Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Frymezim, ndikim, apo vjedhje?

    Kam kohe qe dua te bej nje njoftim dhe njekohesisht te ngre kete pyetje.Ata qe ndjekin poezine e Elinda Markut ne forum do te mbajne mend dhe nje poezi te saj me titull" Mbreme fjeta me Migjenin". Nuk dua te bej asnje analize te saj, vetem thjesht t'ju njoftoj se poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku, nje muaj pas botimit ne forum te kesaj poezie, ka titulluar librin e saj"Mbreme kam fjetur me Naimin". Kur eshte pyetur ne interviste per idene e ketij titulli eshte pergjigjur se eshte frymezuar nga nje poete e re ne forumin e albasoul-it.Dhe kjo poetja "e re" eshte macia blu , e cila eshte krejt e identifikuar ne forum me emrin e vertete, ditelindjen, etj.
    Nuk dua te bej komente te metejshme.Dua thjesht t'ju pyes perseri: Frymezim, ndikim apo vjedhje?

    buna, e frymezuar dhe e ndikuar, shpesh nga poezia e forumit...
    Vjedhja me eshte dukur, gjithje e ulet,cmirake dhe e vogel.

    P.s... Sesi mund te flesh me Naimin as qe dua ta komentoj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po mire le te fleje.

    Vjedhje nuk eshte sepse hapur ajo ka pranuar (sic thua ti) se eshte frymezuar ose ka marr shkas nga Poezia e maces.
    Pra ajo ka kurojon te pranoje e njohe frymezuesen e saje.
    Kjo eshte sinqeritet.

    Tash mbetet te dime se ku ka fjetur macja me Migjenin..ne Puke...Ne Shkoder a ne Shengjin.. ose ne Torino...

    Po kjo Leshanakja ku fjeti me Naimin.. Ne Frasher atje buz Vjoses ose ne Sarajet e Stambollit..

    Me qejf ka bere Leshanaku me duket..
    Caj, Bakllava imam bajalldi...tek Naimi..lol.

  3. #3
    Buna kur flet me emra eshte mire te thuash tendin te parin.
    Sidoqofte, une nuk besoj se shkrimtaret shqiptare jane "thare" aq shume sa qe hyjne anonimisht neper forume, mbarsen me ide apo motive, "pickojne" e pastaj krijojne.
    (Nese ajo intervista eshte nje fakt ku ti bazohesh per te hapur debate te tilla, faktet eshte mire te paraqiten e jo te permenden.)
    E verteta eshte se mua nuk ma mban ta besoj dicka te tille. Edhe nje atdhe i semure si yni ka nevoje per nje elite krijuese te shendetshme.

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    buna, mundesh me na percjell disa pjese nga libri i lleshnakut per ne qe akoma nuk na ka rene ne dore?

    ps macja qe ka fjetur me migjenin ka pas nje nate madheshtore, qoft me buk e shllin - e jo me caj, bakllava e imam bajalldi.

    pershedetje Elindes
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E verteta fatkeqesisht eshte prone e pakices, edhe pse i perket turmes ta ngrere apo ta rrezoj ate nga piedestali.

    Brari
    Edhe pse humori jot shquhet per linjat e holla, dhe per ndjeshmerine me te cilen personalisht me prek, e ndiej te nevojshme te te them qe nganjehere do te kisha preferuar seriozitetin tend.

    Sokol
    A do ti Sokol ti luftosh turqit???

  6. #6
    Do thesha: "Due! Luften bre me e luftue." Po pastaj u mejtova "a luftohet lufta me lufte"?

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk eshte ndonje cudi qe krijues te afirmuar te ndalojne e lexojne ne forum. Te pakten dy prej anetareve kane publikuar vellime poetike (Deti Bajri e Elinda Marku).
    Pse mos te ndiqet ecuria e krijimtarise se tyre edhe ne nje mjedis virtual? Eshte dhe me lehte, nuk kushton gje dhe merr njekohesisht dhe reagimet e lexuesve, por edhe i shikon sesi komunikojne ata vete.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Sokolit edhe pse duke iu drejtuar Bunes.


    ....
    Arsye e hapjes se te vetmes teme vecmas te hapur nga buna, nuk ka qene pikerisht nata e shpenzuar me Migjenin apo me Naimin e Iliriana Sulkuqit, nuk ka te beje kaq drejteperserdrejti mbase pikerisht me te mbremshmen. Ka qene nje shkak tjeter dhe shkaqe qe shtohen perdite dhe nuk kane te bejne vec me macen blu ndryshe e quajtura vejtersisht elinda marku.Ndonese ndonjeri nga lexuesit qe e njohin macen drejtepersedrejti ketu ke forumi (sic ti sokol psh) e dine sa problem e ka ajo . Dmth nuk e ka problem , pervecse nje min kur merr vesh nje gjest te tille. Ne me te shumten e rasteve nuk me dhembin te kopjuarit me shume se sa kopjuesit.
    ...Menyra se si u konstatua qe titulli i librit "mbreme kam fjetur me Naimin" ka qene shume kofidenciale per ate qe e tregoi dhe shume e cuditshme per degjuesin. Per bunen sh ka qene absurde , per nje tjeter ka qene nje frike per te botuar ne forum, ndersa per ndonje mik tim ka marre trajten e ultimatumit qe "te mos botosh me ne forum" Dhe ne fakt kjo ka ndodhur qe vjet per festen e nentorit. (a ka shkruar macia blu qe nga tetori ne forum? Sigurisht qe ka shkruar e ka per te shkruar.(vec se cfare ti bej se kam qene e tradhetuar jo vetem nga muza keto kohet e fundit)lol
    ... Ne fund te fundit nje titull ose nje poezi qe perpunohet prej dikujt ose qe edhe thjesht pershtatet , i bie qe te mos kete qene kaq e bukur perderisa paska pas nevoje te perpunohet.Pra mbas ndjenjes se pare per naten me migjenin qe nuk qe edhe aq e lehte, u mbi nje ndjenje tjeter... "epo nuk paska qene kaq e bukur". (megjithese te flesh me migjenin eshte nja njemij fish me bukur se me naimin.lol)
    ....nejse.E di qe jam duke pertu me iu sqaru.... po sinqerisht se si ndihem qe qenka terbuar buna ketu ne forum. Po ku ta dish pse nuk e ka mbajtur me.....


    (legjenda te vjetruara nder ne ,me emra te rinj)
    .... sa do te doja te mos pendohem pse jam bere anetare e ketij forumi.( a pendohet macia?)
    ... sa do te doja te mos ikja prej ketij forumi??? ( a braktis macia?)
    sidomos dashurite e mija nuk i braktis per asnje arsye , aq me pak per asrye te ngjashmerise , frymezimit apo vjedhjes.


    Sokol! Po ty a te kam braktis akoma une?????
    .......he he he !
    .......
    Nit' a te perqaf nje cike, nje cike fare?!!!
    ..............buna, ne fund te fundit me qene e nevojshme qofte edhe per te te kopjuar eshte mjaft ngushelluese)lol.
    Macia qe nuk e ka dashur kete revolte , por ama qe te do njesoj.... muah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    nje sqarim

    te me falni per pasaktesine e emrit te poetes.Eshte Iliriana Sulkuqi.

  10. #10
    Eli, me kenaqesi ngre koken e po te shoh. Ikjet te bekan mire.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  11. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kol'
    lexoje
    "me kenaqesi ngre koken e te shoh- ikjet te bekan mire!!!"
    nje fjali te tille nje kol si ti nuk duhetta kish shkruar.por meqe e ke shkruar...qenka vertete e vertete se ikjet te bekan mire.

    Sikur te gjitha ikjet te te benin mire keshtu....(nuk po ta uroj)
    Se edhe ne paca ik
    nuk harroj se dikur te pata mik....
    tash po ik megjithemend.Bye!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #12
    A nuk eshte hipokrizi fakti qe fare mire antaret e forumeve mund te komunikonim dhe me mesazhe private a emaile pervec posteve?
    Sidoqofte, duke ditur qe inatet e maceve jane minutore uroj qe te me lexoje prape e te mos me keqkuptoje per here te dyte.
    Sa vjen e me perforcohet bindja qe maksimumi i miresise ndaj dickaje qe egziston materialisht mund te shprehet duke u mjaftuar me egzistencen e saj diku pa qene nevoja per t'a poseduar apo qene afer.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  13. #13
    Edhe dicka mbi fenomenin e “te pickuarit” apo sic emertohet ndryshe ne induendon e shkrimtareve profesionale apo edhe te afirmuar “cukitje”. Personalisht Elin e konsideroj fatlume. Une jam pro “cukitjes” me te treja duart bile. Shpesh kam vrare mendjen pse rrekem te shkruaj. Shkruaj sepse dua te lexoj diku ato qe shkruaj, t’i lexoj per vete. Mungesa e disa ideve apo tablove ne ambjentin rrethues me shtyn te rrekem t’i krijoj vete. Nese dikush “cukit” a merr spunto nga ato qe shkruaj do jem shume i lumtur. Do jem i lumtur, per vete faktin qe dikush tjeter do kaloje mes dhimbjeve te barres e lindjes se ketyre “therrimeve”. Nese dikush ka deshire te “cukise”, jo vetem qe e aprovoj, por bile e lus. E lus te perjetoje fazat e dhimbshme maternitare e prinderore te ketyre krijimeve ne vend tim. Do isha shume i lumtur te limitohesha duke u ulur ne llozhen pa cati te lexuesit. Fakti qe rrekem t’i krijoj vete, tregon qarte qe ndiej mungesen e tyre ne ambjentin qe me rrethon, asgje me teper. Nese Elin e kane “cukitur” vertet, qenka bere per t’u uruar. Bile kete punen e “pickimit” do e krahasoja me stafeten e Krishterimit.


    Cukitmeni o te uruar, cukitmeni!
    Me mbyti pluhuri i udheve
    me lau djersa e vrapimit
    sa larg shiriti s’po duket
    e lodhshme stafeta e Krishterimit…
    Cukitmeni o te uruar cukitmeni…
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Buna,

    duke mos e njohur ,as lexuar ate Kesulekuqen qe ka fjetur me Naimin nuk di te them ne eshte kopje, ndikim a frymezim apo lajthitje.
    Perderisa ajo e ka deklaruar vete duket si frymezim.

    Me duket se Macja eshte gabim kur thote:

    "Ne fund te fundit nje titull ose nje poezi qe perpunohet prej dikujt ose qe edhe thjesht pershtatet , i bie qe te mos kete qene kaq e bukur perderisa paska pas nevoje te perpunohet"

    Per mua eshte krejt e kunderta. Vetem e bukura te frymezon ose te ndikon; sa per kopjet s'ka arsye te kopjosh nje gje qe s'eshte e bukur.Aq me teper per vjedhjen : nuk vidhen guret e lumit,vidhen brilantet.

    Megjithate ajo qe ka rendesi eshte se Macja jone e forumit eshte aq e pasur dhe e bukur sa qe mund te ndikoje,frymezoje , te kopjohet apo edhe te vidhet jo vetem nga diletante.( e ka sqaruar me gjere Sokoli me 'cukitjen') .Dhe per ne forumistat kjo s'eshte 'as e re as e papritur'...

    Dhe me ne fund morali : qe te mos kopjohet e te mos vidhet duhet t'i botoje ato qe shkruan.

    Pyetja eshte : kur??? ( te shkreten!)
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    15

    Ehhh!!!

    Po kot qe s`u bera poet une.Me siguri do kish fjetur edhe me mua ndonje poetesh...shekullin tjeter.

  16. #16
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    buna!? per ca vjedhje po qaheshe ti? se mua m'u duk sikur po qaheshe per gjysh enverin, ashtu, me fal, gjysh homerin doja te thosha. pse te valon tenxherja kot, e tregon koha edhe gryken e kallashit edhe gryken e kumrise. njeri ndryhket ne bodrum, tjetra ngeli maje oxhakut.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  17. #17
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Vandali beson se kjo teme eshte me e rendesishme sesa e keni paraqitur me pergjigjet tuaja. Prandaj besoj se buna ka bere shume mire qe e ka hapur.

    Duke u munduar te formuloj nje pergjigje me ka bere pershtypje rreagimi-pergjigja e te "ngaterruares" drejtperdrejte maces blu. Derisa nuk i ben asaj pershtypje kjo gje nuk ka si ti nxihet vetulla vandalit. Mirepo me nxihet per shkak te aktit. Pra eshte akt i pranueshem apo jo? Kjo eshte pyetja.

    Poetja, mesa shkruat, kishte pranuar qe ishte frymezuar nga nje poete e forumit. Pra ne menyre indirekte e kishte permenduar macen. Vetem nese ky ishte nje citim nuk do kishte problem. Mirepo citim do ishte vetem nese ishte permendur emri i maces ne librin e poetes....

    nuk ka kohe tani vandali. do e vazhdoj nje dite tjeter
    white noise

  18. #18
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Mė vie mirė qė dikush e kopjon Elindėn, kjo gjė veē dėshmon vlerat e saj si krijuese letrare. Sigurisht qė askush nuk i kopjon tė kėqinjtė.

    Nė anėn tjetėr, autorja e librit tė pėrmendur ėshtė dashur ta pėrmendė nė ndonjė mėnyrė, nė shenjė respekti. Elinda nuk ėshtė vetėm 'njė anėtare e forumit' (tė tilla ka shumė), por ėshtė njė krijuese e mirėfilltė.

    Pra, le te mbetet nė ndėrgjegjien e autores sė librit kjo mospėrfillje e qėllimtė. Elinda s'ka humbur asgjė, ėshtė dhe do tė mbetet njė prej poeteve qė do tė lexohet me ėndje jo vetėm nė kėtė forum.

    (Mace, s'i gjeta dot librat nė Prishtinė, do t'i kėrkoj nė Tiranė...)
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  3. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  4. Ish keshilltari i Bushit arrestohet per vjedhje
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 11:27
  5. Vjedhje e organizuar qe ju behet emigranteve ne kete sezon !
    Nga Tirana nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 03:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •