Sot e kalova pasditen me te...
U ndjeva mire dhe nuk me vinte te ndahesha nga ai. Tani qe jam vetem ndjehem bosh, nuk perqendrohem dot te lexoj. Mendja me rri tek ai.
Trupin e ndjej te lehte , te boshte, dhe te lire te shoqeroje mendimet e mia. Ndjej nje si zbrazetire ne gjoks , stomak dhe me poshte. Ajer i mbeshtjelle ne flake . Eshte shume e cuditshme se si mund te ndihesh keshtu ; sikur trupi yt materialisht ekzistues nuk ekzistoin ne te vertete por ndien vetem nje zjarr te lehte e te embel qe te pushton mes kembeve dhe nje trup te shnderruar ne ajer pa mendime, pa llogjike pa racionalizime , vetem deshire. Deshire e embel, e ngrohte qe buron nga poshte dhe nje afsh qe ngrihet deri ne fyt e s ' te le te marresh fryme. Djegie e lehte qe te shton deshiren per te , per qenien e tij. Njden sikur universi qe te rrethon imtesisht ka ruajtur aromen e tij e cila prek lehtas qelizat e trupit tend , i ledhaton embelsisht.
Ndoshta nuk do doja qe ai te ishte ketu tani sepse kjo ndjesi dehese me pelqen.Ky eksitim fantazem me deshiron edhe me shume per te.
Imagjinoj sikur e kam prane, sikur me ledhaton cdo pjesez te vogel timen dhe dehem. Me duket sikur fluturoj diku lart, shume lart aty ku trupat tokesore nuk kane kuptim , ku shpirti perjeton cdo lloj ndjesie trupore.
Si mund te ndjehem keshtu?
Nje marramendje e cuditshme. Sikur plutoj diku, ne nje humnere fundi i se ciles me terheq si magnet. Bie dhe ndjej vetem zbrazeti perreth, hapesire pa ajer dhe trupi im nuk ndjen asgje. Ndjej vetem ngrohtesine ne mes te kembeve e cila me jep te kuptoj se sa nevoje kam per te. Por sa e embel kjo ndjesi ! Me ben t'a pres dhe t'a enderroj pa pushim. Te pres dhe te enderroj...
Krijoni Kontakt