Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2003
    Vendndodhja
    NYC,usa
    Postime
    3

    Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë

    Info rreth qytetit,djepit te shtetit bashkohor Shqiptar"Kaçaniku":

    [Kaçaniku eshte ne pjesen jugore te kosoves,neper qytet
    kalojnedy lumenje,ka kushte te mira klimatike.Kaçaniku ka
    pozite me rendesistrategjike,neper te cilen magjistralja
    kryesore Prishtine-Shkup,njeashtu hekurudha e trenit
    Fushe Kosove-Selanik.
    Kaçaniku eshtenyje lidhese e gadishullit ballkanik.
    Kaçaniku,si qytet daton qysh nga shek.XVI.Kaçaniku,
    gjithnje ishte fortifikate e Kosoves,gjate lufterave.
    Zoti e bekofte Kaçanikun,popullin e saj,Kosoven dhe
    tere Shqiperine etnike]

    ------------------------------------------------------------------------------
    -Kushtetuta e Kaçanikut,djep i zhvillimit te nje shteti
    shqiptare demokratik,kushtetute e cila figuron me se
    bukuri kulturen demokratike te shpirtit shqiptar,si harmonine,humanizmin,respektin,lirine,e vlera tjera,
    qe populli dhe qeveria asaj kohe te viteve `90,
    i tha botes qe:
    "Edhe ne dijme te ndertojme shtet bashkohore dhe mbi
    vlera njerezore".
    -Ne ate kohe,kur evropa juglindore,ende i sundonte ligji i tiranise,dhunes e diskriminimit,ndersa kosova ishte vendi i
    pare qe formuloi djepin e shtetit bashkohor shqiptare,te ashtuquajtur:
    ' KUSHTETUTA E KAçANIKUT '


    -Bazuar ne DEKLARATEN E PAVARESISE SE 2 korrikut 1990,
    KUVENDI I REPUBLIKES SE KOSOVES NXJERR:

    -KUSHTETUTA E KAçANIKUT-

    I.DISPOZITAT E PERGJITHSHME

    Neni 1
    Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të
    kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve,
    malazezëve, kroatëve, turqëve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.

    Neni 2*
    Republika e Kosovës si shtet është antare e Bashkësisë së Jugosllavisë.

    Neni 3
    Sovraniteti në Republikën e Kosovës buron nga populli dhe i takon popullit.
    Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror.

    Neni 4
    Sovraniteti i popullit realizohet përmes përfaqësuesve të zgjedhur në organet e pushtetit shtetëror dhe me referendum.

    Neni 5
    Të gjithë anëtarët e organeve përfaqësuese të pushtetit shtetëror i zgjedhin shtetasit e moshës madhore në bazë
    të të drejtës së votës së përgjithëshme, të barabartë, të drejtëpërdrejtë dhe të fshehtë, nga radha e më shumë kandidatëve.
    Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në organet e pushtetit shtetëror janë përgjegjës para zgjedhësve të tyre.

    Neni 6
    Qytetarët si bartës të pushtetit kanë të drejtë të organizohen në parti politike, lidhje, lëvizje e shoqata të qytetarëve.

    Neni 7
    Cdo njeriu dhe qytetari i garantohen liritë dhe të drejtat politike, ekonomike, sociale,
    nacionale e kulturore dhe të drejtat e tjera të përcaktuara me Kushtetutë.
    Askujt nuk mund ti mohohet liria dhe e drejta për të marrë veprim në qoftë se veprimi nuk është i ndaluar shprehimishtë me Kushtetutë dhe ligj.
    *Dispozitat e nenit 2 dhe të neneve të tjera përkatëse do të harmonizohen varësisht ngapërcaktimi
    i te gjitha njësive të tjera përkitazi me organizimin e ardhëshëm të Jugosllavisë

    Neni 8
    Teritori i Republikës së Kosovës është unik, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.
    Kufijtë e Republikës mund të ndryshohen vetëm në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në pajtim
    me vullnetin e shprehur të popullit me të cilin ka të
    bëjë ndryshimi.

    Neni 9
    Qytetarët e Republikës së Kosovës gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Republikës.Shtetasit e njësive të tjera të Bashkësisë së Jugosllavisë gëzojnë liritë dhe të drejtat e përcaktuara me aktin e saj.

    Neni 10
    Organizimi teritorial i Republikës regullohet me ligj.
    Komuna dhe Qyteti janë formë e Bashkësisë teritoriale ku realizohen vetadministrimi lokal.

    Neni ll
    Në Republikën e Kosovës është në përdorim zyrtarë gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
    Në rajonet e republikës së Kosovës ku jetojnë edhe pjesëtarët e nacionaliteteve tjera, në përdorim të barabart zyrtar janë edhe gjuha serbokroate e turke dhe shkrimet e tyre, në pajtim me ligjin.

    Neni 12
    Republika e Kosovës ushtron pushtetin shtetëror në mënyrë sovrane.
    Të drejtat sovrane të Republikës së Kosovës, siguria e saj, si dhe regullimi shoqëror ekonomik e politik janë të mbrojtur me këtë Kushtetutë.

    Neni 13
    Pushteti kushtetutdhënës dhe ligjëdhënës i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përcaktohen me këtë Kushtetutë.

    Neni 14
    Kryesia e Republikës së Kosovës është shef kolegjial i shtetit.
    Të drejtat e detyrat e Kryesisë përcaktohen me këtë Kushtetutë.

    Neni 15
    Organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv është Qeveria.
    Të drejtat e detyrat e Qeverisë përcaktohen me këtë kushtetutë.

    Neni l6
    Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjyqet e pavarura.
    Gjyqet punojnë vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

    Neni 17
    Gjyqi Kushtetues i Kosovës, si organ i pavarur i Republikës, mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

    Neni l8
    Puna e organeve të pushtetit shtetëror është publike.
    Puna publike e organeve të pushtetit shtetëror mund të përjashtohet vetëm në rastet e përcaktuara me ligj.

    Neni l9
    Republika ka stemën e vetë.
    Përmbajtja dhe përdorimi i stemës përcaktohet me ligj.

    Neni 20
    Republika ka flamurin e vetë.
    Përmbajtja dhe përdorimi i flamurit përcaktohet me ligj.

    Neni 21
    Republika ka himnin e vetë.
    Përmbajtja dhe përdorimi i himnit përcaktohet me ligj.

    Neni 22
    Në Republikën e Kosovës është e drejtë e pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare që të përdorin simbolet
    e veta.
    Kushtet dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre rregullohen me ligj.

    Neni 23
    Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.


    II. RENDI EKONOMIK DHE SOCIAL


    Neni 24
    Organizimi i jetës ekonomike dhe sociale rregullohet në
    mënyrën që të gjithë qytetarëve t'u sigurojë standard të
    jetesës në pajtim me drejtësinë, të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqënies, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor.
    Eshtë detyrë e shtetit të nxitë dhe realizojë, në pajtim me parimet demokratike,zhvillimin
    ekonomik, social dhe kulturor, me qëllim të ritjes së të
    ardhurave kombëtare dhe në këtë bazë edhe të mirëqenies ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve, por edhe të
    barazisë së tyre. Për këtë qëllim shteti merr përsipër të bëjë investime ku kërkon interesi
    shoqëror, veçmas në rajonet më pak të zhvilluara, si dhe të përgatisë planet e zhvillimit dhe ndërtimit harmonik të
    Republikës.
    Në këto kufinj dhe baza sigurohet ekonomizimi i lirë i tregut,
    liria ndërmarëse dhe e bashkimit,pavarësia dhe barazia e subjekteve ekonomike në treg, si dhe iniciativa e lirë
    private ekonomike, duke i mundësuar secilit që me punën e vetë t'ia siguroj vetvehtes ekzistencën adekuate.

    Neni 25
    Me ligj përcaktohet më hollësisht se veprimtaria ekonomike e lirë nuk mund të zhvillohet
    në kundërshtim me interesin shoqëror, ose në mënyrën që t'i shkaktojë dëme sigurisë, lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Me ligj përcaktohet mënyra sipas së cilës veprimtaria ekonomike publike dhe private drejtohet dhe koordinohet për qëllimet e
    shoqërisë. Në qarkullim ekonomik vlen parimi i marrëveshjes së lirë në pajtim me ligjin.

    Neni 26
    Garantohen të gjitha format e pronësisë.
    Të gjitha format e pronësisë janë të barabarta dhe gëzojnë mbrojtje të njejtë.
    Bartës të së drejtës së pronësisë janë personat fizik dhe juridik.

    Neni 27
    Me ligj mund të përcaktohet shfrytëzimi dhe regjimi i pronësisë në pajtim me interesin e përgjithshëm.
    Shpronësimi(eksproprijimi) lejohet vetëm për qëllime shoqërore të bazuara në ligj dhe vetëm në bazë të kompensimit që i përgjigjet vlerës së sendit në treg në ditën e shpalljes
    së aktit të shpronësimit.
    Shpronësimi lejohet vetëm në qoftë se qëllimet e përgjithëshme shoqërore nuk mund të arrihen në mënyrë tjetër.
    Kompensimin çdo herë e përcakton gjyqi civil.

    Neni 28
    Qytetarëve u garantohet e drejta e pronësisë në tokën bujqësore.
    Me ligj përcaktohen kushtet dhe kufijtë në bazë të të cilave mund të fitohet e drejta e pronësisë në pyje dhe në tokën pyjore.

    Neni 29
    Pasuritë e natyrës dhe të mirat në përdorim të përgjithshëm,
    si dhe të mirat me interes të përgjithshëm, janë në pronësi shoqërore ose shtetërore. Me ligj mund të përcaktohen
    kushtet e fitimit të të drejtës së shfrytëzimit në pasuritë e natyrës dhe në të mirat në përdorim të përgjithshëm.

    Neni 30
    Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyrës, e ujrave dhe e ajrit nga prishja dhe ndotja, është
    detyrë e shtetit, e organizatave ekonomike e shoqërore dhe e të gjithë qytetarëve.

    Neni 31
    Personi i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë nën kushtet e përcaktuara me ligj.
    Personit të huaj i garantohet e drejta që të veprojë e të organizojë veprimtari të pavarrur, ose të investojë në
    ndërmarjet e vendit ose të formojë ndërmarje të përzier në kushtet e përcaktuara me ligj.

    Neni 32
    Me ligj rregullohet mbrojtja dhe zhvillimi i zejes.

    Neni 33
    Të gjitha pasuritë kulturore dhe historike, pa marrë parasysh në pronësinë e kujt janë,
    paraqesin pasuri të popullit.Ato janë nën mbrojtjen e shtetit dhe me ligj përcaktohen
    masat e ruajtjes së tyre.

    Neni 34
    Garantohet mbrojtja e punës intelektuale, e drejta e autorit, e shpikjes dhe e risimeve si
    dhe e artit e letërsisë.
    Shkenca dhe kërkimet shkencore, si dhe zbatimi i njohurive të tyre,janë bazë qenësore e
    shoqërisë, të cilat shteti dhe shoqëria detyrohet t'i ndihmojë gjithanshëm.

    Neni 35
    E drejta e trashigimisë garantohet dhe regullohet me ligj.

    Neni 36
    Qytetarët kanë të drejta në sigurim,pensionim dhe ndihmë në rast të paaftësisë për punë
    për shkak të sëmundjes, fatkeqësisë, amësisë, invaliditetit, moshës ose vdekjes, në rastin
    e ngritjes së fëmijës si dhe për ndihmat për rastet e përcaktuara me ligj.
    Shteti u siguron qytetarëve shërbimin e nevojshëm mjeksor në qendrat shëndetsore në
    Republikë.

    Neni 37
    Cdo fëmije, sipas pozitës së tij të mitur, pa dallim race, gjinie, gjuhe, besimi, të
    prejardhjes nacionale ose sociale, të pasurisë ose lindjes, ka të drejta në masat mbrojtëse
    nga ana e familjes, e shoqërisë dhe e shtetit.

    Neni 38
    Personat e mitur,personat e paaftë për punë dhe të moshuarit, që nuk kanë të afërm, ose
    që kanë ngelur pa kujdesin e të afërmve të vetë, gjenden në mbrojtje të veçantë të shtetit.

    Neni 39
    Cdo qytetar ka të drejtë në vendosje adekuate banimi.Me ligj përcaktohet vendosja
    higjenike dhe ekonomike me anë të masave të drejtuara në lehtësimin e shfrytëzimit e të
    fitimit të pronësisë dhe të nxitjes së investimit të kapitalit privat për këtë qëllim.

    Neni 40
    Mjetet për realizimin e të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe ligj nga
    lëmi i shëndetësisë, i mbrojtjes sociale dhe të fëmijve dhe të formave të tjera të sigurimit
    social, të arsimit, të shkencës, të kulturës, të kulturës fizike, si dhe në lëmitë e tjera të
    përcaktuara me ligj, sigurohen me bugjet.
    Mjetet për realizimin e të drejtave të të zënëve me punë në bazë të sigurimit të
    detyrueshëm social ( shëndetsor, pensional, invalidor e të tjerë), i sigurojnë të zënët me
    punë dhe punëdhënësit në pajtim me ligjin.

    Neni 41
    Me ligj mundë të përcaktohen veprimtaritë që kanë vetitë e shërbimeve publike dhe
    përcaktohet mënyra e ushtrimit të tyre.



    III. LIRITE, TE DREJTAT DHE DETYRAT E NJERIUT DHE TE QYTETARIT

    Neni 42
    Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit janë të kufizuara vetëm me liritë dhe të
    drejtat e barabarta të të tjerëve.

    Neni 43
    Qytetarët janë të barabartë në të drejta dhe detyra dhe gëzojnë mbrojtje të njëjtë para
    organeve shtetërore dhe organeve të tjera, pa dallim kombësie, race, gjinie, feje, bindje
    politike dhe bindje tjetër, arsimi, prejardhjeje sociale, gjendje materiale ose vetie tjetër
    personale.

    Neni 44
    Jeta e njeriut është e pacënueshme.
    Dënimi me vdekje mundë të përcaktohet me ligj dhe shqiptohet përjashtimisht vetëm për
    format më të rënda të veprave të rënda penale.

    Neni 45
    Liria e njeriut është e pacënueshme.
    Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveç në rastet dhe në procedurën e përcaktuar me ligj,
    në bazë të vendimit të gjyqit kompetent.
    Heqja e kundërligjshme e lirisë dënohet.

    Neni 46
    Personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale, mund të vihet në
    paraburgim dhe të mbahet në paraburgim vetëm kur kjo është e domosdoshme për
    zbatimin e procedurës penale ose për sigurinë e njerëzve.Paraburgimi caktohet me
    vendim të gjyqit, e vetëm në raste të jashtëzakonshme, në kushtet e caktuara me ligj, me
    vendim të organit tjetër të autorizuar me ligj- më së shumti deri në tri ditë.
    Personit që është vënë në paraburgim duhet t'i dorëzohet vendimi me shkrim, i arsyetuar,
    në momentin e paraburgimit.Kundër këtij vendimi ky person ka të drejtë ankese mbi të
    cilën gjyqi vendos brenda afatit prej 48 orësh.
    Koha e paraburgimit duhet të reduktohet në masën më të vogël të domosdoshme.
    Paraburgimi sipas vendimit të shkallës së parë mund të zgjasë më së shumti tre muaj nga
    dita e vënies në paraburgim. Ky afat me vendim të Gjyqit Suprem mund të zgjatet edhe
    tre muaj. Në qoftë se deri në kalimin e këtyre afateve nuk ngritet padia, i pandehuri lirohet.

    Neni 47
    Qytetarëve u garantohet liria e qarkullimit dhe e banimit dhe e drejta që të largohen nga
    vendi dhe që të kthehen në të.
    Liria e qarkullimit dhe e banimit mund të kufizohen vetëm me ligj, nëse këtë e kërkon
    zhvillimi i procedurës penale,parandalimi i sëmundjeve ngjitëse ose interesat e mbrojtjes
    së vendit.

    Neni 48
    Dinjiteti i njeriut dhe jeta e tij private janë të pacenueshme.

    Neni 49
    Qytetarëve u garantohet liria e punës, zgjedhja e lirë e profesionit dhe e punës dhe e drejta, në kushtet e njejta,
    për çdo vend pune dhe funksion.Ndalohet puna me dhunë.

    Neni 50
    Punëtori ka të drejtë për kushtet e punës që i sigurojnë integritetin dhe sigurinë fizike dhe
    morale të tij.

    Neni 51
    Të zënët me punë, në mënyrën e përcaktuar me ligjin dhe kontratën kolektive, kanë të drejtë në kompensim adekuat
    për punë.

    Neni 52
    Të zënët me punë kanë të drejtë në grevë, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

    Neni 53
    Në pajtim me ligjin, të zënët me punë kanë të drejtë në kohë të kufizuar të punës prej 42
    orëve në javë, në pushim ditor dhe javor dhe në pushim vjetor me pagesë.

    Neni 54
    Qytetarët të cilët nuk janë plotësisht të aftë për punë u garantohet aftësimi për punë
    gjegjëse dhe krijohen kushtet për punësimin e tyre, në pajtim me ligjin.
    Në kushtet e përcaktuara me ligj, garantohet e drejta në sigurinë materiale gjatë kohës së
    papunësisë së përkohëshme.

    Neni 55
    Qytetari që i ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur.
    Në zgjedhje marin pjesë partitë politike, lëvizjet, lidhjet e shoqatat, të cilat formohen e
    veprojnë lirisht, si dhe grupet e qytetarëve. Ato duhet të respektojnë parimin e sovranitetit
    popullor e të demokracisë dhe t'u përmbahen kufinjëve të aktivitetit të përcaktuar me
    Kushtetutë dhe ligj.

    Neni 56
    Garantohet liria e bashkimit, e mbledhjes dhe e tubimit publik të qytetarëve, si dhe liria e
    organizimit dhe aktivitetit politik dhe sindikal, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
    Të zënët me punë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të veta, mund të
    organizojnë aktivitete sindikale dhe të anëtarësohen në to sipas vullnetit.
    Ndalohet organizimi dhe aktiviteti politik i drejtuar në ndryshimin me dhunë të
    rregullimit të përcaktuar me Kushtetutë dhe cënimin e tërësisë teritoriale e të pavarësisë
    së Bashkësisë së Jugosllavisë e të Republikës, nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit
    nacional, racor e fetar. Mënyra e realizimit të lirisë së organizimit dhe të aktivitetit politik
    e sindikal rregullohet me ligj.

    Neni 57
    Fshehtësia e letrave dhe e mjeteve të tjera të komunikimit është e pacënueshme.
    Me ligj mund të përcaktohet që vetëm në bazë të vendimit të gjyqit mundë të bëhet
    përjashtim nga parimi i pacënueshmërisë së fshehtësisë së letrave dhe të mjeteve të tjera
    të komunikimit, po qe se kjo është e domosdoshme për zhvillimin e procedurës penale
    ose për sigurinë e vendit.

    Neni 58
    Garantohet mbrojtja e të dhënave personale.
    Mbledhja, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave personale regullohet me ligj.

    Neni 59
    Banesa është e paprekëshme.
    Me ligj mund të përcaktohet që personi zyrtar vetëm në bazë të vendimit të gjyqit mund
    të hyjë në banesë ose në lokalet e tjera kundër vullnetit të mbajtësit të tyre dhe në to të
    bëjë bastisje.
    Bastisja mund të bëhet vetëm në praninë e dy dëshmitarëve.
    Në kushtet e përcaktuara me ligj, personi zyrtar mund të hyjë në banesë ose në lokale pa
    vendimin e gjyqit dhe të bëjë bastisjen nëse kjo është e domosdoshme për të zënë
    drejtëpërsëdrejt kryesinë e veprës penale ose për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë.

    Neni 60
    Secili ka të drejtë për mbrojtjen e barabartë të të drejtave të veta në procedurë para gjyqit,
    organeve shtetërore dhe organeve e organizatave të tjera, që vendosin mbi të drejtat,
    obligimet dhe interesat e tij.
    Secilit i garantohet e drejta e ankesës, ose e mjetit tjetër juridik kundër vendimeve të
    gjyqit, të organeve shtetërore dhe të organeve e organizatave
    të tjera, me të cilat vendoset mbi të drejtën ose interesin e tij të bazuar në ligj.

    Neni 61
    Askush nuk mund të dënohet për vepër e cila, para se të kryhet, nuk ka qenë e
    parashikuar me ligj ose me dispozitë të bazuar në ligj si vepër e dënueshme, e as të
    shqiptohet dënimi që nuk ka qenë i paraparë për atë vepër.
    Veprat penale dhe sanksionet penale mund të caktohen vetëm me ligj.
    Sanksionet penale i shqyrton gjyqi kompetent sipas procedurës së përcaktuar me ligj.
    Askush nuk mund të konsiderohet fajtor për vepër penale për derisa kjo të mos vërtetohet
    me aktgjykim gjyqësor të formës së prerë.Personi që është dënuar pa arsye për vepër
    penale ose i cili pa bazë është privuar nga liria, ka të drejtë për rehabilitim dhe për
    shpërblimin e dëmit nga mjetet shtetërore, si dhe të drejtat e tjera të përcaktuara me ligj.

    Neni 62
    Secilit i garantohet e drejta për mbrojtje para gjyqit. Askush që nxirret para gjyqit ose
    organit tjetër kompetent për zhvillimin e procedurës, nuk mund të dënohet në qoftë se
    sipas ligjit nuk është marrë në pyetje ose nuk i është dhënë mundësi që të mbrohet.
    I pandehuri ka të drejtë të marrë mbrojtësin të cilit, në pajtim me ligjin, i bëhet e mundur
    mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave dhe i interesave të të pandehurit.
    Me ligj përcaktohet se në cilat raste i pandehuri medoemos duhet të ketë mbrojtësin.

    Neni 63
    Qytetari, sipas kushteve të përcaktuar me ligj, ka të drejtë të kërkojë zhdëmtim nga shteti,
    për dëmin që i shkaktohet nga veprimet e paligjshme të organeve shtetërore gjatë
    ushtrimit të detyrës, ose nga organizata që ushtron autorizime publike.

    Neni 64
    Garantohet rrespektimi i personalitetit të njeriut dhe i dinjitetit njerëzor në procedurën
    penale dhe në çdo procedurë tjetër, në rast heqjeje, rrespektivisht kufizimi të lirisë, si dhe
    gjatë kohës së ekzekutimit të dënimit.
    Garantohet pacënueshmëria e integritetit të personalitetit të njeriut, të jetës personale dhe
    familjare, si dhe të drejtat e tjera personale.
    Ndalohet dhe është i dëmshëm çdo detyrim për të pranuar dhe për t'u deklaruar.
    Ndaj askujt nuk mund të zbatohen mundime apo ndëshkime, rrespektivisht sjellje
    nënçmuese. Posaçërisht është e ndaluar që ndaj ndokujt, pa lejen e tij, të bëhen
    eksperimente medicinale ose eksperimente të tjera shkencore.

    Neni 65
    Eshtë e drejtë e njeriut që të vendosë lirisht për lindjen e fëmijes.

    Neni 66
    Familja gëzon mbrojtje të posaçme ligjore.
    Nëna dhe fëmija gëzojnë mbrojtje të posaçme.
    Martesa dhe marrëdhëniet juridike në martesë e në familje rregullohen me ligj.

    Neni 67
    Eshtë i obligueshëm shkollimi fillor që zgjat së paku tetë vjet.
    Qytetarët kanë të drejtë që, në kushte të barabarta të përcaktuara me ligj, të fitojnë dije
    dhe përgatitje profesionale në të gjitha shkallët e arsimit.
    Në shkollat që financohen nga të ardhurat publike shkollimi është pa pagesë.

    Neni 68
    Në shkollat fillore, të mesme, të larta e fakultete, respektivisht në paralelet e tyre
    sigurohen kushtet për mësimin në gjuhën amëtare, respektivisht në gjuhën shqipe,
    sërbokroate dhe turke, në pajtim me ligjin.
    Në rajonet ku jetojnë romët, varësisht nga kushtet, sigurohet mësimi fillor edhe në gjuhën
    rome.

    Neni 69
    Garantohet liria e krijimit dhe e publikimit shkencor, profesional dhe artistik si dhe e
    krijimeve të tjera kulturore.

    Neni 70
    Garantohet liria e mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit.

    Neni 71
    Garantohet liria e shtypit dhe e formave të tjera të informimit publik.
    Qytetarët kanë të drejtë që në mjetet e informimit publik të botojnë mendimet e veta.
    Qytetarët, organet shtetërore,partitë politike, lidhjet, lëvizjet, e qytetarve, në kushtet e
    caktuara me ligj, mund të botojnë shtypin dhe të përhapin informata me anë të mjeteve të
    tjera të informimit.
    Me ligj dënohet cenzura dhe çdo masë tjetër preventive që e cenon lirinë e shtypit dhe
    format e tjera të informimit publik.

    Neni 72
    Qytetari ka të drejtë të kritikojë publikisht punën e organit shtetëror, partisë politike,
    lidhjes, lëvizjes ose shoqatës së qytetarëve dhe të bartësve të autorizimeve publike si dhe
    që t'u paraqesë parashtresa, peticione, propozime e inisiativa dhe që për to të marrë
    përgjigje.

    Neni 73
    Shtetasi i Republikës së Kosovës në botën e jashtme gëzon mbrojtjen e Republikës së vet.
    Shtetasi i Republikës së Kosovës nuk mund të zhvishet nga shtetësia, të largohet nga
    vendi, e as të ekstradohet.
    Shtetasit të Republikës së Kosovës, i cili nuk gjendet në vend, e i cili disponon me
    shtetësi tjetër, mundet që vetëm përjashtimisht, në bazë të ligjit, t'i merret shtetësia, në
    qoftë se me punën e vetë u shkakton dëm interesave ndërkombëtare ose interesave të tjera
    të Republikës së Kosovës ose në qoftë se refuzon të kryej obligimet qytetare.

    Neni 74
    U garantohet e drejta e strehimit shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi,të cilët
    ndiqen për shkak të angazhimit të tyre për pikpamje dhe lëvizje demokratike, për çlirimin
    social dhe nacional, për lirinë dhe të drejtat e personalitetit të njeriut ose për lirinë e
    krijimit shkencor ose artistik.

    Neni 75
    Qytetarit i garantohet liria e shprehjes së përkatësisë kombëtare, liria e shprehjes së
    kulturës kombëtare dhe liria e përdorimit të gjuhës e të shkrimit të saj.
    Qytetari nuk është i detyruar të deklarohet se cilës përkatësi kombëtare i takon, as të
    përcaktohet që t'i takojë njërit nga kombet, respektivisht pakicës kombëtare.
    Eshtë kundërkushtetuese dhe dënohet çdo propagim ose zbatim i pabarazisë kombëtare, si
    dhe çdo mbjellje e urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racial ose fetar, mohimi i historisë,
    kulturës dhe i vlerave të tjera kombëtare.

    Neni 76
    Garantohet liria e ndërgjegjes, besimit fetar dhe e manifestimit të fesë.
    Bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të lira në kryerjen e punëve fetare dhe
    të ceremonive fetare.
    Bashkësitë fetare mund të hapin shkolla fetare dhe ente bamirëse.

    Neni 77
    Mbrojtja e vendit është e drejtë e pacënueshme dhe e patjetërsueshme dhe obligim dhe
    nder i madh i çdo qytetari.

    Neni 78
    Eshtë detyrë e secilit t'i jap ndihmë tjetrit në rrezik dhe të marrë pjesë në mënjanimin e
    rrezikut të përgjithshëm.

    Neni 79
    Liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk mund të merren e as të kufizohen.
    Liritë dhe të drejtat realizohen, ndërsa detyrimet përmbushen në bazë të Kushtetutës.
    Me ligj mund të caktohet vetëm mënyra e realizimit të disa lirive dhe të drejtave kur kjo
    është e përcaktuar me Kushtetutë ose kur kjo është e domosdoshme për realizimin e tyre.
    Sigurohet mbrojtja gjyqësore e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.


    IV. KUSHTETUTSHMERIA DHE LIGJSHMERIA


    Neni 80
    Përkujdesja për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë është obligim i të gjithëve dhe i
    secilit.

    Neni 81
    Ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën.
    Dispozitat dhe aktet e tjera të organeve republikane duhet të jenë në pajtim me ligje.
    Dispozitat dhe aktet e tjera nuk mund të jenë në kundërshtim me ligjin dhe me dispozitat
    e tjera republikane.

    Neni 82
    Ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera hyjnë në fuqi jo më parë se ditën e tetë pas shpalljes, në
    qoftë se për shkaqe posaçërisht të arsyeshme nuk është parashikuar që të hyjnë në fuqi në
    afat më të shkurtër.
    Ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera të organeve republikane,komunale e të qytetit shpallen
    në "Gazetën Zyrtare të Republikes së Kosovës".

    Neni 83
    Ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera nuk mund të kenë efekt prapaveprues.
    Vetëm me ligj mund të caktohet që disa dispozita të tij, nëse këtë e kërkon interesi i
    përgjithshëm, të kenë efekt prapaveprues.
    Veprat e dënueshme përcaktohen dhe dënimet për këto vepra shqiptohen sipas ligjit,
    përkatësisht dispozitës tjetër që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës, përveç
    nëse ligji,përkatësisht dispozita e re është më e butë për kryesin.

    Neni 84
    Organet shtetërore dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike, në çështjet
    individuale mund të vendosin mbi të drejtat dhe detyrat ose, në bazë të ligjit, të aplikojnë
    masa detyrimi ose kufizimi, vetëm në procedurën e përcaktuar me ligj në të cilën i jipet
    mundësia secilit që ti mbrojë të drejtat e interesat e veta dhe që kundër aktit të nxjerrë të
    paraqesë ankesë ose të përsërisë mjetin tjetër juridik të parashikuar me ligj.

    Neni 85
    Kundër vendimeve dhe akteve të tjera individuale të organeve gjyqësore, administrative
    dhe të organeve të tjera shtetërore, si dhe kundër akteve të këtilla të organeve dhe
    organizatave që ushtrojnë autorizime publike të nxjerra në shkallën e parë, mund t'i
    paraqitet ankesa organit kompetent.
    Në rastet e jashtëzakonshme dhe të caktuara me ligj mundë të përjashtohet ankesa, po qe
    se në mënyrë tjetër është sigurua mbrojtja e të drejtave dhe e ligjëshmërisë.
    Mbi ligjshmërinë e akteve individuale përfundimtare, në të cilat organet shtetërore ose
    organizatat që ushtrojnë autorizime publike vendosin mbi të drejtat ose obligimet, vendos
    gjyqi në konfliktin administrativ, po qe se për çështjen e caktuar nuk është parashikuar
    me ligj mbrojtja tjetër gjyqësore.
    Vetëm me ligj për llojet e caktuara të çështjeve administrative, mund të përjashtohet
    konflikti administrativ.

    Neni 86
    Mosnjohja e gjuhës në të cilën zhvillohet procedura nuk mund të jetë pengesë për
    mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve.
    Secilit i garantohet e drejta që në procedurën para gjyqit, organeve të tjera shtetërore, të
    organeve dhe organizatave që në ushtrimin e autorizimeve publike vendosin mbi të
    drejtat dhe obligimet e njerëzve e të qytetarëve, të përdorë gjuhën e vet dhe që, në këtë
    procedurë të njihet në gjuhën e vetë me faktet.


    V. ORGANIZIMI TERITORIAL I REPUBLIKES

    Komuna dhe Qyteti

    Neni 87
    Komuna është njësi teritoriale në të cilën qytetarët realizojnë vetadministrimin, në
    harmoni me statutin e komunës.
    Republika me ligj mund ti besojë kryerjen e disa punëve komunës.

    Neni 88

    Komuna në bazë dhe në suaza të Kushtetutës dhe të ligjit nëpërmjet organeve të veta:
    l. miraton programin e zhvillimit, planin urbanistik, buxhetin dhe llogarinëpërfundimtare;
    2. siguron zhvillimin e veprimtarive komunale dhe me dispozitat e veta rregullon kushtet
    e përgjithshme për kryerjen e tyre;
    3. përkujdeset për ndërtimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e rrugëve lokale dhe rrugicave si
    dhe të objekteve të tjera publike me interes komunal;
    4. rregullon shfrytëzimin e tokës ndërtimore dhe të hapsirës afariste;
    5. përkujdeset për përmbushjen e nevojave të qytetarëve në lëmin e kulturës, arsimit,
    shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe të fëmijve, të kulturës fizike, zejtarisë, turizmit dhe të
    hotelerisë, të mbrojtjes e përparimit të mjedisit jetësor dhe në sferat e tjera me interesa të
    drejtëpërdrejt për qytetarët;
    6. siguron zbatimin e dispozitave komunale, si dhe ligjeve dhe dispozitave të tjera
    republikane, realizimi i të cilave i është besuar komunës dhe
    7. formon organe, organizata dhe shërbime të komunës.
    Komunës i takojnë të hyrat e përcaktuara me ligj.
    Mjetet për përmbushjen e nevojave të qytetarëve mund të sigurohen edhe me
    vetëkontribut, në pajtim me ligjin.Për zbatimin e vetëkontributit qytetarët vendosin me
    referendum.

    Neni 89
    Komuna ka statutin me të cilin regullohen funksionet e komunës, organizimi dhe puna e
    organeve komunale, si dhe çështjet e tjera me interes për komunën.
    Statutin e nxjerr kuvendi i komunës.

    Neni 90
    Për punët e komunës qytetarët vendosin me referendum dhe nëpërmjet deputetëve në
    kuvendin e komunës.
    Kuvendin e komunës e përbëjnë deputet të zgjedhur në zgjedhjet e lira, të drejtëpërdrejta,
    me vota të fshehta.

    Neni 91
    Me ligj mund të përcaktohet se komuna ka statusin e Qytetit.
    Me ligj përcaktohen punët, të cilat Republika ia beson Qytetit.

    Neni 92
    Qyteti i Prishtinës është njësi e posaçme teritoriale.
    Qyteti ka statutin me të cilin rregullohen funksionet e qytetit,organizimi dhe puna e
    organeve të qytetit, si dhe çështje të tjera me interes për qytetin.
    Statutin e Qytetit e nxjerr Kuvendi i Qytetit.
    Kuvendin e Qytetit e përbëjnë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e lira, të drejtëpërdrejta,
    me vota të fshehta.
    Qyteti i Prishtinës kryen punët e komunës të përcaktuar me Kushtetutë, të cilat janë me
    interes për Qytetin e Prishtinës si tërësi.
    Me ligj, në kompetencë të qytetit, mund të barten disa të drejta dhe obligime të
    Republikës.


    VI. TE DREJTAT DHE DETYRAT E REPUBLIKES

    Neni 93
    Të drejtat dhe detyrat e Republikës i ushtrojnë organet republikane të caktuara me
    Kushtetutë.
    Liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit, barazia përpara ligjit, pavarësia dhe pozita e
    barabartë e të gjithë subjekteve të ekonomizimit, janë bazë dhe suazë e autorizimeve dhe
    e përgjegjësisë së organeve republikane.

    Neni 94
    Organet republikane, në kuadër të të drejtave e të detyrave të Republikës, të përcaktuara
    me ligj, përcaktojnë politikën, miratojnë e zbatojnë ligjin dhe dispozitat dhe aktet e tjera,
    ushtrojnë mbrojtjen kushtetuese- gjyqësore dhe atë gjyqësore të kushtetutshmërisë dhe
    ligjshmërisë.
    Organeve të tjera në Republikë mund t'u besohet zbatimi i ligjeve dhe i dispozitave të
    tjera si dhe i akteve të tjera nga suazat e të drejtave e të detyrave të Republikës, me kusht
    që organet republikane të jenë përgjegjës për kryerjen e këtyre punëve.

    Neni 95
    Republika realizon dhe siguron:
    1. sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë teritoriale të Republikës dhe pozitën
    ndërkombëtare e marrëdhëniet e Republikës me shtetet e tjera dhe me organizatat e
    ndryshme ndërkombëtare;
    2. liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit dhe kushtetutshmërinë e ligjshmërinë;
    3. mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e sistemit të përcaktuar me
    Kushtetutë;
    4. të drejtat sendore dhe detyrimet, pozitën juridike të subjekteve të ekonomizimit,
    sistemin në sferat e financave, të marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme, të tregut,
    të planifikimit, të marrëdhënieve të punës, të mbrojtjes në punë, të sigurimit social dhe
    format e tjera të sigurisë sociale dhe qështjet e tjera në sferën e marrëdhënieve
    ekonomike,sociale me interes të përgjithshëm;
    5. sistemin e shëndetësisë, të mbrojtjes sociale e të fëmijve, të arsimit, të shkencës, të
    kulturës e të kulturës fizike,informimit shoqëror e publik;
    6. kontrollin e ligjshmërisë lidhur me disponimin e mjeteve të personit juridik, revizionin
    financiar të të dalurave publike dhe mënyrën e organizimit të këtyre punëve;
    7. qëllimet themelore dhe drejtimet e zhvillimit ekonomik, demografik, rajonal e social,
    organizimin dhe shfrytëzimin e hapsirës, mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor,
    politikën dhe masat për orientimin dhe nxitjen e zhvillimit, duke përfshirë edhe
    zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara,rezervat e mallrave;
    8. financimin e ushtrimeve të funksioneve të Republikës të përcaktuara me Kushtetutë e
    me ligj;
    9. organizimin, kompetencën dhe punën e organeve shtetërore;
    l0.punët e tjera të përcaktuara me Kushtetutë.


    VII. ORGANET REPUBLIKANE

    l. KUVENDI I REPUBLIKES
    Neni 96
    Kuvendi i Republikës është organ i pushtetit ligjdhënës.

    Neni 97
    KUVENDI I REPUBLIKES:
    1.vendos për nxjerrjen dhe ndryshimin e Kushtetutës së Republikës, si dhe jep pëlqimin
    mbi aktin më të lartë të bashkësisë së Jugosllavisë;
    2.përcakton politikën, nxjerr ligje dhe dispozita të tjera si dhe akte të përgjithshme;
    3. miraton planin e zhvillimit, planin hapësinor, buxhetin dhe llogarinë përfundimtare;
    4. vendos për ndryshimin e kufijve të Republikës;
    5. përcakton organizimin teritorial të Republikës;
    6.vendos për luftën dhe paqën;
    7. ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare;
    8. shpall referendumin republikan;
    9. shpall huat publike republikane dhe vendos për hyrjen borxh të Republikës;
    10. zgjedh dhe shkarkon: kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit të Republikës, kryetarin,
    nënkryetarin dhe ministrat në Qeverinë e Republikës,kryetarin dhe gjyqtarët e Gjyqit Kushtetues,
    Gjyqit Suprem dhe të gjyqeve të regullta në Republikë,prokurorin publik republikan dhe prokurorët
    publik në Republikë dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike të caktuara me ligj;
    ll. bënë kontrollin e punës së Qeverisë dhe të organeve të tjera, si dhe bartësve të
    funksioneve publike që janë përgjegjës përpara Kuvendit të Republikës, në pajtim me
    Kushtetutën dhe ligjin;
    l2. shpall zgjedhjet e parakohëshme për kuvendet e komunave dhe të Qytetit në rastet kur
    konstaton se është bërë shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe e ligjit, si dhe kur janë cënuar të
    drejtat e qytetarëve dhe të nacionaliteteve;
    l3. amniston kryesit e veprave penale;
    l4. shpall ligjet;
    l5. jep interpretime autentike të ligjeve;
    l6. kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

    Neni 98
    Kuvendi i Republikës përbëhet nga një dhomë dhe ka 130 deputetë.
    Deputetët zgjedhen në zgjedhjet e lira, të drejtëpërdrejta, me vota të fshehta.
    Kandidatët për deputetë mund t'i propozojnë: partitë politike, lëvizjet, lidhjet, shoqatat
    dhe grupet e qytetarëve.
    Mënyra e zgjedhjes dhe e revokimit të deputetëve dhe formimi i njësive zgjedhore
    regullohen me ligj.

    Neni 99
    Deputeti përfaqëson qytetarët e njësisë zgjedhore në të cilën zgjedhet.
    Deputeti është përgjegjës para zgjedhësve të njësisë zgjedhore.

    Neni 100
    Deputeti gëzon imunitet.
    Deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale, të arrestohet apo të dënohet për
    mendimin e shprehur ose për dhënien e votës në Kuvendin e Republikës.
    Deputeti nuk mund të arrestohet pa lejen e Kuvendit te Republikës, e në qoftë se thirret
    në imunitet, kundër tij nuk mund të inicohet procedura penale pa lejen e Kuvendit të
    Republikës.
    Deputeti mund të arrestohet pa lejen e Kuvendit të Republikës vetëm në qoftë se është
    zënë në kryerjen e veprës për të cilën është përcaktuar dënimi me burg në kohëzgjatje më
    tepër se pesë vjetë.
    Kuvendi i Republikës mund të vendosë që të zbatohet imuniteti ndaj deputetit i cili nuk
    është thirrë në imunitet në qoftë se kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të tij.

    Neni 101
    Deputetët zgjedhen për katër vjet.Po për këtë periudhë zgjedhet edhe kryetari dhe
    nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.
    Ditën e verifikimit të mandatit të deputetëve të rij pushon funksioni i deputetëve,mandati
    i të cilëve kalon.
    Kuvendi i Republikës, në rast rreziku të drejtëpërdrejtë nga lufta, ose në rast të gjendjes
    së luftës, vendos mbi zgjatjen e mandatit të deputetëve të Republikës, si dhe mbi zgjatjen
    e mandatit të deputetëve në kuvendet e komunave dhe të qytetit.

    Neni 102
    Kuvendi i Republikës mban mbledhje të rregullta.
    Mbledhja e Kuvendit mund të thirret edhe me kërkesë të Kryesisë së Republikës, të
    Qeverisë së Republikës, ose të më së paku 30 deputetëve me rend dite të përcaktuar më
    parë.
    Kuvendi i Republikës vendos në mbledhjen në të cilën merr pjesë shumica e numrit të
    përgjithshëm të deputetëve.Kuvendi merr vendime me shumicë votash, në qoftë se me
    Kushtetutë nuk është parashikuar shumica e posaçme.
    Të drejtën e propozimit të ligjeve dhe të dispozitave të tjera e kanë Qeveria, çdo deputet
    dhe më së paku 20.000 qytetar-bartës të të drejtës zgjedhore.

    Neni 103
    Kryetari i Kuvendit të Republikës, e në mungesë të tij, nënkryetari i Kuvendit, përfaqëson
    Kuvendin, thërret mbledhjet e Kuvendit, nënshkruan aktet që i nxjerr Kuvendi dhe shpall
    me dekret ligjet republikane, si dhe shpall zgjedhjet.

    Neni 104
    Për shqyrtimin e propozimit të ligjeve dhe të akteve të tjera dhe përcjelljen e realizimit të
    tyre, Kuvendi mund të formojë forume punuese të përhershme dhe të përkohëshme.
    Në Kuvend formohet Komisioni për liritë dhe të drejtat e qytetarëve si dhe barazinë
    nacionale.

    Neni 105
    Kuvendi i Republikës mund të vendosë që, për disa çështje nga kompetenca e tij,
    qytetarët të vendosin në referendum republikan.

    Neni 106
    Puna e Kuvendit të Republikës dhe e forumeve punuese, organizimi i tyre i brendshëm
    dhe të drejtat e detyrat e deputetëve rregullohen me Regulloren e punës.


    2. KRYESIA E REPUBLIKES
    Neni 107
    Kryesia e Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën.

    Neni 108
    Kryesia e Republikës:
    l. vendos mbi çështjet nga sfera e mbrojtjes popullore, në pajtim me Kushtetutën dheligjin dhe
    udhëheq rrezistencën popullore në luftë;
    2. miraton dekrete me fuqi ligjore, në rast të rrezikut të drejtëpërdrejtë nga lufta, gjatë
    kohës së gjendjes së luftës, rrezikimit të pavarësisë nacionale, ose të tërësisë teritoriale
    dhe pamundësisë së funksionimit të rregullt të organeve republikane në qoftë se Kuvendi
    i Republikës nuk ka mundësi të mbajë mbledhje. Me dekrete me fuqi ligjore mund të
    suprimohen disa dispozita të Kushtetutës që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e
    qytetarëve dhe me organizimin, përbërjen dhe autorizimet e disa organeve republikane.
    Dekretet me fuqi ligjore Kryesia e Republikës ia paraqet Kuvendit të Republikës për
    verifikim menjiherë posa ai të ketë mundësi të mblidhet;
    3. përcakton planet dhe masat për mbrojtjen e vendit, jepë udhëzime për marrjen e
    masave për përgatitjen dhe mobilizimin e burimeve dhe forcave të vendit për mbrojtje
    dhe për kordinimin e planeve dhe të masave të subjekteve të tjera, përcakton ekzistimin e
    rrezikut të drejtëpërdrejt nga lufta, urdhëron mobilizimin e përgjithshëm dhe të
    pjesërishëm dhe, në qoftë se Kuvendi i Republikës nuk ka mundësi që të mbajë mbledhje,
    shpall gjendjen e luftës;
    4. përcakton planin e përdorimit të forcave të armatosura në rast lufte dhe urdhëron
    përdorimin e forcave të armatosura në paqë;
    5.vendos mbi çështjet nga sfera e politikës së jashtëme dhe e marrëdhënieve
    ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin;
    6. në marrëveshje me partitë politike, i propozon Kuvendit të Republikës kandidatin për
    kryetar të Qeverisë;
    7. i propozon Kuvendit të Republikës kandidatët për kryetar dhe gjyqëtar të Gjyqit
    Kushtetues;
    8. shqyrton dhe i propozon Kuvendit të Republikës dhe Qeverisë shqyrtimin e çështjeve
    me interes të përgjithshëm për Republikën;
    9. u fal dënimin kryersve të veprave penale;
    10. jep dekorata e mirënjohje të përcaktuara me ligj;
    ll. kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

    Neni 109
    Kryesia e Republikës ka kryetarin dhe gjashtë anëtarë të cilët i zgjedhin qytetarët e
    Republikës në zgjedhjet e lira, të drejtëpërdrejta, me vota të fshehta në pajtim me ligjin.
    Mandati i kryetarit dhe i anëtarëve të Kryesisë së Republikës zgjat katër vjetë.
    I njëjti person mund të zgjedhet në këtë detyrë më së shumti dy herë.
    Në rast reziku të drejtëpërdrejtë nga lufta ose në rast të gjendjes së luftës, me vendimin e
    Kryesisë, mandati i anëtarëve të Kryesisë së Republikës mund të zgjatet deri sa të zgjatë
    gjendja e këtillë.
    Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së Republikës nuk mund të kryejnë funksion tjetër
    publik.
    Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së Republikës gëzojnë imunitet sikurse deputetët.

    Neni 110
    Kryesia e Republikës vendos me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të
    Kryesisë.
    Kryetari i Kryesisë përfaqëson Kryesinë, thëret mbledhjet e Kryesisë dhe i kryeson,
    nënshkruan aktet që i nxjerr Kryesia dhe kujdeset për zbatimin e akteve dhe
    përfundimeve të Kryesisë.

    Neni 111
    Kryesia e Republikës kryen punë nga kompetenca e vet në mbështetje dhe në kuadër të
    Kushtetutës dhe ligjit dhe është përgjegjëse para qytetarëve të Republikës.
    Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë përgjigjen për shkeljen e Kushtetutës.
    Përgjegjësinë e kryetarit ose të anëtarëve të Kryesisë së Republikës mundë ta inicojë më
    së paku dy të tretat e deputetëve ose Gjyqi Kushtetues i Kosovës.

    3. QEVERIA E REPUBLIKES
    Neni 112
    Qeveria e Republikës është organ i pushtetit ekzekutiv.

    Neni ll3
    Qeveria e Republikës:
    1. propozon dhe realizon politikën e Republikës dhe zbaton ligjet e dispozitat dhe aktet e
    tjera të Kuvendit të Republikës, në pajtim me Kushtetutën;
    2. miraton dekretligje, vendime dhe dispozita të tjera për zbatimin e ligjeve;
    3. propozon ligje,planin e zhvillimit, planin hapsinor, buxhetin dhe logarinë
    përfundimtare si dhe dispozita të tjera dhe akte të përgjithëshme;
    4. orienton punën e ministrive dhe organeve të tjera të administratës;
    5. bënë mbikqyrjen e punës së ministrive, abrogon ose anulon dispozitat e tyre që janë në
    kundërshtim me ligjin ose me dispozitat që i ka miratuar;
    6. përcakton organizimin e brenshëm të ministrive; formon shërbime profesionale dhe
    shërbime të tjera për nevojat e veta, cakton dhe shkarkon funksionarët në ministri;
    7. kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

    Neni 114
    Qeverinë e përbëjnë kryetari, nënkryetarët dhe ministrat.
    Organizimi, mënyra e punës dhe vendosjes së Qeverisë rregullohet me ligj dhe me
    rregulloren e punës.

    Neni ll5
    Kandidati për Kryetar të Qeverisë ia paraqet Kuvendit të Republikës programin e vet dhe
    propozon përbërjen e Qeverisë.
    Qeveria konsiderohet e zgjedhur në qoftë se për zgjedhjen e saj voton shumica nga numri
    i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend.
    Pas konstituimit të Kuvendit të Republikës zgjedhet edhe Qeveria.
    Kryetari,nënkryetarët dhe antarët e qeverisë gëzojnë imunitet sikurse deputetët.

    Neni 116
    Qeveria dhe çdo anëtar i saj për punën e vet i përgjigjen Kuvendit të Republikës.
    Qeveria dhe çdo anëtar i saj mundë t'i paraqesin dorëheqje Kuvendit të Republikës.
    Dorheqja ose shkarkimi nga detyra e kyetarit të Qeverisë tërheq dorheqjen e Qeverisë.
    Kryetari i Qeverisë mund t'i propozojë Kuvendit të Republikës shkarkimin e disa
    ministrave të Qeverisë.
    Kuvendi i Republikës mund të mos i japë votëbesim Qeverisë apo ndonjë anëtari të saj.
    Propozimin për votimin e mosbesimit të Qeverisë mund ta paraqesin më së paku 30
    deputetë.
    Votimi për shkarkimin e Qeverisë mund të konsiderohet i miratuar, në qoftëse për këtë
    voton shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit.
    Qeveria të cilës nuk i është dhënë votëbesimi, ose që ka paraqitur dorëheqje, mbetet në
    detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

    Neni 117
    Ministritë janë bartëse të funksioneve administrative.
    Ministritë zbatojnë ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera të Kuvendit republikan dhe të
    Qeverisë, si dhe aktet e Kryesisë së Republikës, vendosin për çështjet administrative,
    bëjnë mbikqyrjen administrative dhe të inspektimit dhe kryejnë punë të tjera
    administrative të përcaktuara me ligj.
    Ministritë janë të pavarura në kryerjen e kompetencave të caktuara me Kushtetutë dhe
    ligj.
    Punën e ministrisë e udhëheqë ministri.
    Për punën e ministrisë, ministri i përgjigjet Kuvendit dhe Qeverisë.
    Organizimi dhe kompetenca e ministrive përcaktohen me ligj.

    4. GJYQET DHE PROKURORITE PUBLIKE
    Neni 118
    Funksionin gjyqësor e ushtrojnë gjyqet e rregullta si organe të pushtetit shtetëror.
    Me ligj mund të themelohen edhe lloje të tjera të gjyqeve për zgjidhjen e kontesteve të
    caktuara.

    Neni 119
    Gjyqet e rregullta janë të pavarrura dhe gjykojnë vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

    Neni 120
    Shqyrtimi në gjyq është publik.
    Për mbrojtjen e sekretit, mbrojtjen e moralit, interesave të të miturve ose mbrojtjen e
    interesave të tjera të përgjithshme, me ligj caktohet se në cilat raste në shqyrtim mund të
    përjashtohet opinioni.
    Gjyqi punon në kolegj.
    Me ligj mund të caktohet që disa çështje të gjykojë gjyqtari individual.

    Neni 121
    Në gjykim marrin pjesë gjyqtarët dhe gjyqtarët- qytetar, në mënyrën e përcaktuar me ligj.
    Me ligj mund të përcaktohet se në disa gjyqe të caktuara dhe në disa çështje të caktuara të
    gjykojnë vetëm gjyqtarët.

    Neni l22
    Formimi, organizimi, kompetencat dhe përbërja e gjyqeve si dhe procedura para gjyqeve
    rregullohet me ligj.

    Neni 123
    Gjyqtarët e gjyqeve të rregullta zgjedhen dhe shkarkohen në mënyrën e përcaktuar me
    ligj.

    Neni 124
    Gjyqet themelohen si gjyqe të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë.
    Gjyqi suprem i Kosovës është gjyqi më i lartë i Republikës.

    Neni 125
    Prokuroria publike është organ i pavarrur shtetëror i cili ndjek kryesit e veprave penale
    dhe të veprave të tjera të caktuara të dënueshme sipas ligjit dhe parashtron mjete juridike
    për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë.
    Prokuroria publike ushtron funksionin e vet vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
    Formimi,organizimi dhe kompetencat e Prokurorisë publike rregullohen me ligj.

    Neni l26
    Funksioni, mënyra e zgjedhjes dhe e shkarkimit të prokurorit publik rregullohet me ligj.
    Prokurori publik republikan kryen funksionin e Prokurorisë publike, në kuadër të të
    drejtave dhe të detyrave të Republikës në mënyrën e përcaktuar me ligj.

    5. BANKA POPULLORE
    Neni 127
    Republika e ka Bankën Popullore.
    Statusi,organizimi,qeverisja dhe veprimtaria e Bankës Popullore rregullohet me ligj.


    6. GJYQI KUSHTETUES I KOSOVES
    Neni 128
    Gjyqi Kushtetues i Kosovës.
    l. vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve, dispozitave e akteve të tjera dhe statuteve tëkomunave e
    të qytetit me Kushtetutën;
    2. vendos mbi pajtueshmërinë e dispozitave dhe të akteve të tjera të organeve republikane
    me ligjin;
    3. vendos mbi pajtushmërinë e të gjitha dispozitave dhe akteve të tjera me ligjin dhe
    dispozitën tjetër republikane;
    4. vendos mbi pajtushmërinë e statutit ose të aktit tjetër të partive politike, të lëvizjeve, të
    lidhjeve dhe të shoqatave me Kushtetutën përkatësisht mbi kundërshtinë me ligj;
    5. vendos mbi ndalimin e punës së partive politike, të lëvizjeve, të lidhjeve dhe të
    shoqatave;
    6. vendos mbi përgjegjësinë e kryetarit dhe të antarëve të Kryesisë së Republikës për
    shkelje të Kushtetutës;
    7. zgjedh çështjet kontestuese të zgjedhjeve në qoftë se nuk janë në kompetencë të
    gjyqeve dhe të organeve tjera shtetërore;
    8. kryen edhe punë të tjera që i janë lënë në kompetencë me Kushtetutë.
    Gjyqi Kushtetues vlerëson kushtetutshmërinë e ligjeve dhe kushtetutshmërinë e
    ligjshmërinë e dispozitave e të akteve të tjera që kanë pushuar së vepruari, nëse nga
    pushimi i veprimit deri në fillimin e procedurës nuk ka kaluar më shumë se një vit.

    Neni 129
    Gjyqi Kushtetues përbëhet nga shtatë gjyqtarë.
    Funksioni i gjyqtarit të Gjyqit Kushtetues zgjat tetë vjet dhe mundet përsëri të zgjidhet në
    të njejtin funksion.
    Kryetari i Gjyqit Kushtetues zgjedhet nga radhët e gjyqtarve për katër vjet dhe mund të
    zgjedhet edhe për një periudhë mandatore.
    Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues nuk mund të ushtrojë funksione të tjera me autorizime
    publike ose funksione profesionale.
    Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues gëzon imunitet sikurse deputetët në Kuvend.

    Neni 130
    Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues shkarkohet sipas kërkesës së vetë, nëse dënohet për vepër
    penale me dënim heqje lirije, nëse humb përherë aftësinë e punës për të ushtruar
    funksionin e vet dhe kur t'i plotësojë kushtet për realizimin e të drejtës në pensionin e
    pleqërisë të përcaktuar me ligj.
    Gjyqi Kushtetues e njofton Kuvendin mbi ekzistimin e shkaqeve për shkarkimin e
    gjyqtarit të Gjyqit Kushtetues.
    Gjyqi Kushtetues mundë të vendosë që gjyqtari i Gjyqit Kushtetues kundët të cilit ka
    filluar procedura penale të mos ushtrojë detyrën deri sa të zgjasë kjo procedurë.

    Neni 131
    Secili mund të marrë inisiativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e
    kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
    Procedurën para Gjyqit Kushtetues e fillojnë organet shtetërore.
    Gjyqi Kushtetues mundet edhe vetë ta fillojë procedurën për vlerësimin e
    kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë.

    Neni l32
    Gjyqi Kushtetues vendos me shumicën e votave të anëtarëve të gjyqit.
    Vendimet e Gjyqit Kushtetues janë të obligueshme dhe të ekzekutueshme.

    Neni 133
    Kur Gjyqi Kushtetues vërteton se ligji, dispozita ose akti tjetër i komunës e i qytetit nuk
    është në pajtim me Kushtetutën, ai ligj, dispozita ose akti tjetër ose statuti i komunës e i
    qytetit pushon së vepruari.
    Kur Gjyqi Kushtetues vërteton se dispozita republikane,dispozita dhe akti tjetër nuk është
    në pajtim me ligjin, dispozita ose akti tjetër pushon së vepruari.

    Neni l34
    Procedura para Gjyqit Kushtetues dhe efekti juridik i vendimeve të tij rregullohen me
    ligj.
    Organizimin e Gjyqit Kushtetues e rregullon Gjyqi Kushtetues me rregulloren e punës.




    VIII. NDRYSHIMI I KUSHTETUTES

    Neni l35
    Propozimin për t'i hyrë ndryshimit të Kushtetutës mund ta paraqesin së paku 50.000
    zgjedhës, më së paku 30 deputet të Kuvendit të Republikës, Kryesia e Republikës dhe
    Qeveria e Republikës.
    Mbi propozimin për t'i hyrë ndryshimit të Kushtetutës vendos Kuvendi i Republikës me
    shumicën e votave të gjithë deputetëve të Kuvendit.
    Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës mund të ketë formën e amandamentit
    kushtetues, të ligjit kushtetues ose të Kushtetutës së re.

    Neni l36
    Projektaktin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi i Republikës dhe e nxjerr
    në diskutim publik.
    Kuvendi, pas zbatimit të diskutimit publik, përcakton propozimin e aktit mbi ndryshimin
    e Kushtetutës dhe vendos mbi të.
    Ndryshimi i Kushtetutës është i aprovuar në Kuvend nëse për të kanë votuar shumica nga
    numri i përgjithshëm i të gjithë deputetëve në Kuvend.
    Në qoftë se ndryshimi i Kushtetutës nuk aprovohet, propozimi për ndryshimin e
    Kushtetutës për çështje të njejtë nuk mund të përsëritet para se të kalojë një vit nga dita
    kur është rrefuzuar propozimi për ndryshimin e saj.
    Në qoftë se Kuvendi nuk e aprovon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me
    atë çështje edhe pasi të kalojë një vit nga dita kur është refuzuar propozimi për
    ndryshimin e saj, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës nxirret në referendum.

    Neni l37
    Akti mbi ndryshimin e Kushtetutës është i aprovuar në referendum nëse për të janë
    deklaruar më tepër se gjysma e numrit të përgjithëshëm të zgjedhësve.
    Në qoftë se akti mbi ndryshimin e Kushtetutës nuk miratohet as me referendum,
    propozimi i ri për ndryshimin e Kushtetutës për çështjen e njëjtë nuk mund të
    parashtrohet përsëri para se të kalojë një vit nga dita kur akti i tillë nuk është miratuar.
    Ndryshimin e aprovuar të Kushtetutës e shpall Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Neni 138
    Mbi dhënien e pëlqimit për aktin më të lartë të bashkësisë
    së Jugosllavisë vendos Kuvendi i Republikës me shumicën
    prej dy të tretave të të gjithë deputetëve në Kuvend.



    IX. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TE FUNDIT


    Neni 139
    Për zbatimin e kësaj Kushtetute dhe sigurimin e kalimit në aplikimin e saj do të nxirret
    Ligji i veçantë kushtetues.
    Ligjin kushtetues e nxjerr Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të të gjithë
    deputetëve të Kuvendit.
    Ligji kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës shpallet dhe hyn në fuqi
    njëkohsisht me Kushtetutën e Kosovës.

    Neni l40
    Kjo Kushtetutë hyn në fuqi ditën e shpalljes.
    Kaçanik,07.shtator 1990
    KK. Nr. 1/90

    REPUBLIKA E KOSOVES KUVENDI I REPUBLIKES

    Në bazë të nenit 397 dhe 398 të Kushtetutës së Krahinës
    Socialiste Autonome të Kosovës,Kuvendi i Kosovës në
    mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë V E N D I M
    MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES.

    Sh p a ll e t:
    Kushtetuta e Kaçanikut,Kushtetutë e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990.

    KK nr. 2/90 NENKRYETARI I KUVENDIT
    Kaçanik, 7 shtator 1990
    Kryesuesi i mbledhjes:
    Iljaz Ramajli[ KUSHTETUTA E KAçANIKUT ]
    Be yourself, its good.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2003
    Vendndodhja
    NYC,usa
    Postime
    3

    Vere!

    Kushtetuta eshte nxjerrur nga teksti origjinal.

    Vere!,se kjo kushtetute sot edhe pse nuk vlen,mjafton qe
    eshte deshmi per vetedijen e popullit shqiptar,si popull
    liridashes,paqedashes,e human.
    Gjithashtu,deshmone se populli shqiptare ka vetedije te plote
    te krijoj shtet dhe t`a mbajne ate.

    Kjo kushtetut,si baze-siq e shihni edhe ju ka vlerat me te
    larta demokratike,nje historian i ligjit nderkombetare:
    Fransies Jegoi Briun ka thene se:
    'Kushtetuta e Kacanikut',ze vend te kenaqshem ne kushtetutat
    ne historine e ligjeve ,dhe ishte nje nga kushtetutat me moderne
    te evropes juglindore atebote".Washington Post

    Me keqardhje,se ca nene kan qene te formuluara pershtatur mjedisit e gjendjes se atehershme,sikur kemi rastin kur theksohet ne fjale ne nenin 2;e kosova shtet i pavarur,
    e pjese e bashkesise se jugoslavis ...etj

    Ju lutem,postoni kritikat apo komentet tua rreth kesaj kushtetute.

    Me respekt
    SkyThinks
    NYC,usa
    Be yourself, its good.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,527

    Për: Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë

    Adem Mikullovci, Delegat i 2 Korrikut të vitit 1990



Tema të Ngjashme

  1. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •