Artikulli i meposhtem eshte marre nga revista Spekter
Muzika popullore shqiptare po pėrkundet nė njė shtrat dileme pėr vazhdimėsinė e saj apo thjesht dha shtysa pėr krijimin e njė rryme tė re? Pėrpunimi i muzikės popullore nga njė fillim i brishtė, tashmė po bėhet njė tendencė e cila duket se simpatizantėt mė tė shumtė i ka tek brezi i ri. Heshtja e muzikantėve pėr tė krijuar muzikė popullore shqiptare, heshtja e kėngėtarėve pėr tė kėnduar ato kėngė qė tashmė janė konfirmuar si veēori dalluese e muzikės sonė, ka krijuar njė shkėputje tė moshave tė reja nga muzika popullore shqiptare. Nga ana tjetėr njė servirje qė i bėhet muzikės sė pėrpunuar si muzikė popullore shqiptare kur nė tė ka instrumenta dhe elemente jo autentikė shqiptarė, po vesh me mjegull pėrēuarjen nėpėrmjet brezave tė kėsaj muzike. Artistėt e skenės dhe muzikės popullore shqiptare kanė mendime tė ndryshme lidhur me kėtė tendencė tė re qė koha do t'ja vėrtetojė pėrkatėsinė.
Ardian Hila
Unė do tė thoja se ky ėshtė njė hap shumė i madh qė bėhet nė muzikėn popullore qytetare. Tė gjithė duhet ta kenė vėnė re se edhe radiot dhe televizionet i kanė trasmetuar shumė kėto kėngė duke theksuar dhe mė shumė arritjen dhe unė do ta quaja njė sukses, njė hap shumė tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket pėrpunimit tė muzikės popullore, ku tė gjithė artistėt mė tė mirė tė Shqipėrisė kanė ardhur pėr t'u pėrfaqėsuar sipas mėnyrės sė tyre duke treguar se si mund tė pėrpunohet kėnga popullore pa u larguar nga tradita dhe nga baza e saj, pastaj ėshtė detyrė e kompozitorėve qė duhet tė shkruajnė kėngė popullore tė reja tė cilat mungojnė shumė kohėt e fundit, por dhe detyrė e kėngėtarėve qė tė kėrkojnė sa mė shumė materiale popullore pėr t'i trasmetuar ato dhe nė frymėn moderne, pra tė pėrpunuar edhe nė frymėn autentike.
Avni Mula
Muzikantėt nė pėrgjithėsi ēfarėdo qofshin dhe klasikė dhe modernė, bazėn duhet ta kenė tek muzika popullore. Muzika duhet tė ketė ngjyrėn dhe koloritin e popullit ku ka lindur dhe duhet ta ruajė kėtė kolorit.Muzika popullore shqiptare ka njė lakonizėm tė veēantė. Nuk ėshtė muzika ajo qė duhet ndryshuar, por kėngėtari duhet t'i japė kėngės veēantinė e zėrit dhe botės sė tij, kjo ėshtė ajo qė duhet tė arrihet, pėrndryshe duke ndryshuar muzikėn nuk do tė dallohet mė muzika e njė populli nga muzika e njė populli tjetėr. Nuk ka veshje muzikore pėr njė muzikė qė tashmė egziston. Veshjen muzikore njė kėnge mund t'ja japė vetėm kėngėtari apo kompozitori me brumin dhe stilin qė ai ka. Sido qė tė jetė muzika e njė kėnge popullore, pėrsėri ajo ėshtė baza e muzikės sonė. Kėnga popullore nuk ka pėrse tė pėrpunohet. Nė qoftė se duam qė tė ēojmė pėrpara muzikėn popullore, ne bazėn e kemi tė mrekullueshme dhe fare mirė mund tė krijojmė kėngė popullore tė reja dhe jo duke ndryshuar kėngė qė janė themeli i muzikės sonė. Qė tė ecim pėrpara nė fushėn e muzikės duhet me qenė fanatik me atė qė kemi trashėguar nga vitet.
Mariza Ikonomi
Muzika popullore shqiptare duhet tė evoluojė me kohėn. Ashtu siē evoluon dhe moda, ashtu siē evoluojnė dhe njerėzit dhe tė rinjtė. Unė jam shumė e apasionuar pas muzikės popullore shqiptare. Ajo ėshtė njė perlė e vėrtetė. Sado qė tė pėrpunohet muzika popullore shqiptare pėrsėri do tė mbetet diēka qė ta dallojė atė nga muzikat e vendeve tė tjera. Muzika popullore nuk ka pse tė pėrjashtohet nga evoluimi i kohės aq mė tepėr qė ajo ėshtė e kėrkuar.
Selami Kolonja
Unė bėj pjesė tek ata kėngėtarė qė i kanė provuar tė gjitha zhanret muzikore dhe kėngėtareve apo kėngėtarėve tė tjerė do t'i uroja tė njėjtėn gjė. Unė sigurisht qė e kam gjetur veten dhe tek "Male o ju male", dhe tek muzika e lehtė dhe tek muzika serioze, por unė mund tė them se ardhmėrinė e muzikės popullore nuk do ta shikoja tė bazuar vetėm tek muzika popullore e tabanit, folklorit pa e sjellė atė nė ngjyrimin dhe tingullimin e kohės, por ndoshta do tė shihja paksa me rezervė edhe pėrpunimet qė kanė ardhur tek edicioni i dytė i "Maratona e kėngės popullore" pėr arsye se pėrpunimi i muzikės popullore ėshtė njė thikė me dy presa ose siē thotė ajo fjala e urtė "ne vijmė pėr tė vėnė vetulla dhe nxjerrim sytė". Kjo gjithmonė pėrsa i pėrket pėrpunimeve jo dinjitoze tė muzikės popullore. Pėrpunimi i muzikės popullore ėshtė njė rrezik qė ndoshta do t'i mbetet kohės dhe ekspertėve qė ta vlerėsojnė. Unė si kėngėtar e pėrkrah pėrpunimin e saj, por gjithmonė duke qenė tė pėrmbajtur pa e humbur vijėn melodike, mund tė sjellim risi nė orkestracione dhe ngjyrim tė ri, por asnjėherė tė mos cėnojmė vijėn melodike tė kėngėve popullore tė tabanit tonė. Unė dhe pse pranoj risitė qė futen nė muzikėn popullore, jam fanatik i muzikės popullore tė tabanit.
Rovena Dilo
Unė jam kėngėtare e muzikės sė lehtė dhe normalisht e ndjej veten mė mirė nė muzikėn popullore tė pėrpunuar. Kėnga popullore do njė ngjyrim tė veēantė tė zėrit qė tė kėndohet bukur. Unė besoj se pėr tė qenė njė kėngėtarė i mirė nė fushėn tėnde, duhet tė mėshosh fort tek specifika e zėrit tėnd. Ka rėndėsi qė muzika popullore shqiptare ka tė ardhme, qoftė e pėrpunuar apo jo.
Agim Poshka
Kjo ėshtė njė gjetje e re e formave orkestrale, njė mėnyrė pėr tė afruar njerėzit tek kėnga popullore. Pėr 15 vjet muzika popullore nuk ėshtė trasmetuar dhe tani publiku nuk ka shumė dėshirė ta ndjekė, ėshtė e qartė. Ajo qė e dėmton muzikėn tonė popullore tė pėrpunuar ėshtė futja e instrumentave si qypat apo sitra indiane qė nuk kanė shumė lidhje me muzikėn shqiptare. Mua mė vjen me tė vėrtetė keq qė jemi tė detyruar qė muzika popullore shqiptare tė pėrpunohet, por unė nuk mund tė marr rolin e gjykatėsit pėr tė thėnė qė kjo ėshtė e mirė apo kjo ėshtė e keqe, por nė atė punėn time jam kujdesur qė tė kem vetėm muzikė shqiptare. Pėr ta afruar publikun tek kėnga popullore nuk mund ta japim atė siē ėshtė kėnduar para shumė vitesh me njė dajre apo instrumenta tė thjeshtė. Teknologjia ka ecur pėrpara dhe muzika dhe orkestracionet e muzikės popullore do tė ecin pėrpara, por pa e nxjerrė atė nga shtrati i saj origjinal. Modernizimi i muzikės popullore duhet tė ruajė vijėn melodike tė pandryshuar dhe tė pėrdorė instrumenta qė kanė vulėn kombėtare dhe jo atė tė popujve tė tjerė.
Eranda Libohova
Sot ka audiencė dhe pėr muzikėn popullore tė tabanit tonė dhe pėr muzikėn popullore tė pėrpunuar. Mua mė pėlqen ta kėndoj muzikėn popullore dhe origjinale dhe tė pėrpunuar. Brezi relativisht i moshuar preferon muzikėn popullore tė tabanit tonė kombėtar ndėrsa moshat e reja preferojnė muzikėn e pėrpunuar. Kur pėrpuni realizohet bukur, kjo duhet pranuar si njė sukses.
Altin Goce
Pėrpunimi i muzikės popullore nuk ėshtė aspak i lehtė. Mund tė them se njė pjesė e pėrpunimeve ja kanė arritur qėllimit, megjithatė unė kam pėrshtypjen se do shumė punė. Tabani popullor ėshtė themeli i muzikės popullore shqiptare dhe pėrpunimi nė Shqipėri do mjaft punė pėr tė arritur qė tė kemi muzikė popullore shqiptare tė pėrpunuar. Nė rryma tė ndryshme muzikore si hip hopi apo dhe tė tjera mund tė futet njė ēifteli, por nuk mund tė quhet kjo muzikė e pėrpunuar. Unė kam pėrshypjen se dhe nga ata qė marrin pjesė nė pėrpunimin e muzikės, pak e dinė se ēfarė ėshtė muzika popullore. Duhet ta njohėsh mjaft mirė njė rrymė muzikore pėr tė arritur mė pas ta pėrpunosh atė. Unė e pėrkrah muzikėn e pėrpunuar popullore, por gjithmonė duke ruajtur motivin e bazuar tek tabani ynė popullor.
Vaso Tole (Kryetari i jurisė tek "Maratona, kritik muzike)
Ky ėshtė njė argument qė nuk duhet tė diskutohet. Janė dy gjėra tė ndara. Bėhet fjalė pėr krijimin e njė kulture tė re bashkėkohore nė fushėn e kėngės kurse kėnga popullore dhe muzika popullore ka jetėn e saj. Kėtu bėhet fjalė se si tė ndėrtohet njė traditė e shėndoshė duke u mbėshtetur nė njė traditė e cila tashmė ėshtė konfirmuar qė ėshtė vlerė.
Skifter Doēi (valltar i ansamblit "Dardania").
Hapja e Maratonės sė kėngės popullore u bė me njė muzikė qė nuk ėshtė e tabanit tonė kombėtar. Ajo mė shumė ngjan me njė muzikė tė haremeve turke dhe nė qoftė se do tė mė pyesnin mua nuk do ta kisha lėnė atė lloj muzike. Tė gjithė po mundohen gjoja tė bėjnė njė kombinacion, por nuk ja arrijnė dot. Kjo lloj muzike qė po serviret si muzikė popullore shqiptare, nuk ėshtė aspak e tillė, ajo thjeshtė ėshtė huazuar nga tė huajt. Muzika popullore shqiptare ėshtė pjesė e folklorit dhe nga folklori nuk ke se ēfarė ndryshon. Folklori e ka marrė kėtė muzikė nga populli dhe ia servir po popullit me kalimin e viteve. Muzika popullore ėshtė si puna e atyre antikave qė zbulohen dhe nuk mundesh t'i ndryshosh asgjė, nė qoftė se ti e prek atė ajo e humb bukurinė. Muzikantėt e rinj nė qoftė se duan tė krjojnė, le tė krijojnė rryma tė reja pa cėnuar folklorin tonė.
Ruaj Lidhjet