Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Mirush Kabashi

    Ditėt e Sokratit shqiptar nė Kanada

    Nga Shpresa Agalliu- Baēe, Apollon Baēe

    Toronto-
    Shfaqja e “Apologjisė sė vėrtetė tė Sokratit” nė skenėn e Fakultetit tė Muzikės tė Universitetit tė Torontos ishte njė triumf. Njė nga ata tė rrallėt qė vijnė nė skenė. “Mirush Kabashi drithėroi, e mbushi me krenari kombėtare, aq tė nevojshme pėr mėrgimtarin, Komunitetin Shqiptar tė Torontos”,- thotė i tronditur ish- Drejtori i Teatrit tė Operės dhe Baletit, dr. Mustafa Gėrcalliu.
    Pak ditė mė pas jemi ulur nė lokalin e vogėl italian “Bella Venezia” me njė “espresso” dhe njė gotė verė para me organizatorin e shfaqjes Ilir Lena dhe personin tė cilin tre vjet mė parė, pikėrisht pėr hir tė “Apologjisė sė Vėrtetė tė Sokratit”, “International Center of Biographics of Cambridge University” e kishte renditur ndėr 500 personalitetet mė tė spikatura tė shekullit tė 20-tė, me Mirush Kabashin. “Ndieva qė publiku pėrpinte edhe nuancimin mė tė vogėl. Kontakti spektator- skenė- aktor ishte absolut. Kjo mė dha mundėsinė tė jepja maksimumin”,- thotė ai.
    Cinizmi i njerit nga bashkėkombasit “Apologjia e Vėrtetė e Sokratit ėshtė shkruar enkas pėr emigracionin shqiptar”, mbart diēka tė vėrtete. Sikur Shqipėria tė mos ishte aq e keqdrejtuar dhe intelektuali aq i keqtrajtuar, vėshtirė se intelektuali shqiptar do tė vetėdėnohej me mėrgim. Por tė vėrtetėn ngjethėse kundėr egoizmit, korrupsionit dhe kotėsisė morale tė politikanėve “athiniotė”, e pėrēoi tek spektatori Mirush Kabashi. Nėpėrmjet introversitetit: meditimit tė brendshėm me zė, harrimit se ka publik dhe transmetimit tek ky publik i “harruar” i ndjenjave dhe botės sė artistit dhe po aq nėpėrmjet ekstroversitetit: shpėrthimit tė ndjenjave dhe pėrcjelljes sė drejtpėrdrejtė tė mesazhit tek publiku. “Luhatjet dhe nuancat e pėrsosura fonetike, shpėrthimet nė momentin e duhur, theksimi i pėrkryer i monologut” ishin pėr violonistin kompozitor Jani Papadhimitri “instrumentet e penetrimit tė Mirush Kabashit nė shpirtin dhe mendjen e spektatorit”.
    * * *
    Lokali “Bella Venezia” ėshtė zhytur nė njė dritė hije opake, ngjyrė kafe, tė kadifenjtė. Nė trotuarin e pėrkundrejtė, tej siluetit tė Mirushit dy kinezo- kanadezė qė kanė parkuar shtrembėr, gjestikulojnė me policin kanadezo- kinez qė i ka gjobitur. Dritarja hermetike qė e ndalon zėrin krijon pas shpinės sė aktorit imazhet e njė pantomime aziatike. “Ne aktorėt, problemet njėherė i pėrjetojmė si qytetarė e mė pas si aktorė”, reflekton Mirush Kabashi me simetri pasqyre thėnien e Sokratit pėr qytetarin- filozof.
    E tėra krijon atmosferėn e Rashomon-it tė Kurosava-s, ku dėshmitari flet nga bota e pėrtejme nėpėrmjet gojės sė personit tė pranishėm. “Jam viktimė e idesė sė Sokratit. Rob i mesazheve tė tija pėr ata qė aderojnė demokracinė dhe tė vėrtetėn, qė nuk e pranojnė tė maskuarėn dhe tė gėnjeshtėrtėn” thotė me buzėqeshje tė trishtuar Mirush Kabashi. “Sokrati ėshtė njė pus qė nuk shterret kurrė” vijon ai. Kėtė herė duke shkaktuar buzėqeshjen tonė. 25 shekuj mė parė, po me kėtė shprehje, Sokrati pati vlerėsuar Heraklitin nga Hefesi. Para nesh kishim njė shembull “par excellence” tė “fusion”-it a shkrirjes, sindromės psikoanalitike ku individi mendon dhe vepron si personazhi ideal.
    ** *
    “Artisti Mirush Kabashi dhe Poeti Xhevahir Spahiu janė ndalur dhe keqtrajtuar nga policia kufitare maqedonase”- komunikonte kohė mė parė ATSH-ja. Reagimi spontan ishte: “edhe policėt maqedonas mungonin”. Ashtu siē ka njė shumicė njerėzish tė cilėt e kanė mirė me ēdo lloj regjimi, ashtu ka edhe njė pakicė njerėzish qė e kanė keq me ēdo lloj regjimi, si filozofi Sokrat, ose aktori Mirush Kabashi, ose poeti Xhevahir Spahiu tė cilin e syrgjynosi nė fshat PP, e masakruan Izetėt e PD-sė, e pushuan nga puna “pelat qeveritare tė PS-sė” siē thotė ai me neveri.
    “Nuk jam pėr artin elitar. Pėr artin pėr art tė Oscar Wilde” thotė Kabashi. “Jam pėr artin militant. Artin qė pėrcjell mesazhe tė fuqishme civile”. Dhe “Apologjia e Vėrtetė e Sokratit” ėshtė pikėrisht drama qė i pėrcjell shikuesit mesazhin civil tė Njeriut pėr tė cilin Platoni shkruante dhimbshėm “ishte mė i dituri, mė i drejti dhe mė i miri i tė tėrėve”. Mesazhin e njeriut qė i le tė tėrė nė hije, pėrfshirė Krishtin qė u lėkund dhe tha para kryqit “Im atė, pėrse mė braktise?”. “Pėrpara se tė pinte gotėn me farmak, dishepulli i tij Kriti, iu lut qė tė arratisej. Sokrati iu pėrgjigj: Ju kėrkoni tė mohoni thelbin tim nėpėrmjet ekzistencės sime” sprovon tė sintetizojė Kabashi domethėnien e Sokratit: “Nėse Sokrati nuk do ta pinte gotėn e farmakut ai nuk do tė ishte mė Sokrati” .
    ** *
    Nga “skena” janė larguar tre kinezėt. Tej xhamave tė dritares parakalon jeta e pėrditshme e Torontos, “School Bus”-et e verdhė, taksitė gjysmė portokall- gjysmė jeshile, traileret 40 meter tė gjatė. Me ritmin e njė “perpetuum mobile”-je tė nxituar.
    “Dėshira ime ishte qė t’u jepja njė shuplakė tė rėndė politikanėve qė ēorodisin kohėt”,- thotė Kabashi. Dhe, jashtė ēdo dyshimi, “Apologjia e Vėrtetė e Sokratit” ėshtė drama mė militante qė ka njohur skena shqiptare. Shprehja “Ata qė janė nė pushtet dridhen dhe kanė frikė nga ndryshimet. Ata qė janė tė pėrmbysur i ėndėrrojnė kėto ndryshime dhe pėrpiqen t'i arrijnė ato me ēdo mjet. Populli i gjorė qėndron nė mes dhe paguan dėmet. Ai njėlloj heq dhe vuan dhe kur pushteti quhet diktaturė, edhe kur ai quhet demokraci”, ėshtė vėrtet shuplakė dhe Kabashi, ashtu si Sokrati, ėshtė shpėrblyer pėr shuplakėn.
    “Apologjinė e Vėrtetė tė Sokratit e kam vėnė pjesėrisht nė skenė nė vitet 70... Pėr tre vjet kam punuar pėr riedukim punėtor nė hekurudhė pėr shkak tė luftės sė klasave ... PD-ja mė propozoi tė bėhem deputet, por nuk pranova se do binte ndesh me bindjet e mija si aktor... por nė ’93 u pushova nga puna se nuk pėrēoja luftėn e klasave... Nė ’97 fitova Ēmimin e I nė festivalin Ndėrkombėtar tė Theatrit nė Kairo, por shfaqja e Apologjisė sė Sokratit u pezullua dhe sėrishmi u pushova nga puna”,- thotė Mirush Kabashi.
    Sokrati, hero i betejės sė Potideas, u vetėlargua nga udhėheqja politike “pėr tė mos shkelur bindjet qytetare”, u dėnua me vdekje nga Tiranėt por u fal dhe u dėnua me vdekje dhe u ekzekutua nga kundėrshtarja e Tiranėve, nga “Partia Patriotike”. “Sė pari, pėr mohimin e ideve tė pranuara nga shteti, sė dyti, pėr futjen e ideve tė reja”. Pak a shumė “Pėr Agjitacion dhe Propagandė”.
    “Gjithsesi Sokratin e helmuan pėr ato qė tha ndėrsa mua vetėm mė pushuan nga puna”,- bėn humor mbi kurrizin e tij Mirush Kabashi. “Jeta nuk ėshtė farmak e hidhur” vijon ai duke e kthyer gotėn me verė tė bardhė. Nė gotė ka mbetur veē ēereku i saj. “Mirush” e pyesim “si ėshtė tashti gota? gjysmė bosh apo gjysmė plot?”. “I takoj krahut qė thotė ėshtė gjysmė plot”,- pėrgjigjet ai. “Por e parė nė kahun e plotit do tė thoja se ėshtė shumė mė pak se gjysmė plot”.
    Toronto, 7 qershor 2003

    Prerje
    “Artisti Mirush Kabashi dhe Poeti Xhevahir Spahiu janė ndalur dhe keqtrajtuar nga policia kufitare maqedonase”,- komunikonte kohė mė parė ATSH-ja. Reagimi spontan ishte “edhe policėt maqedonas mungonin”. Ashtu siē ka njė shumicė njerėzish tė cilėt e kanė mirė me ēdo lloj regjimi, ashtu ka edhe njė pakicė njerėzish qė e kanė keq me ēdo lloj regjimi, si filozofi Sokrat ose Aktori Mirush Kabashi ose Poeti Xhevahir Spahiu tė cilin e syrgjynosi nė fshat PP, e masakruan Izetėt e PD-sė, e pushuan nga puna “pelat qeveritare tė PS-sė” siē thotė ai me neveri.


    shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Kjo shfaqje me ka fascinuar . Gjithnje Mirtushi na ka gezuar me role te mira. Mendoj se ky eshte roli jetesor i tij
    E pergezoj dhe i deshiroj role te tjera te sukseshme.
    E adhuroj Mirushin per recitimet e tij te shkelqyeshme qe te rrenqethin
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Mirush Kabashi

    https://www.youtube.com/watch?v=xhCUoa4L-bg

    MIRUSH KABASHI, NDERI I KOMBIT .

    Interpretimi rrėnqethės i Mirush Kabashit qė i pėrloti dhe i emocioni tė gjithė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-01-2022 mė 09:08

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Mirush Kabashi



    Pėrballė - MIRUSH KABASHI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Mirush Kabashi



    Mirush Kabashi - Poeme Kosove

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Mirush Kabashi



    MIRUSH KABASHI rikthehet pas 25 vitesh nė skenėn e Festivalit tė Kengės, emocionon sallėn.

Tema tė Ngjashme

  1. Mirush Kabashi
    Nga Letersia 76 nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-06-2021, 22:00
  2. Roli i muezinit e kthen aktorin shqiptar Mirush Kabashi tek Islami
    Nga EverlastinG nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 14:57
  3. Familja Kabashi i kthehet fesė katolike
    Nga francisko nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 11:13
  4. Mirush Kabashi trondit Athinėn
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 04:07
  5. Intervistė me aktorin e mirėnjohur Mirush Kabashi
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2006, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •