Para se te ftoni dike ne dhome, eshte mire ta rregulloni me pare! Perndryshe mund te rrezikoni te beni gafa te cuditshme si princi Herri i Anglise. Per te festuar lamtumiren e tij ne kolegjin Eton. Pinjolli i ka hapur deren e dhomes se tij gazetareve, duke treguar se si e kalon jeten mes librave. Duke rrenuar mes librave, Herrit i ka shpetuar nje trofe i "turpshem": nje pale te brendshme perizome ne ngjyre roze! Ashtu si i vellai Uilliam, edhe femija i dyte i Karlit dhe Dianes ka dashur te tregoje pak nga historia e tij, tabloideve, ne prag te perfundimit te shkolles dhe te vitit sabatik, i cili do ti beje te mundur nje udhetim rreth botes para fillimit te universitetit. Keshtu ka ftuar shtypin, per ti treguar Vendit, pak nga jeta e tij e perditshme. Ne objektivin e nje gazetareje bionde, Kirsty Wigglesworth dhe te drejtorit te kolegjit, Herri ka treguar nje poster te Heill Berri dhe format e modeles Caprice te varur ne murin e dhomes se tij; ndonje pikture, disa fotografi me te atin dhe vallen me veshje poloje. Pastaj, e papritura...Nga nje pirg em rroba per tu hekurosur dolinje veshje intime shume femerore. Gazetarja dhe drejtoro, sipas tabloidit "The Sun", kane shtangur ne vend. Herri ka shqyer syte dhe ka shtangur ne vend, i paafte per te mbuluar surprizen.

Trofeu mbreteror ishte ne toke, roze me nje fjongo dhe ne qetesine absolute thoshte shume. Cfare thoshte? Qe ne vitet e kolegjit, sic ishte dhe imagjinuar, princi nuk eshte impenjuar vetem mes fushave sportive dhe sallave te studimit, por edhe ne strofullen e tij me te njejtin shpirt luftarak....