Fragment nga romani "OH" i Anton Pashkut
Anton Pashku, "OH",
Rilindja. Prishtinė, 1990.
Fq. 7-12
KUR U KTHEVA, me nder me thanė, prej nevojtores, ku pėr pak nuk mė zuni gjumi, e ndoshta dhe do tė mė zinte, e besa dhe do ta bajsha nji sy gjumė tė rrastė sikur tė ēlirohesha mirė dhe sikur duqi i cigares tė mos m'i kishte djegė gishtat, u ndala para pasqyrės ku, tue i pa qyrat e jargėt qė mė kishin ardhė deri te thembrat e kambėve dhe tue i pre me kujdesin ma tė madh me gėrshanėt qė vizllojshin, sė paku mue mė dukej se i prejsha me gėrshanėt qė vizllojshin aqė shumė, sa m'i lėbyrshin sytė, m'u kujtue se kisha harrue ta lėshoj ujin pėr ta shpėrla nevojtoren. M'u desht tė kthehem pėrsėri nė nevojtore per ta lėshue ujin dhe pėr ta ndėgjue vrushkullin e tij, pėr ta ndėgjue zhumhurin e vrushkullit tė ujit qė ra rrėmbyeshėm e treti nė kanal pa marre gja me vete. Dhe s'kishte ē'tė mirrte kur unė, me gjasė, po ha vetėm gjana qė po me bajne kaps nga disa dite rresht. Kurse tue vojtė ne nevojtore per tė dyten herė dhe tue u kthye pėrseri te pasqyra, per pak nuk u rrėxova: rreth meje, kahmos rreth meje, kishte rriska vizllimash, nė te cilat mirrsha ne thue; ēudė, s'i kisha pasė pre qyrrat e jargėt, po ē'kisha pasė pre vizllimen e gėrshanėve dhe, nė vend se qyrrat e jargėt, nuk di ku i kisha trete gershanet, kėshtu qė tashti m'u desht qe jarget e qyrrat t'i pres me copat e vizllimave tė gėrshaneve. Dhe, keshtu, pak i lehtuem, tue qendrue bukur mirė para pasqyrės, e krova sjetulIėn qė mė digjte nga djersa ( disa here me radhė u mora ere gishtave, te cilėt nuk ishin te mermė, por as te ndohtun nga ndonji gja qe tash do te kundėrmonte rande), mandej shikimi m'u ndal nė kerthize, nuk di pse m'u ndal aty dhe pse e shikova aqė gjatė kerthizen time, mandej e nxora gjuhėn, gjithashtu nuk di pse e xora gjuhėn dhe pse me te pėrpiqesha me e lėpi mjekrėn e, nganjihere, dhe majėn e hundės sime. Kurse ma vonė, nė pasqyrė, i pashė dejt e mufatun te qafės sime dhe sytė qė i zgurdullojsha gjithnji e ma tepėr padijtė pse po i zgurdullojsha aqė shumė; sytė e mi aqė shumė te zgurdulluem panė nė pasqyrė gjunin e saj te bardhė, gashtėn e gjunit tė saj tė bukur, gashtėn e gjunit tė femnės qė tane ditėn e lume, qe nga agu e deri mė tash, e tash vetėm dhe nji grimė kohė na ndante prej muzgut, ndejti e shtrime ne shtrat pa e thanė asnji fjalė. Dikur u largova prej pasqyrės, tue krue edhe ma tutje sjetullėn, dhe u ndala para akuariumit tė vogėl: dy peshq, qė s'dukeshin as tė mjerė e as tė lumtun, as tė hutuem e as tė habitun, dy peshq, pra, rrijshin pezull dhe gati pa luejtė fare midis hapėsinės sė akuariumit tė vogėl, ndėrsa peshku i trete, qė kish disa pika tė kuqrremta nė trup, pika tė kuqrremta qė shiheshin aty kėtu nėpėr atė trup tė vogėl, lėvizte pajada poshtė e nalt nėpėr akuarium. Mbasi shtrati mė dukej si tė ishte nė fund tė ndonji shkretine tė paskajshme, e jo nė dhomėn e randueme nga heshtja qė trazohej vetėm nga ofshamat e saj, ofshamat e rralla tė asaj femne, ofshamat e lehta, por tė gjata, qė me dukeshin tepėr tė thekėshme, e s' dijsha pse mė dukeshin aqė tė thekėshme, qė mė cimbojshin, e s'dijsha pse dhe si mė cimbojshin u shtrina nė dysheme, ku kryet e palova afėr. kambės sė femnės qė kish rrėshqitė e dalė jashtė shtratit. Vazhdova tė shikoj akuariumin e vogel, ata dy peshqit qe rrijshin pezull dhe atė te tretin me disa pika tė kuqrremta ne trup qe bridhte poshte e nalt nepėr akuariumin e vogėl; ato lėvizje tė tij tė pazashme m'i kujtuen valėt, nė tė vėrtetė lėvizjet e valėve tė lehta tė liqenit. Nuk di pse m'i kujtuan bash valėt e atij liqeni. Njimend, nuk di pse m'i kujtuen, njimend s'di pse e kisha nxjerrė gjuhėn dhe pse me atė gjuhė isha pėrpjekė me e lėpi mjekrėn, madje edhe majėn e hundės sime, dhe pse i kisha zgurdullue sytė kur qesh para pasqyrės, me ma pre, me ma pre thonin qė tash, kėshtu po thonė, s'e kam (e pse bash thonin e jo gishtin, e pse bash gishtin e jo kambėn, e pse bash tane kambėn e jo tanė do ren, e pse bash tane doren e jo tane krahun, e pse bash tanė krahun e jo kėrthizen, e pse bash kerthizen e jo qafėn ose kryet, e pse bash thonin e gishtin dhe tanė kamben e doren bashkė me tanė krahun dhe kerthizen e qafėn dhe kryet e jo bash qyrrat dhe jargėt?), nuk di, jo, njimend nuk di, nuk di pse m'i kujtuen levizjet e valėve tė lehta te liqenit, nuk di pse ma kujtuen liqenin, ah, liqenin e vogėl artificial, faqen e zhubravitun tė atij liqeni tė vogel artificial. Ma kujtuen diten kur qeme, kur une e ajo qemė atje, ne atė liqe diku midis bjeshkėve. Ranėn e imtė, atė pak ranė tė imtė buzės sė atij liqeni artificial. Heshtjen. Mandej, diellin. Dhe qiellin. Dhe gėrshetat e rrezeve tė diellit mbi ose nė valė. Kaltėrine e qiellit mbi ose ne valė. Mė mirė: diellin nė kupė tė qiellit qė, bashke ėe nji copė te madhe te qiellit, ish fundosė nė liqe tė vogėl artificial. Dielli e qielli korkolliteshin nė faqen e atij liqeni artificial, nė faqen e zhubravitun tė tij ku ēdo gja pėrflakej: uji kallej e bahej prush ( pata ndezė nji cigare nė nji gacė, tė cilėn e pata marrė nga ai prush i ujit). Mirėpo, nuk kallej vetėm uji; kallej dhe ajri. Ajri kallej dhe bahej hi ( gacėn, me tė cilėn e pata ndezė cigaren, e pata futė nė atė hi). Ai hi, qė mue nuk mė bante kurrfarė pėrshtypje, derdhej mbi liqenin e vogėl artificial, mbi bjeshkėt, mbi majat e bjeshkėve. Derdhej. Ai hi. Ai ajr qė bahej hi. Derdhej. Madje edhe ajo, ulun pranė meje, zu me murmuritė:
- Eu, hi! . . . Eu, hi! . . . - tha dhe i shtriu duert, thuese priste tė binte ai farė hini nė ato duer tė saj. Kurse duert e saj tė shtrime dukeshin si dy lugė tė shprazta.- Hi, po bie hi!
- Hi?! .. . Hi, hėm, hi?!
- Pse, a pėr ty, ky hi, s,asht ndodhi?
- Pėr mue asht krejt njisoj.
- Lehtė pėr ty, kur gishtat i ke pa thoj.
- Ti, moj ... - thashė dhe deshta t'i them dhe diē, por nji rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose nė valė, nė kurrizin e nji vale tė liqenit tė vogėl artificial. E kur ajo rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose nė valė, heshtjen mbi liqenin artificial e coptoi nji pingrimė e shkurtė, por e shqerun, e nji zogu. E lypa me shikim, u pėrpoqa me e pa atė zog, por nuk e pashė. Njimend, mė bahej se i ndėgjojsha flatrat, mė bahej se e ndėgjojsha fėrfėrimėn e flatrave tė atij farė zogu, por ai farė zogu nuk shihej askund. Pastaj, pėrsėri, ra nji heshtje e randė, tė cilėn, tash, rrekej pėr ta trazue nji gjinkllė e strukun diku nė nji shqopė, mbrapa nesh. Kurse unė vazhdova me e soditė liqenin e vogėl artificial. Pashė se mbi ose nė valėt e tij aty kėtu, vdisnin edhe rreze tė tjera tė diellit. Para se tė vdisnin e tė vorroseshin nė thellėsitė e liqenit,gėrshetat e rrezeve tė diellit vizllojshin si vistra xherdanėsh. Vizllima e tyne e mbramė shpėrndahej nė tė katėr anėt e liqenit artificial. Por, nganjėherė, nuk dukeshin si vistra xherdanėsh; mė bahej sikur para syve nuk i kisha rrezet, po diē qė i ngjante eshtnave tė skeleteve tė coptuem, eshtnave tė shpėrlamė mirė e mirė nga uji qė tash vizllojshin nė diellin e copėn e qiellit qė korkolliteshin nė faqen e zhubravitun tė liqenit. Madje, kur ndodhte tė takoheshin valėt, mė bahej sikur ndėgjojsha edhe takarritjen e topitun tė tyne. Mirėpo, ndodhte qė tė mos duken as si vistra xherdanėsh, e as si eshtnat e skeleteve tė coptuem qė tash notojshin mbi ose nė valėt e liqenit. Kur nuk dukeshin as si vistra xherdanėsh dhe as si eshtna tė skeleteve tė coptuem, mė bahej se para syve kisha nji vistėr peshqish qė kishin dhanė shpirt dhe, tash, barku i tyne i bardhė pėrkundej mbi valė. Kėshtu, unė nuk dijsha ē'ishte ajo qė vizllonte nė diellin dhe nė copėn e qiellit qė korko lliteshin nė faqen e zhubravitun tė liqenit. Por edhe sikur tė dijsha, asgja nuk do tė mė shqetėsonte. Pėr mue ishte krejt njisoj a vizllonte ky apo ai send.
- Shėndosh kryet, - thashė, madje, se kapuēa kemi mjaft!
- Mirė, - tha ajo, - por ē'me ba kur po laknisen fort shpejt?
- Paj, i ndėrrojmė..
....
Krijoni Kontakt