Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47

Tema: Gjakmarrja

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Exclamation

    Gjakmarrja nje plage e rrihapur ne trupin tone.

    Eshte dukuri nga me te keqijat ;- vetvrasje e kombit tone.
    Vrasje qe ndodhin perdite duke u perhapur me shume, len pas shume plage dhe urrejtje, e con vendin ne nje gjendje katastrofe.

    C`fare po behet me gjithe keto plage?
    Gjakmarrja/analfabetizmi/prostitucioni/droga/sida/ ku po shkohet ?

    Shume te keqinja po ndodhin, plus shkatrrime, djegje te natyres pa kriter.
    Te keqijat me pare duhet gjetur nga e kane burimin dhe si mund ti shporrim ato?!
    Te gjitha te keto plage te cojne vetem ne nje burim ;-varferija, mjerimi i njerezve ne ditet e sotme.
    Arsyeja pse gjithe ky mjerim;-politika jo e drejte e pushetit shqiptare.
    Nuk e di a kane kohe qe deputetet e Shqiperise te merren me probleme te tilla apo mos u humbet koha kot dhe mundi per te zhvaturr sa me shume per te rrjepur dhe shkatrruar Shqiperine?!
    Mbushja e xhepit te tij mire e mire per 5-vjet dhe ikja ne vende piktoreste me klime te pershtatshme per ta, ky eshte qellimi i tyre, mbrapa se cfare len nuk e c`ajne koken!

    Gjakmarja si pasoje e varferise ne veri te Shqiperise, mungesa e punesimit te meshkujve te qenit pa pune, pa te ardhura, pa mireqenje i ben te ndjehen te stresuar, gjendje e te jetuarit bosh ne vende te mbyllra, me dimer te eger dhe vere te shkurter, arsyetimet primitive, gjykime te prapambetura,e gjej armikun e vetes tek njeriu i tij, shoku, fqinji,kusheriri, kunati, bashkefshatari dhe pasojat e grindjeve mes vetes per gjera banale te cojne ne skena rrenqethese, si meshkujt jetojne te mbyllur me vite brenda mureve te shtepise pa bere asgje me friken e daljes ne oborr se i pret plumbi i hasmit fqinj ,me rroptimin e femrave per te mbajtur familjaret e saj, i lumtur eshte ajo familje qe ka ndonje te afert lashte shetit, ti mbaj me te holla.

    Shkaku i ri hapjes se gjakmarrjes eshte mungesa e ligjit, mungesa e nje sheti te forte qe ne radhe te pare duhet te largoje varferin ketyre njerezve dhe e dyta mos lejimin e "ligjeve te kanunin" i takojne nje periudhe primitive qe mundesoi njerezit qe per hakmarrjen e vrasjes se nje njeriu te familjes te ndalonte vrasjet masive nga urrejta, per nje te vrare vriteshin nje fis i tere.
    Mbase "Ligjet e kanunin" kane kufizuar deri diku si me "njerezore" ndalimin e vrasjeve te femrave si dhe hakmarrje nje vrasje me nje dhe me mundesi lejimin e nje fare kohe per vrasesin te bente dicka te mire.(nuk dua te zgjatem ketu).

    Per nje shtet te forte, njerzit para ligjit jane te barabarte ndersa ne Shqiperi eshte e kunderta policia dhe gjykatat e korruptuara te paafte per te kapur dhe cuar ne gjykim dhe denim te vrasesit, i lejon te lire duke bere qe keto urrejte hakmarrese ne ditet e sotme jo vetem qe njerzit i ben te taumatizuar (femijet)por nuk kurrsen qe hakmarja te behet duke vrare dhe nje femer, nje femije 11 vjec apo dhe nje bebe disa muash...
    Egersia e e njeresve per gjakemarrje eshte shkak i hutimi i njeriut te pambrojtur ndaj shtetit.
    E gjithe kjo politike e gjithe kjo gjendje i con njerzit te shikoj me nostalgji te kaluaren e rregjimit komunis.
    Por njerzit harojne, nuk kane pse te kene nostalgji se jane po te njejtit njerez qe hypin ne pushtet por rivare, vetem se u mungon xhelati i tyre qe ti mbante si zagare.
    Kur grinden dy vete, e peson i treti qe nuk ka faje-populli.
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje pranė banesės sė tij nė qytetin e Shkodrės

    Vritet pajtuesi i gjaqeve Emin Spahija

    Sipas policisė, bėhet fjalė pėr njė vrasje profesionistėsh, autorėt e sė cilės kanė pėrfituar nga mungesa e energjisė elektrike gjatė natės nė Shkodėr, pėr tu larguar nė drejtim ende tė panjohur. Emin Spahija qe nga viti 1992 ka qenė kryetar i misionit tė Lidhjes se Misionareve te Paqes. Gjate viteve te punes se tij, ai ka arritur te pajtojė me qindra familje nga rrethet veriore te vendit, te cilet vuanin prej fenomenit te gjakmarrjes dhe ėshtė njė figurė e respektuar nė qarkun e Shkodrės

    SHKODER (9 Gusht) - Eshte vrarė sot prane baneses se tij ne qytetin e Shkodres, njė nga figurat me tė njohura pėr pajtimin e gjaqeve, Emin Spahija. Ngjarja ka ndodhur rreth nje ore e gjysem pas mesnate, ndėrsa 43 vjecari Emin Spahija kthehej nga njė dasėm. Policia e Shkodres, eshte njoftuar rreth orės 5 30 nga njė banor i lagjes, se ne afersi te pallateve dykateshe tek shkolla e mesme e gjuhėve tė huaja "Shejnaze Juka", gjendej nje person i vdekur. Me te marre njoftimin ne vendngjarje kane shkuar uniformat blu, te cilat gjate verifikimit te kufomes kane indentifikuar shtetasin Emin Spahija, 43 vjeē, i martuar me 1 fėmijė, banues ne lagjen "Ahmet Haxhija", te ketij qyteti. Nje grup hetimor po punon per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarjeje, si dhe per motivet e vrasjes. Sipas policisė, bėhet fjalė pėr njė vrasje profesionistėsh, autorėt e sė cilės kanė pėrfituar nga mungesa e energjisė elektrike gjatė natės nė Shkodėr, pėr tu larguar nė drejtim ende tė panjohur. Policia ka shoqėruar disa persona si tė dyshuar pėr vrasjen, ndėrkohė qė ka pėrjashtuar pistėn e vrasjes me qėllim grabitjen, pasi pranė trupit tė viktimės, ėshtė gjetur njė aparat kamere, aparati i celularit dhe paratė qė kishte me vete. Gjithashtu, nė vendin ku ėshtė gjetur kufoma nuk ka patur gjak, dhe banorėt rreth zonės nuk kanė dėgjuar krisma, fakte kėto qė shtojnė enigmat nė pistat e hetimit. Nė vendngjarje policia ka gjetur plumba tė vegjel, tė dalė nga njė pistoletė, tipi i sė cilės nuk ėshtė identifikuar ende. Emin Spahija qe nga viti 1992 ka qenė kryetar i misionit tė Lidhjes se Misionareve te Paqes. Gjate viteve te punes se tij, ai ka arritur te pajtojė me qindra familje nga rrethet veriore te vendit, te cilet vuanin prej fenomenit te gjakmarrjes dhe ėshtė njė figurė e respektuar nė qarkun e Shkodrės
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga mary-anne
    Njerezit qe jane ne gjakmarrje, nuk e marr vesh, ku i gjejne armet??
    lol
    Kot per kuriozitet , sa kohe ke larg Shqiperise ti mary-anne ?lol
    Ne Shqiperi edhe para se te hapeshin depot e armeve ne 97 , kishte tregti armesh qe vinin nga Mali i Zi dhe Bosnja , imagjino masandej kur u hapen ku ne fillim cmimi i tyre ishte rreth 100 dollar lol.
    Ne Shqiperi gjen cfaredo armesh qe te dush ti my dear , prej tek pistoleta deri tek 12.7...lol , prej tek kundratanku deri tek bombat C4 me celular ! Prandaj Shqiperia ka kriminalitet aq te madh pasi arme ka cdo lloj njeriu , deri tek i cmenduri apo adoleshenti qe per nji fjale , vjen ta fut plumb se ashtu ka pare neper filma apo ja thote mendja e papjekur !
    Pastaj vijne mbrapa problemet e hakmarrjes pasi askush sta fal aq kollaj kur ja vret njeriun e zemres per nji fjale goje..!
    ...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2004
    Postime
    3

    Si u masakrua familja e Marash Vatės

    Substanca e ketij shkrimi eshte e pavertete andaj e ben edhe tere shkrimin te pavlefshe.
    Familja e Major Llesh Marashit nuk eshte nga trungu i Bajraktarit te Shkrleit. Lleshi ka qene nga Zagora kurse Bajraktari i Shkrelit nga Vrithi. Lleshin e kane varre ne litar komunistat, kurse asnje nga anetaret e fmailjes se Vat Marash Dashit (Vates) nuk kane psua ndonje pushkatim apo burgosje, me perjashtim te zevendesit te Bajraktarit, Pjeter Gjokes, qe ka qene i denuar me 101 vjet burg por eshte lirua pas 8 vitesh me nderhyrjen e njeres nga femrat partizane qe ai i kishte mbrojtur nga shoket e vet gjate luftes. Bajraktaret e Shkrelit nuk kane jetua kurre ne Zagore por ne Razem te Vrithit, ne Mal te Brose (afer Ulqinit) dhe ne Reē te Velipojes, ku jetojne e dhe sot e kesaj dite.
    Nese dikush deshiron me te dhene per te dy familjet e ndershme dhe fisnike, ju lutem, ju mirepres.
    Mark K. Shkreli
    (Me origjine nga Dedajt e Shkrelit)



    Citim Postuar mė parė nga Ferdinandi Lexo Postimin
    Si u masakrua familja e Marash Vatės
    -- nga Dashnor Kaloēi | Gazeta Shqiptare
    Historia e njĖ prej familjeve mE tĖ dĖgjuara nė Veriun e Shqipėrisė e pėrmendur dhe nga Fishta nė "Lahuta e Malsisė". Si u persekutuan nga regjimi komunist.

    Si u masakrua familja e Marash Vatės, bajraktarit tė Shkrelit Dėshmia e 79 vjeēarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonė qė rrjedh prej trungut tė bajraktarit tĖ Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundėr turqėve dhe serbo-malazezėve, u trajtua nė mėnyrėn mė mizore nga komunistėt. Pesė burra u pushkatuan, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 126 vjet burg nga tė cilat vuajtėn 92, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe i gjithė fisi ynė pėrfundoi kampeve tė internimit"
    Dy vėllezėrit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemitė ushtarake nė Itali dhe shėrbenin pranė Gardės Mbretėrore tė Viktor Emanuelit, nė vitin 1944 u kthyen nė Shqipėri pėr tu bashkuar me xhaxhanė tonė Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodrės i cili qė nė 1943 kishte dalė nė mal dhe me ēetėn e tij luftonte kundėr italianėve.
    Vata me Nduen mbetĖn tĖ vrarĖ mė 19 mars tė vitit 1946 gjatė njė pėrpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan nė shtėpinė e Ibrahim Kupit nė qytetin e Krujė, ku u vra dhe i zoti shtėpisė me djalin e tij 12 vjeēar. Po kėshtu vėllai tjetėr Ndoci i cili kishte mbaruar pėr Teologji nė Romė dhe jepte mėsim nė kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, u arrestua nė dhjetorin e vitit 1945 dhe u dėnua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit tė seminarsistėve qė hodhėn trakte nė zgjedhjet e 2 dhjetorit tė atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe bėri 18 vjet burg nė Burrel. Po kėshtu xhaxhai major Llesh Marashi nė vitin 1946 u var nė mes tė qytetit tė Shkodrės, pasi ishte organizatori i Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, kurse nipi Rroku qė u kap i gjallė sė bashku me tė nė shpellė, nė fillim u dėnua me vdekje e mė pas pėrfundoi burgjeve dhe internimeve. Vėllai tjetėr Marku qė banonte nė fshatin Shullaz tė Kurbinit, nė vitin 1979 u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg i akuzuar se nė shtėpi iu gjet njė radio-marrse qė lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestarėt e familjes dhe farefisit tonė qė rrjedhim prej trungut tė bajraktarit tė Shkrelit Marsh Vatės, shumė prej tė cilėve ishin diplomuar nė Akademitė Ushtarake dhe universitetet e Europės, vetėm unė shpėtova pa u dėnuar se kisha dalė partizan. Gjatė periudhės sė regjimit komunist familja dhe i gjithė fisi ynė pėsoi njė tragjedi dhe masakėr tė vėrtetė pasi u pushkatuan katėr burra, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 138 vjet burg, nga tė cilat vuajtėn 92 vjet, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe pothuaj tė gjithė tė tjerėt deri te brezi i tretė e kaluan tė gjithė jetėn nė kampet e internimeve". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit tė Shkrelit Marash Vatės, qė ka hyrė nė Historinė e Shqipėrisė si prijės i malėsorėve tė Shkrelit nė luftrat kundėr turqėve e serbėve tė cilat janė pėrshkruar me mjeshtėri nga Padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė" ku ndėrmjet tė tjerash thuhet:
    "Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit /"

    Teksa pi duhan me ēibukun e tij qė s'e shuan kurrė, i ulur aty pranė oxhakut tė shtėpisė sė vjetėr nė fshatin Gurėz tė Komunės sė Fush-Kuqes sė Kurbinit (8 km. nė perėndim tė qytetit tė Laēit) ku banon prej mė shumė se gjashtėdhjet vjetėsh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet pėr njė ēast sikur do tė thėrrasė nė kujtesėn e tij gjithė tė kaluarėn e asaj familje qė para dyqind e sa vjetėsh, e cila ėshtė mishėruar nė legjendat qė janė thėnė e shkruar tė cilat ai i ka fare tė freskėta nė memorjen e tij. Po cili ėshtė i pari i shtėpisė sė Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes sė tij nė historinė e Shqipėrisė dhe ēfarė ka shkruar pėr tė Gjergj Fishta nė veprėn e famėshme "Lahuta e Malcisė"?. Kush ishte Llesh Marashi, majori qė ishte diplomuar nė Vjenė tė Austrisė dhe nė kohėn e Monarkisė shėrbeu si Qarkomandant i Prefekturės sė Gjakovės e Shkodrės dhe pėrse lufta qė ai bėri kundėr italianėve nė krye forcave nacionaliste qė komandonte nė fshatin Reē tė Malėsisė sė Madhe, pėr mė shumė se 40 vjet iu atribua vetėm partizanėve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija tė armatosura qytetin e Shkodrės nė atė qė njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varėn Lleshin nė mes tė Shkodrės pasi e kapėn tė gjallė nė shpellė sė bashku me nipin e tij ? Si u arratisėn nga Shqipėria dy djemtė e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin mė shumė se 12-14 vjeēarė dhe si pėrfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) nė Marsejė tė Francės nė vitin 1979 kur ai ishte duke marrė pjesė nė njė miting antikomunist qė e kishte organizuar mėrgata politike shqiptare nė Perėndim? Cilėt ishin pinjollėt e tjerė tė familjes sė Marash Vatės dhe si pėrfunduan ata burgjeve e internimeve tė regjimit komunist deri nė fundin e vitin 1990 sė bashku me gratė e fėmijėt e tyre?

    Bajraktar i Shkrelit
    Origjina e familjes qė rrjedh nga trungu i Marash Vatės ėshtė nga fshati Zagorė i Shkrelit i Malėsisė sė Madhe ku edhe sot gjenden rrėnojat e kullės sė madhe tė cilat me prezencėn e tyre nė atė luginė tė bukur ku fillojnė Alpete Veriut, sikur duan tė dėshmojnė lavdinė e dikurėshme tė saj. Lidhur me tė kaluarėn e kėsaj familje dhe burrat e shquar qė ajo nxorri gjatė dy shekujve tė fundit, 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "I pari i trungut tė familjes sonė ka qenė Vat Marashi djali i Marash Vatės, i cili ka lindur rreth fillimit tė viteve 1800 dhe njihet pėr luftrat e tija kundėr Krajlve tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Qė nė moshė fare tė re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeē, Vata u bė tmerri i Krajl Nikollės i cili i kishte porositur ushtarėt e tij qė t'ja sillnin atė tė gjallė dhe ai qė e sillte do tė paguhej me flori. Pas vrasjes sė Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtėpi sipas zakonit, por qėndroi aty dhe djalit qė i lindi pas tre muajsh i vunė emrin e gjyshit dhe e quajtėn Marash. Familja jonė e cila ka qenė e vendosur prej qindra vjetėsh nė Zagorė tė Shkrelit ka pasur njė miqėsi tė ngushtė me familjet e dėgjuara shkodrane tė Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit tė cilėn familja jonė e kishte tė trashėguar nė disa breza dhe nė krye tė malėsorėve ai luftoi kundėr turqėve e serbo-malazezėve. Pėr trimėritė e Marash Vatės dhe urtisinė e tij nė kuvendet e burrave ka folur dhe Padėr Gjergj Fishta nė "Lahutė tė Malcisė" ku midis tė tjerash nė ato kangė qė kanė pėrjetėsuar nė histori legjendash emrat e burrave qė i bėnė emėr vetit, ai shkruan:
    "Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashkė me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit / qė pėr pushkė e pėr urti / e lan namin tė dy nė Shqipni ". Po kėshtu nė njė kangė tjetėr Padėr Gjergji flet pėrsėri pėr Marash Vatėn."E njai tjetri ma pėrtej /me ato mustakė tė mėdhenj / me i prek nė shoq qė ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashtė bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu nė ball tė kėshtjellit / qė se trem as topi e as shpata / ja thonė emrin Marash Vata"

    Shkollohen nė Evropė
    Po si rrodhėn mė tej ngjarjet nė familjen e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata dhe gjashtė djemėve tė tij? Lidhur me kėtė Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Marashi u martua shumė i ri qė nė moshėn 18 vjeēare dhe nga ajo martesė atij i lindėn 12 fėmijė, gjashtė djem e gjashtė vajza. Djemtė e tij u quajtėn Rrok, Kanto, Pjetėr, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemtė Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretėnve nė qytetin e Shkodrės, erdhėn nė Tiranė dhe pėrfunduan shkollėn mbretėrore tė plotėsimit tė oficerėve. Pasi ata tė tre u diplomuan me rezultate tė lartė nė atė shkollė ushtarake, fituan nga njė bursė shtetėrore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan mė tej studimet pranė Akademisė Ushtarake nė Vjenė tė cilėn e mbaruan me rezultate tė larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficerė. Po kėshtu edhe djali tjetėr Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, vazhdoi studimet universitare nė Romė pėr Teologji dhe mė pas erdhi nė Shqipėri ku shėrbeu si frat nė disa krahina tė Veriut. Dy djemtė e tjerė Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qėndruan nė shtėpi nė fshatin Zagorė duke administruar atė pasuri qė kishte familja, ndonėse Pjetri kishte gradėn e kapitenit si oficer nė rezervė" kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve tė Marash Vatės nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės, si dhe tė Rrokut qė u diplomua nė Teologji.

    Nė mbrojtje tė Zogut
    Po cili ishte fati i tre djemve tė Marash Vatės tė cilėt u shkolluan dhe u diplomuan nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės nė Austri? Lidhur me kėtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Nga gjashtė djemtė e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqėn nė vitet '30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak nė Vjenė, u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si oficer i xhandarmėrisė Mbretėrore nė Malsinė e Madhe. Sipas disa dėshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga njė vrasės me pagesė tė cilin e kishin shtyrė disa persona me bindje tė majta dhe pėrkrahės tė KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) qė drejtohej nga Fan Noli qėndra e tė cilėve ishte nė Gjenevė tė Zvicrės. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bėrė me ta njė debat tė ashpėr duke u sharė Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, pėr tė cilėt ishte shprehur "Kolera qė do tė skllavėroj Shqipėrinė".
    -- marre nga Gazeta Shqiptare

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2010
    Vendndodhja
    berat
    Postime
    7
    un mendoj se gjakmarrja nuk dyet te ekzistoj sepse jemi ne demokraci dhe jo ne kuhen e xhaxhit enver hoxha qe shyqyr ka vdekur me perpara se tani shqiperia do te kishte permbytur me kohe .poshte enveri lart demokracia

  6. #46
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anėtarėsuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128
    Me pelqen tema............gjakmarrja ne ditet e sotme nuk haset me vetem ne raste te rralla ne ndonje vend te pa shkolluar dhe te mbetur mrapa..mendoj se perderisa falen zoti pse te mos fal dhe njeriu.........

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2022
    Postime
    12

    Pėr: Gjakmarrja

    Kėnga ime me kėtė temė:

    Gjakmarrja kėrcėnuese

    Jam fshehur nė njė kullė para gjakmarrjes
    Unė ose mund tė fshihem ose tė vdes
    Tani duhet tė paguaj pėr gjithēka me gjak
    Unė ndjek kėtė parim tė vjetėr "gjak pėr gjak

    Unė jam ende duke ikur nga gjakmarrja
    E gjithė kjo u shkaktua nga hakmarrja
    Unė paguaj njė taksė mizore pėr gjakun e derdhur
    Unė ende ndihem fajtor pėr gjakun e derdhur

    Unė duhet tė respektoj traditat e vjetra shqiptare
    Kam derdhut gjak dhe tani duhet tė paguaj pėr tė
    Unė duhet tė ndjek tė gjitha parimet e Kanunit
    Unė duhet tė respektoj parimet e Lekė Dukagjinit

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Gjakmarrja, plagė tė pambyllura tė shoqėrisė shqiptare.
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 12:11
  3. Gjakmarrja dhe Ngujimi
    Nga Fjala e drejte nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 07:26
  4. Gjakmarrja: 25-vjecari ekzekutohet mbi biēikletė
    Nga I-amėshuar nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 07:06
  5. Gjakmarrja kjo plage e thelle o popullit tone
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •