pse konsideron materien "pa mendje"?Postuar më parë nga xhamia
ajo qe ndodh ne nivel biologjik , ndodh edhe ne nivel molekular.
protonet,neutronet dhe elektronet "martohen" per te dhene atomet qe jane te shumellojshem.
atomet nga ana e tyre evulojne ne molekula qe kane karakteristika krejt te ndryshme nga atomet qe e perbejne, dhe me komplekse.
Deri ketu jemi dakord apo jo.
ç'fare i shtyu protonet,elektronet,dhe neutronet te krijojne atomet?
ç'fare shtyu atomet te kombinohen per te krijuar miliona e miliona molekula, njera me e ndryshme se tjetra?
do thuash ti se kjo ndodh per shkak te terheqjes se elektroneve, apo shkembimit te elektroneve ne rastin e molekulave, dhe terheqjes nderberthamore per atomet.
a ka arsye te ekzistoje kjo force terqeqese?
e njejta gje ndodh me natyren, nese mund te perfytyrojme se nderveprimi midis atomeve per te dhene molekula, eshte i ngjashem me riprodhimin seksual, dikush jep e dikush merr, behet fjale per shkembim te diçkaje, qofte ky nje elektron apo nje spermatozoid.
kjo eshte forca e evolucionit qe sundon mbi gjithçka.
Ashtu si atomet pa mendje krijojne molekula komplekse,
ashtu edhe molekulat pa mendje krijojne qelizat e para te thjeshta
qe nga ana e tyre nuk eshte se kane shume mend, dhe megjithekete keto qeliza grupohen per te krijuar qenie inteligjente si ne.
kjo eshte forca e jetes, dhe nese mund te shtoj se mbase e kemi gabim qe quajme materien te pa jete, apo jo inteligjente, fundja parimet qe drejtojne boten biologjike, jane te njejta me ato qe drejtojne boten atomike.
ndryshon vetem pikeveshtrimi.
Krijoni Kontakt