Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6

    Traditat Shqiptare: Te Drejta ...apo...te Gabuara?

    TRADITAT SHQIPTARE: TE DREJTA? APO TE GABUARA? Para 4 vitesh nje burre nga kukesi erdhi ne angli dhe 2 vjet me vone solli edhe gruan e tije.Vete punonte ne ndertim 12 ore ne dite kurse gruaja rrinte ne shtepi dhe kujdesej per punet e shtepise [ keshtu mendonte burri i shkrete] por ajo mbasi mbaronte punet e shtepise u takonte me nje zezak dhe bente dashuri me te.Mbas nje viti ajo ngeli shtatzene burri i saj u gezua shume dhe kur erdhi koha te lindte ai e mori dhe e dergoi ne spital, kur lindi doktoret i thane qe eshte cun dhe e moren dhe e derguan qe ta shihte mirepo cte shihte i shkreti femija ishte i zi.Vazhdoi te kundershtonte doktoret por ato i thane qe gruaja eshte 100% nena e femijes kurse per baben nuk ishin te sigurte.C'fare te bente i shkreti, pasi doli gruaja nga spitali dhe erdhi ne shtepi ai i tha: Ka ndodhur c'ka ndodhur nuk dua ta di une te dua dhe ta kam falur kete gabim po te lutem a mundesh me i thene babes te ketij femije te vije ne shtepi dhe ta marre femine e tij se une nuk mund tu dale shokeve perpara me nje femeje te zi, gruaja kujtoi se burri e fali me gjithe mend dhe e solli zezakun ne shtepi qe te merrte femine.Erdhi zezaku te dera brenda dhe burri e ftoi brenda qe te pinte nje kafe dhe ai pranoi. U nis gruaja qe te bente kafene por burri i tha ti rri ketu dhe mbaje zezakun me muhabet dhe une po shkoj te bej kafene, pasi u fut ne guzhine mori thiken the i vrau qe te tre, gruan,zezakun, dhe femijen, pasi doli jashta dhe eci 10 metra i ra te fiket nemes te rruges kur me vone erdhen policet dhe e moren ne polici. Kjo eshte nje ngjarje e vertete edhe une nuk mund qe ta vleresoj si te drejte apo te gabuar prandaj kam nevoje per ca mendime. Si mendoni ju.....?
    :-U

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    A na e jep dot burimin se ku e ke marre kete informacion ??

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    C'fare ndryshimi do kete n.q.se une te tregoj se nga vjen ky infarmacion?
    :-U

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ndryshimi eshte se me duket si nje histori e sajuar ose qe ka ndodhur por nuk ka pasur protagoniste te saj nje shqiptar ... sepse ne rast te kundert do ta kishim degjuar dhe lexuar diku pasi vrasja e nje femije nuk do te kalonte pa buje ... aq me teper ne Angli ...... dhe nuk me pelqen te komentoj gjera qe nuk di nese jane reale.

    Me duket e sajuar sepse nje femer qe di t'ia hedhe burrit ne kete menyre di edhe si te beje abort.

    Gjithsesi nese do mendimin tim ne parim .... une them se ne cdo rast vrasja e femijes do te ishte e pajustifikueshme.
    Tradita e denimit te tradhetise bashkeshortore me vdekje nuk u perket vetem shqiptareve por eshte universale. Nuk deshiroj te gjykoj te tjeret sepse nuk me takon mua por di te them se une nuk do te sakrifikoja te rrija gjithe jeten ne burg pse gruaja ime ka dashnor. Nese ndodh dicka e tille do ta ndaja dhe do te shihja mundesine per t'u lidhur me nje njeri tjeter.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Krimi ne kete rast eshte shume ekstrem, burri mundet shume mire tja nxinte jetn gruas pasi ta ndante, po jo ta vriste. Megjithate dhe gruaja eshte treguar budallacke. Si mund ta pranonte burri i saj nje femije si qymyrguri qe duket ktu e 3 milje larg qe seshte i tiji?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    oxford, angli
    Postime
    6
    Orku ,si fillim po te them qe une kam jetuar me kete person per 2 muaj ne te njejten shtepi para se ti vinte e shoqja the po te them qe kjo eshte e vertete dhe n.q.se ti ke jetuar ne londer nga 2001-2002 jam shume i cuditur qe nuk e ke digjuar kete histori sepse me sa di une te gjith shqiptaret atje e dine. Une nuk kam ndonje arsye perse te genjej vec desha mendimin e dikujt tjeter dhe faleminderit per mendimin tend. Edhe une kur mendoj qe do kaloj jeten ne burg them qe do e ndaja dhe do merrja dike tjeter, por kur mendoj qe une punoj 12 ore ne dite per ti paguar gruas bileten e avionit qe te vije ketu dhe te beje dashuri me nje zezak, mendoj qe edhe une do beja te njejten gje sic beri ai. Persa i perket abortit gruaja nuk flente vetem me zezakun por flente me burrin e saj gjithashtu dhe se dinte se si do dilte i bardhe apo i zi.
    :-U

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Po mo Tani, mire si ngjarje, po me traditen shqiptare s'arrita me bo dot lidhjen. Ne France para dhjet vitesh nje francez vrau nje shqiptar me thike per aresye te ngjashme, shqiptari i "morri" ish-gruan e tij. A mund te themi qe per keto raste, tradita e shqiptareve perputhet me ate te francezeve. Krime te tilla pasionale ka dhe ne Kine, po pastaj mos valle kemi te njejten tradite me ta.
    Mendoj se kjo eshte tradite e homo-sapiensit nga sa tradita te veēanta popujsh te globit.

    Tradite per mu eshte nje sjellje kolektive popullore dhe jo shperthime te veēanta emocionale te individeve te veēante. Ne qofte se te gjithe (ose shumica) shqiptaret qe tradhetohen nga grate, i vrasin ato, atehere mund te themi per nje tradite.
    Ne gjermani nje gjerman hante mish njeriu, por nga kjo s'mund te themi qe kanibalizmi eshte tradite gjermane.

    Sa per ngjarjen mendoj se ai vrau vetem se gruaja i lindi ZEZAK. Dhe shqiptari e mban veten me lart se zezaku. Po ti kishte lindur ANGLEZ ata do te rregulloheshin ne heshtje, si shume te tjere ne te njejtin situacion.

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Po t'i kish lindur anglez, ai s'do e merrte vesh fare, keshtu qe budallalliku ishte i gruas, ne perzgjedhje (bej shaka)

    Per temen s'kam se c'them me shume. Eshte veshtire te behen pergjithesime per traditat e nje kombi nga nje rast i veēante (apo 5 mije raste te tilla)

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Tani une nuk te kam akuzuar se sajon por kam thene se kam dyshime ... prandaj te kerkova me shume informacion.Besoj se u sqaruam.

    Ceshtja e denimit per tradheti bashkeshortore eshte unvirsale pasi ate e permbajne edhe fete (ne europe per sa ka udhehequr kisha... nje grua qe tradhetonte e priste vdekja, po ashtu ne Islam). Megjithate ne shqiptaret e kemi kete zakon te kodifikuar ne Kanun .... dhe ai ligj eshte zbatuar si pjese e tradites per shekuj me radhe.

    Pra ne nje menyre ose ne nje tjeter kjo gje ka lidhje me traditen. Psh kur nje cift martohej askush nuk guxonte te pergojonte nusen cfaredo te kishte bere ajo perpara marteses por ne shtepine e te shoqit futej me fishekun ne paje.

    Sadoqe tradita shqiptare ne kete drejtim e ka burimin tek tradita universale dhe nuk eshte krijuar vete, ne kombe te caktuara kjo tradite ngre peshe dhe ze vend me shume se tek popujt e tjere dhe Shqiperia eshte nje nga keto raste.

    Ne gjykimin tim cfare e ben te papranueshme sjelljen e gruas nuk eshte fakti qe shkoi me nje te zi, te verdhe apo te kuq .... por sepse ne vend qe ta ndante te shoqin, e shfrytezonte ate duke e tradhetuar me nje qetesi te paturpshme nga ana tjeter .... per mua qofte mashkull apo femer nje njeri i tille e ka hak ate qe gjeti. Problemi eshte se a ia vlen ta mbyllesh jeten tende ne burg per te ndeshkuar dike qe te tradheton ? Une them jo ! Sepse e para nje femer e tille veshtire se do te jete ne gjendje ndonjehere te shijoje jeten, se dyti nese e lidh vdekjen e saj me fatin tend i jep asaj me shume rendesi nga c'meriton.

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ork, po sikur ta kishte ndare ajo e prape ta kish vrare ai, si i behej?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •