Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër

    I PASIGURT AREOPORTI I RINASIT"

    Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër


    --------------------------------------------------------------------------------

    Muhamed Veliu

    LONDER

    Aeroporti i Rinasit është cilësuar dje si i pa sigurtë nga Ministria britanike e Transporteve. Rreth 700 emigrantëve shqiptarë ndër ta dhe turistë anglez kishin prenotuar biletat që të udhëtonin direkt nga Londra për në Tiranë dhe ansjelltash gjatë muajve të verës. Ata nuk mund ta bëjnë këtë gjë sepse ministria britanike e Transporteve nuk e lejon këtë linjë direkte. Kur gjithka ishte gati për ditën e sotme ku Londra do të lidhej direkt me Tiranën në tre orë, ka qënë Ministria e Transportit angleze e cila i ka thënë jo kësaj inisiative. Autoritetet britanike e argumentojnë ndalimin e kësaj linje me frikën se mund të përdoret si linjë transporti për klandestin. Me anë të dy njoftimeve autoritetet britanike i kanë kërkuar Drejtoreshës së aviacionit civil shqiptar Merita Xhafaj paraprapakisht disa të dhëna rreth sigurisë në aeroport. Drejtoresha Xhafa ka dërguar një informacion por autoritetet britanike duan të shikojnë vetë nga afër kushtet e aeroportit përfshi dhe situatën që ka lidhje me mundësitë e emigracionit klandestin nga ky aeroport. Sipas Nik Berishës president i "Alban Travel" i gjithë dokumentacioni i duhur është dërguar në rregull, dhe këto pretendime të palës angleze për mos siguri në aeroportin e Rinasit kanë dalë këto 48 orët e fundit. Për nisjen e kësaj linje ka dijeni Ambasada Angleze në Tiranë, Ministria shqiptare e Transporteve dhe të gjitha departamentet përgjegjëse angleze të shërbimeve të transportit që kur filluan bisedimet për hapjen e kësaj linje. Megjithëse "Albania Airlines" e pronotuar të fluturojë për llogari të agjensisë tonë ka një ekspert gjerman policie me liçencë evropiane në kontrollet aeroportuale. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe ndërhyrja e ambasadorit shqiptarë në Londër Kastriot Robo. Ambasadori kërkoi ndryshimin e vendimit. Pala angleze ka propozuar dje ngritjen e një komisioni që do të ivestigojë sigurin në aeroportin e Rinasit dhe më pas do të hartojë një rraport mbi këtë problem. Gjithçka sipas tyre zgjat rreth disa javë ndërkohë që 700 udhëtarë shqiptarë ndër ta dhe anglezë me biletat e prera për pushime në Shqipëri duan një zgjidhje. "Ne shqiptarët nuk e meritojmë të trajtohemi kështu, aq më tëpër kur ne ishim të parët që mbështetëm koalicionin Britaniko-Amerikan gjatë luftës në Irak dhe aq më tepër kur dy qeveritë, britanike e shqiptare i cilësojnë mardhënjet dy palëshe si shumë të mira", thotë drejtuesi i agjensisë që punoi për vendosjen e linjës direkte Tiranë-Londër. Pasigurisë në aeroportin e Rinasit dhe vendimit për JO linjës direkte Tiranë-Londër është pasqyruar dje edhe në faqet e gazetës prestigjoze britanike The Times.


    Linja ajrore dhe aventura e nuses angleze që martohej dje në Tiranë

    Dhëndërri në Shqipëri po bënte dje përgatitjet e fundit për dasmën e shumë pritur me të dashurën angleze, kjo e fundit gati sa s'qante dje në zyrat e "Alban Travel" për të gjetur një tjetër "biletë magjike" për të udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptarë.
    Britanikje 32 vjece që nuk dëshiron ti bëhët publik emri, tha për se po prishnin ditën e dasmës së saj nëse nuk shkonte në kohën e duhur në Shqipëri. Mes lumturisë dhe zhgënjimit ajo po kuptonte më mirë realitetin shqiptarë dhe dashurinë e cmendur që ajo po jetonte. Sidoqoftë falë përkushtimit të Evës punonjëse e "Alban Travel" situata është zgjidhur pozitivisht duke i dhënë anglezes mundësi të martohet me shqiptarin por me një pritje shtatë orëshe në tranzit në Budapest.

  2. #2
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ahh nuk jan njrez keto mer jahhu jo keto e dun plumin ne ball
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #3
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    o redo si me ja ba tani mer vlla?
    Une do nisen nga 1 ose 2 gushti per shqiperi ?
    Do ket apo sdo ket aroplane?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Jo direkt. Do vazhdoi prape havazi i tranzite fatekeqesisht Code Craker.
    Mveliu

  5. #5
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Ok shume flm per pergjigjen vlla!
    Mire u lexofshim!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  6. #6
    In Flames Maska e dimegeni
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Shijakso mu me than qe kishin shume problem dhe kete punen e ilegaleve.
    Code aviona ka sa te dush po vetem biznes klas ke per ato data,me e lira mund ta gjesh me linjen salc te hungarezit.Epo te te morrin dhe hungarezet nga 500£-600£ kesaj nuk i thon me ja fut vetes po te bohesh ushtar me Al-Qaeda per ne Budapest.
    Muthaffukaazzzz maxharski.
    Discover me like emptiness.......

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ahahaha £500 ca bo mer lal code sikur jan hap depot ketej mer....
    jo lal ma mire ja fus nga milano ose budapesti edhe jam rehat (edhe ne sy nuk bi) se po te ikesh direkt londer tiran KUPTOHET QE 99% I KE SHQIPO TE SHQIPRIS nuk e haj sapuin per djath keto ehehe
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Kuptoj qe Linja direkte eshte mbyllur! a do hapet me ?. .....

    Gjanem keto anglezet kane linje edhe me rusine, rumanine, bullgarine etj qe ka me miliona refugjate nga ato vende..shqiptare nuk ka aq shume....keto e bene mizen bull mo...nga nje ane ato kane te drejte...ai aeroporti i rinasit kurre nuk u rregullua dhe asnjehere su be me standarte evropiane...ashtu si e la enveri ashtu mbeti...turp per qeverine
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •