Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    [B]gjeniu krijues de balzak[/B]
    Honore de balzak lindi ne qytetin tur te Frances,Me 20 maj 1799.bir i nje fshatari te pasuruar gjate revolucionit dhe i nje borgjezeje kryelarte,e kaloi femijerine neper kolegje e konvikte,pa pasur te drejte as te shkoje me leje ne familje.Me renien e Napoleonit,familja e tij u shperngul ne Paris.prinderit mendojne t“i japin djalit nje profesion borgjez,qe garanton para dhe karriere.me 1816 djaloshi Balzak fillon studimet per drejtesi,ndersa pasdrekave punon si stazhier ne zyra avokatie e noterie.kjo pervoje do tķ sherbeje de balzakut si baze per te krijuar figura interesante avokatesh,gjyqtaresh e noteresh dhe per te paraqitur episode mbreselenes nga prapaskenat e organeve te drejtesise.
    Me 1819,ne kundershtim me vullnetin e prinderve,djaloshi i diplomuar per drejtesi,e braktis profesionin per tģ perkushtuar letersise.
    E ema i cakton afat per te krijuar nje veper ku te deshmohen qarte aftesite dhe talenti i tij,e njekohesisht ia zvogelon kuoten e nevojshme te parave per jetese.Ne strofken e vet,ne papafingon me lageshtire,ai shkruan me terbim per te fituar buken e gojes dhe per te ruajtur pavarsine kundrejt prinderve.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    periudhat e krijimtarise
    (vazhdim)Kjo periudhe e pare e krijimtarise zgjat 10 vjete dhe i sherben kryesisht per te stervitur doren e per te mesuar kleckat e zanatit.kete cast te veshtire ne jeten e tij de balzak e pershkruan me pas me hollesi tek iluzionet e humbura.
    Nderkaq ,ai kupton se dhuntia e tij e vetme eshte letersia dhe vendose ta pushtoje boten me pene si Napoleoni e shepate.
    Romani SHUANET,me teme nga historia e afert e revolucionit Francez,botohet me 1829 e po ate vit del vepra e cuditshme fiziologjia e marteses,me skica e ese ne trajte anektodash zbavitese per jeten bashkeshortore.Te dyja veprat Balzaku i nenshkruan me ne fund me emrin e e vertete,qe behet i njohur deri ne sallonet mondane(duhet pasur parasysh se Balzaku shpesh shkruante vepra dhe i shiste ato per tu botuar ne nenshkrim8in e tjeter kujt)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    periudha e dyte
    Ne kete periudh,ne vitet tridhjete Balzaku mbush ter Francen me romanet e tij.Shkruan pa nderprerje nga ora tete e darkes derine dymbedhjete te darkes,rreth 60 faqe ne dite,romane,novela,artikuj per shtypin,ripunime veprash per botim.
    Mbas suksesit me kryeveprat :Lekura prej Shagreni,Fajdexhiu Gobsek,Kryevepra e panjohur,Evgjeni Grande,Kolonel Shaberi,Xha gorio,
    i lind ideja tś gjeje veprave te vecanta nje lidhje te brendshme,ne menyre qe ato te krijojne nje teresi kompakte,si ne nje tablo ku secila pamje i pergjigjet tjetres e te gjitha bashke formojne te teren
    Vitet Dyzet perbejne periudhen e fundit te krijimtarise se Balzakut.
    per te bere bilancin,ai nis me 1841 botimin e permbledhjes se plote te veprave,nen titullin Komedia njerzore,i cili ka hisen e tij ne madheshtine e vepres.Ai vazhdon te shkruaje pa pushim,duke e pasuruar komedine njerzore me romane e cikle te lidhura organikisht mes tyre,sipas planit te percaktuar qysh me pare.Ne kete kohe perfundon Iluzionet e humbura dhe shkelqimi e mjerimi i kurtizaneve si dhe triologjia mbi kusherinjte e varfer:Pjereta,Kusheriri Pons,Kusherira Bete
    Me 18 gusht 1850 Balzaku vdes,i stermunduar nga puna dhe semundjet.Le gati 100 vepra te perfunduara,duke ngritur me to godinen e madhe te komedise njerzore,te populluar afro 2500 personazhe,nje regjister i stermadh i cili``rivalizon me regjistrat e gjendjes civile``

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL
    vertet shkrime interesante per nje nder personalitetet me te shquara te te gjitha epokave..
    u kenaqe RaPSouL?prit se ka akoma....

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Komedia njerezore
    vepra e plote e balzakut,e njohur me titullin komedia njerezore,perben nje nga shtyllat e letersise se perbotshme.Botimin e saj Balzaku e shoqeron me nje parathenie te gjate ku shpjegon qellimet e tij,vecantine dhe strukturen e vepres,pikepamjet vetjake per artin,si dhe sistemin e tij botekuptimor te ndikuar nag arritjet me te reja te shkencave natyraliste.sipas zbulimeve natyraliste te asaj kohe,vertretohej se krijimi i llojeve dhe specieve te vecanta pati zgjatur miliona vjete,per te ardhur deri ne format e zhvilluara qe njihen.
    per te qene krijues i vertete,balzau beson se duhet imituar natyra,se nje autor duhet te veproje me krijimin e tij njelllloj si veproon natyra me qeniet e krijesat e saje nje fjale,duhet treguar durim.

    qysh me 1834 ai ka skicuar nje plan te asaj cka do te jete vepra e tij e ardhshme,qe fillimisht e quan me titullin permbledhes studime mbi zakonet e shekullit X/X dhe e ndan ne cikle e nencikle tematike,qe do te paraqesin tere historine zakonore te Frances bashkekohese.Fryma shkencore e shekullit,sidomos hovi i shkencave sistematike,e nxisin te krijoje me sistem e njekohesisht ta persose planin e tij ne rruge e siper te krijimit.ne fillim te viteve dyzet,me rastin e botimit te pare te veprave te plota,ai gjen titullin KOMEDIA NJERZORE dhe ben nje sistemim me te plote te teresise se veprave.Ne kete menyre,komedia njerezore fiton nje strukture solide e perfundimtare,ne perputhje me synimet e kahershme te autorit te saj.
    Sipas kesaj strukture,vepra e plote e Balzakut,komedia njerezore,ndahet ne tri seri te medha.seria e pare,studime per zakonet,eshte me e rendesishmja dhe permbledh pjesen me te madhe te veprave.kjo seri ndahet ne gjashte cikle,te emertuara:skena te jetes private,te jetes provinciale,te jetes pariziane,te jetes politike,te jetes ushtarake,te jetes fshatare.
    Seria e dyte,studime filozofike,permban 27 romane,prej te cileve 5 kane mbetur te panisur.Ne kete seri Balzaku merret me "studimin e gjenive",domethene te individeve qe nuk krijohen prej shoqerise,por qe e krijojne vete ate,sipas shembelltyrave gjeniale qe ata bartin.ne romanet e kesaj serie zene kryet e vendit gjenite ne fushen e muzikes,te letrave,te arteve te bukura,te mendimit te fese,te moralit,te veprimit shoqeror.permes ketyre figurave Balzaku synon te paraqese kufinjte deri ku mund te arrije njeriu.
    Kurse ne serine e trete,studime analitike,ku llogariten vetem pese vepra,qe do te plotesohen te fundit e do te kene karakterin e monografive shkencore mbi dukurite e verenjtura,Balzaku parashikon te permbledhe e te pergjithesoje te dhenat e shumta sociologjike dhe psikologjike lidhur me prirjet e brendshme te qenies dhe rolin e njeriut ne shoqeri.per t'i dhene kesaj vepre voluminoze jete te mevetesishme e unitet krijimi,Bakzaku shpik parimin e personazheve qe rikthehen ne romane te ndryshem,bashke me lidhjet e tyre fisnore e miqsore.
    Bota e Balzakut sillet si nje organizem i gjalle,ku cdo qelize a veper e vecante ka jeten e saj,e njekohesisht sherben per t'i dhene jete e vitalitet tere organizmit .duke ndjekur kronologjine e ngjarjeve per cdo veper,vihet re se komedia njerezore,ne teresine e saj,ploteson dita dites historine romaneske te Frances se viteve 1800-1850,periudhe qe perkon me jeten e vete Balzakut.Balzaku behet keshtu i pari shkrimtar i botes qe harton nje veper e cila vendoset e tera ne aktualitet.Kete tipar thelbesorte vepres se tij,kritiket e emertuan me pas me termin realizem,kurse cdo veper,e mbeshtetur ne aktualitet,nisi te quhej realiste.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    kryetemat balzakiane

    Ndryshe nga shume autore,Balzaku nuk ndryhet brenda dy-tri temash te preferuara,por rreh te trajtoje gjithcka qe i rreh syri e mendja,gjithcka qe ka te beje me njeriun dhe marredheniet e tij me veten,te tjeret e boten.Kryetemat e veta Balzaku i ka parashtruar qysh ne fillim,ne ndarjet dhe nendarjet e komedise njerezore:epoka,zakonet,sjelljet e morali,jeta e kryeqytetit,qyteteve te provinces dhe fshatit;politika,shtypi,financa,drejtesia,lufta,fe ja,filozofia e arti;vesi,virtyti e krimi;dashuria dhe ideali.


    Balzaku eshte i pari shkrimtar i kohes se re qe ve re ne dukje se rritja e rolit te parase ne jeten shoqerore ka sjelle ndryshime rrenjesore ne zakonet e ne psikologjine e njerezve.vendin e njeriut ne shoqeri nuk e percaktojne me as prejardhja shoqerore,as aftesite e vlerat individuale,por dicka qe ndodhet jashte njeriut e jashte njerezores dicka qe quhet para.Tere interesat e njerezve drejtohen kah paraja,e kjo behet parim organizues i shoqerise.Ne epoken pas Revolucionit Francez,qe Balzaku e quan e poka e parase,vlerave tradicionale te nderit,kaloresise,burrerise,ua ze vendin egoizmi dhe interesi,qe behen shtysat me te egra te veprimit njerezor.Per para,bijat baktisin te atin,burre e grua tradhetojne shoqi-shoqin,babai persekuton familjen e tij,dashnoret ndahen,vajzat behen prostituta,djemte e rinj vrasin veten.Nder veprat e para dhe me te fuqishme me kete teme,eshte ajo me titull Gobseku:
    Teme e rendesishme nder autoret realiste te shek x/x eshte ajo qe paraqet fatin e te riut ne shoqerine bashkekohese.Balzaku ishte mjeshtri i madh e i padiskutueshem i ketij lloj romani,ku rrefehen perpjekjet,sukseset e deshtimet e te rinjve te talentuar e ambicioze,qe perbejne forcen vitale te shoqerise.perpjekjet e te rinjve per tu afirmuar hasin ne pengesa te njepasnjeshme,qe e kalisin ose e thyejne vullnetin e tyre,duke nxjerre ne pah vetite e qenesishme te karakterit.Ne keto romane Balzaku gjen rast te shpjegoje menyren si funksionojne organizmat dhe institucionet shoqerore me te cilat heronjve u duhen te perplasen,si cajne rruge keta duke siguruar mbeshtetjen e grave me influence,si e pesojne nga intrigat pas shpine e si arrijne te behen intrigante dhe vete.
    Romani me perfaqesues me kete teme eshte iluzionet e humbura,i cili formon nje diptik me shkelqimin e mjerimin e kurtizaneve:
    Balzaku qe pati dashuruar plot gra ne jeten e tij,i kushton nje vend te priviligjuar temes se dashurise.Tere llojet e dashnoreve i gjejme te pershkruar prej tij dhe tere format e dashurise.Kjo perben linje te vecante thuajse ne cdo roman,kurse nje veper si Zambaku ne lugine,shkruhet e flitet vec per dashurine:
    Duke dashur te paraqese fytyrat shumeformeshe te epokes,Balzaku e pasuroi letersine me tema te patrajtuara me pare e gjithashtu u dha force te re shprehese temave universale qe lidhen me pasionet dhe natyren njerezore.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2007
    Postime
    12
    e adhuroj balzak pafundesisht kam qene e vogel kur kam lexuar "shkelqimi e mjerimi i kurtizaneve" .

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Mua me pelqen Balzac sepse ky ne shume sjkresa te tij merret me klasat ne France. Kam lexuar la Comedie Humaine, qe ka titullin te inspiruar nga Dante. La Comedie Humaine reprezenton poashtu Francen dhe klasat e saj ne vitet 1800. Per fat te keq ky liber mori vend ne Index Librorum Prohibitorum, dmth ne Indeksin e librave te ndaluar te kishes katolike.

    Lexoni edhe Victor Hugo,Prosper Merimer, Alexander Dumas dhe George Sand.

  9. #19
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Mbetet pa dyshim nje nder shkrimtaret me te medhenj te letersise boterore...vepra qe me pelqen me teper eshte...Iluzione te humbura"

    Pershendetje hapesit te temes..

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2007
    Postime
    4

    ndihm

    Kam nevoje per ndihme...

    Doja te dija nese dikush nga ju do te mund te me tregonte nje permbledhje ne lidhje me historine e librit 'Xha Gorio' nga Balzak?

    Faleminderit paraprakisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 05-10-2007 mė 23:17

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dashurie nga autorė tė famshėm (Tribut pėr Shėn Valentinin)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-01-2013, 19:53
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •