Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Selaniku Dhe Dualizmi Shterpė Nano-moisiu

    Nga MUSTAFA NANO


    Po thuhet se nė prag tė summit-it tė BE-sė nė Selanik, ku janė tė ftuar edhe shtetarė tė vendeve ballkanike, ka nisur tė marrė formė njė duel midis presidentit Moisiu dhe kryeministrit Nano. Kush do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė atje? Kush do tė jetė kryetar i delegacionit? Kush do ta mbajė fjalėn e rastit? Kush do tė marrė kontakt me kryetarė delegacionesh tė vendeve tė Europės Perėndimore? Janė pyetje qė nuk i ka ngritur shtypi. Pėrkundrazi, mendja tė shkon qė kėto pyetje janė shtruar midis staff-eve presidenciale e kryeministrore. Dhe nė fakt, pėrderisa po shkojnė nė Selanik qė tė dy, kėto pyetje e duan njė pėrgjigje. Me njė fjalė, nuk ėshtė se janė pyetje tė kota e tė tepėrta. I kotė dhe i tepėrt ėshtė ky delegacion dykokėsh i Republikės sė Shqipėrisė. E jo vetėm kaq. Kjo ėshtė njė marrėzi tjetėr shqiptare, pėr tė cilėn ne duhet tė shpresojmė se do tė zgjidhet “miqėsisht e urtėsisht” pa u bėrė gazi i botės nėpėr korridoret e sallat e hotelit, ku do tė organizohet summit-i.
    Eshtė hera e dytė qė ndodh kjo. Herėn e parė janė pėrplasur presidenti Meidani e kryeministri Majko nė vigjilje tė njė summit-i mbi Paktin e Stabilitetit nė Sarajevė. Situata edhe atėherė ishte pak a shumė e njėjtė, pasi shtrohej po e njėjta ēėshtje: Kush do tė ulej nė karrigen e kryetarit tė delegacionit, kush do ta mbante fjalėn e rastit e kush do t’i jepte dorėn Presidentit tė atėhershėm amerikan, Bill Clinton? Siē shihet, kemi tė bėjmė me pėrpjekje pėr tė pėrjetėsuar njė dualizėm institucional, i cili bėn goxhį dėm nė planin e pėrfaqėsimit ndėrkombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė njė vėshtrim tė pėrciptė tė kėsaj dukurie, duket se kushtetuta jonė nuk ėshtė shumė e qartė kur vjen puna tė saktėsojė institucionin pėrfaqėsues nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Duket pėr kėtė arsye se edhe presidenti, edhe kryeministri janė legjitimė nė pretendimin e tyre. Nė fakt, nuk ėshtė kėshtu. Gjėrat janė tė saktėsuara qė ē’ke me tė, por janė shtetarėt tanė qė duan t’i bėjnė tė paqarta. Veprojnė kėshtu ose/edhe prej padijes, ose/edhe prej etjes pėr protagonizėm.
    Ne jemi njė Republikė parlamentare. Ky nuk ėshtė njė afermacion tekanjoz i imi apo i tė gjithė atyre qė e thonė njė gjė tė tillė. Ky ėshtė njė afermacion kushtetues (shih faqen 1, nenin 1, pikėn 1 tė ligjit themeltar tė shtetit tonė). Kjo do tė thotė qė institucioni mė i rėndėsishėm ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė. Meqėnėse Parlamenti nuk mund tė na pėrfaqėsojė ndėrkombėtarisht (ėshtė praktikisht e pamundur, pasi kemi tė ulur atje bash 150 garipa), mendja ta thotė se vendi pėrfaqėsohet nė planin ndėrkombėtar prej kryeministrit, prej atij pra qė merr votėbesimin e jep hesap vazhdimisht nė Parlament. Pėrveē kėsaj, ndėr tė gjithė shtetarėt shqiptarė, vetėm kryeministri ėshtė ai, qė e ka marrė atė post pas njė konsultimi me zgjedhėsit. Vetėm ai pra ėshtė pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i vullnetit tė popullit. Dhe nė demokraci, nė ēdo demokraci, vendi pėrfaqėsohet prej atij qė zgjidhet drejtpėrdrejtė me votat e popullit. Bash pėr kėtė arsye (jo pėr sytė e bukur) Presidenti amerikan pėrfaqėson SHBA-tė, Presidenti francez pėrfaqėson Francėn, Kryeministri anglez pėrfaqėson Britaninė e Madhe, Kryeministri gjerman, italian, spanjoll, grek, holandez, etj, etj, pėrfaqėsojnė respektivisht Gjermaninė, Italinė, Spanjėn, Greqinė, Holandėn, etj, etj.
    Nė kėtė kuptim, pėr sa kohė qė kemi zgjedhur kėtė sistem demokratik qeverisjeje (Republikėn Parlamentare), presidentėt shqiptarė duhet tė mbajnė vendin qė u takon e duhet tė heqin dorė prej njė protagonizmi shterpė. Ata mund tė planifikojnė sa herė tė duan vizita jashtė vendit, mund t’u pėrgjigjen ftesave gjithashtu, mund tė shkojnė kudo si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė, mund tė takojnė tė ngjashmit e tė pangjashmit e tyre, por kur nė njė eveniment a forum ndėrkombėtar kėrkohet pjesėmarrja e figurės pėrfaqėsuese tė Republikės sonė, kjo figurė nuk ėshtė Presidenti. Eshtė Kryeministri. A e ka pyetur ndonjėherė veten zoti Moisiu, se pse Presidenti italian, gjerman, grek, etj, nuk marrin pjesė nė summit-e ndėrkombėtare, ku diskutohet pėr tė sotmen e ku merren vendime pėr tė ardhmen e vendeve tė tyre? Nėse s’e ka pyetur, le ta pyesė. Do tė gjejė njė pėrgjigje shumė tė thjeshtė: Nė tė gjitha Republikat parlamentare vendimet e mėdha nė emėr tė vendeve tė tyre i diskutojnė e i marrin kryeministrat, dhe nė kėtė mes nuk ka pikėn e rėndėsisė, nėse Alfred Moisiu ka ndonjė kompetencė kushtetuese mė shumė se sa, fjala vjen, Carlo Azzeglio Ciampi nė Itali.
    Sikur tė kish kohė pėr njė kthim prapa, presidenti Moisiu nuk do tė bėnte keq ta rishqyrtonte vendimin e tij pėr tė marrė pjesė nė summit-in e Selanikut. Nėse nuk ka kohė pėr njė prapakthehu tė tillė, ai duhet tė rishqyrtojė protagonizmin e tij nė kėtė summit. E rėndėsishme ėshtė tė shmanget njė dualizėm kėsodore nė ngjarje tė tjera tė kėtij lloji nė tė ardhshmen. Ne e duam Presidentin tė shndėrrohet nė njė simbol tė unitetit kombėtar, nė njė arbitėr tė jetės politike, nė njė garant tė respektimit tė kushtetutės, por kur vjen puna e pėrfaqėsimit tė kėtij vendi nė forume ndėrkombėtare, kjo ēėshtje duhet tė konsiderohet e zgjidhur njėherė e mirė: ky rol i pėrket Kryeministrit.

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Po... si gjithmone!
    Ne shqiptaret duam qe te ulemi qe te gjithe ne vendin e pare te "autobuzit", biles nga njehere si leme vend as shoferit.
    Po kur e ke shoferin PIJANECE te pa ndreqshem??????

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Reforma per rezultate konkrete

    Nga Alfred MOISIU, President i Republikes*

    Eshte nje kenaqesi e madhe per te gjithe ne vendet e Ballkanit Perendimor, deri dje te dominuar nga konfliktet dhe problematika serioze, per zgjidhjen e te cilave, ne me teper se nje rast, kane qene te angazhuara drejteperdrejti SHBA dhe Evropa, sot te ndodhemi ne Selanik, ne kete Samit te BE-se, i cili do te konfirmoje e do te beje me te afert te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor si pjese e Evropes dhe e BE-se.

    Gjithashtu ne pershendesim ftesen e BE-se qe ka bere te mundur pranine e perfaqesuesve te Kosoves ne kete Samit dhe e vleresojme ate si fillimin e perfshirjes se Kosoves dhe te qytetareve te saj ne proceset integruese evropiane.

    Ne cmojme se dokumenti i adoptuar nga BE-ja, "Axhenda e Selanikut per Ballkanin Perendimor" parashikon rrugen qe do te duhet te pershkojne vendet tona permes procesit te Stabilizim-Asociimit per t'u bere kandidate dhe deri ne pranimin tone perfundimtar ne BE.

    Nuk ka asnje dyshim se vendet tona do te vazhdojne te punojne se toku dhe vecmas per te permbushur standartet dhe kerkesat e BE-se. Keshtu, Shqiperia do te thelloje reformat e pergjithshme demokratike dhe do te synoje arritjen e rezultateve konkrete, ne konsolidimin e institucioneve te shtetit te se drejtes, duke intensifikuar luften kunder korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar, plage te theksuara te shoqerive post komuniste te rajonit tone, sherimi i se cilave kerkon edhe angazhimin e perbashket te vendeve tona.

    Shqiperia dhe faktori shqiptar kane luajtur dhe do te vazhdojne te luajne nje rol me rendesi ne paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe do te mbeten faktore aktive ne proceset bashkepunuese e integruese ne rajon.

    Por, ne gjykojme se duke u nisur nga vecorite specifike dhe problemet e vecanta te secilit vend, edhe ndihma dhe asistenca e BE-se lipset te jete ne perputhje e ne harmoni me keto specifika dhe e diferencuar per cdo vend. Vetem keshtu do te mund te shkurtohej hapesira midis periudhes se Stabilizim - Asociimit dhe kandidimit tone. Ne kete kontekst, ne vleresojme se eksperienca e fituar nga BE-ja per pranimin e anetareve dhe kandidateve te rinj, mund t'i sherbente me se miri qellimit te mesiperm.

    Po ashtu, ne gjykojme se realizimi i qarkullimit te lire midis vendeve te Ballkanit Perendimor dhe me pas midis vendeve tona dhe atyre te Europes se Bashkuar, perben nje premise te domosdoshme per nxitjen e zhvillimit te rajonit tone dhe futjen e nje fryme te lire evropiane edhe te qytetaret tane.

    Samiti do te kontribuoje, jo vetem ne institucionalizimin e perspektives europiane te rajonit tone, por do te hape qarte rrugen drejt nje faze me te avancuar ne procesin e integrimit europian.

    Duke perfunduar, e ndjej te domosdoshme te ve ne dukje vleresimin tone maksimal per vemendjen dhe kujdesin e BE-se dhe te gjithe vendeve anetare per vendet e Ballkanit Perendimor. Deshiroj gjithashtu te falenderoj perzemersisht vendin organizator, Greqine, per perpjekjet dhe mbeshtetjen qe Presidenca greke i ka dhene Ballkanit Perendimor gjate gjithe ketij viti, si dhe per kushtet e mrekullueshme te krijuara per kete Samit, te cilat do ndikojne ne suksesin e tij.

    * Fjala zyrtare mbajtur ne Samitin e Selanikut
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Nano: Stacioni tjeter, anetaresimi ne BE

    Kryeministri Fatos Nano e cilesoi si te suksesshem procesin e stabilizim-asociimit te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. "Te gjitha vullnetet politike dhe perfaqesuese te Bashkimit Europian dhe te autoriteteve udheheqesve te vendeve te Ballkanit Perendimor konvergojne ne kurorezimin me sukses te procesit te stabilizim - asocimit, ne te cilin Shqiperia po ecen ne menyre te sigurt, duke permbushur detyrat dhe duke arritur me mire t'u afrohet standardeve te BE-se ne fusha te ndryshme te veprimtarise shoqerore dhe te insitutucioneve", tha Nano. Sipas tij, paskesaj nuk ka asnje vakum dhe stacion tjeter ne mes: do te vije natyrshem anetaresimi i vendeve tona ne BE. "Krenohemi me progresin e Shqiperise, tha Kryeministri, dhe rishfaqim angazhimet per te kuruar dobesite e sistemit ne tranzicion qe do te na bejne te perqafojme ne realitet standardet e BE-se, duke krijuar dhe kapacitetet e duhura, jo vetem ne institucione, por edhe ne treg, dhe natyrisht dhe ne shoqerine civile, perfshi ketu dhe median tone ne rritje".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    BE, Shqiperise: Anetaresim, pas reformave

    Bashkimi Evropian kerkon nga vendet e Ballkanit Perendimor ne Samitin e Selanikut, forcimin e institucioneve dhe lufte ndaj krimit te organizuar e korrupsionit. Ne kembim premtohen 200 milione euro shtese dhe bisedime per liberalizimin e regjimit te vizave. Prodi: "Bashkimi i Evropes nuk eshte i plote pa Ballkanin"

    Elton METAJ

    Bashkimi Evropian i premtoi dje Shqiperise se do te ishte anetare e tij, nese kryente reformat e kerkuara, duke luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe zhvilluar ekonomine. Kreret e shteteve e qeverive te BE u mblodhen ne Selanik te Greqise per te diskutuar me lideret e Shqiperise, Maqedonise, Kroacise, Bosnje-Hercegovines dhe Bashkimit Serbi-Mali i Zi, te ardhmen e Ballkanit Perendimor. Bashkimi Evropian u beri thirrje te pese vendeve te pershpejtonin reformat e tregut, te rrisnin nivelin e te drejtave te njeriut dhe te luftonin krimin e organizuar dhe korrupsionin. Si kompensim, BE premtoi financime shtese per zhvillimin e infrastruktures dhe liberalizimin e regjimit te vizave. "Progresi varet nga zbatimi i reformave madhore ne fusha te tilla, si perforcimi i shtetit ligjor, luftimi i krimit te organizuar, korrupsionit dhe migracionit te paligjshem, dhe forcimit te kapacitetit administrativ ne kontrollin e kufirit dhe sigurise se dokumentacioneve", thuhet ne deklaraten e BE. Ndersa vendet e Ballkanit Perendimor pershendeten qellimin e Komisionit Evropian, te drejtuar nga Romano Prodi, "per te zhvilluar diskutime brenda kuadrit te Procesit te Stabilizim dhe Asociimit, me secilin prej vendeve te Ballkanit, lidhur me kerkesat se si te cohen perpara keto ceshtje ne kushte konkrete". Vete Prodi, gjate nje konference shtypi pas punimeve te Samitit, ku Tirana ka kerkuar nje trajtim financiar te diferencuar, tha se procesi i Bashkimit te Evropes nuk do te jete i plote deri ne anetaresimin e Ballkanit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe, takimi i Selanikut ka konfirmuar nje financim shtese prej 200 milione euro per Tiranen, Shkupin, Sarajeven, Zagrebin dhe Beogradin. Ky financim e con ne rreth 4,6 miliarde euro ndihmen e Bashkimit Evropian per Ballkanin Perendimor gjate periudhes 2000-2006.

    Shqiperia ka nisur ne fillim te vitit, negociatat me Bashkimin Evropian per nje marreveshje stabilizim-asociimi. Autoritetet shqiptare jane shprehur optimiste per mbylljen e ketyre bisedimeve deri ne fund te vitit, ndersa ne shtator pritet te fillojne edhe negociatat me Brukselin per nje marreveshje te tregtise se lire. Pavaresisht ketyre, Samiti i Selanikut duket se ka tentuar t'u thote te pese vendeve te dala nga konflikte te ashpra etnike ne dhjete vitet e fundit, se do te ndihmohen nese angazhohen te forcojne institucionet, rrisin ekonomine, luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Adoleshenca diplomatike e kryeministrit Nano

    Mero Baze

    Ndoshta isha nga tė parėt qė mė ra nė dorė fletėpalosja me emrin e Sokol Nakos dhe portretin e Ilir Metės nė Selanik, por vendosa tė mos shkruaj pėr tė. Fillimisht, pasi e kuptova si njė gabim tė rėndomtė teknik tė sekretareve robote tė Samitit. Por pakngapak, me ardhjen e delegacionit shqiptar nė Selanik dhe njė rirreshtim tė tė gjitha gjesteve tė Kryeministrit, shihet qartė se ajo ngatėrresė ėshtė vėrtet teknike, por qė ka ardhur nga thelbi i veseve prej adoleshenti qė Kryeministri rrezaton nė pėrdorimin e takimeve tė rėndėsishme ndėrkombėtare pėr qėllime politike.

    Ende pa u shuar jehona e skandalit protokollar qė ai bėri me rastin e vizitės sė zotit Kolin Pauell nė Tiranė, ku ndėrroi pesė herė protokollin zyrtar, tė njėjtėn gjė duket se bėri dhe me Samitin e Selanikut.

    I prirur tė pėrdorė ēdo detyrim shtetėror pėr konsum tė brendshėm politik dhe tashmė dhe pėr konsum klanor politik, kryeministri pėrjashtoi nga pjesėmarrja nė Selanik Ministrin e Jashtėm, Ilir Meta, nė kulmin e ri tė njė lufte tė ftohtė mes tyre. Megjithė kujdesin e Ministrit tė Jashtėm pėr t'u dukur i pafyer nga ky gjest, ėshtė e pazakontė pėr ēdo delegacion qė udhėhiqet nga Presidenti, tė mos jetė nė krah tė tij ministri i jashtėm. Prania e zotit Sokol Nako si ministėr pėr Ēėshtje tė BE, jo vetėm qė nuk e zbut situatėn, por nė kėtė rast forcon tendenciozitetin me tė cilin Kryeministri ka parapėrgattiur kėtė takim.

    Mė tej akoma paralajmėrimet nė Tiranė se zoti Nano do tė jetė kryetar delegacioni, se zoti Nano mund tė mos lerė as Mosiun tė flasė, se zoti Nano mund ta zbresė Sokol Nakon dhe nga avioni e tė tjera si kėto, reflektojnė nje stil politik tė kryeministrit, i cili pėrpiqet tė imponohet pėrmes trukeve protokollare, nė zyrat dhe tribunat qė nuk del dot me dinjitetin e njė kryeministri.

    Fakti qė nė Samitin e mbajtur nė Porto Karas, zoti Nano thjesht ishte nė krah tė zotit Mosiu, tė cilin e kishte fshirė fare nga lista e pjesėmarrėsve, dhe u detyrua ta dėgjojė dy herė Moisiun pa folur, edhe nė Samit, edhe nė Konferencėn zyrtare pėr shtyp tė drejtuesve tė Samitit, ishin njė leksion i qartė pėr keqpėrdorimin qė ai pėrpiqet t'i bėjė protokollit shtetėror pėr qėllime private politike.

    Me pak fjalė Nano erdhi nė Samit duke i hequr tė gjithė nga lista, Alfred Moisiun, Ilir Metėn dhe Sokol Nakon, dhe u kthye nga Selaniku jashtė ēdo liste, dhe i papėrfillur nga askush. Kjo mes tė tjerash ėshtė njė dėshmi se nė zyrat e BE-sė duket qė letrat e dėrguara prej tij nuk i lexon askush, por letrat e dėrguara pėr tė, lexohen me kujdes.

  7. #7
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Do ju kerkoj te falur, per ndryshimin e tonit ne diskutimit!
    A e dini se Porto Carras qe gjendet ne Halkidiki, eshte ndertuar si Casino?
    Si kujtoni, se do leje Tosi i Nanos, nje rast te tille ti shpetoje nga dora!?
    Ju rre mendja!!!
    Sa per ''Presidentin'', kush e vendosi qe te zgjidhet? Bedrija?
    Nejse...
    Sa per te tjerat, jeni te zgjuar vete dhe e kuptoni qe jane vec loje fjalesh...Presidenti, Kushtetuta,Parlamenti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Projekt-Deklarata

    Ne, Krerėt e Shteteve ose tė Qeverive tė Shteteve anėtare tė Bashkimit Europian, shtetet e pranuara dhe kandidate, Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Ish Republika Federale e Maqedonisė, Serbia dhe Mali i Zi, si kandidate potenciale, dhe Presidenti i Komisionit Europian, nė prani tė Presidentit tė Parlamentit Europian, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit / Pėrfaqėsuesit tė Lartė, Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve Bashkuara nė Kosovė, Koordinatorit tė Posaēėm tė Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore dhe Pėrfaqėsuesit tė Lartė pėr Bosnjė-Hercegovinė, u takuam nė Selanik dhe ramė dakord sot pėr sa mė poshtė:

    1. Ne tė tėrė ndajmė vlerat e demokracisė, shtetit ligjor, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe ekonomisė sė tregut, nė dijeni tė plotė se ato pėrbėjnė themelet e Bashkimit Europian. Respektimi i tė drejtės ndėrkombėtare, paprekshmėria e kufijve ndėrkombėtarė, zgjidhja paqėsore e konflikteve dhe bashkėpunimi rajonal janė parime tė rėndėsisė mė tė lartė, tė cilave ne tė tėrė u jemi pėrkushtuar. Ne dėnojmė fuqimisht ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunėn, qofshin ato tė motivuara etnikisht, politikisht apo kriminalisht.

    2. BE-ja thekson pėrkrahjen e saj tė qartė ndaj perspektivės europiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. E ardhmja e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Europian. Zgjerimi i vazhdueshėm dhe nėnshkrimi i Traktatit tė Athinės, nė prill 2003, frymėzoi dhe nxiti vendet e Ballkanit Perėndimor pėr tė ndjekur tė njėjtėn rrugė tė suksesshme. Tashmė, sfida e madhe qė kemi pėrpara ėshtė pėrgatitja pėr integrim nė strukturat Europiane dhe anėtarėsimi pėrfundimtar nė Bashkimin Europian, nėpėrmjet miratimit tė standardeve Europiane. Shpejtėsia e lėvizjes pėrpara ndodhet nė duart e vendeve tė rajonit.

    Vendet e Ballkanit Perėndimor ndajnė plotėsisht objektivat e bashkimit ekonomik dhe politik dhe presin me padurim bashkimin nė njė BE qė ėshtė mė e fuqishme nė ndjekjen e objektivave thelbėsore dhe mė e pranishme nė botė.

    3. Miratimi dje, nga Kėshilli i Europės, i "Axhendės sė Selanikut pėr Ballkanin Perėndimor: Lėvizja drejt Integrimit Europian", pėrfaqėson njė hap tė ri tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet e privilegjuara midis BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor. Pėrmbajtja e saj do tė konsiderohet si axhenda jonė e pėrbashkėt, dhe ne tė tėrė do t'i pėrkushtohemi zbatimit tė saj. Vendet e Ballkanit Perėndimor do tė pėrqendrojnė pėrpjekjet e tyre nė pėrmbushjen e rekomandimeve, tė cilave i referohet axhenda.

    4. Ne njohim se Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit (SAP) do tė mbetet kuadri i drejtimit Europian tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, deri nė njė anėtarėsim tė ardhshėm. Procesi dhe perspektivat qė ofron procesi, shėrbejnė si spirancė pėr reformėn nė Ballkanin Perėndimor, ashtu siē ka ndodhur edhe me vendet e Europės Qėndrore dhe Lindore. Progresi i secilit vend drejt BE-sė, varet nga meritat e tij nė pėrmbushjen e kritereve dhe kushteve tė Kopenhagės vendosur pėr procesin e SAP dhe konfirmuar nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit tė Zagrebit, nėntor 2000. Vendet e Ballkanit Perėndimor vlerėsojnė sė tepėrmi mekanizmin e raportit vjetor tė SAP-it, bazuar mbi raportet e Komisionit, dhe pėrkushtohen tė zbatojnė rekomandimet e tij.

    Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin vendimet e BE-sė pėr tė pėrforcuar politikėn e Stabilizimit dhe Asociimit nė rajon dhe ta pasurojnė atė me elementė nga pėrvoja e zgjerimit. Ata mirėpresin nė mėnyrė tė vecantė fillimin e Partneriteteve Europiane, si dhe vendimet pėr rritjen e bashkėpunimit nė fushat e dialogut politik dhe Politikės sė Pėrbashkėt tė Jashtme e tė Sigurimit, bashkėpunimin Europian, pėrkrahjen pėr ndėrtimin e institucioneve dhe hapjen e programeve tė Komunitetit.

    5. Ne pėrkrahim zbatimin e plotė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me Kosovėn dhe politikėn e UNMIK-ut tė "standardeve para statusit"; ne qėndrojmė tė pėrkushtuar ndaj marrėveshjeve tė Dejton/Parisit dhe nxisim zbatimin e plotė tė marrėveshjes sė Ohrit dhe Beogradit. Vendet e BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor pėrkrahin plotėsisht Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare, duke kujtuar vendimet pėrkatėse tė BE-sė. Vendet e Ballkanit Perėndimor premtojnė bashkėpunim tė plotė e tė qartė me Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare pėr ish Jugosllavinė. Puna e saj, nė tė gjitha ēėshtjet e hapura, pėrfshirė edhe transferimin nė Hagė tė tė gjithė tė akuzuarve, duhet tė lejohet tė ecė pėrpara pa vonesa. Dhėnia e drejtėsisė pėr krimet e luftės ėshtė njė domosdoshmėri ligjore, politike e morale, ku tė gjithė ne jemi tė angazhuar.

    Kthimi i vazhdueshėm i refugjatėve dhe tė shpėrngulurve ėshtė kritike pėr ripajtime etnike dhe njė tregues i njė pjekurie demokratike; ajo ėshtė ndėr prioritetet mė tė mėdha tė axhendės sonė. Ne theksojmė rolin e arsimit dhe kulturės nė nxitjen e tolerancės, sigurimin e bashkėjetesės etnike dhe fetare dhe ndėrtimit tė shoqėrive demokratike moderne.

    Fragmentarizimi dhe ndarjet sipas kufinjve etnikė nuk janė nė pėrputhje me perspektivėn Europiane, e cila duhet tė veprojė si njė katalizator pėr problemet nė rajon.

    Fillimi i punės sė Misionit Policor tė BE-sė nė Bosnjė-Hercegovinė dhe operacionit "Concordia" nė ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, janė prova konkrete tė angazhimit tė BE-sė nė Ballkanin Perėndimor.

    Ndėrsa BE-ja po forcon pėrkushtimin e saj nė Europėn Juglindore, nė mėnyrė tė dukshme nė operacionet policore dhe tė sigurimit, ėshtė e nevojshme edhe angazhimi i vazhdueshėm i aktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė. Ne tė tėrė vlerėsojmė lart bashkėpunimin e ngushtė midis BE-sė, Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s nė rajon, brenda kuadrit tė Rezolutave tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe rolin e organizatave tė tjera ndėrkombėtare dhe institucioneve financiare qė veprojnė nė kėtė zonė. Ne, gjithashtu, inkurajojmė bashkėrendimin e ngushtė tė aktiviteteve tė tyre.

    6. Krimi i organizuar dhe korrupsioni pėrbėjnė njė pengesė reale tė stabilitetit demokratik, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit tė shoqėrisė civile nė rajon, si dhe njė burim shqetėsimesh tė rėnda pėr BE-nė. Luftimi i tyre pėrbėn njė prioritet madhor. Vendet e Ballkanit Perėndimor angazhohen tė pėrcaktojnė dhe zbatojnė masat e parashikuara nė procesin qė pasoi Konferencėn e Londrės, nėntor 2002, pėrshkruar edhe nė Axhendėn e Selanikut. Kujdes i veēantė duhet t'i jepet luftimit tė trafikimit tė qėnieve njerėzore. Vendet e Ballkanit Perėndimor gjithashtu angazhohen nė masa konkrete nė pėrputhje me Axhendėn e Selanikut dhe dokumentet e Konferencės sė Ohrit, maj 2003, nė mėnyrė qė tė pėrballohet nė mėnyrė efikase imigracioni i paligjshėm dhe pėrmirėsimi i sigurimit dhe menaxhimit tė kufinjve.

    7. Ne pranojmė rėndėsinė qė popujt e Ballkanit Perėndimor i kanė dhėnė perspektivės sė liberalizimit tė regjimit tė vizave nga BE-ja. Ne njohim se progresi varet nga zbatimi i reformave madhore nė fusha tė tilla si pėrforcimi i shtetit ligjor, luftimi i krimit tė organizuar, korrupsionit dhe migracionit tė paligjshėm, dhe forcimit tė kapacitetit administrativ nė kontrollin e kufirit dhe sigurisė sė dokumentacioneve. Vendet e Ballkanit Perėndimor pėrshėndesin qėllimin e Komisionit pėr tė zhvilluar diskutime brenda kuadrit tė Procesit tė Stabilizim dhe Asociimit, me secilin prej vendeve tė Ballkanit, lidhur me kėrkesat se si tė cohen pėrpara kėto ēėshtje nė kushte konkrete.

    8. Begatia ekonomike ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe demokracinė afatgjate nė rajon. Kėrkohet qė pėrpjekjet kėmbėngulėse dhe reformat strukturore tė vendosin funksionimin e ekonomisė sė tregut, tė arrijnė zhvillim tė vazhdueshėm dhe tė sigurojnė punėsim.

    Ne njohim rėndėsinė e zhvillimit tė rrjeteve dhe infrastrukturave moderne nė energji, transport dhe telekomunikacion nė rajon, nė pėrputhje me Rrjetet Mbarė-Europiane. Ne nxisim mobilizimin e mėtejshėm tė pėrkrahjes ndėrkombėtare nė kėto fusha, kryesisht nėpėrmjet Bankės Europiane tė Investimeve, Institucioneve tė tjera Financiare Ndėrkombėtare, dhe investimeve private.

    Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin vendimet e BE-sė pėr tė shqyrtuar masa tė mėtejshme pėr rritjen e tregtisė me to, pėr tė zgjeruar Tregun e Energjisė sė Brendshme nė rajon dhe pėr tė vendosur njė dialog tė rregullt ekonomik me secilin vend tė rajonit.

    Duke marrė parasysh se ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė burimi kryesor i vendeve tė punės, risia dhe pasuria janė thelbėsore pėr funksionimin e ekonomive konkuruese tė tregut; pėr kėtė arsye, vendet e Ballkanit Perėndimor i pėrkushtohen parimeve tė politikės shprehur nė Kartėn Europiane pėr Ndėrmarrjet e Vogla, si dhe pėr tė marrė pjesė nė zbatimin e saj.

    9. Ne theksojmė edhe njė herė se afrimi me BE-nė duhet tė ecė pėrkrah zhvillimit tė bashkėpunimit rajonal. Vendet e Ballkanit Perėndimor dhe, aty ku ėshtė e zbatueshme, vendet e tjera tė rajonit, angazhohen tė nxisin objektivat dhe nismat konkrete, pėrshkruar edhe nė Axhendėn e Selanikut, nė fushat e tregtisė sė lirė rajonale, lėvizjes pa viza brenda rajonit, mbledhjes sė armėve tė lehta, krijimit tė tregjeve rajonale pėr energji elektrike dhe gaz, zhvillimit tė infrastrukturės sė transportit, energjisė dhe telekomunikacionit, menaxhimit tė mjedisit dhe sistemit ujor, bashkėpunimit ndėrkufitar dhe bashkėpunimit parlamentar.

    Ne rikonfirmojmė pėrkrahjen tonė ndaj Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore nė rolin e saj plotėsues nė Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit dhe nė zbatimin e objektivave bazė tė saj. Ne e ftojmė atė tė pėrqėndrohet nė detyra tė veēanta, sugjeruar nė Axhendėn e Selanikut. Ne pėrkrahim nismat e bashkėveprimit rajonal, si Procesi pėr Bashkėpunim i Europės Juglindore (SEECP), Nisma Adriatik-Jon dhe Nisma e Europės Qendrore. Ne nxisim mė tej bashkėpunimin midis Komisionit Europian, Paktit tė Stabilitetit dhe SEECP, e cila gradualisht po bėhet zėri i rajonit.

    10. Qė nga takimi ynė i Zagrebit, nėntor 2000, progres i konsiderueshėm ėshtė bėrė nė drejtim tė stabilitetit, demokracisė dhe rigjenerimit ekonomik nė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor, nė tė mirė tė popujve tė tyre dhe tė Europės nė tėrėsi. Tė gjitha vendet e rajonit gjithashtu kanė bėrė progres nė avancimin e tyre drejt BE-sė. Njė krahasim me tre vitet e mėparshme, tregon rrugėn qė ėshtė pėrshkuar prej tyre. Nė tė njėjtėn kohė, vendet e Ballkanit Perėndimor, tė ndėrgjegjshėm se kanė ende shumė pėr tė bėrė, angazhohen tė intensifikojnė ritmin e reformave. Bashkimi Europian u garanton pėrkrahje tė plotė pėrpjekjeve tė tyre.

    ***

    Ne ramė dakord tė takohemi periodikisht nė takime tė niveleve tona, nė kuadrin e njė forumi BE-Ballkani Perėndimor, pėr tė diskutuar ēėshtje me rėndėsi tė pėrbashkėt, pėr tė parė progresin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė rrugėn e tyre drejt Europės dhe pėr tė shkėmbyer me to pikėpamjet mbi zhvillimet madhore nė BE. Takime tė tjera vjetore do tė mbahen edhe nė nivel ministrash tė jashtėm dhe ministrash tė Drejtėsisė dhe Punėve tė Brendshme. Ne e mirėpresim qėllimin qė sjell Presidenca Italiane pėr organizimin e takimit tė parė tė kėtij lloji nė fund tė vitit: Edhe ministrat e tjerė mund tė marrin pjesė nė takime tė tilla, kur t'u jepet mundėsia.

    Selanik, 21 qershor 2002
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •