Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Fotoksina

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fotoksina

    FOTOKSINA ky emer i tmershem gjithnje e me shume po figuron ne kronikat e zeza te Shtypit Shqiptar.
    Kohet e fundit jane dhjetra raste te vetvrasjes me fotoksine. C'behet keshtu ne Atdhe??
    Disa ngrejne vila luksoze, disa vrasin veten..
    Ky eshte "normaliteti" i Partise "njerzore" PS ?
    Pardje nji 18 vjecare fieraka i dha fund jetes me kte medikament te rezikshem dhe ja sot perseri..
    Koha jone njofton..
    ------
    Vetvrasje ne Gramsh
    Gramsh - Fotoksina mberrin edhe ne Gramsh. Pas dhjetra rasteve ne qytetin e Elbasanit e fshatrat , rasti i pare pas 1 viti, eshte regjistruar edhe ne qytetin malor. Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit. 20 vjecarja D.K. eshte gjendur e vetmuar ne banesen e saj ku kish gjetur ilacin e fotoksines per t'u ndare nga depresioni. Ky i fundit pohojne mjeket ne kete qytet, ka ndikuar ne gjendjen emocionale te 20 vjecares e cila kish pire doza te larta helmi. Me urgjence eshte derguar ne spitalin qytetes dhe pas 6 ore ne koma, ka dhene shenja jete. Ky eshte rasti i pare ne kete qytet, ndersa ne Elbasan nga 19 raste vetehelmimi, 5 kane perfunduar me vdekje.

    B.Dybeli


    18 vjecarja vret veten me bar miu
    LUSHNJE - Nje 18-vjecare nga fshati Cerme i Lushnjes vret veten me bar miu. Laureta Ceni i ka dhene fund jetes dje pasdite, pasi ka gelltitur dy tableta fostoksine Bari i miut ka bere efektin e tij, duke perkeqesuar menjehere gjendjen e vajzes. Te afermit e kane derguar menjehere drejt spitalit te qytetit te Lushnjes. Por vdekja e saj ka qene e pashmangshme, megjithe nderhyrjen profesionale te toksikologeve. Ajo ka nderruar jete ne spital. Burime spitalore qe duhen marre me rezerva citojne vajzen tu jete shprehur disa mikeve te saj, me te cilat shoqerohej ne castet e fundit, se "kjo jete qenka e genjeshtert". Keshtu qe ne momente depresioni, njelloj si te ishin karamele, ajo nuk ngurroi, por kaperdiu njera para tjetres dy kokrrat e barit te miut. Burimet thone se 18-vjecarja ishte e fejuar. Gjithsesi, motivi i sakte mbetet per tu zbardhur. Vetevrasjet me fostoksine kane shkaktuar mbi 50 viktima ne Lushnje dhe ne Fier ne dy vitet e fundit. Pjesa me e madhe e tyre kane qene te rinj te deshperuar qe kane "zgjedhur" nje vdekje te qete. Disa prej tyre jane penduar ne agoni dhe u jane lutur mjekeve ti mbajne ne jete, por atehere ka qene teper vone. Numerohen me gishtat e dores rastet e shpetimit nga fostoksina; "fatlumet" i kane "ikur" vdekjes vetem per faktin se tableta e helmit ka qelluar e skaduar. Zyra rajonale e OSBE-se ka shprehur shqetesimin para disa kohesh se fostoksina shitet ne mes te rruges dhe pa asnje kufizim. Megjithate ne trotuare vazhdon te degjohet ndonje tregtar qe therret: "Hajde bar miu per te vrare veten!".

    G.Ruko


    Mbytet ne liqen 35 vjecari
    Tirane - Vetmbytet ne kushtet e nje depresioni te rende nje rom rreth te 35-ve, ende i paidentifikuar. Ka tymosur pese cigare nga paqeta e tij "LM" para se te hynte ne liqen dhe me pas eshte zhveshur deri ne mbathje, duke u zhytur per te mos dale me jashte. Dje, rreth ores 09.30 te mengjesit ka mbetur i mbytur ne ujrat e liqenit te Tiranes nje i ri, i cili me par-_hte zhveshur dhe ne sy te te gjithe personave qe ndodheshin afer, eshte futur ne uje per tu lare dhe eshte bere viktima e dyte ne dy jave. Me floke te zinj dhe te shkurter, i mbushur, sy te zinj dhe jo me shume se 170 cm i gjate. Keto kane qene karakteristikat e fizionomise se viktimes, qe eshte derguar drejt morgut sapo eshte nxjerre nga uji. Burime te policise qe mberriten ne vendngjarje bene te ditur se eshte i veshtire identifikimi i personit, pasi me vete nuk ka patur asnje lloj dokumentacioni. Trupi i pajete i romit eshte nxjerre rreth nje ore pas mbytjes se tij, me ane te polumbareve te Ministrise se Rendit. Vendin e sakte te fundosjes se trupit e kane treguar deshmitaret e ngjarjes, ndersa disa varka kane kerkuar per minuta te tera te nxirrnin nga thellesia prej disa metrash kufomen e fryre prej ujit. Pas perpjekieve te shumta trupi eshte nxjerre ne bregun e liqenit, pjesa e diges se ngritur dhe me pas eshte derguar ne morgun e spitalit ku jane kryer veprimet mjeko-ligjore te rastit. Deshmitare te ngjarjes u shprehen se romi kishte pamjen e nje lypsi, i veshur keq dhe po me paraqitje te vrare. Sipas tyre ai dukej i shqetesuar, por nuk te jepte pershtypjen se kerkonte te vetmbytej, apo te vuante nga ndonje semundje nervore. Ai eshte pare teksa tymoste rendshem duhan ne breg te liqenit, ka pire pese te tilla, para se te zhvishej e te futej ne thellesi. Ka hequr pas disa minutash rrobat e trupit dhe eshte zhytur ne uje me mbathje. Ka notuar rreth 20 metra ne brendesi dhe eshte kthyer me kurriz. Te gjithe kane mbetur te habitur kur e kane pare, madje edhe kur 35 vjecari eshte kthyer mbrapsht dhe leshonte renkime, por pa kerkuar ndihme. Kjo gjendje ka vazhduar per disa minuta, derisa ai eshte fundosur dhe nuk eshte dukur mbi uje. Vetem atehere jane njoftuar uniformat blu te komisariatit nr. 2, nderkohe qe askush nuk ka guxuar te hyje ne ujin e ftohte te liqenit. Policet kane gjetur ne breg edhe rrobat e te mbyturit, nje pale pantallona gri, kanotiere, pulover e lehte dhe nje bluze sportive. Pas dy oresh kerkimesh trupi i tij eshte nxjerre ne breg nga thellesia prej polumbareve dhe mendohet qe romi te jete vetmbytur ne kushtet e nje depresioni nervor, por ka dhe nje piste te dyte, ajo e atakut kardiak shkaktuar nga uji i ftohte, qe eshte pak e besueshme. Vetem dy jave me pare ne liqen, po ne te njejtin vend u vetmbyt dhe nje person tjeter rreth te 40-ve, i paidentifikuar.

    A.Qorraj

    -------------------
    Pse keshtu?... Fukaralleku nuk eshte arsye per vetvrasje..
    Pun e madhe.. Korea veriut ka 30 vjet qe ha populli gjethe dushku dhe jan perseri optimiste.koraxhioo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laci
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    14

    problemet sociale

    PERSHENDETJE BRARI. NUK ESHTE VETEM VARFERIA AJO QE TE CON NE VETEVRASJE POR JAN DHE PROBLEMEN SOCIALE DHE SHOQERORE SIC E TREGOJNE DHE RASTET LARTPERMENDURA(DROGA,TRADHETIA BASHORTORE,NIVELI ARSIMOR ETJER..)ME RESPEK LACI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Pershendetje Brari dhe Laci,keshtu e ka demokracia perendimore,dikush kendon e dikush vajton.Por si po duket ne truallin tone amtar Arberine tani me shume jane duke vajtuar se sa duke kenduar.
    Si erdhi deri te kjo huk eshte veshtire te kuptohet.Ta shohim anekad atedheut ne Arberi do te kesh ne kryue te parive , forumeve,shtetit njerezit me mafioz te kohes,njerezit qe nuk u inteeresosns shoqeria njerezore shqipetare por vetem krimi,droga,prostitucioni dhe te gjitha ato me te keqiiat qe egzistojne ne fytyren e dheut.
    Deri kur me keshtu mbetet te shohim.

    "Moj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera"
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Fotoksina Ilaci Qe " Shpėton" Te Varferit
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2006, 13:53
  2. Fotoksina, i jep fund jetes se nenes se 6 femijeve
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 13:51
  3. Fotoksina, ilaci varferise
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 22:48
  4. FOTOKSINA, ky emer i tmerrshem.
    Nga Brari nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-02-2003, 22:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •