Athina: S'shtyhen lejet e qėndrimit pėr shqiptarėt
--------------------------------------------------------------------------------
ATHINE
Qeveria greke pėrgėnjeshtron zėrat pėr shtyrjen e afatit pėr dorėzimin e dokumentave nga emigrantėt me qėllim rinovimin e lejes sė qėndrimit. Sipas BBC-sė, afati i dorėzimit tė kėtyre dokumentave nuk do tė jetė 30 tetori siē ėshtė folur ditėt e fundit, por 30 qershori. Ministri i Brendshėm grek, Kostas Skandalidis njoftoi edhe se emigrantėt qė i kanė dorėzuar prej kohėsh dokumentat dhe ndodhen nė pritje tė lejes nuk kanė tė drejtė tė udhėtojnė jashtė Greqisė. Media greke njoftoi ditėt e fundit se ishte akorduar njė shtyrje katėrmujore pėr dorėzimin e kėrkesave pėr lejeqėndrim. Por, qeveria greke e pėrgėnjeshtroi dje kėtė lajm. Sipas qeverisė, media e ka keqinterpretuar qarkoren e Ministrisė sė Brendshme, sipas tė cilės emigrantėt qė dėshmojnė se ndodhen nė fazėn e shqyrtimit tė dokumentave nuk do tė mund tė deportohen nga vendi deri mė 30 tetor. Kjo ėshtė edhe data nė tė cilėn qeveria vlerėson se do tė ketė pėrfunduar plotėsisht dhėnia e kėtyre lejeve. Nė njė qarkore tė re tė qeverisė greke thuhet se bashkitė dhe prefekturat nuk do tė pranojnė mė asnjė kėrkesė, nėse nuk vėrtetohet se interesuari ėshtė paraqitur deri mė 30 qershor pėr tė marrė kuponin e prioritetit pėr dorėzim dokumentash. Duke njoftuar pamundėsinė e emigrantėve pėr tė udhėtuar jashtė Greqisė, Ministri Skandalidis tha se "pėr kėto muaj, deri mė 30 tetor, emigrantėt nuk mund tė dalin nga Greqia e tė kthehen". "Unė besoj se ata mund ta paguajnė kėtė si njė kosto, pėrderisa nuk ishin nė rregull me detyrimet e tyre ndaj shtetit grek", tha Skandalidis.
Krijoni Kontakt