Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    Aktive apo pasive?

    "If it is ment to be, it will come to you!"

    "po deshi zoti" " po ishte e thene" "E ke ne dore vete"

    ju njerez kujt shprehje i besoni me teper? me mire tja lesh kohes dhe cfare do te jete, apo jeni ju heronjte kryesore te jetes tuaj qe thoni po nuk e bere une, haroje fatin...
    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Te jesh programues kompjuterash, do te thote qe ta vesh veten ne rolin e Zotit. Ulesh dhe e vret mendjen se si ti sherbesh me mire klientit tend duke krijuar nje program i cili i permbush nevojat e tij. Perpara se te ulesh e programosh duhet te njihesh me klientin dhe kerkesat e tij dhe teksa ai flet, ti me mendjen tende kalon plot skenare qe mund te sherbejne si zgjidhje. Programuesi i mire duhet te jete ne gjendje qe kur shkruan nje program, te marri parasysh te gjitha gjendjet ne te cilat mund te kaloje programi i tij, ne menyre qe programi te jete sa me i rezistueshem dhe i gatshem ti pergjigjet sic duhet cdo sjellje te perdoruesit.

    Programi perfundon, testohet dhe i jepet perdoruesit qe edhe pse nuk e ka idene se si eshte realizuar ky program, e di se cfare pret te realizoje me kete program. Perdoruesi e perdor dhe ngelet i kenaqur teksa meson se programi i mundeson atij nje fitim te madh ne kohe pasi ate pune manuale qe e bente dite per dite, tani e ka automatizuar me nje program te thjeshte. Nga euforia e madhe klienti do ta festoje me shoket e vet te punes per ore te tera, pasi tani nuk e ka pse e vret mendjen per nje proces te merzitshem qe eshte automatizuar. Ne kete pike te gjithe jane te lumtur, klienti i kenaqur, programuesi i lehtesuar qe i dha fund me sukses ketij projekti.

    Ikin 2-3 muaj, dhe klienti merr ne telefon serrisht programuesin per ti kerkuar ndihme me nje problem qe ka lindur me programin. Sa here qe ai i jep programit nje skedar ne format tjeter, programi nuk i jep rezultatin e duhur por nje rezultat te gabuar.

    Kush e ka fajin per kete?

    Eshte faji i klientit qe i jep programit si input nje skedar qe nuk eshte ne formatin e duhur, apo eshte faji i programuesit qe nuk e sofistikoi programin e tij ne ate pike qe te punonte me cdo skedar ne cdo format? Eshte kjo nje zotesi e klientit qe arriti te kapte ne faj punen e programuesit, apo eshte nje dobesi e programuesit qe deshtoi te programonte sic duhej? Eshte kjo injoranca e klientit qe nuk e kupton qe nuk duhet te sillet ne ate menyre me programin, apo eshte zgjuarsia e programuesit qe edhe pse nuk e ka koduar ate skedar si input, serrisht e parashikon reagimin e programit te tij?

    E shtrova ne kete menyre diskutimin, per ti dhene sadopak nje interpretim njerezor kesaj teme qe ju keni hapur. Pyetjet qe une kam ngritur me lart jane te krahasueshme me pyetjet qe shume njerez bejne:

    - Nese Zoti eshte i perkryer dhe i pagabueshem, atehere perse e la Even dhe Adamin te hanin mollen e ndaluar?

    - Nese Zoti donte krijesat e tij, atehere perse ai e vendosi pemen e diturise me frutet me te mira ne mesin e kopshtit te tij prallor?

    Ishte gabimi i njeriut apo gabimi i Zotit?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Nuk eshte gabim!
    Eshte zgjidhje e lire.
    Cdo gje ne kete bote ka dy faqe, e mira dhe e keqja , e bukura dhe e shemtuara, e drejta dhe e padrejta, e verteta dhe e genjeshterta, njohja dhe injoranca.Keto te dyja formojne nje te tere.Cdo zgjedhje e cdo njeres prej tyre sjell si pasoje edhe tjetren.
    Po te mos hanin mollen nuk do kishin mundesi te njihnin teresine, te teren por vetem nje gjysem.
    Laguna Blu

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Po te mos hanin mollen nuk do kishin mundesi te njihnin teresine, te teren por vetem nje gjysem.
    Atehere ju besoj se jeni te kenaqur me jeten qe po jetoni dhe me diturine qe po akumuloni. I ke bere ndonjehere pyetjen vetes se cfare ke me te shenjte ne kete jete qe nuk do te doje ta humbje kurre?

    Meqenese e nxorre tek dija, Predikuesi ne librin e Koheletit ben edhe nje krahasim te tille: Ku dallon fati i budallait nga i te mencurit? Sigurisht qe te dish eshte me mire se te mos dish, por a mundet njeriut te shtoje qofte edhe nje dite ne jeten e tij fale diturise? Edhe i zgjuari edhe budallai nje fat kane, vdekjen shijojne. Atehere ku eshte e mira e zgjuarsise?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me te shenjte ne kete jete? Kam dashurine, ne me e thellin kuptim te fjales.Ndjenje e cila lidhet me urine e shpirtit dhe jo te trupit.Pra me e shenjte per mua eshte mbushja shpirterore.
    Sigurisht qe kjo gje nuk ka te beje fare me te dituren ose te padituren sepse nuk ndjejme me shkolle ose me te lexuar, por me shpirt.
    Ti do te thuash qe Zoti, pikerisht prandaj e vuri mekatin afer Eves dhe Adamit, qe ata t'a benin dhe ai te kishte mundesi t'i falte dhe t'i donte perjetesisht ne Eden,pra t'u shpetonte shpirtin.Ok.Jam dakort teorikisht me kete gje, por ne thelb perseri dalim tek njohja, sepse duke i dhene mundesine te njohin te miren dhe te keqen ...etj etj. atehere njerezit do benin zgjedhjet e tyre me syte e hapur, dhe seicili do merrte persiper pasojat e veprimit te tij,pasoja te cilat jane te = me veprimin.Pra kush vepron mire, shkon ne parajse, kush jo, aha ferri e pret.Ne kete pike ,nderhyn zoti me ate tjetren qe po qe se lutesh atehere edhe ai keqi , falet dhe arrin edhe ai ne parajse, gje e cila per mua eshte hipokrizi.

    " ...a mundet njeriu te shtoje qofte edhe nje dite ne jeten e tij fale diturise?" (Nuk besoj se e ke fjalen ketu per individin apo jo?)

    Une them se po. Me perparimet qe ka bere shkenca , po.
    Le te mos fillojme tani te sjellim statistikat e vdekshmerise nga semundje te ndryshme dikure te tmerrshme dhe vdekjeprurese, sot mese banale.
    Do thuash ti qe sado te zgjuar te jemi , atehere kur zoti na e ka planifikuar te ikim nga kjo bote, atehere do ikim!!!! jam dakort , del tek mendimi im mbi destinin, vetem se une nuk i ve emrin ZOT sepse personalisht kam tjeter vizion ne lidhje me Perendine.

    Me se fundi, pse duhej te ishte PEMA E DIJES? Mund te quhej ndryshe.
    Laguna Blu

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Perse Qeveria E Kosoves Eshte Pasive?
    Nga drenicaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 11:25
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Operacionet luftarake tė UCK-sė (1998-1999)
    Nga SHKOZA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09
  5. A do ta quanit veten pjesemarresit aktive te epokes se modes
    Nga ReA_8 nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •