Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rexhep gjumashi

    Banditet bejne te 99-at.
    Ata vrasin, perdhunojne dhe ne mbrojtje kane Parate, mercedesat, Kallashet, Avokatet, Mjeket, Gjykatat, gazetat etj.
    Po prinderit e vajzave te mitura qe poshterohen kush i mbron?

    Presidenti Mejdani ky klysh krokodil i Sigurimit te Shtetit, ky zhapik i nomenklatures, kjo zhabe e Mafies fle gjume.

    ja rasti Korces..
    -----------
    Prindėrve tė 13-vjeēares u ėshtė ngulitur thellė nė tru, se 8 seancat gjyqėsore tė zhvilluara nė Korēė, pėr dramėn e vajzės sė tyre, nuk janė gjė tjetėr, veēse njė lojė e turpshme pėr tė lėnė tė lirė njė kriminel

    Fatos e Diana Mulla rrėfejnė dramėn e sė miturės sė rrėmbyer nga Arif Minga

    Prindėrit: Mos e lironi dhunuesin e vajzės sonė
    Nxėnėsja 13-vjeēare tregon "prekjet nėpėr trup"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trendafile Visha

    TIRANE

    Prindėrit e njė tė miture nga Korēa apelojnė pranė institucioneve mė tė larta shtetėrore pėr tė mos lejuar lirimin e pėrdhunuesit tė vajzės sė tyre.

    Tė trembur nga njė proces gjyqėsor i dyshimtė (sipas tyre), bashkėshortėt Fatos dhe Diana Mulla, banorė tė lagjes nr.8 tė qytetit juglindor, kanė provuar tė trokasin nė dyert e Avokatit tė Popullit, tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Shėndetėsisė, Rendit, Urdhrit tė Mjekut, pėr tė pėrfunduar dje nė portėn e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Mesazhi i prindėrve tė vajzės fatkeqe E.M, drejtuar titullarėve tė institucioneve tė mėsipėrme, ėshtė sa i qartė edhe tronditės: "Mos e lironi pėrdhunuesin e dritės sė vetme tė syrit! 25-vjeēari Arif Minga e ka vendin nė burg". Protesta-maratonė e dy invalidėve korēarė, qė me lekė tė marra borxh kanė udhėtuar disa herė radhazi nga Korēa nė metropol, duke u ndier jetimė nga Drejtėsia e qytetit tė tyre. Prindėrve tė 13-vjeēares sė pėrdhunuar u ėshtė ngulitur thellė nė tru, se 8 seancat gjyqėsore tė zhvilluara nė Korēė, pėr dramėn e vajzės sė tyre, nuk janė gjė tjetėr, veēse njė lojė e turpshme, njė pėrpjekje nė sinkron e pėrfaqėsuesve tė Drejtėsisė (prokurorė, gjyqtarė tė kėtij qyteti) me ekspertėt mjekoligjorė, pėr tė lėnė tė lirė njė kriminel. Duke rrėfyer nė detaje pėr "Gazetėn Shqiptare", ēifti Mulla kėrcėnon publikisht se nė kėrkim tė sė drejtės dhe tė ndėshkimit tė ligjshėm tė autorit tė krimit do tė tentojnė tė trokasin deri nė Hagė dhe, nė mos, nė njė vetėgjyqėsi kanunore, aq tė njohur pėr shqiptarėt.

    Drama
    Pėr shtatė muaj nė tavolinėn e varfėr tė familjes Mulla nuk ėshtė shtruar bukė, por vetėm dhimbje e lot. Fukarallėkut tė bashkėshortėve invalidė, Fatos dhe Diana Mulla, nė tetor tė vitit tė shkuar i ėshtė shtuar (si njė ndėshkim nga qielli), njė zezonė dhe kjo nė vajzėn e tyre tė vetme 13-vjeēare (atėherė), E.M. Me gjithė pėrkujdesin, e mitura nuk i ka shpėtuar dot fatkeqėsisė. Teksa pinte ujė nė ēezmėn e shkollės, vajza ėshtė rrėmbyer, pėr tė ndenjur pėr 9 orė nė "shoqėrinė" e rrėmbyesit Arif Minga dhe shokut tė tij. Kėtu nis dhe drama. Babai dhe nėna e sė miturės tregojnė me lot nė sy, se ata tashmė janė vrarė dy herė: njė herė nga i riu Minga dhe njė herė nga Drejtėsia e qytetit tė tyre dhe mjekoligjorėt. "Megjithėse fati i keq na preku te drita e syrit, ne i dhamė zemėr vetes duke shpresuar nė njė hakmarrje tė Drejtėsisė. Por tashmė jemi tė bindur se pikėrisht ata qė duhet ta ndėshkojnė pėrdhunuesin e vajzės sonė, po pėrpiqen t'i japin lirinė atij, si resto tė njė shume tė majme tė parapaguar nga tė afėrmit e tij.

    Akuzat
    Nisur nga ecuria e tetė seancave gjyqėsore, prindėrit e sė miturės mendojnė se procesi nuk ėshtė gjė tjetėr, por veēse njė farsė. Nė denoncimin e tyre drejtuar shumė institucioneve shtetėrore dhe Avokatit tė Popullit ata akuzojnė: Gjykatėsin Pėllumb Tare pėr sjellje vulgare, duke i kthyer ata nga akuzues nė tė akuzuar; mjekėt ligjorė: Enriko Trebicka dhe Adhon Polena, tė cilėt (sipas ēiftit Mulla) nė shpėrblim tė rushfetit, kanė gėnjyer me aktekspertizėn, duke e nxjerrė tė virgjėr vajzėn; mjekun ligjor tė Tiranės, Anesti Vako, dhe prokurorin korēar tė ēėshtjes, Eduard Shehu, pėr tė cilin pretendohet se nuk e ka mbrojtur vajzėn, por ka mbajtur qėndrim indiferent.
    ----------------------

    Ja rasti Libofshes,,
    ---------------
    "Trilli i njė minoreneje nuk mund tė merret pėr bazė nga organi i akuzės dhe menjėherė duhet tė lihet i lirė, madje edhe tė kthehet nė detyrėn qė ka pasur"

    FIER/ Avokati i Koēit, Llaqi Komini: Donte vetėm ta ndihmonte

    Avokati: "Drejtori nuk ka abuzuar me nxėnėsen"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Avokati hedh poshtė akuzat e ngritura ndaj klientit tė tij, ish-drejtorit tė shkollės sė Dėrmėnasit, Kozma Koēi. Ai ka kėrkuar qė 54-vjeēari nga fshati Metaj tė lihet i lirė, pasi nuk ka prova tė mjaftueshme dhe tė sakta, qė i vėrtetojnė akuzat e ngritura ndaj tij, pėr abuzim seksual me njė tė mitur 13 vjeēe, nxėnėsen e tij.

    "Unė kam kontaktuar me klientin tim. Ai ka qenė nė bangė me 13-vjeēaren pėr ta ndihmuar, ndėrsa gjithēka tjetėr pėr tė cilėn akuzohet klienti im ėshtė fare e pabazuar", kėshtu ka thėnė avokati i Koēit, Llaqi Komini. Duket se akuza e bėrė nga njė 13-vjeēare dhe shokė e shoqe tė saj, nuk pėrbėn ndonjė problem pėr ish-drejtorin e Dėrmėnasit dhe avokatin e tij. Sipas kėtij tė fundit, trilli i njė minoreneje nuk mund tė merret pėr bazė nga organi i akuzės dhe menjėherė duhet tė lihet i lirė, madje edhe tė kthehet nė detyrėn qė ka pasur.

    Ndėrsa po dje, ka shkuar sėrish nė polici dhe drejtori i Drejtorisė Arsimore nė Fier, Tasi Proko, pėr tė biseduar me krerėt mė tė lartė tė policisė, lidhur me zhvillimet e mėtejshme ndaj vartėsit tė tij, Koēi. Sipas bisedės me drejtorin e Policisė sė Qarkut, Asllan Dogjani, ai e ka informuar pėr pezullimin nga detyra tė 54-vjeēarit, pasditen e 27 majit, qė kur nė Drejtorinė Arsimore mbėrriti letra-bombė e dėshmisė sė vajzės mbi aktin e turpshėm tė mėsuesit tė saj. Proko kėrkoi sa mė shpejt zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė rėndė, qė njollos jo pak dhe Drejtorinė Arsimore tė Fierit. Po dje, pranė portės sė madhe tė komisariatit ėshtė parė tė afrohej edhe Yllka Koēi, bashkėshortja e Kozmait, e cila sipas uniformave blu, i ka dėrguar tė shoqit qė do qėndrojė nė burg ushqime dhe rroba pėr t'u ndėrruar.

    Kozma Koēi ėshtė arrestuar para tri ditėsh, pas denoncimit tė bėrė nga vajza O.Q., daja i saj dhe e ėma nė policinė e Fierit dhe forcat e policisė i kanė vėnė atij prangat nė shtėpi. Kolegėt e Koēit nuk e besojnė njė gjest tė tillė, ndėrsa vajza e tė 8b e akuzojnė atė.

    -------------------------
    Ja c'thote Mbrojtja..""Trilli i njė minoreneje nuk mund tė merret pėr bazė nga organi i akuzės dhe menjėherė duhet tė lihet i lirė, madje edhe tė kthehet nė detyrėn qė ka pasur"




    Komenti im..Ku ka vajz(femi 13 vjec) ne bote te trilloje te tilla gjera. Kulmi..
    Eshte mobilizuar GJINUSHI e PASKALI te shpetojne zhapikun e tyre te zhukave te mocaleve te Libofshes...




    Vajza 13vjece perball perbindshave. Mejdani fle.
    Trendafile Vishes i lumt pena dhe guximi qytetar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-06-2002 mė 06:15

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Brari, mundohu qe te mos hapesh teme te re per cdo problem, por artikujt qe kane lidhje me njeri tjetrin mund ti futesh ne te njejten teme. Eshte me e lehte per vizitoret qe te lexojne te gjitha shkrimet qe ti sjell ne ate teme dhe te japin nje mendim.

    Gjithashtu, kur hap nje teme ne forum, zgjidh nje titull qe le vend per diskutim dhe eshte e hijshme. Komentet e tua mund ti besh brenda temes, por titulli duhet te jete formal. Ne kete menyre, edhe ti e shpreh mendimin tend, edhe anetaret e tjere shprehin mendimin e tyre ne ceshtjen ne fjale

    Ndryshova titullin e kesaj teme.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    peshendetje. shteti hesht sikursht do te hesht se nuk ka kriminel qe ben krimin e kerthet e nuk ri i heshtur...
    shete cfare shteti, kush do qe te vere drjetesin aty vete kriminelat ata e kan ligjin, ata e zbatojne ligjin, ata e bejne ligjin. cfare zbatim ligjesh pret, kur cdo njeri ka ligjin e vete sipas mendjes se tij.... ligji zbatohet po te kete ligj, ligji zbatohet po te kete zot ligji...
    me shume respekt
    eda

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    komedi

    Ja cka ndodhur me kte vajzen e vogel..sipas gazetes.

    "Teksa pinte ujė nė ēezmėn e shkollės, vajza ėshtė rrėmbyer, pėr tė ndenjur pėr 9 orė nė "shoqėrinė" e rrėmbyesit Arif Minga dhe shokut tė tij."

    Tani me muaj te tere ata tallen si policia, gjykata, prokuroria, mjeket..etj...
    Eshte apo nuk eshte cvirgjeruar..kontroll sot kontroll neser..
    Edhe nji lope ose dele do cmendej ne se do ja kontrollonin ate"gjene" vakt e pa vakt . Mendo cfar terrori psiqik kalon kjo vajze-femije vetem 13 vjece nga loja makabre e shtetit mafioz te Mejdanit..

    Opozita merret me lojna.. Opinioni me mis-albaniat.. Gangot "shijne leme".
    Arifi mjafton qe ka hyre ne oborr te shkolles dhe ka besdisur nji nxenese meriton 20 vjet burg kurse per rrembimin e meriton pushkatimin..ose varjen ne litar.. ne mes te Korces.
    Ku eshte Korca qyteti i Rilindasve?
    Ka ngordhur me kohe dhe nuk eshte me qyteti i Liceut e serenatave po foleja e zhapikve si Arifi e ai Reqi krimineli 5 dyqaneve..qyteti nga kalon trafiku i prostitucionit te te miturave.. Jazek..pis milet ku votohet akoma per Stalinin..kjo eshte KORCA..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vazhdon Tallja me 14vjecaren

    KJ-
    -------------
    Perdhunimi i 14 vjecares, gati vendimi gjyqesor
    Korce - Perfundon hetimi gjyqesor rreth ceshtjes se perdhunimit te nje 14 vjecare nga Korca dhe celesi i zbardhjes se ketij rasti qendron ne ekspertizat mjekesore per virgjerine e vajzes. Ne seancen e dites se merkure, e nenta e ketij procesi ku i pandehur eshte marre 25 vjecari Arif Minga, u degjua deshmia e mjekut ligjor Enriko Trebicka, sipas te cilit vajza rezulton e virgjer, nderkohe qe trupi gjykues pranoi si prove edhe nje tjeter ekspertize te kryer nga nje mjeke ne Tirane. Te dy palet ne kete proces te rralle edhe kete here kundershtuan njera-tjetren, e nuk mbetet gje tjeter vecse dhenia e pretences se prokurorit te ceshtjes e me ne fund vendimi.

    Deshmite pro dhe kunder

    Ngjarja e ndodhur ne javen e fundit te muajit tetor te vitit te kaluar, kur 25 vjecari Minga u arrestua si i akuzuar per dhunimin seksual te minorenes 14 vjecare E.M. nga qyteti i Korces perfundoi ne gjykate ne nje menyre interesante. Ndersa familjaret e vajzes, te vendosur qe njeriu i akuzuar si dhunues i femijes se tyre te denohet, pretendone se E.M. eshte e zhvirgjeruar nga marredhenia seksuale me dhune. Ndersa i akuzuari mbrohet me te kunderten. Nje ekspertize mjeko-ligjore e leshuar nga Enriko Trebicka ne Korce dhe nje e dyte nga mjeku Anesti Vako ne Tirane, favorizojne te akuzuarin, pra qe vajza rezulton e virgjer. Por prinderit e vajzes minorene, duke insistuar kane mundur te sigurojne edhe nje raport ekspertize te trete ne Tirane, nga mjekia Sanie Gjergji, ekspertize qe e nxjerr vajzen te zhvirgjeruar. Pikerisht kete ekspertize te fundit prokurorja e ceshtjes dhe trupi gjykues kane vendosur ta administrojne si prove, por ende nuk dihet nese kjo lloj deshmie do te ndryshoje rrjedhen e procesit.

    Familja Mulla ne kerkim te se drejtes

    Te papune, me probleme ekonomike dhe shendetesore, prinderit e minorenes E.M. nuk rreshtin se trokituri kudo per te kerkuar te drejten e tyre, ate qe ata e konsiderojne si ndeshkim te perdhunuesit te vajzes. E kane nisur interesimin me prokurorine, gjykaten e Faktit ne Korce, me policine lokale dhe vazhduan me perfaqesuesit e Avokatit te Popullit duke arritur deri tek Prokurori i Pergjithshem. Nga ky i fundit moren premtimin qe ceshtja do te rihetohet, por deri tani si nje avantazh te lehte pas tere ketyre perpjekjeve kane pranimin e nje raporti mjeko-ligjor nga ana e Gjykates qe provon zhvirgjerine e vajzes. "Do ta ndjek ceshtjen deri ne fund, me te gjitha fuqite e mia",- thote babai i vajzes, Fatosi. Nderkaq, sipas pretendimeve nga avokati mbrojtes i te akuzuarit, rrezohen te gjitha ato cka shpreh minorenia e prinderit e saj. Megjithate, ne kete gjyq qe zhvillohet me dyer te mbyllura dhe ku nuk mungon tensioni midis paleve, eshte fakt qe prindi i vjazes luan edhe rolin e avokatit, ndersa ka kunder disa deshmi te tjera qofshin keto te verteta ose jo. Si ka mundesi qe eksperti-mjeko ligjor Enrik Trebicka ne seancen e kaluar pohoi se nuk e kishte kryer ekspertizen e vajzes per shkak te periodave, ndersa ne seancen e dites se marte u shpreh se e kishte kryer pyet me dyshim, prindi i vajzes Fatosi. Ai tashme ka humbur krejt besimin tek prokuroria dhe Gjykata e Korces, pasi menjehere pas seances se fundit ka pare se kryeprokurori i rrethit mori takim me prokurorin e ceshtjes, ndersa ne takim me kryetarin e gjykates, ky i fundit i ka pritur ftohte dhe u ka thene te presin vendimin e trupit gjykues.

    G.Ashimi
    -------------------------------


    Pse duhet ekspertiza?????????????

    Duan mjeket hajdute korcare te kullosin syte ne trupin e vajzes vogel?
    Shteti poshter, shteti i Nevzat Hasnedarit..

Tema tė Ngjashme

  1. Feja dhe shteti
    Nga Eda H nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 25-06-2008, 13:02
  2. Shteti Shqiptar dhe mbeshtetia financiare per Komunitetet Fetare
    Nga Iliriani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 01:13
  3. Shteti injoron librin
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •