Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin

    Trepca.net

    --------------

    DDr. Phil. Krist MALOKI

    Ēdo njeri i ka sytė nė vend dhe merr me i studiue pak mā hollė dallaveret e politikės shqiptare nė dekaden e fundit mundet me vėrejtė orė e ēast: se Tirana čnde s'ka kuptue qė Shteti nuk āsht Kombi, dhe sidomos: se Tirana s'ka kurrfarė njohunie qė shteti shqiptar ndryshon qind pėr qind me kombin shqiptar.....

    Po t'ishim tė frymzuem nga shejtanllėket e sarkazmės, do tė thoshim se mexhelexhinjt e Tiranės, tė marrun mendsh nga Theorija (theokratike-afetare!!) e totalitetit tė Shtetit, tė cilėn e kanė kapėrdie me garuzhd nder hukuke mexhelexheane, sot nuk janė tė zotėt me e kuptue dualizmin qė ekziston mes Kombit dhe Shtetit ... Po t'ishim malicjozė mund tė thoshim se pėrputhja e jonė e tepėrme me Aleaten e Madhe andej detit! (āsht fjala pėr marrėdhaniet e mira mes Shqipnis sė viteve `30 dhe Italisė. Shėn. i red.) - dhe sidomos me kulturen oksidentale franceze - edhe mā ąndej detit! - i ka ba savantat e Tiranės me āndrue pėr njķ identifikim Komb-Shtet, ashtu si e lypte theorija e shtetit demokratiko-liberal apor edhe e shtetit nacional por jo-kombėtar...

    Malum i gjithė masllahati Kombi-Shteti - si ēdo dardhė shkencėtare qė s'āsht gorricė zoi-xoxeane - e ka bishtin pėrmrapa ... dhe kėtė bisht s'e kupton dot Tirana.

    Dhe bishtit i thonė ... komb! ... njė totalitet dinamik, njė gjallesė metafizike, qė buron nga fshehtėsinat e qindmijėra vjetėve, qė gjallnon mbas ligjve krejtėsisht tė veta, qė qindron mbi kavaljete e fortuna tė shekujve e qė tallet dhe pėrkalon plot pėrbuzje mbi tertevertimet e njė shteti heterogjen ... Kaptimi komb āsht njķ nga ata kaptime qė nuk mund tė thjeshtėzohen mā, si kaptimi jeta, njeriu, Zoti ... Kombi āsht kombi ... njķ ndjesķ qė vlonė nder zemrat e njķ grumbulli njerėzish qė e pėrbajnė at komb ...njķ ndjesķ qė: ose āsht ose s'āsht ... qė s'mund tė blehet, as tė shitet, as tė merret me qirį ... Dhe para sė gjithash: kombi āsht njķ totalitet ashtetnor (jo: antishtetnor!) dhe nuk mund tė kufizohet me gardhet politike tė njķ shteti sado pėrparimtar apor edhe oriental ... Kombi rrnon, kombi gjallnon ... dhe ndersa qent lehin, karvani kalon ...

    Dhe kėtu shpresojmė tė merremi vesht! - Disa nga shkrimtarėt gjermanė e kanė pėrngjā kombin me njė copė natyrė; kombet, simbas pėrfytyrimeve tė tyne, na ēfaqen si livadhe, fusha, male, zabele, bjeshkė, ograja, pyje tė dendun apor shkretina tė thata ... sejcili simbas natyret qė ia ka falė Zoti, sejcili simbas vetive qė vlojnė ne zemėr tė tij, sejcili me ndjesina e forca shpirtnore fare tė veēanta, fare individuale ... Dhe sejcili prej tyne ka njķ qėllim historik tė veēantė - ēdo komb pėrmbush njķ mision nė kėtė botė! - dhe sejcili prej tyne mund tė gjallojė, tė rritet e tė naltėsohet vetėm simbas natyres sė vetė, simbas ligjeve tė njatij shpirti objektiv (Hegel) qė e pershkon si njķ lum i gjallė nder lashtėsinat e kavaljeteve....

    Dhe āsht njķ budallallėk i trashė kur kujton ndokush se tė gjithė kombet janė tė njķ lloji ...

    Dhe āsht njķ budallallėk edhe mā i trashė i shekullit xix, qė, me gjithė savantllėkun e tij ibrid, ka kujtue se pėrnjeherėsh tė gjithė kombet mund tė durojnė mbi kurriz tė vet binanė e shtetit demokratiko-liberal, apor edhe tė shtetit nacional por jo-kombėtar ...Dhe sot na shfaqet kriza shtetnore an-e-kand kėsaj bote, ajo krizė qė nėpėr dridhje t'etheve tė veta āndrron e fantazon pėr ca cezarizma, mussolinizma, hitlerizma, stalinizma, bolshevizma e planshtetizma ... kombėtarė ...

    Sepse secili popull apor komb e kuptoi kah pragu i shekullit tonė e sidomos mbas purgatorit tė luftės sė pėrbotėshme, se themelet e shtetit demokratiko-liberal nuk kanė qėndrim nė ēdo vend, nė ēdo tokė ... sepse nuk asht hepėsi bir t'e ngrehė tė njajtėn bina shtetnore, njėherė mbi truellin e ndonjķ livadhi e mandej mbi thepina tė ndonjķ bjeshke kombėtare....

    Dhe shka e ka kuptue mendja primitive e popullit tonė malcor - i cili simbas vendit e ban edhe kuvendin - atė s'ia hangri mendja as inteligjencės sonė nacionaliste - jo vetėm atėherė kur i erdhi radha me e ngrehė shtetin nacional, por as sot qė do me e shkatėrrue ... Dhe kėsodore vjen puna qė encikllopedistat tonė - mbrenda e jashtė Shqipnie āndrrojnė e fantazojnė edhe pėr shtetin demokratiko-liberal apor edhe pėr shtetin nacional por jo-kombėtar ...,( pa vlerėsue realisht kushtet e veēanta tė vendit).

    Dhe Tirana, e cila me njķ gjenialitet tė veēantė e pėrvėtėsoi ushtrimin e formalizmave tė shtetit nacional, sot i ferkon duert mbi budallallekun tonė ... pse na - gjoja ajka e kombit! - tuej tredhė qen nėpėr theoriena tė thata mbi shtet e nacion, kemi lanė fare nė mungesė zgjimin dhe pėrvetimin e shpirtit kombėtar ...

    Dhe sot daullja nacionale ushton an-e-mbanė Shqipnis ... dhe kombi s'ndien gjā...

    Evet, evet endé s'u muerme vesht! Por faji s'āsht as i joni, as i Tiranės ... qė s'ka habér pėr kuptimin e ndryshimit komb a shtet... Fajin e ka mā fort njķ moskuptim internacional i cili s'di me i dhanė karar dualizmit komb e nacion ...

    Sepse, sa me folė pakėz me glosologjinė e filologėve tė patentuem t'arėsimit shqiptar - skaji (d. m. th. kaptimi = terminus tecnicus = notion = Begriff) - sepse pra skaji komb ndryshon nė brendshmėninė e tij qind pėr qind me atė tė skajit nacion ..

    Fjala komb āsht njķ kaptim ethnik. Kombi pėrmbledh nė gjķ tė vet njķ grumbull personash qė janė lidhė shoq me shoq (ideel !) nėpėr gjakun e fisin e njajtė dhe mā fort nėpėr njķ botėshikim e botėkuptim (Weltanschauung!) tė pėrbashkėt. Porse ky botėkuptim bazohet mā fort nder ndjenja, d.m.th. nder shprehje tė njķ vitaliteti tė veēantė (= tė gjakut!) dhe jo aq nder kujtime abstrakte tė njķ sistemi filozofik e racional. Kėtu qėndron misteri i gjakut qė njķ shqiptar apor edhe njķ kombas tjetėr, pėrfaqėsues i vertetė i fisit tė vet, sado me u pasė mėsue nder doke e zakone e nder sisteme filozofike tė njķ kombi tė huej, pa dashtė, e sidomos nder momente irracionale e tė mosvetkontrollimit nder afekte, lėshohet e zhytet aq mā fort disa herė nder pėrmbytje tė pakufishme tė ndjenjave tė fshehta kombėtare qė i vlojnė nė zemėr.

    Njerėz tė kėtillė - po qenė misa tė njķ kombi - sado larg tė jenė shoq me shoq, si nga vendi apor nga rangu e gjendja materiale - shi nder asi momentesh afekti e vethumbje, kuptohen e afrohen nga vetiu e kėnaqen sė bashku rreth njķ lumnije tė shpirtit tė pa frź. Malcori i Gegnisė e ai i Tosknisė merren vesht shoq me shoq edhe sot - me gjithė ndryshimin e gjuhės. Ndoqi e Lapi kuptohen edhe sot e kėnaqen shoq me shoq mā mirė e mā fort se na - gjoja - tė kulturuemt. Dasija ndermjet shqiptarėve rrjedh vetėm nga gjirizet shoqnore tė qyteteve tė Shqypnisė, ku āsht trazue gjaku e āsht bastardhue botshikimi, botėkuptimi e me ta edhe karakteri i vėrtet shqiptar!

    Fjala nacion āsht njķ kaptim politik, e mā fort politiko-ekonomik. E ka pjellė shekulli XVI, atėherė kur filluen me u dukė pėr tė parėn herė shtete (nė kuptimin e sotshėm) mbi faqen e dheut. Āsht e vėrtetė qė qysh me Shėn Thoma Aquinin (1225-1274) e nga bashkėkohėsit e tij (Dante, Occam, Marsilio di Padova), pat fillue njķ farė theorie shtetnore, porse shtetin e sotshėm e ka krijue Koha e Re. Njķ Nicolņ Macchiavelli e njķ Jean Bodin kanė qenė mamicat e njķherė edhe kumarėt rreth pagėzimit tė tij; vet fjala shtet (stato) āsht njķ pjellė makiaveliane. Shtytjen mā tė fortė pėr ngrehje shtetesh nė Europė e dhą njķ lėvizje politiko-ekonomike me emnin Merkantilizėm aty kah fillimi i shekullit tė XVI. Me zbulimin e Amerikės (1492), u derdh aq flori e aq pasuni e pakufishme nėpėr Europė, sa filluen me u tund themelet politike, shoqnore, ekonomike e fetare t'asaj kohe.

    Nė Kohėn e Mesme njerzija s'njifte pothuej tjetėr punė veē se me i sjellė sytė kah qielli e me u pregatitė per jeten e andejshme, tash nėpėr shėndritjen e florinit e xhevaireve t'Amerikės, m'anė tjetėr nėpėr lukset e importueme nga Orienti e harroi bota driten e Zotit, u zhyt nder kėnaqje e njėherė edhe nder epshe e vese tė kėsaj jete. Nė atė kohė filloi ajo "lufta e tė gjithėve kundra tė gjithėve" (Bellum omnium contra omnes), e cila u bā shpirtdhanėse pėr vepren Leviathan tė filozofit Thomas Hobbes. Po nė atė kohė muer kuptim edhe fjala interesse, shka d. m.th. me pasė njė interesė ndermjet shoqishojt (Inter- esse!). Nė atė "luften e tė gjithėve kundra tė gjithėve", ku s'njifte qeni tė zonė dhe kur njeni tjetrit ja grabitte nderin, gruen e pasuninė dhe ja nxirrte shpirtin pa ndonjė dhķmė a dridhje shpirtnore, nė atė kohė pra u ēfaqė pėr tė paren herė - praktikisht - ajo interesė - pėr me i rregullue marrėdhaniet e njerzve ndėrmjet shoqishojt.

    Nė atė kohė dhe u mblodhen vende vende grumbuj njerėzish-tė shtėrnguem (koncentrue) nga ajo interesė e shkretė - dhe i dhanė vendit ligje e kanune dhe vune mbi vedi njė njeri (jo Zotin), tė cilit i dhane tė drejta tė pakufishme - tė drejta sovrane. Kėshtu pra nga ajo kohė rrjedhė ai institucion tė cilin e quejm sot "Statuti Themeltar" dhe vendi ku ka fuqķ ai statut quhet Shtet - dhe populli mbi tė cilin sundon quhet Nacjon ... Nacjon kėsodore d. m. th. njė grumbull njerėzish, njė sindikatė, njė gremium, njė shoqnķ ndėrmarrėse me qėllim pėr me realizue ma lehtė njė ide = njė interesė tė pėrbashkėt ... Dhe morali problematik (shtetnor!) i kėsi lloj personash juridike ēfaqet lakuriq pėr mendsinė e tij grabitēare nė devizėn machiavelliane. "Qėllimi i shenjtėron mjetet!" ... apor edhe ner disa deviza fare nacjonale si "L'etat c'est moi"! (shteti jam vet) apor "Right or wrong I'dont care it's my country" (drejt a shtrembėt, nuk ēaj koken, āsht pėr vendin = shtetin t'im), apor edhe nė atė fjalėn italiane bukur tė thanun: "Il sacro egoismo" ... egoizma e shenjtė! ...

    E s'asht ēudi qė me ngrehjen e shteteve tė parė nacionale nė Europė shpertheu e shkrepi ai egoizėm i shenjėt and-e-kand dheut - u shkretnuen dy kultura tė paēmueshme n'Amerikė, u shkatėrrue djepi i kulturės sė pėrbotshme nė Indi nga agjentat kriminelė tė Anglisė, u ba tym e flakė e hi e pluhun gjithė Gjermania etj. etj. - e u deshtė njėfarė Lidhje Ndėrkombėtare nė vitin 1648 pėr me i vue kufij e caqe grykėsisė sė nacioneve egoiste, apor ma mirė: imperialiste ... Porse gryksija s'mori fund, perkundrazi u shtue edhe ma fort, e me gjithė Lidhjet Ndėrkombėtare tė ndryshme - mė 1713, 1815, 1856, 1878, 1899, 1907 dhe 1919 - edhe sot daulla imperialiste ushton nėpėr botė dhe dum-dumet e saja e bājn me u dridhė deri fėminė nė barkun e nanės ... Jo, kėtė e ka diftue historija: Luftat e deritsotshme kanė qenė pėrleshje nacjonesh por jo kurr kacafitje kombesh kundra shoqi-shojt ... dhe e ashtuquejtuna Lidhje Ndėrkombėtare nė Genevė nuk āsht kurrsesi njė lidhje kombesh, porse njė sindikatė, njė gremium, njė shoqnķ ndėrmarrėse nacjonesh tė ndryshėm me interesa tė ndryshme, me interesa aq tė poshtra sa duhet perdeja e theatrės gjeneviane qė t'i mbulojė ndopak .

    E qė! Tirana prap s'na kuptoi! Medet, medet! ...

    Porse aq ma keq qė edhe t'ashtuquajtunit engjikllope, disa nacjonalista, - mbrenda e jashtė Shqipnisė, - nuk janė tė zott me na kuptue ... (pėrjashtimet e dishmojnė rregullen!) ... dhe kėta vetem pse s'kan pasė kurr haber pėr dualizmin komb e nacjon ... Dhe s'asht ēudi kur edhe zani i jonė sot, - si zani i ēdo shqiptari tė vėrtet nė dekadėn e fundit,-ka me ushtrue i pandigjuem nėpėr shkretinė shpirtnore tė inteligjencės sonė si njaj zā, pėr tė cilin ka shkrue Shėn Gjoni evangelist: "Et vox in deserto exclamavit" ...

    Mjerisht! ...

    Dhe sidomos, kur Shqipnia e pret shpėtimin nga kombi dhe jo nga nacioni! ...

    Porse gajret! ... se ndoshta po kuptohemi kėtu! ..... Nacioni franēez nuk ka qenė kurr ... komb!! ... Sepse nacioni franēez pėrbahet nga tetė e ma teper lloje kombesh fare tė ndryshėm, si keltė, gjermanė, romakė, ibero-akvitanė, ligurianė, sarazenas etj. etj. dhe nacioni franēez edhe sot āsht pėrēarė nė gjithfarė fisesh provinciarė, si normanė, gaskonjas, langdokas, bretonė, provansalė, alzas-lorenas etj.etj., qė s'kuptohen as merren vesht lehtė shoq me shoq. Marifeti i politikės geniale franēeze ēfaqet aty se si ka dijtė ajo gjatė kater shekujsh, me i pėrmbledhė gjithė ata kombe heterogenė nėn idenė e njė nacioni dhe si āsht e zoja sot - kur po pėrhapet edhe nė Francė idea e kombėtarisė mos me lanė boten me ia kuptue hallin e shkatėrrimit ...

    Deri nė vitin 1598 (Edikt i Nantes) Franca ka qenė copė-copė njė shesh anmiqsie e luftash religjioni kundra religjioni, fisesh kundra fisesh, kombesh kundra kombesh. Franca e sotshme dhe nacioni francez janė vetėm e pervetėm vepra e kardinalave Richelieu dhe Mazarin, tė ekonomistave Turgot e Colbert dhe tė mbretenve Luigji XIV dhe Napoleon Bonaparti. Kėta njerėz kanė dijtė me ia u mbushė mendjen kombeve e fiseve tė ndryshėm se interesa e pėrbashkėt jetike e shpirtnore e kėrkonte bashkimin e tyne dhe se nacioni franēez āsht i thirrun prej Zotit me qenė Votra e Civilizacionit. Kėto kujtime lajkatare e shumė interesa tė ndryshme ma pak ideale e kan shtėrngue (koncentrue) popullin franēez perreth Meke-s franceze qė i thonė: Paris ... dhe Parisi na ēfaqet njė qendėr intelektualėsh, nė pikėpamje tė shpirtit nihilista deri nė palcė, njerėz qė dinė me i gėzue āndjet e jetės sė jashtme, porse qė s'kanė pasė ngź kurrė me i ndie tė rahmet e gjakut tė vet a me i marrė erė avullit qė del nga toka e kombit...

    Dhe kėta njerėz - sa me folė me psikoanalizen e Freud-it - e, siperkompensojnė mungesen e ndjenjave tė vėrteta kombėtare me sa e sa pėrfytyrime e fjalė tė ekzagjerueme pathetike-oratorike, vulgo-patriotike - dhe janė tė zott me hż nė zjarr tė luftės e me i tėrhjekė mbas vehtes edhe franēezėt tjerė - nga natyra rentjerė tė pa kurrfarė zjarrit - si ata dhen qė shkojnė e mbyten nė flakė ... Dhe Parisi na ēfaqet sė fundi si njė etablishment i njė sindikati, i njė gremium-i, apor i nji shoqnije ndėrmarrėse qė ka pėr qellim realizimin ma tė lehtė tė njė interesi shoqnor, tė nji interesi tė pėrbashkėt tė tė mirave tė asajė shoqnie sui generis ...

    Dhe ajo compagnia bella shtrihet e zgjanohet vetėm deri aty ku hasė me kufijt politik tė shtetit franēez ... ai qė s'āsht shtetas franēez nuk āsht as franēez! ... Dhe kėtu e kemi ndryshimin mes kombit dhe nacionit. Si misa tė nacionit kuptohen vetėm ata qė janė nėnshtetas - qofshin edhe gjakut tė perziem a gjakut heterogen. Pėr nacionalistin franēez āsht marokezi apor negroidi i Francės jugore ma fort franēez se ai qė ka dalė nga Franca dhe ka marrė nenshtetėsi tjetėr ... ky s'ka tagėr tė quhet franēez ... e aq ma pak nacionalist ...

    Ky asht ndryshimi ... e sapienti sat! ...

    Nė Tiranė: videant consules, ne quid res publica detrimenti capiat!!...

    Dhe āsht interesant qė kaptimi komb nuk gjen shok ekuivalent as nė gjuhėn franēeze, as nė gjuhen inglese dhe as nė italishten. Fjala inglese people dhe fjala italishte il popolo kanė pothuej at kuptim si kaptimi populli nė gjuhėn shqipe. Dhe vetėm nė gjuhėn gjermanishte dhe nder bijat e saja skandinave gjendet njė kaptim - "Volk" - qė paraqet atė brendshmėni, at kuptim si kaptimi komb. Madje gjuha shqipe na ēfaqet, perreth kėsaj pyetje, ma elastike, ma e pasun se gjuhėt ma tė parat e Evropės; sepse na jemi tė zot me e pėrkthye fjalėn nation me fjalėn popull (shtetnor) dhe fjalėn Volk me fjalėn komb, kurse popujt e naltpėrmendun deri mė sot s'kan gjetun mjet gjuhėsor me ia mbushė menden shoqishojt se shka do me thanė komb dhe shka do me thanė nacion ... Dhe hajde merru vesht mandej ne Lidhjen Nderkombėtare ... oh pardon! ... nė Lidhjen Internationale!...

    Dhe nga tė gjitha kėto s'ka kurrfar haberit Tirana! Ai qė s'na beson le tė marrė pak zahmet dhe le t'i falė njė shikim sado tė percipt botimeve zyrtare dhe sidomos kodeve tė ndryshėm tė Drejtėsisė. Fillon qysh me Statutin Themeltar: populli i shtetit shqiptar quhet kombi shqyptar ...

    Neve kėtu s'po zgjatemi ma fort mbi kėt pikė sė perndryshe mund tė bahemi shkak per ndonjė demarsh tė kojshijve tonė politikė pranė Lidhjes Ndėrkombėtare, pardon! - pranė Lidhjes Internacjonale ...

    Dhe sa per kodet e ndryshme tė Drejtsisė do tė flasim ma gjatė njė herė tjetėr ... kur do t'i rėfejm botės krimin gjuhėsor, kulturor dhe kombėtar qė āsht plakos mbi shpirtin shqiptar nėpėr ato gogsime apor ekskremente tė ndoj ēatipi bilmez e sojsėz ...

    Sa per sot: tė luemt na qė gjyqet tona s'kan haber nga ata kode ... dhe qė u shkėmbye kasacioni me mexhelexhinj ... se perndryshe ēdo proēes do t'u diktimonte ... dhe sė fundit shpėtimi i jonė do tė mbette prap se prap nė dorė tė njė Nivica, apor Shatko, apor ...

    Dhe fajin e moskuptimit e ka vetem "E drejta internacionale". Qysh me babain e kėsaj ditunije, Hugo Grotius (1583-1645), filloi babilonija e kaptimeve komb e nacjon, komb e popull dhe komb e shtet. Aty ku thotė franēezi Droit International, inglesi International Law dhe italiani Diritto Internazionale aty thotė gjermani Voelkerrecht dhe shqiptari bilmez: E Drejta Ndėrkombėtare ... kurse e drejta internacionale s'āsht tjetėr veēse njė rregullim i marrėdhanjeve ndėrmjet nacionesh (shtetesh) t'organizuem, d.m.th. njė e drejtė ndėrmjet shtetesh = Staatenrecht (Kant) apor Zwischenstaatliches Recht, Droit de l'interdépendance entre les nations ou des états, etj. ...

    Shumė ma katastrofale se kėto lojna fjalėsh dhe kaptimesh u ēfaq pėr gjatė katėr shekujsh e deri nder ditėt tona teoria e shtetit, e bija ogurzeze e sė Drejtės Internacjonale, me postulaten e tre elementave themelorė tė shtetit: 1) vendi i kufizuem, 2) populli i organizuem dhe 3) fuqija shtetnore sovrane. Pa kėta tre elemente themelorė nuk bāhet shteti kurrė,-thoshin ata teoricienėt e shekullit tė xvi dhe thonė edhe sot teoricienėt e sė Drejtės Internacionale. Ashkollsun! Mirė po ai populli, i organizuem mbrenda kufijve tė shtetit, tė jetė i nji gjaku, d.m.th. komb apor tė jetė i perziem si e sjellė rasti, mjaft qė tė rėfehet i organizuem, alias: terbié apor nacion me disiplinė ... ashtu si e kėrkon Tirana? ...

    ... Deri mė vjet 1914 ka qenė jasak pėr ēdo shtet me u pėrzie nder ēashtjet kombėtare (nė pikėpamje tė gjakut!) tė shtetasve tė nji shteti tjetėr, nji paudhėsi e kėtillė u quente cėnim sovraniteti ... Dhe ka qenė nji ngjarje epokale - pėr disa: botėpėrmbysėse - kur Rumania - si e para nė tė gjithė historinė e Kohės sė Re . kėrkoi mbas Luftės sė Ballkanit tė drejten mprojtare pėr minoritetet: kucovllehė nė Ballkan. Qysh atėherė ka zanė rrānjė teoria e sė drejtės sė minoriteteve - e cila sot njifet dhe kuptohet nga kombet e gjithė botės dhe madje nga shtetet nacionale ... por vetėm jo nga Tirana nacionale!!....

    Porse Tirana ka njė meritė, pėr tė cilėn duhet tė bahet zilitare e gjithė inteligenca e vertetė shqiptare, dhe asaj merite i thonė: instikt shtetnor. Kija inat e folja hakun! Me nji genialitet tė veēantė ka muejt Tirana me i pervetue formalizmat e shtetit nacional, me nji genialitet tė veēantė e ka kuptue Tirana randsinė e atyne tre elementeve themelorė tė shtetit. U desht me ardhė nė fuqi Tirana qė t'i caktohen definitivisht megjet (kufitė) Shqipnisė, u desht me ardhė nė fuqi Tirana qė abolla tė futet nė njė kallėp - makare sui generis - populli shqiptar e u desht me ardhė nė fuqi Tirana qė shteti ynė tė marrė formė organizmi shtetnor ashtu si e lypte idea e sovranitetit dhe e respektit (njohtimit) internacional. Kėto tė gjitha po i themi me gjithė mend ... dhe jemi larg si qielli me dheun nga ata qė kujtojnė se i bajnė nji shėrbim ēashtjes kombėtare tuej marrė yrysh vend e pavend - dhe bile pa mend si Don Kishoti - kundra mullijve shtetnorė tė Tiranės ... Oratorėve dhe literatave tonė tė famshėm tė Qershorit dhe tė Shėn-Andreut tė 1924 po u sjellim nėpėr mend vetem shka pat thanė Fan Noli nė vjeshtė 1923 nė Parlament: se populli shqiptar āsht pėrēa e shkatėrrue nėpėr anarkinė religjoze, sociale, politike etj, etj ...

    Dhe qė! Nga njaj popull, i pėrēam e i bām copė copė shpirtnisht e fizikisht, formoi Tirana nji trup tė vetėm sado kudo kompakt e homogen dhe i dha shpirt pėr nji lėvizje shtetnore mjaft respektable deri mė sot-gjatė nandė vitesh ... dhe do tė vazhdonte kėsodore edhe njėqind e ma tepėr vjet po mos t'i kishte ba hesapin - vetėm nė njė pikėpamje - jangllėsh dhe pa e pyetun mirė hanxhiun ...

    Sepse faji tragjik e historik i Tiranės ka qenė keqkuptimi i njenit nga ata tre elemente themelorė tė Shtetit: tė popullit t'organizuem. Po persėrisim edhe njė herė qė ēdo shtet nacional bazohet mbi bashklidhjen dhe bashkqėndrimin e shtetasve per nji qėllim, pėr nji ide a ma mirė: pėr nji interes tė pėrbashkėt. Ky āsht pėrfundimisht motorri vėrtitės dhe misterplot i Nacionit ... Dhe pa nacion nuk qėndron dhe nuk punon dot makina shtetnore.....

    Qė s'ka haber Tirana per kėso hollėsina e kemi thanė qysh pėrpara. Porse Tirana s'ka as nevojė pėr kundrime tė kėtilla, se ajo punon me nji instikt, me nji sens politik aq tė hollė sa i davaritė dhe i zhdukė menjėherė pallavrat politike racionale tė intelektualėve tonė ...

    Dhe qė me atė instinkt tė pagabueshėm formoi Tirana aty shpejt Shtetin dhe nacionin ... Porse medet! Ky nacion na duel pak si bastard, bile bile qorlelek qė d.m.th. laskuriq apor gjysa mi e gjysa zog ...

    Sepse nacioni i Tiranės formohet vetėm e pėrvetėm nga banorėt e qyteteve tė Shqipnisė ... jashta qyteteve dhe sidomos atje nder malsina, ku vlon e rrjedh edhé gjaku i patrazuem shqiptar, atje sundon sot vetėm forca brutale e xhandarit dhe kurrsesi autoriteti i shtetit ... Pėrgjithėsisht Tirana punon me taktiken e vjetėr bizantine; nė njenėn dorė kėrbaēin dhe mė tjetren llokumet ... dhe gjithė marifeti i saj āsht pėrmbledh aty, se si di me qėndrue me atė llojė Potestas qė s'āsht kurrsesi njė Auctoritas ... Dhe sa pėr kualitetin e njasaj potestas na flet fare kjartas ajo ngjarje historike, kur i tha Oksentjerna birit tė vet: t'a dijshe more bir se sa pak mend duhen pėr me qeveris njė shtet! ...

    Sido tė jet taboret e nacionit tė Tiranės rekrutohen nga e shumta e qytetasve shqiptarė. Kėtu nder qytete tona ka infiltrue gjaku i huej e sidomos gjaku oriental qindra e qindra vjetėsh. Mė anė tjetėr selekcionimi natyror i gjakut shqiptar nder malsina ka ekspulzue nga vehtja tė gjithė elementet e dobėt, tė cilėt janė djerg dhe kan ra nė qytet pėr me u mishnue nė kallėpin e shqiptarit qytetas vagabond ...

    Sepse karakteristika e qytetasve tonė pėrmblidhet si nė njė kaleidoskop psikologjik, i cili, sido me e sjellė pėrfytyron avazet e shumėngjyrėshme, avazet e shumėkuptimshme apor ma mirė: avazet e karakterit tė pakarakter:

    1.Ku rafsha mos u vrafsha!

    2.Haja qenit, pija qenit

    Edhe i bjer karadyzenit!

    2.Atje posht nder ata ripa

    Her ma hipe, her t'a hipa!

    Ndėr kėso kerma shpirtnore ka ngulė Tirana bajrakun e vet shtetnor, me kėso kerma shpirtnore e hjedh vallen shtetnore ... njatė valle qė fort e ma fort na ēfaqet si njė danse maccabre nacjonale ...

    Porse javash pak se duhet tė merremi vesht nji herė e mirė se kush āsht "Tirana".

    Tirana, more efendilerė, nuk āsht njeri vetem - si duen me thanė disa literata nacionalista . por njė korp, d.m.th. nji trup e nji krye bashk ... Trupi e ka zakon me qėndrue gjithmonė ndėr myksinat e Tiranės, kurse kreu del herė mbas here me u flladitė nder zefir e furfullima ushtimore tė detit durrėsak ... Kėta, po, janė Tirana: Ai qė lėngon sot mbi majen e kodrės sė Durrėsit dhe ajo klika bizantine-orientale qė si nji shtrigė mijėvjeēare plot mistere aziatike e tjerrė pźnin e jetės sonė shtetnore ...

    Dhe e kanė jangllėsh ata qė kujtojnė se gjithė faji qėndron te Qeverija ... Sepse njerėz si D.M. Ivanaj (deri mė sot edhe njė pikėpyetje sy-sfingore) nuk figurojnė kurrsesi ma fort se nji vegėl ad hoc. Nji Ivanaj e shokėt e tij pėrdoren vetėm simbas nevojės - si mbas devizės: qėllimi i shejtnon mjetet - dhe e kalojnė jeten efemere tė nji kukulle ngjyra-ngjyra pėr sy tė fėmijėve politikanė ... Nesėr, biro, vjen prap gogoli! ...

    Dhe gogoli na āsht njaj trupi i Tiranės ... Dhe vetėm trupi ... Sepse ata qė kanė ndopak kuptim pėr lėvizje psikologjike do tė kenė vėrejtė me kohė se kreu e trupi dal ka dal e hupne kontaktin dhe se sot Tirana qėndron vetem top e sė bashku - nga zori ...

    Nuk āsht e kotė, jo, ardhja e vajtja Durrės Tiranė e nuk āsht ashtu fare e pa lidhje me tronditje shpirtnore ajo sėmundje misterjoze e Atij ... Nji botė e madhe, nji botė iluzionesh grandioze mbretnore po shembet e po zbehet para nji dite tė re ... Shqipnija e Nderit po agon! ... Dhe ndersa deti i zi i kombit gurgullon e shkumbėzon nder akullina, rrezja e parė e Shqipnisė sė ardhshme ... Dhe ai e shef ... dhe lėngon veē mbi kodren e Durrėsit ...

    Dhe vetėm trupi nuk shef gjā. Pėrkundrazi sa ma keq vejnė punėt e kombit, aq ma qejf ka klika e Tiranės. Haja qenit, pija qenit edhe i bjer karadyzenit! Apor edhe Apres nous le deluge! Shka do ma. Shteti punon ashtu si duen ata, nacioni shqiptar āsht ba aq terbiét se s'luen bisht mini nder gjith qytetet e Shqipnisė pa e marrė vesht aty pėr aty Tirana. Dhe sa pėr qafirat malėsorėt shqiptarė mashallah dyjaku e dyfeku e gjandarit! ...

    Politika e Tiranės ka qenė dhe do tė jet gjithėmonė nji politikė urbanale, nji politikė qytetesh. Aty nder qytete gjen ajo elementin e dukshėm pėr formimin e nacionit ashtu si e lyp shteti i sajė - sui generis aty gjendet brumi amorf shpirtnor qė s'mund tė futet nė ēdo kallėp me kollajllėk ...

    Sepse Tirana s'duron individualitet. Dhe kėtu hyjmė nė tragjedinė ma katastrofalen e kombit tonė gjatė historisė. Shtatqind vjet sundim romak, gjashtė shekuj permbytje nga valėt e invazonit sllav dhe pesėqind vjet barbarizma turkoshake s'kanė qenė tė zott me ēprishė e me e ēatrafilue aq fort shpirtin shqiptar e kulturen e tij sa kėta dymėdhetė vjett e fundme nėn qeveritė t'ashtuquajtuna nacionale.

    Dhe Tirana ka nji sens tė hollė ... dhe e ka frigė shpirtin (e vertetė) shqiptar, si djalli kryqin, ... dhe e shtyp dhe e mbyt aty ku e has ... Filloi puna qysh me Shkodren e me Vlonen. Dy qytete tė predestinuem pėr nji lulėzim vigan kulturor e ekonomik lėngojnė sot e ngordhin pse u ēfaqnė individuala kombėtare ... Dhe nė anėn tjetėr Tirana e Kuqe ka kushtue deri mė sot, me prishje e ndreqje, aq sa do tė kushtoshin dymijė shkolla popullore ... Dhe s'na ēuditė - me gjith gjestin e ēuditshėm tė D. Ivanajt - qė shkollat katolike, ato ēerdhe tė kombtarisė, herė a vonė do t'u zhdukshin nga faqja e dheut ...

    Se kėtė e di Tirana dhe zemra ia ndien mirė fort m'atė ditė qė ka me le prap Djelli i Nderit dhe kanė me u shkri akullinat majmaleve shqiptare atė ditė ka me u shembė binaja, ajo bina nacionale tiranase dhe nėpėr ujna tė kombit ka me u pėrmbytė Sodoma e Gomorha e Shteti i Trupit shqiptar ...

    Sanct Georg salva nos! ...

    Njė njeri i fortė iluminist i duhet Shqipnisė! - Ky āsht konkluzioni i fundit mbas gjithė atyne eksperimenteve e krimeve qė jan ba deri mė sot nė trupin e kombit tonė nga qeveritarėt e derisotshėm shqiptarė ... qofshin tiranas, qofshin emigranta politikė ...

    Jo, shpėtimi i jonė s'ka pėr tė ardhė as prej andej as prej kėndej - sepse tė dyja anėt i ka hanger krymbi i idelogjisė nacionale e jo kombėtare, jo vertetė shqiptare ...

    ______________

    Trepca.net


    -------------------------------------------

  2. #2
    Ideja shqiptare

    nga Prof. Dr. Phil. Krist Maloki

    Fati i njė kombi dhe ardhmenia e tij qendrojnė ndėr duer tė brezit tė ri; tė pajisunit e rinisė me idena tė shėndosha, e sidomos tė gjalla, i siguron kombit njė jetė tė gjatė e njė t'ardhme tė shkėlqyeshme. Me kėto fjalė tė marruna lirisht nga predikimet kombėtare tė filozofit gjerman Fihte (Reden an die deutsche Nation) s'e kemi menden me bam tregti ndėr qarqet intelektuale tė Shqipnisė, ku shkojnė e vijnė mendimet e thella si hutat nė Athinė. Vetė encikllopedistat e Tiranės e dijnė mjaft mirė se rinia e djalėria pervėlohen e pėrshpirtnohen vetėm me anė idenash, vetėm me paraqitje e pėrfytyrime hovdhanėse.

    Evet, puna qendron te ideja! Po cila ide, apor tė cilat idena u pėrdoruen deri mė sot pėr tė pajisunit e rinisė shqiptare? Duhet t'i mbėrthejmė pak flatrat historike e tė lidhemi andej kah Kongresi i Berlinit e te Lidhja e Prizrenit pėr me i njoftė ma hollė njato idena tė vjetra e pak a shumė tė daluna modet qi perdoren edhe sot ndėr ne pėr pėrftimin e t'ardhmes kombėtare.

    Ideja e parė asht: patriotizmi apor atdhedashunia. Kjo ide e lindun ma fort nėpėr luftimet liridashėse tė kombėsive tė ndryshme nė Itali e nė Ballkan, e ka rranjėn e kuptimin e vet nė dėshirėn e flaktė me qenė i lirė nė njė shtet tė lirė. Shikue ashtu fort hollė kjo ide rrjedh nga kėrkesat e revolucionit francez (liberte, egalite, fraternite) e s'ka kurrfarė lidhje me idenė e nji kombi tė lirė: patriotizmi kėrkon e andrron njė shtet e jo njė komb tė veēantė.

    Po nė kėtė shteg ravgon edhe ideja e dytė: ideja nacionale. Fjala nation, nazione e ka po atė kuptim si fjalėt shqipe, "popull, shtetnor". Kombi asht nji kaptim etnik qė i kalon megjet e nji shteti. Kombi gjerman e populli shtetėror gjerman nuk janė nji; kombi shqiptar pėrmban 2 milion e gjysmė shqiptarė, kurse nacioni (shteti) shqiptar pėrbahet prej afro 1 miljon e 100 mijė. Idea nacionale, pra s'ka kurrfarė pune me idenė kombėtare. Kėsodore munden me qenė nacionalista tė flaktė edhe grekofonėt, vllehėt apo jevgjitė e Shqipnisė.

    Jo, shpėtimi i kombit shqiptar varet vetėm nga ndėrgjegja e tij. Dhe kėtė ndėrgjegje mund t'a zgjojė dhe ta ndezė vetėm flaka dinamike e njė djelmėnije tė pastėr, tė njė djelmėnije vetėmohimtare dhe plot aktivitet shembėllor. Nga aparati mekanik qeveritar s'ka ēka pritet ndėr kėto punė. Qeverija mund t'i dorėzojė popullit mjete pėr kurim e pėrparim, porse s'mund tė kujdesohet edhe pėr pėrdorimin e vlefshėm tė tyre. Kėto tė gjitha janė punė ndėrgjegjeje, janė punė tė shpirtit. Dhe shpirti ndezet vetėm nga njė shpirt tjetėr, nga njė shpirt i flaktė ...

    Disa mijė vjet historik shikojnė sot mbi djelmėninė shqiptare; amaneti i njė kombi shpirtmadh, i asht lėshue asaj nder duer. Ruejeni amanetin e kombit, ruejeni frymėn e trashigimin e tij! Ndizeni zjarrin e shenjtė mbi majėn e Tomorit ... dhe lėshojeni kushtrimin anembanė: Kombi nė rrezik!!! ...

    To be or not to be, that's the question! ...

    Dhe nuk janė vetėm ato probleme tė maparėshme qė e bajnė studiuesin e vertetė tė ēashtjes shqiptare me e pyet veten shumė herė se: A ka shpėtim kombi shqiptar? I pėrjashtojnė kėtu fare problemet e politikės sė jashtme, sepse ato nuk zgjidhen dot nga na e nga forcat e pakta tona. A ma mirė: karshi kėrcėnimeve tė politikės sė jashtme mund tė mbėshtetemi vetėm nė mėshirėn e Zotit edhe nė tė "drejtėn" tonė. Porse edhe kjo e drejtė problematike kėrkon njė legjitimacon tė vetin nėpėr pak a shumė merita dhe cilėsina tė vlefshme tė kombit tonė.

    Kėtu pra asht pika ma pėrqendruese e ēdo aktiviteti tė djelmėnisė shqiptare: tė kėrkojė dhe tė gėrmojė se cilat janė meritat dhe cilėsinat e kombit shqiptar dhe cilat nga ato duhen kulturue dhe vue nė punė. Parimi kryesor i ēdo veprimi serioz e sistematik asht: me e pyetė veten se ē'kam nė dorė dhe ē'mund tė baj me te. Njė arkitekt i vertetė e serioz pyet ma parė se ē'material kanė ustallarėt nė dispozicion, ē'zotsi kanė ustallarėt vetė, cilat janė rrethanat tektonike, klimatike etj. tė vendit, dhe mbasi t'i ketė terezitė tė gjitha mirė e mirė e pėrpilon planin e binasė sė dishrueme. Mjerisht nė Shqipni bahen pothue tė gjitha pėr sė mrbapshti dhe prandaj s'ka muejtė me u ba deri mė sot ndonjė punė me tė vėrtetė konstruktive. Dhe ē'asht ba, ka mbetė nė hava si kanali i Kavajės, sepse nder ne bahen planet pa u kontrollue ma parė materiali e rrethanat e tij.

    Gabimin ma tė madh e ma tė trashė e bajnė nder ne disa fantasta, tė cilėt - tė marrun mendsh nėpėr studimet e shkencat e veta eoretike - xhixhilluese - pėrpilojnė plane politike -shtetnore pa u interesue aspak se a hyn nder ato kallepe (eoretike) materiali real i kombit dhe vendit (gjeografik e geopolitik) shqiptar. Kėta njerėz janė pėr t'u vue nė dajak dhe pėr t'u dėrgue mandej nder klaset e para tė shkollave shqiptare qė tė mesojnė sė paku geografinė dhe historinė e kombit shqiptar. Jo, zotni, pėr me ngrehė njė shtet, ashtu nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk jemi tė zot na tridhjetėvjeēarėt e sotėm. Dhe do tė kondendohemi edhe ma tutje me njė gjendje gjysmake, pėr mos me thanė provizore; sepse na - arkitektat fantasta - s'kemi haber mbi materialin real, sepse na s'e njofim as kombin, as vendin, as ...

    Sepse na kemi ndoshta shumė dije (dituri shkencėtare!) por jo mend e shpirt! ...


    * * *

    Dhe zgjidhja e "Problemit Shqiptar" kėrkon para sė gjithash shumė mend e shpirt. Djelmnia shqiptare asht mėsue me e shikue kombin e vendin e vet nėpėr syzat e do vagabondave tė tymosun kafehanesh, apor tė do pseudo - pedagogėve pedantė e skolastikė, apo edhe tė do shkrimtarėve tė huej qė nuk kanė pasė as zotsinė e nuk e kanė marrė kurrė mundimin e duhun pėr me i kushtue problemeve tona njė "vėmendje" tė plotė e objektive. Prandaj s'asht ēudi qė brenda djelmnisė shqiptare vlon njė anarki pikėpamjesh e mendimesh mbi kombin, popullin e vendin e vet. Dhe, "shpėtimtar i kombit" mund tė quhet me gjithė mend ai shpirtmadh qė i falė asaj djelmnie ideologjinė e vėrtetė tė "Shqiptarizmės" reale - kombėtare. "Neoshqiptarizma gjirokastrite" na dha tė kuptojmė nevojėn e njė ideologjije, por ideologji vetė s'na dha. Dhe gabimi i saj qe qė nuk gėrmoi nder mina tė kombit e tė shpirtit shqiptar, d.m.th. nuk u interesue aspak per materalin konkret e real, por ndėrtoi dhe perpiloi, nė bazė tė do teorive sociologjike tė shekullit tė kaluem, njė biną fare heteromone, njė biną pėr homunkulus, por jo pėr shqiptarė tė gjallė!

    "Problemi shqiptar" kėrkon njė mendje tė plotė dhe intuitive pėr me e kaptue nga tė gjitha anėt problematicitetin dhe brendshmeninė e tij, dhe kėrkon njė shpirt tė flaktė e krijues pėr me i paraqitė idetė qė vlojnė nė tė plot jetė e gjallėsiė. Nuk mjaftojnė, jo, disa thash-e-thana kafehanesh, apor do pėrshkrime skolastike e tė bamuna klishe, apor do lėvdata tė zbrazta albanofile, apor edhe do artikuj gazetash tė pėrditshme me njė vleftė efemere, jo, duhen traktate e libra, duhen krijesa artistike, qė t'i tundin dhe t'i dridhin shpirtrat, duhen vepra trumbėtonjėse qė ta zgjojnė shpirtin e vėrtetė shqiptar nga letargjija mijėvjeēare. Djelmnija e sotshme shqiptare s'ka gja nė dorė nga kėto tė gjitha, dhe as s'mundet me pasė, sepse asaj i mungojnė materialet ma fillestare, ma paraprake pėr me i hy njė pune me tė vėrtetė konstruktive. "Shpėtimtari i Kombit" nė kėtė pikėpamje (kulturore), duhej tė kishte sot njė fantazi krijuese si Platoni; njė panzofi konstruktive, si Aristoteli; njė shpirt plastik si Periklei, njė entuziazėm djalėrike si Alkibiadi, njė retori rrėmbyese si Demosteni, dhe - para sė gjithash - njė vullnet vetėflijues si Sokrati. Por kėsi shpėtimtarėsh tė kombit nuk mbijnė aq lehtė nė Shqipni e as tjetėrkund, sepse Zoti i dėrgon ata vetem nga njė herė brenda qindra e mijėra vjetsh dhe, edhe atėherė (i dėrgon) vetėm si njė kurorėzim tė njė pune tė gjatė kombėtare plot orvatje e mundime, apor si njė lulėzim tė shkėlqyeshėm mbi gjethe e gjėmba e ferra tė njė kopshti tė kulturuem kombėtar ...

    Pjesa 1

  3. #3
    E kemi konvikcionin qė djalmėnija e sotme shqiptare e ka detyrėn me ju pėrveshė me gjithė mend e shpirt disa pyetjeve tė papėrkalueme e paraprake pėr ēdo punim tė pastajmė konstruktiv; disa nga kėto pyetje po i reshtojmė kėtu:

    1) Ē'do m.th. "komb", ē'do m.th. "nacjon", ē'do m.th. "popull" shqiptar?

    2) A kanė ndjenja tė pėrbashkėta kombėtare tė gjithė shqiptarėt, kudo qofshin nė botė?

    3) Prej nga burojnė ato ndjenja tė pėrbashkėta; nga njėsija e gjakut (racės), e historisė (fatit), e vendlindjes, e gjuhės, apor e kulturės (dokeve etj.)?

    4) Pse kanė sajue gjithmonė ushtarėt shqiptarė formacione tė veēanta qysh ndėr Perset e moēėm e deri ndėr kohėt e fundit (nėn Turqi)?

    5) A asht kombi shqiptar (nga raca!) ma fort gjerman (nordik) apor roman (mediteran)?

    6) Pse ndiejnė shqiptarėt njė simpati tė veēantė pėr kombin gjerman?

    7) Pse pranoi kombi shqiptar njė kanun gjerman si kanun tė vetėm kombėtar (= Kan. i Lekė Dukagjinit!)?

    8) A paraqet kombi shqiptar njė tip detarak (maritim), apor tokėsor (kontinental, - si pat thanė Weygand-i!)?

    9) A kanė qenė shqiptarė: Diokleciani me shokė, Teuta me piratėt e saj, sa e sa kapitena e detarė tė Venecies, tė Turqisė dhe tė Greqisė sė re?

    10) Pse nuk i njihet historia asnjė qyteti thjesht shqiptar nė buzė tė detit?

    11) Pse s'kemi kangė thjesht popullore, thanje, pėrralla, doke e zakone qė tė jenė lidhun ngushtė me detin?

    12) Ē'farė tipit psikologjik (mbas Ed. Spranger-it!) paraqet shqiptari: ma fort teoretik, politik, religjoz, estetik, social, apor ekonomik?

    13) Ē'farė temperamenti (mbas Kretschmer-it) ka shqiptari: ma fort skicotym (i hovshėm e i mpreft!), apor cyklotym (i pajtueshėm!)?

    14) Pse anon shqiptari ma fort kah krimet kundra jetės, se sa kundra kamjes?

    15) A paraqet shqiptari ma fort njė tip iniciator, apor gjurmues?

    16) A asht shqiptari ma fort prodhues (produktiv-genial), apor vetėm riprodhues?

    17) A ka shqiptari ma fort ndjenja urdhnuesi, apor ndigjuesi?

    18) A anon shqiptari ma fort pėr mekanizėm praktik apor pėr kontemplacione filozofike?

    19) A asht populli shqiptar ma fort bujk, apor blegtor?

    20) Pse nuk u kande studentave tė bujqėsisė me kthye ndėr tokat e prindve tė vet e me u marrė me bujqėsi?

    21) Pse ka mbetė bujku shqiptar teknikisht kaq mbrapa, kurse historia na rrėfen, dhe profesori Mark Graf, (Inden Bergen Albaniens) edhe pėr sot na dishmon, se malsoret shqiptarė kan njė genius tė veēantė pėr probleme teknike?

    22) Pse ndryshon bujku kosovar aq fort me atė tė Shqipnisė sė kėndejshme?

    23) A ka dasi fisit, apor ndjenjash ndėrmjet katundarėve, qytetarėve dhe malėsorėve shqiptarė?

    24)Ku qėndron ndryshimi ndėrmjet Gegėve, Toskėve dhe Kosovarėve; nė dialekt vetėm, apor edhe ndėr cilėsina (jo: Dasina) shpirtėrore?

    25) Pse i okupon problemi social ma fort Toskėt se Gegėt?

    26) Pse ka ma tepėr bamirėsa (filantropė) nė Toskėni se nė Gegėni?

    27) Pse kthejnė emigrantat e Gegnisė kaq rrallė nder vende tė veta?

    28) Pse paraqesin Shkodra e Korēa dy pole civilizatore - qytetare tė botės shqiptare?

    29) Pse i ka mbetė Vlorės, Elbasanit, Beratit, Tiranės etj, edhe sot njė hije ma fort pazari se qyteti?

    30) A anon shqiptari ma fort pėr njė jetė qyteti, katundi, apor vetmore?

    31) Si kuptohen qytetet e mėdha shqiptare para se me shkelė sllavėt nė Shqipni?

    32) A janė kullat tona, ndėr malėsina, trashigime sllave, frankonormane, veneciane, apor shqiptare?

    33) A ka shqiptari ndonjė kuptim tė veēantė pėr jetėn shtėpiake?

    34) Si e merr Shqiptari, familjen e vet; si njė kamje (patrimoniale), apor si njė shesh detyre (patriarkale!)?

    35) A ka shqiptari ma fort ndjenja kolektiviteti, apor individualiteti?

    36) A ka nė Shqipni kund institucione kolektiviteti, si "Mir-i" nė Rusi si "Zadruga" ndėr kroatėt etj.?

    37) Si kuptohet institucioni i "pashtrakut" e i sa e sa tė drejtave tė pėrbashkėta tė bajrakut nė Kanunin e Lekė Dukagjinit?

    38) Si e kupton shqiptari kolektivitetin; si njė lidhje ndjenjash sociale, apor vetėm juridike (contrat social!)?

    39) Si kuptohet institucioni i "kushtrimit" ndėr malėsina?

    40) Cili sistem ekonomik i pėrshtatet ma fort shpirtit shqiptar; sistemi i punimit tė ndamė (Arbeitsteilung!), apor i punimit krejt tė veēuem (geschlorene Hausvirtschalft!).

    41) A ka shqiptari pėrgjithėsisht ndonjė prirje pėr ēashtje ekonomike?

    42) A asht shqiptari ma fort njė tip producenti apor tregtar?

    43) A anon shqiptari mbrenda tregtisė ma fort pėr spekulacion, apor pėr spedicion (distribucion), apor komisioneri?

    44) Si kuptohet qiraxhillėku shqiptar gjatė sa e sa epokave tė historisė qysh nga koha e Fenikėve?

    45) Si e ndien shqiptari kamaten (uzuren) si njė shpėrblim tė natyrshėm, apor si njė pagesė nga nevoja e zori?

    46) Ē'kuptim kanė tė hollat e thesasueme ndėr teneqe vajguri?

    47) A asht shqiptari - nė pikėpamje monetare - ma fort metalist, apor kartalist?

    48) Pse u zhduk njė kohė pesė-frangshi letėr nga tregu shqiptar?

    49) A ka shqiptari ndonjė kuptim pėr rolin e kreditit?

    50) A e kupton shqiptari randsinė e kooperativave?

    51) Si duhet tė merren "fratelinat" historike shqiptare?

    52) Ē'kuptim kanė do festime tė pėrbashkėta tė zejtarėve (sidomos kristjanė) shqiptarė?

    53) A ka kund nė Shqipėni lėvizje sociologjike koorporative (Stande) bj. fj. ndėrmjet pronarėve, bujqve, nėpunėsave, arsimtarėve, priftave, mjekėve, avokatėve, mamicave, punėtorėve, studentave etj?

    54) Si e kupton shqiptari kamjen (pasuninė) pėrgjithėsisht; si njė mjet sundimi pėrmbi tjerėt (ma tė vorfėn), apor si njė mjet independence nga tė tjerė?

    55) Si i merr shqiptari njerėzit e tjerė; si njė objekt respektimi e me tė drejta tė njėjta, apor si njė objekt e mjet shfrytėzimi?

    56) Si kuptohet shpirti i thjesht demokratik nė Kan. e Lekė Dukagjinit?

    57) A asht bajraktari shqiptar njė "primus inter pares", apor njė "Fuehrer"?

    58) Si kuptohet fjala e ushtarėve shqiptarė para Katerinės sė Madhe nė Rusi: "Na jemi tė gjithė kapedana!"?

    59) A drejtohet shqiptari - ndėr punė politike - ma fort mbas parimesh, apor mbas personash?

    60) A i shtrohet shqiptari mbarėshtrimit publik ma tepėr nga arsyeja, apor nga zori?

    61) Si mujten me u drejtue aq mirė politikisht - (vetėm me Kan. e Lekė Dukagjinit) - malėsinat tona, gjatė sa e sa shekujsh, pa ushtri, policė e xhandarė?

    62) -------------------------------------------------------

    63) Nė cilat lėvizje tė jetės sė vet kėrkon shqiptari liri tė plottė?

    64) Ndėr cilat vise tė Shqipnisė kishte me plasė ma sė parit anarkia publike?

    65) Ndėr cilat punė tė shtetit rrėfen shqiptari rezistencė pasive?

    66) Si e merr shqiptari shtetin "pėrgjithėsisht, si njė person (d.m.th. si pushtet tė njenit a tjetrit person) apor si njė regullim asnjanės?

    67) A e do, apor e dron (e ka frikė) shqiptari xhandarin e detyrės?

    68) A mund tė priten sakrafica vullnetare (pėr shtetin) nga popullsia?

    69) Deri ku i detyrohet regjionalizma propagandės shkatrrimtare, deri ku shpirtit vetė shqiptar?

    70) Pse lėvdohen shkodranėt e korēarėt para tė tjerėve, me gjithė qė tė dy metropolet e Shqipnisė janė tė pėrmbytuna nga fanatizma fetare, d.m.th. janė tė pėrēamė nė tė mirė fort e nė tė keq fort.

    71) A ka shqiptari seder shtetėnore-kombėtare, apor tallet me vocrrinė dhe dobėsinė e shtetit tė vet?

    72) Si e kupton Shqiptari veten pėrgjithėsisht; me komplekse vogėlsie e pavleftėsie, apor me komplekse sipėrvleftėsimi?

    73) Pse e shikon shqiptari gruen (femnėn) me njėrėn anė, si njė objekt tė shenjtė e tė paprekshėm dhe, me tjetren anė, si njė kafshė me njė vleftė kafshe ordinere?

    74) Pse flet gojėdhana dhe kanga popullore aq rrallė e tek pėr ndonjė femėn tė famshme?

    75) Deri ku bazohet ruejtja e gjuhės shqiptare, e dokeve dhe e ndjenjave kombėtare nė karakterin e fortė tė grues shqiptare?

    76) Si kuptohen mbretneshat dhe amazonet shqiptare gjatė historisė sonė?

    77) Cili ndėr dy sekset skupohet ndėr ne ma fort nga ndjenjat mistike e religjoze?

    78) Si i kupton shqiptari fuqitė e mbinatyrshme; si bamirėse, apor si demoniake?

    79) Si e pėrfytyron shqiptari Perendinė: si njeri (antropomorf), si shpirt mistik, apor nė mėnyrė animiste - panteiste?

    80) A asht shqiptari ma fort jetėmohues, apor jetėgėzues (pagan) ndėr ndjenja tė veta religjioze?

    81) Si kuptohet paganizma brenda Kanunit tė Lekė Dukagjinit?

    82) Pse i jep shqiptari ma tepėr randėsi betimit: "Pėr qiellė e pėr dhe" se atij "pėr Zotin", "pėr Allahun", "pėr Krishtin" etj. (Shih librin e Vaso Pashės, pėrkthye e botue nga Mehdi Frashėri, 1935)

    83) Cila fe i pėrshtatet ma fort karakterit shqiptar, muhamedanizmi pėrgjithėsisht, shitizmi, sunizmi, ortodoksizmi, katolicizmi, apor protestantizmi?

    84) Cili shkak e ka protezhue bektashizmen nė Shqipni?

    85) Deri ku e pėrkrahė, apor e pengon feja (konfesioni) shqiptarin ndėr detyrat individuale e kolektive?

    86) Deri ku shtrihet influksi i hoxhės, apor i priftit shqiptar?

    87) Si kuptohet toleranca fetare ndėr malėsina dhe fanatizma dėrmuese ndėr qytete shqiptare?

    88) Si kanė mujt me qėndrue nėpėr sa e sa shekuj disa enklave katolike mrenda njė rrethi fare muhamedan?

    Kėto 88 pyetje janė - si kemi theksue edhe ma pėrpara - disa nga pyetjet ma fillestare tė "Problemit Shqiptar". Djelmnija shqiptare e ka me detyrė t'i pėrvishet kėtyne pyetjeve njė orė e ma parė me gjithė hovin e saj djalėrik, me gjithė mend e shpirt e me tė tana mjetet e shkencave pėrkatėse. Mėnyra, me tė cilėn ka me i zbėrthye e dritėsue kėto probleme, ka me i dishmue vleftėn djalėnisė sė sotme. Sidomos ata qė na kanė rrėfye deri mė sot njė savantllėk tė mahnitshėm tuj na paraqitė kėsi problemesh tė popujve tjerė, bj.fj. tė Kinezėve dhe Japonezėve, e kanė punėn fare tė lehtė. Sepse ma zori asht me i kuptue disa hollėsina shpirtėnore e disa msheftėsina zemre ndėr kombe tė huej, se nė kombin e vet. Pėrkundrazi kėtu mund tė vlojnė bashkė me njohunitė e dijes edhe institucionet e mendjes kthjelluese dhe avullimit e shpirtit bashkėtingllues. Nga dijetarėt e huej s'kemi ēka presim ndėr kėsi probleme, pse s'na kuptojnė. Dhe, me qenė qė kėto pyetje janė fare larg nga sfera politike, s'asht nevoja qė tė druhet kush para sosh. Sė paku njė sadisfaksion mund tė ketė ēdo hulumtues i kėtyre problemeve: s'mund tė quhet plagjator! ...

    Pjesa 2

  4. #4
    Pyetjet e problemet qė vazhdojnė janė ma fort pyetje komplekse, tė cilat mund tė zgjidhen vetėm mbas atyne tė parave. Kėto pyetje trazohen ma fort me aparaturėn politike - shtetėnore e prandej kėrkojnė njė prirje tė veēantė politikane pėr mos me thanė universale. I drejtohemi, pra, vetėm disa tė pakėve tė botės shqiptare, dhe sidomos atyne me pėrgjegjėsi e kompetencė relative.

    89) Cili sistem arsimor - fillor i pėrshtatet popullit shqiptar; sistemi gjerman, roman, apor ai i shteteve ballkanike?

    90) Cili sistem arsimor i mesėm duhet tė dominojė ndėr ne; ai klasik, apor real - teknik?

    91) Ē'farė sistemi ekonomik - prodhimtar duhet tė zbatohet nė tė gjithė Shqipninė; bujqėsia, industria, apor blegtoria.

    92) Ē'farė sistemi administrativ i pėrshtatet shpirtit shqiptar; systemi gjerman me autonominė koncentrike (shtėpiake, bashkiake, komunale, provincale, shtetėnore), apor sistemi romak me centralizacion shtetėnor dhe hierarki?

    93) Pėr ē'farė sistemi tregtie ka nevojė Shqipnia; pėr liberalizėm, pėr neomerkantilizėm, apor pėr autarki?

    94) Cili sistem financar duhet tė zbatohet nė Shqipni; sistemi prokapitalist (me taksa proporcionale!), apor antikapitalist (me taksa progresive!)?

    95) Cili sistem agrar - reformator duhet tė zbatohet me doemos nė Shqipni;

    a) me tendenca sociale, sa pėr me e pėrmirsue gjendjen e mjerueme tė bujkut tė shkatėrruem,

    b) me tendenca politike, pėr me e fuqizue klasėn e bujqėve kundrejt klasės sė pronarėve,

    c) me tendenca juridike, tuj ndėrtue njė modus - vivendi ndėrmjet bujkut e pronarit, p.sh. nė formė tė njė sipermarrjeje emfiteutike, uzufruktuarje etj; apor

    d) me tendenca ekonomike, sa pėr me i dhanė ma tepėr rast iniciativės individuale (tuej i shpėrnda tokat ndėr shumė pronarė), pėr njė prodhim ma tė frytshėm se deri mė sot?

    96) Cili sistem punimi publik (botor, i detyrueshėm) i duhet sot Shqipnisė; sistemi i angarisė apor sistemi i njė puntorie armate (si e ka Bullgaria!)?

    97) Cili sistem eugenik (pėr shpėtimin e popullit nga shfarosja nėpėr sėmundjet ngjitėse dhe trashigimtare!) duhet tė zbatohet ma fort nė Shqipni, sistemi i ambulancave shėtitėse, sistemi i izolimit (internimit), apor sistemi i shterpėnimit (sterilizimit)

    98) Si duhet t'organizohet shėrbimi informativ dhe i propagandės kulturore pėr arsimin e gjithė popullit shqiptar (nėpėr botime, konferenca, argėtime, shfaqje etj) me liri tė plotė tė fjalės e tė shtypit, apor me censurė (kulturore) e me centralizacion propagandistik?

    99) Si duhet tė mobilizohet e gjithė pasunia - e tundshme e e patundshme - kombėtare, pėr njė prodhim ma tė frytshėm e dinamik; me anė propagande e konkurencash, apor me anė tė njė intervencioni shtetėnor, apor me anė tė njė sistemi plan - shtetistik?

    Zgjidhja e kėtyne (11) pyetjeve tė fundit, - tė cilat veē e veē paraqesin nga njė kazan plot pyetje e probleme - i detyrohet me deomos botės e sidomos djelmnisė sė sotme shqiptare ... po desht kjo mandej me ju pėrveshė problemit aq tė zorshėm si paraqitet nė pyetjen:

    100) A duhet tė kemi sot nė Shqipni:

    a) Diktaturė,

    b) Liberalizėm, apor

    c) Sistem Autoritar?

    Njėqind pyetje! ... njėqind-mij halle! ...

    Dhe para sė gjithash: Kombi nė rezik!!! ...

    Dihet se me kėto njėqind pyetje nuk shterret dot Problemi shqiptar. E do forca maggiore e rrethanave tė sotme, sociale, kulturore, politike etj, qė tė heshtim e tė lozim politikėn e struthit. Por si pat thanė historiaku Ranke? "Politika asht mjeshtria e shfrytėzimit tė posibiliteteve". Dhe me qenė se sot s'ka kurrfarė posibiliteti me u marrė me disa pyetje, madje fare a politike, si bj.fj. shekullimin e femnės shqiptare, problemin e koedukacionit ndėr shkolla tona, problemet monetare tė Bankės kombėtare etj. etj. - bajn mirė dhe e fusin kokėn nė ranė. "Alles zu seiner Zeit!" (tė gjitha kur u vjen koha!) thotė njė fjalė gjermane. Dhe ne duhet tė kemi durim, si mbas devizės: Saber selamet! ...

    Njė gabim tjetėr, qė bahet ma fort nga populli ynė naiv, thotė se ēdo njeri qė ka ndjenjė do kohė n'Avropė asht bam i kulturuem ...

    Edhe kėtu duhet ditė ma sė pari se edhe n'Evropė nuk janė tė gjithė tė kulturuem. Pėrkundrazi edhe n'Evropė ka njerėz (evropjanė tė lindun) tė dishėm e xhahila, tė mendshėm e tė marrė, efendilerė e hyzmeqarė, bejlerė e raja, qytetarė e katundarė, tė pastėr e tė ndytė, tė drejtė e tė poshtėr, me shpirt e pa shpirt, tė matun e tė lėshuem, shkurt: me kulturė e pa kulturė ... po njashtu si nė Shqipni. Evropa, pra, nuk tė ban me pahir tė kulturuem, jo, Evropa tė jep vetėm rastin, po pate veti e prirje kulturore, me i zhvillue kėto mė me dobi nė njė rreth ma tė gjanė e ma tė pėrparuem se nė Shqipni ...

    Disa sjellje tė kopjueme nga evropianėt - sidomos nga evropianėt e kafehaneve - japin me kuptue se je shumė - shumė njė majmun, por jo i kulturuem ...

    Por tė ndalemi ndopak qė tė marrim vesh se ē'do me thanė "kulturė"!

    "kultura" - tha njė ditė Mihail Zallari - "ėshtė njė ēėshtje shije!". Po me kėtė kuptim, si duket, foli para disa vjetėsh edhe ish presidenti i Austrisė, Mihail Hainisch, tuj thanė se kultura e njė njeriu (Bildung) paraqitet dhe duket nė ēdo veprim tė tij si njė ngjyrė krejt e veēantė e individuale, a ma mirė: si njė stil jeteset ("Lebensstil"). Do me thanė shkurt se: njė njeri me kulturė tė vėrtetė i pajisė tė gjitha veprimet e veta me njė shije, me njė lezet, me njė tertip e njė marifet tė veēantė qė mund tė dallohen lehtė (nėpėr atė formė = markė = vulė tė veēantė!) nga veprimet ordinere e vulgare tė ēdo kushi.

    Por kėto definicione estetikore nuk e dritėsojnė fare problemin. Prandej po mbahemi ma tepėr me dy pedagogėt e mėdhej tė kohės sė fundit, Pranger e Kerchensteiner, tė cilėt i kanė kushtue njė vėmendje tė veēantė problemit tė kulturės individuale ("Bildung"). I kulturuem asht ai njeri - thotė Spranger-i, - i cili asht i zoti me njoftė e me kuptue idena tė vlefshme ("Werte") dhe i cili e shtrėngon vehten me gjallue mbas atyne idenave. Pra shkalla e kulturės sė njė njeriu matet, nė njenėn anė, me njohunitė e tia pėr kah problemet e jetės dhe me tjetrėn anė me vullnetin e tij pėr konkretizimin e idenave tė nalta (tė drejtėsisė, tė bukurisė, tė vėrtetėsisė, tė mirėsisė, tė shejtnisė etj.) tė njerėzimit.

    Psikologjikisht mund tė dallohen dhe t'analizohen katėr elemente kryesore nė kulturėn individuale:

    a) elementi i intelektit, i cili asht i nevojshėm pėr me studiue e me njoftė idena tė vlefshme e tė pavlefshme.

    b) elementi i mendjes (= mens, meditatio), i cili gjykon dhe zgjedhė ndėr idenat e vlefshme ato qė janė ma tė nevojshmet e ma tė pėrshtatunat pėr rrethanat e njeriut.

    c) elementi i vullnetit, i cili e shtyn njeriun pėr zbatimin dhe konkretizimin e idenave tė pranueme.

    d) elementi i shijes, i cili i harmonizon idenat dhe veprimet e njeriut nė njė mėnyrė tė kandshme dhe fare individuale.

    Shkurt me thanė: i kulturuem asht ai njeri, i cili ka dijeni mbi ideale tė shėndosha e tė ndershme, i cili gjallon nėpėr e me ato ideale dhe i cili nuk e tepron asnjenin ideal nė dam tė tjerėve (kultura s'njef eksaltime e ekzagjerime!).

    Po kėtė definicion (tė kulturės individuale!) mund tė pranojmė edhe pak a shumė rreth kulturės kolektive. Njė shoqėni apor popullsi quhet e kulturueme, kur ajo pėrshkohet nga ideale tė shėndosha e tė ndershme dhe e ka vullnetin me gjallue mbas atyne idealeve. Ndryshimi mes kulturės individuale dhe kulturės kolektive qėndron aty qė misat e kolektivitetit shumė herė nuk janė tė zot me i studiue dhe me i njoftė hollėsisht idealet, tė cilat i kanė pranue trashigimisht dhe besimisht nga tė Parėt apor nga ndonjė prijės ideal. Kėshtu vazhdon kultura e ēdo kombi, brez pas brezi, shumė herė pa u kujtue kush pėr idealet qė vlojnė nė tė, dhe vetėm ndėr disa raste tė volitshme dhe tė perėndijshme shfaqet e konkretizohet ajo kulturė ndėr vepra tė dukshme "kulturore" apor artistike.

    Por kjo asht njė e vėrtetė e paluejtshme; ēdo komb ka njė kulturė tė veten, njė kulturė me pikėpamje e ideale tė pėrbashkėta kolektiviteti. Sepse pa ideale tė shėndosha e tė ndershme s'ka gjallni kolektiviteti, s'ka jetė kombėtare. Mundet qė kultura e njė kombi ka mbetė parėsore (= e pazhvillueme) dhe sjellė ndėr zemra kombėtare si njė prrue i humbun ndėr landė pyellore; porse ai prrue njė herė mund tė bahet edhe lum dhe ai lum derdhet ndėr liqene e dete kulture ku puthiten hana e yejt dhe pasqyrohet dielli i shpirtit kombėtar ...

    Dhe kėtu e kemi fjalėn te kultura shqiptare, a ma mirė: te kultura e kombit palo-shqiptar!

    Duhet dijtė se edhe kombi shqiptar - si ēdo komb tjetėr nė kėtė botė, - ka edhe ai kulturėn e vet, atė kulturė karakteristike arbėrore qė ja ka ruejtė frymėn, shpirtin e karakterin, atė karakter aq tė profiluem, nėpėr sa e sa mijėra vjetė historike. Njė ent etnik, si kombi ynė, nuk do tė kishte muejtė me i qindrue kurrė gjithė atyne rreziqeve dhe kėrcėnimeve tė njė fati tė pashpirt, po mos tė kishte vlue nė trupin e tij njė gjak i nxehtė kulturor, njė gjak plot hov e pastėrti morale-etike, njė gjak qė shumė herė shpėrthej nga zemra heronjsh e titanėsh.

    Po pyeti kush se ku njihet "kultura shqiptare", i pėrgjigjemi: ndėr doke e zakone, ndėr thanie karakteristike popullore, ndėr kallxime e pėrralla, ndėr kangė e valle, ndėr porosina e amanete tė tė Parėve, por sidomos n'amanetin ma tė ndritshėm tė shpirtit shqiptar: nė Kanunin e Lekė Dukagjinit!

    Dhe aty shofim se tre elementet fondamentale tė "kulturės shqipėtare" janė: Besa, Nderi dhe Burrnija!

    Pikėsėpari Besa e pasqyron naltėsinė morale-etike tė shpirtit shqiptar. Njė fjalė aq e shkurtė por e mbarsunė plot me kujtime heroizmash dhe kompleksitete tragjedinash, mjafton ai kaptim, dhe njė botė e pėrplotė titanike i paraqitet fantazisė sonė. Fjala e thjeshtė, "besa"! pėrmban nė vete njė forcė aq magjike - pėr shqiptarin e vėrtetė! - sa nuk i gjindet shoqja ndėr gjuhė tė hueja. Kur thoshin dikur tė Parėt tonė besa! apor pėr besė! ishin gati me i ba ballė ēdo zori a rreziku, madje edhe me lanė shėndet e jetė, me u shkimė me plang e shtėpi e me u shue me farė e fis ... pėr mos me e ēartė atė besėn e vet tė shkretė.

    Fjala Nderi apor Ndera ka pasė njė kuptim individualist, edhe njė kuptim fort tė hollė kolektivist. "Dy gisht nder nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh" thotė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Dhe kjo ndjesi nė lule tė ballit tė shqiptarit tė vėrtetė nuk drejtohet vetėm kah miklimi i krenarisė vetiake, porse paraqet edhe njė element tė flaktė shpirtnuer ndėr lidhjet familiare, shoqėrore e kombėtare - trashigimtare. Ndjesia e Nderit e ka ba shqiptarin (e vėrtetė!) me i mbetė aq besnik dokeve e zakoneve dhe gjuhės amtare. Nderi shqiptar e ka ba arbnorin me i ruejtė aq besnikisht amanetet e tė Parėve tė vet. Dy mijė e sa vjet tragjike kaluen mbi kombin shqiptar, dy mijė e sa vjet plot fortuna e shtrengata dhunimesh, kur thundra barbare e anmiqve e shtypi token arbnore, kur zjarri i luftrave tė pashpirtshme shkrumoj vendin pėr anė, kur njė zgjedhė e pamėshirshme e krrusi zverkun kombėtar pėr tokė ... ndėr dy mij e sa vjet! - por prap shqiptari mbeti shqiptar, njė njeri i lirė nė zemėr, nė shpirt dhe nė karakter, dhe i pastėr (= i ndershėm) ndėr doke e zakone e nė gjuhėn e vet. Vetėdia e krenaria e shqiptarit tė vėrtetė mund tė gufojnė me tė drejtė e plot hov nėpėr ato kujtime historike e para pėrfytyrimit tė Nderit shqiptar!.

    Fund

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Imam Beqir Maloki (1882-1985)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 05:26
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •