Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Jeta eshte nje cikel qe perseritet pafundesisht...

    Cdo veprim i jetes sone ka qene dhe do jete pafundesisht.

    Kjo eshte nje teori shume e perhapur qe vjen qe prej antikitetit grek deri ne kohet tona, psh. NIce fliste per Rikthimin e perjetshem, po ashtu dhe Luis Borges per kohen ciklike.

    Greket e vjeter flisnin per nje perseritje ne forme ciklesh ku gjithcka ndodhte nga e para ekzastesisht njelloj cdo here. Sa e rende duket per ne kjo pafundesi, duket sikur i humbet qellimi, kuptimi gjithckaje.
    Edhe tek hindute kemi dicka te ngjashme, Reinkarnacioni qe eshte rikthimi i shpirtrave ne toke ne menyre te perseritur duke mbartur "karmen" virtytet dhe veset e jeteve te meparshme, derisa te arrihet persosja e shpirtit. Ketu duket me lehte edhe e kuptimshme.
    Po ashtu edhe tek "leximet" e nje sheruesi profetik, amerikanit Edgar Cayce kemi nje deshmi te tille, reinkarnacioni vazhdhon derisa arrihet persosja e Shpirtit.

    Ne thelb pra qendron perseritja.
    A eshte "e rende' per ne nje gje e tille apo eshte nje drite shprese, nje mundesi me teper, nje shteg drejt perjetesise?

  2. #2
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239

    Re: Jeta eshte nje cikel qe perseritet pafundesisht...

    Postuar mė parė nga armandovranari
    Cdo veprim i jetes sone ka qene dhe do jete pafundesisht.


    Une s'jam dakord me kete edhe sikur ta pranojne edhe 6 miliarde njerez.
    ...niente che amassi di piu'...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Kjo qe thua nuk me duket gje e keqe.Une besoj ne reinkarnacin.E bukura eshte se asnjeri nga ne nuk mban mend se cfare ka jetuar ne nje jete te meparshme.Ne , ne jeten tone,nuk mesojme asgje,vetem risjellim ne memorje cfare dinim qe me pare por qe nuk ishim te ndergjegjshem qe e dinim(ne lidhje me ndjenjat,dashuria,urrejtja,frika,emocionet,etj.)
    Eshte edhe nje teori qe thote se femijet e porsalindur bisedojne me engjejt ne gjuhe te panjohura,qe jane zhdukur prej shekujsh.
    Per mua eshte mundesia per te perfeksionuar shpirtin.Ne kemi ne veten tone nje det te pafund diturish dhe ndjenjash dhe aspiratash,te cilat nuk i dime dhe do qe gjaja me e bukur te arrinim t'i kapnim nder duar.Vetem per kete me vjen keq.
    Laguna Blu

  4. #4
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    244
    all i know we get birth we grow up we get old and we die . so mendoj se vdekja i jep fund gezimit dhe hidherimit me nje fjale te gjithave

  5. #5
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Shpirta, ne te vertete reinkarnacioni (rimisherimi) eshte nje nga teorite shpjeguese me te vjetra dhe me jetegjata ne bote. Deshmi te vjetra mund te permendim Epin E Gilgameshit ose Librin Tibetian te te Vdekurve. Eshte shume e pranueshme ideja se cdo gje ka nje kuptim dhe ky eshte persosja e vazhdueshme e Shpirtit deri ne ate shkalle qe ai behet perfekt dhe i bashkohet krijuesit, ngjitet lart pra.

    Jeans-Boy, pse nuk e pranon nje teori te tille?
    Greket e kishin pak a shume keshtu, qe nese ne bote ezaurohen te gjitha veprimet e mundshme njerezore, pra vjen nje pike qe gjithcka qe mund te NDODH ka ndodhur atehere botes nuk i ngel tjeter vec ta nise nga e para, sepse ata nuk e pranonin idene hicit.
    Pra ta zeme, teorikisht se gjithcka qe mund te ndodh ka ndoshur, cfare do behet ne kete pike e tutje?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 16-06-2003 mė 01:15

  6. #6
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Per mua reinkarnacioni eshte nje teori me shume me teper llogjike dhe me prova qe e mbeshtesin sesa ferri apo parajsa. Vete fakti qe njeriu eshte ne gjendje te mesoje gjera te reja, te zbuloje gjera gjigande nisur nga hici, te riperjetoje disa momente te cilat megjithese eshte hera e pare qe i ndodhin i duken shume te njohura dhe shpesh here di dhe se cila do te jete ecuria e ngjarjeve, me ben te mendoj se ky mund te jete realiteti. Qellimi yne eshte te mesojme nga gabimet tona, dhe te perserisim ato vepra te mira qe kemi mesuar diku (se ku nuk mund ta kuptojme). Ndoshta kjo mund te jete nje qellim ne jete dhe mund te beje nga ne njerez me te mire dhe me sa me pak te meta. A do e arrijme persosmerine nepermjet reinkarnacionit nuk e di dhe besoj se edhe se ne rast se do e arrijme ndoshta cdo gje qe kemi kaluar do te na duket pa rendesi dhe vetja idiote qe nuk kemi mesuar me pare nga gabimet, megjithate mbetet nje qellim dhe synimi per te relizuar nje qellim te caktuar gjithmone ka efekt pozitiv mbi cdo njeri.

    Pershendetje, S.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SuNRiSeR : 16-06-2003 mė 08:33

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Platoni mendonte se shpirti jeton per shume gjenerata dhe rivjen ne trupat tane here pas here derisa arrin persosjen.

    Une dua te bej nje pyetje tjeter ne lidhje me kete. Pse kemi frika te ndryshme te cilat nuk shpjegohen me racionament.
    Per mua frika me e madhe eshte nata, erresira, per nje shoqen time , insektet e cdo lloji, edhe ato me te vogalat dhe inofensivet.

    Ose kam iamzhe te ndryshme, p.sh. kam ndenjur nje kohe te gjate ne konvikt, dhe sa here shkoja ne banjat qe ishin te perbashketa, kur duhej te hapja deren , kisha pershtypjen qe aty brenda do gjeja trupin e nje femre te mbytur ne gjak.Shume shpesh e kam pasur kete.Ose ne udhetimet me makine ose tren, duke kaluar prane zonave me kodra te mbuluara me peme, prane rruges se asfaltit, me syte e mendjes, shoh kadavren e nje femre lakuriq varur ne nje peme aty afer.Jane imazhe qe vetem me kalojne nje fraksion sekonde ne koke dhe qe nuk jane reale.
    Ose enderrat.
    Une p.sh enderroj shume shpesh qe kam shume qener rreth kembeve dhe se te tere me versulen dhe duan te me kafshojne.Kam nje terror kur shoh enderra te tilla te cilat nuk jane te rralla.Nder kohe qe personalisht i dua qente, nuk me ka ndodhur te me kafshojne ose te kem probleme frike sepse nuk kam fare frike nga ata.Ne gjume terrorizohem.

    Nga vijne keto gjera ,nder kohe qe nuk me ka ndodhur asgje e tille?

    Deja vu-te? C'jane? Pse kemi pershtypjen qe kemi jetuar edhe me perpara nje moment te caktuar, pse na duket e njohur nje situate ose person?

    Pse kemi preferenca per shtete te ndryshem dhe per periudha kohore te ndryshme?

    Nuk e di por te tera keto ma shtojne bindjen se shpirti im nuk eshte i imi dhe vetem i imi.
    Laguna Blu

  8. #8
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    O armando, ti e ke idene se cfare pyetje po na ben!!!! lol. Nuk eshte e mundur qe nje gje sot te perseritet me vone pasi cdo gje kufizohet nga KUPTIMI FILOZOFIK E SHKENCOR. Per shembull: Ne e dime qe femija i pare u klonua, dhe shume mire dime se Klonimi do te vazhdoje pasi vete shkenca e ka te domosdoshme per qellimet e saj. POR ME CNA THUA TI: 1)MUHAMEDI E KRISHTI DO TE EKZISTOJNE PERSERI 2)TE GJITHA PLANETET DO TE ZBULOHEN NGA FILLIMI DHE DO TE STUDIOHEN NGA FILLIMI 3)LUFTERAT BOTERORE DO TE NDODHIN PERSERI E TE TJERA QE NUK I NUMEROJ DOT!!!!!!! MENDOHU DHE NJEHERE
    <<>>
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Gjithcka ne kete bote perseritet"
    Predikuesi, i Biri i Davidit
    Libri i Koheletit, Bibel
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Armando
    Pse nuk besoj ne riinkarnacion ?D.m.th., pse nuk besoj ne vazhdimin e jetes se shpirtit ne nje trup tjeter ne castin qe trupi i tij vdes?-Per mua, njeriu nuk ka shpirt."Shpirti" eshte thjesht nje term i paqarte te cilin e perdorim pa dobi duke u perpjekur ne menyra fantastike te zhvillojme imagjinaten qe te con ne nje "fund te lumtur"
    ...niente che amassi di piu'...

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    5000 mije vjet?????
    Shume pak dashke!
    Laguna Blu

  12. #12
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Jane me te verete shume pak,fatkeqesisht...
    ...niente che amassi di piu'...

Tema tė Ngjashme

  1. Gjenerata e cila nuk pėrsėritet
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 08:38
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Disa te dhena interesante nga Kurani Famelart
    Nga buki19 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 12:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •