Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha i lepihet Pollos

    shekulli:

    ---------

    Pollo: Tė gatshėm pėr bashkėpunim me PD

    Tiranė-Reformatorėt shprehen tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me demokratėt pėr komunat dhe bashkitė. Kryetari i PDr-sė, Genc Pollo deklaroi dje se mundėsia e bashkėpunimit me PD pėr zgjedhjet e ardhshme do tė merret nė konsideratė. “Ne do tė shikojmė mundėsinė e aleancave tė mundshme qė janė ende tė papėrcaktuara sepse edhe negociatat nuk kanė filluar ende por nė fund tė fundit ne nuk hyjmė thjesht pėr tė shtuar apo pėr tė zvogėluar numra, por hyjmė pėr tė bėrė njė pėrpjekje serioze nė zgjedhjet e ardhshme lokale”, -tha dje Pollo. Reformatorėt janė partia e dytė e opozitės qė i pėrgjigjen pozitivisht ftesės sė demokratėve pėr tė negociuar pėr zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas republikanėve, edhe reformatorėt po pėrgatisin stafin e tyre negociator nė rang sekretarėsh pėr tė filluar bisedimet. Zyrtarė tė lartė tė PDr-sė, sqaruan dje pėr “Shekullin” se negociatat pritet tė fillojnė javės qė vjen, kohė kjo qė pėrkon edhe me mbėrritjen e liderit tė opozitės Sali Berisha nė Tiranė. Takimet e ardhshme mes pėrfaqėsuesve tė dy partive do tė zhvillohen pas takimit kokė mė kokė qė pak kohė mė parė zhvilluan kryetari i reformatorėve Genc Pollo dhe ai i demokratėve Sali Berisha.

    N.P

    -------------------------------


    Dy fjale...


    Cfare duhet qe Berisha te kuptoje se Mushka nuk behet Lope.

    Akoma mashtrohet Berisha nga pizevenget si Pollo me Shoke?

    Rasti i fresket kur vegla e Nanos dhe Pollos vaudejisti Nard Ndoka e shiti ne pabesi Olldashin dhe ju bashkua Erion Braceve eshte tregues se me PDR e POllo-Tritanit nuk behet aleance.

    PD nuk ka nevoje per Aleanca me spurdhjaket e partive te vogla qofshin Republikane, Balliste, Zogiste ose te djathte Shkodrane e sorrollop.

    PD ka elektoratin e saj tarallak por te ndershem e besnik.

    Ne se Saliu do di ta drejtoje Fushaten mjaftojne votat e Demokrateve brekgrisur e te sinqerte qe PD e Azem Hajdarit te fitoje aq Kartona sa PS te mos bej do Pall.

    Te gjitha Partite e vogla perjashto ate te demo-liberaleve Teodor e Arian Staroves jane grupe spiunesh qe marrin rroge rregullisht tek Ruc-Klosi.

    Ne se Berisha akoma shkon si karroca dylit ashtu si edhe mbas zgjedhjeve te fundit ku terrori i PS-se ishte aq flagrant sa te mos pranohej Parlamenti i dal prej tyre athere Berisha o eshte nje magar ose eshte nje KAL TROJE.

    Nuk mundet te pranohet llogjikisht qe nje Politikan te mashtrohet 12 vjet rresht e te humbi kaq me turp.

    A ishin Zvicer ne apo Zimbabve qe fitojne Parti e Punes mbas 50 vjet diktature?

    Sa i lepin mullaqet qime verdha Pollos .. Berisha ben mire te sigurohet se asnji Vote e Shqiptareve nuk do perfundoje si leter WC-je nga komisionet me Shumice socialiste dhe me shurranjose Demoleshiste.

    Kur hyet ne Zgjedhje nuk eshte me e hijshme te thuhet mbas pilafit...na e ban me hile...
    Qe me perpara kuptohet nga "Era" ne se Votimet do jene korrekte ose jo. E athere vendoset te hyet ose jo e jo te qahesh dyerve te OSBes ose pas fustanit te Doris Oturakut.

    E ne se Berisha nuk eshte i afte te ndjeje kte "Ere" le te ike nga Politika e te mos i talli me ato mijra e mijra Familje qe akoma sdine ku kane Gjysherit e pushkatuar nga Parti e Rucve e Brahove.

    Dhe ne fund....

    A ishte Partia Pollos qe ju bashkua Shitjes se Bisht Palles Grekve e beri kauz me gangot e PS-se qe kane mbushur kontot me miliarda ne bankat Greke????

    POOOOOOOOOOOo...

    Athere cfar aleance po na kerkon Berish " Kombetari" me zagaret Pollo-Tritaniste e Ndok-Katunariste qe lepijne kockat qe hedh te plehrat guzhinjieri i ambasades Greke ne Tirane e qe shu-rrohen kur shikojne Ruc Brahon koridoreve te Parlamentit.


    Ktu vlon Mashtrimi..dhe pike.



    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-06-2003 mė 07:49

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Brari, e rendesishme per Berishen nuk eshte se cfare mendon elektorati per bashkepunimet e tij ne zgjedhje. E rendesishme per te eshte fitorja sa me e thelle ne zgjedhjet e ardhshme qe jane vetem muaj larg. Mjetet dhe menyrat se si behen keto, nuk kane rendesi. E rendesishme eshte qe opozita ti fitoje keto zgjedhje.

    Persa i perket bashkepunimit me Pollo dhe partine e tij, po ta lexosh me kujdes shtypin, nuk behet fjale per nje "shkrirje" partish apo programesh, behet fjale vetem per bashkepunim ne emra, per te dale me emra kandidatesh qe nuk jane vetem njerez te PD, por edhe simpatizante te partive te vogla te perzgjedhur nga shoqeria civile.

    Qe ta kuptosh se ku qendron rendesia qe e djathta te shkoje ne keto zgjedhje e bashkuar, duhet te kuptosh qe Perendimi keto zgjedhje do ti ndjeki me nje interes dhe monitorim te jashtezakonshem dhe do te vezhgoje dy gjera:
    - nese partia ne pushtet perpiqet te rikrijoje skenarin e 2001.
    - sa e organizuar dhe e vendosur eshte opozita per ta nxjerre vendin nga kriza.

    Nje opozite e bashkuar ne keto zgjedhje do te thote nje PS e izoluar jo vetem perballe opinionit nderkombetar, por edhe atij vendas. Nje fushate e perbashket e opozites, do te percoje mesazhin e duhur tek elektorati shqiptar dhe do ti shtyje ata qe te shkojne e votojne per opoziten, ashtu sic votuan edhe ne 1992. Shqiptaret gezojne nje kulture te ulet politike dhe ajo qe i prin ata nuk eshte llogjika por emocionet.

    Voten ne Shqiperi e nxjerr emocioni dhe nje opozite e bashkuar ne zgjedhje do te krijoje nje klime te duhur emocionale ne elektoratin shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    FJALA E Z GENC POLLO NE AKTIVIN E PDr - DEGA TIRANE


    Zonja e zoterinj,

    anetare te Aktivit

    tė nderuar miq e tė ftuar,

    Kjo mbledhje shėnon njė stacion tė vecantė tė aktiviteve tona nė degė pasi mbahet nė kryeqytet ku banon mė shumė se 1/5 e popullsisė por ku zhvillohet pjesa madhore e aktivitetit ekonomik si dhe ėshte mbipėrqėndruar jeta kulturore e politike. Kam marrė pjesė nė disa nga mbledhjet pėrgatitore tė kėtij aktivi. Dhe duhet tė pranoj se kanė qenė nga mė tė mirat nga tė gjithė takimet e degės Tiranė qė nga krijimi i saj. Kanė qenė nga mė tė mirat pėr mua sepse fokusi i debatit nuk ka qenė vetem organizimi i strukturave qė ėshtė i lodhshėm por i domosdoshėm, nuk ka qenė nė muhabetet pa bereqet nuk i shmang dot krejt nė tė tilla tubime. Ky fokus nė mbledhjet e fundit ka qenė pikėrisht e plotėsisht tek ajo pėr tė cilėn Lėvizja ė mė pas Partia jonė u krijua. Tek hartimi i njė alternative profesionale, te zbatueshme, tė besueshme e tė qėndrueshme. Prandaj ėshtė rasti pėr tė pėrgėzuar bashkė me kryetarin e degės te gjithė ata qė me pėrvojen e dijen e tyre apo me informacionet e njohuritė kontribuan nė skicė-platformėn se si e duan Demokratet e Rinj Tiranėn, se si e do PDr qeverisjen e kryeqytetit. Materiali qė u paraqit sot ėshtė njė bocė e vlefshme e alternativės tone Por puna e vazhdueshme pėr tė zgjeruar e aktualizuar informacionin, pėr tė pėrpunuar mė pėrgjithshėm tė dhėnat dhe pėr tė kompletuar platformėn tonė tiranase do tė jetė e domosdoshme.

    Duke mos harruar, gjė qė me ju fatkeqsisht ka ndodhur, qė idetė, kritikat e propozimet tona t’i pėrcillen rregullisht publikut pėrmes mediave.

    Duke qenė nė opozitė e duke synuar qė nė tetor tė dalim fitues nė zgjedhje, edhe nė kėshillin bashkiak qė nuk duhet harruar nė asnjė moment, na takon tė bėjme edhe analizėn e kritikėn e qeverisjes socialiste nė bashki si dhe e titullarit tė saj Edi Rama. Duhet tė them qė nė fillim se gjatė kėtij ushtrimi duhet tė kujdesemi tė mos lejojmė rrėshqitjen verbale apo tentativat pėr shkatėrrim tė personazhit, tentativa qė janė kacavjerrur edhe nė degėt e pemės gjenealogjike tė tij . Tė tilla shkarje, mbetje tė kultures politike qė kėtu u mbrujt nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė shkuar e qė fatkeqsisht janė vėnė re jo pak tek aleatet tanė tė mundshėm, duhet tė mbeten jo vetme jashtė gardhit tonė por edhe jashtė njė tė mundshmi veprim politik tė pėrbashkėt. Gjithashtu nuk do tė ishte produktive tė shihnim gjithcka nė celsin e njė nihilizmi tė plotė e tė njė optike dyngjyrėshe qė sėrish i ka rrėnjėt nė po atė kohė e regjim.

    Por meqė shefi i bashkisė dhe kandidati trecerek i deklaruar i PS ėshte kthyer nė njė personazh tė zhurmshėm e me pretendime them qė i meriton dy-tre paragrafe.

    Ėshtė thėnė e pėrsėritur nga tė mencur brenda e jashtė vendit se politikės shqiptare i duhen politikanė qė nuk janė gjenetikisht tė prirur drejt konfliktit pa kufi por qė kanė edhe aftėsinė e dialogut dhe forcėn pėr tė arritur kompromise tė principta. Gjithashtu i duhen edhe politikane qė tė venė nė jetė mirėqeverisjen, atė good governance qe zyrtaret perendimorė na e pėrmendin nė cdo tre fjali. Pra, qė nė ekzekutiv, vec vizionit pėr reforma, tė jesh transparent nė vendimarrje, te pėrdorėsh financat publike sipas ligjit tė dallosh rrugėn e karrieres politike legjitime nga ajo e vetėpasurimit tė shpejtė nė kurriz tė taksapaguesit e tė tjera kėrkesa prozaike si kėto.

    Nga sa kam vėrejtur zotin Rama nė krye tė bashkisė mund tė them se ai nuk pėrmbush as kriterin e parė dhe as tė dytin.

    Edi Rama po ndėrton modelin e njė politikani jakobin qė nuk pyet pėr ligje e institucione, qė nuk respekton norma juridike dhe skrupuj morale, qė nuk do prandaj nuk mbledh parlamentin e qytetit; ndonjeherė kur kujtohet pėr ta mbledhur e bėn pėr tė lėshuar filipika e ofeza mbi disa kėshilltarė gjysėm memece te PD-se. Kapak imazhit tė kėsaj metamorfoze tė fundit tė kapadaiut balljkanik i vuri shfaqja nė rrugė me sėpate druvari nė dorė pėr tė zgjidhur njė konflikt mė njė palė shtetėrore e pėr tė lenė njė lagje pa sinjal telefonik. Nje model i bukur per t’i ofruar njė shoqėrie ku ata qe priren per t’i zgjidhur konfliktet e tyre edhe me sepatė, edhe me kallash, edhe me tritol nuk janė mall i pakėt.

    Por kėto e te tjera mund tė toleroheshin; mund tė mbyllnim njėrin sy pėr aktet arrogante e njėrin vesh pėr fjalorin alabakas sikur zotėria e tij tė pėrmbushte kriterin e dytė: atė tė qeverisjes sė mirė. Por fatkeqsisht kjo nuk ka ndodhur. Mund tė themi se bashkia ėshtė shndėrruar nė njė monument tė pashembullt tė konfliktit tė interesave; ku ata qė vendosin mbi donacionin e parasė publike janė po ata qė i pėrfitojnė kėto tė holla; ku ata qė japin lejen e ndėrtimit janė po ata qė japin emrin e atij qė pėrfiton njė kat tė ndėrtesės; ku projektet qė miratohen duhet tė vulosen nė studjot ku dypunėsohen bashkiaket minorė; ku ujrat e vėrshuar nga liqeni artificial pėrmes hapjes se portės sė digės shpėlane njė Man Kukalesh tė madh pėr t’a zėvendesuar me shumė tė tillė, mė tė vegjėl e mė anonimė. E pėr tė mos u zgjatur me skandale tė vecanta se tilla kemi dėgjuar plot muajt e fundit duhet tė them se ndryshimi pėrmes votes i administratės bashkiake me kusht qė tė zėvendesohet nga njė tjetėr mė e mirė ėshtė objektivi ynė.

    Zonja e zotėrinj,

    Sot ndėrkohė qė ne kuvendojmė prijėsit socialistė po luajnė serinė e radhės sė melodramės partiake tė tyre. Ėshtė njė debat qė ėshte nisur me argumentat tona e me fakte botėrisht tė njohura. Se ku do tė bitisin ėshtė punė e tyre dhe jo e jona por ajo qė po dėshmohet nė mėnyre periodike ėshtė se PS rezulton te jetė dy parti nė njė dhe karar mund te zene vetem kur tė kenė dy vula, pra nga njė secili. Deri atėhere ajo qė mund tė thuhet ėshtė se PS nuk e mban dot barrėn e pushtetit. Veē keqqeverisjes, korrupsionit e varfėrimit Qeveria Nano po humbet edhe atė qė i kishte mbetur dhe qė e mbante nė sipėrfaqe, 71 e pak vota nė Kuvend. Sidoqoftė detyra jonė nuk ėshtė qe t’i japim goditjen e fundit, colpo di grazia-n pasi kete kortezi ata po ja bėjnė njėri-tjetrit. Detyra jone ėshtė tė ndėrtojmė njė opozitė tė cilės tė mund t’i besohet Dhe kjo mund tė bėhet vetėm me njė tė Djathtė Plurale. Dhe e Djathta Plurale nuk mund tė bėhet pa PDr-nė.

    Por nqs. Do tė bėjme gjėra bashkė me tė tjerėt, pra me PD-nė tjetėr duhet tė sqarojmė se kemi, apo mė mirė kanė, varrosur pėrfundimisht praktikėn e bojkotit tė kėshillave, gjė qė e zbuluan fillimisht socialistėt pėr t’u a lidhur nė kėmbė demokratėve.

    Duhet tė kemi tė qartė se nė fushatė nuk do tė merremi me sulme individuale por me ceshtje qe janė me peshė pėr komunitetin e banorėve.

    Duhet tė shpallim hapur se premtimi elektoral i yni, i shkruar nė gur e jo nė letėr, ėshtė ulja e taksave bashkiake, sot asfiksuese, nė nivelin preramian.

    Duhet tė pregatitemi tė pranojmė mė shumė zonja nė ofiqet e zgjedhura te pushtetit lokal.

    Dhe pėr tė tilla gjėra do tė duhet te bihet dakord sepse janė primare ndaj emrave te pėrvecem qė duan tė kandidojnė pėr kryetar apo kėshilltar.

    Dhe njė shqetėsim tė fundit: do tė ishte cėnuese pėr demokracinė e pėr pushtetin e dalė nga vota e lirė sikur pjesemarrja nė votim tė ishte e ulėt si nė Elbasan e Bulqizė. Do tė jetė pėrgjegjėsi e jona tė sqarojme publikun dhe elektoratin qė abstenimi ėshtė si droga, tė lehtėson njė cast e tė mundon me vite. Abstenimi, kushėri i parė i bojkotit, sjell vetėm pėrkeqėsim tė cilėsisė sė pushtetit, I cili mbetet legal megjithėse mė pak e mė pak legjitim. Pėrfshirja mė e gjerė e qytetareve jam I sigurt qė do tė japė njė produkt tjetėr. Por si pėr tė gjitha gjerat e mira edhe pėr kėtė duhet pune e mundim.

    Ju faleminderit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Por kėto e te tjera mund tė toleroheshin; mund tė mbyllnim njėrin sy pėr aktet arrogante e njėrin vesh pėr fjalorin alabakas sikur zotėria e tij tė pėrmbushte kriterin e dytė: atė tė qeverisjes sė mirė. Por fatkeqsisht kjo nuk ka ndodhur. Mund tė themi se bashkia ėshtė shndėrruar nė njė monument tė pashembullt tė konfliktit tė interesave; ku ata qė vendosin mbi donacionin e parasė publike janė po ata qė i pėrfitojnė kėto tė holla; ku ata qė japin lejen e ndėrtimit janė po ata qė japin emrin e atij qė pėrfiton njė kat tė ndėrtesės; ku projektet qė miratohen duhet tė vulosen nė studjot ku dypunėsohen bashkiaket minorė; ku ujrat e vėrshuar nga liqeni artificial pėrmes hapjes se portės sė digės shpėlane njė Man Kukalesh tė madh pėr t’a zėvendesuar me shumė tė tillė, mė tė vegjėl e mė anonimė. E pėr tė mos u zgjatur me skandale tė vecanta se tilla kemi dėgjuar plot muajt e fundit duhet tė them se ndryshimi pėrmes votes i administratės bashkiake me kusht qė tė zėvendesohet nga njė tjetėr mė e mirė ėshtė objektivi ynė.




    Kjo pjese bie ne kontradikte me sjelljen e anetarit te Komisionit per shqyrtimin e punes se Rames qe vinte nga PDr.

    Perderisa PDr e ditkerka se puna ne Bashki qenka e kesaj cilesie pse atehere i doli kundra fakteve te nxjerra nga shqyrtimi i materialeve te Bashkise?

    Per cfare serioziteti mund te behet fjale kur paralel me leximin e ketij fjalimi sjell ne mendje sjelljen e pabese te fare pak kohe me pare?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita ke shume te drejte.

    Pollo luan teater kur thote aty se eshte kunder abstenimeve e para nje jave Abstenoi njeriu i POllOs ne Komisionin OLLDASHI duke mbrojtur paturpesisht PS dhe Edi Ramen.

    Une mendoj se Berisha kot lodhet e shpreson se Pollo mund te jete i dobishem.

    PD ne se ka mbetur per votat e Pollo-Tritanve..athere e paska keq punen.

    POLLO kurre nuk do behet me BERISHEN.

    Pollo kerkon te mashtroje duke ja hedhur Votuesve Berishiane qe ata ti japin voten Njeriut te Pollos e te Mafies Ferd Xhaferit.

    Ktu do jemi...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    ketu puna shtrohet se kush fiton e kush humb nga bashkepunimi i Pollos me Berishen. Pollo nuk fiton pothuajse asgje, edhe sikur te arrihet maksimumi i mundshem qe eshte qe Pollos ti lihet ndonje komune apo bashki si zone e lire. Kjo, Pollo e di mire se nuk mund te ndodhe, se tek e fundit ato partiaket karagjoze e funderrina te Berishes neper rrethe me zi e kane pritur kete dite e nuk do ta lejonin nje gje te tille. Teorikisht Pollo dhe Xhaferri jane aq politikane me eksperince sa te dine se Berisha nuk mund ti linte as nje partie tjeter, e aq me pak atyre bashkine e kryeqietit apo qytetin me te madh te portit dhe te doganave.Ajop qe ndodh eshet se Pollo dhe Xhaferri, se bashku me Shehin po i japin nje mesimBerishes se si behet politike. Duke ofruar kandidaturen e vet per bashkine e kryeqytetit ato ofrojne te rrezikojne identitetin e tyre ne se kjo ndodh, sepse me humbjen e gares elektorale ato duhet te dalin fare nga politika. Nese itojne, tek e fundit ato i dhurojne, e perseris i dhurojen, e perseris edhe nje here, i dhurojne Berishes nje bashki qe i ka te gjitha shancet per te mos qene kurre e Berishes. Po keshtu ne rast fitoreje ato rreikojne te shkrihen, gje qe sdo ta pranonin kurre.
    Pollo dhe Xhaferri i tregojne te djathteve se ne politike hyhet me kontribute konkrete. Ne politike hyhet duke rrezikuar edhe personalisht. Tek e fundit as Berisha vete nuk ka guxim te perballet personalisht me Edi Ramen, ndersa Pollo, ndryshe nga te gjithe te tjeret te cilet bejne pazare rrezikon me koken e vet. E perseris edhe nje her, duke kaniduar per bashkine e iranes Genc Pollo ve bast me koken e tij, ndersa Berisha tek e fundit luan me reputacionin e njerezve te tjere, si Topi, Kosova e kudi une.
    Nga bashke[punimi i Pollos me Berishen eshte Berisha qe fiton, teke e undit Berisha fiton nje vote me shume n komisionet e votimit, perballe votave te Milos ne krahun e majte. Ndersa se cfare fiton Pollo nga kjo nuk arrij ta shoh. Pollo e Xhaferri fitojne vetem se tregojne qe dine te bejne politike te vertete.
    Kur vjen puna tek qendrimi i PD-r ne komisionin Rama kjo eshte vetem ceshtje interpretimi dhe propogande te keqe. E para une nuk i qe Pollo te kete dale kunder fakteve te paraqitura ne raportin e Olldashit dhe kjo eshte shume e rendesishme. E dyta nuk eshte e thene qe gjithcka qe behet nga PD e berishes eshte absolutisht dhe gjithmone e sakte. Nuk mendoni se llogjikes suaj prej katuandari qe kush nuk eshte me berishen eshte kunder tij i ka dale boja me kohe?
    Edhe nje here: ti japim Cezarit ate cka eshte e Cezarit dhe Zotit ate cka eshte e Zotit. Nga afrimi i Berishes me Pollon nuk humb askush. tek e fundit prishja e Berishes me Pollon ka ardhur jo sepse Pollo ka qene ndonje kundershtar antagonist i Berishes, por sepse Berisha nuk ben dot pa qene diktator me njerezit e vet me te afert, perfshi ketu edhe gruan e tij, qe thone se e ka rrahur shpesh sepse ajo nuk ishte dakort me veprimet e tij. Pollo nuk mund te duronte "rrahje", sepse tek e fundit nuk flinte ne nje krevat me Berishen. Berisha nuk e ka kuptuar asnjehere se cilet kane qene mbeshtetesit me te medhej te demokracise e te tij. Pollo ka qene i tille. Duke u distanuar nga Berisha, Pollo donte ta bente Berishen ti thereiste mendjes per rrjedhjen qe po i ndiodhte. Po Berisha nuk po e ben akoma nje gje te tille.

    I mirepres komentet edhe ne adresen time personale
    hciftja@yahoo.co.uk

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    ketu puna shtrohet se kush fiton e kush humb nga bashkepunimi i Pollos me Berishen. Pollo nuk fiton pothuajse asgje, edhe sikur te arrihet maksimumi i mundshem qe eshte qe Pollos ti lihet ndonje komune apo bashki si zone e lire. Kjo, Pollo e di mire se nuk mund te ndodhe, se tek e fundit ato partiaket karagjoze e funderrina te Berishes neper rrethe me zi e kane pritur kete dite e nuk do ta lejonin nje gje te tille.
    Pollo nuk fiton asgje nga bashkepunimi me Berishen? Nese kjo qe ju thoni do te ishte e vertete, atehere ju duhet te besoni qe nese Pollo te futet i vetem ne zgjedhjet vendore, partia e tij do ti fitoje ato zgjedhje, ose do te marri me shume vota se PD. Hipoteza tuaj eshte e gabuar dhe me shume se nje mendim te kthjellet politik shfaq nje emocion histerie ndaj PD dhe Berishes.

    Qe te kuptosh se perse te vegjlit duhet te bashkepunojne me PD:

    1. PDR dhe partite e vogla nuk e kalojne dot 5% se bashku ne zgjedhje. Edhe ne zgjedhjet e qershor 2001 ku Meta u dhuroi reformatoreve siglen e PD ne zgjedhje, ata nuk fituan as 5% te votave. Sa vota do te fitojne tani kur gjykata ua ktheu siglen e vjedhur PD dhe Berishes?!

    2. Bashkepunimi me PD eshte nje bashkepunim jo vetem per bashki e komuna por edhe pushtetin qendror. Nese te djathtet fitojne zgjedhjet vendore (qe pritet sipas te gjitha parashikimeve si brenda edhe jashte Shqiperise), vendi shkon direkt drejt zgjedhjeve te parakohshme pasi raportet politike ne vend ndryshojne. Te vegjlit qe pushtetin qendror e shohin vetem ne enderr bileta ne autobuzin e PD u siguron nje udhetim drejt pushtetit.

    3. Berisha dhe PD po investon nga kapitali i vete politik ne vend per te emancipuar partite e vogla te djathta qe kane nje lidership driteshkurter dhe provincial. PD ne 2001 u leshoi mandate te saj nga proporcionali liderve te partive te djathta qe nuk fituan dot ne zgjedhje duke krijuar keshtu nje debat brenda partise se tyre se perse votat e elektoratit demokrat te shkojne per karrigen e Mediut, Rroqit apo Spahise ne parlament. E njejta praktike pak me e rafinuar do te ndiqet edhe ne zgjedhjet vendore. Ky investim i Berishes behet per institucionalizimin e opozites se djathte nga nje grup partish ne nje koalicion dhe me vone ne nje institucion.

    4. Berisha nuk ka nevoje per votat e partive te vogla per tu futur ne zgjedhje apo per ti fituar ato. Arsyeja perse ai e ben kete ka lidhje me shuarrjen e opozites brenda opozites qe udhehiqet nga njerez qe nuk shikojne me larg se interesat personale. Absternimet e reformatoreve ne komisionet hetimore apo votat ne favor te Fatos Klosit disa muaj me pare tregojne qe edhe "demokratet e reformuar" i kane lyer buzet me kosin e stanit socialist.

    5. Te kerkosh qe Berisha te kandidoje kunder Edi Rames, per mua do te thote te jesh i te njejtit kallepi si Edi Rama. Rama eshte nje psikopat klinik i tipit Uc Karavastaja qe nuk e ka vendin ne Bashkine e Tiranes por ne psiqiatri. Rama vertet ka nevoje per nje doktor, por jo per Berishen se ai eshte kardiolog, por nje neurolog.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    marreveshja Pollo Berisha

    MARREVESHJE KUADER MIDIS PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE DHE PARTISE DEMOKRATE TE RE.



    Partia Demokratike e Shqiperise dhe Partia Demokrate e Re (me poshte te quajtura Palet),

    a. Duke qene parti opozitare te qendres se djathte ne opozite, duke qene te angazhuar ne permiresimin cilesor te qeverisjes vendore.
    b. Pasi eshte bere e qarte se pushtetaret socialiste ne bashki e komuna kane keqadministruar gjate ketij mandati duke rene ne korrupsion, nepotizem, mosllogaridhenie etj.
    c. Pasi eshte qellim i perbashket i opozites largimi i socialisteve nga pushteti vendor per t`i zevendesuar me te zgjedhur te ndershem, te afte e te perkushtuar.

    1. Angazhohen per te gjetur forma bashkepunimi parazgjedhor per zgjedhjet e pushtetit vendor te vjeshtes 2003.
    2. Palet zotohen se do te perpiqen per respektimin e votes se lire dhe te rezultatit te dale prej saj, duke quajtur te huaja praktikat e bojkotit. Ne rast kontestimesh per rezultatin do te ndiqet rruga ligjore - institucionale.
    3. Palet zotohen te orientojne fushaten drejt shqetesimeve te komunitetit dhe zgjidhjes se problemeve te tij.
    4. Palet zotohen qe te ruajne standartet etike ne fushate.
    5. Palet bien dakord qe marreveshjet me subjektet e treta nuk cenojne numerikisht renditjen e PDr-se si force e dyte opozitare ne vend.
    6. Palet do te rakordojne se bashku kriteret e kandidimit
    7. Palet bien dakord qe deget e dy partive te negociojne platformat per njesite vendore qe ato mbulojne.
    8. Propozimet e perbashketa te te dy degeve do te miratohen ne qender.

    Modalitetet dhe raportet e bashkepunimit

    a. PDr do te kete nje perqindje te totalit te votave te vlefshme ne rang vendi. Kjo perqindje do te llogaritet mbi bazen e rezultatit te PDr-se ne zgjedhjet e fundit lokale per keshillat e pushtetit vendor. Mbi kete shifer do te bazohet marreveshja per numrin dhe vendin e vendosjes se kandidateve per keshilltare ne listat e te gjitha njesive vendore. Mbi kete shifer do te llogaritet gjithashtu marreveshja midis paleve per perqindjet e tyre ne rezultatin perfundimtar. (Kjo perqindje eshte e negociueshme.)

    b. Propozime konkrete:

    i. Bashkia Durres, ku PDr ofron kandidaturen garantuese te fitores se opozites se bashkuar.

    ii. *Disa bashki te mesme dhe komuna ku kandidatet e PDr garantojne cilesisht fitoren e opozites. Numri i tyre i referohet perqindjes se rene dakord (sipas pikes a) dhe reputacionit te kandidatit.

    c. PDr merr nga PDSH nje komisioner ne Qnedrat e Votimit ne rastet kur ku kandidati per kryetar vjen nga PDr



    *PDr eshte e hapur per negociim persa i perket emrit te komunave dhe bashkive ne fjale. Sidoqofte, ne propozimin tone qendron arsyeja e garantimit te fitores se krahut te djathte ne keto bashki e komuna tashme te identifikuara prej nesh.







    PER PARTINE DEMOKRATE TE RE PER PARTINE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE




    Sekretari i Pergjithshem PDr Sekretari i Pergjithshem PDSH


    Kreshnik Collaku Ridvan Bode
    (firma)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Te nderuar pjesmarres te "Forumit Shqiptar",

    I lexova disa shkrime ketu dhe nje pjese e tyre akoma kane te paqarte apo bejne si nuk e dine votimin ne komisionin hetimor te anetarit te komisionit te PDr.

    Une po ju sqaroj qe te jeni te qarte per menyren e votimit, kam votuar pro raportit te opozites te paraqitur nga Olldashi, megjithse une kam nje raport mbeshtetur ne hetimin e pavarur qe kam bere, por per hire te asaj qe opozita te dilte ne bllok une ja bashkangjita raportin atij te Olldashit.

    Kam abstenuar ne votimin per raportin e paraqitur nga socialistet ne komision, per faktin qe respektohet ēdo pune e bere ne kete komision, ne raportin e paraqitur nga Agasi perveēse disa "falenderimeve" per Ramen pjesa tjeter ishte korrekte.

    Pra kam votuar pro raportit te opozites dhe abstenuar ne raportin e socialistave. Nje qendrim mjaft korrekt per nje perfaqesues te nje partie qe respekton vetem institucionet e shtetit dhe jo urdherat e partise.

    Nard Ndoka
    Dreret

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Berisha, Pollo, Ndoka dhe votimi i raportit Anti Rama

    I nderuar koleg,
    ajo qe duhet te evitonim ne kete forum ti dhe une ishte ti jepnim pergjigje te drejtperdrejte akuzave mbi qendrimin e PDr ne komisionin anti Rama.
    Se pari ka nje teori te shkences se politikes sipas se ciles nje veprim politike mund te vleresohet nga dy kende veshtrimi:
    Kendveshtrimi i jashtem merret me ate se sa nje veprim politik ka rezultate pozitive apo jo. Mua nuk me duket se abstenimi juaj pati realisht nje rezultat ne favor te qendrimit socialist
    Kendveshtrimi i brendshem ka te beje me vleresimin nga brenda te situates perpara se te ndodhte veprimi politik, kushtet e brendshem kur u vendos per te, dhe perfitimi i vepruesve politike. Per te vleresuar politiken keshtu duhet te jesh aty ku kjo politike behet, dhe gabimi eshte qe asnje nga diskutantet ne kete forum nuk duket te jete pjese e mjedisit te komisionit anti Rama.
    Ajo qe eshte shqetesuese jo vetem per ate se cfare po ndosh ne kete forum, por edhe per te ardhmen e demokracise shqiptare ne pergjithesi eshte polarizimi i mendjeve tona, qofte edhe i atyre mendjeve qe jane prane teknologjise dhe internetit, por jane krejtesisht jashte frymes se shoqerise se hapur. I gjithe diskutimi per qendrimin e PDR ne komisioni Olldashi tregon se edhe te rinjt e mencur shqiptare nuk rrine dot pa menduar ne stilin kush nuk eshte me mua eshte kunder meje, aq me keq kur kjo kthehet ne : kush nuk eshte me Berishen shte kunder jo vetem Berishes por edhe gjithe demokracise. Berisha eshte politikan historik ne Shqiperi, por ai kurrsesi nuk eshte etaloni i veprimeve dhe mendimeve te sakta, ai nuk eshte profeti i pagabueshem. Ajo qe me shqeteson vertet shume eshte se pavaresisht nga krahu, ne Shqiperi, njerez te rinj sic jane edhe diskutantet e ketij forumi vazhdojne te kene brenda vetes kultin e adhurimit te individit, qofte ky edhe ne sensin e kundert qe eshte kulti i urrejtjes patologjike te njeriut individ, por qe eshte e njejta gje. Me lejoni ta perseris se ky qe po beni ju te nderuar diskutante eshet nje nga mekatet me te pafalshme ne shume kultura. E vetmja gje qe mund te adhurohet eshte perendia, zoti, Kishti, apo Mhameti. Te gjithe te tjeret jane te gabueshem. Kush adhuron individin ben nje mekat te madh. Me vjen keq ta them, por ne kete mekat kane rene pjesa me e madhe e diskutanteve te ketij takimi.
    Ne rastin me te paket, te diskutosh duke u nisur vetem nga komisioni Olldashi se me ke eshte PDr, me Berishen apo me Nanon, do te thote se je me te vertete i mangut nga trute. Kaq e veshtire qenka te kuptosh se ne Shqiperi, dhe ne parlamentin shqiptar ka edhe parti te tjera, te cilat sillen ndryshe, dhe te cilave nuk u intereson se ku i klasifikon ndonje diskutant amator i forumit shqiptar.
    Dhe se fundi, nuk eshte fare e nevojshme te analizohet n se eshte apo jo djathtas G.Pollo apo partia e tij. Eshyte e ditur tashme boterisht se Pollo eshte me djathtas se shume te tjere, po Pollo me drejte nuk mendon, e perseris, nuk mendon se te jesh djathtas do te thote te punosh ne strukturat e administrates partiake te Jemin Gjanes.

    Se fundi mendoj se kjo eshte nje teme qe duhet shtjeluar edhe me , jo vetem per tu marre me rastin e Pollos, por per te pervijuar nje menyre te re te diskutimit mbi politike shqiptare. Dhe kete mund ta nisim ne si anetare te forumit shqipar.

    Pres komente dhe ne hciftja@yahoo.co.uk
    Faleminderit

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Nardi dhe Hek, u kuptoj qe ju perpiqeni ne cdo menyre dhe ne cdo deklarate te distanconi veten nga qendrimi zyrtar i PD, pasi deshironi ta portretizoni veten si demokrate te reformuar dhe jo pasues te Berishes. Kjo shpjegon absernimet ne komisione apo ne parlament. Kjo loje qe ju po beni eshte sa qesharake edhe me pasoja per partine tuaj dhe per karrierat tuaja politike.

    Zgjedhjet lokale jane shansi me i mire per partine tuaj qe te hyje ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Fitorja me e madhe per partine tuaj nuk do te jene % ne zgjedhjet e ardhshme por vete maredheniet e reja qe do te arrini te krijoni me partine demokratike. Ua zura ne goje edhe ne shkrimin e meparshem, po u shpreh edhe me qarte ketu.

    Nese ju hyni ne zgjedhje lokale vetem ose i mbani ende te tensionuara maredheniet me PD, ju padashur do te fitoni statusin e partise opozitare te perjetshme. Opozitare ndaj pushtetit te PS, opozitare edhe ndaj pushtetit te PD. Synimi i cdo partie politike eshte ardhja ne pushtet dhe rruga e vetme per partine tuaj qe te shohi veten ne pushtet eshte hipja ne autobuzin e PD.

    Rikthimi i Vejsiut, Demit e ndonje tjetri ne PD, largimi edhe i Meksit nga politika, ve ne pikepyetje jetegjatesine e partise tuaj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    Re: Berisha, Pollo, Ndoka dhe votimi i raportit Anti Rama

    Postuar mė parė nga Hek

    Ajo qe eshte shqetesuese jo vetem per ate se cfare po ndodh ne kete forum, por edhe per te ardhmen e demokracise shqiptare ne pergjithesi eshte polarizimi i mendjeve tona, qofte edhe i atyre mendjeve qe jane prane teknologjise dhe internetit, por jane krejtesisht jashte frymes se shoqerise se hapur.

    ... se edhe te rinjt e mencur shqiptare nuk rrine dot pa menduar ne stilin kush nuk eshte me mua eshte kunder meje,...

    Ajo qe me shqeteson vertet shume eshte se pavaresisht nga krahu, ne Shqiperi, njerez te rinj sic jane edhe diskutantet e ketij forumi vazhdojne te kene brenda vetes kultin e adhurimit te individit, qofte ky edhe ne sensin e kundert qe eshte kulti i urrejtjes patologjike te njeriut individ, por qe eshte e njejta gje. Me lejoni ta perseris se ky qe po beni ju te nderuar diskutante eshte nje nga mekatet me te pafalshme ne shume kultura.

    _Ky eshte thelbi i ceshtjes, fatkeqesisht.
    Hek, uroj te mbetesh i lire dhe argumentues gjithmone(qofte dhe kunder Pollos).
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    I dashur Albo dhe Pelin,

    faleminderit per komentet tuaja dhe sidomos per faktin qe e ulet disi tonin e rende te disjutimeve ne kete forum. Sa per sqarim dhe muhabet, Nardi duket se eshte deputeti Nard Ndoka, protagoinist ne PDr. Personalisht jam krejtesisht jashte politikes, jam shume i orientuar drejt sektorit privat. Aktualisht jam fitues i nje Fullbright Fellowship ne Missouri-Columbia, U.S.A. dhe kjo me largon perfundimisht nga politika e dites. E bera gjithe kete sqarim per te ardhur tek ajo qe lidhja e ime me kete teme eshte vetem tifozlleku i semure qe kam per debate, diskutime dhe per internetin e forume si ky ku jemi tani.

    Hek

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    marreveshja Berisha Pollo

    I dashur Albo,
    Po i rikthehem edhe nje here temes. Personalisht nuk mendoj se synimi i vetem dhe perfundimtar i nje force politike duhet te jete vetem marrja e pushtetit. Nuk mund te pajtohem me mendimin se bie fjala synimi i nje biznesmeni duhet te jete te beje para me cfare do forme, synimi i nje feje duhet te jete te mbroje me te gjitha mjetet edhe te papranueshme ideologjine e vet dhe po keshtu, synimi i cdo partie politike te jete te marre pushtetin me cdo kusht dhe te qeverise per hire te te qeverisurit. Marrja e pushtetit vetem per hir te marrjes se pushtetit nuk ka asnje lloj vlere dhe kuptimi, perkundrazi mund te behet shoqersiht e rrezikshme.
    Keshtu, ne nuk duhet bte presim qe edhe qellimi i vetem i partive te vogla te jete patjeter marrja e pushtetit. Synimi me i rendesishem i tyrte duhet te jete edhe edukimi i elektoratit nepermjet nje modeli qe ati ofrojne me sjelljen e tyre. Edukimi i elektoratit duhet te jete nje aspekt themelor i nje force politike. Ndryshe do te ndoshe ne shekuj ajo qe po ndodh aktualisht me PS e cila sapo mori pushtetin , gjeja e pare qe beri i shte te shperblente militantet duke i dhene vende pune, gje qe ne nje perspektive afatgjate i shkaktoi nje dem shume te madh taksapaguesve dhe ka rrezikuar realsiht zhvillimet ne vend.
    Te dalim tek argumenti juaj. Nuk do te ishte keq qe partite e vogla, krahas deshires per te marr pushtetin, sic thoni ju duke hipur ne autobuzat tashme te menderosur dhe gjakatare te PS dhe PD te kujdesen edhe per edukimin e elektoratity duke i treguar se tek e fundit ekzistojne dhe mendime ndryshe nga PD dhe PS

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjedhjet lokale nė Kosove mbahen mė 15 nėntor
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  2. KQZ: Zgjedhjet lokale nė bashkinė e Elbasanit tė pavlefshme
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 02:12
  3. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •