė shumė shprehėse.

    KALESHI: Pikėrisht. Nėpėrmjet kokės ju mund ta kuptoni qė ajo nėnkupton njeriun e plotė. Njė kokė e rrethuar me ngjyrė tė bardhė paraqet fytyrėn e ēobanit me gunėn e tij.

    Nė fillim tė karrierės keni pasur edhe piktura nudo, edhe peshq…

    KALESHI: Vetėm nė Akademi, se atje mė imponoheshin. Megjithėse, unė tė gjitha pikturat i bėja nė shtėpi. Nė Akademi s’kam bėrė asnjė pikturė, sepse pėr tė pikturuar e kisha tė nevojshme tė isha nė vetmi.

    Qysh? Tė gjitha pikturat i keni bėrė nė shtėpi?

    KALESHI: Profesori na shikonte nė atelie dhe unė rrija bashkė me tė, s’mund tė pikturoja nė praninė e tij.

    Po a nuk dyshonte profesori se mos t’i bėnte dikush tjetėr pikturat nė shtėpi?

    KALESHI: Jo, kurrė. Pse, thua se bėjnė kėshtu piktorėt?

    Kushedi! S’mund t’u zihet besė. Kur i pikturoje nudot, a kishe modele?

    KALESHI: Shikoja modelin nė atelie dhe e mbaja mend. Vetėm njė herė kam vizatuar me model pėrpara, njė trung qė na e solli profesori nė atelie. Ky ėshtė vizatimi i vetėm, kurrė s’kam bėrė mė vizatime, vetėm piktura.

    Pra, ju shikonit fytyra tė ndryshme dhe shkonit nė shtėpi pėr t’i pikturuar?

    KALESHI: Po, i fiksoj nė mendje. Prandaj shumė portrete tė miat u ngjajnė njerėzve qė kam njohur, disa edhe atyre bashkėfshatarėve tė mi kur ishim tė vegjėl. Unė s’kam pikturuar heronj, ose figura historike, por njerėz tė thjeshtė.

    Edhe pse nė krijimtarinė tuaj pas Akademisė nuk keni akte (nudo), frutat qė i keni pikturuar, mė duket sikur kanė aludime erotike.

    KALESHI: Kanė, disa kanė shumė, sidomos dardha, se ajo ka formė femėrore.

    Po, dhe ato i keni inkuadruar afėr portretit.

    KALESHI: Po prandaj dikush i ka quajtur natura morte vivre, sepse aty ka fruta dhe koka. Askush deri tash s’ėshtė kujtuar t’i pėrziejė frutat me koka.

    E pse nuk e pikturoni peizazhin?

    KALESHI: Nuk mė intereson.

    Te piktorėt e tjerė ju e pėlqeni peizazhin?

    KALESHI: Po, ama nė krijimtarinė time nuk e dua.

    Ju s’bėni as portrete, por bėni koka.

    KALESHI: Ah, bravo! Portreti duhet tė paraqitet deri te gjoksi, tė jetė i identifikueshėm. Kokat e mia nuk janė portrete.

    Tani tė flasim pak pėr jetėn tuaj private. Nė jetėn tuaj njė femėr ka pasur rol tė madh. Nga ajo qė kam lexuar, keni thėnė se pėr shkak tė saj i njihni kryeveprat kinematografike dhe muzikėn klasike.

    KALESHI: Ashtu ėshtė.

    E keni pikturuar atė femėr?

    KALESHI: Me tė ishim nė Alliance Franēaise, ku mėsonim gjuhėn.

    Ajo nuk ishte franceze?

    KALESHI: Jo, ajo ishte turkeshė. Nė kurs takoheshim.

    A ishte e bukur?

    KALESHI: Nuk ishte e keqe.

    Dhe nuk e pikturuat?

    KALESHI: Jo, por shkuam nė koncerte, nė kinema, pamė filma tė Eisenstein-it.

    Mirė. Ndėrrojmė temė. Portretet e barinjve, bareshave, sikur flasin pėr njė idil tragjik. Tragjike janė edhe kokat e dervishėve, kokat nė shportė. Nėpėrmjet artit tuaj synoni tė zgjoni mėshirėn te publiku, apo njė vetėdijėsim pėr historinė tragjike?

    KALESHI: Gjithmonė mė ka shqetėsuar tragjedia ballkanike dhe, sidomos, tragjedia e popullit tim.

    Prej 50 vjetėsh jetoni nė Paris. Nė fillim keni larė xhamat e lokaleve.

    KALESHI: Po. Laja xhamat pėr t’i siguruar paratė pėr tė ndjekur kursin e frengjishtes, pėr ta paguar qiranė e banesės. Kursi nuk ishte i shtrenjtė. Laja xhamat nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Pastaj bėra atelienė, vetė e bėra, sepse mė vijnė pėrdore punėt e zdrukthtarisė. Qysh kur kam qenė i vogėl kam qenė brikolar, merrja sende tė ndryshme dhe rregulloja diēka tė re.

    A e keni takuar Abidin Dinon nė Paris?

    KALESHI: Po. Ai mė ka ndihmuar dhe u ka ndihmuar tė gjithėve qė shkuan nga Turqia nė Paris.

    A ndjehej shqiptar, apo turk?

    KALESHI: Shqiptar, prandaj i thoshin Arnaut Abidin.

    A e keni takuar edhe Ibrahim Kodrėn?

    KALESHI: Po, e kam takuar edhe Ibrahim Kodrėn. U takuam nė njė ekspozitė nė vitin… s’po mė kujtohet, dikur nė vitet e para kur Ismail Kadare u vendos nė Paris.

    Domethėnė nė fillim tė viteve ’90.

    KALESHI: Po. Ėshtė edhe njė tjetėr arnaut, Sabri Fetah. Ka qenė piktor i njohur, ka kryer studimet me Abdurrahim Buzėn nė Itali.

    Po Picasso-n a e keni takuar?

    KALESHI: Jo, kam pasė njė ekspozitė kolektive me tė, por nuk e kam takuar. Por kam takuar shokun e tij Pignon-in, i cili ma dha idenė qė t’u shtoja kokave kostume.

    Ashtu si Bacon-i, edhe ju jeni pėrpjekur tė flisni nėpėrmjet kokave, madje edhe tė klithni. Ai ka njė pikturė qė quhet “Klithja e Papės”. Shpesh ju kanė krahasuar me tė dhe si Kundera pėr Bacon-in, Ismail Kadare shkroi njė libėr pėr ju.

    KALESHI: Po, Luan Rama, kur ishte ambasador, mė njohu me Kadarenė. Kadare mė tha: mund tė shkruaj diēka pėr ty. Unė i thashė se do tė mė pėlqente diēka si ajo qė kishte shkruar Kundera pėr Bacon-in. Ai pranoi dhe e shkroi librin brenda muajit.

    Jeni ndėr piktorėt e rrallė tė vlerėsuar pėr sė gjalli. Pėrkundėr kėsaj ju e keni ruajtur thjeshtėsinė, nuk silleni si superstar.

    KALESHI: Jo, jo, unė jam piktor, s’kam nevojė pėr epitete tė tjera.

    A keni shėtitur shumė, a keni vizituar shumė galeri botėrore?

    KALESHI: Po, shumė. Bile studimet e vėrteta i kam kryer nėpėr galeri.

    Kokat tuaja janė shpesh tė habitura, nga ē’kontekst dolėn?

    KALESHI: Nga Lufta e Dytė Botėrore. Ikėm se do tė kishte luftė, shumica u fshehėn dhe unė shihja vetėm kokat e tyre. Tridhjetė vjet mė vonė, ato koka erdhėn nė pikturė nėpėrmjet kujtesės. Dhe njė detaj: asnjėra kokė qė kam pikturuar nuk ka veshė.

    Pse ua keni “prerė” veshėt?

    KALESHI: Nuk e di dhe askush nuk mė ka pyetur se ku janė veshėt.

    Ja, po ju pyes unė.

    KALESHI: Po kjo duhet tė jetė e lidhur me Leonardon qė thoshte se sytė janė mė tė rėndėsishėm se veshėt.

    Pėrreth kokave ju lini shumė hapėsirė boshe.

    KALESHI: Kėtė e bėj vetėm pėr tė mos u treguar skematik. Gjithkush e mbush pikturėn, nuk lė boshllėqe, kurse unė lė.

    Te pjesa e bardhė ju nuk vendosni ngjyrė.

    KALESHI: Jo, sespe e bardhė ėshtė pėlhura. S’ka nevojė pėr ngjyrė, por disa nėpėr galeri, para se t’i vendosnin pikturat e mia, kur e shihnin se pjesa mė e madhe e tyre s’ka ngjyrė, ankoheshin se janė tė pakryera.

    Ju, me kokat dhe ngjyrėn qė mungon, sikur i pėrmbaheni parimit romantik sipas tė cilit torzoja ėshtė vepėr interesante, sepse zgjon kureshtje pėr atė qė mungon.

    KALESHI: Ashtu duket. Isha njėherė nė Prishtinė, shkova nė atelienė e Rexhep Ferrit. Rexhepi i bėnte trupat pa koka, tė gjitha.

    Pra, atė pjesė qė nuk e keni bėrė ju e ka bėrė Rexhep Ferri?

    KALESHI: Atė mendova edhe unė. Njėri bėn kokėn, tjetri trupin. Ai s’i ka bėrė kokat, sepse s’ka dashur tė shkojė nė ferr.

    Pra, nė botėn tjetėr s’do tė shiheni me tė?

    KALESHI: Hahaha.

    Ēka ju ka munguar gjatė jetės dhe ēka dėshironi tė pėrmbushni nėpėrmjet pikturės?

    KALESHI: Asgjė s’mė mungon derisa e kam pikturėn. Unė jetoj pėr pikturėn dhe s’do tė heq dorė prej saj deri nė frymėn e fundit. Unė besoj qė talenti dhe puna duhet tė shkojnė bashkė. Nuk ndalem pėr ta pritur frymėzimin, asnjėherė. Unė punoj, pikturoj, frymėzimi vjen kur jam duke punuar, jo kur jam duke pushuar.

    Shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •