Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut

    Nga Fatos Lubonja/ Gjate periudhes se fundit ne Shqiperi kane ndodhur disa krime te renda ndaj botes se biznesit shqiptar qe u bene, per nje kohe, qendra e debatit politik ne vend. Njera nga keto ishte rrembimi i nipit te njerit nga tregetaret me te medhenj te cimentos, Sulo Shehu. Tjetra ishte edhe me tragjike: Vrasja e tregtarit te hekurit Florian Vila.

    Ashtu si debatet e tjera te kesaj periudhe edhe debati politik qe u zhvillua rreth ketyre ngjarjeve u be ne stilin tradicional te moskomunikimit dhe perjashtimit total te tjetrit: opozita akuzoi se keto akte jane shprehje e politikave monopoliste qe po ndjek mazhoranca, pra ne menyre me eksplicite akuzoi se keto akte jane veper e konkurrences se pandershme me mbeshtetje politike, kurse maxhioranca u fut ne pista te tjera duke u rrekur te tregoje se keto ngjarje nuk kane lidhje me konkurrencen e pandershme as me monopole, por jane raste sporadike te shkaktuar nga shkaqe personale. Nderkaq, me nje retorike politike qe here here behet deri patetike, te dy palet ngulmuan te tregojne ndjeshmerine dhe merakun e tyre te madh ndaj biznesit. Fill pas ketyre ngjarjeve, ne nje takim me biznesmene, Presidenti i Republikes tha edhe nje shprehje te tille: "Ju, u tha biznesmeneve, jeni pula qe beni veze, kurse te tjeret jane gjela qe kakarisin". Nuk mund te mos permend ketu edhe nje ministre socialiste te ekonomise te cituar ne librin e Artan Fuges "Majtas Jo Djathtas" e cila, duke u mburrur per qeverisjen socialiste ka thene se shteti yne eshte bere avokat i biznesit duke "harruar" se dy modelet e shtetit qe na parqiten sot ne boten e perparuar jane ose ai i shtetit liberal, i cili e koncepton shtetin ne rolin e arbitrit midis paleve, por kurrsesi te avokatit te nje pale, ose ai i shtetit social i cili ne emer te drejtesise sociale dhe krijimit te barazise se mundesive anon nga pala me e brishte nga pikpamja ekonomike.

    Nderkaq eshte per te ardhur keq qe ceshtja e biznesit dhe e raporti te tij me shoqerine ne teresi, me politiken, me shtetin, me vetveten eshte kufizuar ne kete debat konfliktual te pasuruar nga kjo retorike politike. Ne fakt ajo eshte nje ceshtje tejet me komplekse. Ne kete shkrim dua te hedh ndonje ide qe me duket se i ka mungur ketij debati dhe qe, nga ana tjeter, me duket e rendesishme per te ardhmen jo vetem te biznesit shqiptar ne kuptimin me te gjere, por edhe per te ardhmen e te gjithe shoqerise dhe, tek e fundit, edhe te sigurise se jetes te biznesmeneve dhe familjareve te tyre.

    Biznesi dhe diktatura e proletariatit

    Mendesia qe kane treguar politikanet tane duke folur per biznesin te sjell ndermend mendesine e dikurshme ideologjiko-politike te komunizmit kur shteti identifikohej me nje klase perparimtare, asohere proletariati. Qe prej renies se komunizmit ne Shqiperi, ne fakt, ka filluar te rritet dhe zhvillohet kulti i biznesmenit qe ka zevendesuar ne nje fare menyre kultin e klases punetore. Pra, shteti, ashtu sic identifikohej dje me "diktaturen e ploretariatit" sot ne menyre mistifikuese identifikohet me biznesmenin. Nderkaq, gjithe po ashtu si ne ateboten komuniste, ku, ne fakt, ata qe perfitonin nga kjo diktature nuk ishin proletaret, por nje grup i vogel njerezish qe ushtronte pushtetin dhe perfitonte privilegje ne emer te tyre, keshtu edhe sot, ne fakt, ata qe perfitojne jane nje grup i vogel politikanesh biznesmene dhe biznesmenesh politikane. Nga kjo pikpamje kritika e opozites per monopole dhe dhune te nje pjese te biznespushtetit ndaj pjeses tjeter qendron, pavaresisht se si eshte e verteta e ngjarjeve te Shehut dhe Viles. Biznesmeni yne, ne kuptimin e gjere te fjales, ashtu si dikur proletari yne, nderkohe qe degjon ne retoriken politike t'i thuhet se shteti eshte i tiji, ne realitet e sheh veten jashte shtetit. Ne fakt sistemi korruptivo monopolist qe ka ndertuar qeverisja, duke qene perjashtues per ata qe nuk hyjne ne kete sistem, luan nje rol asfiksues ndaj biznesit te ndershem. Ka nje numer gjithnje e me te madh biznesmenesh qe ndjehen te zene peng nga klasa politike qe ka ne dore bllokimin ose zhvillimin e bizneseve te tyre, qe ankohen deri se duhet te punojne per ta.

    Biznesi dhe shteti

    Sulo Shehu ne nje interviste dhene shtypit ne kohen kur nipi i tij ishte ende ne gjendje pengu tha se kishte vene ne dispozicion 10 milione USD per shpetimin e nipit te tij. E shoqja e biznesmenit Vila, po ashtu sipas shtypit, duket se ka ngarkuar per tu bere hetime ne rruge private per gjetjen e vrasesve te te shoqit. Pra, paradoksalisht, nderkohe qe shteti kerkon t'i binde biznesmenet se ai eshte avokati i tyre, biznesmenet nuk kane besim tek shteti. Kjo, pervecse verteton cka u tha me siper, tregon edhe dicka tjeter: faktin se biznesmenet tane, ashtu si ne pergjithesi qytetaret tane, nuk kane arritur te kuptojne se ne fakt shteti nuk eshte dicka qe qendron jashte tyre, por se shteti jane ata, ne kuptimin se jane ata (qe mbajne shtetin me taksat qe paguajne te cilat u japin edhe te drejta, por u krijojne edhe detyrime. Te jesh biznesmen i pasur ne nje vend demokratik do te thote te kesh me shume te mira, por edhe me shume detyrime ndaj nje shoqerie. Sa rroga policesh do te paguheshin me 10 milione USD e Sulo Shehut dhe sa kriminele te tjere do te ishin bere sot te parrezikshem? Ne keto kontekst duket se ende biznesmenet tane nuk jane ndergjegjesuar se nuk mund te shpetojne biznesin e tyre apo edhe femijet e tyre nga pengmarrjet nese pasuria e tyre dhe shtepite dhe familjet e tyre do te jene te rrethuara me njerez te varfer dhe pa shkolle. Kjo nuk behet as duke ndertuar nje shtet policor e te rrepte. E vetmja menyre eshte qe ata te ndergjegjesohen nje ore e me pare se pasuria e tyre nuk ka ardhur nga qielli, por vjen nga nje shperndarje e te mirave per te cilat ata pa dyshim kontribuojne por qe, tek e fundit, paraja e shumices se tyre del nga xhepat e shqiptareve jobiznesmene qe paguajne mallrat qe ata tregetojne apo prodhojne (per fat te keq prodhimi eshet pak ne kete mesele). Si rezultat i ketij ndergjegjesimi ata do te ndryshojne koncept per shtetin e do te ushtrojne presionet e duhura per ta bere ate te funksionoje ne interes te te gjitheve cka do te thote shume me mire edhe per interesin e tyre me te ngushte.

    Ka biznes dhe biznes

    Dihet se nuk ka analist te brendshem apo te huaj qe te mos vendose si prioritet per vendin luften kunder korrupsionit. Dihet se ky sjelle monopolizimin, cmimet e larta dhe cilesine e ulet te mallit, frenimin e investimeve ne vend, etj., pra tek e fundit thellimin e hendekut ndermjet nje grusht zoteruesish te pushtetparase dhe pjeses tjeter te popullsise. Dihet se ky e ka bere te veshtire, per te mos thene te pamundur, gjetjen nga ana e shtetit e te ardhurave te nevojshme per te bere politika sociale, per te zgjidhur problemet te tilla te mprehta si ceshtja e pronave, legalizimi i banesave te periferise, demshperblimet ndaj te ish-persekutuarve politike etj. Dihet se, edhe me keq akoma, kjo klike e pushtetparase, tani po kercenon lirite themelore si ajo e shprehjes. Madje se fundi ka ndermare edhe nje sulm kunder prezences se huaj. Dhe dihet, po ashtu, se biznesi ka pergjegjesine e vet per kete gjendje pasi politikanet korrupsionin nuk e bejne me njerezit e thjeshte, por e bejne me nje pjese te biznesimeneve ose duke pasur bizneset e tyre. Ne fakt jane pikerisht oligarket monopoliste ata qe drejtojne jeten politike te vendit, duke arritur, sic shprehej nje analist keto dite ne shtyp, shkallen me te larte te korrupsionit: ai qe njihet me emrin "kapja e shtetit" (state capture). Athere a mund te thuhet se biznesmenet vetem pjellin veze? Jo, per fat te keq nje pjese biznesmenesh pjellin edhe politike te keqe, edhe manipulim edhe dhune edhe cenzurim te fjales se lire. Nje pjese biznesmenesh kane luajtur dhe vazhdojne te luajne nje rol dramatik ne ate qe ne Shqiperi ne vend te ekonomise se tregut po vazhdon te lulezoje ajo qe diku tjeter e kam quajtur "ekonomia e plackitjes" e bazuar mbi filozofine "merr dhe ik". Prandja, ne kete kontekst, kur flitet dhe stimulohet dhe inkurajohet biznesi, duhet bere me shume vemendje per te ndare biznesin nga biznesi dhe biznesmenet nga biznesmenet

    Biznesi, e majta dhe e djathta

    Per dallimin midis se majtes dhe te djathtes, qe mbeten ende kategori kryesore te politikes kudo ne bote, ka shume kritere, por, sipas meje, dallimi kryesore eshte ai sipas te cilit ata qe identifikohen me te majten kane ndjeshmeri me te madhe ndaj filozofive dhe politikave qe kane me shume ndjeshmeri ndaj barazise se njeriut me njeriun, kurse ato te djathtat ndaj filozofive dhe politikave qe theksojne pabarazine dhe lirine e pabarazise nepermjet konkurrences. Kjo ben qe, nese do t'i referohemi Bobios, (Norberto Bobio, "E Majta dhe e Djathta") ekstremi i majte te konsiderohet si kombinim i barazimtarise me mungesen e lirise, qendra e majte te jete kombinim i barazimtarise me lirine, qendra e djathte te jete pabarazi plus liri kurse ekstremi i djathte te jete pabarazi plus doktrina dhe metoda politike autoritare.

    Nga ky aspekt teorik nje problem tjeter i rendesishem qe ngre debati mbi biznesin eshte se ne qendrimin ndaj biznesit si mazhoranca edhe opozita jone sillen si dy parti te djathta pabarazimtare. Ne retoriken e mazhorances ne pushtet, i gjen rendom vleresime qe tregojne se ata e identifikojne veten fort si partnere, aleate, avokate, stimulues te biznesit, kampione te filozofise se konkurrences se lire, duke harruar krejt se jane parti e majte qe duhet te kete me shume ndjeshmeri ndaj shtresave te brishta dhe barazive sociale. Sot ka filluar te flitet per mungesen e sigurimeve te punonjesve nga ana e biznesmeneve. Por kush me shume sesa shteti i nje partie qe e quan veten qender e majte mund te ushtroje kontrollin per kete? Por si mund te behet mire kjo pune, e te tjera pune publike si kjo, kur te dyja partite bejne gare se kush te qeverise ne menyre qe te ndihmoje sa me shume te pabarabartit e siperm?

    Nderkaq, megjithate, ne fakt ekonomia qe kemi ndertuar duke u mbeshtetur ne filozofine liberale te konkurrences se lire, eshte nje pervertim i politikave liberale te djathta ose me sakte deshtim i tyre. Sepse ajo ka brenda elementin thellesisht pervertues te korrupsionit qe e ben ate nga ekonomi tregu ne ekonomi te plackitjes. Nderkaq, ekonomia e plackitjes, ka bere te shkohet politikisht drejt metodave autoritare, sepse plackitja do mbrojtur, prandaj dhe ne fakt socialistet, qe me fjale e quajne veten qender e majte, jane duke shkuar gjithnje e me shume drejt ekstremit te djathte ku pabarazia kombinohet me metoda autoritare. Megjithate asgje nuk garanton se me kontekstin ekonomik qe ekziston dhe me filozofine qe ka edhe PD-ja e riardhur ne pushtet nuk do te shvendosej perdrejt atij ekstremi. Ne fakt PS-ja nuk ka bere tjeter vecse ka thelluar nje proces qe filloi me PD-ne. Ne ne fakt sot kemi dy parti kryesore qe punojne me filozofine e ekonomise se plackitjes qe i ben te shembellejne me dy ushtri mesjetare ku komandantet u thone ushtareve: ja ku e keni qytetin, merreni dhe beni placke. Dhe pastaj ushtaret mund te bejne cdo gje per ta marre qytetin, e per ta mbrojtur pastaj. Ashtu sic po tregojne edhe zhvillimet e fundit ne prag te fushates elektorale per kryetar bashkie qe po nxjerin ne pah se ne vendin tone nuk ka as institucion prokurorie as gjyqsor as parlament, por parti ushtaresh te vene rresht me skuda e ushta qe nen thirrjen e borizaneve mbrojne plackitjen me terbim.

    Si perfundim

    Duke perifrazuar presidentin tone do te thoja se detyra e gjelave, dmth e atyre qe nuk merren drejtperdrejt me biznes, por edhe me politike si vete presidenti, qe jane parlamentare, apo prokurore, apo gjyqtare apo gazetare apo shkrimtare e njerez te shoqerise civile, por mbi te gjitha qytetare, nuk eshte thjeshte qe te kakarisin, por te bejne te gjithe punet e tyre mire, sipas profesionit, e mbi te gjitha te bejne qytetarin, ne menyre qe problemet e siperpermendura e shume te tjera te behen pjese e debatit mbi biznesin tone ne menyre qe ai te shendoshet e vendi yne te kaloje nga ekonomia e plackitjes ne ekonomine e tregut.

    --------------------------------------------------------------------------------
    12/06/2003

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga ganoid Lexo Postimin

    hahaha cme ka shkire ky artikull. Me teper se 9 vjet artikull dhe asnje ndryshim ne mentalitetin Shqiptar.
    Imagjinoni per nje cast Shqiperine pas 9 vjetesh , sinqerisht e mendoj shume perpara dhe larg mentaliteteve te semura qofte dhe ne biznes.

    Mendoj se shumica e Shqiptareve qe jetojne jashte mezi presin qe Shqiperia te beje perpara dhe te kthehen nje dite e te investojne ne vendin e tyre por me kete realitet pfffff...... zorr
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  2. Manipulimi i Tregut
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:44
  3. Fondet e Investimeve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:22
  4. Ribashkimi i tregut kombėtar
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:43
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •