Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Drogë në ambasadën shqiptare në Romë

    RD

    I emëruar në Itali nga ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, nuk mundi të arrestohej dot nga karabinierët pasi gëzon ende imunitetin e diplomatit

    Drogë në ambasadën shqiptare në Romë. Akuza është bërë nga Antimafia italiane, por pasaporta diplomatike që mbante konsulli i ambasadës shqiptare në Itali, Drini Bello, e ka shpëtuar atë nga arrestimi gjatë operacionit të koduar me emrin "Parajsa". Burime të konfirmuara bëjnë të ditur se zyrtari i lartë i ambasadës tonë në kryeqytetin italian në Romë është person i përfshirë në aktivitetin kriminal të organizatës. Diplomati shqiptar dyshohet se është një nga drejtuesit e një rrjeti që merret kryesisht me trafik klandestinësh dhe drogë.

    45-vjeçari Drini Bello ishte emëruar diplomat në Romë nga ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Ai jetonte prej disa vitesh në Itali. Burime të rezervuara konfirmojnë se familja e tij ka patur disa precedentë vitet e fundit.

    Diplomatit, u zbulua bashkë me një numër personash të tjerë si pjestarë të një organizate kriminale në Itali gjatë operacionit të koduar "parajsa". Ky operacion duhet të ekzekutojë 59 urdhër arreste, ku një numër nga të dyshuarit kanë shtetësi shqiptare. Veprimtaria e tyre ka të bëjë me kontrabandën, emigracionin klandestin dhe vjedhjet.

    Ndërkohë, antimafia italiane ka zbuluar se Bello fshihte drogë në ambasadën shqiptare në Romë, ndërsa në Shqipëri konfirmojnë se ai ka qenë efektiv i Shërbimit Informativ Shtetëror.

    Ky është rasti i dytë që një efektiv i këtij institucioni dyshohet se është i implikuar në veprimtari kriminale. Disa më muaj më parë u arrestua po në Itali, Ramadan Paja, kryetar i SHISH për Portin e Durrësit, si i përfshirë në trafikun e të miturve nga Shqipëria.

    Për implikim në veprimtari kriminale janë denoncuar publikisht edhe disa deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë në disa Raporte të kohëve të fundit të organizmave ndërkombëtare. Kohë më parë akuza të ndërsjellta janë bërë edhe mes vetë zyrtarëve socialistë. Deputeti Petro Koçi, bëri kallzim për ndjekje penale në prokurori në adresë të kreut socialist të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Spartak Braho, për lidhjet e tij me klane të drogës e të trafikut klandestin. Për lidhjet e politikës me krimin, opozita ka inicuar disa debate parlamentare ku kanë dalë fakte tronditëse, por krerët e mazhorancës së majtë vazhdojnë të qëndrojnë në mbrojtje të klaneve më të errëta kriminale të qeverisjes së tyre. Ky është një tjetër skandal, që provon se akuzat e opozitës për imlikim të qarqeve më të larta të pushtetit me krimin e organizuar janë një realitet i hidhur në Shqipëri.

    H.RAMA

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Ca behet keshtu mor amam .Pika u rente politikaneve tane ,pervec ganksterave qe po disktretitojne anambane me vraseje ,komtrabanda (droge ,femrash ,femijsh etj) vjedhje ,tani po na NDEROJNE EDHE POLITIKANET qe i marte lumi i marte
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •