Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33

    Faqe te Lavdishme te Partise

    Marre tek Gazeta Shqiptare:

    DOSSIER 1

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon historinė e panjohur tė Gjeneral-majorit dhe ministrit pa portofol qė u arratis nė 1957 nga Shqipėria dhe mori strehim politik nė Jugosllavi

    Panajot Plaku, ministri qė u arratis dhe denoncoi Enverin tek Hrushovi


    ----------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė vitin 1959 kur udhėheqėsi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi vizitoi Shqipėrinė, ai i sugjeroi Enver Hoxhės qė ta rishihte qėndrimin e tij ndaj Panajot Plakut. Por Enveri iu pėrgjigj duke i thėnė: "Jo vetėm qė nuk kemi ndėrmėnd ta falim Panajotin, por po tė na e sillni nė Shqipėri, ne do ta varim atė nė mes tė Tiranės"

    Kėshtu nė Komitetin Qėndror tė Partisė Punės sė Shqipėrisė u formuan grupe tė mėdha farefisnore, ndėr tė cilat njė nga grupet mė karakteristike ėshtė padyshim ky: Vito Kapo, kandidate pėr anėtare tė K.Q. kryetare e FAG, bashkėshorti i saj, Hysni Kapo, anėtar i Byrosė Politike, sekretar i dytė i K.Q. vėllai i gruas sė tij, Pirro Kondi, anėtar i K.Q. vėllai i gruas sė Pirro Kondit, Sadik Bekteshi, anėtar i K.Q. dhėndėrri i Sadik Bekteshit, Manush Myftiu, anėtar i Byrosė Politike dhe nėnkryetar i qeverisė, dhėndėrri i Manushit, Pilo Peristeri, kandidat pėr anėtar i Byrosė Politike, dhėndėrri i Pilos, Rita Marko, anėtar i Byrosė Politike dhe sekretar i K.Q. etj.

    Me valle tė kėtilla farefisnore ishin tė lidhur edhe mė shumė disa gjeneralė, ndihmės ministra, ambasadorė, etj. Por numėrimi i lidhjeve tė tyre reciproke do tė na ēonte shumė larg. Mirpo nė esencė, rrethi nuk mbyllet nė kėtė mėnyrė. Anėtarėt dhe kandidatėt pėr anėtarė tė Byrosė Politike tė PPSH jetojnė nė tė ashtuquajturin "Bllok" qė ėshtė i njohur me emėrin "Tirana e re" dhe qė gjendet mu nė qėndėr tė qytetit. Nė kuadėr tė "Bllokut" janė vilat e rrethuara me kopshte plot gjelbėrim dhe tėrė kjo pjesė, e cila tė kujton ndonjė zonė ushtarake, ėshtė e mbushur plot me mbishkrime ku lexohet: "Hyrja ėshtė e ndaluar". Rreth e pėrqark janė baraka mjaft tė rralla tė rojave dhe shumė gardistė-rojtarė, tė cilėtr shėtisin me automatikė nė kraharor, pėr tė suguruar respektimin e urdhėrave tė shkruara nė tabela. Natėn, numri i gardistėve ėshtė mė i madh. Nga "blloku" hyet drejtėpėrdrejtė nė ndėrtesėn e Komitetit Qėndror. Vetė ndėrtesa ėshtė projektuar nė funksion tė hirearkisė tė udhėheqjes sė lartė dhe me mosbesimin qė mbretėron aty, ka katėr hyrje: pėr anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike, pėr anėtarėt e kandidatėt e Komitetit Qėndror, pėr funksionarėt dhe nėnpunėsit e K.Q dhe e fundit pėr personelin qė shėrben aty. Tė gjitha hyrjet kontrollohen nė mėnyrė rigoroze nga Sigurimi i Shtetit, pjestarėt e tė cilit kontrollojnė me shumė kujdes qė asnjė anėtar i Komitetit Qėndror tė mos hyjė e dalė nė hyrjen qė ėshtė caktuar pėr anėtarėt e Byrosė Politike, me pėrjashtim tė atyre rasteve kur ai ėshtė i shoqėruar me ndonjė nga anėtarėt e Byrosė. Nė fund tė zonės ėshtė njė institucin shėndetėsor special pėr udhėheqjen e lartė, pastaj foshnjorja pėr fėmijėt e udhėheqjes dhe shkolla e tyre pėr tė rritur. Nė atė zonė ėshtė dhe "Shtėpia e Partisė" nė tė cilėn gjendet kinemaja, salla pėr lojra argėtuese dhe bufeja e pasur, ku nuk paguhen ato gjėra qė haen e pihen. Nė "bllok" gjenden edhe dy dyqane tregėtare: njėri pėr anėtarėt e kandidatėt e Byrosė Politike dhe tjetri pėr anėtarėt e kandidatėt e Komitetit Qėndror. Asortimenti nė to ėshtė i mirė dhe aty ka mjaft mallra tė vėndeve tė jashtėme si atyre socialiste ashtu dhe atyre kapitaliste, kurse ēmimet janė mjaft mė tė ulta se nė qytet dhe janė tė caktuara nė bazė tė privilegjeve qė i gėzojnė kategoritė e ndryshme tė blerėsve. Njė "bllok" i tillė ekziston edhe nė plazhin e Durrėsit me njė zonė speciale ku shumica e udhėheqjes sė lartė tė PPSH, kalon aty pjesėn mė tė madhe tė vitit me pushime. Anėtarėt e K.Q jo vetėm nuk paguajn qera, por kanė dhe njė personel tė tėrė nė shėrbim tė tyre. Mirėpo njė direktivė e Byrosė Politike, u ndalon tė gjithė udhėheqėsve, anėtarėve tė K.Q dhe tė qeverisė qė tė paraqiten jozyrtarisht nė popull, tė shėtisin nė rrugėt e Tiranės dhe kudo nė Shqipėri. Atyre u lejohet qė tė qarkullojnė vetėm me automibilat dhe pėrherė tė shoqėruar nga rojet e tyre qė kryejnė njė detyrė tė dyfishtė: t'i ruajnė udhėheqėsit, dhe edhe mė shunmė tė kontrollojnė ēdo hap tė tyre. Kėshtu rrethi mbyllet nė mėnyrė tė pamėshirėshme. Izolimi, nė tė cilin ka rėnė sot shoqėria shqiptare, ėshtė i plotė. Ky ėshtė parasėgjithash njė izolim politik, por njėkohėsisht edhe fizik i udhėheqjes sė lartė prej popullit tė Shqipėrisė. Likujdimi fizik i njerėzve mė tė mirė tė revolucionit, terrori masiv, ngritja e kampeve tė pėrqėndrimit, shtimi jashtėzakonisht i madh i aparatit burokratiko-policor dhe ushtarak, kėto janė padyshim, rezultat konkret nga mė tė rėndat tė fillimit tė stalinizmit nė vėndin tim". Kėshtu shkruhet nė mes tė tjerash nė kujtimet e Gjeneral-major Panajot Plakut, ish Ministrit pa portofol, i cili u arratis nė mėnyrė spektakolare nga Shqipėria nė majin e vitit 1957 dhe u vendos nė Jugosllavi, ku fitoi edhe azilin politik e i shkroi njė letėr tė gjatė udhėheqėsit tė Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovit, nė tė cilėn ai denoncoi pa mėshirė tė gjithė dhunėn shtetėrore tė regjimit komunist tė Tiranės, krimet monstruoze tė Enver Hoxhės nė eleminimin e bashkėpunėtorėve tė tij, intrigat, privilegjet e nepotizmin e udhėheqjesė sė lartė qė jetonte nė vilat e "bllokut" etj. Po kėshtu nė atė letėr tė gjatė tė shkruar mė 15 qershor tė vitit 1957, Ministri Panajot Plaku, i shpjegon Nikita Hrushovit, tė gjitha arsyet qė e detyruan atė qė tė arratisej nga Shqipėria, duke filluar qė nga ndjekjet e Sigurimit tė Shtetit qė pak kohė mė parė i kishte helmuar vėllanė e tij, Kalo Plakun, drejtorin e Fermės bujqėsore tė Sukthit, vrasje e cila ishte bėrė me miratimin direkt tė Enver Hoxhės dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, tė cilėt nė vitet e Luftės, po ashtu i kishin pushkatuar edhe vėllanė tjetėr: Jorgo Plakun. Po kush ishte Panajot Plaku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij, ku kishte studjuar ai dhe si i kishte ngjitur shkallėt e karrierės nga zėvėndės shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė shqiptare me gradėn e gjeneral-majorit e deri tek posti i Ministrit pa portofol nė qeverinė qė kryhesohej nga Mehmet Shehu? Pėrse Panajoti shoqėrohej vazhdimisht me Omer Nishanin, Dali Ndreun, Teme Sejkon, Tahir Kadarenė. Maqo Ēomon e Rrahman Pėrllakun dhe pėrse ai shprehej hapur kundėr privilegjeve tė "Bllokut"? Pėrse kur vdiq Stalini, Panajoti i ndaloi njerzit e shtėpisė sė tij qė tė qanin, duke u thėnė: "Ai jetoi sa deshi, ē'ka kėtu pėr tė qarė". Ku dhe si mundi tė arratisej Panajot Plaku nga Shqipėria nė atė kohė qė ai survejohej rregullisht nga Sigurimi i Shtetit dhe kush e detyroi nėnėn e tij, Kostandinėn qė tė firmoste deklaratėn publike qė u botua nė shtyp ku ajo e kishte "mallkuar" djalin e saj? Si u persekutua familja e Panajotit, duke filluar nga nėna, Kostandina, motrat Meri e Theodhora (Lola Katragjini), bashkėshortja, Vjollca Plaku (Taja) e tre fėmijėt, Donika, Besniku e Kristaqi? Pėrse udhėheqėsi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi i kėrkoi Enver Hoxhės qė ta rishikonte qėndrimin e tij ndaj Panajot Plakut dhe pėrse Enveri iu pėrgjigj atij duke i thėnė: "Na e sillni kėtu Panajotin qė ta varim nė mes tė Tiranės"? Me ēfarė u mor Panajot Plaku gjatė qėndrimit tė tij si azilant politik nė Jugosllavi dhe a kishte gisht Sigurimi i Shtetit nė vdekjen e tij nė korrikun e vitit 1966? Lidhur me kėto dhe shumė fakte e ngjarje tė tjera nga jeta e Panajot Plakut, na njohin dėshmitė e familjarėve tė tij si dhe kujtimet qė ai ka lėnė tė shkruara me dorėn e vet gjatė periudhės qė jetoi nė Beograd. (vijon nesėr)


    Letra qė ministri i Enverit i dėrgoi udhėheqėsit tė Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovit

    Sekretarit tė parė tė Partisė Komuniste tė BRSS shokut N.S. HrushovUnė i nėnshkruari, Panajot Plaku, ish-ministėr pa portofol nė qeverinė e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe anėtar i Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė qė e kam kaluar kufirin shtetėror tė Shqipėrisė natėn ndėrmjet 15 e 16 majit tė kėtij viti dhe kam kėrkuar azil nė Republikėn Federative tė Jugosllavisė, Ju drejtohem me kėtė lutje. Unė e kam filluar veprimtarinė time revolucionare kah fundi i vitit 1936, si djalosh shtatėmbėdhjetėvjeēar, kur ekzistonin nė Shqipėri vetėm grupe tė izoluara komuniste. Nė atė kohė unė kam qenė i lidhur me Grupin Komunist nė Korēė. Deri nė formimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė kam marrė pjesė tė kufizuar nė luftė kundėr rregjimit tė Zogut. E kam urrejtur fashizmin dhe para okupacionit, e aq mė parė edhe pas okupacionit. Kam marrė pjesė aktive nė demonstrata, tė cilat organizoheshin nė kohėn e agresionit Italian dhe, bashkė me nxėnėsit e shkollės sė mesme normale tė Elbasanit, ku kam mėsuar nė atė kohė, kam bėrė pėrpjekje tė sigurojė armė me qėllim qė tė luftoja kundėr okupatorit. Kurrė nuk jam pajtuar me politikėn fashiste nė Shqipėri dhe kam marrė pjesė nė tė gjitha aksionet antifashiste edhe para se tė formohej Partia jonė. Pas formimit tė Partisė sonė kam qenė pjesėmarrės i radhave tė para ilegale luftarake nė Durrės dhe kam marrė pjesė aktive nė tė gjitha aksionet antifashiste, tė cilat i ka organizuar organizata e Partisė nė Durrės. Kam ndihmuar rreth organizimit tė demonstratės antifashiste, qė u mbajt mė 14 prill 1942 nė Durrės dhe kam qenė nė radhėt e saj tė parė, pėr ē'arsye kam qenė arrestuar dhe mbyllur nė burg, ku kam mbetur mėse tre muaj e gjysėm. Nė burg kam pasur qėndrim tė fortė. Menjėherė pas daljes nga burgu jam pranuar nė Parti, e disa ditė mė vonė kam kaluar nė ilegalitet, meqėnėse nė gusht 1942 fashistėt e burgosėn tėrė familjen time, pėr shkak se vėllai im mė i madh Jorgo Plaku ( i cili mė vonė u vra trimėrisht nė Luftėn Nacionalēlirimtare) ishte partizan dhe komandant i ēetės partizane porsa tė formuar nė Devoll tė qarkut tė Korēės. Pasi u kėshillova me shokėt nė Komitetin Qarkor tė Partisė nė Durrės, edhe vetė shkova nė ēetėn partizane tė Devollit. Vlen tė pėrmendet se nė atė kohė nė Shqipėri kishte fare pak ēeta partizane-kryesisht nė rajonin e Pezės, tė Korēės, tė Vlorės dhe tė Gjirokastrės. Gjatė luftės kam qenė partizan i mirė, kam marrė pjesė nė disa dhjetra aksione luftarake dhe kam luftuar mirė. Kam qenė jo vetėm personalisht luftėtar guximtar, por edhe udhėheqės mjaft i mirė. Gjatė tėrė kohės sė luftės kurrė nuk jam larguar nga njėsitė, nė tė cilat kam qenė. Kam kryer detyra tė ndryshme- prej komisarit tė ēetės e deri te zėvendėskomisari i divizionit. Nė kohėn prej vitit 1948 deri nė vitin 1950 e kam kryer Akademinė e Lartė Ushtarake, e cila e mban emrin e Voroshillovit, nė Moskė. Pas kthimit nė Shqipėri kam qenė komandant i divizicionit, kryeshef i Drejtorisė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, komandant i korpusit, zėvendės i parė i ministrit dhe kryeshef i Drejtorisė Politike tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, e nė kohė tė fundit kam qenė ministėr pa portofol dhe kryetar i Komitetit Shtetėror pėr gjeologji. Gjatė tėrė jetės sime partiake kurrė nuk jam larguar nga vija e pėrgjithshme e Partisė dhe pėrherė mė kanė konsideruar punėtor tė mirė tė Partisė. Nė Kongresin e Dytė kam qenė zgjedhur anėtar i Komitetit Qėndror, e gjithashtu edhe nė Kongresin e Tretė. Kur isha krejt i ri, megjithėse ishte e ndaluar madje edhe tė pėrmendet Bashkimi Sovjetik, unė jam interesuar pėr jetėn sovjetike dhe, duke u interesuar te shokėt nė Grupin Komunist tė Korēės, kam qenė i informuar pėr tė. I kam dėgjuar pėrherė emisionet e Radio Moskės, duke iu shtruar rrezikut qė pėr kėtė arsye tė mė arrestojnė. Prej ēastit tė parė tė sulmit tė nazistėve kundėr Bashkimit Sovjetik, kam bėrė pėrpjekje qė t'i sjell dėm fashizmit duke e rrezikuar pėr kėtė arsye edhe jetėn time, me qėllim qė ta ēlirojė popullin tim prej shtypjes fashiste dhe t'i ndihmoj Bashkimit Sovjetik. Kam bėrė pėrpjekje tė parreshtuara pėr t'i bindur partizanėt dhe popullin se Bashkimi Sovjetik ėshtė pėrkrahja jonė e sigurt. Isha i bindur se pushka ime, si dhe tė gjitha pushkėt partizane, e mbron popullin dhe, njėkohėsisht, i jep kontribut likuidimit tė fashizmit, duke e lehtėsuar me kėtė edhe luftėn e Bashkimit Sovjetik. Kur nuk e kam ndarė luftėn dhe punėn e popullit tė Shqipėrisė prej Bashkimit Sovjetik, i cili ka qenė dhe ėshtė faktori mė i rėndėsishėm i ēlirimit dhe i zhvillimit tė popullit tė Shqipėrisė. Tėrė familja ime dhe tė gjithė pjesėtarėt e farefisit tim kanė marrė pjesė aktive nė luftėn ēlirimtare dhe nė ndėrtimin e socializmit. Prej farefisit tim sot janė komunistė vėllau dhe motra, pėrveē meje dhe dy vėllezėrit tė cilėt janė vrarė. Ndėr kushėrinjtė e mi janė disa dhjetra komunistė, shumica e tė cilėve janė pranuar nė Parti nė kohėn e luftės. (vijon nesėr)


    Kush ishte Panajot Plaku

    1919. U lind nė fshatin Hoēisht tė Devollit, krahinė e Korēės

    1936. Diplomohet nė shkollėn Normale tė Elbasanit

    1936. Anėtar i grupit Komunist tė Korēės

    1942. Arrestohet nga italianėt dhe burgoset tre muaj nė Durrės

    1943. zėvėndės komisar i Brigadės sė Parė Sulmuese

    1943. Ekzekutohet vėllai i tij, Jorgo Plaku, me urdhėr tė Enverit

    1945. Komandant dhe Komisar Divizioni nė Korēė

    1948. Nė Akademinė Ushtarake "Voroshillov" nė Moskė

    1949. Drejtor i Drejtorisė Operative nė Ministrinė e Mbrojtjes, Komandant Korpusi, zv / Ministėr i parė i Mbrojtjes

    1956. Ministėr pa Portofol dhe Kryetar i Komitetit pėr Gjeologjinė

    1957. Sigurimi helmon vėllanė, Kalo Plakun, drejtor Ferme nė Sukth

    1957. Arratiset nga Shqipėria dhe merr azil politik nė Jugosllavi

    1957. I shkruan njė letėr Hrushovit ku denoncon krimet e Enverit

    1966. Vdes nė rrethana tė panjohura nė njė hotel tė Beogradit

    1974. Ekzekutohet vėllai tjetėr, Koēo Plaku, inxhinjer nafte

    1991. Familja e tij rikthehet nė Durrės pas 34 vjet internimi


    *....*
    shifi punen e jo gunen

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon tė vėrtetėn e arratisjes nė Jugosllavi tė Gjeneral-majorit dhe ministrit pa portofol, Panajot Plaku dhe si e helmoi Sigurimi vėllanė e tij, Kalon

    Plaku: "Enveri bindi Byronė Politike pėr ekzekutimin tim"


    ---------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė pjesė tė historisė sė panjohur tė ish-Gjeneral-majorit dhe ministrit pa portofol Panajot Plaku, i cili nė majin e vitit 1957 u arratis nga Shqipėria dhe pėrfitoi strehim politik nė Jugosllavi. Pėrpara se tė emėrohej nė funksionin e lartė tė Ministrit pa portofol, Panajot Plaku kishte pasur njė karrierė tė pasur ushtarake, e cila kishte filluar qė nga periudha e Luftės kur ai ishte emėruar nė fumksionin e zėvėndėskomisarit tė Brigadės sė Parė Sulmuese tė komanduar nga Mehmet Shehu. Pas mbarimit tė Luftės, Panajoti u emėrua komandant e komisar Divizioni dhe nė vitin 1948 ai shkoi nė Bashkimin Sovjetik ku u diplomua nė Akademinė Ushtarake "Voroshillov" tė Moskės. Pas mbarimit tė asaj akademie, nė vitin 1951 ai u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua drejtor i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė, komandant Korpusi, zv / shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm, zv / Ministėr i parė i Mbrojtjes dhe u zgjodh edhe anėtar i Komitetit Qėndror tė PPSH. Gjatė periudhės qė Panajoti qėndroi nė Jugosllavi si azilant politik, ai shkroi kujtimet e jetės sė tij dhe ato qė dinte dhe kishte dėgjuar pėr Enver Hoxhėn e udhėheqjen e lartė tė PPSH, tė cilat nė vitin 1965 i pėrmblodhi nė njė libėr tė titulluar "Dhuna mbi revolucionin nė Shqipėri". Ai libėr u pėrkthye edhe nė gjuhėn serbo-kroate nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetės "Borba" dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit tė Beogradit, si dhe u botua nė gjuhėn shqipe nė vitin 1985 nga Shtėpia Botuese "Rilindja" e Prishtinės. Pėrveē dėshmive tė familjes sė Panajot Plakut tė dhėna ekskluzivisht pėr "Gazetėn", pjesa e kujtimeve qė po botojmė nė vijim tė kėtij shkrimi janė marrė nga ai libėr qė vazhdon tė mbetet i panjohur pėr lexuesin shqiptar.


    Ekzekutimi i Jorgo Plakut

    Panajot Plaku u lind nė vitin 1919 nė fshatin Hoēisht tė rrethit tė Korēės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Babai i tij, Josifi, pasi kshte mbaruar shkollėn e mesme nė Greqi, kishte emigruar nė Amerikė ku edhe u diplomua pėr Drejtėsi. Gjatė asaj kohe qė ai qėndroi nė SHBA, ai kishte miqėsi tė ngushtė me Fan Nolin, i cili nė vitin 1924 kur mori postin e kryeministrit, e ftoi Josif Plakun pėr t'i dhėnė portofolin e Ministrit tė Drejtėsisė, por ai nuk pranoi qė tė pėrzihej nė punėt e politikės dhe punoi si mėsues e avokat. Josif Plaku ndėrroi jetė nė vitin 1949 dhe ai la gjashtė fėmijė: Panajotin, Jorgon, Kalon, Koēon, Theodhorėn dhe Merin. Gjatė viteve tė Luftės, familja Plaku u bė njė nga bazat mė tė fuqishme tė lėvizjes antifashiste , Panajoti bashkė me tre vėllezėrit e tjerė, dolėn partizanė duke marrė pjesė me armė nė dorė nė formacione tė ndryshme luftarake ku u titulluan edhe si kuadro e oficerė. Vėllai i dytė i familjes Plaku, Jorgua, i cili gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut kishte mbaruar shkollėn teknike amerikane tė Harry Fultzit, gjatė periudhės sė Luftės qė ishte partizan, shėrbeu si pėrkthyes me misionet anglo-amerikane qė asokohe ishin tė atashura pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe brigadave partizane tė komanduara nga Spiro Mojsiu dhe Enver Hoxha. Nė vitin 1944 kur Jorgo Plaku vazhdonte tė shėrbente pranė misioneve anglo-amerikane, ai mbeti i vrarė nė rrethana krejt tė panjohura dhe pas vitit 1944 ai u shpall dėshmor i atdheut. Por pas arratisjes sė Panajot Plakut nė vitin 1957, gjatė njė mbledhje tė Byrosė Politike kur ishte duke u diskutuar ēėshtja e arratisjes sė tij, vetė Enver Hoxha e pranoi se ai personalisht kishte dhėnė urdhėr pėr ekzekutimin e Jorgo Plakut, pasi kishte pasur dyshime se ai ishte tradhėtar. Mirėpo fatin e keq tė Jorgo Plakut i cili u vra pas shpine nga shokėt e tij tė idealit, vite mė pas do ta pėsonin edhe tre vėllezėrit e tij: Kalo, Panajoti e Koēo Plaku, ndonėse tė tre ata, falė tė kaluarės sė tyre si partizanė, kishin mundur tė shkolloheshin jashtė shtetit dhe tė punonin e jetonin me ndershmėri, si shumė komunistė tė tjerė idealistė tė asaj kohe.

    Sigurimi helmon Kalo Plakun

    Kalo Plaku i cili ishte i dyti i vėllezėrve Plaku, kishte marrė pjesė nė luftė si partizan dhe pas vitit 1944 shėrbeu si oficer nė ushtri me gradėn e kapitenit. Mė pas ai doli nė lirim dhe pėr disa vjet punoi si drejtor i disa ndėrrmarjeve buqėsore dhe nė mesin e viteve '50, u emėrua si Drejtor i Ndėrrmarjes Bujqėsore tė Sukthit, e cila ishte njė nga mė tė mėdhatė e asaj kohe. Nė atė detyrė Kalo Plaku punoi deri nė vitin 1956 kur vdiq nė rrethana tė panjohura dhe krejt tė dyshimta.
    Njoftimi zyrtar pėr vdekjen e Kalo Plakut, u dha sikur ai kishte vdekur nga qė kishte ngrėnė disa bimė arash kur kishte shkuar pėr kontroll nė parcelat e fermės sė Sukthit ku ai ishte drejtor.

    Po si qėndron e vėrteta rreth vdekjes sė Kalo Plakut?

    Lidhur me kėtė, familjarėt e Panajot Plakut nė dėshmitė e tyre ekskluzive pėr "Gazetėn" janė shprehur: "Panajoti ishte tepėr i indinjuar nga vdekja e vėllait tė tij, Kalos. Qė pėrpara se tė vdiste, Kalo ndiqej e survejohej rregullisht nga njerėzit e Sigurimit tė Shtetit dhe atė gjė ai ia kishte treguar bashkėshortes sė tij, Pandorės, duke i thėnė: "Me kėta njerėzit e partisė unė e kam mirė, por kėta tė Sigurimit mė ndjekin hap pas hapi". Njė nga njerėzit e Sigurimit, e provokoi Kalon, duke i vjedhur teserėn e partisė dhe ai u bė problem pėr t'u pėrjashtuar nga partia, por mundi tė shpėtonte pasi e mori nė mbrojtje organizata bazė ku militonte ai. Njė nga njerėzit e Sigurimit, nė pije e sipėr nė shtėpinė e Kalos, i tregoi atij se atė e kishin futur eprorėt e tij pėr ta helmuar Kalon. Mė pas ky njeri e thirri Kalon nė njė nga arat e fermės sė Sukthit dhe i dha pėr tė pirė njė gotė me dhallė, ku pas pirjes sė saj, Kalo vdiq menjėherė. Nė varrimin e Kalos, morėn pjesė shumė njerėz dhe Sigurimi i Shtetit bėri ēmos pėr t'i larguar ata qė tė mos shkonin nė varreza, duke u thėnė: "Shkoni nė punė". Nga funksionarėt e lartė aty morėn pjesė Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, Gjeneral-major Tahir Kadareja e ndonjė tjetėr, tė cilėt ishin miqtė e ngushtė tė Panajotit. Mbas disa kohėsh nė shtėpinė e Panajotit nė Tiranė, shkoi edhe vetė Enver Hoxha, pėr ta ngushėlluar Panajotin pėr vdekjen e Kalos. Gjatė asaj vizite, Enveri i tha Panajotit: "Kalo duhet tė jetonte mė shumė, por nuk e la zėmra". Pas kėtyre fjalėve, Panajoti iu pėrgjigj: "Zėmra iu shkaktua nga faktorė tė jashtėm" dhe me kaq biseda ndėrmjet tyre u mbyll". Kėshtu kanė dėshmuar pėr "Gazetėn" familjarėt e Panajot Plakut nė lidhje me vdekjen e vėllait tė tij Kalos, duke shtuar se nė atė kohė tė vėrtetėn e vdekjes sė Kalo Plakut e mori vesh i gjithė populli.
    (vijon nesėr)


    Letra e Gjeneral-majorit dhe ministrit pa portofol, Panajot Plaku, dėrguar Hrushovit
    (vijon nga numri i kaluar)

    Prej kėtyre gjėrave qė u thanė shihet qartazi se unė, familja ime dhe tėrė farefisi im kemi qenė tė lidhur ngusht me Lėvizjen Nacionalēlirimtare dhe, pėr kėtė arsye, ikja ime nga Shqipėria mund tė duket e pakuptueshme. Unė kam qenė i detyruar tė iki, ta braktis atdheun, popullin, Partinė, familjen, pėr tė cilėt kam qenė i gatshėm nė tė kaluarėn, e jam i gatshėm edhe tash ta flijoj jetėn time. Kam qenė i detyruar tė iki pėr shkak se isha i informuar se udhėheqja e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė kishte vendosur tė mė likuidojė me ndihmėn e organeve tė sigurimit shtetėror. Unė nuk i di me saktėsi shkaqet, qė e kanė detyruar udhėheqėsinė qė tė marrė vendim tė tillė, pėr shkak se kurrkush nuk mė ka folur pėr kėtė, por kuptova se vendimi i tillė ishte marrė nė bazė tė ndryshimit tė qėndimit ndaj meje, tė cilin e vėrejta te udhėheqėsit kryesorė tė Partisė sonė dhe nė bazė tė fjalėve tė tyre. Por, mendoj se ekziston njė shkak, tė cilin do ta shpjegojė nė vazhdim. Para njė viti, organet e sigurimit shtetėror e helmuan vėllaun tim Kalo Plakun. Pėr kėtė morėn vendim Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe, ndoshta, edhe ndonjė tjetėr nga udhėheqėsit. Vėllau im ishte drejtor i pronės bujqėsore shtetėrore nė Sukth. Ka qenė anėtar i Partisė prej vitit 1943, luftėtar dhe punėtor i mirė dhe ndoshta pėr kėtė arsye nuk di me saktėsi pse e kanė helmuar. Ndoshta e kanė helmuar si spiun, nė bazė tė denoncimeve tė rrejshme. Unė jam i bindur plotėsisht se vėllaun tim e kanė helmuar organet e sigurimit shtetėror. Ky likujdim dinak i njė komunisti tė ndershėm ishte organizuar aq keq, sa qė krimi u zbulua me autopsi tė kufomės. Pėr kėtė kisha dyshim jo vetėm unė, por edhe farefisi im dhe shumė anėtarė tė drejtorisė sė pronės nė Sukth. Mjekėt, tė cilėt bėnė autopsi tė kufomės sė vėllaut tim, mė thanė nė fillim se Kalo Plaku ishte helmuar. Mė vonė, pasi u pėrzien pėrfaqėsuesit e Sigurimit tė Shtetit, mjekėt thanė se shkaku i vdekjes ėshtė i panjohur. Vdekja e papritur e vėllaut tim dhe fjalėt qė m'i thanė mjekėt mė bėnė qė tė mendoj se vėllaun tim do ta kenė helmuar, por kurrė nuk ka mundur tė mė shkojė mendja se e kanė helmuar organet e sigurimit shtetėror. Mirėpo, meqėnėse nuk u ndėrmorėn kurrfarė masa hetimi pėr zbulimin e shkakut tė vdekjes sė vėllaut tim dhe pėr shkak se bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit nuk mė lejonin as mua qė ta analizoj personalisht kėtė ēėshtje, edhe pėr shkak tė njė vargu rrethanash tė tjera, unė u binda plotėsisht se vėllaun tim e kanė helmuar organet e Sigurimit dhe se kėtė vendim e kishte marrė udhėheqėsia e Partisė. Pėr fat tė keq tim, edhe Sigurimi shtetėror u informua se unė isha i informuar pėr krimin e tyre tė poshtėr. Pėr ta ruajtur autoritetin e udhėheqėsisė sė Partisė dhe tė Sigurimit shtetėror-meqėnėse unė mund ta paraqisja kėtė ēėshtje edhe nė Komitetin Qėndror-Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e tė tjerė vendosėn, me propozim tė Sigurimit tė Shtetit, tė mė likujdojnė edhe mua, e pastaj tė thonė edhe pėr mua, sikurse edhe pėr vėllaun tim, se: "Kanė vdekur me nder nė krye tė detyrės". Nuk di me saktėsi kur u mor njė vendim i tillė, por mendoj se kjo ndodhi nė ditėt e para tė muajit maj 1957. Pėr kėtė vendim u informua Byroja Politike nė kohėn ndėrmjet 7 e 10 majit, por unė jam i bindur se Byrosė Politike nuk i ėshtė prezantuar shkaku i vėrtetė. Noshta atje ėshtė thėnė se unė jam "armik i Partisė dhe spiun", por pėr kėtė nuk kanė ekzistuar, as nuk kanė mundur tė ekzistojnė kurrfarė dokumentesh dhe pėr kėtė arsye Enver Hoxha, pa dyshim do tė ketė trilluar njėfarė pėrralle tė rrejshme dhe do ta kenė bindur Byronė Politike qė ta verifikojė vendimin pėr likujdimin tim. Pėrveē kėsaj, ėshtė pėr tė besuar se nė Byronė Politike do tė mė kenė bėrė fajtor edhe pėr veprimtari antisovjetike. Nė pėrgatitjen e njė karakteristike tė tillė pėr mua ka luajtur rol mjaft tė madh edhe kryeshefi i TUES n Tiranė, Grigorjevi, pėr ē'arsye kam pasur me tė kėto shpjegime: 1. "Para se tė emėrtohesha unė kryeshef i Komitetit Shtetėror pėr gjeologji (GGK), ishte bėrė njė regjistėr i ekspertėve sovjetikė pėr vitin 1951, tė cilin e kishte verifikuar qeveria e Shqipėrisė. Unė e shikova atė regjistėr dhe fitova pėrshtypje se aty kishte shumė ekspertė tė panevojshėm. I pyeta shokėt udhėheqės nga GGK pse kanė bėrė regjistėr tė tillė. M'u pėrgjigjėn se regjistrin e kishte bėrė kėshilltari bashkė me shokėt nga TUES dhe me ekspertėt sovjetikė, qė punonin nė ekspedita dhe se ata nuk i kanė pėrfillė vėrejtjet tona. Meqėnėse nė atė kohė kėshilltari gjendej nė Moskė, unė me atė rast nuk ndėrmora kurrfarė masash. Pas njė kohe tė shkutėr mė ftuan nė Kryesi tė Kėshillit tė Ministrave, ku m'u dha njė udhėzim qė ta pakėsoj maksimalisht numrin e tė gjithė ekspertėve tė jashtėm, meqėnėse ata po na kushtojnė tejet shtrenjt. Pas kėsaj, unė i ftova shokėt udhėheqės nga GGK dhe kėshilltarin sovjetik pėr topografi, kėshtu qė bashkė me ta vendosėm t'i shlyejmė nga regjistri ata ekspertė sovjetikė, tė cilėt mund tė zėvendėsoheshin me ekspertė shqiptarė. Unė ia paraqita Kėshillit tė Ministrave njė regjistėr tė reduktuar tė ekspertėve sovjetikė dhe ky regjistėr u verifikua. Mirėpo, kur isha nė Ēekosllavaki dhe nė Republikėn Demokratike Gjermane, propozimi im ishte ndėrruar pėr shkak se Grigorjevi nuk ishte pajtuar me pakėsimet qė i kishim bėrė ne. Posaēėrisht kishte insistuar me kėmbėngulje pėr regjistrin e vjetėr udhėheqėsi teknik kryesor i "Neftgazbitum"-it, Kosorotovi. Kur u ktheva nga Republika Demokratike Gjermane, Grigorjevi mė telefonoi dhe mė pyeti me zė tė hidhėruar pse nuk jam konsultuar me tė me rastin e propozimit tė pakėsimit tė numrit tė ekspertėve sovjetikė. Unė i thashė Grigorjevit se shoku Lankin, kėshilltar pėr topografi, kishte marrė pjesė nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe se unė kam menduar se ai do ta informojė pėr kėtė. 2. Unė e kam udhėheqė kėshillimin, kushtuar analizės sė punės nė vitin 1956, nė drejtorinė e "Neftgazbitum"-it nė Vlorė. (vijon nesėr)

    *....*
    shifi punen e jo gunen

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    Vazhdimi


    DOSSIER III

    Dėshmitė e panjohura tė familjarėve tė Gjeneral-majorit e ministrit pa portofol pėr marrėdhėniet e tij me udhėheqjen e lartė tė PPSH dhe kritikat ndaj Enverit nė letrėn pėr Hrushovin

    Panajot Plaku: "Ja si i eliminoi Enveri shokėt e tij"


    ------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me familjen e Panajot Plakut dhe ekzekutimin e dy vėllezėrve tė tij, Jorgo e Kalo Plakut. Po ashtu nė numrin e djeshėm u njohėm edhe me njė pjesė tė letrės qė gjeneral-majori dhe ministri pa portofol Panajot Plaku, i cili u arratis nga Shqipėria nė majin e vitit 1957, ia dėrgonte udhėheqėsit tė Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovit, nga Jugosllavia ku ai kishte marrė azilin politik. Vėllai i Panajotit, Jorgo Plaku, u vra nė rrethana tė panjohura nė vitin 1944 kur ishte partizan e pėrkthyes i misioneve anglo-amerikane dhe pas luftės u shpall dėshmor. Ndėrsa me arratisjen e Panajotit nė 1957, ai u shpall tradhėtar dhe Enveri deklaroi nė Byro se Jorgo Plaku ishte ekzekutuar me urdhėrin e tij. Vrasja e Jorgo nė kohėn e Luftės, u pasua nga eleminimi fizik i vėllait tjetėr, Kalo Plakut nė vitin 1956, i cili punonte si Drejtor i Fermės sė Sukthit dhe njoftimi zyrtar pėr vdekjen e tij ishte "vdekje nga zemra". Sipas dėshmive tė familjarėe tė Panajot Plakut, Kalo Plakun e helmoi Sigurimi i Shtetit qė e ndiqte prej kohėsh dhe e kishte provokuar disa herė duke i vjedhur edhe teserėn e partisė. Pėrveē familjes Plaku, vdekjen e Kalos prej Sigurimit e dėshmon edhe Panajot Plaku nė letrėn e tij dėrguar Nikita Hrushovit, ku ai shprehet qartė se atė e helmoi Sigurimi dhe sqaron arsyet e arratisjes sė tij, pėr shkak tė pėrndjekjeve tė Sigurimit, pas vendimit qė kishte marrė Byroja Politike me propozimin e Enver Hoxhės pėr eleminimin e tij fizik.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Panajoti kundėr "Bllokut"
    Vdekja e Kalo Plakut ishte njė goditje shumė e rėndė pėr Panajotin, pėr vetė faktin se ai e dinte shumė mirė qė vėllanė e tij e helmoi Sigurimi i Shtetit, gjė e cila do tė thoshte se edhe vetė Panajoti qė nga ajo ditė e prapa nuk do t'i kishte punėt mirė me Partinė. Nė fakt goditja ndaj Panajotit kishte filluar shumė kohė mė parė se tė vdiste i vėllai i tij Kalua dhe qė nga ajo kohė ai ishte vėnė nė shėnjestėr tė Sigurimit. Lidhur me kėtė, familjarėt e tij nė dėshmitė e tyre pėr "Gazetėn" janė shprehur: "Nė fakt goditja ndaj Panajotit kishte filluar qė me lirimin e tij nga ushtria, gjė e cila ishte njė paralajmėrim mė se i qartė pėr tė ardhmen e tij krejt tė pasigurtė si pėr vetė atė ashtu dhe pėr familjen e tij. Panajoti nuk e duroi dot ēmobilizimin nga ushtira dhe heqjen e gradave, sepse ai e kishte lidhur jetėn e tij me uniformėn ushtarake. Panajoti ishte njė komunist idealist dhe shumė i ndershėm. Ai nuk i duronte kurrė padrejtėsitė dhe shpesh herė na fliste nė nė shtėpi pėr privilegjet e "Bllokut" dhe pezmatohej nga varfėria e madhe qė kishte pllakosur vėndin. Ai nuk kishte asnjė dėshirė qė tė mbante lidhje miqėsore me familjet e udhėheqjes sė lartė tė PPSH qė jetonin nė "Bllok" dhe nisur nga ai fakt, edhe martesėn e tij ai nuk e bėri brenda "Bllokut" ashtu siē bėnė shumė tė tjerė nė atė kohė duke u lidhur miqėsira me njėri-tjetrin, por u martua me Vjollca Tajėn me origjinė nga Elbasani, e cila kishte mbaruar Liceun Artistik dhe ishte kėngėtare nė Opera. Pas fejesės me Vjollcėn nė vitin 1951, Panajoti nuk pranoi tė bėnte dasėm, por bėri njė ceremoni shumė tė thjeshtė vetėm me njerzit e shtėpisė. Po kėshtu edhe miqtė mė tė ngushtė tė Panajotit, nuk ishin ata tė Byrosė Politike, por: Omer Nishani, Dali Ndreu, Teme Sejko, Tahir Kadare, Rrahman Pėrllaku, Maqo Ēomo e ndonjė tjetėr, tė cilėt mė pas u goditėn tė gjithė nga Enver Hoxha. Mė shumė Panajoti shoqėrohej mė vėllanė, Kalo Plakun dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės ai e kalonte duke studjuar nė shtėpi. Vdekja e Kalos e goditi shumė rėndė Panajotin dhe ai gati sa nuk kaloi nė depresion tė thellė. Pakėnaqėsitė qė ai kishte tė akumuluara prej kohėsh ndaj udhėheqjes sė lartė dhe privilegjeve tė tyre, pas vdekjes sė Kalos ai filloi qė t'i shprehte hapur nė shtėpinė tonė duke na thėnė: "Ne hamė bukė tė bardhė, ndėrsa populli i varfėr nuk ka fare bukė pėr tė mbushur barkun". Panajoti ishte deputet i zonės sė Devollit dhe ai gjente mundėsinė pėr tė shkuar shpesh atje pėr tė pyetur pėr hallet e tyre. Gjatė njė takimi me fshatarėt e zonės sė tij, ata ia shprehėn hapur hallet qė kishin duke i thėnė: "Si na latė kėshtu nė kėtė gjėndje, ne ju kemi mbajtur me bukė gjatė kohės sė Luftės". Panajoti ishte prekur shumė nga fjalėt e tyre dhe u premtoi atyre se sa tė shkonte nė Tiranė do t'ju dėrgonte njė kamion tė vjetėr qė ta kishin pėr hallet e kooperativės.(vijon nesėr)


    Letra e Gjeneral-major dhe ministrit pa portofol tė Enverit, drejtuar Hrushovit

    Grigorjevi shprehu pakėnaqėsi pėr shkak tė sjelljeve tė vėllaut tim Koēo Plakut, i cili ishte gjeolog kryesor nė drejtorinė e "Neftgazbitum"-it. Ai mė tha se vėllau im u bėrtet ekspertėve sovjetikė pėr shkak tė cikėrrimeve, se ekspertėt sovjetikė e kanė udhėheqėsin e tyre teknik, tė cilit i pėrgjigjen. Unė i thashė Grigorjevit se Koēo Plaku ėshtė gjeolog kryesor i drejtorisė dhe se ai ka pėr detyrė tė kėrkojė prej ekspertėve sovjetikė qė ė ndjejnė pėrgjegjėsi nė punė, meqėnėse nė drejtori nuk ka ekspertė tė tjerė dhe, pėr kėtė arsye, ka pėr detyrė t'i kontrollojė ata, ose duhet tė ndėrrohet. Grigorjevi, e sidomos Kosorotovi, insistonin qė gjeologu kryesor tė mos i kontrollojė ekspertėt sovjetikė, por tė shkojė prapa udhėheqėsit teknik sovjetik dhe tė shikojė se si punon ky. Kėto ishin konfliktet e mia kryesore me Grigorjevin, nė bazė tė tė cilave ai mė akuzoi nė Komitetin Qėndror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė pėr sjellje antisovjetike. Nė Byronė Politike ndoshta mė kanė bėrė fajtor pėr veprimtari antisovjetike pėr shkak se nė biseda me shokė tė ndryshėm nga Komiteti Qėndror i Partisė, e madje edhe me Enverin, kam folur se ne i mveshim Bashkimit Sovjetik mė shumė se sa duhet nė lidhje me ēlirimin e atdheut tonė. Unė e di rolin e Bashkimit Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore, por nuk mendoj se ky rol duhet tė ngrihet deri nė atė masė, sa qė tė zhduken plotėsisht nėn tė Lufta Nacionalēlirimtare dhe meritat e popullit dhe tė Partisė sonė. Kjo ėshtė historikisht e pasaktė dhe nuk u shėrben interesave tė revolucionit botėror, e prandaj as interesave tė Bashkimit Sovjetik. Edhe Enver Hoxha pajtohej parimisht me njė pikėpamje tė tillė, e madje edhe shtoi se Partia jonė duhet t'i bartė pėrvojat e veta nė partitė e tjera tė popujve tė vegjėl, tė cilat po zhvillojnė luftė kundėr imperializmit, pėr ēlirim tė vet nacional. Unė nuk kam kurrfarė ndjenjash antisovjetike. Unė kam vepruar vendosmėrisht dhe kam folur kundėr tė gjitha shtrembėrimeve pėr shkak se kam qenė i bindur se kurrkush as kurrė nuk do tė mė akuzojė pėr veprimtari antisovjetike, meqėnėse pėr pėrkushtimin tim ndaj Bashkimit Sovjetik ekzistojnė me qindra dėshmi nė jetėn time si para luftės, ashtu edhe gjatė luftės dhe pas ēlirimit. Mua si komunist mė kanė arrestuar shumė herė fashistėt; si mik dhe "agjent" tė Bashkimit Sovjetik fashistėt mė kanė persekutuar. Gjatė luftės unė kam luftuar duke qenė i bindur se armėt e mia dhe aktiviteti im revolucionar i japin kontribut jo vetėm mbrojtjes sė popullit tim, por edhe i ndihmojnė Bashkimit Sovjetik. Unė i kam kryer detyrat e pėrmendura para sė gjithash pėr shkak se i kam dashur dhe i kam mbrojtur interesat e Bashkimit Sovjetik. Tė gjitha vėrejtjet dhe kritikat qė i kam bėrė, tė gjitha kėrkesat e mia qė ua kam parashtruar ekspertėve sovjetikė jo vetėm qė nuk i kanė sjellė dėm Bashkimit Sovjetik, por pėrkundrazi, i kanė dhėnė kontribut forcimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike. Unė e kam dashur, e dua dhe do ta dua Bashkimin Sovjetik, pėrkundėr faktit se Enveri mė quan armik tė BRSS. Por, pėr fat tė keq, PKSH ėshtė krijuar nė atė periudhė, nė tė cilėn kulti i personit tė Stalinit kishte arritur kulminacion, kur ishin likuiduar nė BRSS me qindra e mijėra komunistė mė tė mirė, kur depėrtoheshin popuj tė tėrė, kur Stalini i kishte nė dorė tė gjitha punėt dhe pėr kėtė arsye edhe Enveri duhej tė ishte i tillė. Kulti i personit tė Stalinit nuk i ka dhėnė mundėsi Partisė sonė qė ta shqyrtojė ēėshtjen e demokracisė sė brendshme partiake dhe pėr kėtė arsye sot, prej atyre shokėve qė kanė marrė pjesė nė konferencė pėr formimin e Partisė sonė, nga anėtarėt e Komitetit Qėndror tė pėrkohshėm (i pari KQ i Partisė sonė), i cili ka qeėn zgjedhur me rastin e formimit tė Partisė sonė, ka mbeur nė udhėheqėsi vetėm Enver Hoxha, e prej anėtarėve tė Byrosė Politike tė parė ka mbetur nė udhėheqėsi prapė vetėm Enver Hoxha. Pėrveē kėsaj, Partia jonė ende nuk di kush ka marrė pjesė nė konferencėn e saj themeluese, kush kanė qenė anėtarė tė Komitetit Qėndror tė pėrkohshėm dhe tė Byrosė Politike tė parė. A mund ta konsiderojmė normale gjendjen e tillė nė njė parti, e cila ėshtė formuar para 16 vjetėve, kur dihet se pjesėmarrėsi mė i vjetėr i asaj konference themeluese nuk ka pasur mė shumė se 45 vjet? A mund ta konsiderojmė si normal likujdimin e tė gjithė punėtorėv,e tė cilėt me tė vėrtetė kanė qenė iniciatorė tė formimit tė Partisė sonė, e jo Enver Hoxha, sikurse po gėnjejnė tash rreth e pėrqark? Kuptohet se kjo ėshtė pozitė jonormale. Tė gjithė e dinė se njė pjesė e strukturės udhėheqėse ėsht vrarė nė luftė, njė pjesė ka qenė likuiduar nė kohėn e marrėdhėnieve tė ērregulluara me Jugosllavinė, e njė pjesė pas kėsaj. Tė gjitha kėto aksione mund tė arsyetohen disi, por a mund tė arsyetohet pėrjashtimi nga Partia dhe likuidimi i udhėheqėsve mė tė lartė tė Partisė pas Kongresit XX tė PK tė BRSS? Unė mendoj se kjo nuk ėshtė dashur tė ndodhė kurrsesi, e ēka ka rėndėsi kryesore - nė tė ardhmen ėshtė e domosdoshme tė mos lejohen aksione tė ngjashme. Pas Kongresit XX tė PK tė BRSS janė likuiduar (pėrjashtuar nga Partia dhe pushkatuar) mė se dhjetė anėtarė tė vjetėr tė Partisė.
    Nuk mund tė lė pa e theksuar kėtu pėrjashtimin nga Partia tė Tuk Jakovės, punėtor, njė nga iniciatorėt e formimit tė Partisė; pėrjashtimin e Bedri Spahiut, njė nga komunistėt mė influentė tė qarkut tė Gjirokastrės dhe tė mbarė vendit; pushkatimin e Liri Gegės, njėrės nga themelueset e Partisė; pushkatimin e Dali Ndreut, njėrit nga komunistėt mė tė vjetėr tė rajonit tė Dibrės, pushkatimin e Petro Bullatit e tė tjerėve. Gjithashtu, mė duhet ta pėrmend patjetėr arrestimin, pėrjashtimin nga Partia dhe masat e tjera, qė janė ndėrmarrė kundėr disa dhjetra komunistėve tė vjetėr. Hulusi Spahiu, vullnetar i Spanjės dhe gjeneral i Armatės sė Shqipėrisė, ėshtė pėrjashtuar nga Partia, i ėshtė hequr grada dhe ėshtė bėrė zėvendės i parė i ministrit tė mbrojtjes popullore, ėshtė emėruar kryeshef i depos. Shembuj tė tillė ka shumė e shumė. Lufta kundėr kultit tė personelit nė Partinė tonė ėshtė kufizuar nė pakėsimin e parrullave pėr Enver Hoxhėn dhe nė renditjen e fotografive tė udhėheqėsve sipas abecedes. Tash nė Shqipėri flitet pėr Partinė mė shumė se pėr Enverin, megjithėse nė kohė tė fundit-me pretekst se ėshtė e domosdoshme tė ruhet autoriteti dhe me qėllim qė tė mos pėrsėritet Konferenca e Tiranės, si dhe me qėllim qė tė mos lejohet qė tė ndodhė nė Shqipėri ajo qė ndodhi nė Hungari-prapė kanė filluar t'ia mveshin Enver Hoxhės tė gjitha sukseset e Partisė sonė dhe tė popullit tonė. Ja njė shembull tipik nga koha e fundit. Nė njė film dokumentar, qė u xhirua me rastin e kthimit tė delegacionit tonė tė qeverisė dhe tė Partisė nga Bashkimi Sovjetik, nė vend qė tė tregohet tribuna nė tė cilėn mbajtėn fjalime Enver Hoxha e Mehmet Shehu dhe ku ishin anėtarėt e Komitetit Qėndror dhe tė qeverisė, u treguan vetėm Enveri dhe Mehmeti. Mund tė pėrmenden me qindra shembuj tė kėtillė. Nė qoftė se studiohet mirė jeta e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė nga aspekti I fjalimit Tuaj nė mbledhjen e mbyllur tė Kongresit XX tė PK tė BRSS, atėhere do tė shihet nė mėnyrė tė qartė se nė Shqipėri ka sunduar dhe ende sundon me metoda staliniste vetė Enver Hoxha. Ju e dini se Tuk Jakova u kualifikua si armik i Partisė.

    (vijon nesėr)
    shifi punen e jo gunen

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cjapush..kur fillon nje Rubrike ndiqi te gjithe numrat e gazetes derisa sa mbaron Rubrika se ndryshe ngel e pa plote.

    -------

    DOSSIER VII

    Dėshmia e Panajot Plakut: “Ja si u goditėn nė Kongresin e Parė, Xoxe, Kristo, Themelko, Kerenxhi, Parllaku, Sinoimeri, Blushi, Dume, Ēitaku, Kroi, Kolaneci, Dishnica etj”

    “Ja terrori qė pėrdori Enver Hoxha nė Kongresin e Parė”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e gjashtė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet kujtimeve tė gjeneral-majorit dhe ministrit pa portofol, Panajot Plaku, i cili u arratis nga Shqipėria nė majin e vitit 1957 dhe fitoi statusin e azilantit politik nė Jugosllavi, u njohėm me kontraditat dhe konfliktet e ashpėra ndėrmjet Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut. Sipas kujtimeve tė Plakut tė botuara nė librin “Dhuna mbi revolucionin nė Shqipėri” (Botim i Shtėpisė Botuese “Rilindja” e Prishtinės i vitit 1985, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, ishin dy persona qė nuk e kishin fort qejf njėri tjetrin. Konflikti mė i ashpėr ndėrmjet tyre filloi nė vitin 1953 kur Mehmeti u shkarkua nga posti i Sekretarit tė Dytė tė K.Q tė PPSH dhe u emėrua si Kryetar i Qeverisė. Nga kjo lėvizje, Mehmeti kujtoi se Enver Hoxha po fillonte hapin e parė nė likujdimin e tij dhe kjo gjė bėri qė nė mbledhjet e Byrosė Politike tė kishte debate tė ashėpra ndėrmjet tyre. Duke parė se vendimi pėr shkarkimin e Mehmetit nuk po rishikohej, ai u mbyll nė vilėn e vet pėr njė kohė tė gjatė dhe aty e ruanin disa nga njerzit mė besnikė tė tij qė i kishte pasur kudro drejtues nė Brigadėn e Parė Sulmuese gjatė kohės sė Luftės. Sipas dėshmisė sė Panajot Plakut, nė atė kohė Mehmet Shehu i ishte shprehur atij personalisht dhe Sadik Bocajt, duke u thėnė se po tė kishin vazhduar edhe pak konfliktet nė mes tij dhe Enverit, ai do tė dilte nė male. Meqėnse konflikti nė mes tyre nuk po sheshohej por po acarohej gjithnjė e mė shumė, Mehmeti shkoi tek ambasadori sovjetik, i cili pasi u takua me Enverin, organizoi njė takim ballafaques me ta dhe kėshtu ata tė dy u pajtuan me njėri tjetrin. Pas disa vjetėsh nga kjo ngjarje, Mehmet Shehu e tregoi atė nė formė autokritike nė Komitetin Qėndror. (vijon nga numri i kaluar)

    Rehabilitimi i Mehmet Shehut
    Nė Pleniumin X tė KQ tė PK tė Shqipėrisė, qė u mbajt pas shpalljes sė Rezolutės sė Informbyrosė, Shqipėria e sulmoi nė mėnyrė tė ashpėr Jugosllavinė, duka ia ngarkuar fajin pėr mosrealizimin e programit tė porosive e tė tjera. Nė atė kohė u ndėrprenė punimet nė tė gjitha objektet e mėdha, qė ishin nė ndėrtim e sipėr dhe u mor vendimi qė tė pakėsohet racioni i bukės dhe i gjėrave ushqimore tė tjera, qė i jepeshin popullit. Tregu filloi tė zbrazet. Duke realizuar direktivat e Stalinit, qeveria e Shqipėrisė pėrgatitej pėr ashpėrsimin dhe pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve me Jugosllavinė, kurse populli shqiptar filloi t’i ndjejė mbi kurriz tė vet pasojat e kursit tė tillė tė panatyrshėm dhe tė dėmshėm tė Enver Hoxhės. Nė ato kushte u mbajt edhe Pleniumi i XI i KQ tė PK tė Shqipėrisė, nė tė cilin u sulmua Jugosllavia nė mėnyrė krejt tė hapėt. Nė kėtė Plenium filloi edhe fushata kundėr atyre anėtarėve tė udhėheqėsisė, tė cilėt angazhoheshin pėr vazhdimin e marrėdhėnieve tė afėrta me Jugosllavinė. U rehabilituan Nako Spiru, Liri Belishova, Kiēo Ngjela dhe Mehmet Shehu. Njėkohėsisht, u dėnuan: Koēi Xoxe (i cili u shkarkua nga funksioni i sekretarit organizativ, por mbeti anėtar i Byrosė Politike), e pastaj Pandi Kristo dhe Kristo Themelko (tė cilėt u pėrjashtuan nga Byroja Politike, por mbetėn anėtarė tė Komitetit Qėndror), kurse Gjorgji Blushi dhe Nesti Kerenxhi (tė dy kandidatė pėr anėtarė tė Byrosė Politike) dhe Vasko Koleci, anėtar i KQ, u pėrjashtuan nga KQ i PK tė Shqipėrisė. Nė kėtė Plenum, qė u mbajt prej 13 deri mė 24 shtator 1948, u vendos qė Kongresi i Parė i PK tė Shqipėrisė tė mbahet gjatė nėntorit po tė atij viti. Pas Pleniumit, pa kurrfarė pyetjesh dhe ēfarėdo diskuitmi tė mėtejshėm Koēi Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi e tė tjerėt u shkarkuan prej tė gjitha funksioneve partiake e shtetėrore dhe u izoluan plotėsisht prej punės politike dhe partiake. Masat, qė ishin ndėrmarrė nė Pleniumin XI, nuk i mjaftuan Stalinit, kėshtu qė tash kėto masa ishin ndėrmarrė nė bazė tė urdhėrit tė tij tė drejtpėrdrejtė se si duhet vepruar me kėtė grup udhėheqėsish tė spikatur. Nė tetor 1948, Ramadan Ēitaku qė ishte deri atėhere ambassador i RP tė Shqipėrisė nė Jugosllavi, u ftua pėr tė paraqesė para Byrosė Politike raport pėr marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve.

    Sherri i Enverit me Ēitakun
    Gjatė bisedės qė u zhvillua nė Byronė Politike, Ramadan Ēitaku foli pėr pėrshtypjet qė i kishte sjellė nga Jugosllavia, duke theksuar se derisa sa ishte nė Jugosllavi, nuk kishte vėrejtur kurrfarė ndryshimesh nė anėn e Jugosllavisė nė pikėpamje tė marrėdhėnieve dhe tė politikės ndaj Shqipėrisė. Mirėpo, Enver Hoxha, i cili kishte pritur qė pas aq sulmeve tė aparatit propagandistik tė Shqipėrisė, tė BRSS dhe tė vendeve tė tjera socialiste kundėr Jugosllavisė, Ramadan Ēitaku ta gėrshetonte raportin e vet me argumente ashtu qė t’i arsyetojė kėto sulme, e ndėrpreu referimin e tij duke i thėnė, pėrveē tė tjerash, se duhet ta ketė parasysh faktin se Tito ėshtė “tradhtar”. Pėrkundėr kėtij digresioni, Ramadan Ēitaku vazhdoi ta lexojė raportin e vet, duke vazhduar t’i pėrshkruajė mbresat e veta nga Jugosllavia. Enver Hoxha, me ton brutal, e ndėrpreu edhe njė herė duke i thėnė: “Tito ėshtė tradhtar, e unė jam sekretar i Partisė sate”. Ramadan Ēitaku u pėrgjigj se nė raportin e vet kurkund nuk ka mohuar se Enver Hoxha ėshtė sekretar i Partisė sė Shqipėrisė dhe shtoi: ”Por, jam komunist dhe si i tillė nė raportin tim i kam parashtruar vetėm pėrshtypjet e mia reale nga Jugosllavia. Unė nuk mundem as tė them, as tė dėshmoj atė ēka kėrkon prej meje Enver Hoxha”. Atėhere mbledhja u ndėrpre. Ramadan Ēitaku (i cili deri nė atė kohė ishte anėtar i Byrosė Politike) u pėrjashtua jo vetėm nga KQ dhe nga PK e Shqipėrisė, por u shkarkua edhe prej tė gjitha funksioneve shtetėrore, gjė qė mė vonė u verifikua edhe formalisht nė Kongresin e Parė tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė.

    Terrori nė Kongres
    Delegat nė Kongresin e Parė tė PK tė Shqipėrisė u zgjodha nė Bashkimin Sovjetik, ku isha nė shkollim nė Akademinė “Voroshillov”. Kur edha nė Tiranė, familja ime m’u ankua pėr gjendjen ekonomike tejet tė vėshtirė nė vend. Mė thanė se kanė pasur mjaft tė ardhura, merrnin tėrė rrogėn time dhe jetonin bashkė me vėllanė tim mė tė vogėl i cili nė atė kohė ishte drejtor i pronave bujqėsore shtetėrore nė Ministrinė e Bujqėsisė (nė vitin 1956 vėllanė tim e helmuan me urdhėr tė Enver Hoxhės), por megjithėkėtė bėnin njė jetė tė vėshtirė. Sepse, jo vetėm qė ēdo gjė ishte e shtrenjtė, por shpesh ishte e pamundshme tė gjendeshin gjėra ushqimore mė elementare. Mė thanė se ėshtė thjesht e pakuptueshme se si mund tė jetojė kėshtu populli. Ishin ndėrprerė punimet jo vetėm nė objektet mė tė mėdha, por edhe nė tė gjitha objektet e tjera. Pėrshtypjet e tyre ishin plotėsisht tė sakta. Nė kushte tė tilla u mbajt, prej 8 deri mė 21 nėntor 1948, Kongresi i Parė i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Kongresi u mbajt nė sallėn e Kuvendit (mė vonė opera e shtetit). Godina ishte e dekoruar me flamuj tė kuq dhe me portrete tė Marksit, tė Engelsit, tė Leninit, tė Stalinit dhe tė Enver Hoxhės. Nė kryesinė e punės tė Kongresit ishte njė numėr i vogėl anėtarėsh tė deriatėhershėm tė Komitetit Qėndror. Tė gjithė tė tjerė ishin pak tė njohur ose krejt tė panjohur nė radhėt e anėtarėve tė Partisė. Nė Kongres u dha edhe formalisht pėlqimi pėr likujdimin e bėrthamės proletare tė udhėheqėsisė sė Partisė. Edhe zyrtarisht u pėrjashtuan nga Partia Koēi Xoxe, Pandi Kristo, Ramadan Ēitaku, Nesti Kerenxhi, Gjorgji Blushi, Vasko Koleci, Naxhije Dume. U ndėrmorėn masa drastike ndaj Kristo Themelkos, Bajram Sinoimerit, Pėllumb Dishnicės, Petro Papit, Rahman Pėrllakut, Iljaz Rekės, Teki Kolanecit, Gjin Markut, Dali Ndreut, Koēo Titkos, Haxhi Kroit e tė tjerėve. Tė gjithė kėta, deri atėhere anėtarė ose kandidatė pėr anėtarė tė Komitetit Qėndror, jo vetėm qė nuk u zgjodhėn pėrsėri, por morėn dėnime partiake dhe u shkarkuan prej funksioneve. Me fjalė tė tjera, prej 32 anėtarėve dhe kandidatėve tė Komitetit Qėndror tė mėparshėm, i cili e kishte udhėheqė Partinė dhe popullin e Shqipėrisė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare dhe revolucionit popullor, si dhe ndėrtimin e vendit nė periudhėn e pasluftės, u likujduan 23 prej tyre. Ky likujdim, nė tė vėrtetė, ishte pėrgatitur njė kohė shumė tė gjatė mė parė, pa kurrfarė konsultimi me anėtarėt e Partisė dhe me udhėheqėsit e organizatave partiake.

    Kundėrshtohet emėri “Parti e Punės”
    Kongresi i Parė i PK tė Shqipėrisė vendosi tė ndėrrohet emri i Partisė. Partia Komuniste e Shqipėrisė e ndėrroi emrin dhe u bė Partia e Punės e Shqipėrisė. Propozimin pėr kėtė ndryshim e paraqiti Tuk Jakova, i cili prej Pleniumit XI e kryente detyrėn e sekretarit organizativ tė Komitetit Qėndror, nė vend tė Koēi Xoxes. Kur Tuk Jakova e paraqiti kėtė propozim, nė sallė u bė protestė massive. Delegati Ramadan Xhangolli u ngrit dhe u deklarua kundėr kėtij propozimi. Ai tha se ky emėr i ri tė pėrkujton organizatėn “Puna” e cila, si pjellė e Grupit Komunist tė Korēės, kishte karakter tė organizatės masive tė punėtorėve. “Vallė, Partia jonė Komuniste|”-theksoi Ramadan Xhangolli, “ e cila i priu popullit tė Shqipėrisė, nė betejat mė tė rėnda dhe e cila e realizoi revolucionin popullor, duke hapur rrugė tė reja nė drejtim tė socializmit, a duhet tė heqė dorė tash prej emrit tė vet tė vjetėr tradicional tė lavdishėm”. Kėto fjalė u pėrshėndetėn me duatrokitje frenetike. Pastaj foli edhe dy herė Tuk Jakova, duke tentuar ta bindte auditoriumin pėr nevojėn e ndėrrimit tė emrit tė Partisė. Kur kėto intervenime tė tij nuk sollėn rezultat, ai tha mė nė fund: Nė lidhje me ndėrrimin e emrit tė Partisė ne kemi diskutuar shumė nė Byronė Politike. Mirėpo, nuk i kemi mundur tė marrim kurrfarė vendimi. Kur isha nė Moskė, e pyeta shokun Stalin pėr mendimin e tij nė lidhje me kėtė problem. Ai jo vetėm qė u pajtua me kėtė ndėrrim, por menjėherė edhe ma uroi emrin e ri tė Partisė sonė. Pas kėtyre fjalėve tė Tuk Jakovės, nė sallė mbretėroi qetėsia. Kėshtu lindi emri i ri: Partia e Punės e Shqipėrisė. Gjatė Kongresit, nė disa raste, Gjin Marku, i cili ishte nė atė kohė kryeshef i Drejtorisė Politike tė Armatės dhe pėr tė cilin tė gjithė ishin tė bindur se do tė hyjė jo vetėm nė Komitetin Qėndror tė ri, por edhe nė Byronė Politike, m’u lut qė tė diskutoj nė Kongres. Unė refuzova kategorisht. Isha i bindur se kjo ishte iniciativė jo vetėm e tij, por edhe e Byrosė Politike. E dija se qėllimi i tyre isht qė edhe unė tė deklarohem kundėr Koēi Xoxes, kėshtu qė tė zgjidhesha nė Komitetin Qėndror. Por, nuk pranova ta bėj kėtė me motivacion se nuk kam ē’ tė them. Vetė Gjin Marku, i cili mė kishte kėshilluar kėshtu, nė diskutimin e vet tė mėvonshėm e sulmoi jo vetėm Koēi Xoxen, por edhe udhėheqėsit e tjerė tė cilėt ishin angazhuar mė parė pėr marrėdhėnie tė tjera me Jugosllavinė. Meqėnėse Enver Hoxha dhe tė tjerėt e vlerėsuan kėtė si sulm edhe kundėr tyre, Gjin Marku u kritikua ashpėr dhe jo vetėm qė nuk u zgjodh nė Komitetin Qėndror, por menjėherė u shkarkua nga pozita e vet dhe faktikisht u likujdua politikisht. Kongresi i Parė i PK tė Shqipėrisė e likujdoi definitivisht bėrthamėn revolucionare tė udhėheqėsisė sė Partisė, e kėputi kontinuitetin e revolucionit popullor nė Shqipėri, ia hapi gjerėsisht dyert Stalinit pėr t’i komanduar Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe e legalizoi stalinizmin si tė vetmen metodė tė udhėheqjes sė Partisė dhe tė popullit shqiptar. Si duket aplikimi i metodave staliniste nė kushtet e Shqipėrisė-tregojnė ngjarjet qė u zhvilluan pas Kongresit tė Parė tė PK tė Shqipėrisė. (vijon nesėr)

    ----
    Nga gazeta Shqiptare.


    ....

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •