Pyetjet qe shtron hapesi i temes, nje besimtar, jane te natyrshme dhe te pritshme te dalin nga goja e nje fetari. Nga pikepamja antagoniste, lindin natyrshem disa kunder-pyetje, te cilat jane e pohime logjike ekuivalente, por me operatorin "NUK" ose "JO" perpara. Pra, ne thelb, pergjigja eshte nje. Operatoret perdoren, eventualisht, per te kenaqur te dyja palet: besimtaret dhe JO-besimtaret (ose ateistet). Meqenese jam ateist, ose me mire se aq, evolucionist, atehere po jap nje pergjigje te bazuar ne pergjigjet e mendjeve me te ndritura (shkencetareve) nder vite.
Kur J. F. Nash, Jr. fitoi cmimin Nobel, ne nje leksion pasues e pyeten rreth universit, krijimit dhe evoluimit te tij, duke mos lene pa pyetur edhe fundin e tij. Pergjigjia eshte e thjeshte: Te mos flasim per fenomene te cilat nuk i njohim plotesisht, sepse nuk i kemi vrojtuar plotesisht. Vrojtimi, te nderuar besimtare, eshte hapi i pare i shkences. Newton ka thene "Hypotheses non fingo"; prandaj, nga vrojtimi del gjithcka. Nisur nga vrojtimi, ne kemi arritur te studiojme ate qe, njezeshi, i referohemi si meta-galaktike, pra nje teresi e universit te vrojtuar thelle. Duke nxjerre ligje dhe teorema te ndryshme nga fenomenet brenda metagalaktikes, ne kemi arritur te njehsojme edhe pjeset me te erreta te universit. Per shembull, Einstein dhe Teoria e Pergjithshme e Relativitetit bashkevepron bukur me Hubble dhe Ligjin e tij per Ekspansionin e Universit, te cilat suportojne Teorine e Big-Bang dhe vezen kozmike. Sigurisht, ka nje shkencetar i cili e kundershton Teorine e Relativititetit dhe e cileson ndryshe vezen kozmike. Te dyja teorite, si do qofshin, hedhin poshte ekzistencen e nje projektuesi te universit. Sa per dijeni, aktualisht po merrem me perkthimin e nje fjalimi te Prof. Weisner, fitues i cmimit Nobel, ku jepen argumenta goditese (rigorozisht shkencore) rreth mosekzistences se nje Projektuesi apo Krijuesi te universit. Se shpejti do ta botoj ne forum.
Te gjithe bime dakord ne piken se objekti i studimit te Fizikes ndryshon me ate te shkencave Biologjike tek pika se, kjo e fundit, studion organizma te gjalla. Nga ky kendveshtrim, kthejme syte e mendjes tek biologet me te ndritur, te cilet kane shpjeguar lindjen dhe evoluimin e jetes me argumenta shkencore. E nisim me Teorine e Evolucionit, e cila ka ne thelb te saj shpjegimin e perzgjedhjes (apo seleksionimit) natyror. Nga nje organizem i thjeshte, nje mutacion vepron rende, duke shkaktuar ndryshime ne kompleksitetin e atij organizmi. Por evolucioni nuk eshte mutacion ose rastesi, sikunder mendojne mbi 90% e qenieve njerezore. Fale pershtatjes natyrore, ky kompleksitet pershkallezohet, dhe organizmi behet me i nderlikuar. Kjo pershtatje natyrore ndodh per shkak te perzgjedhjes natyore, sepse organizmat e gjalla riprodhohen (ndryshe nga objektet fizike) dhe krijohen, ne kete menyre, brezat. Per te marre nje shembull nga Prof. E. Mayr (shembull ky i adaptuar edhe nga Dr. R. Dawkins), nje besimtar dikur argumentoi se "Fakti qe syri i njeriut eshte teper kompleks per te mos u konsideruar si i krijuar nga Zoti, atehere une nuk mund ta besoj Teorine e Evolucionit". Logjike me te erret se kjo nuk ka, sepse argumenti ne fjale (me doli shkume nga goja duke e thene) eshte argument i bazuar ne preferenca personale, dhe qe i apelon ne mase injorances. Sigurisht, Evolucioni eshte mbushur me me shume argumenta shekullin e fundit, ne baze te analizave dhe simulimeve kompjuterike. Madje, parimet evolucionare kane patur sukses ne aplikimin e Informatikes (Algoritmet Gjenetike dhe Evolucionare, por kjo eshte jashte teme) ne disa fusha te tjera.
Per ta mbyllur kete diskutim te pafund ketu, do t'i rekomandoja hapesit te temes dhe pasueseve te tij besimtare librat e meposhtem:
- Charlesworth, Brian. Evolution: A Very Short Introduction.
- Coles, Peter. Cosmology: A Very Short Introduction.
- Dawkins, Richard. The Blind Watchmaker: Why the Evidence of Evolution Reveals a Universe Without Design.
- Dawkins, Richard. The God Delusion.
- Mayr, Ernst. What Evolution Is.
- Hawking, Stephen, and Roger Penrose. The Nature of Space and Time.
Shenim: Tre librat e fundit i perkasin nje niveli me te larte (te avancuar) se librat paraprijes. Lexim te mbare (megjithese jam i sigurt se asnje besimtar nuk mund ta marre kaq thelle mundimin per t'u "vete-ndritur").
Krijoni Kontakt