Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Miratohet Kushtetuta e parë e Evropës

    Pas 16 muajsh negociatash, delegatët e BE-së bien dakord për draftin final të Kushtetutës së parë të BE-së

    Miratohet Kushtetuta e parë e Evropës

    Shtetet bien dakord për një President të Këshillit Evropian dhe një Ministër të Jashtëm të BE-së

    Pas 16 muajsh negociatash torturuese, presidenti Valery Giscard d’Estaing prezantoi projektin final të Kushteutës së parë të Bashkimit Evropian. Kjo Kushtetutë përfshin një ristrukturim të bllokut evropian, veçanërisht pas shtimit të tij me 10 anëtarë të rinj. Në fillim ka patur shumë debate për këtë Kushtetutë, veçanërisht janë ndeshur shtetet e mëdha të bllokut me shtetet e vogla si dhe mes shteteve që përkrahin federalizmin nga njëra anë dhe kundërshtarët e tij, ose ata që janë për superioritetin e shteteve kombe. Megjithatë sipas Giscard, cituar nga “The Times” edhe pse dokumenti nuk mund të quhet perfekt, rëndësi ka që Gjermania, Franca apo Britania e mbështetën atë. Për projektkushtetutën ranë dakord delegatët e shteteve anëtare të BE-së. Kryetari i Kuvendit, ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing tha të premten në Bruksel se do t’ua paraqesë projektkushtetutën udhëheqësve evropianë në një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme në Greqi. Disa nga pikat kryesore janë klauzolat për një President të Këshillit Evropian dhe një Ministër të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në projekt propozohet gjithashtu modernizimi i procedurave legjislative dhe ligjore. Autoritetet thonë se nuk është rënë ende dakord për hollësitë mbi disa pjesë kyçe, si çështja e taksave dhe ajo e vetos së vendeve të veçanta. Ato do të diskutohen gjatë muajve të ardhshëm.
    Menjëherë pas përfundimit të draftit, reagimet e disa shteteve ishin pozitive. Kështu kancelari gjerman Gerhard Shrëder e konsideroi si një rezultat shumë të mirë. Ministri i Jashtëm francez, Dominique de Villepin, tha se kjo Kushtetutë do t’i mundësojë Evropës të luajë një rol të plotë në skenën botërore. Megjithatë Kushtetuta do të marrë formë të prerë vetëm gjatë një konferencë ndërqeveritare që do të mabhet vitin që vjen në mars. Gjatë gjithë kësaj periudhe do të finalizohen negociatat e nevojshme mes shteteve. Z. Giscard duke u pritur me ovacione nga gjithë delegatët e pranishëm gjatë prezantimit të projektkushtetutës u shpreh: “Ne jemi në prag të një ere të re. Duhet të vendosim nëse do të shkojmë së bashku në Evropën e re”. Kushtetuta e ardhshme duhet të ratifikohet nga shtetet anëtare deri në fund të vitit 2006, ndërsa ndryshimet për rregullimet mbi mënyrën e votimit dhe ndryshimi i numrit të komisionerëve nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2009. Ministrja e Jashtme spanjolle Palacio, u shpreh: “Ky tekst është një revolucion i paprecedentë ligjor. Nuk është një retorikë e pastër, dhe i jep fund diplomacisë së shekullit të 19-të ku marrëveshjet janë nënshkruar pas dyerve të mbyllura”. Megjithatë kjo Kushtetutë nuk ngjan me Kushtetutën amerikane. Por nuk është dhe ashtu si e ka përshkruar Xhek Strou, ministri i Jashtëm britanik, që të jetë aq e vogël sa të futet lehtësisht në xhep. Megjithatë që dje ka patur disa rezerva në lidhje me këtë draft. Federalistët besojnë se kjo Kushtetutë nuk do të jetë jetëgjatë. Presidenti gjerman i lëvizjes evropiane, Jo Leinen, u ankua se Britania kishte arritur të fitonte mbështetje të përgjithshme për mënyrën mazhoritare të votimit. Euroskeptikët bënë një deklaratë ku konfirmuan se ata nuk do ta mbështesin projektkushteutën. Megjithatë liderët e BE-së do të kenë mundësinë që të japin reagimet e tyre gjatë samitit të Selanikut që do të mbahet javën që vjen. Ata gjithashtu do t’i japin një ok konferencës ndërqeveritare (IGG) që do të hapë fazën e dytë të negociatave në vjeshtë.

    Rumania, reforma ne qeveri për t’iu përshtatur BE-së
    BUKURESHT- Kryeministri rumun Adrian Nastase, deklaroi dje se qeveria e tij do të shkurtojë numrin e ministrave javën që vjen nga 23 në 14 në mënyrë që t’u përshtatet standardeve evropiane. Ish -shteti komunist i Ballkanit, që shpreson të anëtarësohet në BE, më 2007, duhet të forcojë ekonominë e tij dhe institucionet që të bëhet anëtar i bllokut. Media vendase, sipas “Rojterit”, shkruante që të paktën pesë ministri duhet të shkrihen ose të shndërrohen në agjenci qeveritare. Qeveria e qendrës së majtë, që mori pushtetin më 2000, tha se ky ristrukturim do të ndodhë në fund të qershorit. Rumania dhe disa shtete të tjera evropiane të Lindjes, të cilat mbështetën luftën në Irak të udhëhequr nga SHBA, kanë marrë dhe mbështetjen e kësaj të fundit për anëtarësimin në NATO.

    Shekulli

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Kjo ngjarje u cilesua si ngjarja me e rendesishme ne Bote pas luftes se dyte boterore.
    Por dyqanxhinjte po perforcojne mrojtjet e dyqaneve te tyre me qepena te sigurise se larte,pasi aty ku do zhvillohet mbledhja (Chalkidiki te Selanikut) do dalin neper demostrime ne rruge te majte nga e gjithe bota.
    Ehh keta te majtet...

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Redi,
    S'eshte miratuar Kushtetuta.
    Duke patur parasysh burokracine vendimmarrese te BE-se duhet te tregohemi shume te kujdesshem ne disa pohime.
    Thjesht eshte miratuar ne parim, me kontradikta nga shume prej vendeve te vogela te Bashkimit Europian, interesat e te cilave demtohen seriozisht nga hyrja ne fuqi e kushtetutes, sidomos ne planin e votave qe ka secili shtet ne procesin e marrjes se vendimeve nga Keshilli i Ministrave te BE-se.
    Gjithashtu kontradikta egzistojne dhe ne shume plane te tjera, sidomos ne ate te renies dakort per nje President te BE-se dhe per rolin e nje Ministri te Jashtem. Kjo per faktin qe shume prej vendeve europiane - sic u pa dhe gjate luftes ne Irak- duan te kene sovranitetin e shteteve perkatese ne marrjen e vendimeve per sa i perket politikes se jashtme te vendeve te tyre. Politika e Jashtme, politikat e vendosjes se tatimeve si dhe ato te mbrojtjes konsiderohen si berthama e forte e sovranitetit te shteteve ne sistemin bashkekohor te marrdhenieve nderkombetare, megjithe faktin qe jane duke u larguar disi keto politika nga dora e forte e shtetit duke kaluar ne planin periferik dhe ate global. Sidoqofte, mos te zgjatem me teper ne kete fakt, pasi hyj ne fushe tjeter.
    Dua te them qe keto dite ne Selanik (me sakte sot , data 20-Qershor-2003) do ndiqet procedura protokollare e cila thote: Lexon Esten planin-draftin kushtetuor, dhe pasohet nga tre "round-table" me pyetje pergjigje nga te deleguarit e qeverive perkatese mbi planin. Pyetjet kane qellim te dyfishte: nga njera ane do tregojne paqartesirat dhe pikat e "dobeta" te planit per kushtetuten europiane, kurse nga ana tjeter do nxjerrin ne pah dhe kontradiktat e vendve europiane -nese kane- me draftin e Esten.
    Pra s'keni te bejme me marrje vendimi per nje Kushtetute Europiane, por thjesht me paraqitjen e nje plani-karte mbi te.
    Vendimi do merret ne nje Samit tjeter qe i perket kohes gjate se ciles Italia do kete presidencen e BE-se, 6-te mujorin e dyte te ketij viti, dhe dita e atij Samiti s'eshte percaktuar ende.

    Prandaj ju ftoj te gjitheve te mos nxitoheni te shkruani qe Europa u be me Kushtetute.
    Para se te arrijme aty, qe eshte nje nga hapat e fundit te Bashkimit-Konsolidimit-thellimit te BE-se ka akoma shume etapa...
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DON-KISHOTI
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    greece patra
    Postime
    72
    ore me pak fjal me ne refugjatet e greqis si do na vej halli do kemi na nje cop leter ne kaluar kakavin apo jo s'me ka hyr ne pune kushtetuta mua sikur do na len neve me kalu me na nje vend tjeter ne jepni na nje pergjigje kush di

  5. #5
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Tung Don-Kishoti,
    Kjo pyetja jote më kujton një ngjarje që ka ndodh me tër mend në Tiranë para nja 15 vjetësh

    Një budall ishte frymëzuar një ditë dhe thotë me të madhe :
    - Unë së shpejti do të krijoj qeverinë e re. Dhe pastaj duke iu drejtuar disa tipave që ishin aty i thotë :
    - Ti do të bëhesh ministër i jashtëm, ti tjetri i brendshëm kurse ti filan ministër i mbrojtes.
    Një polic kurioz u afrua dhe mori guximin ta pyeste :
    - Po mua çfarë posti do të më japësh në qeverinë e re.
    - Ti edhe në qeverinë e re përsëri polic do të ngelesh.

    Edhe kjo puna jonë kështu është. Europa si me kushtetutë si pa kushtetutë njësoj do të na trajtojë prandaj as jemi tu e vra shumë mendjen për kushtetutën europiane.

    Përshëndetje
    Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kushtetuta e Kosoves kunder bashkimit kombetar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 15:25
  3. Turqia dhe BE
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 19:55
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •