Diplomati shqiptar rrefen

Vdekjen e Enver Hoxhes

Ikjen e bujshme te familjes Papavrami

Ikjen e pritshme te Ismail Kadarese


Kete here eshte Arqile Semini, nje ish funksionar i larte i ambasades sone ne Paris, qe sjell kujtimet e tij ne publicistiken shqiptare. Te titulluara "Misioni i fundit", me to jepet nje panorame e misionit te diplomatit shqiptar, ne vitet e fundit te eres komuniste. Perfundimisht, ne vitin 1991, ai do te udhetonte drejt Shqiperise, pas gjashte viteve detyre ne perfaqesine tone ne Paris. Si pak diplomate shqiptare, ai kishte jetuar ndryshimin e Shqiperise, por ne syte e nje diplomacie aktive nderkombetare ne Paris. Ne liber, perfshihen natyrshem shume personazhe te njohur te jetes publike te vendit dhe po ashtu te botes frankofone, me te cilet autori ka pasur nje kontakt direkt. Dhe, pa qene nostalgjik, mundohet qe te jape nje dritehije te mire te ngjarjeve dhe personazheve, duke dhene hapur edhe pershkrimin dhe qendrimin e tij. Nuk perpiqet ne asnje moment, qe te fshehe te kaluaren e tij, por nderkohe, eshte i kujdesshem qe te respektoje punen qe ka bere. Ai eshte i bindur, se megjithe background-in komunist dhe funksionit te tij ne Ambasade, i ka sherbyer Atdheut. Aq sa me ne fund thote "Me vete po merrja nje merak: nese Parisi do te me gjykonte me drejtesi, sic beri dikur per Avni Rustemin, ngaqe une kisha dashur me shume se cdo gje dhe kisha punuar vetem per Shqiperine!?"

Ne fragmentin, qe po botojme, jepet ana tjeter e ikjes se shkrimtarit Ismail Kadare; ikja e familje Popa dhe cfare ndodhi ne Ambasaden tone ne Paris, pas ikjes edhe te familjes Papavrami. Ne te gjitha ngjarjet, diplomati shqiptar eshte i pranishem, dhe tregon ate qe ndodhi ne te vertete, ne mjedisin diplomatik shqiptar. Parisi, me madheshtine e tij, duket se ka pasur vend edhe per bemat shqiptare. Fale, nje prirje te kaluar, te autorit, qe pervec formimit akademik ne letersi ka edhe formimin e shkelqyer kulturor, ngjarjet jane dhene me shume kujdes dhe pa e lodhur publikun. Libri te merr me vete me ngjeshjen e ngjarjeve, ku kalojne pa ndonje buje te madhe, qe nga figura e Enver Hoxhes, Miteranit e duke vazhduar me personazhe te tjere, po kaq te rendesishem te jetes shqiptare dhe franceze. Te gjitha keto jane dhene me shume mjeshteri nga autori, qe duket se ruan ende shume ne memorien e tij, per t'i dhuruar publicistikes shqiptare, ne kete lloj rrefimi. B.an

Diplomati shqiptar rrefen ikjet e bujshme Papavrami dhe Kadare

Ne kete pjese, te zgjedhur per botim te publicistit, eshte rreshtuar nje pjese e pershtypjeve ne Ambasaden tone ne Paris, nje nga pikat kryesore residenciale te diplomacise shqiptare. Flitet per emerimin e autorit ne Paris, periudha pas vdekjes se Enver Hoxhes; ikjen e familjes "Papavrami" dhe familjes "Kadare". Ne kete pjeses flitet edhe per marredheniet e medias se huaj me funksionaret e Shqiperise, qe ishin tmerresisht te ngurte ne intervistat me te huajt. Ishte e gjithe kjo situate, qe e bente pozicionin e diplomatit shqiptar teper te veshtire. Kjo si rezultat i direktivave "te kujdeshme" nga Qendra, ku shumehere fshihej realiteti i vertete i qendrimeve hezituese shqiptare

Nga Arqile Semini*

Diten e festes se 29 nentorit te 1984-s, ne qe u ndodhem prane tribunes kryesore, fare prane e pame dhe e kuptuam qe Enver Hoxha i kishte ditet e numeruara. Asnjeri nga ne, shoket e Drejtorise se Jashtme, nuk guxoi qe kete mendim ogurzi ta permendte ne sy te tjereve, bile as me shokun e zyres. Ne ne aparat shikonim, degjonim e kuptonim disa sinjale per shendetin e shokut Enver, por asnjeri nuk komentonte. Disa nga frika, apo kujdesi per te ruajtur veten nga gjerat me zarar, disa nga deshperimi per hatane e madhe qe po e priste Partine dhe shtetin tone, te tjere nga zakoni per t'u marre me punen e tyre. Me kohe, edhe atehere kur kuptonim ndonje sinjal te qarte, bije fjala kur vinim re dite e jave te tera, qe Nexhmije Hoxha nuk dilte ne zyre, ne u mesuam me zakonin per te mos menduar se Enver Hoxha ishte i semure. Madje, edhe te marten e 9 prillit te vitit 1985, kur ai ra ne komo dhe vume re levizje te shpeshta te veturave te Udheheqjes se Partise, ne, disa nga shoket e Drejtorise se Jashtme shkuam te pinim nga nje gote tek bufeja e Liqenit Artificial. Keto takime te kendshme herepashere dhe prej disa kohesh na i organizonte shoku me i vjeter i Drejtorise, qe ne e therisnim "Baba". Nje dite me pare, ai kishte porositur nje fergese ne tave balte. Ne benim qejfin tone, pa na vajtur mendja fare per keq. Te nesermen kur shkuam ne pune, Baba na thirri si zakonisht ne zyren e tij, per te na njoftuar shoqerisht per semundjen e shokut Enver. Ne te gjithe me siguri mendonim te njejten gje, duke pare njeri-tjetrin me sy: asnjeri nga ne nuk e kishte permendur gjekundi punen e taves me fergese tiranase!... Tani nuk e mbaj mend mire, se kur dhe kush na njoftoi ne Aparat per gjendjen e rende te Enver Hoxhes. Vecse dy dite me vone (dy dite agonie), duke u gdhire e enjte, kur na thirren me nate, qe te paraqiteshim ne zyre, ne e kuptuam qe Ai kishte mbaruar!

Ne u mblodhem ne zyren e Babes per te degjuar radion, qe do te jepte lajmin e kobshem. Aty ndodheshin vetem nje e treta e shokeve te Drejtorise se Jashtme, te tjeret ndodheshin me sherbime neper rrethe te vendit ose jashte shtetit. Ata tashme ishin lajmeruar, qe te ktheheshin urgjentisht ne Tirane!

Neper korridoret e Aparatit mbreteronte nje heshtje e thelle varri. Njerezit kalonin kokeulur dhe nuk guxonin te shikonin me sy shokun. Shumica e punonjesve ishin mbyllur ne zyrat e tyre.

Pasi degjuam lajmin e hidhur ne radio, seicili shkoi ne zyren e vete. Shoku i zyres, D.D. ose "gjethi" sic e therriste Baba, erdhi pas nja dhjete minutash. Me gjeti duke pire cigare, pa ndonje dosje te hapur perpara, domethene jo ashtu sic ishte zakoni. Gjethi u ul para tavolines se tij, perballe meje. U pame nje cope here ne sy per sy, pa folur. Se fundi, une u ngrita, i hodha nje celes deres dhe i bera shenje nga dollapi, qe te nxirrte shishen e rakise dhe pas pak i thashe:"Bjere, te shkreten, se helmi, helm kerkon!". Shoku i zyres vuri lehte buzen ne gaz dhe pak me vone, kur kthehu goten me tha: "I madh je, xhan i Qakos!". Kuptova ne kete cast se Gjethi tani po me njihte tamam ose tani po sigurohej se une isha njeri i beses! Ne fakt, edhe atij, edhe mua, na duhej nje atmosfere e tille, ku te ndjenim veten te leshuar (kur zgjidh kollaren) ose te lehtesuar nga pesha e brenges se madhe, qe impononte momenti. Edhe ai, edhe une, shpresonim se tani me Ramiz Aline do te fillonte nje ere e re, nje hapje e re per vendin dhe per njerezit...

Shpresonim!.Dhe nje shprese e tille, qe ishte e pergjithshme ose e pjesshme, disa i afronte me shume me njeri-tjetrin, ndersa disa i largonte nga shoket e vjeter, qe nuk mendonin si ata. Kjo gje ndjehej jo dhe aq qarte, ne ato dite zije kombetare...Tek shihja shume njerez qe qanin, une beja hesap me mendjen time, sesa mund te ishin nga ata mijera e mijera njerez, qe derdhin lote nga deshperimi per humbjen e udheheqesit te Madh dhe sa kishte te tjere qe derdhnin lote se po ndaheshin me nje epoke?!...

Muri i veteizolimit

Me 25 maj te vitit 1985, me njoftuan zyrtarisht transferimin ne Paris. Ne ambasade do te zevendesoja ne detyren e keshilltarit politik Kujtim Hysenaj, i cili pas ndonje viti do te emerohej ambasador ne Beograd. Kujtimin e njihja prej kohesh. Puna me delegacionet e huaja na kishte afruar. Per Kujtimin ruaja nje respekt te vecante. Ai kishte mbetur modest me shoket, megjithese ishte martuar me nje vajze nga nje familje e hierarkise se larte te Partise dhe te Shtetit. Fakti qe une po zevendesoja ne post Kujtimin, ishte nje tjeter vleresim i Partise per mua, qe nuk kisha asnje mbeshtetje.

Disa dite pasi kisha filluar pergatitjet ne Ministrine e Jashtme, me priti ne zyre vete Ministri, Reis Malile. Takimi ishte i ngrohte, jo vetem nga fakti se une vija nga Aparati Qendror i Partise. E dija se Reisi kishte nje lloj simpatie apo konsiderate per mua, por edhe une gjithnje e kisha respektuar. Ministri me tha se kishte dhene udhezime, qe per mua te behej nje program i pershpejtuar pergatitjesh ne Ministri, sepse une "isha shok me pervoje, qe e njihja Francen dhe boten e jashtme".

Dosjet e Frances i studiova me vemendje. Atyre u kushtova kohen me te madhe. Ceshtjet e tjera i lashe per ne fund. Ne dosjet e Frances kishte shume raporte dhe analiza. Vura re nje fryme negative ne shumicen e konkluzioneve. Une isha i prire, qe te kerkoja anet pozitive. Kudo theksohej nje fare indiferentizmi i qeverise franceze ndaj Shqiperise. Marredheniet dypaleshe dukeshin pothuajse te ngrira. Keto ishin keqesuar nga incidenti i fundit ne ujrat tona jugore me francezin e vrare, qe ishte anetar i klubit "Mediterane". Por, ato u perkeqesuan me shume, me rastin e vdekjes se Enver Hoxhes. Masmedia franceze kishin shkruar e folur shume keq per Enver Hoxhen, e kishin quajtur ate "Sulltan i kuq", "Stalinisti i fundit", "kriminel", etj. Ne kete fushate kishin ngaterruar dhe presidentin e shoqates se Miqesise, Profesor Pol Miljezin, qe ishte mjek i Enverit. Profesor Miljezi, nje personalitet i njohur, kishte rene viktime e nje keqkuptimi dhe u desh shume kohe, qe kjo ceshtje te sqarohej.

Megjithate, ne dosjen e fundit te Frances, pashe nje shkendije shprese per nje ringrohje te marredhenieve dypaleshe. Kishin filluar bisedimet per nje delegacion francez te Ministrise se Jashtme, qe duhej te vizitonte se shpejti Shqiperine. Pala jone ngulte kembe qe delegacioni te ishte i nivelit te larte. Deri atehere, asnje minister i jashtem francez, nuk kishte ardhur ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.

Shijen e athet, qe me la leximi i dokumentave per marredheniet me Francen, ma zbuten pak takimet qe pata me funksionare te larte, nga digastere te ndryshme para se te nisesha. Pershtypje te mire me la takimi me Hekuran Isain, ne ate kohe Minister i Brendshem. Nder te tjera, ai me tha, se Byroja Politike dhe shoku Ramiz i kushtonin kujdes te vecante Frances, sepse nga te kater aleatet e kohes se Luftes se Dyte Boterore, vetem, Franca si Fuqi e Madhe ngelej vendi, me te cilin mbanim lidhje. Si ceshtje e dyte, tha ai, ne France mjekohej udheheqja jone. Dhe se treti, Parisi ishte kryeqyteti ku kryqezoheshin shume interesa te Lindjes dhe Perendimit. Te njejta fjale me kishin thene ne Komitetin Qendror te Partise dhe ne Ministrine e Jashtme...Ne te njejten kohe, Franca ishte vendi i huaj, ku ne kishim numrin me te madh te studenteve dhe pasuniversitareve shqiptare jashte shtetit.

Familjet "Popa" dhe "Papavrami"

Nga takimet e para, qe bera me diplomate homologe, vura re se ata te vendeve fqinje dhe sidomos italiani, tregonin interes te vecante per Shqiperine dhe kjo ishte e lidhur me shpresat per nje hapje te mundshme te vendit tone tani pas vdekjes se Enver Hoxhes. Ky konstatim me inkurajoi shume ne detyren time si keshilltar politik. Ne menyre te vecante vendosa marredhenie te aferta me homologun italian. Puna arriti (jo per meriten time, kujdes!) sa brenda tre muajve pasi kisha arritur ne Paris, dy ambasadoret me keshilltaret e Shqiperise dhe Italise, kaluan reciprokisht neper ambasadat e tyre dreka bashke me grate ne nje atmosfere teper te ngrohte dhe me te vertete ne menyre vellazerore...

Por, "festa" jone nuk vazhdoi gjate. Ne dhjetor te 1985-s ndodhi historia e Popajve, qe u ngujuan ne ambasaden italiane ne Tirane. Mua me erdhi keq per kete ngjarje, se ajo prishi pune ne veprimtarine diplomatike te ambasades sone. Me homologet italiane u ftohen fare marredheniet dhe kete e beme me udhezime nga Tirana. Ne doren, qe kishte shkruar disa nga keto udhezime, m'u duk sikur vura re nje dridhje te lehte kenaqesie per ate qe ndodhi me ambasaden italiane ne Tirane. Per here te pare, mbase dhe jo aq qarte, e kuptova se "muri i vetizolimit" tone ishte teper i forte. Ne kete konkluzion kerkoja te gjeja si justifikim "qendrimet burokratike dhe per te qene 'brenda vijes'" nga ana e shefave, te medhenj e te vegjel, qe drejtonin diplomacine tone. Nuk besoja, ne ate kohe se, vete presidenti Ramiz Alia te ishte plotesisht i nje mendje me ata burokrate dhe prisja qe ceshtjes Popaj t'i jepte nje zgjidhje te shpejte. Per fat te keq, nuk ndodhi ashtu sic shpresova une!

Sikur te mos mjaftonte ceshtja Popaj ne Tirane, ne Paris na plasi "ceshtja Papavrami" pak jave me vone. Ishte nje dite e zakonshme, aty nga ora nente e mengjezit. Me mori ne telefon ambasadori dhe me nje ze pak te shqetesuar me tha qe te zbrisja menjehere poshte ne zyren e tij. Mendja me vajti tek ndonje kritike nga Tirana per punen tone me gazetaret. Ne zyre e gjeta ne kembe Maxhunin (ambasadorin) dhe sekretarin e pare te ambasades (Eqerem Gaxhollin). Ata dukeshin te tronditur. Maxhuni me dha te lexoja letren e Papavrameve, me te cilen shpjegonin arsyen perse kishin vendosur te qendronin ne France. Gjithe "sakrifica" e tyre justifikohej me deshiren qe t'i krijonin kushte optimale djalit te tyre te talentuar, Tedit, me nje fjale, mundesise per te bere karriere. Pasi lexova letren, une desha t'i qetesoja shoket e mi, duke u thene se "ishin gjera qe ndodhnin dhe se tani duhet te mendojme si ta kapercejme situaten e krijuar!". Ngula kembe, duke pare nga Eqeremi, qe te ruheshim nga "trimat", qe dalin nga situata te ketilla, sidomos nga sektori i tij.

Me "ceshtjen" Papavrami m'u desh dhe mua qe te merresha ca kohe. Bashke me ambasadorin shkuam ne takim me te jemen dhe Tedin cunak ne Ministrine e Jashtme. Takimi u be ne prani te avokateve te familjes Papavrami. Ca kohe me vone, me porosi nga Qendra, ndermora nje udhetim me Ylli Qamiranin ne drejtim te jug-perendimit te Frances, ku shkova afer Bordose, ne nje fshat ku ishte vendosur familja Papavrami. Por autoritetet lokale nuk me lejuan te takohesha me ta, bashkeqytetaret e mi, sigurisht me urdher nga Parisi.

Per kete ceshtje, nga Ministria jone e Jashtme, erdhi nje telegram i rrepte dhe qe ngarkonte me pergjegjesi ambasadorin tone, per mungese vigjelence, sidomos qe nuk kishim njoftuar me kohe ardhjen e befasishme ne Paris te babait te Tedi Papavramit. Vura re se Maxhuni (ambasadori) po hezitonte per t'i kthyer nje pergjigje Ministrise. Une ngula kembe, qe ai t'i pergjigjej menjehere Ministrise, se Tirana nuk na kishte pyetur fare kur i kishte dhene vizen babait te Tedit dhe se ne e morem vesh, qe ai kishte ardhur ne Paris pothuajse "inkonjito"-sic na tha vete, gjoja per t'i bere surprize te shoqes, atehere kur erdhi vete ne ambasade. Me vone, ne e sqaruam me vete ministrin Reiz Malile, kete ceshtje dhe ishte ky qe na tha se edhe vete Ministria e Jashtme nuk dinte gje per vizen e babait te Tedit. Vizen atij ia kishte nxjerre Ministria e Brendshme. Pak me vone, gjithashtu morem vesh se kjo ceshtje ishte diskutuar Lart ne udheheqje te Partise dhe se punet ishin te ngaterruara, por se fundi ceshtja e vizes se babait te Tedit u la ne heshtje. Kjo histori me familjen Papavrami, qe u strehuan ne France, si refugjate politike, na dukej si nje sfide e pales franceze, nje lloj presioni per te nxitur hapjen e deshiruar te Perendimit per Shqiperine. Ishte nje konkluzion jo teper i sakte dhe jo aq i qarte. Ceshtja "Popaj" dhe ajo "Papavrami", a kishin lidhje me njera-tjetren?...Me mentalitetin e "vigjelences revolucionare" mund te gjeje nje lidhje logjike midis dy ceshtjeve. Kush mund ta dinte?! Megjithate, une nuk e vrava mendjen dhe aq shume per te hyre ne analiza qe me pare kerkonin disa elemente njohjeje nga fusha e zbulimeve, te cilen nuk e njihja. Sidoqofte, une dalloja nje ndryshim thelbesor midis te dy ceshtjeve. Ceshtja e pare kishte vene ne prove forcen dhe vendosmerine e principeve te "Murit te veteizolimit". Ndersa tek ceshtja e dyte e Papavrameve, per shkak te implikimeve te familjeve te medha ne Tirane, me dukej se ne kete mes kishte njefare bashkepunimi te heshtur midis pales shqiptare dhe franceze. Nuk arrija te kuptoja, se cili ishte pozicioni i vertete i Ramiz Alise ne keto ceshtje?...

Hezitimi per intervista

Deshira per te marre intervista nga Presidenti i Republikes apo nga udheheqes te larte te Partise dhe te shtetit tone, ishte nje kerkese e vazhdueshme e analisteve dhe e gazetareve. Por, gjithnje per kete kerkese, ne merrnim te njejten pergjigje te thate nga Tirana, se intervista nuk ishte ne praktiken e Presidentit, te kryeministrit etj.

Kembengulje te forte beri per kete ceshtje Ian Maksueli, djali i manjatit te madh te shtypit anglez, qe ishte futur dhe ne masmediat franceze. Iani, bashke me dy gazetare te njohur franceze, erdhi dy here ne ambasade, propozoi dhe temen e bisedes per intervisten me Ramiz Aline, premtoi se kete interviste do ta botonte ne revisten e tij te madhe "International", e njohur ne te gjithe boten, ne te njejten kohe me intervisten e ndonje personaliteti perendimor si Kisingeri apo te Lindjes. Ne kete reviste politike me reputacion boteror (kete gje e perseriste vazhdimisht, si dukej per te na bindur neve) Ian Maksueli kishte botuar intervista, me pjesen me te madhe te presidenteve te shteteve me te medha te Evropes, Amerikes dhe nga kontinente te tjera. Te gjitha keto te dhena, ia beme te njohur Qendres. Per te dyten here, na erdhi pergjigje negative. Ian Maksueli nuk pati fat!...

Per ceshtjen e nje interviste me Presidentin tone, kembengules u tregua gjithashtu edhe redaktori i revistes se njohur franceze te illustruar, "Figaro Magazin", Robert Lakontre. Kete ma prezantoi nje mik i vjeter, fotoreporteri francez Mishel Setbun, qe pergatiste fotografi-tematike per disa revista te ilustruara te medha amerikane dhe evropiane. Ai kishte qene ne Shqiperi dhe kishte botuar nje reportazh te gjere fotografik shoqeruar me tekst te shkruar dhe te botuar ne nje reviste te madhe ne gjuhen gjermane. Lakontre kur e pa qe me Presidentin ishte e pamundur nje interviste, nguli kembe per ta bere kete gje me personalitete te tjera shqiptare, por deri ne rangun e Ministrit. Se fundi shkoi ne Shqiperi, beri nje turne te plote ne shume zona te thella te veriut dhe te jugut bashke me Setbunin. Nderkaq Lakontre kishte marre nje rekomandim nga une qe t'i kerkonte interviste keshilltarit te presidentit, gje per te cilen e kisha njoftuar Tiranen. Keshilltari e priti, zhvilloi me te nje bisede e thjeshte, por nuk pranoi ta quante interviste!..Megjithate, Lakontre dhe Setbuni u kthyen disi te kenaqur nga udhetimi i tyre ne Shqiperi, te cilen e pasqyruan ne nje reportazh te gjere fotografik, shoqeruar me nje artikull te botuar ne revisten "Figaro Magazin".

Ikja e Ismail Kadarese

Misioni i diplomateve shqiptare ne Paris ka qene nje detyre e veshtire. Vertete qe ka patur diplomate te zote si puna e Kahreman Yllit, Javer Malos apo Misto Treskes, por vecanerisht ai qe pati me teper sukses ne opinionin e gjere francez ka qene "Ambasadori pa letra kredenciale-Ismail Kadare".

E kam njohur Ismailin qysh nga tetori i vitit 1953-s. U takuam per here te pare ne shtepine e shkrimtarit Mark Ndoja ne Tirane. Ai atehere ishte nje lloj Meceni per letraret e rinj. Ismaili kishte dale ne publik me librin e tij te pare te poezive djaloshare. Une kisha cuar ne Lidhjen e Shkrimtareve nje roman, qe nuk u botua kurre. Marku, duke njohur talentin e Kadarese, me naivitet (mbase?) mendonte se edhe une do te isha nje nga shkrimtaret e ardhshem, qe do te beja emer. Na ftoi te dyve (pa ditur gje ne te ftuarit) per dreke ne shtepine e tij. E mbaj mend si tani Ismailin djalosh, gjimnazist, qe sapo kishte filluar te hidhte hapat e para ne rrugen e letersise, por me sigurine e talentit te tij, qe me vone do te bente jehone ne bote.

Pas tetorit te 1953-s, ne rralle here kemi qelluar bashke. Rruget tona ishin ndare. Ismaili fluturonte ne qiejt e lavdise dhe te fames boterore. Ndersa, mua me kapi per fyti shtriga-politike! Megjithate midis nesh kishte mbetur nje kujtim, nje lloj ndjenje e heshtur shoqerore, qe une nga ana ime e quaja miqesi "te vjeter" dhe besnike e kohes se rinise se hershme. Me mendje e me fjale kam qene gjithnje perkrah Ismailit, se cmoja talentin e tij. Kur ate e sulmonin ne prapaskena ose publikisht, une mbaja anen e tij, sepse thosha qe talenti dhe emri i tij i duhej Shqiperise. Une nuk kisha asnje lloj pushteti per te permiresuar poziten e Ismailit, kur ai ndodhej ngushte. Kisha vetem fjalen e mire per te!

Ne u ndjeme nje fare soje me prane kur Ismaili u martua me Elenen, me te cilen kam qene shok kursi ne fakultet dhe me vone ne Komitetin Qendror te Rinise kishim zyrat prane per nje kohe te gjate. Gjate dyzet vjeteve kam shkuar dy here ne shtepine e Ismailit. Njehere kur banonte ne "21 dhjetori". I kisha dhene per te pare nje novele timen, qe e shkrova nen ndikimin e Albert Kamys. Sa mbaj mend, Ismailit dhe Elenes u kishte pelqyer novela ime, por ai me tha se nuk do ta pranonin per botim. Ashtu ndodhi!.Njehere tjeter, kur Ismali filloi botimin e nje reviste letrare ne gjuhen frenge, priste qe une te shkoja te punoja me te. As kjo gje nuk u realizua!

Vetem kur shkova me pune ne Paris pata mundesi te takohesha me Ismailin sa here qe vinte aty per punet e librave qe botonte ne France apo per ndonje veprimtari letrare. Ismaili nuk e kishte me qejf ardhjen ne ambasade. Kete ma kishte thene disa here. Por tani " qe me kishte mua" ne ambasade, ai gjente ndonje shkak per te kaluar aty. Te pakten, keshtu me dukej mua. Por, une pata shume prova te tjera, qe me dhane te kuptoj se Ismaili nuk merzitej me shoqerine time. Ai vinte pa teklif ne apartamentin ku banoja une ne lagjen 15 ne Paris. Nje here e gjeta atje ulur, pa ndonje gje perpara. I bera shenje gruas, qe te ulte ndonje gje. Por, Ismaili, qe m'u duk teper i merzitur, beri shenje me dore se nuk deshte gje dhe i kerkoi leje time shoqe, qe te dilte me mua per te ngrene darken jashte. Shkuam ne nje restorant jo larg hotelit ku banonte Ismaili...Ai te nesermen do te kthehej ne Tirane. Ishte merzitur, se kur kujtonte ate kontrollin ne doganen e Tiranes dhe menyren poshteruese sesi e benin ate kontrollin atje, Ismailit i ngriheshin qimet e kokes perpjete nga inati..."Neser do te zihem, do te bej sherr! Eshte poshtersi-thoshte ai-kalon nje pispiruqe e s'e nget njeri pse eshte vajze e Byrose Politike!Kurse mua me kthejne valixhen permbys!"...I thashe qe te mos bente sherr, se nuk do te fitonte gje!.Por, ai me te vertete beri sherr ne doganen e Tiranes (ne aeroportin e Rinasit) dhe asaj rradhe ishte ankuar te Foto Cami, i cili kishte nderhyre. Nuk ishte rasti i pare, qe ai nderhynte per Ismailin, per disa ishte i njohur fakti se Ismail Kadareja vite me rradhe pesoi nje fare 'persekutimi' nga ana e Ministrise se Jashtme, duke i sjelle pengesa per ceshtjen e pasaportes dhe te vizave per jashte shtetit. Une nuk e kuptoja kete veprim dhe nuk me mbushej mendja se nje qendrim i tille denigrues ndaj Kadarese behej per shkak te burokracise se Ministrise se Jashtme. Dikush nga lart, nga Komiteti Qendror i Partise, ndonje njeri me pushtet, vepronte ne hije. Dhe kete ngaterrese qe e nevrikoste pamase Kadarene, e zgjidhi Foto Cami. Qysh nga ky moment, Kadareja nuk pati te bente me me Ministrine e Jashtme, por direkt me Foton.

Me Ismailin kemi biseduar shpesh per gjendjen ne Shqiperi. Ai me fliste me nje fare entuziasmi kur shikonte shenja te zbutjes ne politiken e brendshme dhe shpresonte se Ramiz Alia dhe Foto Cami do te benin dicka. Pati nje periudhe, qe sa here qe vinte ne Paris nga Shqiperia, Ismaili me sillte ndonje lajm te mire. Shpresonte Ismaili, shpresoja edhe une, se i besoja atij!

Me Ismailin benim shpesh biseda " te rrezikshme" (apo te ndaluara) per gjithshka qe kishte ndodhur ne Shqiperi: per punen e fese, te barazimit te pagave, te mbylljes te Shqiperise, per tufezimin e bagetise dhe per jetesen e Bllokut ne Tirane. Me neveri te hapur, Ismaili fliste per "budallenjte qe mblodhi rreth vetes Enver Hoxha". Une ia kisha friken, jo per vete, por per ate, se ishte inatci e mos i shpetonte goja te fliste kaq hapur edhe kur kthehej ne Tirane!

Duke qene prane tij ne takime, dreka apo darka, ne bisedat e Kadarese me personalitete te ndryshme franceze, une njoha me mire jo vetem Kadarene si talent i madh, me permasa boterore, d.m.th Kadarene si shkrimtar, por edhe Kadarene si erudit, nje njeri me mendime origjinale jo vetem ne fushen e letersise, por edhe te linguistikes e historise. Kam parasysh dhe takimin e Kadarese ne Universitetin e Sent-Etienit me profesore e studente te filozofise, ku ai me argumenta shkencore foli per aftesite shprehese te gjuhes shqipe...E kam degjuar Kadarene ne shtepine e Klod Dyranit, drejtor i "Fajarit", ku botonte ne frengjisht librat e tij; ne shtepine e Ogarit ne bisede me akademiket Doteriv dhe Zhuv per pikturen apo letersine frenge; ne dreke me Mishel Pikoline dhe Zhak Ataline; ne pritjet ne ambasade apo gjetke me Andre Fontenin, me Alen Boskene apo Kosta Gavras dhe ne raste te tjera...

Me rastin e festimeve me te vertete madheshtore, qe u bene ne Paris per 200 vjetorin e Revolucionit Francez, Ismail Kadareja ishte nga te paktit shkrimtare te botes, qe u ftuan personalisht nga Presidenti i Republikes franceze Fransua Miteran...

Heren e fundit, qe takova Ismailin ne Paris, vura re nje fare pezmatimi ne cehren e tij. Nuk guxova te pyesja se cfare kishte. Nje parandjenje fatale, po me shkepuste nga ai. Nje parandjenje e sigurte! Une isha futur ne valle per shkak te pozites sime ne ambasade. Sinjalin e pare e mora nga Klod Dyrani, drejtor i "Fajarit". Ishte fundi i gushtit 1990. Sekretarja e Dyranit, pa dhene asnje shpjegim, me tha se zoti Dyran kerkonte nje takim urgjent me mua. E prita menjehere. Ai e paraqiti thjesht ceshtjen: kerkonte vizen qe te shkonte vetem ne Tirane dhe sa me pare, sepse keshtu kishte rene dakord me Kadarene. Une i premtova qe do te beja cmos, nga ana ime, per t'ia plotesuar deshiren. Ne te vertete, Klod Dyrani dhe Zhak Atali, ishin ne listen, qe mund te shkonin ne Tirane, qe para nje viti. Ata nuk e realizuan dot kete vizite. Ne raste te tilla une isha i autorizuar nga Qendra qe brenda gjashtemujorit te pare te vitit pasardhes mund t'u jepja vizat miqve franceze...Dyrani merrte perdite ne telefon. Se fundi, ate dite qe i thashe te dergonte sekretaren per te marre vizen, akoma nuk kishte autorizimin nga Tirana...

Pas dy javesh, ndersa isha ne aeroport per te pritur njerez me porosi nga Tirana, u ndodha balleperballe me Klod Dyranin, qe kthehej nga Tirana. Pas tij, vinte nje vajze e re, pak e ndrojtur. Dyrani me pyeti a e njihja dhe pa marre pergjigje nga une, me tha se ishte vajza e vogel e Kadarese. Une e shembelleva menjehere, megjithese kishte shume vite pa e pare. Pak kohe pas kesaj, nga "Fajari" me njoftuan se do te vinte ne Paris, Ismaili me te shoqen (behej familja komplet, sepse vajza e madhe ishte aty per studime). Une i thashe sesi zakonisht, po i zija vend ne hotrelin e tij te preferuar. Sekretarja e Dyranit nuk me tha as jo, as po! Kur vajta ne hotel "Derbi", me thane se vendet tashme ishin rezervuar. Nuk e di perse asaj dite nuk u ndodha ne aeroport per te, kur arriti Ismaili? Prisja te nesermen qe te me merrte ne telefon. Me mori nje dite me vone, per nje ceshtje ordinere. Nga zeri m'u duk se nuk ishte i qete. I thashe qe te me lajmeronte vete, kur te kishte kohe, te pakten per te pire nje kafe...Mire!-tha, dhe me kaq u mbyll biseda ime e fundit me Ismail Kadarene ne Paris.

Dyshimet se dicka po ndodhte me shkrimtarin e madh une i bluaja ne koken time, pa i folur me njeri. Ndersa ne apartamentet, ku ishin vendosur grate e dy bllokmeneve, ne syte e gruas sime bisedonin per Kadarene: njera thoshte se ai nuk kthehej me ne Shqiperi, tjetra e kundershtonte pak me xhelozi, se dinte me pak se e para. Dhe ja, nje pasdite, nga ditet e fundit te tetorit 1990, me merrr ne telefon nga ambasada shoku i sherbimit dhe me tha qe te shkoja menjehere atje. Me dorezoi letren, nje zarf i madh, qe kishte prure korrieri i "Fajarit" nga ana e Kadarese. Une i rashe ne te dhe pa e hapur zarfin thashe me vehte:"Si duket Ismaili na la opingat!". Ne zyre, nga kureshtja po me prisnin dy-tre diplomate, qe ishin ndodhur atje...Ishte letra qe Ismail Kadareja ia dergonte Ramiz Alise, ku e njoftonte per vendimin qe kishte marre per te qendruar me gjithe familjen ne France. Parandjenja fatale ishte realizuar!...

Gjeta menyren qe te nesermen letra t'i binte ne dore Reis Maliles. Ne Tirane ishte hapur konferenca ballkanike. Dikush atje kete rastesi e interpretoi si te bere me qellim nga Kadareja! Nuk vonoi reagimi i Tiranes. Nje komunikate e ashper e ATSH-se ishte teper bajate, e shkruar me nervozizem. Ajo mbeti ne zyren time pa u shperndare, te pakten kopjet, qe mbajta per vete. Pak dite me vone, shikoja me habi nje kthese ne qendrimin e Tiranes. Ministri vete me telegram te mbyllur, me udhezonte me fjale te matura se si ta trajtonin "ceshtjen Kadare"? Ishte metoda e njohur": ler nje dokument "brenda vijes" qe neser sidoqe te vinte puna, pergjegjesine ta shkarkonin mbi ambasaden. Dhe, ishin po keta njerez ne Ministri, qe disa jave me vone nuk i pergjigjeshin propozimit tim per nje takim me I.Kadarene. Bile u propozova dhe variantin qe Kadarene ta takoja ne planin personal dhe jo zyrtar, si i Ngarkuar me Pune i ambasades. Pergjigje negative se fundi!..Nderkohe, nje homolog nga nje vend perendimor me ishte zotuar, se ai mund te organizonte nje takim privat me Kadarene, ne shtepine e tij ne periferi te Parisit. Kete gje nuk e shkrova ne telegramin qe i bera Qendres per ceshtjen e takimit me Kadarene. S'i dihej, se si po vinin punet ne Shqiperi, njeriu mund te priste cdo gje nga njerez, qe po u rreshqiste pushteti nga duart!..Hija e nomenklatures se vjeter ende nuk ishte larguar nga ambasada ne Paris!

(Nentitujt jane te redaksise)

*Ish-diplomat ne Paris nga viti 1985-1991