Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Milioneret E Politikes

    Koha Jone

    Nga Kreshnik SPAHIU

    Ne nje dite rutine konferencash ne rezidencat e Parlamentit Europian, mes dhjetera e dhjetera politikaneve te Europes, ne distance nje person kishte terhequr vemendjen e pjesemarresve. Ishte i panjohur per ta por veshja e tij kishte befasuar cdo eurodeputet. Ishte nje nga figurat me te larta te politikes shqiptare, i cili kishte veshur kostum (smoking) Giorgio Armani me vlere afro 15 000 USD. Veshja hollivudiane me sa duket ishte e tepert ne kete ambient diplomatesh. Gjithsesi, ai vazhdonte te ndjehej mire nga veshtrimet e te tjereve dhe tymoste i kapardisur duhan te dredhur.

    Perballe ketij realiteti tragjikomik ne syte e parlamentareve europiane papritmas shfaqej shoqeria shqiptare dhe mizerabiliteti i saj. Parlamentaret perfaqesonin vendet me te zhvilluara te Europes Perendimore. Jeta e tyre eshte e lidhur ngushte me punen, profesionin dhe karrieren si mjeti i cmuar per te realizuar synimet dhe deshirat per nje jete me te mire. Cdokush prej tyre, ne performance, reflekton modestine dhe thjeshtesine e kombinuar kjo me modernen. Cdokush prej tyre do kishte mundesine financiare per te blere nje kostum te ngjashem me politikanin shqiptar, por ata me sa duket nuk e kane pare te arsyeshme nje gje te tille. Politikani shqiptar e kishte vleresuar si te pershtatshme kete veshje, ndonese ne kete konference, si per ironi, do te diskutohej ndihma per Shqiperine.

    Ndersa ne Perendim milioneret hyjne ne politike, ne Shqiperi preferohet hyrja ne politike per t'u bere milioner.

    Politikani shqiptar i veshur me smoking, eshte nje nga ata qindra qe sot kane kompletuar koloritin e pluralizmit politik shqiptar. Nese ne Shqiperi do te operonte shteti i se drejtes, atehere do te mjaftonte edhe veshja apo pronesia mbi kete kostum qe keta politikane te kishin pune me drejtesine. Pasurite dhe shpenzimet e pajustifikuara ne raport me te ardhurat e politikaneve, jane gjurmet e nje prove te pakontestueshme qe klasa politike shqiptare eshte zhytur ne korrupsion.

    Pas disa vitesh karriere politikanet shqiptare, ndonese te ardhur nga shtresa fshatare te varfera, si dhe pa asnje trashegimi te konsiderueshme, sot ata kane nje nivel krejt te ndryshem ekonomik te pakrahasuar me vite me pare. Llogarite e tyre bankare, pasurite e paluejtshme, bizneset e ndryshme dhe shpenzimet qe ata kryejne jane as me shume e as me pak por jetese e milionereve nderkombetare. Aktualisht, shumica e politikaneve, zyrtareve te larte apo edhe e shume gjyqtareve i kane derguar femijet e tyre ne Universitetet dhe kolegjet me te shtrenjta te Perendimit. Nderkohe niveli i pagave ne Shqiperi nuk do t'u lejonte atyre as edhe mundesine minimale te prerjes se nje bilete me nje linje ajrore. Klasa politike shqiptare shquhet nga makuteria per t'u pasuruar sa me shpejt. Fryma e krijuar e perkohshmerise ne pushtet, politike apo administrate i nxit politikanet qe ne nje kohe te shkuter te rikuperojne te kaluaren e mjerueshme ekonomike te tyre, por edhe te akumulojne cdo dite e me shume te ardhura per te siguruar te ardhmen ne disa breza te familjes se tyre. Te shtyre nga ky mentalitet, ata kane prirje te sigurojne te holla ne kesh, pasuri te paluajtshme dhe te shtrine bizneset e tyre me qellim vendosjen e monopoleve. Kjo iu krijon atyre nje qetesi relative per te mbijetuar ne perandorine e tyre te politikes. Rritja e te ardhurave ne menyre marramendese iu mundesohet politikaneve shqiptare ne te shumten e rasteve nepermjet ryshfeteve. Kjo eshte edhe pjesa me derrmuese e politikanve te pasur. Gjithsesi, ryshfeti nuk eshte i vetmi mjet per t'u pasuruar. Shume nga politikanet shqiptare, lakmia e te cileve eshte e pakufishme, jane perfshire ne rrjetet e trafikut. Arsyeja qe i shtyn ata per t'u perfshire ne afera te tilla eshte se ryshfetet e perditshme nuk mund te plotesojne synimet e tyre te medha. Deshira per te kontrolluar ekonomine apo mediat ka nje kosto te konsiderueshme, e cila nuk mund te realizohet vetem me ryshfete tenderash, sherbimesh, privatizimesh, etj. Per te arritur qellimin, atyre iu duhet te krijojne hapesira dhe favore per rrjetet e trafikut te droges, qenieve njerezore apo armeve. Ketu perqindja e marre nga lehtesirat qe u krijohen trafikanteve ka nje fitim marramendes.

    Ne keto kushte, ata ndiejne qe milionat e tyre shtohen dhe ata jane te pacenueshem per sa kohe merren me politike.

    Parate i mbajne ne politike dhe politika iu pastron dhe shton parate. Tashme ata nuk mund te largohen nga politika. Parate e tyre i kane shnderruar ata te perjetshem ne politike. Jane apo jo ne pushtet ata kontrollojne cdo gje dhe kedo. Te pakten per momentin.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ngjashem me kete ceshtjen e kostumit 15 mije dollare, ka qene dhe ceshtja e ores se dores se nje politikani, qe e vleresonin tek 10 mije dollare.

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Tani une nuk jam kondra, nuk jam kondra... Se qe politikanet shqiptare cvatin popullin e di dhe pula por megjithate nje pyetje lind vetvetiu, pa dashur te ironizoj, ky gazetari apo te tjeret, nga e pane qe ishte kostum Armani? Nga e pane ata nga e pane he?

    Qe politika shqiptare te ben per te ardhur keq eshte nje fakt tanime, por cudia me e madhe eshte se dhe fushat e tjera te aktivitetit ne Shqiperi paskan nje shtytje te vecante per te marre shembullin nga kjo e para, si Gazetaria psh. Ka qe ja futin kot se koti si gomari shkelmat. Jane bere per meshire...
    Nuk e ve ne dyshim qe politikani ishte pispillosur me lecka te paguara me para te vjedhura, po keta gazetaret duke pare veten ne pamundesi per te ndruar gjendjen, sikur dhe vetem te kishin nje ndikim ne te, i egzagjerojne gjerat deri ne skaj si e si qe te behen te besueshem. Pastaj duhet thene se dhe Shqiptaret jane babezi per keto lloj thashethemesh, kane qejf te degjojne me shume se e verteta se parate e tyre vidhen nga pushtetaret dylekaxhinje. Popull i varfer...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per punet e kostumeve dhe te tjerave mallra qe perbejne veshjen e jashtme te politikaneve shqiptare, s'kane pse te genjejne gazetaret. Ka mall aty per te thene te verteta sa te duash lidhur me kete.



    Per me tej per gazetaret.........korcar, e lexova ate punen e gazetarit te NY Times qe i shpikte sensacionet

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Si qe puna e ketij te NY Times-it!

    Mall ka sa te duash e di moj Dita po keta rreckamanet shqiptare e kane degjuar emrin e Armanit dhe qe te duket qe e njohin Armanin jane munduar medoemos qe ta citojne na thashethemet e tyre.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    lidhur me gazetarin e NY TImes.......pikecuditsja qe ke vene ne fund te fjalise tende, me ben te mendoj se e di kete lajm, ndrysh do kishe vene pikepyetje. Keshtu qe po e le me c'shkruajta me lart.


    Kurse per gazetarin tone.
    Nuk besoj se ka mbetur qe ta njohe emrin e firmes Armani me kete rast, ose te beje sikur e njeh. Tani e njohin edhe ata qe jetojne ne zona te thella te Shqiperise, mjafton t'u vijne kanalet italiane me sac (antenat satelitore ne gjuhen popullore). Keshtu qe fol e shkruaj.

  7. #7
    Me zemėr nė Shqipėri Maska e bond james
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mėmėdheu
    Postime
    74
    Jam i sigurt se F. NANO ka pasur nji shkrepsė tip DUNHILL qė kushton afėr 1000 franga zvicrane.
    :^Globi

  8. #8
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    ngadale me keto cmime kostumesh $15000! se i bote dollaret si me qene kokrra groshe!!!!!!!!!!
    mos kishte harruar gje etiketen e cmimit pa e hequr gje ai deputeti?
    sa per dijeni; ne BLOOMINGDALES ne NEW YORK CITY, nje kostum ARMANI, nuk kushton me shume se $1500! kete e kam kostatuar personalisht.
    korruptimi i politikes shqiptare eshte evident, por me keto ''informacione'', qe i afrohen thashethemeve, nuk tregojme asgje me teper se sa paditurine tone....

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Aq te varfer sa per t'u meshiruar





    E Enjte, 26 Qershor 2003


    KRYEMINISTRI I PASTREHE


    Ne deklaraten e pasurise ka firmosur se nuk ka shtepi. Sipas fjalorit te shqipes fjala "kollovar" tregon gjendjen kur dhendrri futet ne shtepine e nuses dhe kjo perkunder zakonit qe nusja shkon tek shtepia e burrit. Megjithate ne kohet moderne ky koncept ka evoluar aq shume sa ka marre disa nenkuptime te tjera, shumehere simbolike, por nganjehere tregon realitetin e qeverisjes. Shkak per hapje te fjalorit te ri politik u be qendrimi i kryeministrit Fatos Nano, i cili ne deklarimin e pasurise shkruante se nuk zoteronte asnje strehe banimi, pervec nje autoveture te dhuruar. Natyrisht qe njeriu nuk mund te fleje ne veture, aq me teper nje aristokrat si zoti Nano, i cili vjen nga nje familje intelektuale. Shto ketu faktin qe eshte kryetar i mazhorances dhe kryeminister. Nuk eshte ne nderin e PSse qe ta lere kryetarin e saj pa shtepi. Dikush mund te qeshe e te habitet nga kjo thirrje dashamirese por, sipas deklarates se firmosur pikerisht nga zoti Nano thuhet ne nje nga pikat: "Lloji i pasurise se paluejtshme" qe pronare e shtepise eshte bashkeshortja, pra Xhoana. Sipas ketij dokumenti i bie qe kryeministri i Shqiperise eshte i pastrehe dhe duhet trajtuar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi si i pashtepi,natyrisht permes bashkise se Tiranes. Me pak fjale zoti Nano quhet i pastrehe, pasi vete nuk zoteron asnje shtepi e katandi. Doli Xhoana, e cila e shpetoi ate nga mungesa e nje shtepie, pasi zoti Nano nuk kishte para per te blere nje shtepi. Nje logjike normale te shtyn ne nxirrjen e konkluzionit: bamiresi ilegale. Megjithate fjalekeqijte thone dhe per avaze te tjera ne kete pallat ku jeton i dyti i vendit dhe e para e Shqiperise. Por nuk eshte mire te hamendesojne sic ndodh me liderin e opozites, i cili e quan vendi i krimit ekonomik dhe i ekonomise informale. Mendojme se eshte "shtepia Nano", e cila duhet respektuar, pasi flitet per familje dhe ne kete pike shqiptari nuk te fal. Shqetesimi shkon me tej se shakate e Namik Dokles e te Skender Gjinushit. Nuk ka perse kryeministri yne te arrije deklarimin sfidant e pse jo turperues, duke u vetshpallur i pastrehe. Kjo deklarate e nenshkruar,i shtyn te huajt te mendojne se kjo e detyron kryeministrin te pasurohet ne menyre te paligjshme, pasi shtepi nuk ka, kredi nuk ka marre nga shteti, sipas ligjit, dhe kesisoj i duhet te mendoje se pas renies nga karrikja e kryeministrit mund te mbetet sic mbeti ne kohen e dhenies se doreheqjes nga posti i kryetarit te PSse. Deklarata e Nanos duket jo vetem e pabesueshme, por dhe hipokrite, nderkohe qe akuza te ndryshme, jo vetem te opozites, por dhe brenda kupoles roze thone se ai nuk permbahet dhe ben i i lemetitur perballe cashit. Nje mik i tij dhe here pas here mik i Metes, ishministri i Financave Angjeli ka pohuar ne nje moment sinqeriteti politik se Nanos i shkelqejne syte dhe i ndrit qimja kur i shikon dollaret tufatufa, megjithese kohet e fundit ka filluar t'i fanitet jo vetem e gjelberta e dollarit, por edhe te ndezurat e euros. Ndersa, me deshperuesi eshte Kastriot Islami, i cili merakoset sapo ne hise te punes, i futet Nano. Edhe dje disa socialiste ne Shkoder po ziheshin me njeri-tjetrin ne mes te Kafese se Madhe pasi kishin lexuar deklaraten e kryetarit te tyre botuar ne gazeten "ZP". Nuk jam shquar ndonjehere per formulim dialogesh, por do te mundohem ta riprodhoj saktesisht ate qe thuhej ne Kafen e Madhe, sipas nje deshmie autentike:

    Kemi kryetarin pa shtepi thoshte Ndrek Ruka dhe rrufiste kafene i merakosur per hallin qe e kishte zane pasi kishte lexuar deklaraten e Fatosit si i pastrehe.

    C'ia fut kot ti dhe Fatosi! ngriti zerin Toma, nenkryetari i nje organizate, i cili e priti Tosin heren e fundit, kur ishte ndeshja me Rusine. E ku rri kryetari jone pa i perlare 500 mije euro ne muaj. Ehu, i qafsh hallin kaloresit se i varen kamet !

    Nigjo mua, o Tom - nuk te lejoj te me fyesh kryetarin tim u nevrikos Ndrek Ruka A e di ti se eshte pa shpi, nuk ka buke me hanger. Kursen ai, e do Atdheun kryetari yne! mundohej te qetesonte veten Ndrek Ruka E ke pa se ka lane edhe xhinin? Pine vetem skoc dhe uiski. Posi na asht dobesue! I ka hy rripi ne bark. ngriti zanin prape ai qe e donte kryetarin, jo mish te pjekun, por aty afer hellit.

    E permenda pjesen e dialogut, meqe qellova te isha ne Shkoder. Baza e PSse, ndonese pa drita, pa uje, pa pune, etj, mungesa qe tashme qe njihen, merakosej qe kryetari i tyre te mos ishte pa shtepi. Kudo qarkullonte ne celulat e militanteve te PSse fjala qe: "kryetarin e kena te ndershem. Nuk e prek lekun me dore!". Ndaj dhe Nano nuk e shkel betimin qe ka bere kur ishte pa asnje leke ne xhep: "Nuk do te prek lek me asnjeren dore. Vetem euro ose dollare, pasi jane monedhe e huaj dhe jo shqiptare". Dhe e ka mbajtur fjalen. E megjithate prape ka mbetur pa shtepi ne Shqiperi.

    Duke ardhur ne Tirane, afer bashkise dallon perseri ate burrin e rregjur qe ka disa vite ne pragun e zyrave te kryeqytetit duke kerkuar nje strehe per koken e tij dhe te femijeve. Dje, qe me i hapur ne fytyre. Ishte ngushelluar, pasi ka marre vesh qe edhe Kryeministri qenka i pastrehe. Ai ka menduar se Nano eshte nje pasanik me portofolin plot, ka degjuar shpesh e perdite per aventurat e tij neper kazino, ka mesuar ne media per fundjavet dhe datelindjet e tij disamilioneshe. Per kete, burri i vogel para bashkise qe edhe i merzitur. Vetem per kete. E paskan genjyer per kryetarin. Ai dje mori vesh me ne fund ate qe kishte enderruar te dinte gjithnje. Qe Nanon e tij te dashur e paska te ndershem.

    Korespondeti yne ne Berat na sjell nje deshmi tjeter rrenqethese. Socialistja e njemienje dritareve ka rendur neper rruget e qytetit me gazeten ne dore. "Ju kam thene per kryetarin, se e kemi te ndershem", sokellinte e entuziasmuar ajo qe s'donte as drita e as uje, vetem paqe e harmoni mes socilaisteve.

    Ne fakt, po te leme pak realizmin magjik te nxitur nga deklarimi i pasuris` se Nanos, dhe te kthehemi me kembe ne toke, mund te themi se duke shpallur ate pasuri ne gazeten ZP, se zoteron hicmosgje dhe qe s'paska as shtepi, zoti Nano ka konsumuar nje nga genjeshtrat me te perbindeshme te historise se tij politike. Ai ka pasur shume momente mossinqeriteti ne jeten e tij. Ka deklaruar ne shesh te Vlores se do te ktheje parate, dhe sot pas 6 vitesh s'ka kthyer asnje kacidhe. Deri diku kjo iu justifikua, sepse qe ne nje moment te veshtire politik, ku i duhej te kryente nje mashtrim te vogel publik. Por genjeshtra e djeshme ne mes te dites me diell, ku Nano e shpall veten te pastrehe dhe te vobekte, eshte vertete e tepruar. Realiteti tregon nje tjeter gje. Te gjithe jemi deshmitare se si zoti Nano po shton perdite shpenzimet e tij perrallore, sepse cdo sektor i administrates ku perplasen shume interesa e para eshte nen komanden e tij. Te gjithe jemi deshmitare se si ka filluar te hyje ne fuqi oligopoli Nano-Xhoi. Te gjithe e dime se Nano e ka konsmuar mandatin e tij dhe moralisht qe sot ai eshte i rrezuar si Kryeminister.

    Nano jo vetem ka humbur qetesine brenda kupoles roze, por ka humbur te drejten per te qeverisur, pasi eshte kthyer ne prototipin me te bezdizshem te politikes. Ai merret me vogelsirat me te rendomta te ketij vendi vetem e vetem per te luftuar kundershtaret brenda forces se tij politike ose atyre qe nuk jane dakort me veprimet e tij. Fatos Nano eshte konvertuar ne nje uzurpator i medias dhe taksambledhes per xhepat e tij, te cilat, per fatin tone te keq i paska te shumte. Ne deklaraten e tij te pasurise jo vetem qe ka mashtruar hapur ne menyre te ulet, por ka kryer dhe aktin e denueshem nga ligji, ate te hetimit per deklarim te rreme dhe vjedhje te pasurise se shtetit, sic edhe ia kane thene perdite, edhe ndonje minister i tij.

    Nano del dhe i pastrehe (!), a thua se po luan me anetaret e keshillit te komunes te Baldushkut, te cilet mund t'i genjeje. ! Hajde genjeshter, hajde ! Dhe pa le pastaj, kur deklaron se dhe firma e se shoqes, Xhoanes, ka fituar per vitin 2002 vetem 335 mije leke. Po gjitheato televizore, frigorifere, etj qe na i dhuron Xhoana si bamirese e madhe nga i merr? Me ato pak fitime sa deklaron ajo i bie se po falimenton firma Xhoi Travel ! Por dhe ketu genjehet ne mes te dites a thua se shqiptaret jane raja e familjes Nano.

    Re.po.




    ---------

    Humor nga gazeta Koha Jone

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Qe nje kostum kushton $15000 sme besohet se edhe une e kam konstatuar nje gje te tille ne dyqanet te cilat jane permendur me lart, qe tek Nordsom, Bloomingdales, Macy,s edhe tek shuem te tjera qe shesin rroba "Couture".

    Megjithate nuk bej cudi nese ai ka paguar $1500 kur Armani vete ti kete provuar kostumin.

    Per ato orendite e tjera te shtrenjta ben vaki, por dihet qe ata qe rrjepin nga cdo ane e mundur kane takat te blejne mallra te tilla.

  11. #11
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Politikaneve tane me sa duket u ka ikur truri, nqs kane patur ndonjehere tru.
    E perfytyroj kete tipin duke hyre ne takim i ngref si gjel, dhe me sjell ne mendje Koēin nga filmi "Zonja nga qyteti" dhe nuk e di pse me duket si Bashkim Fino, i shkurter dhe shume i shendoshe, me menget e kostumit qe jane me te gjata se duart.

    E keni vene re qe ne shkrimet e shtypit shqiptar, nuk permenden asnjehere emra kur vjen puna pe te demaskuar apo kritikuar ndonje deputet apo politikan. Gazetari i mesiperm nuk e nxjerr emrin e politikanit, pavaresisht se e di se kush eshte.
    Kur u diskutua ne parlament, per punen e piramidave, Farudin Arapi tha se ishin mbi 200 veta, politikane e zyrtare e korruptuar e te perfshire ne abuzime. Por nuk dha emra.
    Ka edhe shume raste te tjera.

    Ketu gjen vend shprhja: " Si shkojne zogjte o korb?" " Sa shkon e po nxihen".
    Keshtu edhe me qeveritaret shqiptare
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •