Close

Rezultati i Sondazhit: Pėrkthimi mė i mirė i sonetit 2 tė shekspirit

Votues
7. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Napoleon Tasi

    0 0%
  • Vedat Kokona

    4 57.14%
  • Kristaq Traja

    0 0%
  • Mihal Hanxhari

    3 42.86%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #-19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kur dyzet dimra - sondazh

    Soneti 2 i Shkespirit nė katėr pėrkthime tė ndryshme; mė i miri?

    Napoleon Tasi

    Kur dyzet dimre t\ė t’rrethojnė ballin
    Dhe fushės bukuris tė t’ēajnė hendeqe.
    Ky petk rinie krenar, qė aq fort sot mallin
    Ia nget kujdo, do bėhet zhele e keqe;
    Po t’thanė at’her “ku t’iku bukuria,
    Ku shkoi gjith ai nur i vjetvet tu vlagplotė?”
    Tė thuash “Tek syt, thelluar nga pleqėria”,
    Do t’ishte turp i madh dhe mburrje e kotė.
    Sa mburrje mė me vend do kishe hak
    Po t’thoshe dot “kjo pjella ime e denjė
    Do zėrė fronin tim, tashmė un jam plak”,
    Dhe t’linje bukurinė e saj si shenjė!
    Do shihje, i mplakur vehten tė pėrtėrirė
    Dhe gjakun val kur ta ndjesh tė ngrirė.

    Vedat Kokona

    Kur dyzet dimra ballin tė ta thajnė
    Dhe tė tė fishkin gjithė bukurinė,
    Kur zhele do tė bjerė nga ēdo anė
    Ky petk qė sot ty ta stolis rininė,
    Kur tė tė pyesin: “Vallė ku ka ikur
    Ai thesar i shtrenjtė i bukurisė?
    Tė thuash: “Ja kėtu nė sytė e fikur”,
    Do t’ish njė turp i madh i kotėsisė.
    Por sa do mburreshe atė ditė sikur
    T’u thoshe: “Ja ky djalė ē’ma ndriti pleqėrinė!
    Ky bir ka trashėguar atė nur
    Qė m’iku pėrngaherė me rininė!”
    Dhe kur n’acar tė pleqėrisė tė ngrish,
    Gjakun tė nxeht’ nė dej do ndiesh sėrish.

    Kristaq Traja

    Kur dyzet dimra bukurisė nė ballė,
    Do t’i gėrryejnė rrudha si hendeqe,
    Ky petk i djalėrisė, pėr sytė i rrallė,
    Do vjetėrohet si njė leckė e keqe.
    Kur tė tė thonė ē’e bėre bukurinė,
    Thesarin e rinisė e shkrive, ku?
    T’u thuash: “Ja, te sytė qė m’u nxinė?”
    Po turpi si s’tė ha qė flet kėshtu!
    Eh, bukuria ē’do tė kishte hije
    Sikur tė thoshe: “Ja ky djalė qė kam,
    Mė lan ēdo borxh nė ditė pleqėrie,
    Se bukurinė si trashėgim ma mban.”
    Kėshtu do jesh i ri dhe pse i plakur,
    Me gjak tė ri nė gjakun tėnd tė vakur.

    Mihal Hanxhari

    Kur dyzet dimra ballin do tė kenė rrethuar
    Dhe fush’ e bukurisė nga brazdat do jetė ēarė
    Veshja e rinis’ s’ate pa shoqe e mrekulluar,
    Do tė jetė zhele e grisur, pa vlerė pėr t’u qarė.
    Nė pyetshin atėherė, ē’t’u bė ty bukuria,
    Ku shkoi thesari yt i ditve plot shkėlqim;
    Nė thėnē tek sytė si zgavra, mes rrudhave tė mia,
    Do thoshe me gojėn tėnde njė faj e njė mjerim.
    Ē’lėvdatė e merituar do qe pėr bukurinė,
    Po t’thoshe: Kam sot njė fėmijė qė ėshtė vetja ime,
    Thesar’ i kėsaj fėmije, e mund dhe pleqėrinė,
    Plot hire trashėguar, dritė dhe shkėlqime.
    Dhe nė pleqėri, tė ndihesh i rinuar,
    E gjaku tė tė ndizet, kur zjarri do jetė shuar.


    II

    When forty winters shall besiege thy brow,
    And dig deep trenches in thy beauty's field,
    Thy youth's proud livery so gazed on now,
    Will be a tattered weed of small worth held:
    Then being asked, where all thy beauty lies,
    Where all the treasure of thy lusty days;
    To say within thine own deep sunken eyes,
    Were an all-eating shame, and thriftless praise.
    How much more praise deserved thy beauty's use,
    If thou couldst answer 'This fair child of mine
    Shall sum my count, and make my old excuse'
    Proving his beauty by succession thine.
    This were to be new made when thou art old,
    And see thy blood warm when thou feel'st it cold.

  2. #-18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    When forty winters shall besiege thy brow,
    And dig deep trenches in thy beauty's field,
    Thy youth's proud livery so gazed on now,
    Will be a tattered weed of small worth held:
    Then being asked, where all thy beauty lies,
    Where all the treasure of thy lusty days;
    To say within thine own deep sunken eyes,
    Were an all-eating shame, and thriftless praise.
    How much more praise deserved thy beauty's use,
    If thou couldst answer 'This fair child of mine
    Shall sum my count, and make my old excuse'
    Proving his beauty by succession thine.
    This were to be new made when thou art old,
    And see thy blood warm when thou feel'st it cold.

    * * *

    Ky eshte per mua perkthimi me i bukur !

    Kur dyzet dimra ballin tė ta thajnė
    Dhe tė tė fishkin gjithė bukurinė,
    Kur zhele do tė bjerė nga ēdo anė
    Ky petk qė sot ty ta stolis rininė,
    Kur tė tė pyesin: “Vallė ku ka ikur
    Ai thesar i shtrenjtė i bukurisė?
    Tė thuash: “Ja kėtu nė sytė e fikur”,
    Do t’ish njė turp i madh i kotėsisė.
    Por sa do mburreshe atė ditė sikur
    T’u thoshe: “Ja ky djalė ē’ma ndriti pleqėrinė!
    Ky bir ka trashėguar atė nur
    Qė m’iku pėrngaherė me rininė!”
    Dhe kur n’acar tė pleqėrisė tė ngrish,
    Gjakun tė nxeht’ nė dej do ndiesh sėrish. ( V. K.)

  3. #-17
    Heren e pare qe e kam kuptuar sa i rendesishem eshte perkthimi eshte kur kam pare Alkimistin e Coelhos ne shqip pasi e kisha lexuar ne nje gjuhe tjeter.

    Kjo eshte hera e dyte. Tani po bindem vertet qe perkthimi te ngjyen me boje si te doje.


    Korason ti s'ke bere perkthim Anglisht - Shqip por Shqip - Rime kshu qe te quhet perkthim Shqip - Shqip.

  4. #-16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershtypje me shume me la perkthimi i Mihal Hanxhari.


    Kur dyzet dimra ballin do tė kenė rrethuar
    Dhe fush’ e bukurisė nga brazdat do jetė ēarė
    Veshja e rinis’ s’ate pa shoqe e mrekulluar,
    Do tė jetė zhele e grisur, pa vlerė pėr t’u qarė.
    Nė pyetshin atėherė, ē’t’u bė ty bukuria,
    Ku shkoi thesari yt i ditve plot shkėlqim;
    Nė thėnē tek sytė si zgavra, mes rrudhave tė mia,
    Do thoshe me gojėn tėnde njė faj e njė mjerim.
    Ē’lėvdatė e merituar do qe pėr bukurinė,
    Po t’thoshe: Kam sot njė fėmijė qė ėshtė vetja ime,
    Thesar’ i kėsaj fėmije, e mund dhe pleqėrinė,
    Plot hire trashėguar, dritė dhe shkėlqime.
    Dhe nė pleqėri, tė ndihesh i rinuar,
    E gjaku tė tė ndizet, kur zjarri do jetė shuar.




    E kisha lexuar kete sonet ne perkthimin e Kristaq Trajes ne nje botim te plote te soneteve ne nje vellim qe e bleva vjet ne vere ne Tirane.




    Sokol,

    i drejte ai reflektimi mbi perkthimin.

    A e ke lexuar tek perkthimet qe ka bere Diabolis Dassaretis dhe qe i ka sjelle ketu ne forum, ndryshimin ne perkthimin e "Korbi" te Edgar Allan Poe nga varianti i perkthimit te Nolit? Une me pare e kisha lexuar gjermanisht e ndryshimi ish i ndjeshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 18-06-2003 mė 17:21

  5. #-15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Sokoli



    Korason ti s'ke bere perkthim Anglisht - Shqip por Shqip - Rime kshu qe te quhet perkthim Shqip - Shqip.
    E mban mend ē'thoshte De Niro para pasqyres, ne filmin " Taxi driver" ?

  6. #-14
    Perkthimi eshte pa diskutim shume i rendesishem ne paraqitjen e esences dhe vlerave te nje krijimi. Shekspiri mendoj qe duke qene aq i madh, eshte gjithemone nje sfide per perkthyesit. Tani kam ne duar librin "Shekspiri ne Boten Shqiptare", fillimi i te cilit i kushtohet Nolit, qe ishte i pari qe e prezantoi veprat e tij para lexuesit shqiptar. Nga perkthimet me siper bashkohem me mendimin e Dites. Perkthimi i Mihal Hanxharit me duket me i arritur.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #-13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    D D

    Soneti 2

    Kur dyzet dimnat balln ta ken nguju,
    T'thellat transhe t'garmojn fushavet buknisė,
    Petku krenar i rinis tash lakmu,
    Ka me ken zhel i skartum pak i vyem:
    Me t'pyt, ku tė nodhen tan buknit,
    Ku tan thesaret e ditvet t'gjallnume,
    Me than mrena syve t'mi thellė myt,
    Ka me ken turp llupsi e murrje xhepshpume,
    Ma t'shumta lavde buknia ti ka hak,
    N'gjegjesh 'Ky biri i mir i jem
    Do m'laj gjynahet, nji m'fal fjala plak'
    Tuj provu buknin e trashgume.
    Njikjo a si me rilind nė pleqni
    E sheh gjakn ngroht' kur ftoht' njehet joti.

  8. #-12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Varianti GEGNISHT



    Ne krahasim me variantin qe na ke sjelle nga Mihal Hanxhari dhe qe e perzgjodha si me te mire ne shijen tim, me pelqejne me shume keto fjale/vargje tek varianti yt



    ...................balln ta ken nguju,

    Petku krenar i rinis tash lakmu,


    .....................e ditvet t'gjallnume,
    Me than mrena syve t'mi thellė myt,
    Ka me ken turp llupsi e murrje xhepshpume,






    E ke shume me prane origjinalit se gjithe te tjeret.



    When forty winters shall besiege thy brow,
    And dig deep trenches in thy beauty's field,
    Thy youth's proud livery so gazed on now,
    Will be a tattered weed of small worth held:
    Then being asked, where all thy beauty lies,
    Where all the treasure of thy lusty days;
    To say within thine own deep sunken eyes,
    Were an all-eating shame, and thriftless praise.
    How much more praise deserved thy beauty's use,
    If thou couldst answer 'This fair child of mine
    Shall sum my count, and make my old excuse'
    Proving his beauty by succession thine.
    This were to be new made when thou art old,
    And see thy blood warm when thou feel'st it cold.




    PYETJE........Po pse ke zgjedhur ta shqiperosh ne gegnisht?

  9. #-11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Une voten ja dhashe Vedat Kokones, qe e kishte perkthyer thjeshte, bukur dhe rrjedhshem. Gati-gati melodike...


  10. #-10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pasi e pėrktheva me pak mėdyshje veshja/ petku, pėrgjigjesh/gjegjesh, do mė paguajė llogarinė/do mė lajė gjynahet nisa tė shihja ku mund tė shkurtoheshin vargjet e pėrkthyer gjatė, e njė rrugė ėshtė nė kėrkimin e sinonimeve qė dialektet kanė me bollėk. E meqė nja dy rreshta mė tingėllonin mirė e shtrėngova veten ta bėnte gegnisht qė nuk mund tė them se e njoh.
    Tani pėr tė gjitha fare pak fjalė (kur tė ngehem njė ditė do shkruaj mė shumė). Napoleoni i ka pėrkthyer sonetet para vitit 1959 nė burg me anglisht e mėsuar nga i xhaxhai. I ka botuar sė fundi. Vedati ka botuar nja 50 apo 60 dhe siē shkruan vetė nė libėr kur mėsonte anglishten nė njė emision radioje (mbase BBC). Dy tė tjerėve ky ishte leximi qė ju kam bėrė dhe nuk di tė them mė tepėr. Nuk kam votuar pėr asnjėrin, pėr tė vetmen arsye se vetė anglezėt i lexojnė sonetet me pėrkthim anglisht anglisht, jo vetėm pėr hatėr tė gjuhės sė kohės sė Shekspirit por dhe pėr atė morinė e fjalėve tė fshehura e shumėkuptimshme. Bėn vaki pėr njė sonet tė shkruhet njė tregim me shpjegime.
    Tė gjithė pėrkthyesit kanė rėnė nė grackė se nuk kanė shqipėruar qoftė dhe nė formė tė lirė hapsirėn ku e ka vendosur Shekspiri sonetin, tregun e vjetėrsirave (gabin) dhe ndonjė mejhane aty pranė. Nė atė treg balanca midis leckave apo dashurisė, epsheve apo llupsit, xhepshpuarit apo asaj qė i kanė shkuar kot dyzet dimra fluturon lart me peshėn e rėndė tė "Ky bir i mirė imi qė lan llogarinė". Sonetet janė tė shkruara me qėllim qė ti mbushin mendjen dikujt qė shpenzon dashurinė pa u martuar. Pėrkthyesit realizmin e kanė kthyer nė romantizėm. Por nė tė njėjtėn kohė ato janė tė shkruara nė atė mėnyrė qė po ti lexosh mund tė thuash se poeti i drejtohet vetė Dashursiė dhe askujt tjetėr. Pėrkthyesit tanė i drejtohen atij. Pėr mė tej, tek fjala veshja apo petka, mendoj se veshja ėshtė mė e saktė, kemi vesh/ēvesh por jo petka/?, e po kėtu veshjen e kemi nė pėrfytyrim si njė veprim qė nis nga poshtė lart nga e ulta tek e sipėrmja, petkat si diēka qė e hedhim mbi supe, apo tė mbyllura diku, cila veshje (ēveshje) krenare e rinisė ėshtė aq e lakmuar?
    Kam diku shpjegime pėr tė gjitha sonetet, (dhe nė internet duhet tė ketė boll) por kur ta kem atė kohė do ti sjell kėtu, duke bėrė dhe njė analizė tė asaj qė anglezėt thonė se ka thėnė Shekspiri dhe asaj qė mjeshtėrisht kanė sjellė katėr pėrkthyes tė pėrvojave tė ndryshme.

    Brutoja ime qė do dhe njė apo dy duar:

    Kur dyzet dimrat ballin ta kenė ngujuar,
    Transhe tė thellė tė gėrmojnė fushave tė bukurisė,
    Veshja krenare e rinisė tani lakmuar
    Do jetė zhele e skartuar qė mbart pak vlerė:
    Po tė pyetėn, ky ndodhen gjithė bukuritė e tua,
    Ku gjithė thesaret e ditėve tėnde gjallėruar;
    Tė thuash brenda syve tė mi thellė tė mbytura,
    Do ishte njė turp llupsi, dhe mburrje xhepshpuar.
    Sa mė shumė lavde bukuria jote ka hak,
    Nėse gjegjesh 'Ky bir i mirė imi
    Do mė lajė gjynahet, njė mė fal se jam plak'
    Duke provuar bukurinė qė ka trashėgim.
    Kjo ishte si tė rilindėsh kur je plakur
    A sheh gjakun qė ngroh kur joti ndjehet ftohur.

    P.S. Mund tė lexoni tek arkivi i gazetės shekulli shkrimin e plotė tė njė studiuesi (tė mė falė qė nuk e kam) qė ka shoqėruar sonetet.

  11. #-9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te falenderoj qe ke shkruar kaq gjate e qe premton se do te shkruash serish lidhur me sonetet.





    Lidhur me PETK ose VESHJE.

    Pershtypja ajo eshte, petku si dicka qe hidhet supeve.... por petk jo vetem si dicka qe te mbulon supet, por cdo pjese te trupit. Quaje qe ate petk (prej mishi, fryme) e ke te dedhur mbi koke e te zbret e mbulon deri majat e gishtave te kembes.....e eshte petk rinie, petk bukurie.


    Si fjale PETK me ngjan me e vecante se VESHJE


    petku krenar i rinise ............. ma krijon me shume pershtypjen per NJE - rinine


    me mire sesa


    veshja krenare e rinise .......... qe ngjan sikur e perzien me veshje te nje lloji tjeter.

Tema tė Ngjashme

  1. Sondazhet dhe shqiptarėt
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 19:32
  2. Sondazh mbi zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 09:08
  3. Sondazh pėr krijuesit nė forumin e letėrsisė
    Nga ...askushi... nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 22:46
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2003, 18:40
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2003, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •