Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    PËR GJUHË E SHKRIM


    Rob ishim...
    Fjalën e shkronjën
    Armiku s'na e la në robni.

    Hesht e duro!
    Mbi gojën grusht,
    Me duar vargonj të zi.
    Po e kaluemja u shemb.

    O, fol
    E shkruaj në gjuhën amnore,
    Nuk je më rob.
    Je sokol -
    I lirë sot prore!

    Esad MEKULI

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    GJUHA SHQIPE


    Kodrisha, brigje,
    Përroje, burime,
    Dinë gjuhën shqipe
    Të nënës sime.


    Rrypira, gryka,
    Suka, rrënime,
    E flasin gjuhën
    E nënës sime.


    Në pyje, zabele,
    Shullane, rripe,
    Ligjëron bilbili
    Në gjuhën shqipe.


    Çdo gur i vendit,
    Çdo lule e bime,
    Di gjuhën shqipe
    Të nënës sime.

    Rexhep HOXHA

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Shqipja

    po s'pati gjak fjala do ia fal
    nga zemra zemra do më bëhet mal

    do ia mësoj gjuhën do flas
    shqip shqipja në sy do më qas

    po ma vranë syrin shpëtoi shqipja
    kaq mund të bëja jetën t'ia jipja

    Nebih MURIQI

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Vazhdoni kush di poezi per gjuhen e bukur shqipe...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Gjuha e zjarrtë

    O gjuhë - e shenjtëruar, o mall me shpirtin plot
    O vetëtim' e qjellit që fërfëllon me flakë
    O djellë - i llaftaruar që ndrin si pikë lot...
    Si pikë lot e ndritur po ndrij në rreze tuaj
    Po ndrij e papandehur, po qaj pak e nga pakë
    Sepse prej botës suaj kam mbetur kaq i huaj...

    Kam mbetur kaq i huaj, dh'i ndrydhur edh'i shkret!
    Prej ligjëratës sate që më çudit, o zjarr!
    Me gjuhëra prej flake ti djeg... ti flet... ti pret...
    Do vi! Do vi pranë mjerush e dyke vuar
    E flakën vraparake nër krahë do ta marr
    Posi kuvend të shkruar do të ta çik me duar

    O këng' e shenjtëruar, o verb i larë n'ar
    O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar
    O fshehtësir' e ndezur në fill prej shkrepëtime

    Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë
    Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh' - e zjarrtë
    Posi kullim' i gjakut që rreh në zemër time

    Ti ndrin në thelb të jetës si drit' e përvëluar
    O gjuh' - e zemrës sime, o mos-e-kuvenduar

    Lasgush Poradeci - ”Vallja e yjeve”, 1933
    T'gjitha te bukura, t'gjitha te mira por si kjo qe, veq Lasgushi di ta shkruaj, per mendimin tim nuk ka.

  6. #46
    Gjuhës shqipe

    Gjuhë e bukur, e vjetër e lavdiplotë
    që këtu rron ka pesë shekuj e më
    dhe sot nxitur shkatërrohe e nxitu plake,
    të mos vdesësh, unë gjakun dua të të jap.

    Gjer kur zemra poezi më del,
    me zë të lartë të këndoj lavditë.
    Jo! Nuk do të vdesësh, o lavdiplotja gjuhë,
    sepse të gjithëvë ti ende ke të kujtosh

    sa bëri mirë për Evropën e vjetër,
    ka pushtimi i turkut e kanosur,
    shqiptari, që kurrë s'njohu frikë.

    që rrallë mirënjohje njohu
    Nuk do të vdesësh, jo, gjuha lavdiplotë,
    po rrofsh kaq vjet sa zhur ka deti!

    Xhuzepe Del Gaudio - *Antologji e poezise arbereshe, Tirane 2001
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2013
    Postime
    4

    Për: Poezi dhe krijime që i kushtohen gjuhës shqipe

    Me falni por kam 2 pyetje ne lidhje me poezine Skenderbeu nga Beqir Musliu 1. ç'ndjenja ju ngjall kjo poezi dhe 2. Me ç'figura portretizohet heroi kombetare munde te me japni pergjigjen pasi ua dergoi poezine

    Gjuha u shkri ne diell si fjala ne psheretima
    E gurit te fote ne dashuri emer i kish dhene
    Rruges se shkruar me trendafila e shkrepetima
    Gjakun per ta ruajtur bashke me shqipen NENE.

    Kalane mbi enderr e çelen vetem enderrat e veta
    Atebote kur shqiponjat sollen gezim dhe drite
    Se bashku me malesoret e kurorezuar nder shkrepa
    Te madheruar me kohen e Arbrit mbeten historite

    Rruges se lavdise kush i doli mbane aq krenar
    I madh ne dashuri dhe i patundur ne shprese
    O vetem Shqipja qe ferfelloi flatrat ne zjarr

    Tash me te urtin Promete u zgjua ne histori
    I beri te lire e te paster te lidhur ne bese
    Tere Ballkanin e madheroi me Bijte e tu Arberi

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2013
    Postime
    4

    Për: Poezi dhe krijime që i kushtohen gjuhës shqipe

    ju lutem dikush te pergjigjet kam nevoje per ndihme

  9. #49

    Për: Poezi dhe krijime që i kushtohen gjuhës shqipe

    Gjuha

    Ti ende shqetëson dikë,
    Vetëm e vetëm ngaqë je,
    Vetëm e vetëm ngaqë flitesh,
    Vetëm e vetëm ngaqë shkruhesh,
    Vetëm e vetëm ngaqë ke kujtesë,
    Vetëm e vetëm ngaqë je ADN-ja jonë,
    Vetëm e vetëm ngaqë të duam pa zor,
    Vetëm e vetëm ngaqë statujat,
    Kur duan të na thonë diçka,
    - Statujat e lashta të muzeve -
    S'përdorin me ne asnjë fjalor...

    Rudolf Marku (1951)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #50
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Poezi dhe krijime që i kushtohen gjuhës shqipe

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •