Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Meteori godet Bureton.NASA ne veprim.

    GJIROKASTER (4 Korrik) - Ngjarje e rrallė nė Shqipėri. Njė meteor ka rėnė nė tokė dhe pikėrisht nė afėrsi tė fshatit Poliēan. Meteori, pėrmasat e tė cilit ende nuk dihen, ka rėnė mbrėmė rreth orės 21 e 29 minuta nė malin Bureto, qė ndodhet pranė kufirit me Greqinė.

    Dėshmitarėt thonė se pėrplasja e tij nė tokė ka shkaktuar njė shpėrthim tė fuqishėm, ndėrsa qielli ėshtė ndezur flakė nė sytė e tyre. Dukuria e rrallė ėshtė vėrejtur nė tė dyja anėt e kufirit, ndėrsa banorėt shqiptarė qė kanė pasur fatin ta shohin, janė ata tė fshatrave Zagori, Kakavijė, Dropull e deri nė qytetin e Pėrmetit. Mėsohet se ngjarja ka alarmuar palėn greke, policia e sė cilės ka nisur drejt Gjirokastrės shėrbimin e zjarrėfikėsave. Kėta tė fundit janė kthyer prapa, pasi zjarri u shua nga zjarrėfikėsit e Gjirokastrės. Megjithė shpėrthimin e fuqishėm nuk flitet pėr dėme tė shkaktuara, pėr vetė faktin se meteori preku vetėm njė zonė malore. Tani u mbetet shkencėtarėve tė zbulojnė origjinėn e kėtij "miku" tė rrallė dhe detaje tė tjera.

    Ngjarja e rrallė e rėnies sė meteorit ne malin e Buretos nė Gjirokastėr ka ngjallur interesin dhe vemendjen e studiueseve. Agjencia amerikane e aeronautikės dhe hapėsirės, e njohur me emrin NASA ka fotografuar meteorin qė ka rėnė mbrėmė nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-grek nė fshatin Poliēan tė Gjirokstrės. Lajmi u botua nė mjaft agjenci lajmesh. Nė agjencinė e lajmeve AFP, ngjarja pėrshkruhet me fraza tė tilla si "njė meteor ka pėrshkruar qiellin" apo "zjarrėfikset greke janė thirrur me urgjencė sepse njė top i zjarrtė ėshtė parė nė qiell".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    DY METEORE TE TJERE NE AFERSI TE TEPELENES

    Ne malet e Jugut shqiptar kane rene dje ne mbremje per here te dyte brenda 10 diteve te fundit dy meteore ne harkun kohor te 17 minutave. Dje ne oren 21 e 47 minuta me oren shqiptare renia e nje meteori mbi malin e Dragotit ne rrethin e Tepelenes ka shkaktuar nje ndricim te permasave gjigante, qe eshte pare nga gjithe banoret e vendosur ne fshatrat e lugines se Drinos, ndersa 17 minuta me pare nje tjeter meteor, por i permasave me te vogla ka rene ne te njejtin vend. Te pakten keshtu mendojne banoret e treves, pasi asnje studim mirefilli ekspertesh dhe asnje raportim i ketij lloji nuk eshte ofruar per te qartesuar njerezit mbi te verteten ne rastin e pare te shfaqjes se fenomenit disa dite me pare..

    Rrefimi i dy peshkatareve

    Dy peshkatareve Arjan Xhani dhe Arben Leka u kane mbetur ne duar rrjetat e peshkimit. Siper malit te Dragotit nje drite e zjarrte ndricoi te gjithe luginen dhe pas saj nje re tymi. "Isha duke i treguar Benit nje histori peshkataresh, por ndricimi verbues na la pa goje", ka thene per KJne vetem disa minuta pas renies se meteorit Xhani. Ata kishin ardhur te dy nga Permeti per te peshkuar ne lumin Vjose, prane fshatit Dragot ose ne vendin e quajtur Gryka e Kelcyres. Ishte ora 21 e 30 minuta, kur dy peshkataret dalluan renien e meteorit te pare. 17 minuta me vone nje tjeter meteor me permasa me te medha(sipas drites qe leshoi) ra mbi malin Dragotit, i shoqeruar nga nje re tymi. "Ne jemi te sigurt se meteori i dyte ka rene mbi mal", tregojne peshkataret e frikesuar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PESHKATARI ARJAN XHANI RREFEN PER KJNE

    -Kur e pate meteorin?

    -Ishte ora rreth 21 e 30 minuta kur mbi malin e Dragotit dalluam nje ndricim verbues. Nuk i dhame shume rendesi dhe vazhduam te peshkonim, megjithese djegia e trupit te rene nga qielli ishte e pazakonte.

    -Pse ishte e pazakonte?

    -Ishte shume afer tokes. Ne na u duk sikur preku malin e Dragotit.

    -Pas kesaj?

    -Rreth ores 21 e 47 minuta drita verbuese e meteorit ishte e frikshme. Na u duk sikur qielli dhe toka u ndezen flake. Nuk dinim se cfare te thonim. Ngrime nga frika.

    -A mund te na sqaroni se cfare pate?

    -Fillimisht zbriti nga qielli si nje gjurme flake, por kur u afrua ne toke ndricimi ishte i jashtezakonshem. Cdo gje u be dite. Te krijohej pershtypja sikur i erdhi fundi botes.

    -Sa zgjati e gjithe kjo?

    -Nuk mund te flas me saktesi. Mendoj se nuk ka zgjatur me shume se dy deri ne tre sekonda. Por efekti ishte i jashtezakonshem. Na pushtoi nje panik i papare. Mendoj se banoret e Tepelenes e kane pare me siguri driten.

    -A mund ta percaktoni ngjyren?

    -Ngjyre e zjarrte. &fare mund te them. Tamam si zjarr.

    -A jeni te trembur?

    -Shume. Mund te them se nuk ndjeva aspak kenaqesi. Na zuri te dyve paniku. Menduan se kaq e patem. As ne filma nuk kemi pare gjera te tilla. Jam i sigurt se meteori ka rene diku ne malin e Dragotit. Nese ka ndonje institucion qe merret me keto pune le te inspektoje zonen dhe ka per te dalluar shenjat e renies se tij. Po iu them se pame re tymi. Me siguri qe ai ka rene ne mal.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    Interesante. Po mire qe nuk paskan bere demtim.

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  3. Manjani: Nano, veprim cubash
    Nga Genti^Itali nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 06:49
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  5. Si Hartohet njė veprim Juridik
    Nga Studenti-Te nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •