Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71

Tema: Elsa Lila

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e loveyou
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    36
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Livia5 Lexo Postimin
    Tani e ka ndryshuar theksin dhe i kendon kenget shqipe me theks italjan. PLS te gjithe e dime se ajo flet italisht, po nuk duhet te na prish gjuhen tone shqipe duke u munduar ta bej italisht.

    P.S. Nuk pati pse te kendonte ne frangjisht, qfare ishte qellimi i saj te na tregonte se din dhe frangisht.........
    sa njerez injorant jeni ju mer zot. si i gjykoni te tjeret pa piken e logjikes.
    cdo njeri qe largohet nga sheti i vet per nje kohe afatgjate, eshte mese normale qe te ndryshoj theksin. se ben me vetdije kte gje.
    lavdero ciljeten me mire se ajo ta kendon ku dhe si ta duash ti .

    Elsa eshte me e mira dhe ka ze unik dhe kendon me ndjenj . ja u dhjet ktyre kengtareve te tjere i le bisht. Plus akoma qe eshte e respektuar ne Itali, per zerin e saj.

  2. #62
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Elsa Lila 5 muajsh shtatzėnė

    Vajza do tė quhet Eva si nėna e saj, e shuar 13 vite mė parė

    Rreth 36 vite mė parė nė festivalin e Sanremos, pikėrisht nė tempullin e muzikės italiane, skena tronditet nga zėri i njė vajze pak mė shumė se 15 vjeē e quajtur Gigliola Cinquetti. Vajza me njė trup tė imėt , por me njė zė mahnitės njihet dhe bėhet e famshme brenda tri netėve tė evenimentit mė tė rėndėsishėm muzikor tė vendit fqinj. Publiku dashurohet me zėrin e saj dhe i dhuron duartrokitje pa fund, ndėrkohė qė juria e vlerėson me ēmimin e parė kėngėn e saj “Non ho l’eta” (Nuk kam moshė). Nė po atė vit, Cinqueti dėrgohet nė Eurosong dhe aty suksesi pėrsėritet. Tashmė ajo ka fituar njė publik mė tė gjerė, atė tė mbarė Europės, duke i dhėnė pėrsėri ēmimin e parė.
    Me siguri publiku italian ka kujtuar Cinquetin teksa ka parė nė skenėn e Sanremos kėngėtaren shqiptare Elsa Lila, e cila kishte pak a shumė tė njėjtėn histori suksesi si ajo, nė vendin e saj tė lindjes. Nė vitin 1996, Elsa, e cila vetėm njė vit mė parė kishte marrė pjesė nė festivalin e fėmijėve me njė kėngė tejet prekėse kushtuar nėnės, fiton ēmimin e parė me “Pyes lotin”. Publikut nuk iu desh shumė pėr tė identifikuar tek Elsa 16-vjeēare njė talent tė jashtėzakonshėm dhe njė aftėsi tė rrallė pėr tė tė pėrlotur teksa performonte nė skenė. Lila ėshtė padyshim kėngėtarja shqiptare e muzikės sė lehtė, e cila ka bėrė karrierėn mė tė suksesshme muzikore jashtė kufijve tė Shqipėrisė, si dhe ėshtė mjaft e njohur dhe e dashur sidomos nė Itali, vend ku ajo jeton prej rreth 12 vitesh.

    Fatkeqėsia qė e nxiti tė lėrė Shqipėrinė

    Nė trazirat e vitit 1997, mamaja e Elsės vritet barbarisht nė tė dalė tė Tiranės, nė rrugėn e Elbasanit, nė moshėn 35 vjeēare, vrasje kjo e kryer nė rrethana misterioze. Ngjarja ndodhi nė atė periudhė kur vrasjet ishin kthyer nė rite tė pėrditshme dhe gati gati ishim mėsuar tė bashkėjetonim nė normalitet me fatkeqėsitė individuale dhe kolektive qė po pėrjetonim si komb. Mirėpo vrasja e Evės e identifikuar tashmė si mamaja e kėngėtares qė vetėm njė vit mė parė kishte prekur famėn, nuk kaloi pa vėmendje mediatike dhe komente tė ndryshme. Vite mė vonė, Elsa ka rijetuar dhimbjen nė gjithė dimensionin e saj, teksa ka qenė e detyruar tė jetė pėrballė vrasėsve tė nėnės sė saj nė sallėn e gjyqit.

    Jeta nė Itali me motrėn

    Nė vitin 1997, Shqipėrinė e lė fillimisht babai i Elsės, edhe ai kėngėtar (tenor) dhe menjėherė pas tij edhe dy vajzat, Elsa dhe Eni. Tė tre arrijnė tė marrin nėnshtetėsinė italiane, ndėrkohė qė i ati vijon tė merret me muzikė si dhe martohet me njė italiane, ndėrsa Eni vazhdon studimet pėr shkenca komunikimi dhe Elsa pėr arkitekturė. Fillimisht Eni jetonte me tė atin, por mė pas dy motrat vendosin qė tė jetojnė sė bashku nėn njė ēati, duke marrė njė shtėpi me qira nė Romė. Elsa ka punuar fort me kėngėn ku krahas pjesėmarrjeve nė Sanremo, ka realizuar edhe koncerte jo vetėm nė Itali por edhe nė Zvicėr, Amerikė, Kosovė etj. Ndėrkohė ka qenė pjesmarrėse nė njė serial televiziv italian dhe testimonial i njė kompanie telefonike nė Itali.

    Pasioni pėr zhytjet e njeh me njeriu e zemrės

    Dashuria qė i kanė dhėnė njerėzit e dashur dhe publiku si dhe pasioni pėr muzikėn, kanė bėrė qė Elsa ta shijojė jetėn e saj duke mos lėnė pas dore edhe hobet e shumta, njėri prej tė cilave ėshtė edhe zhytja. Miqtė e saj tregojnė qė ajo ėshtė shumė e apasionuar pas zhytjeve, madje ka aftėsi tė rrijė disa orė nėn ujė duke soditur mrekullitė nėnujore. Pikėrisht ky pasion e ka ēuar deri nė ishullin e largėt tė Madagaskarit. Aty Elsa ka njohur njė djalė shumė simpatik, instruktor zhytjesh, i cili ka origjinė italiane (Torino). Mes tyre ka filluar njė lidhje shumė pasionante, e cila ka tri vite qė zgjat. Natyrisht duke ndodhur gjithēka larg Shqipėrisė madje edhe shumė larg Europės, ishte e pamundur qė ne tė mėsonim diēka pėr kėtė lidhje, ndėrkohė qė vetė Elsa ka preferuar qė tė mos e ndajė me askėnd kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme nė jetėn e saj. Nė fakt gjatė 14 viteve tė karrierės muzikore, ne asnjėherė nuk kemi mėsuar ndonjė tė re nga jeta private ndėrkohė qė shtypi dhe televizioni i kanė dhėnė vėmendjen e merituar ngjarjeve tė suskesshme artistike tė saj brenda dhe jashtė vendit. Por me siguri tani e tutje vetė Elsa do tė vendoset me dashamirėsi pėrballė gazetarėve pėr tė ndarė me ta dhe me publikun lajmin e mirė se tashmė ajo ka gjetur njeriun e zemrės dhe nė fakt i ėshtė dashur tė udhėtojė jo pak kilometra pėr ta takuar atė. Por ka edhe mė shumė se kaq....

    Shtatzėnia i jep fund misterit pėr jetėn private

    Kur njė ēift fiton bindjen se kanė gjetur gjysmat e munguara nė jetėn e tyre, natyrshėm mund tė projektohet si njė plan i afėrt ardhja nė jetė e njė fėmije. Dhe sot Elsa po pėrjeton me siguri ngjarjen mė tė madhe dhe mė tė gėzuar nė jetėn e saj. Ajo ėshtė nė muajin e pestė tė shtatzėnisė dhe mjekėt kanė konfirmuar se bebja ėshtė e seksit femėr. Tashmė kėngėtarja 29-vjeēare vendos qė tė krijojė familjen e saj me tė dashurin italian, i cili siē tregojnė miqtė ėshtė rreth tė tridhjetave. Por pėrveē gėzimit tė pėrbashkėt pėr ardhjen nė jetė tė krijesės sė tyre, nė planet e ēiftit deri tani nuk ka ndonjė ceremoni martese nga ato tradicionalet, ku tė ftuarit janė tė shumtė dhe pompoziteti pėr shkak tė famės sė kėngėtares ėshtė maksimal.

    Vajza do quhet Eva

    Ideja pėr t’i vėnė vajzės emrin e mamasė sė saj njihet si njė traditė jo vetėm shqiptare dhe si e tillė ajo me siguri ėshtė mirėpritur edhe nga partneri i Elsės. Dihet tashmė dėshira e shumė ēifteve pėr tė pėrjetėsuar tė dashurit e tyre qė nuk jetojnė mė, tek emrat e fėmijėve qė sjellin nė jetė. Tashmė Elsa, krahas kujtimit tė nėnės qė e la nė prag tė adoleshencės me njė dhimbje dhe brengė tė madhe edhe pėr mėnyrėn se si iku nga kjo botė, do tė ketė fatin qė emrin e saj ta thėrrasė pa fund, pasi atė do ta mbajė e bija. Boshllėkun nė zemrėn e saj me siguri qė do ta mbushė vajza e vogėl e cila pritet tė vijė nė jetė mbas katėr muajsh, ndėrkohė qė jeta e mama Evės edhe pse tashmė e shuar, vazhdon pėrsa kohė ajo jeton nė memorien e njerėzve tė saj tė dashur. Pasi siē thuhet shpesh, kur e do shumė dikė, nuk ka rėndėsi sa gjatė ke mundur tė rrish me tė, por sa gjatė e mban atė nė zemėr.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    Elsa Lila, E Lumtur Qė Po Rikthehet Nė Shqipėri

    Siē edhe ėshtė publikuar tashmė lajmi, unė kėtė vit do tė jem pjesė e ekipit tė trajnerėve tė “The Voice Of Albania”, qė sigurisht nuk zgjat dhjetė ditė (qesh). Jam shumė e lumtur qė kėta tre muaj dimri do t’i kaloj pranė artistėve tė rinj, nė njė udhėtim muzikor, ku unė, sė bashku mė ta, do tė eksplorojmė zhanre, stile e teknika, nė njė atmosferė qė vetėm muzika e krijon.

    Nė kėtė shpėrngulje tė pėrkohshme do tė keni me vete edhe Evitėn?


    Sigurisht qė edhe Evita do tė jetė sė bashku me mua kėta 3 muaj nė Tiranė. Ajo ėshtė qetėsia ime shpirtėrore dhe inspirimi im. Ajo mė jep forcėn dhe energjinė pozitive pėr tė nisur mirė edhe njė ditė tė vėshtirė. Ajo do tė frekuentojė njė nga kopshtet e Tiranės dhe unė jam tepėr krenare pėr kėtė. Do tė ketė mundėsinė tė praktikojė akoma mė mirė gjuhėn shqipe duke luajtur me fėmijėt. Do tė jetė njė eksperiencė e rėndėsishme pėr tė, qė do t’i bėjė tepėr mirė.

    Le tė ndalojmė pak te projekti qė ju solli kėtė herė nė Tiranė, pra te “The Voice of Albania”. A ishte kjo oferta e duhur pėr t’ju rikthyer sėrish nė ekran, tashmė pėr njė projekt artistik?

    Mendoj se po. Profesioni im ėshtė i lidhur pashmangshmėrisht me zėrin, qė ėshtė njė instrument unik i secilit prej nesh. Tė dish ta pėrdorėsh atė si tė tillė, ėshtė njė dhunti natyrore, qė duhet kultivuar artistikisht, gradualisht ndėr vite. Zėri ėshtė ura lidhėse e padukshme fizike midis artistit dhe publikut. Prandaj nė “The Voice of Albania” janė zėrat e Shqipėrisė protagonistėt dhe ura lidhėse me publikun, janė ata qė do tė na emocionojnė me mėnyrėn se si do tė ēlirojne vibracionet e zėrave tė tyre.

    Formula e kėsaj gare ėshtė “zgjedh dhe tė zgjedhin”. Si prisni ta pėrballoni kėtė rrugėtim emocionues, pasi do t’ju duhet t’u thuash konkurrentėve “kaq ishte”?

    Duke pranuar tė jem pjesė e ekipit tė trajnerėve tė “The Voice of Albania”, ndiej se detyra jonė dhe e imja ėshtė t’u japim artistėve tė gjithė suportin dhe bagazhin tonė profesional e human. Pėr mua, secili prej artistėve pjesėmarrės nė “The Voice of Albania” ėshtė njė botė muzikore mė vete, e cila duhet zbuluar, kuptuar dhe vlerėsuar. Eksperiencėn time muzikore do tė doja ta ndaja me secilin prej tyre, nė fakt me secilin prej atyre qė do tė mė zgjedhin (qesh). Unė kam qenė dikur si ata dhe i kuptoj shumė mirė shpresat, aspiratat, emocionet, por mbi tė gjitha dėshirėn e tyre tė shfrenuar pėr tė kėnduar nė skenė. Por edhe pėr mua ėshtė njė emocion, pėrgjegjėsi dhe privilegj i madh tė ndjek, tė udhėzoj e tė kėshilloj nga afėr artistėt e rinj, prej tė cilėve jam e sigurt se do tė mėsoj edhe unė.

    E ēfarė mendon se do tė mėsosh personalisht?

    Do tė dėgjoj ngjyra zėrash tė ndryshėm, karaktere tė shumta, temperamente muzikore e personalitete tė ndryshme, histori tė larmishme jete, qė ndikojnė sigurisht nė ndjeshmėrinė artistike tė secilit prej tyre. Do tė njihem me njė mori energjish tė reja, qė mua mė pasurojnė personalisht dhe artistikisht.

    Pėrgatitesh pėr njė angazhim intensiv pune. Evita e vogėl do tė kėnaqet duke parė mamin ēdo javė nė ekran, apo jo?

    Evita ėshtė 3 vjeēe e gjysmė dhe tani kupton shumė. Prandaj nuk do doja qė ajo tė mė shihte ende nė televizor. Do tė doja tė mbetesha pėr tė edhe pėr shumė pak vite tė tjera vetėm mami Elsa.

    (Panorama)
    http://www.panorama.com.al/2014/08/3...-planet-e-mia/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 31-08-2014 mė 18:59

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila


  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    Maj 2016 - Orchestra Notturna Clandestina


  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila



    Min. 3:00

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    Sa bukur ta degjosh tek kendon shqip.....


  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    A do rikthehet ELSA serish ne skenen shqiptare te muzikes ?



    2014 - The Voice of Albania

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    2017 - Festivali I Kenges


  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila

    https://www.youtube.com/watch?v=q3IrDBGSfHQ

    2017 - Festivali I Kenges


    Kėngėtarja e njohur shqiptare Elsa Lila qė prej vitesh jeton nė Itali ėshtė rikthyer nė natėn e tretė tė Festivalit tė 56-tė tė kėngės nė RTSH. E emocinuar ajo ėshtė ngjitur nė skenė e kėtij festivali pranė moderatorit Adi Krasta. Nė njė bisedė tė shkurtėr me tė, Elsa Lila ka rrėfyer pėr projektet e fundit me bandėn e saj muzikore qė ishte e pranishme nė skenėn e festivalit.

    Tashmė Elsa Lila ka bėrė shumė ndryshime nė jetėn e saj si kėngėtare. Karriera e saj nuk ka mė pėėr bazė muzikėn e lehtė por muzikėn e barokut.
    Elsa Lila u shpreh se ajo ka kombinuar edhe vepra tė periudhave tė tjera pėr t’i gėrshetuar nė elementė tė muzikės barok.

    Pikėrisht duke u bazuar nė kėto kombinime, Elsa Lila mbrėmė ka bėrė performancėn e vargjeve tė Lasgush Poradecit nė veprėn e Mozart, e cila ėshtė shoqėruar nga kuarteti i saj. Elsa Lila me zėrin e saj ėshtė vlerėsuar si instrumenti i pestė i kėtij formati muzikor.

    Kėngėtarja Lila e cila 24 vjet mė parė mė moshėn 15-vjeēare ka qenė fituese e festivalit tė kėngės nė RTSH, ishte surprizuese me ndryshimet e saj pėr publikun.


    Shqiptarja / YouTube.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-06-2019 mė 12:47

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,979
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Elsa Lila



    Elsa Lila - Taksi e rezervuar / Nentor 2004 .

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •