Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 69
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Duke lexuar kete artikull m’u kthye ne mendje shkrimi i Pedros ne kete teme ne kohen, kur pritej miratimi i projektit per qendren e Tiranes. Nese zoti Lorjan e ndjek kete teme, ashtu sikunder ka shkruar ne artikull, atehere do te ishte me vend qe te merrte parasysh nje gabim ne dhenien e burimit brenda tij. Pedro nuk ka shkruar ne faqen tre te temes ne albforum, por ne faqen 1 (postimi #8) ne kete teme ne forumin shqiptar.

    Pedro,

    me vjen mire qe zeri yt u ngrit nga realiteti virtual ne ate te prekshmin e Shqiperise. Cili mund te jete reagimi i Edvin R. lidhur me kete shkrim? Ndoshta nisur nga forca e fjaleve te Pedros, nis kerkimin ne internet se cili mund te jete ky person, qe guxon te flase fjale te verteta ne nivel shkencor e t'i prishe punes qetesise injorante ne Shqiperi. Ose ndoshta eshte shume i zene duke numeruar, per t'u marre me cikerrima te tilla. Ku i dihet!




    postimi #8 ne kete teme

    Pedro
    kill your idol

    Anëtar që prej : 15-01-2003
    Vendodhja: Gjermani
    Postime: 162


    Drini,
    E lexova me kujdes shkrimin e Gazetes, qe kishe sjellur se fundi ne forum dhe duke lexuar “ne mes te rrjeshtave” me kaluan ne koke disa mendime ne lidhje me konkurset e arkitektures si dhe me kete "konkurs" qe do te zhvillohet ne Tirane dhe po mundohem qe t´i rrjeshtoj pak a shume meposhte shqetesimet e mia, ne menyre qe ne qe merremi me arkitekture ti diskutojme sebashu.

    Konkurset e arkitektures jane metoda sa te zakonshme ne Perendim, po aq dhe te panjohura ne Shqiperi. Po perse zhvillohen konkurset, kur fare mire mund te ngarkohet nje zyre e mirenjohur arkitekture per te bere nje planrregullimi qyteti?
    “Konkursi eshte nje proces zbulimi” thote Friedrich August von Hayek.
    Ai qe kerkon te jape nje vleresim mbi dicka duhet te beje krahasime. Vetem gjate nje ballafaqim te drejtperdrejte te shume kombinimeve Cilesi-Cmim, mund te vendoset dhe te jepet nje vleresim i arsyeshem. Konkurset e arkitektures nxisin nepermjet ballafaqimit direkt te arkitekteve aftesite krijuese te ketyre te fundit.
    Pra konkursi eshte nje mjet, me ane te te cilit lindin shume projekte inovative dhe zhvillohet me teper kultura ndertimore.
    Por per te arritur nje gje te tille duhet te permbushen tre faktore kryesore:
    1. tender i hapur, dmth ne konkurs te marri pjese kushdo qe eshte i kualifikuar per nje gje te tille,
    2. paraqitja e projekteve te behet ne menyre anonyme, ne menyre qe emri te mos influencoje mbi jurine. Kjo ben te mundur, qe edhe arkitektet e rinj dhe pak te njohur te kene te njejtin shans me “ujqerit e vjeter” dhe gjithashtu ndihmon ne nje gjykim transparent te jurise.
    3. nje juri e kualifikuar dhe e pavarur.
    Tenderat e hapura, paraqitja anonime e projekteve dhe nje juri e kualifikuar jane Institucione, qe kane bere te mundur qe shume ide inovative te krahasohen dhe te realizohen.
    Por duke lexuar shkrimet qe solli Drini mbi perzgjedhjen e Studiove te Arkitektures, te cilat do te kene fatin e mire per te vazhduar konkurimin, gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte, qe edhe kesaj rradhe po i japim shkelmin shansit per te bere nje pune sic duhet. Gjeja e dyte qe me erdhi ne mendje ishte pyetja se sa kane te drejte fjale shqiptaret per te vendosur mbi kryeqytetin e tyre dhe nqs fjala e tyre nuk ka peshe fare, kush e ka fajin?
    Padyshim qe zyrat e perzgjedhura jane nga me te mirat dhe jane nga ato studio, te cilat po i japin tonin arkitektures se ketij fillimmijevjecari te ri. Por menyra e perzgjedhjes se tyre (thjesht sipas emrit me fame qe kane) ia zbehin vlerat ketij konkursi arkitekture, i cili mesa kuptohet nga shkrimi i gazetave nuk eshte aspak nje konkurs arkitekture, por vetem nje makinacion allishverishi politik. E them kete, pasi tre studio u zgjodhen, nepermjet dreqi e di se cfare kriteri ne mes te “shume” studiove me fame (sic pretendohet), nga nje juri e perbere nga nje kryetar bashkie dhe nga nje ambasador(?) Per mua akoma mbetet e erret menyra se si nje juri mund te shpalle fitues nje projekt, i cili akoma nuk ekziston si koncept dhe nuk ka te hedhur qofte edhe dy viza skice ne leter? Pasi thuhet qe ne fundkorrikun e 2003 do te shpallet studio fituese (perseri dreqi e di se ne baze te cilave kritere) dhe do te shperblehet me nje cmim prej 40 000 €, per nje projekt-planrregullimi territori, i cili nuk e ka pare driten e diellit. Dhe me fuqishmja vjen me pas kur thuhet se studio do te lidhe nje kontrate me Bashkine e Tiranes per te paraqitur brenda 60 diteve projekt-planrregullimin e qendres se Tiranes. Ai qe merret me arkitekture ne Perendim e di fare mire se sa zgjat nje konkurs arkitekture. Dhe kur behet fjale per projekt-planrregulli territori te nje kryeqyteti merret me mend se sa zgjat ky proces. Aq me teper kur e dime se sa i koklavitur dhe kompleks eshte kryeqyteti yne. Te them te drejten, e gjitha me duket shume absurde. E gjitha, duke u fshehur mbas reklamave pompoze me fjale te bukura pa kuptim te gazetareve “injorante” shqiptare, vjen era mashtrim.
    Citoj ambasadorin gjerman (sipas gazetes “Zeri i Popullit):
    "Jam i gëzuar që kjo shkallë e parë e konkursit ka një interesim të madh. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë studiot më të njohura, të cilat nga njëra anë tregojnë interesimin e madh për Shqipërinë dhe nga na tjetër tregojnë se sa interesante është Tirana për ta. Qeveria federale mendon se pas ndryshimeve që ka pësuar Tirana, ky konkurs merr një vlerë të madhe".
    Pas ketij formulimi diplomatik te lind pyetja: a jane me te vertete aq naiv keta shqiptaret sa te besojne se me ne fund u buzeqeshi fati dhe arkitektet me te njohur te botes do te marrin pjese ne konkurse, sepse u intereson Tirana e Shqiperia?
    Ne te vertete eshte paraja ajo qe terheq edhe arkitektet dhe jo preferencat mbi atdheun tone “te bukur”.
    Dhe pasi u dha lajmi “i gezuar” qe qeveria gjermane akordoi nje shume per nje konkurs formal dhe pas lajmit po aq “te gezueshem” se shumen e parave do ta fuse ne xhep nje studio gjermane, ose hollandeze, ose franceze per nje projekt qe nuk ekziston akoma as ne fantazite dhe imagjinatat e askujt, atehere e gjitha i ngjan asaj “ku ishe?-asgjekundi, cfare bere-hicmosgje!”, e pastaj te fala nga kryetari i bashkise i rizgjedhur fale genjeshtrave te reja elektorale. Biles duke shkuar me larg ne mendime, qe tani mund te deklarojme edhe fituesit, te cilet sipas gjitha gjasave do te jete Bolles&Wilson (gtz ne Shqiperi, e cila organizon kete konkurs, financohet nga qeveria gjermane dhe eshte normale qe parate duhet te kalojne perseri ne xhepin gjerman).
    Prandaj me lind edhe dyshimi, qe kjo eshte arsyeja, perse jane evituar arkitektet shqiptare nga ky projekt. Pavaresisht qe aty fajin e ka vete Sh.A.Sh. Ka ardhur koha qe arkitektet ne Shqiperi te ngrejne zerin deri ne kupen e “Olimpit” qeveritar per ti dhene fund asaj anarkie ndertimore katastrofale, qe ekziston ne Shqiperi. Por kjo arrihet jo nepermjet shoqatave qe kane me pak fuqi se shoqatat joqeveritare, por duke formuar Institucione vendimmarrese si Dhomen e Arkitekteve, ne te cilen te hartohet edhe nje strategji mbi vendosjen e parametrave te ndertimit, per te hedhur bazat per nje kulture ndertimi. Akoma nuk eshte vone dhe mund te shpetohet dicka.

    Per sa i perket pyetjes se kush do ta paguaje planrregullimin e territorit, duhet hequr dore nga mentalitetet “shteti paguan per te gjitha” dhe “le te ndertojme atdheun me forcat tona, por kush do na i jape parate?”. Cdo gje ka rrjedhen e saj. Nje planrregullimi qyteti nuk merret shume me perkatesine dhe pronesine e objekteve. As me gjetjen e investoreve. Planrregullimi i qytetit ka te beje me teper me kompozimin e “hapesires se jeteses” se nje qyteti. Ne kete “hapesire jetese” permblidhen ne te trasha: hapesira banimi, hapesira e gjelbert, hapesira kulture dhe edukimi, hapesira argetimit si edhe infrastuktura e nevojshme. Plani urbanistik i jep seciles hapesire vendin qe i takon. Shteti nderhyn me investime publike per pjesen qe i takon. Pjesa e mbetur i takon investoreve private.
    Askush nuk duhet te mendoje,qe me te mbaruar konkursi dhe me shperndarjen e cmimeve, pernjehere si me shkopin magjik qendra e Tiranes do te na rregullohet. Se pari ky planrregullimi do te parashtrohet per miratim ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Rrethit dhe pastaj do te diskutohet dhe miratohet ne nje nga mbledhjet e organit me te larte te rregullimit te territorit, i cili ne Shqiperi eshte Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit (KKRT), kryetari i te cilit eshte Kryeministri. Dhe pasi te jete miratuar, ky plan urbanistik do te paloset mire e mire dhe do te futet ne ndonje sirtar te Intitutit te Studimeve dhe Projektimeve te Ndertimit, per te dale qe andej sa here qe diskutohet per ndertimin e ndonje objekti. Dhe nqs objekti bie ne kundershtim me planin atehere i bie qe investitori te germoje mire xhepat dhe te lyeje rroten qeveritare per te shkelur planin e famshem.
    Kryeministri eshte gjithashtu edhe kryetari i KKRT dhe kjo duhet te jete edhe arsyeja zyrtare, perse Fatos Nano eshte vendosur si Kryetar i Jurise. Arsyeja e vertete nuk eshte e veshtire te kuptohet: Qe nga “maja e Olimpit” pushtetor, “i pari” i Kombit do te vendose me nje te goditur te skeptrit se kush do te na beje me nje qender te re kryeqyteti. Dhe duke rrahur gjoksin do te na e beje te qarte ne shqiptareve se sa te lumtur jemi ne qe kemi nje kryeminister te tille. Ah, se desh harrova, Drini, me te vertete qe Fatos Nano nuk mund te kete aftesine per te dhene nje vleresim objektiv mbi nje projekt, por kete barre te rende, sic del nga informacioni i gazetave, ia ka hequr Kryetari i Bashkise dhe ambasadori gjerman. Kryetarit te Jurise nuk do t´i paraqesin ndonje projekt mbi Tiranen, por vetem disa emra studiosh arkitekture dhe ai pasi te hedhe zaret do te zgjedhe studion me te mire fituese.

    Ndoshta keto mendime qe me erdhen mua mund te mos jene fare te verteta dhe shpresojme qe te pakten te kete nje 60 perqindesh vertetesie ne te gjithe ate show qe po na servir politika.
    Pershendetje Pedro.

    PS: i madhi Ludwig Wittgenstein ka thene: “Arkitektura perjeteson dhe glorifikon dicka. Prandaj nuk mund te kete arkitekture atje ku nuk ka asgje per tu glorifikuar”.
    Ma besoni: Tirana eshte per tu perjetesuar dhe per tu glorifikuar. Por kur e shoh Tiranen e sotme, atehere nuk me kalon asgje tjeter neper koke, por vetem piktura e te famshmit Eduard Munch
    __________________
    Ine kan iu niht bescheiden waz sider da geschach:
    wan ritter unde vrouwen weinen man da sach,
    dar zuo die edeln knehte, ir lieben friunde tot.
    Hie hat das maere ein ende: daz ist der Nibelunge not.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 06-05-2004 më 13:06

  2. #42
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    I dergoj Urimet e mia Zotit Agalliu per shkruarjen e artikullit te mesiperm, dhe te botuar ne gazeten TemA, per amplifikimin e nje zeri sado te vogel, por qe vjen prej tyre qe ia njohin natyren ketij procesi te zhvillimit urbanistik ose arkitekturik te qyteteve. Artikulli i mesper me jep force qe te therras edhe me shume kur calitje te tilla te projektimeve te qyteteve te zaptojne shoqerine shqiptare, pasi, ne fund te fundit jane qytetaret, jeta dhe bizneset e tyre qe preken me shume nga projektime te tilla te padrejta dhe shkel e shko.

    E pergezoj serisht edhe Pedron per shkrimin e tij ne postin nr. 8. Gezohem qe ka edhe te tjere qe e kan kuptuar kete proces dhe nuk kan heshtur. Ndaj ketij procesi nuk heshta as ndaj kendeveshtrimit te babait tim (ne kete teme...). Te pakten gjerisa te kete njerez qe i kuptojne prapaskenat e tilla, therritja per veprime te drejta dhe sipas nevojave te duhura te proceseve, si psh ne projektimin e qendres se Tiranes, nuk shkon ne vesh te shurdher, por ose ia vret dikujt veshin, ose zgjon edhe te tjere te therrasin bashke me ty.

    Nese do te jepesh mundesia, a mund te benit ndonje koment edhe ketu Z. Agalliu?

    Dita te falemnderit qe e solle artikullin ketu.

    Drini.

  3. #43
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Ky eshte maketi per qendren e Tiranes i ndertuar nga "Studio Architecture", zyra franceze qe fitoi konkursin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  4. #44
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Birinxhi me duket mua. Vetem ti permbahen ama, mos te fillojne ndryshime sa here nderrohen qeverite.
    Nga gjithe keta qe flasin per Tiranen, sa prej tyre jane nga Tirana?
    Sa te drejte kemi ne qe ikem te flasim e tu japim mend atyre qe ndejten e qe po punojne, ndersa ne jetojme ne Perendim dhe japim mend nga larg, lar pluhurit, larg vapes, larg kaosit, larg problemeve sociale te Tiranes?
    Edhe nese ky projekt nuk realizohet, dhe ndonese mund te kete shume te meta (nuk jam arkitekt apo urbanist ndaj nuk mund te flas me ekspertize) te pakten dicka po behet, po ngjallet ndergjegja qytetare, po behet e ditur qe kemi problem, dhe po behen perpjekje per ta rregulluar.

    Brari, se ti gjithmone flet me te njejtin ton, por mos harro, para 8 vjetesh cilat ishin problemet e Tiranes, te pakten tani ka nje maket qe te diskutohet, ne vend te flitet per kioska buze lumit. Te pakten pranoje qe jane bere permirsime, sic e pranojne pothuajse te gjithe ata qe jetojne atje cdo dite, qe luftojne trafikun, autobuzet, bashkine, te ardhurit, ndertimet pa leje etj. Ke te drejte per shume gjera, vetem se ti Brar vetem mohon, nuk pranon te japesh kredi as aty ku duhet.
    Nejse, keto jane te gjitha ne leter, pa u zgjidhur ceshtja e pronesise, dhe pa u kapur prej mendereje Bathoristat dhe te gjithe uzurpatoret e tjere te tokes, nuk ka ku ecen as Tirana e as Shqiperia.
    Urime per nje fillim te mbare, dhe me vone me shume ishalla!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #45
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fringo, ti i thua Brarit se vetem mohon, nderkohe qe vet thua se "te pakten Tiranes po i behet dicka."

    Me duket se vet TI mohove gjysmen e se vertetes. Ne Tirane po behet dicka por EDHE po vidhet populli. Sa nga diskutantet jan nga Tirana? C'rendesi ka? DREJTESIA mos vall u eshte dhene vetem tironsave per ta kerkuar? Prandaj edhe bathoristet kan te drejte te kerkojne qe mos te vidhet populli, edhe tironsit kan te drejte te kerkojne mos te vidhet populli. Ne kete rast ceshtja ben fjale rreth perzgjedhjes se studios arkitekturike, dhe mynyres sesi e kan vendosur ate studio.

    Cdo qeveri e ka per detyre t'i sherbej popullit. Populli i jep taksat qeverise qe t'i sherbej tij, jo qe qeveritaret gjysmen ta investojne ne te mire te popullit dhe gjysmen tjeter ta fusin ne xhepat e tyre.

    Nese Brari mohon gjysmen e se vertetes, dmth harritjet e viteve te fundit, ti mohon gjysmen tjeter te se vertetes, vjedhjet qe i jan bere popullit. C'eshtja ketu eshte:

    Ne si popull po t'ia nderpresim qeveritarve vjedhjet e tyre ndaj popullit, harritjet qe qeveria do te bej (cilado e majte apo e djathte) do te jen shume me te medha pasi te GJITHA fondet do te viheshin ne pune e jo gjysma te vidhesh.

    Ketu pra jane ca fjale per ty qe t'i mendosh pak mohimet qe u jane bere popullit, sikunder ua mohon vet te drejtat banoreve te Bathores ose atyre qe nuk jan nga Tirana. Por un si i lindur vet ne Tirane, i ftoj te gjithe "jo tironsat" te thone cfare te mendojne.

  6. #46
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kush quhen tironsa? Te lindurit ne Tirane qe prej cilit vit (shekull)? E zgjerojme kufirin e se drejtes se mbajtjes se titullit qytetar te nje qyteti te caktuar, deri sa te themi se tironsa puro meritojne te quhen te gjithe ata qe kane lindur e jane pasardhes direkt ("me none e babe") te atyre qe kane qene banore te Tiranes qe para se Tirana te shpallej kryeqytet i Shqiperise. Gjithe te tjeret rrjedhimisht jane te ardhur. Le t'i kthehemi pyetjes tende Fringo:

    Nga gjithe keta qe flasin per Tiranen, sa prej tyre jane nga Tirana?
    Le ta fillojme me kryetarin e bashkise Edvin R. dhe me kryeministrin Fatos N. Duke u nisur nga kuptimi i gjere "denbabaden", del se keta te dy nuk jane tironsa. Atehere pse jane keta personat qe duhet te vendosin per dhenien fund historise se qytetit te Tiranes dhe shnderrimit ne dicka tjeter qe do te zhduke cdo gjurme identiteti tirons?

    Ta ngushtojme perkufizimin e qytetarise, po deri ku?


    Si e lindur dhe e rritur ne Tirane dhe qe ka ndermend qe te rikthehet ne Tirane ne pak vite kam te drejten e plote te them mendimin tim lidhur me kete ceshtje, pa u kufizuar ne ate qe thua ti Fringo, se meqe u larguam nga Tirana e po jetojme larg pluhurit e gjithckaje tjeter, nuk paskemi te drejten te themi gje mbi zhvillimet ne Tirane. Drini ka shkruar qarte ne postimin e mesiperm, nese Brari mohon gjysmen e te vertetes (qe jane arritjet e viteve te fundit nen Edvin R. ne qytetin e Tiranes) ti mohon gjysmen tjeter te saj (qe jane vjedhjet e popullit taksapagues po nen Edvin R. ne qytetin e Tiranes). Tenderi qe u zhvillua nuk e meriton ta mbaje kete emer, ai ish thjesht nje "Scheinausschreibung" (gjoja-tender) per fryrjen e xhepave te vendimmarresve brenda tij. Rendesi ka qe zera si ai i zotit Agalliu te shtohen e te mos lejojne realizimin e projektit ne gjendjen e tanishme. Zoti Mero Baze propozonte dite me pare zhvillimin e nje referendumi ne qytetin e Tiranes, ku qytetaret te jene ata qe te vendosin per te ardhmen e qytetit te tyre. Demokracia direkte (ne rast numerimi te drejte te votave) eshte menyra me e mire per te kontrolluar pushtetin drejtues qe mbledh taksat e popullsise dhe e kthen ate ne nje sherbyese te denje te popullit e duke i penguar mundesine e shnderrimit ne nje frymeshtrenguese te tij. Per kete do te duheshin nje grup arkitektesh e nje grup juristesh qe te bashkepunonin me njeri-tjetrin deri ne dhenien e nje varianti te pranueshen per t'u shqyrtuar e per t'u ngritur ne nivel pyetjeje per referendum. Do te duheshin gjithashtu firmat e nje numri te caktuar qytetaresh te Tiranes (sa saktesisht nuk e di numrin per Shqiperine) per te marre lejen per zhvillimin e referendumit.

    Shembull evropian nga ditet e sotshme

    Projekti „Wien Mitte” i cili perfshinte rregullimin e nje pike te pavene ne shfrytezim ne qytetin e Vjenes, zonen e stacionit "Wien Mitte" (mesi i Vjenes) u miratua ne maj 2000 pas nje debati te gjate te nisur qe ne 1999. Ne dhjetor 2001 qendra e Vjenes u shpall nga UNESCO si trashegimi e kultures boterore. Kjo beri qe te niste nje diskutim publik mbi pranueshmerine e objekteve ekzistuese dhe lartesine e atyre ende te panisura ne qendren e Vjenes. Gjithsesi ne korrik 2002 firma investuese per projektin "Wien Mitte" mori lejen (kater-vjecare) per ta zhvilluar ndertimin. Diskutimi publik vazhdoi fuqimisht, deri kur firma investuese vendosi te terhiqej nga zbatimi i projektit (per arsye ekonomike).Ne mars 2003 u zhvillua nje mbledhje ne keshillin bashkiak per zhvillimin e qytetit dhe trafikut dhe u vendos qe te kerkohen ata investore, te cilet jane ne gjendje te paraqesin nje projekt ne perputhje me statusin e trashegimise e kultures boterore. U paraqiten 6 projekte ne tender dhe ne tetor 2003 juria vendosi per nje projekt i cili ne piken me te larte te tij arrin ne 70 m. (Per me shume mbi miratimin e projektit gjeni KETU). Projekti fillestar i miratuar ne vitin 2000 permbante ngritjen deri ne nje nivel maksimal prej 97 m (per me shume KETU).

    Mendoni se e gjithe kjo (zgjatja e miratimit, ndryshimi, debati, doreheqja, tenderi i ri dhe rezultati perfundimtar) ndodhi per nje objekt te vetem ne qender te qytetit.
    Levizni skenen vjeneze ne drejtim te qytetit te Tiranes, apo ate qe ndodhi ne gusht te vitit te shkuar e po ndodh akome ne Tirane ne drejtim te Vjenes dhe mundohuni te gjeni ndonje pike te perbashket. Nuk besoj se do gjeni gje, pervec faktit qe te dy jane kryeqytete e te dy kane nje te shkuar historike (dhe ne kete kendveshtrim dhe histori arkitektonike).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 07-05-2004 më 07:18

  7. #47
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Dita dhe Drini.
    Per sa i perket mohimit te gjysmes po beheni shume filozofike, e megjithate, ato vjedhjet e shumepermendura, nuk di te jene te vertetuara pervec se ca cirrjeve prej kafshe nga Dr Berisha. Kredibiliteti i Berishes, per mua eshte = -100, ndersa ndryshimet shihen dhe preken dita-dites, ashtu sic preken dhe problemet.
    Vjedhjet mund te jene te verteta, mund dhe te jene te paverteta, por kioskat e bari e gjelberimi, nuk fshihen dot.
    Te kalojme tek Bathorexhinjte.
    C'te drejte kane ata se nuk ju kuptova?
    Ata jane ne tokat e mia krejtesisht pa pike te drejte, dhe si te tille jo vetem qe nuk duhet te kene te drejte fjale, por duhen ngritur e derguar andej nga kane ardhur.
    Ky eshte shteti ligjor, te cilin as Sala e as kta te sotmit nuk kane b**the ta perfaqesojne.
    Edi Rama, mund te jete nga fundi i botes, Tiransit e kane zgjedhur kryetar bashkie, dhe pse mund te mos i pelqeje dikujt ky fakt, prape mbete fakt. Une nuk do i jepja vehtes te drejten tu thoja Durrsakeve ose Kuksianeve se si ta rregullojne qytetin e tyre, thjesht moralisht nuk do e kisha ate te drejte.
    Gezohuni qe me ne fund po perpiqet dikush ta rregulloje, qe u hoqen kioskat, qe moren fryme lulishtet.
    Lereni politizimin.
    Drini me sa shoh je arkitekt, dhe mendimi yt ne ate drejtim ka me shume vlere se i imi, prandaj nese keni verejtje, flisni per projektin, te metat etj, e di qe s'na degjon njeri por ne bejme tonen.
    Per sa i perket vjedhjeve, planeve, presionit etj, jane fjale qe dalin nga kancelarite e PD dhe nga ata qe kane inate te vjetra, shume me te vjetra se Edi Rama e kioskat.
    Mua ana politike nuk me intereson, deri sa te kete vendime gjykate. Per sa i perket maketit, per mendimin tim prej amatori dhe ish banor i Tiranes, ka disa mangesira, psh ato kullat vertete s'me pelqejne, por ama sic e thashe dhe me lart, me gezon fakti qe dicka po behet.
    Gjithe te mirat te dyve, shpresoj te mos behet personale biseda, se duam Tiranen prandaj dhe flasim e shqetesohemi.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #48
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fringo, çuditem tejmase që s'e ke parë atë tele-novelën, "Katharsis Show," me regjizor dhe njëkohësisht aktor Nano & Co. Bëri aq shumë famë nëpër TV-të e Shqipërisë si tele-novelë saqë ndodhitë e saj u dëgjuan gjeri këtu në Hollywood dhe Los Angeles, por ama askush nuk deshi të pronocohesh rreth këtij Show-u pasi, për fat të keq "skenarët" janë të bazuar në të vërteta.

    Por më erdhi keq që përmënde vetëm "Berisha është i vetmi që bërtet për vjedhje" se paske humbur një tele-novele të rrallë, kur të them, një nga ato tele-novela që edhe regjizorët e Hollywood-it këtu ia kan zili. Tani po e kuptoj, dhe s'të vë më faj që më keqkuptove kur më the "Ti po filozofon" sepse të përmënda se ti the vetëm gjysëm e të vërtetës rreth çfarë po ndodh në Tiranë. Ose paskam "filozofuar" vërtetë me ty, ose po tallesh me mua dhe me diskutantët e tjerë!

    The rreth Bathoraxhinjëve: "Ata jane ne tokat e mia krejtesisht pa pike te drejte." më fal por, mesa di unë Bathorja para kohës së shpronsësimit të tokave dhe objekteve të qytetarëve ka qënë pyll dhe kodër që nuk kishte pronar në atë tokë. Mund të gabohem, por mesa mbaj mënd, ajo tokë para shpronësimeve nuk ka patur pronar. U shpyllësua më tej në kohën e komuzmit, dhe gjithashtu objektet e rralla mbi të ju shtuan më vonë asaj kodre, e cila u mbulua nga ndërtime paleje gjatë viteve 90-të.

    Çfarë të drejtash kan bathoraxhinjtë? Marrin frymë, të njëjtin ajër si ti e unë, jan njerëz, si ti e unë, duan të jetojnë, të punojnë e ta gëzojnë jetën, si ti e unë. Këto janë të drejtat e tyre, gjithashtu duhet të shtojmë se janë edhe qytetar shqiptarë, me të njëjtën nënshtetësi si ti (mbase) dhe unë. Po pushtetarët që vjedhin popullin, e që ti nuk i përmënd, çfarë të drejte kan për të vjedhur? Ato fondet e vjedhura, bukur shumë mund të përdoren për t'i ndërtuar shtëpi të pastrehëve të Bathores dhe lagjeve të tjera, mirpo ka akoma pengasa që ndryshimet në Tiranë të jenë edhe më të mëdha. Ka akoma shqiptarë që nuk duan drejtësi!...

    Drini.

    p.s. fjala filozofi rrjedh nga dy fjalët: philein = të duash; sophia = dijen.

  9. #49
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Drin, ato toka kane patur pronar, nje prej tyre eshte dhe familja ime, keshtu qe per sa me perket mua si Fringo, s'kane pike te drejte, por jane uzurpatore.
    Telenovelen se kam pare se kam ikur prej vitesh, se ma kishte sjelle Berisha ne maje te hundes, ma shkatarroi qytetin midis te tjerave e shume e shume prapesira qe nuk kam ndermend ti rreshtoj ketu.
    E megjithate Drin, shpresoj te biesh dakort kur them se te pakten (e di qe eshte vetem fillimi, po te pakten po fillohet) dicka po behet.
    Drin, pa filluar mileti te ngreje zerin, nuk rregullohet gje ne Shqiperi, prej floriri te jene ato kullat, e prape nuk regullohet.
    Kur ka ende njerez (madje dhe ketu ne forum) qe thone se kane te drejte (TE DREJTE!!!!) per nje cope truall (?!) kur toka ka zot, nuk ecet perpara.
    Une e kuptoj qe ky projekt eshte mbrapc. Duhet rregulluar ceshtja e pronesise pa te mendohet per te tilla gjera, po ja qe kjo eshte Shqiperia jone, dhe kaq te mefshte jemi ne si popull, dhe kaq na ka hyre ne gjak komunizmi e socializmi, kur njerezit ende presin nga shteti. Akoma mileti qahen pse jane rritur cmimet? Pse s'ka pune? etj, etj.
    Kur ti heqim syte nga shteti, dhe te fillojme te marrim pergjegjesi per veprimet tona, atehere do ecim perpara.
    Nejse Drino, se sic te thashe nuk jam arkitekt, po dua ta shoh Tiranen te rregulluar, dhe dua te marr tokat e tim gjyshi, dhe dua te rregullohet qyteti ku kam lindur e rritur e ku dua nje dite dhe te vdes e te varrosem.
    Gjithe te mirat!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  10. #50
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Plani i qendrës së Tiranës dhe opozita

    Dr. Orhan Sakiqi
    Inxhinier i ndërtimeve të infrastruktures



    Planet rregullues të qyteteve dhe sidomos qendrat e tyre janë një eveniment shumë i ndjeshëm për banorët e një qyteti. Shtetet e konsoliduara perëndimore me kohë i kanë zgjidhur problemet e planeve rregulluese sidomos të qendrave që në shumicën e rasteve përfshijnë edhe "qendra historike" ku për kryeqytetet marrin një rëndësi të veçantë.

    Se si duhet të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, kjo ka qenë ëndrra e rilindasve tanë. Ja çka thenë dijetari ynë i madh Sami Frashëri: "Mez i Shqipërisë (d.m.th. kryeqytet) do të jetë një nga qytetet që ndodhet në mest të Shqipërisë e në të cilën flitet gjuha shqip.... Ky qytet të cilënë mund ta quajmë Skënderbegas do të goditet në mëndyrë fort të bukërë, me udhë të gjëra e të drejta, me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç'duhetë. Edhe në pak kohë mund të rritet e të madhohet shumë, se gjithë parësi e Shqipërisë e shqipëtarët e xgjuarë do të kenë nevojë të mblidhenë e të bëjnë shtëpi atje. Kështu ky qytet i ri do të jetë i çpenguarë nga të gjithe zakonet e keq, që kanë qytetet e vjetërë..."

    Kështu pra dëshira e gjithe specialistëve të fushës dhe gjithe qytetareve është qe qyteti i tyre të ketë një plan të qendrës të studiuar mirë që t'i rezistojë kohës. Që nga viti 1993 kur u duk që plani i hartuar më 1989 nuk i qëndronte kohës për arsye të ndryshimeve rrënjësore të sistemit është pranuar nga të gjithë që planin e qendrës duhet ta hartonin të huajt bile edhe konsulenca austriake e vitit 1995 nguli këmbë në këtë drejtim. Dhe ky plan i qendrës u hartua më në fund nga një studio franceze. Deri këtu jemi në rregull, por ajo që nuk shkon është së pari oponenca shtetërore. Sa do i përkryer të jetë një projekt ai kërkon një oponencë. Dhe oponencën me të mire shteti e bën me organin e tij më të specializuar e më të kompletuar me të gjithë specialitetet që në këtë rast është Instituti i Studimeve të Urbanistikës. Urbanistika është shkenca dhe praktika e hartimit të planeve dhe perspektivën e qyteteve dhe ketë perspektivë duhet ta dije shteti duke bashkepunuar me boten e bisnesit me organizata të ndryshme private etj..

    Në rastin e qendres se Tiranes nuk kam ndeshur të tille oponence qe do të me lehtesonte ne arsyetimet e mëposhtme, përkundrazi kam lexuar qe punonjes të ketij Instituti kanë shkuar ne France kur projekti kishte përfunduar pra për t'i bërë fresk. Si rregull kudo ne botë, shteti është në oponencë me organizatën apo entin që ka kryer studimin dhe më mirë se me organin më të specializuar, me cilin ta bëjë? Poashtu lavdërime janë publikuar në shtyp nga persona të veçantë dhe nga shoqata e arkitektëve, e cila është e shqetësuar që plani i qendrës të mos mbesë në sirtar si planet e tjerë.

    Në Këshillin Bashkiak të kaluar ngrita problemin e lejes së një pike karburanti tre kat përbri Lidhjes se Shkrimtarëve aty ku ka qene W.C. për t'u siguruar më përpara, megjithëse në nyje ose ishuj trafiku nuk ndërtohet, pyeta ne dy studio projektimi ku punojnë shokë të mi. Më thanë që ke plotësisht të drejtë, por ata nuk mund të prononcoheshin, sepse kuptohet janë lejet e ndërtimit, është në fakt falimentimi i tyre. Në të vërtetë nuk i kërkova prononcim, por u sigurova që kanë interesa të punes së tyre të përditshme nga ku varet edhe edhe mbetja apo jo e studios së tyre, ashtu siç kanë konflikt interesash inxhinierët e shoqatës apo të Institutit të projektimeve duke qenë projektues brenda apo jashtë kohës së punës.

    Kanë kaluar më se tre muaj nga paraqitja e maketit nga studio franceze në Galerinë e Arteve dhe si ndodh rëndom, problemi u dogj si "fije kashte" tanimë është harruar sikur të jetë ndonjë ekspozitë që hapet një kohë të caktuar dhe pastaj mbyllet. Dallimi është se ndërsa ekzpozite sa do e mire qofte e shikon apo jo varet nga ty, kurse qytetin do apo nuk do, e jeton jo vetem ti po edhe brezat që vijnë, prandaj indiferenca është e pafalshme që për cilindo që në punën e tij ka patur apo ka lidhje sidomos me historikun e qytetit, të thotë fjalën e tij.

    Për një ngjarje kaq të prekshme për të gjithë sigurisht ka reaguar edhe opozita në shtypin e saj apo në atë afër saj sigurisht flasim për specialistë e jo politikanë me të cilët jemi mësuar tashmë të flasin për çdo gjë si "qoftë largu në kohën e tij".

    Duhet pohuar se të merresh me urbanistikën të ne është shumë e vështirë. Me të drejtë Besnik Aliaj në shkrimin: Vdekja e paralajmëruar e urbanistikës shqiptare thotë se ajo është shndërruar me tërë kuptimin e fjalës një mbetje toksike e komunizmit duke u bërë praktikisht një kërcënim tepër shqetësues për fatet e zhvillimit normal të vendit. Kesaj vërejtjeje nuk i ka shpëtuar Tirana, ne mos me tepër për vetë popullsinë e madhe qe është përqendruar aty, duke u bere një model i rrezikshëm sidomos ne aspektin ambiental.

    Plani i Tiranes si çdo plan tjeter kudo ne bote ka anën historike, kulturore, ekonomike, shoqerore të infrastrukturës etj.. Tek ne si vend specifik qe jemi në dallim me të tjerët ka edhe anën korruptive. Me këtë pikë e kanë trajtuar politikanë e ka trajtuar ne detaje botuesi kësaj gazete kështu që për mua zor që ka mbetur gjë pa thënë.

    Tani vimë tek pjesa teknike. Si pjesëmarrës i planit të vitit 1989 për infrastrukturën shkrova para dy muajsh se planit të ri i mungonte zgjidhja e rrjetit nëntokesor dhe si i tillë mbetet i pa bazuar aq më tepër me problemet e ndotjes të Lanës dhe lumit të Tiranës që nuk dua t'i përseris. Po ashtu nënvizova që jemi i vetmi kryeqytet europian që nuk ka sektor të përpunimit të ujërave të zeza për më tepër nuk dihet ku do të jenë ato mbasi ato do të mbledhin ujërat e zeza e të shiut çështje që lidhen direkt me planin e qendres. Deri këtu qendron specialiteti im dhe përvoja mbi çerek shekulli për rrjetin inxhinierik të Tiranës si në projektim ashtu edhe në mirëmbajtje.

    Tani e kanë radhën urbanistët dhe arkitektët. Për zgjidhjen urbanistike të Projektit Francez me sa kam ndjekur në shtypin e përditshëm, sepse të specializuar nuk ka, në kritikë racionale të tij, kanë shkruar dy specialistë të rinj: Ilir Sopoti në Tiranë, Lorjan Agalliu në SHBA si edhe prof. Enver Faja.

    Inxh. Sopoti në shkrimin e tij ngre probleme shqetësuese: mosmarrjen pjesë në projekt të Institutit të Monumenteve të Kulturës, shkeljet ligjore me ligjet ekzistuese, konfliktin e interesit të Studios duke qenë më parë projektuese e një godinë në qendër, shtesat e ministrive në kohën kur ka një vendim "për kthimin në identitet", ndërtimet brenda shesheve të Muzeut Historik Kombëtar të Pallatit të Kulturës të ndërtesës të zyrave të Kuvendit etj..

    Lorjan Agalliu arkitekt në një studio në SHBA e quan konkursin një aksion me goditje të përqendruar, duke mos ruajtur sekretimin e pjesëmarrësve në konkurs si edhe dyshimin mbi komisionin. Po ashtu i quan pavend prishjen e "bllokut Kolevica", arkitekturë e shkollës të Bahausit, pranë Bankës dhe ndërtimin aty të dinosaurëve 50 katësh.

    Pa dyshim zeri me autoritar është i Prof.Enver Fajës jo vetem se ka qenë mesues i dy brezave qe përmenda më sipër, por është edhe sot vital dhe i kthjellët, duke vazhduar mësimdhënien dhe projektimin dhe vizitat e punës ose private në Paris. Megjithëse i ftuar ne paraqitjen e projektit në Pallatin e Brigadave Prof. Faja më tha se nuk mora pjesë, por në pyetjen time për studion franceze më tha që është e njohur. Intervistën e tij në një televizion për çështjen në fjalë nuk pata fatin ta dëgjoj.

    Këto pra ishin zërat e opozitës që duken si zëra në shkretëtirë të ndarë të veçuar. Të veçuar dhe të pakët në numër midis dhjetëra specialistëve që mbushnin aparatin shtetëror para 1997 dhe sot disa prej tyre livadhisin në OJQ me veshë ngritur për copën e tortës së ardhme. Po kush duhet t'i bashkojë dhe t'i shtojë këto zëra? Pa tjetër opozita dhe forca kryesore e saj P D, e konkretisht ajo e Tiranës, në mos më lart, me departamentin e saj të pushtetit vendor nëqoftëse ekziston. Opozita që pritet të vijë në pushtet nuk mund të ketë një zgjidhje të saj teknike, ekonomike, historike, kulturore për qendrën e Tiranës edhe më gjerë. Ajo sigurisht nuk mund të hartojë makete dhe kjo nuk është detyrë e saj por ajo duhet të ketë zgjidhjen e saj të shkruar të hartuar nga një grup specialistësh të shumë fushave. Po e përsëris projekti është hartuar nga të huajt që ka qenë kërkese e jona, edhe kur ishim në pozitë dhe si e tillë do një përgjigje profesionale dhe racionale. Për më tepër kjo është edhe e vetmja. Kështu banorët e Tiranës, midis morive të mangësive të qeverisë, do të kenë një arsye më shumë për të votuar për opozitën.

    Mbetem gjithmonë me thënien e arkitektit të madh Wright: Atje ku nuk ekziston për njeriun një sistem i drejtë i jetës, që të përputhet me zhvillimin e tij dhe i përshtatshëm për ta bërë më të mirë, nuk besoj se ka shpresa për një arkitekturë të mirë.

    nga Tema Online.

  11. #51
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Gjelbërohet me 136 rrënjë bli aromatik rruga "Muhamet Gjollesha." Pemët, dhuratë e qeverisë holandeze

    Rama: Brenda verës, gati projektet e dy parqeve të mëdha

    B.Prifti

    Brenda verës kryeqyteti do të ketë gati dy projekte të mëdha për mjedisin dhe gjelbërimin. Arkitektë të huaj e shqiptarë do të mblidhen së bashku për të projektuar dy parqet e mëdha të Tiranës, të cilat do të ndikojnë në cilësinë e jetës për banorët. Kështu është shprehur dje kryebashkiaku Edi Rama gjatë mbjelljes së pemëve përgjatë rrugës "Muhamet Gjollesha." Kjo mbjellje pemësh i paraprin shkollës verore të arkitekturës dhe urbanistikës, që me financimin e qeverisë holandeze do të sjellë në Tiranë rreth 10 arkitektë të huaj, të cilët do t'i bashkohen 10 arkitektëve shqiptarë, të gjithë të rinj,- tha Rama. Sipas tij, të gjithë bashkë do të prodhojnë brenda verës, dy projekte të mëdha. Pas kësaj shkolle verore, do të dalin edhe projektet për Parkun e madh të Liqenit dhe Parkun e Ri Qendror. "Të dy bazuar në projektin e studios franceze për qendrën e Tiranës,"- shtoi më tej Rama. Ndërkaq, pemët e mbjella në rrugën "Muhamet Gjollesha" nga segmenti "21 dhjetori" deri te "Zogu i Zi" janë dhuratë e qeverisë holandeze dhe Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Jugore e Lindore. Gjithsej janë dhuruar 350 rrënjë bli aromatik, 136 prej të cilëve do të gjelbërojnë vetëm segmentin në fjlaë. Kryebashkiaku Rama ka falenderuar në emër të qytetarëve të Tiranës qeverinë holandeze, e cila sipas tij, është shumë pranë projekteve të bashkisë. Mbjellja e pemëve në këtë rrugë shënon mbylljen totale të punimeve, nisur kohë më parë me rehabilitimin dhe zgjerimin, që kushtoi rreth 145 milionë lekë.


    03/07/2004
    Shekulli Online.


    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~


    Më pëlqen kjo nismë, ku mes arkitektëve që do marrin pjesë në projektimin e dy parqeve, gjysma e tyre janë arkitektë të rinjë, ose ende student të Shkollës së Arkitekturës dhe Urbanistikës së UT-së. Ka një përparësi, kur në projekte të tilla ftohen student të cilët banojnë përkohësisht ose janë rritur në këtë qytet ku parashikohet të bëhet një projektim urban. Kjo për arsyen sepse këta student e njohin më mirë qytetin e tyre, sa frekuentohen këto parqe, dhe sigurisht, nëse ngelet qyteti i tyre, janë më të kujdesshëm q[ t'i projektojnë më mirë parqet e qytetit. Në një aspekt tjetër, është një nismë e mirë që studentëve apo arkitektëve të rinj u jepet të projektojnë në praktiktë, pasi kjo i ndihmon në përvojën dhe në mësimet e tyre të mëtejshme.

    Urimet e mia për këtë nismë dhe projekt në qytetin e Tiranës.
    Drini.

  12. #52
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Brenda 5 javëve, gati projektet për parkun e Liqenit dhe parkun qendror mes "Dajtit" dhe Parlamentit

    Rama çel Akademinë Verore të Arkitekturës

    B.Prifti

    "Akademia Verore e Arkitekturës," shkolla e arkitektëve të huaj dhe shqiptarë që do të merret me projektet për dy parqet e mëdha të kryeqytetit u hap zyrtarisht dje. Në Bashkinë e Tiranës, u mblodh grupi i përbërë prej arkitektësh të rinj nga instituti "Berlage" në Roterdam, studentë nga dega e arkitekturës dhe urbanistë nga bashkia. Të gjithë bashkë, për 5 javë do të realizojnë projektet që për kryebashkiakun Rama janë ndër më të rëndësishmet.

    "Në bashkëpunim me GTZ-në dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane kemi ngritur këtë Akademi Verore të Arkitekturës dhe urbanistikës, me shpresën që do të kthehet në një institucion të përvitshëm," - tha Rama, duke shtuar se qëllimi është realizimi i dy projekteve për dy parqet e mëdha të Tiranës, atë të Liqenit dhe parkun qendror. Projekte që sipas tij, do të kalojnë më pas në Këshillin e Rregullimit të Territorit për t'u jetësuar vitin e ardhshëm. Kryebashkiaku Rama ka theksuar degradimin që ka pësuar parku i Liqenit dhe shndërrimin e tij në një vend jo vetëm për të moshuarit, por për të gjithë. Paralelisht sipas Ramës, do të punohet edhe për projektin e parkut të ri qendror, i cili do të vijë në harmoni me studimin e miratuar të qendrës së Tiranës.

    "Parku qendror nënkupton krijimin e një hapësire të gjelbër dhe të vazhdueshme që do të bashkojë të gjithë ishujt e gjelbër të qendrës së Tiranës dhe kryesisht sfida qëndron te gjelbërimi dhe kthimi në një zonë rekreative i gjithë hapësirës midis hotel "Dajtit" dhe Parlamentit," - tha Rama, duke shtuar se të dyja këto parqe do t'i sjellin një cilësi të re jetës në kryeqytet. Për to do të punojnë arkitektët dhe urbanistët e rinj që do të drejtohen nga tre profesorë të institutit "Berlage," figura të njohura të arkitekturës bashkëkohore, Elia Zenghelis, Pier Vittorio Aureli, Vedran Mimica. "Studimi i bërë për qendrën nuk është një studim as për në arkivin e bashkisë dhe as thjesht dhe vetëm për sektorin privat, sikundër u llomotit gjatë periudhës së përgatitjes dhe aprovimit të studimit, por është një studim që ka në thelbin e vet një përtëritje të hapësirës publike. Kjo përtëritje e hapësirës publike nënkupton ndërhyrje që ju tashmë dhe ne duke iu adresuar pikërisht këtyre prioriteteve që ka studimi, po fillojmë me parkun qendror," - përfundoi ai.


    14/07/2004.
    Shekulli Online.


    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Sa gëzohem që lexoj të ndodhi diçka e tillë :) Është në hap shumë pozitiv për të katërta:
    • Studentët shqiptarë të arkitekturës.
    • Shkollën e Arkitekturës dhe Urabnistikës në Tiranë si institucion më vete
    • Bashkinë si institicion që po e ndërlidh këtë projekt, e cila po e përmirëson edhe Bashkinë si Institucioni Qeverisës Tiranas.
    • Qytetin e Tiranës i cili përfiton zhvillime projektesh pa harxhuar fonde të mëdha për të paguar studio projektuese me prestigj që të hartojnë projektet në fjalë

    Më gëzon edhe diçka tjetër e vogël. Një vit mëpar në këtë temë unë i pata sugjeruar këtu pika duke përmëndur bashkpunimin e Bashkisë së Tiranës me Sh.A.Sh.-in, si ide. Megjithëse nuk është Sh.A.Sh.-i me të cilin sot po punon Bashkia e Tiranës, ky hap sërisht është shumë pozitivë, sepse studentët e arkitekturës në shkollën e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë gjithësesi do të jenë brezi i ardhshëm i arkitektëve shqiptar.

    Më duket sikur Rama mbase ka lexuar në këtë temë të thjeshtë bisedimi, çka do ishte diçka e mirë... :)


    Drini.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drinosh LA ushi..

    Kur behet nje vjedhje nuk ka gezim.

    Shoket e edvin ramushit i kane marre pronat ..psh Blend gonxhe me fallcifikime ka marre pasuri nga fisi duke shfrytezuar aftesine per te qene bir ku-ve e shok bir ku-rvash dhe mbi Pronat e tija ( qe nuk jane te tijat ne fakt) ka ndertuar grataciela..e eshte bere miliardar.

    Sot kur marrja e prones eshte e moralshme nuk duhet edvin kristaq labi vlores te tallet me pronat e familjeve te njohura tiranase..
    Lulishtja mes hotel dajtit dhe parlamentit eshte Oborr i Toptanasve dhe mbi kete oborr ska te drejte te bej projekte hajduti enverist Edvin rama.

    Eshte LEK ZOGU qe mund te planifikoje aty cka te doje si pronar i ligjshem i atyre teritoreve.

    ashtu sikur Dash peza mori me te drejte shtepine muze ne peze si prone te gjysherve ashtu dhe ai oborr qe ja ka vene syt edvini ka pronar..
    Nuk behet me xhepin e tjetrit qerasja ..

    Por duke qene se Mafia e spiunazhi PS-ist i ka blere deputete e Zogut si dhe te partive tjera patjeter ben cte doje edvini..FEUDALI i RI i Shqiperise..

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    ...nese nje dite duhet te vije,per ne dhe per te gjithe ata qe deshirojne te shikojne nje vend te lire,te paster dhe te civilizuar,mbase brezi i sotem rinor nuk do te arrije dot.Ai do te jete konsumuar nga mergimi dhe nga pesha e rende e te qenurit ballkanas.Mbase Shqiptaret duhet te shkojne me perpara ne nje zyre konsullore qe te marrin nje vize(nese ia japin?)per te dale dhe te shikuar ndonje park te gjelber,apo dhe tjesht dy tre stola per te qendruar te qete nga makinat vrasese te te famshmit Ford.
    Mbase Shqiptaret duhet te kerkojne nje "tranjer" te huaj per disa bashki ne Shqiperi,te sjelli aty eksperience dhe persosje ne drejtimin administrativ.
    Mbase ne duhet te kuptojme se gjithcka qe behet apo flitet neper kafene,zyra,burgje dhe,ne bordelin me te madh ballkanas (kuvendi popullor),eshte dhe duhet te kete pak te drejte...
    Mbase...

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    hi from fbi!

    Thjesht miqet e mi te dashur, problemet tona mund te ilustrohen me kete...Welcome to the ocupation!
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  16. #56
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    A ka ndonje vend tjeter pikturash ku te shofim dicka me konkrete... dhe shkurt se kur si qysh tek pritet te fillohen keto punime madhore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #57

    QIKLLOPI-modern panopticon

    artikujt e vijojne jane diskutime (me teper karakterizime e sulme personale , sic u ka hije shqiptareve) mbi ndertimin e "qikllopit" te Tiranes, propozimi i Danezeve.

    Si perfundim rash diku dakort me Z. Lubonja ne disa pika , edhe pse verejtjet e tija mund te jene te pabazuara dhe te rrena e "jo profesionale" sic thot Velo me vone.

    argumenti mbi publiken dhe privaten ndoshta me i forti (mbase ngaqe sapo mbarova ca studime mbi kete fenomen, si Art in "Public" Space. )

    sidoqofte e tera me kujton Panopticon te Michel Foucault dhe versionin modern te ideologjise qe fshehet pas kulles -tower - nga ku gjithcka shikohet, vezhgohet si ne burg....... ndoshta nuk eshte rastesi qe arkitektet kane zgjedhur emrin Qikllop per nje ndertese qe mbart elementet alla panopticon.


    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Disa mendime mbi qikllopin e Tiranes E Premte, 21 Janar 2005
    Nga Fatos Lubonja

    Te henen ne mbremje ndoqa emisionin ne TVA mbi projektin e gratacieles 85 m te larte ne Sheshin “Skenderbej” te ciles i kane vene emrin “Syri i Tiranes. Nuk mund te mos me terhiqnin vemendjen disa ceshtje qe dolen atje e qe, per moscudi, nuk i gjej te reflektuara ne median shqiptare asfare. Besoj se kuptohet pse them moscudi. E kam fjalen per fenomenin e moscudise qe te kater te ftuarit ishin te tere pro projektit, pra mungonte qofte edhe nje oponent, cka, nga ana e vet, nuk eshte tjeter vecse perzgjatim i moscudise qe edhe ne paraqitjen e projektit nuk pame te kishte ndonje oponence, ashtu sikurse nuk u paraqit oponence edhe per projektin francez te qendres se Tiranes.

    Te kuptohemi, e kam fjalen per ate oponencen qofte edhe formale, ashtu sic kishte ne regjimin e Hoxhes ne kohen kur lejoheshin formalisht avokatet edhe pse fati i te gjykuarit tashme ishte vendosur nga mbrojtesit e interesave te popullit, perfaqesuesit e pushtetit te diktatures se proletariatit, sepse, per oponence te vertete as qe behet me fjale ne kete demokracine tone totalitare.

    Keshtu, duke e ndjere veten ne rolin e atyre avokateve te viktimave te Hoxhes, te pa shprese shpetimi nga denimi, po ulem megjithate te bej avokatine e nje te denuari te paracaktuar, qendres se Tiranes, thjeshte per dashuri te profesionit dhe detyre morale ndaj viktimes- derisa nje dite, demokracia jone totalitare te marre vendim ta heqe fare, si te tepert, edhe kete profesionin tim, rruge qe ka kohe qe e ka nisur.

    Identitetet variabel te qendres

    Nje nga argumentat qe me beri te moscuditem ishte pergjigja qe dha arkitekti Bicoku, nje nga antaret e keshillit bashkiak dhe po ashtu te zhurise qe perzgjodhi kullen, ndaj pyetjes se gazetarit Xhaxhiu: Pse duhej te ngriheshin keto kulla pikerisht ne qender te Tiranes? Pergjigja ishte pak a shume keshtu: Po ta shikosh historikisht, qendra e Tiranes ka pasur ne fillim si pika referimi Xhamine dhe Sahatin. Pastaj erdhi koha e komunizmit dhe lindi nevoja te kishte nje pike tjeter referimi (nenkupto te komunizmit) dhe u ndertuan ndertesat qe dihen, me pike kulminante 15 kateshin. Tani, qendres i duhen disa pika te reja referimi prandaj ngrihen keto kulla.

    Pra sipas llogjikes se arkitektit bashkiak, qendra eshte nje vend ne te cilin cdo kohe (dhe cdo pushtet qe vjen mesa duket) duhet te krijoje pikat e veta te referimit, dmth identitetet apo simbolet e veta. Dmth., sipas arkitektit, prishja e kishes ortodokse ne vendin ku u ngrit 15 kateshi ashtu sikurse edhe prishja e Pazarit te Vjeter apo e nderteses se ish Bashkise, qe ne fakt kishin krijuar sebashku me Kursalin nje shesh shume me harmonik ne kohen e Zogut, e te mbyllur si ne kuptimin historik edhe urbanistik, ishte ne llogjiken e zhvillimit te qytetit. Dhe, ne vazhden e kesaj llogjike, tani na lindka nevoja e ngritjes ne qendren e Tiranes te gratacielave te cilat jane pika te reja referimi te kohes ku jetojme. Pra, sipas kesaj llogjike, ashtu sikurse ne kohen e Enver Hoxhes pika e referimt te Tiranes u shperngul nga Xhamija dhe Sahati tek 15 kateshi, ashtu edhe sot ajo do te shperngulet nga 15 kateshi tek qikllopi i ri, i quajtur syri i Tiranes, e madje pikerisht per kete, ideja e
    projektuesve te rruges se Durresit dhe asaj te Kavajes, sipas te ciles te dyja shohin tek Xhamija dhe Sahati nuk ka me vlere prandaj ata qe do te futen ne rrugen e Durresit apo te Kavajes pas ndertimit te qikllopit nuk do te shohin me kullen e Sahatit dhe Minaren e Xhamise, por ****** e qikllopit te Tiranes. Dhe, pa dyshim, ***** e nje qikllopi modern prej xhami eshte shume me e vyer sesa nje minare apo nje kulle e vjeter sahati e disa shekujve me pare.

    Logjike me te mbrapshte dhe me enveriste se kjo, nuk mund te te degjojne veshet jo nga goja e nje arkitekti, por as nga goja e nje qytetari te rendomte europian qe jeton ne nje qytet normal europian. Sepse kjo logjike eshte e kunderta e asaj qe sot e sheh ne cdo qytet europian ku qendrat historike ruhen te paprekura dhe si syte e ballit, sepse ato jane pjese e historise se qytetit, e identitetit te qytetet dhe jane pjesa me e vyer e tij. Aq sa ne Varshave qendra historike u ringrit identike, sic ishte, pasi u rrafshua nga gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore. Kurse brezat qe vijne, kur duan ta zgjerojne qytetin dhe te bejne historine e tyre, krijojne qendra te reja. Ishte kjo logjike normale qe shpalosi kryebashkiaku, kur ishte Minister Kulture, me projektin e kthimit ne identitet te qendres qe e shpalli madje edhe si monument kulture te shkalles se pare, apo kur denoi publikisht ngritjen shkaterruese per qendren, nga paraardhesit e tij, vecanerisht per simbolet e Tiranes, Kullen
    e Sahatit dhe Xhamine, te kulles se ashtuquajtur Torre Drini.

    Nuk po e vazhdoj me tej kete teme qe e kam shtjelluar shume me mire ne shkrimin tim: “Tirana si qytet i qytetareve dhe si kryeqytet i pushtetareve” (“Korrieri”, 24 Shkurt, 2004) ku shkruaj gjate per kesi aktesh, ne dukje moderne, europianizuese, por ne thelb shenje injorance dhe mendesie autoritare, antidemokratike, antihistorike, ashtu sikurse edhe per shkaqet pse kryebashkiaku Rama apo arkitektet jane tjetersuar deri ne kete pike sa te na moscudisin kesisoj.

    (Ne kete moscudi futet edhe keshilltari i Kryeminstrit, arkitekti Artan Shkreli, i cili ishte edhe ai pjestar i zhurise se qikllopit e qe disa vjet me pare, per keto “mega- godina”, ka shkruar: “kombinimi i ekspansionit horizontal me ate vertikal po prodhon perfitimet maksimale ne kurriz te nje mjedisi te pafuqishem per te rezistuar pa u degraduar. Trafiku kaotik eshte i pranishem nen dritaret e seciles shtepi, pasi numuri i automobileve nuk varet me vetem nga siperfaqja qe zene godinat, por dhe nga lartesia e tyre.” Madje ka cituar edhe autore te njohur boterore si Lewis Mumford i cili thote se “... fillimisht ky ekspansion ndodhi ne qytetet me te medha, por gabimet radikale qe u bene ne periudhen e ideimit te gratacelave, tani jane perhapur ne te gjithe universin, pak nga pergjumja e organeve te kontrollit dikur shume te rrepta, pak nga kerkesat komerciale, pak nga deshira per te ndjekur moden e pak nga deshira e arkitektit per te perdorur teknologjite e reja”. (A Shkreli, D.
    Gjoni, “Tirana - ferri urban i shekullit XX”, Perpjekja 10, 1997).)

    Nuk po e zgjas, pra, me aspektin arkitektonik, urban e kulturor te qikllopit, as nuk po shpreh ndonje ide se cfare mund te ishte me e aresyshme, sipas meje, per ta mbyllur sheshin atje ku do te ngrihet kulla pasi, sikurse e thashe, kete shkrim po e bej me shume nga dashuria per profesionin dhe viktimen dhe jo sepse kam shprese se do te shpetoj identitetin e qendres historike te Tiranes, te paracaktuar tashme me denim me vdekje.

    Aspekti ekonomik

    Nje gje tjeter qe me terhoqi vemendjen ne ate debat ishte fakti se ky projekt nuk paskesh preventiv. Pra, ne nuk e dime se sa para do te derdhen per ndertimin e qikllopit dhe aq me pak se nga do te vijne keto para. Por, nga sa kuptohej nga te tera shpjegimet qe u dhane atje, ku u fol per faktin se do te ishte i teri me nje lloj xhami special, se per kete do te duhej nje sistem ventilimi i persosur me kondicionere, se do te germohej kater kate nen toke e me the te thashe, dilte se kostoja e ketij objekti duhet te ishte shume shume e madhe.

    U fol, nderkaq, se per kete pune fillestare, pra per organizimin e ketij konkursi, nuk kishte paguar Bashkia, por nje investitor qe mbeti anonim, ashtu sikurse edhe interesat e tij, pa cka se, nga sa di une, sec ka nje ligj qe e ndan, per konflikt interesi, projektuesin nga zbatuesi dhe nuk doli nese ky investitor e bere kete nga dashuria per Tiranen, apo nga ndonje interes direkt ne ate mesele.

    Tek e fundit ajo qe mua me tronditi ishte pyetja nese ka kuptim qe te shpenzohen kaq shume para per nje objekt kaq vezullues nderkohe qe ne jemi ne terr e kemi gjera bazike te pazgjidhura akoma. Ndertimi i nje te tille “pike referimi”, sic e quajti arkitekti Bicoku, me ngjalli kujtimet e komunizmit kur, nderkohe qe njerezit jetonin ne mjerim, regjimi ndertonte ne qender, per lavdine e tij e te udheheqesit te tij, “pika referimi” te pushtetit qe kushtonin si qimet e kokes te tilla si Piramida apo Muzeu Kombetar duke shkaterruar, ajme, edhe Tiranen historike.

    Dikush mund te thote se ky eshte nje investim privat. Por edhe investimet e privateve nuk dalin jashte politikave te zhvillimit te nje vendi. Perkundrazi. Prandaj edhe edhe nje pyetje e dyte me lindi lidhur me aspektin ekonomik te ketij projekti: A ka politika zhvillimi ky pushtet qendror apo lokal qe te percaktoje se ku dhe si duhet te investohen parate e shqiptareve ne te mire te imediates dhe te perspektives, ne te mire te tyre dhe te tere komunitetit? A eshte normale qe shumica e parave te shqiptareve jane derdhur ne kafaze banimi ose ne ndertime kafesh dhe restorantesh qe, tek e fundit, nuk jane investime qe prodhojne para, por qe kane nevoje te mbahen nga para qe duhet te vijne nga investime ose burime te tjera?

    Kaq shume nevoje kemi ne per qendra biznesi sa duam te ngreme jo pak, por tete si ky qikllopi vetem ne qender, pervec atyre qe kemi, kur, me sa di une, nje qytet si Mancesteri, prej tre milion banoresh, ka vetem tre. Dhe, a nuk u heqin keto ndertime shqiptareve te thjeshte, qe neser mund ta jepnin nje apartament me qira per nje zyre, kete mundesi te fundit per te marre dicka nga investimi i tyre? Pra, mos valle derdhja e tere kesaj paraje ne ndertime do ta lere ekonomine tone edhe neser po ne ate gjendje qe eshte sot: pa ate qe eshte baza e zhvillimit te nje ekonomie, aftesia per te kthyer parane e investuar ne para tjeter.

    Mua me rezulton se te vetmit qe fitojne me kete lloj ekonomie jane nje grusht ndertuesish qe po thithin tere parate e shqiptareve dhe qe me ngjasojne me shume me ndertues piramidash pak me te sofistikuara. E, ne kete kontekst, a kane partite opozitare politika zhvillimi ndryshe nga keto mospolitika? Sepse nuk pashe te kete ndonje reagim ndaj ketij investimi qikllopik nga asnje parti opozitare, vecanerisht nga ato qe perfaqesojne te majten e re, qe pretendon te mbroje interesat e atyre qe nuk do te mundin kurre te hane ne restorantet apo te lahen ne pishinat e qikllopit te Tiranes.

    “Publikja”

    Nje gje tjeter qe lidhet me ate qe thashe me lart, vecanerisht kur ke parasysh programet e partive te majta, me terhoqi vemendjen ne ate emision. E kam fjalen per permendjen shpesh te fjales “publike” nga nje vajze e re qe ishte thirrur aty per te shpjeguar projektin. Ajo nje dy e fliste per ambjentet publike te qikllopit te Tiranes duke e pasur fjalen per restorantet, kafenete, pishinat qe do te ngriheshin aty. Por, nuk e di, nga injoranca apo nga djallezia, ajo nuk bente dallimin midis atij qe ne bote quhet sherbim publik dhe atij qe quhet sherbim privat.

    Ato ambjente jane publike ne kuptimin se atje shkon publiku, por njeheresh jane sherbime private, jo publike, sepse fitimet i terheqin nje grusht njerezish. Pra, nuk jane si parqet, ku njerezit shkojne te prehen pa paguar ndoje lek apo si sherbimet publike pa pagese si shkollat publike apo spitalet publike apo qe kane nje kosto te ulet sepse jane sherbime qe i kryen shteti, si metrote, autobuzat etj.

    Publike sipas asaj llogjike mund te quhet edhe ajo gaforrja e stermadhe dhe e stershemtuar qe ka zaptuar gati gjysmen e parkut te Tiranes duke bere qe ai te mos duket me si park, por si oborri i saj. Por ajo eshte nje objekt privat qe, ne fakt, vjel fitime per nje grusht njerezish e qe i ka rrembyer publikes, dmth parkut, nje goxha cope gjelberim, qe sot, me bekimin e Bashkise, kerkon ta paguaje me nje cmim qesharak, por te denje per grabitesit e prones publike.

    E pra kjo “ngaterrese” e sherbimit publik me sherbimin privat, e publikes me grabitjen publike, eshte mire te sqarohet ne kete vendin tone te mbushur me mashtrues kombetare dhe nderkombetare.

    Mjerimi i intelektualit

    Edhe nje gje me ngacmoi ne ate emision: pamja e plakur e arkitektit Maks Velo. Me floket krejtesisht te zbardhura dhe me mjekren krejt te thinjur, pamja e tij me dha ndjesine e kohes qe po kalon per te gjithe ne qe na u duk se rilindem me 1991. Por jo vetem kaq: duke e pare Maksin ashtu me koke gjysem te ulur teksa thoshte fjale te mira per ate qikllop qe shvlefteson cdo gje historike te asaj qendre historike, e pa reaguar fare ndaj teorise se ndryshimit te pikave te referimit te Bicokut, me erdhi t’i bej kete pyetje: I dashur Maksi, ne kohen e Enver Hoxhes u shtrengove te besh projekte shperfytyrimi kishash si ajo e Shen Prokopit apo ajo e Rruges se Kavajes dhe i bere, edhe pse ne kundershtim me bindjet e tua. Amin!

    Ne burg, per te mbijetuar, vazhdove te ndertosh biruca e shtesa burgu edhe pse miku yne i perbashket Petro Tako nuk linte dite pa te thene se kjo ishte nje pune e denueshme moralisht. Amin! Tani, ne liri, te shoh duke levduar nje projekt qe, nga sa te njoh personalisht,- dhe nga sa ke shkruar e vizatuar e folur edhe publikisht (kujto debatin per mosshembjen e Teatrit Popullor apo shkrimet qe ke bere per Pazarin e Vjeter) eshte krejtesisht ne kundershtim me bindjet e tua.

    Cili eshte ai kufi, o i dashur Maksi, pas te cilit nuk mund te themi me “Amin” per oportunizmin tend! Cili eshte ai kufi pas te cilit frika dhe shtrengimi nuk e justifikojne dot me shitjen e shpirtit? Sa liri duhet te te japin ty, o Maksi, qe te jesh Maksi, qe te mos i kesh frike qikllopet apo qe te mos te te paguajne qikllopet? Apo kjo eshte nje pseudopyetje sepse eshte shtruar qe ne fillim gabim, pasi, ne fakt, nuk ekziston nje thelb i vertete i intelektualit Maksi, dhe i shumeve si Maksi, por vetem shfaqjet mjerane kalimtare te njerucit qe i adoptohet rrethanave qe ia diktojne qikllopet e pushtetit? “L’existence précède l’essence”. Amin!
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  18. #58
    QIKLLOPI DHE “INTELEKTUALI”
    Arben Biçoku, Arkitekt
    Kisha ditë që e bluaja në mendje idenë e një shkrimi për
    emocionet pozitive që më ngjalli një konkurs
    ndërkombëtar arkitekture për një objekt në qendër të
    Tiranës, konkurs të cilin, duke qenë anëtar i jurisë
    ndërkombëtare, pata mundësi ta ndjek nga afër. Por në
    vazhdën e ngjizjes së këtij mendimi, m’u desh ta lija
    mënjanë dhe të merresha me një shkrim tjetër mbi këtë
    ngjarje i botuar në një të përditshme në datën 21 janar
    2005, me autor një “Intelektual” dhe me titullin “Disa
    mendime mbi qikllopin e Tiranës”. Në këtë shkrim autori
    përpiqet të më citojë me mjaft shtrembërime. Pa dashur
    ta bëj si një përgjigje thjesht polemike po shkruaj pak
    më në përgjithësi, duke dashur edhe të saktësohen ato
    gjëra që “Intelektuali” i shtrembëron me qëllim ose për
    injorancë. Urbanistika është një temë mjaft e gjerë dhe
    për të cilën prej disa kohësh po debatohet mjaft.
    Sidomos e ndjeshme bëhet kjo temë, kur në prag fushatash
    elektorale, qendrore apo vendore, morisë së
    argumentdhënësve i shtohen dhe intelektualët e pavarur
    ose gjysmë të pavarur.
    Realiteti është që Shqipëria përjetoi një moment
    tranzicioni politik, ekonomik, dhe social. Ky tranzicion
    sigurisht u shoqërua me fenomene pozitive, por edhe
    negative. Një nga fenomenet negative që shoqëroi
    tranzicionin ishte dhe presioni që pësoi fusha e
    urbanistikës nga jashtëligjshmëria. Personalisht e
    konsideroj si një faktor objektiv, i ndodhur në një
    kontekst historik që e kanë njohur dhe mjaft vende të
    tjerë në tranzicion, por i cili ka pasur protagonistët e
    vet individualë të cilët janë të shumtë. Sigurisht
    përgjegjësi më të spikatur kanë këtu ata që kanë qenë
    vendimmarrës dhe që kanë marrë vendime dukshëm të
    gabuara, ose që nuk kanë bërë mbrojtjen që duhet të
    bënin. Pa dashur të përmend shumë po përmend vetëm tre
    nga rastet konkrete të kritikueshme profesionalisht,
    ndërtimi i dy kullave 15 -katëshe pranë bulevardit
    “Dëshmorët e Kombit”, ndërtimi i kullës që mban emrin
    Torre Drini, në qendër të Tiranës, dhe zënia e hapësirës
    publike të Lanës dhe Parkut “Rinia” nga ndërtime
    tregtare të jashtëligjshme. Në një situatë kur
    zhvillimet urbanistike, nën presionin e interesave të
    zhvilluesve privatë, sollën atë problematikë që një
    pjesë e kritikojnë, u pa e nevojshme që nuk mund të ecej
    pa një plan urbanistik që duhet të bartte vërtet
    kualitete profesionale.
    Kam qenë anëtar i jurisë paraseleksionuese të studiove
    urbanistike dhe arkitektonike që morën pjesë në
    projektimin e planit urbanistik të qendrës së Tiranës,
    dhe për mua ishte i papritur interesi i mjaft studiove
    të huaja prestigjioze për të marrë pjesë në këto
    zhvillime. Gjithashtu për mua ishte surprizues fakti që
    të huajt i vlerësonin zhvillimet urbanistike të qytetit
    të Tiranës më tepër nga ç’arrinim ta bënim ne
    profesionistët shqiptarë këtë gjë. Bërja e planit
    urbanistik të qendrës së Tiranës nga studioja pariziene
    ARCHITECTURE STUDIO është një ngjarje mjaft pozitive dhe
    e përshëndetur jo vetëm nga profesionistët por në
    përgjithësi nga rrethet kulturore. Dhe besoj se kjo
    studio nuk është influencuar nga ideologjitë e Enverit
    që citon “Intelektuali” ynë.
    Zgjedhja e variantit fitues të qendrës së Tiranës u bë
    midis tre projekteve, të tre studiove të huaja. Me të
    drejtë varianti francez fitoi pasi ishte varianti që
    ekzaltonte identitetin urban të qytetit të Tiranës gjë
    që e vlerësuan gjithë anëtarët e jurisë ndërkombëtare,
    por që nuk arrin ta kuptojë “Intelektuali” që ka
    konceptin e konservimit frigoriferik në mosndryshim të
    qytetit. Ky variant ruante më tepër hapësira të gjelbra
    në qendër duke i rivlerësuar ato. Gjithashtu ky variant
    tregohej mjaft i kujdesshëm me intensitetet e ndërtimit.
    Dhe një nga argumentet e këtij varianti ishte dhe
    krijimi i një siluete vertikale interesante, siluetë kjo
    e humbur nga zhvillimet e dekadës së fundit. Këtë
    argument kam përmendur në debatin televiziv të zhvilluar
    në televizionin “Arbëria” të datës 17 janar 2005 por që
    “Intelektuali” ose nuk e ka dëgjuar me vëmendje (gjë që
    rezulton t’i ndodhë shpesh) ose e shtrembëron me dashje
    kur e citon (gjë që përsëri e bën shpesh). Pra ndodhemi
    para faktit të siluetës së humbur në lartësi, gjë që nuk
    të lejon të krijosh identitetin e një qyteti, aq më pak
    të një kryeqyteti. Sigurisht që nuk mundemi t’i shembim
    as Kullat në Bulevard dhe as Torre Drinin (nuk besoj se
    “Intelektuali” ka këtë ide), dhe nuk mund të shajmë as
    pushtetarët e tanishëm për këtë se kanë qenë të
    mëparshmit që kanë dhënë këto leje. Dhe këto nuk janë
    mendime vetëm të miat por rezultojnë mendime dhe të
    shumicës së profesionistëve shqiptarë, ose qoftë edhe të
    huaj (të tillë e kanë vizituar mjaft Tiranën gjatë tre
    vjetëve të fundit). Pasi nuk mund të konceptohet një
    qytet si një muze i dhënë njëherë e përgjithmonë dhe i
    pa ndryshuar në kohë, përkundrazi konceptohet si një
    organizëm që vazhdimisht zhvillohet.
    Një problem që desha të përmend është se arkitektura dhe
    urbanistika ndiejnë herë pas here nevojën e
    sipërmarrjeve që sjellin zhvillime pozitive si në
    mënyrën e konceptimit po ashtu dhe në teknologji. Të
    pazëvendësueshme në këtë gjë janë investimet e natyrës
    publike si biblioteka, teatro, muzeume, komplekse zyrash
    qendrore apo vendore, shkolla, spitale, parqe,
    shëtitore. Por në kushtet ekonomike ku ndodhemi nuk e
    kemi ndjerë këtë udhëheqje të shtetit në cilësinë e
    arkitekturës së kërkuar. Sipas legjislacionit në fuqi
    shteti prokuron duke blerë me çmimin më të ulët të
    mundshëm (pra shpeshherë shërbimin më të keq të
    mundshëm), paguan vetëm një variant, variantin fitues
    (kur bëhet fjalë për projekte pra nuk bën dot konkurs),
    pasi mungon një legjislacion që të krijojë mundësinë e
    konkursit dhe të paguash më shumë se një variant.
    Realisht këto janë probleme serioze që shqetësojnë
    krijuesit në fushën e arkitekturës. Por “Intelektualin”
    tonë nuk e kam dëgjuar të flasë ndonjëherë për
    shqetësime reale, ai di vetëm të asgjësojë pa asnjë
    argument profesional siç e ka perifrazuar dikush me
    stilin “do marr çiften, do dal për gjah”.
    Duke dashur të dal tek zhvillimi i fundit, konkursi për
    një kompleks godinash të ndodhura në qendër të Tiranës,
    për “Intelektualin”, i cili zhvillimet i ndjek ose nga
    televizori ose nga gazetat, dhe asnjëherë nga sallat apo
    vendet ku ndodhin ngjarjet, po sqaroj se volumet
    urbanistike të këtij konkursi ishin të përcaktuara nga
    Masterplani i studios franceze. Investitorët janë
    privatë, aspak anonimë por të shpallur dhe me
    përfaqësues të tyre në jurinë që mori vendimin (sipas
    një formule që pranohet në mbarë botën e qytetëruar),
    konkretisht janë shoqëritë investuese “Edil Al-It”,
    “Fati”, dhe “Veve Group”, të cilat janë njëkohësisht
    edhe pronarë të truallit. Nuk është as faji i studiove,
    as faji i arkitektëve në qoftë se në këto zhvillime kemi
    shtetin e munguar si investitor. Fakti që shteti nuk ka
    aftësi të investojë, dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë
    privati, mund ta dëshpërojë “Intelektualin”, por në këtë
    sistem ekonomik që jemi privati nuk bën teori por punon,
    fiton, dhe paguan taksa për të mbajtur administratën
    publike. Sigurisht që qëllimi i një firme private është
    sigurimi i fitimeve ndaj është e natyrshme që shërbimet
    që ajo jep kryhen me pagesë, pra po të shkosh në
    kafenenë e saj, në restorant, në kinema, do të paguash.
    A di ndonjë kafe ose restoran ku shërbehet pa paguar
    “Intelektuali” ynë? Roli pozitiv i shtetit në këto
    zhvillime është që bashkia ka vendosur që këto investime
    si shumë të rëndësishme për qytetin të zhvillohen me
    konkurs ndërkombëtar, ku do të ketë tre studio të huaja
    dhe një studio shqiptare. Kjo gjë krijon premisa për
    zhvillime më kualitative.
    Duke ardhur tek ngjarja konkrete e konkursit të fundit,
    mund të them që ishte një ngjarje realisht mjaft
    pozitive. Detyra e jurisë ndërkombëtare (e përbërë nga
    mjaft figura të huaja të mirënjohura në skenën europiane
    të arkitekturës dhe të pakontestueshme për integritetin
    profesional) ishte që bazuar mbi Masterplanin francez të
    zgjidhte variantin më të mirë të mundshëm. Arkitekti që
    kryesoi punën e jurisë Vedran Mimica kur shpalli
    fituesin deklaroi pak a shumë edhe mënyrën e arsyetimit
    që u bë nga juria për të zgjedhur variantin fitues. U
    interpretua simbolika që do të përfaqësonte për qytetin
    një objekt i tillë (pra roli “ikonografik” që do të
    luante për qytetin), kualiteti i zgjidhjes artistike,
    kualiteti i zgjidhjes funksionale, realizueshmëria (pra
    ndërtueshmëria në kushtet shqiptare), përputhshmëria me
    Masterplanin, dhe mbi të gjitha potenciali i objektit
    për të sjellë një rritje të cilësisë së jetës sociale në
    Tiranë. Varianti i studios shqiptare nuk rezultoi fitues
    pikërisht për shkak të mospërputhshmërisë me
    Masterplanin e qendrës, dhe për shkak të sjelljes vetëm
    të metrave katrorë të shtuar në dobi të investitorëve,
    por aspak në dobi të qytetit. Për të zgjedhur midis tre
    varianteve të tjera nuk ka qenë një punë e lehtë për
    jurinë, pasi të tre variantet bartin vlera në vetvete.
    Ajo që mund të them është se pjesëmarrësit shqiptarë në
    juri anonin më tepër nga varianti i studios holandeze
    dhe nga varianti i studios spanjolle. Pra ëndrra e
    arkitektëve shqiptarë ishte që në atë pozicion të kishte
    një kryevepër të arkitekturës botërore, një pikë
    referimi për qytetin e Tiranës. Nuk rezultoi i njëjtë
    dhe mendimi i arkitektëve të huaj të cilët ishin shumë
    të ndjeshëm për kualitetin funksional, për cilësinë e
    hapësirave publike jashtë dhe brenda godinës.
    Rezultantja e mendimit solli fituese studion daneze, gjë
    që rezultoi pas një diskutimi të thellë dhe të
    jashtëzakonshëm profesional, që zgjati dyfishin e kohës
    që ishte parashikuar në dispozicion të jurisë.
    Duhet theksuar se ky konkurs qe fillimi i disa
    konkurseve të tilla. Një tjetër i ngjashëm do të
    zhvillohet në datën 5 shkurt. Do të ketë një ekspozim të
    ideve të disa krijuesve të huaj për lulishtet në qendër
    të Tiranës në datën 28 janar në Galerinë e Arteve.
    Si përfundim do t’i kërkoja “Intelektualit” që nëse do
    të shprehet për këto zhvillime t’i ndjekë nga sallat.
    Mua si anëtar i KRRT së Tiranës më rezulton që në të
    gjitha këto ngjarje “Intelektuali” ka qenë i ftuar
    nominalisht megjithëse nuk e ka parë të udhës të vijë. E
    ftoj në studion time për të shkëmbyer mendime apo për të
    vazhduar polemikën, dhe për të parë se unë jam një
    krijues i lirë dhe jo një anëtar i këshillit bashkiak
    siç më përmend, në vazhdën e tij të informacioneve të
    gabuara të mbledhura lart e poshtë kafeneve të Tiranës.
    Nuk do ta kisha për turp të isha anëtar i këshillit
    bashkiak, pasi në ka gjë më pak të kritikueshme
    administrative në mendjen e shqiptarëve normalë është
    pikërisht puna e Bashkisë së Tiranës.
    Tërheqja e fundit e vëmendjes që desha të bëj është se
    unë vetë personalisht ruaj respekt për arkitektët për të
    cilët “Intelektuali” vjell vrer. Maksi Velo në sytë e mi
    i përket një plejade arkitektësh jokomformistë të cilëve
    as burgu nuk ia ndryshoi karakterin. Shpesh i kritikuar
    nga kolegët pikërisht për thënien hapur të mendimit të
    tij jo komformist, sot për çudi akuzohet si komformist.
    Artan Shkreli është një nga krijuesit më të talentuar në
    skenën e arkitekturës shqiptare. Qe meritë e tij
    personale ringjallja e interesit për ruajtjen dhe
    mbrojtjen e monumenteve të kulturës si një pasuri e
    papërsëritshme (dhe jo shkrimet e “Intelektualit” tonë
    mik i dikurshëm i Shkrelit). Në mjaft prej zhvillimeve
    dhe vendimmarrjeve pozitive të kohëve të fundit në
    fushën e urbanistikës ka qenë dhe kontributi i tij
    personal. Duke e mbyllur i premtoj “Intelektualit” që do
    t’i ruaj një kopje të raportit final të jurisë së
    konkursit ndërkombëtar i cili do të jetë i përpunuar
    plotësisht për studiot pjesëmarrëse në fund të këtij
    muaj. Mbase kjo do t’i shërbejë që ta ulë sadopak tytën
    e çiftes së tij, në gjahun e tij (donkishotesk) për
    qikllopë.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  19. #59
    QIKLLOPIA E INJORANCËS DHE E LIGËSISË
    Maks Velo

    Në editorialin e gazetës “Korrieri“ të datës 21 janar shkruar nga F.Lubonja ka një sërë shpifjesh, insinuatash, pasaktësish, shtrembërimesh dhe gënjeshtrash në adresën time të cilave po iu përgjigjem.
    Borxhi ndaj historisë është shumë më vështirë për t’u shlyer, se sa borxhi i jashtëm valutor ndaj Bankës Botërore apo huadhënësve të tjerë. Se borxhi historik nuk dërgon kasnecë apo delegacione, nuk apelon në gjyqin e borxhlinjve; ai të bën gjëmën papritur. Gjëma e borxhit të pashlyer ndaj historisë ishte 1997-a.
    Gjatë shek.XX patëm katër evenimentet më të mëdha mbas 500 vitesh pushtimi të Perandorisë Islamike Otomane. Këto ishin: 1912, 1944, 1990 dhe 1997. Nga këto, bota europiane dhe më gjerë, njeh vetëm 1997-ën. Se ajo ish e jona, e tëra e jona; të tjerat nuk i bëmë ne, as pavarësinë (Perandoria u shkërmoq), as çlirimin (Gjermaninë e mundën Fuqitë e Mëdha) as shembjen e komunizmit (e bëri Amerika dhe Vatikani).
    Kurse ’97-tën e bëmë vetë.
    Pa zgjidhur ’97-ën, po ecim në qorrsokak (fjalë e bukur nga ato abstraktet që më pëlqejnë: si mund të jetë një sokak qorr, pa sy?...po ja që mund të jetë...). Nuk duam ta zgjidhim se kemi frikë, se dalin përgjegjësitë, se del edhe borxhi historik i papaguar…dhe prandaj gjithmonë pranojmë më mirë të vetëmashtrohemi.
    Sikurse po vetëmashtrohemi.
    Urbanistika dhe ndërtimi është materializimi i gjithë vlerave dhe antivlerave të një populli; i tërë shndërrimeve, ekseseve, arritjeve dhe mosarritjeve, aftësive dhe veseve. Po të dish të lexosh formimin urban, sheh të pasqyruar sistemet shoqërore që kanë kaluar, kulturat okupuese dhe autoktone, luftërat e brendshme dhe të jashtme, izolimet, hapjet, çmenduritë e diktatorëve dhe mençurinë e politikanëve të mirë që kanë sunduar. Mendoja se me ardhjen e demokracisë do të merrnim drejtimin e duhur, por nuk pat qenë e thënë. Ekspansioni, rrëmbimi i hapësirës urbane (private apo shtetërore) ishte shprehja e dhunës dhe presionit që ushtruan dhe vazhdojnë akoma të ushtrojnë fiset dhe klanet.
    Demokracia nuk është lëvizja e lirë. Demokracia është lëvizja e lirë duke respektuar rreptësisht ligjet.
    Kaosi i krijuar me koshiencë na kushtoi shumë shtrenjtë. Dhe u krijua një borxh tjetër plus, ndaj historisë (se nuk na mjaftonin ato që kishim).
    Çuditërisht, jemi shumë të aftë për të shkatërruar veten. Kjo është teoria e Haxhi Qamilit. Teoria politike më e aplikueshme në Shqipëri është ajo e vetëshkatërrimit (pastaj jemi edhe burracakë, se akuzojmë të tjerët që na e kanë fajin). Pushtimi i hapësirës, megjithëse ndodhi në fund të dymijëvjeçarit ishte ekzakt si ai i hordhive osmane pesëqind vjet më parë.
    Kur dal në kodrat dhe shoh atë unazë gjigante të ndërtimeve pa leje që ka rrethuar Tiranën, më duket si një fushim me çadra i ngritur nga Sulltani, për të marrë qytetin. Në fakt ky rrethim e kish një Sulltan. Ushtria bëri dhe një kurban. Ka edhe repartet e gurhedhësve. Ushtria pushtuese priste një ferman: LEGALIZIMIN.
    Pushtimi donte edhe një ferman tjetër: PASURIMIN. Fermani erdhi ishin: PIRAMIDAT.
    Lubonja thotë se: « …duke e ndjerë veten në rolin e atyre avokatëve të viktimave… », pra edhe sipas tij « oponencën edhe formale… » e bënin avokatët. Pra profesionistët. Që të bësh oponencë ndaj një mendimi, vendimi, projekti apo vepre, duhet të jesh specialist i asaj fushe, dhe bile specialist i kualifikuar. Lubonja nuk është as urbanist dhe as arkitekt. Madje me sa di unë, nuk ka diplomë të asnjë fakulteti. Prej këtu, merret me mend çfarë oponence mund të bëjë. Kjo është fillesa e mbrapshtë prej ku rrjedhin gjoja gjithë ato argumente dhe arsyetime herë infantile dhe herë idiote, herë fantazmagorike dhe herë qesharake, që të bëjnë të ndihesh keq, dhe të bëjnë të mendosh a ia vlen të merresh me këtë njeri. Por e kam të domosdoshme.
    Po të shkruajnë urbanistë apo arkitektë, ka kuptim (vazhdimisht e kam ngritur nevojën e kritikës profesioniste në arkitekturë, dhe prandaj kam shkruar vetë aq shumë). Lubonjës nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse t’iu rekomandojë kompanive të huaja të naftës që po bëjnë shpime në det a në tokë, se ku të shpojnë; apo ekipeve të operacioneve by-pass si të përmirësojnë teknikat operatore.
    Më kujtoi dy të lajthitur, aty nga viti ‘75, një dentist praktikant tiranas dhe një infermier shkodran, që vunë një seri fletërrufesh (aty ku do të ngrihet QIKLLOPI), kundër Ministrisë së Shëndetësisë se nuk pranonte që ata kishin bërë shpikjen më të madhe të shekullit, ilaçin që shëronte kancerin. Më në fund, Ministria u detyrua të dërgojë një ekip me Dr.Bozgon në krye: ata gjetën në një fshat të Shkodrës ku “bëheshin mrekullitë“, një dollap me ca llambushka dhe një frigorifer me mëlçi viçi…dhe i dënuan si politikë, e i nisën njërin në Ballsh dhe tjetrin në Spaç. Mos u çudisni, dhe mos u habisni! Edhe të tillë “politikë“ kishim në kampet tona.
    Lubonja operon me gjëra të marra hua, të lexuara apo të dëgjuara, por kur e kalon masën, bëhet qesharak. Përderisa në problemet urbanistike, si gazetar, transmetonte shqetësimet e opinionit publik si kaosi urban, nevojën për ambiente dhe hapësira publike, si dhe korrupsionin, ishte në rregull dhe mund ta dëgjoje, por kur futet në probleme profesionale, diskrediton veten. Ai, në këtë mënyrë, profanon seriozitetin e problemit dhe e ul në nivelin më banal. A e llogarit ky njeri se çfarë mund të mendonin projektuesit dhe anëtarët e huaj të jurisë, nëse Bashkia do ta përkthente artikullin e tij dhe do ua shpërndante, dhe ata do e lexonin këtë material?
    Ai bën gafat e një gjimnazisti kur krahason Qendrën Historike të Varshavës dhe atë të Tiranës së Vjetër.
    Vërtet në kohën e Zogut: Kursali, Hotel “Internacionali“, Parlamenti, Xhamia, Sahati, Pazari i vjetër, Kisha Ortodokse, Bashkia e vjetër, Banjat, qëndronin bukur e në harmoni; por ishte koha e Zogut e vendi sa kishte dalë nga Sulltanati 500-vjeçar. Sikur sot tërë këto objekte të ishin ruajtur dhe të mos ishin ndërtuar as Pallati i Kulturës, as Hotel “Tirana“, as Muzeu Historik; duhej patjetër të bëhej një operacion gjigant urbanistik. Kaq e vërtetë, sa edhe Bosio dhe grupi i arkitektëve dhe urbanistëve italianë, në projektin dhe maketin e qendrës të vitit 1942, kur të gjitha këto ekzistonin dhe mund t‘i mbanin, i heqin dhe ruajnë vetëm: Xhaminë e Sahatin, Kishën, kurse Parlamentin (Teatri i Kukullave) e fusin mbrapa një L-je. Dhe krijon një shesh të ri me godina 5-katëshe. Pra edhe Bosio prish tërë Pazarin e vjetër, Bashkinë, Kursalin etj. Urbanistika është si një skakierë shahu, çdo lëvizje sjell një seri kombinimesh.
    Pazarin e vjetër e kam vizatuar në çdo cep dhe e kam botuar pjesërisht, ishte i bukur për një Tiranë fshat, siç edhe u krijua, por sot nuk mund të ruhej. Pazari i Korçës është tjetër gjë, ai duhet të ruhet, po korçarët zihen me grushta jo për të restauruar Pazarin, por kush do të vihet kryetar i PD-së në një degë.
    A i duhen godinat e larta Tiranës? Përse ndërton njeriu në lartësi? Mirë sot, se është shtesa e popullsisë në rruzullin tokësor, por në kohën e Aleksandrit pse? Përse në Babiloni u ngrit “grataçieli“ i parë? Me sa duket, lartësia është sfida drejt qiellit. Lartësia është sfida e vazhdueshme e njeriut: konceptuale, teknike dhe utilitare. Dhe si primat respekti, madhështie e force.
    Më 11 Shtator 2001, Al Qaeda goditi pikërisht këtë: lartësinë, që ishte krenaria e njeriut modern. Atë që ajo botë nuk e arrinte dot vetë. Prapambetja goditi përparimin në lartësi. Edhe ne, Al Qaeda na goditi, duke ndërtuar dy kullat karshi Kryeministrisë. Nuk jam dakord me ark.A.Biçokun, se meqënëse këto tre kulla (është edhe një mbrapa ngjitur me Bankën Islamike) u ngritën, të mos prishen. Ato janë një bombë me sahat për gjithë bulevardin.
    Në artikullin e tij Lubonja gënjen. Projektin e gjendjes së tanishme të Shën Prokopit e bëri Instituti i Projektimeve me autor Misto Melen. Kurse kisha katolike në Rrugën e “Kavajës” shpëtoi, duke e maskuar brenda me një tavan të lehtë e jashtë me një dekor me panele. Për këtë jam krenar. E dija se kush ndërhyn për të prishur dhe profanuar vendet e shenjta ose qorrohet ngadalë, ose fëmijët i marrosen duke kujtuar se janë gjeni. Ka shumë shembuj në lashtësi dhe në kohët moderne.
    Në Spaç nuk kam bërë biruca, kam ndërtuar: komandën, infermierinë, depon e ushqimeve dhe urën e vogël që lidhte dy kampet.
    Edi Rama të dha një titull: “Urbanist Popullor”, por ti e refuzove. Mendoj se bëre gabim, “Urbanist Honoris Kauza” nuk e merr dot se nuk iu jepet njerëzve pa diplomë.
    Shih ndonjë Universitet Popullor i tipit “LEONORË”, se mos marrësh ndonjë titull honorifik, aty mund ta marrësh edhe në urbanistikë, edhe në filozofi, edhe në sociologji, po deshe edhe në Gjeologji.
    Dhe mos boto të tilla marrëzira në EDITORIALIN e gazetës së njohur “Korrieri”.
    Dhe porosia e fundit si shok burgu që të kam pasur: kontrollo çiften, para se të dalësh për gjah, se me sa duket sustën e siguresës e ke të konsumuar; mos të të plasë ndonjë ditë në dorë!
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    liliella

    Po lexoj pergjigjen replike te Lubonjes, ne lidhje me shkrimet qe dhe ke postuar. Nuk arrij dot ta fus shkrimin ne teme. Ai ndodhet tek Korrieri i dates 27 Janar. Dhe do qendronte mire me shkrimet e tjera. Po munde dhe pate kohe, sigurisht.
    Te falenderoj.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Miratohet studimi urbanistik i qendrës së Vlorës
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2004, 03:29
  4. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47
  5. Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •