Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6

    Traditat Shqiptare: Te Drejta ...apo...te Gabuara?

    TRADITAT SHQIPTARE: TE DREJTA? APO TE GABUARA? Para 4 vitesh nje burre nga kukesi erdhi ne angli dhe 2 vjet me vone solli edhe gruan e tije.Vete punonte ne ndertim 12 ore ne dite kurse gruaja rrinte ne shtepi dhe kujdesej per punet e shtepise [ keshtu mendonte burri i shkrete] por ajo mbasi mbaronte punet e shtepise u takonte me nje zezak dhe bente dashuri me te.Mbas nje viti ajo ngeli shtatzene burri i saj u gezua shume dhe kur erdhi koha te lindte ai e mori dhe e dergoi ne spital, kur lindi doktoret i thane qe eshte cun dhe e moren dhe e derguan qe ta shihte mirepo cte shihte i shkreti femija ishte i zi.Vazhdoi te kundershtonte doktoret por ato i thane qe gruaja eshte 100% nena e femijes kurse per baben nuk ishin te sigurte.C'fare te bente i shkreti, pasi doli gruaja nga spitali dhe erdhi ne shtepi ai i tha: Ka ndodhur c'ka ndodhur nuk dua ta di une te dua dhe ta kam falur kete gabim po te lutem a mundesh me i thene babes te ketij femije te vije ne shtepi dhe ta marre femine e tij se une nuk mund tu dale shokeve perpara me nje femeje te zi, gruaja kujtoi se burri e fali me gjithe mend dhe e solli zezakun ne shtepi qe te merrte femine.Erdhi zezaku te dera brenda dhe burri e ftoi brenda qe te pinte nje kafe dhe ai pranoi. U nis gruaja qe te bente kafene por burri i tha ti rri ketu dhe mbaje zezakun me muhabet dhe une po shkoj te bej kafene, pasi u fut ne guzhine mori thiken the i vrau qe te tre, gruan,zezakun, dhe femijen, pasi doli jashta dhe eci 10 metra i ra te fiket nemes te rruges kur me vone erdhen policet dhe e moren ne polici. Kjo eshte nje ngjarje e vertete edhe une nuk mund qe ta vleresoj si te drejte apo te gabuar prandaj kam nevoje per ca mendime. Si mendoni ju.....?
    :-U

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    A na e jep dot burimin se ku e ke marre kete informacion ??

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    C'fare ndryshimi do kete n.q.se une te tregoj se nga vjen ky infarmacion?
    :-U

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ndryshimi eshte se me duket si nje histori e sajuar ose qe ka ndodhur por nuk ka pasur protagoniste te saj nje shqiptar ... sepse ne rast te kundert do ta kishim degjuar dhe lexuar diku pasi vrasja e nje femije nuk do te kalonte pa buje ... aq me teper ne Angli ...... dhe nuk me pelqen te komentoj gjera qe nuk di nese jane reale.

    Me duket e sajuar sepse nje femer qe di t'ia hedhe burrit ne kete menyre di edhe si te beje abort.

    Gjithsesi nese do mendimin tim ne parim .... une them se ne cdo rast vrasja e femijes do te ishte e pajustifikueshme.
    Tradita e denimit te tradhetise bashkeshortore me vdekje nuk u perket vetem shqiptareve por eshte universale. Nuk deshiroj te gjykoj te tjeret sepse nuk me takon mua por di te them se une nuk do te sakrifikoja te rrija gjithe jeten ne burg pse gruaja ime ka dashnor. Nese ndodh dicka e tille do ta ndaja dhe do te shihja mundesine per t'u lidhur me nje njeri tjeter.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Krimi ne kete rast eshte shume ekstrem, burri mundet shume mire tja nxinte jetn gruas pasi ta ndante, po jo ta vriste. Megjithate dhe gruaja eshte treguar budallacke. Si mund ta pranonte burri i saj nje femije si qymyrguri qe duket ktu e 3 milje larg qe seshte i tiji?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    Orku ,si fillim po te them qe une kam jetuar me kete person per 2 muaj ne te njejten shtepi para se ti vinte e shoqja the po te them qe kjo eshte e vertete dhe n.q.se ti ke jetuar ne londer nga 2001-2002 jam shume i cuditur qe nuk e ke digjuar kete histori sepse me sa di une te gjith shqiptaret atje e dine. Une nuk kam ndonje arsye perse te genjej vec desha mendimin e dikujt tjeter dhe faleminderit per mendimin tend. Edhe une kur mendoj qe do kaloj jeten ne burg them qe do e ndaja dhe do merrja dike tjeter, por kur mendoj qe une punoj 12 ore ne dite per ti paguar gruas bileten e avionit qe te vije ketu dhe te beje dashuri me nje zezak, mendoj qe edhe une do beja te njejten gje sic beri ai. Persa i perket abortit gruaja nuk flente vetem me zezakun por flente me burrin e saj gjithashtu dhe se dinte se si do dilte i bardhe apo i zi.
    :-U

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Po mo Tani, mire si ngjarje, po me traditen shqiptare s'arrita me bo dot lidhjen. Ne France para dhjet vitesh nje francez vrau nje shqiptar me thike per aresye te ngjashme, shqiptari i "morri" ish-gruan e tij. A mund te themi qe per keto raste, tradita e shqiptareve perputhet me ate te francezeve. Krime te tilla pasionale ka dhe ne Kine, po pastaj mos valle kemi te njejten tradite me ta.
    Mendoj se kjo eshte tradite e homo-sapiensit nga sa tradita te veēanta popujsh te globit.

    Tradite per mu eshte nje sjellje kolektive popullore dhe jo shperthime te veēanta emocionale te individeve te veēante. Ne qofte se te gjithe (ose shumica) shqiptaret qe tradhetohen nga grate, i vrasin ato, atehere mund te themi per nje tradite.
    Ne gjermani nje gjerman hante mish njeriu, por nga kjo s'mund te themi qe kanibalizmi eshte tradite gjermane.

    Sa per ngjarjen mendoj se ai vrau vetem se gruaja i lindi ZEZAK. Dhe shqiptari e mban veten me lart se zezaku. Po ti kishte lindur ANGLEZ ata do te rregulloheshin ne heshtje, si shume te tjere ne te njejtin situacion.

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Po t'i kish lindur anglez, ai s'do e merrte vesh fare, keshtu qe budallalliku ishte i gruas, ne perzgjedhje (bej shaka)

    Per temen s'kam se c'them me shume. Eshte veshtire te behen pergjithesime per traditat e nje kombi nga nje rast i veēante (apo 5 mije raste te tilla)

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Tani une nuk te kam akuzuar se sajon por kam thene se kam dyshime ... prandaj te kerkova me shume informacion.Besoj se u sqaruam.

    Ceshtja e denimit per tradheti bashkeshortore eshte unvirsale pasi ate e permbajne edhe fete (ne europe per sa ka udhehequr kisha... nje grua qe tradhetonte e priste vdekja, po ashtu ne Islam). Megjithate ne shqiptaret e kemi kete zakon te kodifikuar ne Kanun .... dhe ai ligj eshte zbatuar si pjese e tradites per shekuj me radhe.

    Pra ne nje menyre ose ne nje tjeter kjo gje ka lidhje me traditen. Psh kur nje cift martohej askush nuk guxonte te pergojonte nusen cfaredo te kishte bere ajo perpara marteses por ne shtepine e te shoqit futej me fishekun ne paje.

    Sadoqe tradita shqiptare ne kete drejtim e ka burimin tek tradita universale dhe nuk eshte krijuar vete, ne kombe te caktuara kjo tradite ngre peshe dhe ze vend me shume se tek popujt e tjere dhe Shqiperia eshte nje nga keto raste.

    Ne gjykimin tim cfare e ben te papranueshme sjelljen e gruas nuk eshte fakti qe shkoi me nje te zi, te verdhe apo te kuq .... por sepse ne vend qe ta ndante te shoqin, e shfrytezonte ate duke e tradhetuar me nje qetesi te paturpshme nga ana tjeter .... per mua qofte mashkull apo femer nje njeri i tille e ka hak ate qe gjeti. Problemi eshte se a ia vlen ta mbyllesh jeten tende ne burg per te ndeshkuar dike qe te tradheton ? Une them jo ! Sepse e para nje femer e tille veshtire se do te jete ne gjendje ndonjehere te shijoje jeten, se dyti nese e lidh vdekjen e saj me fatin tend i jep asaj me shume rendesi nga c'meriton.

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ork, po sikur ta kishte ndare ajo e prape ta kish vrare ai, si i behej?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post

    ------------------------------------------------------

    Nuk ka tradita te "drejta" ose te "gabuara". Jane vetem "tradita" dhe kujt nuk i pelqejne traditat e vendit te tij mund te perdori ato te vendeve te tjera, por ky eshte vetem nje mendim personal dhe nuk vlen per te hedhur poshte apo per te rritur vlerat e nje tradite.

    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  12. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Henri ai mund ta kishte vrare edhe pse nuk e lejonte per te pare televizor .... sic edhe ka ndodhur ... por une mendoj se motivimi ne rastin konkret eshte me i fuqishem se ai ne nje ndarje e cila ndryshon nga tradhetia si nata me diten.

    Nuk jam dakort qe traditat nuk gjykohen. Sigurisht ka tradita qe shprehin origjinalitetin e vendeve qe i kane dhe nuk gjykohen pasi jane fjala vjen te lidhura me vallet, kenget, veshjet gjuhen etj etj por brenda zakoneve te nje vendi ekzistojne edhe ato qe rregullojne jeten shoqerore te bashkesise ose mbi te cilat bazohen ligjet qe kryejne te njejtin funksion. Kjo pjese e tradites gjykohet ne funksion te rendesise qe ajo i jep disa vlerave qe per shkak te perdorimit te tyre te shpeshte jane provuar qe jane thelbesore per te siguruar zhvillimin e shoqerise .... te tilla jane .... vlera e jetes, ndershmeria, drejtesia, vlera e prones ... pikerisht ne baze te ketyre elementeve ne gjykojme nese nje tradite eshte e drejte apo e gabuar...... fjala vjen nese diku eshte tradite vjedhja edhe sikur nga marsi te vish je ne gjendje te thuash se kjo tradite eshte e gabuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 23-06-2003 mė 22:24

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    Ornament ne france paska ndodhur nje rast po ne shqiperi ka shume raste qe burri e ka vra gruan per tradhti bashkeshortore, ca prej tyre jane pasionale po une mendoj qe shumica jane tradicionale, une se di se sa di ti per kanunin po ne kanun thuhet qe n.q.se gruaja te tradhton dhe ti e vret gruan me gjithe burrin, ti nuk u ke gjakun asnjeres familje, n.q.se ti vret vec burrin dhe jo gruan tende ti i ke gjakun familjes se burrit. Te them te drejten te dashur lexues une vec uroj qe dicka e tille nuk me ndodh as mua as asnjeriu, se me te vertete nuk di se cfare do bej, sic thote dhe Orku [ nje njeri qe tradhton e ka hak nje gje te tille, po a ja vlen ta kalosh jeten tende ne burg ]
    :-U

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    Tamam e the: per ate qe vjen nga Marsi eshte keq vjedhja!

    Per mendimin tim (teper modest kuptohet) nese ka ndonje vend qe e ka tradite vjedhjen, me siguri nuk do kete tradite burgun!



    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  15. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Tani, KANUN do te thote LIGJ e jo TRADITE. Ai ka qene per DISA zona te shqiperise se veriut njesoj siē eshte kushtetuta e sotshme per shqiptaret. Kanuni nuk ka si ti pergjithesoje te gjithe shqiptaret, ngaqe nuk ka qene i njoftun as i respektuar nga te gjithe ata. Prandaj mos i ngaterroni gjonat.

    Gjithashtu VJEDHJA nuk eshte TRADITE por VES ose MANIERE. Ne tradite ajo kthehet kur MORALIZOHET. Psh kur vjedh ne disa zona quhesh Burre (i forte, trim), ndersa ne disa te tjera quhesh Femije (i dobet ne karakter, pa moral te larte, i papjek.).

    Per ate qe vjen nga marsi e s'ka pa kurr njerez, as kafshe, nuk ka si te jete E KEQE vjedhja. Perkundrazi "puna e ndershme" mund ti duket pa kuptim. Te punosh gjithe diten ne are (kultivosh domate), e te paguhesh aq sa per te blere NJE KILE domate, kur naten ti mund fare leht te vjedhesh dy-tri kile te tilla, kjo po mund ta habiste. Nje marsianit per me teper milingonat mund ti dukeshin me inteligjente se njerzit.

    Ju pothuajse te tere mendoni se po tu ndodhte e njejta histori nuk do DINIT si mund te vepronit. Pikerisht kjo MOSDITJE tregon qe s'kemi te bejme me nje TRADITE (te pakten sot per sot). Tradita nuk le vend per medyshje, refleksion, sugjerim, etj, etj. Ne veprojme siē na "meson" ajo. Ose VRASIM ose JO.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    Ornament une se di se si ti mund ta krahasosh vjedhjen me vrasjen. Ca njerez vjedhin se nuk kane,ca te tjere per qejf,ca vjedhin sepse te gjithe shoket e tij bejne te njejten gje, por une deri tani nuk kam degju qe dikush vrau sepse skishte bere vrasje qe moti, ose vrau per qejf se skishte me cfare te merrej, ose vrau sepse i ngeli hatri se shoku i tij vrau dike. Persa i perket atij qe vjen nga marsi une akoma nuk kam takuar ndonjerin prej tyre qe ta pyes se si i duket vjedhja apo milingonat jane me intiligjente se njerezit. Kur thashe se n.q.se dicka e tille do me ndodhte nuk do dija se cdo beja desha te them qe po te veproja sipas tradites me duhej qe ti vrisja qe te dy, mirpo vrasja mua nuk mu duke e drejte.
    :-U

  17. #17
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Fjala Kanun eshte nje emertim shume me i ri se ligjet e pashkruara qe ai perfaqeson. Ligjet qe ai perfaqeson jane shume me te vjetra se sundimi turk ndersa vete fjala vjen prej fjales Kanuname qe ishin dispozita kushtetuese qe leshonin autoritetet otomane ne lidhje me ceshtje te caktuara.

    Pra ne thelb fjala Kanun nuk i jep ligjit qe perfaqeson formen zyrtare per te cilen flet ti. Kanuni nuk eshte shkruar kurre ... i pari qe e shkroi ate ka qene Gjecovi ne vitin 1931. Ai eshte zbatuar pikerisht si ligj i pashkruar. Ligjet e pashkruara ne cdo cep te rruzullit njihen me emrin tradite.

    E njejta gje eshte edhe kur flasim per tradite institucionale... ligje te pashkruara qe mbulojne hapesirat boshe qe le ligji shteteror por pa konfliktuar me te.

    Ashtu si ne ligjet me moderne edhe ne tradite e mira dhe e keqja nuk ndahen, stimulohen apo pengohen me stilin pozitiv (pra qe te cilesohet se cfare eshte e lejuar) .... por pikerisht ne stilin negativ (qe cileson se cfare eshte e ndaluar) dhe qe ofron pasojat perkatese per ata qe bejne dicka te ndaluar.

    Ne ligje kjo behet permes kodit penal, civil apo atij administrativ. Ndersa ne tradite kjo mund te behet permes denimeve dhe qendrimeve qe demtojne interesin apo imazhin e keqberesit.

    Pra nese themi qe vjedhja eshte tradite kjo vjen pikerisht per faktin se ajo kulture nuk reflekton qendrime negative ndaj vjedhjes.

    Se fundi dualiteti i te gjitheve ne vjen pikerisht nga nje konflikt qe ekziston mes tradites dhe fese qe kane nje rol te rendesishem ne ndergjen tone dhe ligjit te shtetit ose vlerave te tjera qe vijne nga levizjet humaniste. Pikerisht ky dualizim ndjekja e te cilit te kushton jeten (ne burg), eshte pikerisht treguesi me i qarte i ekzistences se kesaj tradite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 25-06-2003 mė 03:12

  18. #18
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    As i gjo s'morra vesh.

    Kanuni plak eshte LIGJ, jo sepse fjala sot ka ket kuptim, por sepse eshte i TILLE, mjafton ti hedhesh syte dhe e kupton pernjeheresh. Rendesia e TIJ eshte Kanalizimi dhe Drejtpeshimi i HAKMARRJES.
    Si dhe Hakmarrja nuk eshte Tradite as Kulture, por dukuri e pergjithshme Njerezore ( e Homo-Sapiensve).

    Ai robi po ta kishte zbatu Kanunin (ju gabimisht besoni per kete) nuk do te kish vra TRE VETE, ndermjet tyre nje foshnje dhe nje femer.

    ps; Kanuni eshte guri i PARE i qyteterimit europian (te races bardhe) pikerisht ket qe ne ndjekim sot. Ai lindi fill pas luftes se Trojes, ku per nje rast si ky i me lartemi (Helena gruja e Menelaut princit te Spartes, pasi tradhetoi te shoqin me Paris trojanin, i beri naften ketij duke shkuar te jetonte me dashnorin e ri ne Troje.) "greket" per tu HAKMARRE, rrafshuan dhe masakruan gjithe qytetin me kuē e maē.
    Qe tmere te tilla - per kapriēot e nje buēeje te derdhej gjaku lume - te mos ndodhnin me, lindi domosdoshmeria e zbatimit te Kanunit. Etimollogjikisht ai vjen nga fjala shqipe KENGE. Ngaqe transmetohej brez pas brezi gojarisht, nepermjet te kenduarit me Lahute.

  19. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kanuni nuk eshte zbatuar kurre si nje ligj i shkruar ... dallimi mes nje ligji te shkruar dhe nje ligji te pashkruar pervec mungeses se fleksibilitetit (ligjet e pashkruara ndryshojne tmerresisht veshtire) te te dytit ndryshon edhe ne menyren me te cilat ato garantojne zbatimin e tyre.

    Fjala vjen ne rastin e gjakmarrjes .... nuk ka asnje institucion brenda kanunit qe detyron me ndonje forme larjen e gjakut. Por mosmarrja e tij i kushtonte shtrenjte vleresimit qe shoqeria i bente atij qe nuk e kishte kryer kete detyrim.

    Fakti qe Kanuni eshte nje ligj i pashkruar i cili i ka rezistuar shekujve pa pasur nevoje per nje force per te siguruar apo shtrenguar zbatimin e tij tregon se ai ka pasur dhe ka vleren e nje tradite te rrenjosur thelle ne ndergjegjen e atyre qe e kane zbatuar.

    Eshte krejtesisht normale qe traditat sado origjinale te jene rrotullohen rreth nevojave dhe vlerave universale me te cilat ndeshet cdo shoqeri. Ashtu sic thua ti psh , hakmarrja, gjakmarrja, vjedhja, nderi, prona etj.

    Lufta e Trojes nuk erdhi per si pasoje e nje nje gruaje por per shkaqe te tjera ekonomiko-politike .....

    Fakti qe ai i ka vrare te tre dhe jo vetem ata te dy (sipas kanunit duhet te vriten te dy) nuk perjashton rolin e tradites ne ate vendim.

    Une e kam te qarte se burri kur ka kryer aktin, nuk ka pasur parasysh se cfare thote kanuni per kete apo ate problem por e ka bere ate veprim i shtyre nga nje ndjenje e fuqishme qe e therriste per te ndeshkuar poshtersine qe i ishte bere ..... por le ta kapim me holle.

    Kush e krijon ndergjegjen ? Sigurisht qe tradita ka rol jo te vogel aq me teper qe ne moshen e njome kur krijohet ndergjegja tek njeriu eshte pikerisht ambjenti ai qe ushtron ndikim tek femija.
    Fjala vjen ka pasur shoqeri qe prostitucionin nuk e kane denuar perkundrazi e kane konsideruar si nje fenomen krejt normal ashtu si edhe homoseksualitetin ..... individed e rritur brenda asaj shoqerie eshte normale qe nuk e kane konsideruar hakmarrjen si nje forme te nevojshme pergjigje per rastet kur grate e tyre i tradhetonin.

    Pra edhe pse denimi i tradhetise bashkeshortore me vdekje eshte nje fenomen qe haset ne shume kultura qofshin ato lindore apo perendimore .... tek shqiptaret kjo ka formen e nje tradite.
    Nese ti do te beje nje sondazh se sa % e shqipetareve mbeshtesin veprimin e burrit (hiq vrasjen e femijes) do ta shikoje se rezultati i atyre qe do shpreheshin ne favor te aktit te tij do te ishte shume me i larte ne Shqiperi sesa i francezeve apo gjermaneve qe do te mbeshtesnin apo kuptonin nje rast analog te ndodhur ne vendet e tyre.

    Dhe shkak per kete eshte pikerisht tradita jone e cila i kushton nje rendesi te madhe veprimit ne nje rast te tille.

    Pra kur themi se veproi ne baze te tradites nuk pretendojme se ai kur ka marre vesh lajmin ka vrapuar te pyese njerezit se cfare thote tradita per kete rast ... sigurisht qe jo ... ajo e ka bere efektin e saj ne menyre krejtesisht te pavetedijshme para shume e shume vitesh dhe ai pergjigjen e ka pasur te gatshem si opsion menjehere sapo ka realizuar se cfare ka ndodhur realisht.

    Per ta mbyllur po ta perseris me bindje qe prejardhja e fjales Kanun nuk ka lidhje me fjalen kenge .... por me Kanunamete qe ishin dekrete te sulltanit qe leshoheshin per ceshtje te caktuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 25-06-2003 mė 18:31

  20. #20
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Orku thote: " Fjala vjen ne rastin e gjakmarrjes .... nuk ka asnje institucion brenda kanunit qe detyron me ndonje forme larjen e gjakut."

    Normal mo xhan, as sot s'ka ligj qe te detyron te punosh, ose te jetosh a jo. Po tu mush mendja hidhesh nga penxherja kokpingulthi. Po te shkrepi s'punon hiē po rremon kazanat e plenave.
    Dhe Kanuni megjithese ligj nuk nderhyn tek jeta private, tek personi vete dhe ndjenjat e tij.
    E thashe, ai veē kanalizon hakmarrjen (ne qofte se ti e ke ndermend te hakmerresh kuptohet, ndryshe kanuni nuk nderhyn) te mos MARRESH me shume gjak se ē'ke DHENE. Ket bente Kanuni, ate qe sot e ben ligji.
    As fisheku ne paje s'ishte i detyruar me ēdo kusht, kjo varej nga familja e vajzes, ata daē ja jepnin te shoqit te saj te drejten e hakmarrjes direkte ne rast tradhetie ne daē jo.

    Ndersa TRADITA vepron krejt ndryshe, ajo "detyron" ēdokend ti nenshtrohet rregullave te saj, labet kane te gjithe fustanelle, ndersa malesoret tirqe, ndersa tironesit poture, etj, etj.

    Ndryshimi i Tradites me Kanunin eshte rrenjesor. Tradita vepron horizontalisht (prandaj eshte me e tmershme si force), ndersa Kanuni e Ligji shtetit (kushtetuta) vertikalisht, prandaj eshte me e dobet si force.

    Ndersa sa per Trojen, une i referohem Homerit (ai s'permend gje shkaqe ekonomiko-politike). Ndersa ti me sa shoh i referohesh profesorit te shkolles, sot eshte e modes qe ēdo gje ta shpjegojne nga rrethanat ekonomiko-politike.

    Sa per etimollogjine e fjales KANUN e cila sipas dijetareve vjen nga fjala greke KANON ja nje pjese ne frngjisht e cila e shpjegon domethenien e saj:

    "La tradition copte

    Remontant aux temps pharaoniques, la mélodie copte constitue l’élément primitif des premiers chrétiens. Elle résulte, en fait, d’une fusion du chant hébraļque et des hymnes grecques en un ensemble copto-byzantin, d’oł l’abondance des formes hymnodiques_: kanōns (KANUN), tropaires, doxologies, théotokies, etc. On aurait donc tort de majorer l’importance de l’élément arabe. Chanté sur un rythme proche de la simple récitation avec des fins de phrases trčs ornées et mźme improvisées, le rituel copte est considérable parce qu’une messe dure, ici, de trois ą cinq heures et que les «_veilles_», comme les anciennes «_vigiles_», occupent la plus grande partie de la nuit. Ą cōté du diacre qui se borne ą de courtes interventions, le chanteur ou «_psalte_», successeur du chantre ou de la harpiste aveugle des temps pharaoniques, connaīt par cœur le vaste répertoire, notamment la «_Grande Oraison_» qui allie le récitatif au chant orné. Il est souvent aidé par un «_souffleur_», le porte-psaumes. Les réponses du peuple, formes antiphonées précédées d’un verset chanté successivement par le lecteur et par le psalte, se signalent, mises ą part certaines pičces comme le Trisagion ou Sanctus, par leur bričveté. De nos jours, des instruments parmi lesquels le triangle et parfois des cymbales remplacent l’ancien naqus constitué de deux demi-sphčres métalliques reliées ą une tige servant de poignée...."

    Shtoj qe dhe KURAN do te thote KENGE.

    E merr Ork je i vogel akoma dhe i panxene (i pa lexum shume).

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •