Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Shume interesant. Nuk arrij te kuptoj se si qyteti Flumen (ku eshte shtypur glagolitiku i pare- dy librat qe permend Encounter) i Austrise eshte ne brigjet e Adriatikut 36 milje ne juglindje te Triestes. Ndersa publikuesi Sllav i ketij qyteti mburret qe eshte botues ne Iliri.

    Me siguri qe po flasin per Kroatet Ilire .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 08-02-2009 mė 10:51

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    STAVRI TRAKO


    Franciscus Blanchusei
    Frang Bardhi
    (1606-1643)


    Kapitull VII

    Proverba & te ndėntie(tė ndigjuara)
    Epirotarum
    1.Veē tėnė zon adhuroj(veē zotin tonė adhuroj)
    2,Kush njef vet-hen njef tėnė zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)
    3.Njeriu mbledh e zot ynė pėrderdh.
    4.Veēse zoti ynė ėshtė i pamėkat.
    5.Ata tė mire qi tė hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire qė tė hash e s’ngopesh e zotit tonė ėshtė haj)
    6.Shkaku ka shumė arsye.
    7.Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)
    8.Ēfarė tė bėsh, bėhe urtėsisht.
    9.Zgjidhe fjalėn mė tė pėrēuerm
    10.Njeriu i urtė (I menēur)zgjedh fjalėn e vet.
    11.Gjinden shumė duer (lloj) njerėzish.
    12.Shikomė stanin ,ani(pastaj)tė bamtė (bėmat)
    13.Njė frutit lisi e mire njifet, kish qenė Madha (frutet e njė peme tė mire njihen se janė tė mėdha)
    14.E dogj languan bushtėra.(E djeg languan bushtra)
    15.Tė kėqiat mbėshojnė(rėndojnė)
    16.Kush nuk ėshtė mbės-huem(mėsuem),s’di me urdhėnue (s’di me urdhėru)
    17.Mbasi ta kesh zėnė,ani mbėsho.(pastaj mėsho)
    18.Majmuni nuk tė zihet mbė lak. (Majmuni nuk zihet nė lak)
    19.Anmikun mos ēel zuun. (Armikut mos i ēel synė)
    20.Me mijtė ha e pi ,e treg mos bėj.
    21.Njėra dorė lan tjetrėn e tė dyja lajnė faqet.
    22.Armiku plak ,s’tė bėhet kurrė mik,e nė t’u baftė s’bėhet i drejtė.
    23.Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)
    24.Mė mire me hesht, se tė flasish shumė.
    25.Pėr tė paditurit , tė pafolurit ėshtė tė folė.(tė heshturit ėshtė si tė flas)
    26.Duke folė fjalėt,e fėdiga (e keqja ) rritet.
    27.Mos i jep arėsye tė paditurit,thotė Solomoni.
    28.Fjalėt janė gra(pėr grate) ,tė bamet burra.(bėmat janė pėr burra)
    29.Gjithėkush duhet tė mbaj njė mjeshtėri fshehur.
    30.Njė njeri, qė ka shumė fjalė na i shkėrthen mendtė.
    31.Ato gjaste (ngjarje)qė s’tė kanė hije e s’tė pėrqasen,s’duhet me dėshirue.
    32.Ato gjaste qė tė bjejnė(sjellin)tė dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.
    33.Mė mire me dekun njė here(tė vdesėsh njė here) ,se me u rreziku gjithėherė.
    34.Cilido nga zogjtė, o bilbili e bie pranverėn.
    35.Kur dro se (druan se) tė del ma keq ,mos e ban.(bėj)
    36.Kush vete nė mulli, doemos do pėrmjellet.
    37.Dėshirojmė gjithėherė ato caste, qė si kemi.
    38.Gjithėkush shikon tė mirėt e vet.
    39.Peshku ma parė qelbet ndė kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar
    40.Ani i qeih nuk thehet.
    41.Dita e mirė njifet ndermenate.(qė menatė,pagdhirė)
    42.Molla nuk rėzohet larg mollės.
    43.Gjithė gjastet (ngjastet) me mot.(gjithė ndodhitė nė kohėn e duhur)
    44.Duhet me pritur rend.
    45.Bushtra qė ngutet me pjellė,bėn kėlysh tė verbėr.
    46.Kush shkon ngadalė ,shkon ku e vendos.
    47.Ky shekull u ongėthi( u hėngėr ) ndasgia. (ndasish)
    48.S’bėt besė ndė kėta shekuj.
    49.Kush len kembyem (i marrė),kėmbyem ( i marrė) vdes.
    50.Mė mire me pasun armikun shtruem(hapur),se sa mikun e mbyllėm.
    51.Tė folurit e prit.
    52.Kush dhjet nė det, e gjen nė krypė.
    53.Duhet me shtri kėmbėt sa ke tė mbuluemit. (mbulesėn)
    54.Tė gjithė jemi bijtė e mortjes.(vdekjes)
    55.Marin(mbaren ,turpin) s’duhet me e harrue,perse sot mue neser ty.
    56.Si tė nderosh, ashtu ke me qenė nderue. (Si tė nderosh,ashtu do tė tė nderojnė)
    57.I belbti merr vesh mė mire tė belbtit.(belbaku atij qė i merret goja )
    58.Deti,zjarri ,gruaja tri tė kėqijat mė tė mėdha.
    59Kush ha shumė biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.
    60.Nė qind tė fitueme ,s’pagujnė njė tė pagueme.
    61.Gruaja e bukur dhe vera e ėmbėl janė helm.
    62.Tė vobegun ku ta zerė nata ,aty asht pallati i tij.
    64.Posi leu ,ashtu vdes njeriu.
    65.Kali ėshtė i atij ,qė e ngarkon.
    66,Njė gur nuk bėn mur.
    67.Dheu i zi e bėn bukėn e bardhė.
    68.S’duhet me i shėrby atij, qė s’tė njef.
    69.Mjalti shumė here bėn tė lėpim gishtat.
    70.Kush bėn fosen (Gropen) shoqit vet bie ndė tė.
    71.Kush vete nė mulli mė pare ,ai mė pare bluan.
    72.Kush dro(druan) zjarrit ,Ntimit(nga tymi) ikėn.
    73.Merr pene nė do te gjesh lėmshin.(kap fillin)
    74.Ri shtrembėr e fol drejt.
    75.Kur tė shofsh vesht e vetit ,atėhere ke me mė pa.
    76.Kush ngjan,qan.
    77.Si mė sheh ,ashtu mė shkruaj,
    78.Qet (gjuan )shigjetėn dhe mēef (fsheh) harkun.
    79.Nė njėrin vesh mė hyn e nė tjetrin mė del.
    80.Ndėr tė verbėtit, edhe ti mbėshil sytė. (mbyll sytė)
    81.I verbėri heq tė verbėrin e tė dy ndėrfosen e rrėzohen.
    82.Ai ēast qė ėshtė mė i bukur,ai ėshtė mė i vėshtirė ta kesh. (me e pasun)
    83.Luftė pa tė vdekur ,s’ėshtė(s’ka)
    84.Tė dashtunit (dashuria)prej sė pamit vjen. (nga atė parit vjen)
    85.Kush ka hov, shkėcen. (kėrcen)
    86.Kush njė kias ep,dy here ep.
    87.Kush ka denar(pasuri ),amė e atė ble.
    88.Gjithka fal, ka per denar.(gjithėka fal ėshtė pasuri)
    89.Kalin e mire shpore nga dhuna.
    90.Mos mė merr, ē’mos mė ke dhėnė ( mos mė merr atė qė s’ma ke dhėnė)
    91.Lufta e madhe e ban pajėn e ėmbėl.
    92.E vėrteta si pėlqen gjithėkujt
    93.Ujku qimen e ndėrron ,ma vesin se harron.(por vesin se harron)
    94.Edhe delet qė i numėron i ha ujku.
    95.Digjet bari i njomė ,ndėr pėr tė thatė.
    96.S’duhet me i zan besė as ujit ,as turkut.
    97.Ku turku ve kambėn aty s’del bar.
    98.I shkėmbyemi (I marri) gjithė herė bėn dasėm.
    99.Gjithė dheu i ka zakonet e veta.
    100.Unė zot e ti zot ,e bar kalit kush i jep.
    101.Unė fisnik e ti fisnik ,e kasht kalit kush i shtie.
    102.Shigjetėn e shtime nuk e kthen.
    103.Mos tė mundoftė i munduemi.
    104.Si tė bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do tė gjesh)
    105.S’ėshtė mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por tė mos duash tė nxėsh)
    104.Vuan ajo shtėpi ku kėndon pula ,e gjeli hesht.
    107.Me atė masė qė tė matin, me atė keni pėr tu matur.
    108.S’ėshtė i urtė (i menēur) ai qė mshel (mbyll) derėn e oborrit ,mbasi i vodhėn kanė dhe dhitė.
    109.Mė mire me thyem kryet, se me vu zakon tė ri o tė lėnė.
    110.Nė tė pafsha nja tjetėr here,ka me qenė e dyta here.
    111.S’duhet me lujt me gurė pėrpjetė. (Loja me gurė pėrpjetė tė thyen kokėn)
    112.Ma vlen njė dhelpėr e gjallė,se njė luan i coftė (mė shumė vlen njė dhelpėr e gjallė se njė luan i ngordhur)
    113.Tuk i diegj plakesh e aty pėrket .Ku i mbaron vjetėt ,plakesh ,aty pėrket.

    I pėrndrituri Frang Bardhi ua dedikonte Fjalorin Latinisht Arbėnisht, gjithė atyre Arbėreshėve qė do ta marrin me zgjedhur e me nxanė
    Nė parathėnien e librit, Ai thotėue pasun ditė e pėr ditė tė dashtunit e mij (mbasi hyra nė Kolegj) kujtuam me qit (nxjerr) copė libėr qė ėshtė me ndihmue : mė njėane gjuhėn tonė qė po bdaret e po bastartdhohet , sa ma parėt e vė(qė sa vete e mė),e ma fortė me mendihmue,gjithe atyre qė janė ndėr dhenė e tin zot e tė shenjtės Kishės katolike e qė s’dijnė gjuhėn Latine .Pa tė, nuk mbetet kush qė mund tė shėrbejė si duhet ,zakonet e Ceremonitė e Shenjta tė Kishės tė Romės pa pėrseritur prapė njė gabim a faj tė madh. .Duke u ndjerė shumė mirėn me marrė e me kthyem nga gjuha latine nė gjuhėn Arbėreshe njė fjalor ,njė tjetėr fakt ėshtė veēes nja libre ,qė ka nė tė sa fjalė e sa emra qė janė ,e gjinden nė kėtė pjesė shekulli osi kur me thanė(si tė themi) ,tė njerėzve e tė shtazėvet ,ujėrave e tė maleve e tė fushave e tė sa tė tjera kafshėve ,qė gjinden ndėnė qielltė dhe mbi qiellt, posi kur tė tinė zot,tė engjėjt,tė shenjtit e tjera . Cili(Ky) libėr mė pėlque e mu duk se kishte me qėnė pėr ndonjė ndihmė ,ndonėse tė pakėt,e tė merituar qė kėshtu mbase i duhej. (pėr ashtu mbasi u dashte ) Kolegjit te Zonjės sė Lurit, kur erdha nė Romė, prurė thenit Kuvendit Shenjtė,e tė Ndriēimit Ndershmit zot Ipevshkit tė Zadrimes tim Ungji, i quajtur Gjeēi i Bardhė , nga fisi ynė e i dorės sonė, shumė i urtė e i vyer (vyjshmi),i cili prej dashurisė sė tinė zot Tė shenjtit At PAPA Urbanit VIII ,ėshtė tash krijuem e bam Arqipeshk i Tivarit . Hyra nė Kolegj ku janė shkollarėt o ata qė xanė me vojtė(tė shkojnė) mbasandaj, ndėr tė pa fet, me kėnduem tė shenjtėn e te vėrtetėn fenė tonė ,zuna fill tue kėthyem ketė fjalor mbė gjuhet tonė,e kėtheva nėsi (siē ) gjithė mujta (munda),e mbasi e sosa (mbarova ) mu duk i pakė ,e i vogėl;prandaj ashtu hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ),e shkrova mbė gjuhėt tonė ma parė do tė falunash(pėrshėndetjesh), qė i kanė zakon e i bėjnė Arbėneshėt kur sė largu,o sė kėtej mbė udhė e piqen ,tue vum pėr ngjat tyre (duke vėnė krahas tyre) edhe mbė gjuhet e Latineve , gjithėashtu edhe do proverba e tė thėna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i kanė zakon e i thonė Latinėt disa italjante :disa ndajfolje edhe gjithė fare kasheze janė nė ketė cope libėr, I vura fjalė pėr fjalė,e ma pare mbė disa vise(raste) vuna latinisht ,e pastaj pėrbri o pėrfundit vuna Arbėnisht e mė tė tjerat vura ma pare fjalėne ,e rjeshtėnė Arbėnisht, pastaj pėrfundit Latinisht ,ashtu qi,ata qė nuk e dijne,e qė duan me zanė gjuhėnė latine ma mire e ma vdob(ndihmė) tu vijne. Perse veēe dy ēaste (tė dashtunit e mij)me shtynė ,e mė nxitnė me u fedigun (pėrpjekun)e me kthyem kėtė libėr :e para qė me shtim beleg (qė tė ftoj) gjithė atyre qė munden me kthyem ndonja cope libėr pėr ndihmė tė fesė e tė dorės sonė. ,:e dyta e ma e zellshme qė tė paditunitė gjithė atyre (posi preka ndė tė zanėt filli tė kesaj letere )qė shėrbejnė Kishės sė Shenjtė ,popullit, e famullisė ,e thonė tė shenjtėn Meshė ,e kėndojnė shenjtėn oficia, ,mbė gjuhėt e mbė hesapit (llogari,interes) tė Letinėt ,e te shenjtės Amė Kishė e Romės ,as nuk ndėgjojnė ,as nuk marrenė vesht gjith ēthonė ,e gjithė zgjidhen ,e ai qė asht i pa ditune ,posi thotė Katoni ,legere o non itelligere nengligere est,sikur me thane(qė do tė thotė) e zgjidh (zgjedhja ) ,e mos ndėgjo o mos merr eshtė, gjith zgjeth te pa ditun ashtė.Prashtu (shtė po ashtu si tė zgjedhėsh paditurinė) Unė lus tė dashtunit e tė vyrtytshmit e mij pėr tė mirtėt tuaj ,qė ti vini kryet e mentė me gjithe zemer, fuqi kėtij Ditionar(fjalori),e tė mos e lėshoni ndoret(nga dora ) e mendjet qė duhet ta merrni vesh e tė zini gjith thotė (gjithė ēka thotė) , e gjith mėson(gjithė ēka mėson ) e vnue(e pėrmban) U premtoj qė pėr te vėrtetėn ndė daēi pakėz me u fėdigun(pėrpjekur) kini me zanė kėsi libri( keni me nxaė nga ky libėr),ndė mos tjetre ,me ndėgjuem gjith urdhėnon kalandari,o ordinary ,e gjithė rubrikėn Rubrikė qė do me thėnė tjetėr veēse ato fjalėt kuēijet (kyē) ,paret me ta ;mba tė tjetėrėt(nė anėn ttjtėr) anė kujtova,e me dy ma mire kthyem gja kafshė ‘se asgja( se ėshtė mė mire me kthyem diēka se asgjė) ,pėrse .ndėmos ngjejem mendjet se nde terit (pėrse nuk gjejmė mėndje(dije) duke ndenjur ) e pakėt dritė vjen e kushton shumė.Vullneti e kujdesi veēse, Krijuesi i Qiellit. Por e di Vėlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndė me rante fuqia me dhanė dorėn e me ndimuem tė pa fat e tė dorės Arbėneshe ,pra ashtu pėrzini ma me me kėte fedigjeze(pėrpjekje) sa asht e si do asht po sikur te ishte diēka e emadhe e vuetshme(e vlerė) e mos u vinjė vėshtire me uruem pėr mue ,i thoni shėndosh.
    Prej Rome ,Dit ndė Maj 30,ndė vjetėt e Krishtit 1635
    Prej lisave(burrave) kėrkohen fruta tė mėdha, se pėr mė keq mjaftė nga djemtė asgan i bjerin vlerat e tyre ngaqė bredhin e digjen si langojtė nga bushtra(hasmi).

    Pas kėnaqėsisė sė veēantė qė ndjeve kur arrita tė transkriptoja tė 113 proverbat dhe pathėnien e fjalorit latinisht shqip tė tė pėrndriturit Im zot Frang Bardhi ,ndoqa rendin e proverbave duke u munduar tė kuptojė brendinė filozofike qė ato i pėrcillnin nga afro 400 vjet mė parė, sofrave tė burrave Arbėresho -shqipėtarė ku ato do tė pėrcilleshin. Ishte pikėrisht koha kur Shekspiri vinte nė skenėn e teatri Globus tragjeditė e tij tė pavdekshme.Dikush do tė mendojė se ē’lidhje kanė ndėr veti kėta dy njerės tė mėdhenj .Pėrpos bashkėkohėsisė ata i bashkon dhe misioni dhe pėrgjegjėsia e secili pėr bashkėkombėsit e tij .
    Shekspiri u ndritėte udhėn bashkėkombasve pėr epokėne re qė lindte nė Anglinė e fillim shekullit tė17 tė ,ndėrsa i pėrndrituri Im zot Frang Bardhi kėrkonte,sadopak, tė pėrhapė dritėn e diturisė dhe tė pėrshkėndijoje lirinė nė ndėrgjegjen e fjetur tė shqipėtarėve duke pasur si kryefjalė adhurimi pėr zotin dhe domosdoshmėrinė e njohje sė vetvetes.
    Hirėsia e tij Frang Bardhi e ndjente se po rrezikohej gjithēkaja e aritur deri atėhere nga arbėneshėt e tij, e pėr mė zi, tė tjetėrsohej e tė mbulohej nga tisi i harresės .Shkaku- thotė Ai -ka shumė arėsye .
    Pėr tė mos u bėre preh e rrethanave historike e fatalitetit qė rezervonte atyre ēasti historik ai propozon qė gjykimi tė bėhet urtėsisht dhe duke zgjedhur fjalėn e pėrēueme .Nisur nga rrethanat e interesat,nė tė cilėn ndodhen njerėzit, ai thotė,se gjinden shumė lloje njerėzish .Pos gjendjes katastrofike ,prej lisave(burrave) kėrkohen fruta tė mėdha, se pėr me keq mjaftė nga djemt asgan , po i bjerin vlerat e tyre ngaqė bredhin e digjen si langojtė nga bushtra(hasmi).
    Ai u kujton burrave arbėresh se njė nga tė kėqiat qė rėndon mė shumė ėshtė adituria qė tė pengon tė bėhesh zot i vetes , I keqi(bashkėpunėtori) ėshtė si majmuni qė nuk zihet nė lak.
    Imperativ i kohės ėshtė qė tė mos i hapin synė armikut Me tė keqen,edhe mund tė bashkėjetohet pėr rrethanat dhe momentin, por nė asnjė mėnyre te mos bashkėpunohet.Rrugėdalja nga e keqja ėshtė bashkimi, pėr tė gjetut fuqinė,sepse armiku plak kurrė nuk tė bėhet mik dhe nė t’u bėftė nuk bėhet i drejtė.
    Tė keqen mė tė madhe Frang Bardhi e sheh tė padituria ,e cila ėshtė mė mirė tė heshtė dhe tė mos i jepet arėsye.Ėshtė koha tė lihen fjalėt dhe tė hidhet ne veprim,burrat vlerėsohen nga bėmat.Organizimi i pavarsisė e sheh si njė mjeshtėri,qė duhet mbajtur e fshehtė.Nė rolin e njė udhėprisi tė vėrtet ai porosit : -duke harruar tė shkuarėn - duke harruar ē’ka s’tė ka hije dhe nuk tė pėrqaset e ē’ka tė sjell dhimbje.Ai mendon, se ėshtė domosdoshmėri sacrifica dhe flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej ēdokujt kėrkohet tė pranojė mė mirė vdekjen,se sa pėrjetimin e rrezikut tė vazhdueshėm.
    Ėshtė detyrim i gjithėkujt prej zogjėve, si edhe e bilbilit ,qė ta sjell pranverėn . Gjithkushi e dėshiron atė qė i mungon. Gjithkush sheh tė mirėn e vet . Por,tė keqen e sheh te udhėheqėsit, se peshku qebet nga koka,e nuk dyshon se mbarėsi e njeriut duket qė nė te ritė e tij. Asht si molla qė nuk bje larg mollės dhe njeriu duhet tė mos i shėrbej tė tjerėve .
    Ēdo gjė duhet ta bėsh nė kohėn e duhur ,duke i mendur mirė gjasat,se ngutja,ngjason me bushtrėn , qė ngutet me pjellė e bėn kėlysh tė verbėr.Pėr tė arritur nė ē’ka vendos duhet punosh me mend, tė shmangėsh ndasitė,tė lidhet besė,sepse tė marrėt , tė marrė vdesin.
    Frang Bardhi ėshtė njohės i mirė i qėndrimeve e mendėsisė sė njeriut tė kohės sė tij.Duke dėshirur tė eksploroj nė shpirtin e tij bėn njė paraqitjeje tė karaktereve e tipave tė kohės
    Njeriu duhet tė jetė syēel, qė tė njoh mikun e vėrtetė nga miku i remė;tė mos flasė shumė;tė mos bėj keq se do ta gjej nė shtėpi dhe tė mos harroj asnjėherė se jemi bijė tė vdekjes ,turpėrimi dhe korritja e tjetri lahen pėr kokė.
    Nderimi i vetvetes ėshtė njė gurė peshe, qė do tė pėrdorin tė tjerėt .Njeriu mund tė humbas nė se nuk ruhet nga rreziku i ujit ,zjarrit dhe femrės e sidomos nga kjo e fundit se kush ha shumė piper nuk dindet sė ngrėni lakra .Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses,sepse femra e bukur dhe vera e ėmbėl janė helm.
    I vobegti ishte nė vemendjen e tė ndritshmit Frang Bardhi Ai e konsideron atė njė gurė tė murit shoqėror.Ėshtė pėrgjegjėsi njerėzore,pėr t’u pėrkujdesur pėr tė ,se puna e tij e bėn bukėn e bardhė..
    Ai troket edhe nė ndėrgjegjen e artyre,qė shėrbejnė tė tjerėve duke ju kujtuar se mjalti shumė here bėn tė lėpimė gishtat e ndaj atyre qė mundohen tė tė bėjnė gropėn uron, qė tė bihen vet brenda .
    Pėr Frang Bardhin kishte ardhur koha pėr tė shijuar miellin e lirisė gjė qė duhej bėrė pa drojtje dhe me vendosmėri, duke bėrė vlerėsime tė urta tė situatės, pėr tė zgjidhur lėmshin,duke u ruajtur nga pabesitė e shigjetave vrastare ,nga shurdhėsia e njerzve.Ai godet verbėrinė e tyre duke e konsideruar verbėrinė vetvrasėse. Liria ėshtė ēasti mė i bukur e vėshtirė ta kesh,se kėrkon fli. Dashuria pėr liri duhet tė tregohet me pėrpjekje dhe bashkim,se tė nderuar nuk tė bėn pasuria. Robėria zhduket duke shporrur dhunėn nga njeriu,nga qė jetėn nuk ėshtė e drejtė tja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhėnė.Ta falėsh jetėn pėr atdhe ėshtė paja mė ėmbėl,qė ke mare ndonjė here.
    E vėrteta e lirisė nuk i pėlqen nė mėnyrė te veēantė hasmit, qė si ujku qimen e ndėron po zakonin nuk e harron.
    Ėshtė i paqėm edhe me ata njerėz qė, me apo pa dashje, janė vėnė nė shėrbim tė tė huajve duke ju kujtuar se mund tė shkoj i njomi me tė thatin e s’duhet me i zėnė besė ujit dhe hasmit .
    Gjėja mė e drejtė ėshtė tė respektosh zakonet e vendit .Pėr zotin e shtėpisė ėshtė dhunė qė tė jet shėrbėtor nė shtėpinė e vet.
    Tradhėtia ėshtė si njė shigjetė e shtime qė nuk tė jep nder dhe qė ka njė fund tė trupshėm ,si tė bėsh do tė gjesh .Marrėzi ėshtė tė mos duash ta kuptosh
    Vuan ai komb tė cilit i mungon burrėria e si ta vlerėsosh veten ashtu kanė pėr tė tė vlerėsuar tė tjerėt . Nuk ka mė vlerė tė kuptosh vetėm kur tė kesh humbur gjithēka se ėshtė varfėri dhe robėri e dyfishtė.S’duhet me lujt si i marri me gurėt mbi kokėn se e pėson duke tė rėnė kresė.Sado i vogėl nė dukje ēdo pėrpjekje per mėmėdheun vlen mė shumė se njė punė pėr luanin (perandorinė) tashmė tė coftė.
    Tė gjithė duhet tė bėjnė detyrėn ndaj atdheut.
    Me tė 113 tė thėniet, I pėrndrituri, Im Zot Frang Bardhi pėrurohet si shėnjtėrues i testamentit tė lirisė

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2010
    Postime
    10
    kerkoj nje proze

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gjuha Shqipe - Dokumente tė shkruara dhe libra

    Si sot, 467 vjet mė parė, nisi rrugėn e vet fjala e shkruar shqip

    “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herrė se gluha jonė nukė kish gj~ tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjėtė, ėn sė dashunit sė botėsė s’anė, desha me u fėdigunė, pėr s~ mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e atyne qi tė ėndiglonjinė… “Ėndė vietėt M.D.L.IV. njėzet dit ėndė mars zuna ėnfill, e ėnbarova ėndė vietėt njė M.D.L.V., ėndė kallėnduor shkruan Gjon Buzuku nė Meshar, veprėn letrare mė tė vjetėr shqipe tė botuar dhe tė ruajtur deri sot.

    Libri pėrbėhej nga 110 fletė mirėpo kopja e librit qė ka arritur ėshtė e cunguar dhe i mungojnė 16 faqet e para dhe ndėr to edhe kopertina me faqen kryesore.

    Autori i librit ishte Dom Gjoni i biri i Bdek Buzukut, i cili nga dashuria pėr atdheun e tij, me anėn e kėsaj vepre, deshi me sa mundte, tė afronte sado pak ata qė do ta dėgjonin. Ai e nisi kėtė me 20 mars 1554, dhe e mbaroi me 5 tė Kallėndorit 1555, pa dalė qartė pėr ne, nėse ishte kjo koha e hartimit apo e shtypit apo u kryen kėto dy punė paralelisht. Shumė pak gjėra dihen pėr shkrimtarin dhe jetėn e tij. Ky emėr na del nė Sarajevė ku ka pasur njerėz tė quajtur Buzuk, qė e dinin veten fis shqiptarė e ku mė 1887, provinciali i Franēeskanėve tė Bosnjės ka qenė Andria Buzuku, i cili vetė dėshmonte se tė parėt e tij ishin tė dal prej Shqipėrie.

    Njė lokalizim i emrit familjar tė autorit tonė, pas kėrkimeve tė fundit tė Justin Rrotės, u bė i mundur pėr njė kohė rreth katėr breza para tij. Nė Katastrėn Veneciane tė Shkodrės, pėrmendet “Vlada “, e veja e njė farė Gjura Buzuku pėr katundin e Reēit nė breg tė Bunės nė krahinėn e Ulqinit. Nė njė dokument tė 1445, Buzulki del si emėr katundi nė krahinė tė Tivarit, pranė Obotit tė Krruēit. Pastaj ky emėr do tė jetė ndryshuar nė Buzuku, me zėvendėsimin e “ulk” me “uk”. Autori i veprės ishte njė famullitar i thjeshtė i njė komuniteti katolik shqiptar. Gjuha e tij mbete gjithmonė njė gegėrishte veriore disa veēori dialektore vetanake. Nga kjo del qartė se si ai ishte njė bir i Shqipėrisė sė Veriut, por nuk dihet a i pėrket anės perėndimore apo lindore tė kėsaj treve. Nuk ėshtė e pamundur qė vendi i tij i lindjes tė ndodhte nė njė krahinė qė ka mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė sė sotme.

    Justin Rrota mbron tezėn se vendlindja e autorit tė Mesharit duhet tė kėrkohet ndėr krahinat e Krajės e Shestanit. Nga pikėpamja e historisė sė Shqipėrisė, sa i pėrket gjuhės, kemi tė bėjmė me njė gegėrishte tė shekullit XVI.

    Rethanat politiko-kishtare qė frymėzuan autorin

    Historikisht kjo vepėr nuk duhet shikuar e izoluar nė vetvete, por pėrbrenda njė pamjeje mė tė gjerė. Ajo atėherė nuk do ēmohet ndryshe veē si fryt i njė politike kishtare tė zhvilluar rreth mesit tė shekullit XVI.

    Nė njė krahinė periferike, kufitare tė Kishės sė Romės, me njė popullsi katolike-shqiptare e ortodoksesllave, ku antagonizmi fetar ekzistonte prej kohėsh, ndonjė prelatė ose kryetar dioqeze ambicioz e largpamės si Arqipeshkvi i Tivarit, Gjon Bruni (1551-1571), ndėrmori masa tė pėrtėrinte besimin katolik, ta ruante e ta zgjeronte. Momenti psikologjik pėr njė vepėr politiko-kishtare tė kėtij lloji, jo vetėm qė nuk mund tė zgjidhej mė mirė, por vetė rrethanat e reja historike shtynin pėr njė tė tillė ndėrmarrje: ishte koha e Koncilit Tridentin, dhe pikėrisht periudha e intervalit midis dy kuvendeve tė para 1545-1547, 1551-1552 dhe e tė tretit 1562-1563. Me kėtė Koncil, siē dihet, krahas me pėrtrirjen e Kishės Romake, nis lufta e saj kundėr reformimit qė kishte filluar tė depėrtonte edhe nė Gadishullin Ballkanik. Nga ana tjetėr, me pushtimin e kėsaj zone nga osmanėt, kishte filluar kėtu largimi, sidomos i krahinave perėndimore, nga besimi kristian, largim ky qė u shtua nė shekujt e mėvonshėm. Kėto janė afėrsisht rrethanat poltiko-kishtare, brenda tė cilave arsyetohet iniciativa qė mori ky autor nėn shtysėn e ndonjė ipeshkvi ose arqipeshkvi tė Shqipėrisė sė epėrme pėr hartimin e shtypjen e njė teksti liturgjik pėr elementin katolik shqiptar tė kėsaj krahine.

    Kėto rrethana janė reflektuar padyshim edhe nė fushėn mendore dhe pėr lulėzimin e tyre, kėtyre u detyrohet literaturė shqiptare e vjetėr. Buzuku pėrbėn pikėnisjen nė kėtė punė, e cila vazhdon pastaj me shkrimtarėt e tjerė nė shekullin XVII dhe XVIII. Gjithashtu, kjo veprimtari letrare lidhet historikisht nė fund tė fundit me efektet e kundėr reformimit nė Evropėn Juglindore dhe tė situatės qė u krijua nė kėto anė nga sundimi osmanė.

    Pėrfundim

    Qėllimi i Gjon Buzukut ishte pajisja e Kishės Katolike shqiptare me njė libėr qė tė pėrmbushte nevojat e pėrditshme tė shėrbimeve fetare, dhe ngritjen e kulturės sė kleri. Synimi tjetėr ishte edukimi fetar i masės sė besimtarėve nė veshin e tė cilėve do tė arrinte mė nė fund fjala e tij, qoftė pėrmes gojės sė priftit, qoftė me anė tė leximit direkt tė librit. Qėllimi tjetėr ishte zėvendėsimi i gjuhės sė pėrgjithshme tė liturgjisė romake me gjuhėn e vendit. Dihet se pėrdorimi i njė gjuhe nacionale brenda nė liturgjinė e kishės katolike nuk ėshtė njė punė e zakonshme. Buzuku, mė i vjetri autor shqiptar qė njohim, duke u ushqyer te rrėnjėt e kulturės sė atdheut tė tij, pati siē ėshtė e natyrshme, edhe disa ndikime nga jashtė qė janė kryesisht tė kohės e tė vendit. Megjithėse ato nuk mundėn tė ndryshonin qenėsisht veprėn e tij, pėrsėri u dukėn nė disa anė tė formimit tė tij si shkrimtar, nė trajtėn e jashtme tė librit, nė karakteret e shtypit dhe zbatimin fonik tė tyre. Nė vend qė tė gjykohet autori e libri i tij nė mėnyrė tė njėanshme nga caqet e kohės sė sotme, duhet pasur gjithmonė parasysh qė Buzuku, ka qenė njė bir i Shqipėrisė, i pari autor shqiptar, gjatė periudhės sė mbarimit tė Mesjetės dhe fillimit tė Renesancės si dhe i rrethanave nė tė cilat u formua./ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/libri/si-so...shkruar-shqip/

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: Gjuha Shqipe - Dokumente tė shkruara dhe libra



    Emisioni "Me Xhaxhiun" - E ftuar ne studio Elena Kocaqi, historiane

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Pėr: Gjuha Shqipe - Dokumente tė shkruara dhe libra




    Ky ėshtė dokumenti i shqipes mė i vjetėr se i pagėzimit tė Pal Ėngjėllit!-Shqip nga Dritan Hila
    Apr 5, 2022

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •