Epo mire si t'kesh deshire
Une i kam qejf tipat e pire
Jo nje dopjo po beji dy
I kam shume qejf tipat si ty !
Epo mire si t'kesh deshire
Une i kam qejf tipat e pire
Jo nje dopjo po beji dy
I kam shume qejf tipat si ty !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga figura : 18-06-2002 mė 15:35
Dopio un' e dopio ti
s'ngeli asnje pike raki
po shyqyr paska ardh' uji
... Apo s'mbaka ere vajguri !?!
(Uje Boville ? )
***
Tani do futemi me thelle ne jeten shqiptare :
* Paradokse*
( only in Albania? )
Tre vellezer jini
pune te mira kini,
me goje s'flisni fare
U grindet per Partine Agrare !!!!!
(Me shau partine)
**************************
Je familje myslimane,
emrin e ke katolik,
lutesh ne kishen ortodokse
Bektashinjte ke shoke e miq !
(Tolerance )
*************************
Ushqimet i ke greke
kafen e pi turke
televizor, sheh : grekun , italianin ,
Por me shume do amerikanin !
(Made in Albania)
*************************
Vera - nuk ka uje,
Dimri - nuk ka drita,
Pranvera, sjell vec trazira
Per Vjeshte na ka ngelur politika !
(4 Stinet )
****************************
"Ti Shqiperi me jep nder
me jep emrin shqipetar ..."
kalova kufirin por u bona lomsh
njoni : arnaut, te tjer't : Albanez , alvanos !!!
(Hutim )
***
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 21-06-2002 mė 19:10
Blendi te uroj mireseardhjen nga Lima e larget , kryeqyteti me i thate ne bote, biles thone se andej nuk ka as kanalizime per ujerat e rrugeve .
Me behet qejfi qe ty, Mines dhe Green eye girl , ju kane pelqyer keto "zhgarravinat" e mia DHE sigurisht qe do kete te tjera .
(se sa, s'e di as vete )
Ja edhe krijimet e fundit :
*paradokse shqiptare*
vazhdim
***
Per ditelindjen tende
plot dhurata more
hallat, tezet , dajat , me rradhe falenderove
"Tomson-in" e Policanit sa shume e cmove !!!
(Automatiku i ri)
**************************
I the se 100 lek kushtonte,
dhe ai te zgjati shumen.
I the : Jo , vetem 100 te vjetra ,
dhe ai i shkreti
kerkoi neper xhepa
gjeti nje 100-ce te prere ne cepa
Ne fund, me buzeqeshje ia more
U talle me te, dot nuk durove !
(Pazar me turistin e huaj )
****************************
Shoqet e tua ne bote
qeshin e qajne nga gezimi,
ti uleret me te madhe,
ve kujen dhe te mbyt trishtimi,
A thua se po t'cojne me zor
Po martohesh moj, te burri yt po shkon !!!!!
(Nuset namuzqare )
*****************************
Shtepine si barake
bere me llamarine e kashte,
oborrin me zhavorr e balte
Nje BMW ke te parkuar jashte !!!!!
(Peisazh asistence)
****************************
Je bere simpatik more djal'
me ato syze tamam intelektual,
vlerat vetes ia rrit si asgje
Kur syzet me xham zer0 i ve !!!
(Syzat 0ptike )
********************
Ajo me pyet pse jam i merzitur
dhimbje koke apo thjesht i uritur,
Grua , s'ta them dot
Dashnorja me la sot !!!!!!!![]()
![]()
(Hall)
***
()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 26-06-2002 mė 02:42
- vazhdim-
Nejse se nuk thone kot se "eshte mire kur cdo gje perfundon mire" , por une kete rradhe solla ca vargje pak serioze.
Per ca fjale te futen ne burg
prej disa fjalesh dole prej tij,
per nje fjale goje u zure ne rrug'
fjalen e fundit t'a degjoi nje kirurg !
(Nje fjale )
********************
Afer 8 milion ne 5 shtete
mbi 1 milion 2 kryeqytete (Tir , Prisht )
rreth gjysme milioni emigrante jane
Shqiperi shqiptaresh rrethuar me shqiptare !
( Aritmetike e perafert )
*************************
Pushk' e mire besa mu duk,
O keka ba Gjoka me djal'
duhet shku per me e uru
Djalli rranj't i paska shtu !!!
(Kojshia )
***
"Jo cdo e keqe vjen per te te bere keq"
vazhdojme me :
*paradokse shqiptare*
Do futem me shoket
te ardhmen do ndryshoj,
do luftoj per idealet
Shpresoj ca kile te shtoj !!!![]()
(Greva e urise )
***********************
Erdhi policia te beri kontroll
2 kazane t'rinj plehrash gjeti ne oborr,
njeri , e kishe mbushur me rere
Tjetrin vaske e kishe bere !!!!!
( Qefliu )
***********************
Per nje dite qe ike n'bregdet
u skuqe si spec, u dogje per ibret,
lekura te ra por edhe u nxive
Sezonin mbarove, ne spital u gdhive !!!
![]()
![]()
(Shum' gezime ne 1 dit' )
************************
Me urgjence tek doktori shkove
per dhimbje veshi iu ankove,
ai te tha: "Kollitu pak ! "
pastaj me kujdes t'ledhatoi ne bark !
( ??? Specialisti )
*************************
Mjekerr te gjate kam
kujtojne se jam bere imam,
nje sekret do ju tregoj
Leke per brisqe nuk harxhoj !!!!!
(Koprraci )
***
Thanx ,
Po ti fol shqip ma se s'ke pa le n'Amerike, megjithse nja 15 vjet ke anej.
Nejse maj kushrine, ty t'u rritte nera per fjalt e mira po mos m'lavdo shum' se ta po m'rriten vesh't.
*************
anyway,
Tani do lexoni *copeza feminore ,
(me sakte do i quaja pjese per shkollat fillore)
Babin e kam saldator
un' jam nxense shembullore
10-ta marr ne mesime
Mesuse kam mamin time !
( Yllka e vogel )
####################
Sikur t'kisha nje vizore
edhe babit t'ja kaloja
viza plot do beja une
leke me thes do grumbulloja !!!
(Djali i deputetit )
####################
Dje more kater
sot e permirsove
me pune e perpjekje
Nje pese mezi more !!!
( Dembeli )
###############
"Te lumte dora e madhe "
more ti ne abetare,
erdhe ne shtepi gjithe gezim e krenar
12 vjec djale akoma n'klas t'pare !!!!!
( Zdapi )
######################
Per nje m qe ti s'e ve
fjala mik behet ik,
c'ben keshtu more Besnik
A merret shkolla pa mik ?!?
***
Po risjell disa pjese me :
HUMOR DIKTATURE
"Te pashe ne rradhen e qum'shtit
dhe shume me pelqeve,
dukeshe e forte dhe me shprese,
ndonese e fundit
nga fjalet se kosi mbaroi ,jo ti s'u lekunde,
deri ne dreke ndenje
djathin qe deshe arrite dhe e bleve.''
###############
"Ne xhiro kishim dale
por shpejt ne mapo vrapuam,
kadife Berati kish ardhe,
thame , per kete dimer shpetuam,
pantallona me mode do benim
e minderet me kashte do mbulonim !"
###############
"Nje tufe lule kerkoi,
ne kanalin kullues i mblodhi
buze fushes me grure Shtoi,
i shpelau pak petalet
se ... ishin me nitrat amoni.
Pastaj ne spital asaj ja dergoi
e shtruar, per ca dhimbje gjuri
se uje kishte pire me bidon vajguri."
#################
"Mesuesi, Teutes nje folje i kerkoi
qe ne gjithe vetat ajo ta zgjedhoje,
dhe pa humbur kohe ajo ia filloje :
Une vjedh, ti vjedh, ai po ashtu
Ne vjedhim, ju vidhni,
te gjithe nga pak vjedhin
rrogen e ndihmojne, diten e nxjerrin."
###################
"Mesuesja ate shpesh e qortonte
per notat e keqia dhe se nuk mesonte,
nje dite ajo, para klases e nxorri
ne fund te moralit nje pyetje i beri:
Po ti kur te mbarosh, c'profesion do marresh?
Djali u mendua dhe tha si permendesh:
Agronom, me bime do punoj,
pse kot i shoh un' lajmet ne televizion ?!?"
######################
"U mblodh kolektivi me rastin e 1 Majit
disko do benin ne depon e repartit.
Orkestra e ndermarrjes nuk u duk aspak
por kurajo komuniste nuk i la ne balte:
gjeten nje radio te markes Iliria
kerkuan muzike, por ishte e huaj,
pastaj sekretari u tha pa vonuar:
He se dhe me lajme kercehet o t'uruar !!!"
########################
"Lule te bukura ka atdheu yne
por me shume kerpudha,
kemi gjithandej,
rriten si ne fusha, male e Riviere
lulet e bardha me emrin bunkiere !"
##########################
"Partia dha kushtrimin me moto te re:
Rehatin' personale ta luftojme ne!
Dikush propozoi mish jo per tre jave,
nje tjeter tha te laheshim me rralle,
ne fund nje sportist mendimin e dha:
Sikur bicikletes ti hiqnim ate shale ?!?"
###########################
"Dolline e pare e ngriti per udh'heqsin,
te dyten, per byron' politike,
dolline e trete per rinin' heroike,
per dollin' e katert kerkoi nje karrige
por gje s'mbajti mend se i ra te fiket.
U zgjua me vone, i vetem ne qeli
ne dolline e peste e kish shkelur pak,
kish thene se n'dyqane s'ka kafe as cakmak
dhe pastaj thone qe s'e kishte hak."
#############################
"Grurin porsi det e kemi sivjet
lum e lum si ne per buken e re,
planin realizojm' dhe e tejkalojme
punojm' me tre turne per te ardhmen tone.
Hidrocentralet, plot me uje jane
armiqte, hale ne sy na kane.
O cfare s'ka bere kjo Partia jone
rri e mundohet, vec per ne mendon:
Kooperativen e pare ne Lushnje themeloi
trenin me shina ne Librazhd e coi
ujin me tuba ne shpia e solli
pallatet i ngriti me blloqe betoni.
Traktori Kombinatit ne fusha ushton
pushka model 56 kufijte i mbron
dridhet Amerika, dot nuk na pushton
ne gojen e ujkut vallja jone kumbon."
###
vazhdojme me
... paradokse shqiptare ...
Miss Shqiperia, Miss Albania
Miss Parlamenti, Miss Qeveria
Per cdo gjė, 2 mendje janė
Edhe shqiponjat 2 koka kanė !!!
( Siamezėt )
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Shtėpi vilė, me oborr e pemė,
e sapondėrtuar, shoqen s'ia gjen,
me ballkon qė sheh Adriatikun
Ne mur mban varur ... automatikun !
( Tradita )
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Mes malesh ku makina s'shkon
jeta monotone e malsorit vazhdon,
mes shkėmbinjve dallohet njė kull'
Nje saē sateliti ka per flamur !!!
( Natyre e qete )
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Mbi veturen me bojė te re
nje gėrvishtje te thellė dallon
shenjė e nje aksidenti te vonė
Karrocave me kalė tani larg u qendron !
( Kujdes )
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Malet me blerim mbuluar
kodrat bukur janė rrafshuar,
janė bėr' pjellore si fushat
Ikėn pyjet mbetėn gėmushat !!!
( Fushat-ė mbijetese )
^^^
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-02-2006 mė 20:42
Ja te shtoj dhe une ca nga keto qe kam degjuar.
Partizani ne muze
jeten per atdhe e dha
per atdhe e dha jeten
Uh cme vodhen bicikleten.
(veterani)
Ne qellin e kalter
ne qiellin pa re
fluturon krenare
shqiponja mbi re.
(moti sot dhe neser)
Jemi ulur ne lendina
marim dhjeta ne mesime
kapim peshkun me dore
e kam babin traktorist.
(te lumtur )
Ajo e veteranit eshte e forte fare, bravo qe i solle !
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Ja dhe copezat e mia te fundit
-- paradokse pa fund --
Babai - Bujar, nena - Pranvera
djali - Kolargol, vajza - Kalimera,
emra boterorė tregojn'
Veē mbiemrat na tradhtojn' !
(Paul McDido - Pal Mark Deda )
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shteti mė "i varfer" n'Europe
vend te dyte per krom ne bote,
vend te pare per f'mi e lindje
Vend te pare n'largim e n'ikje !
(Kampionėt )
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dite e bukur ne bregdet
polumbaret zhyten shpejt
t'emocionuar futen ne uje
Minat anti-tanke te nxjerrin pa buj' !
( Aksion pastrimi, pas '97-a )
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Rrogen gjys' milioni kanė
me shok' e miq n'restorante hanė
50 milion shtepiat ku jetojn'
Shqiperin' as me Ameriken s'nderrojn' !
( Disa zyrtarė ... )
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Doli dielli, bora u shkri
duket kohe e vrenjtur
do Zoti bje shi ...
Hidrocentralet t'mbushen deri per Vit t'Ri !
( ... )
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
N'Greqi u ktheve ortodoks
N'Belgjikė dole i persekutuar
N'Angli shkove si kosovar i rrėnuar
Amerika te ktheu si tip t'pa dėshruar !
( Transformim nga halli )
!!!
Krijoni Kontakt