Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Andon S. Frasheri, dishepulli i fundit i Nolit

    Shkrimtari, publicisti, atdhetari, Andon Frashėri, ish- sekretar i Nolit, rrėfen ditėt e vėshtira nė burgun e regjimit komunist dhe pas lirimit, letėrkėmbimet diskrete me Imzot Fan Nolin
    Andon S.Frasheri, i fundmi i dishepujve tė Nolit


    Nga Meri Lalaj

    Kam vite tė tėrė qė mbart nė kujtesė emrin e shkrimtarit, publicistit dhe shqipėruesit Andon S. Frashėri. Nė vitin 1964, vajzė e re, kur sapo pata kryer studimet e larta, u emėrova mėsuese e gjuhės angleze nė gjimnazin e Korēės, dhe unė pėr herė tė parė e jepja kėtė gjuhė tė huaj nė atė qytet. Qė nė muajin e parė pasi pata filluar punė, njė ditė pas orėve tė mėsimit njė nxėnėsi im (mė vonė i shkėlqyer nė mėsime), Aleks Jani, shtatpakėt me kaēurela tė verdha mu afrua i ndrojtur i skuqur nė fytyrė duke mė thėnė se njė burrė qė dinte anglisht donte tė mė takonte dhe mė shpuri tek shtėpia e Andon Frashėrit. Ajo ish njė shtėpi e vjetėr me portėn e jashtme tė rrėnuar prej viteve, kish njė oborr dhe pasi ngjitje disa shkallė hyje tek njė portė tjetėr e cila rrinte gjithnjė e hapur, sepse nė tė banonin disa familje e nė njėrėn prej dyerve djathtas banonte Andon Frashėri, nė njė dhomė, jo shumė tė madhe me mure tė ciflosur dhe me libra gjithandej. Nė kėtė shtėpi ai pat lindur, kjo ish shtėpia e prindėrve tė tij.
    Kėshtu filloi miqėsia ime me Andon Frashėrin. Mėsova se ai pat qenė pėr shtatėmbėdhjetė vite radhazi herė sekretar i Imzot Fan Nolit mė 1924 kur ai pat qenė kryeministėr i Shqipėrisė e mė parė veprimtar nė shoqėrinė “Vatra” tė Amerikės njėkohėsisht gazetar dhe botues i gazetės “Dielli”. Andon Frashėri shkruan: “Kujtime mbi Fan Nolin”: “Nė vitin 1915 emėrohem ndihmėsi i tij si nėndrejtor i gazetės “Dielli”. M`u duk ahere sikur zura Perėndinė me dorė. Dhe vjetėt qė rodhėn nė bashkėpunim me tė mė dhanė rast ta njoh Nolin rrėnjė e degė… Me Nolin si udhėheqės puna mė e rėndė bėhet mė e lehtė se penda, mė e ėmbėl se mjalta. Pa gėnjeshtėr ai tė inspiron, tė frymėzon, tė jep zemėr.”
    Ne bisedonim tė dy pėr librat qė unė lexoja, ai mė tregonte letrat, librat dhe fjalorėt qė i dėrgonte Noli dhe hera herės ndonjė ēek tė vogėl nė raste Krishtlindjesh apo Pashkėsh dhe gjithnjė prapa zarfeve shkruhej njė adresė tjetėr me njė emėr femre “Mary” (ndoshta pėrdorej emri i sekretares sė Nolit, Mary Johns ) apo ndonjė mbiemėr tjetėr i sajuar qė tė mos kuptohej se ata tė dy mbanin letėrkėmbim, kushedi edhe pėrmbajtja e letrave do tė ish e tillė qė tė merrej vesh vetėm prej atyre tė dyve. Unė i prekja me dorė letrat, librat e mė dukej sikur takoja dorėn time me dorėn e Fan Nolit mijėra kilometra larg. Ne bisedonim pėr mrekullinė e shqipėrimeve tė Nolit: dramat e Shekspirit, “Rubairat” e O.Khajamit, poemėn “Skėnderbeu” tė H. Longfellout me vargjet brilantė: “Lufton luftėn dhe fiton/ Mbreti Ladislav gjėmon…” e tė tjera.
    Miqėsia ime me Andon Frashėrin ishte njė miqėsi paksa e trembur e pėrndjekur, ndoshta. Mė treguan tė tjerėt ose ai vetė se pat qenė nė burg politik dhjetė vjet pas ēlirimit, por pėr kėtė gjė unė nuk e pyesja e nuk bisedonim dhe vijoja qė ta vizitoja. Edhe bashkėshortja e tij, Maria (Meri), rumune u arrestua pas tij dhe bėri dy vjet burg, gjithashtu brenda nė burg bėri edhe njė pėrpjekje pėr tė vrarė veten. Mė vonė, pas lirimit, aty nga viti 1959 Zonja Frashėri u largua nga Shqipėria pėr nė Rumani duke e lėnė Andonin fill tė vetėm dhe pa fėmijė. Nė burg Andoni kish operuar ulēerėn e stomakut dhe kish shumė probleme me tė ngrėnit e ushqimeve.
    Pasditeve aty nė dhomėn e tij tė vogėl u jepte mėsime tė gjuhės angleze disa intelektualėve tė qytetit, disa vajzave tė familjeve korēare tė prekura nga regjimi komunist dhe pėr ēudi edhe njė vajzės tė vogėl me sy tė kaltėr e tė menēur qė tė vėshtronin tėrė kėrshėri Doloreza AliPirgut (Dhima). Mbaj mend se njė ditė mė mbajti pėr drekė, ishin Krishtlindjet e tė dy trokitėm nga njė kupė me verė tė kuqe. Andoni ish tepėr i pėrkorė nė sjellje, mė trajtonte sikur tė isha e barabartė me tė pėr nga shkalla e njohurive. Unė pata qenė studente e Skėnder Luarasit dhe nė atė kohė dija aq shumė vargje pėrmendėsh tė Nolit tė shqipėrimeve tė tij tė mrekullueshme si edhe kisha njohuri pėr shumė burra tė tjerė tė shquar tė kombit tonė qė u pėrpoqėn pėr tė bėrė Shqipėri.
    Atje mbi oxhakun e dhomės sė tij nė vend qė tė mbante ndonjė ikonė (se ende nuk ishim bėrė i vetmi shtet ateist nė botė), ai mbante njė fotografi tė madhe tė Fan Nolit dhe i ndizte kandilen me vaj tė kremteve. Fan Noli ishte idhulli i jetės sė tij. Po aty mbi oxhak pashė pėr herė tė parė librin e Nolit “Psalme”, ai mė pat treguar njė fjalor tė madh Webster me tė cilin punonte, librin “Bethoveni dhe Revolucioni Frėng” nė anglisht e tė tjerė libra. Nuk guxoja tė kėrkoja libra pėr tė lexuar, po ashtu ai kurrė nuk mė tregoi se pat shkruar libra tė cilat ishin zhdukur nga qarkullimi pasi e futėn nė burg dhe ish autor i ndaluar.
    Tek libri “Fanoliana” i Prof. Nasho Jorgaqit lexojmė njė letėr tė A. Frashėrit dėrguar Nolit mė 4.3.1938, ndėr tė tjera: “Imzot,… ashtu siē priste Shqipėria njė kohė Skėnderbejnė, po me atė mall ju presim edhe ju sot…. Shqipėria sot ka nevojė pėr patriotė si ju. Kujtoni pastaj se kini edhe detyrė kundrejt shokėve tė vjetėr; kėta me ardhjen t`uaj do bėhen burra. Kėtė nuk e thom pėr vehten time, po pėr shokėt, tė cilėt me ēdo rast pyesin me ngashėrim pėr ardhjen t`uaj. Bashkimi juaj me Faiknė na ka prekur; ish i domosdoshmė dhe s`ka dyshim se tė dy kolonat tė lidhura tok janė pėr ne garancia mė e madhe…”
    Mė vonė nė Arkivin e Pogradecit pata ndeshur nė faqet e revistės “Pėrpjekja Shqiptare”, tė cilėn e botonin intelektualėt e kohės nė vitet `20-tė, njė fotografi tė Andon S. Frashėrit kokė mė kokė me Bahri Omarin. Nė librin e Enver Hoxhės “Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re” pikėrisht nė faqen 106 kam lexuar: “Fazlli Frashėrin e shihje pasdreke, dimėr e behar…duke biseduar me tė njėjtėt profesorė tė Liceut tė Korēės…me Andonaqkėn e Frashėrit, agjent i amerikanėve dhe imoral.”
    Po nė librin “Fanoliana” lexojmė njė tjetėr letėr tė gjatė tė A. Frashėrit drejtuar F.Nolit:
    “Tiranė 28.9.945 I dashur Imzot, Prej disa muajsh mė parė ju pata dėrguar njė letėr, me anėn e sė cilės ju lutesha-nė emėr tė shokėve-qė tė ndėrmjetėsonit pranė Qeverisė kėtu pėr shpėtimin nga vdekja e tė ndjerit Kol Tromara e B.Omari, tė cilėt u dėnuan dhe u ekzekutuan sė bashku me Akif Pėrmetin, Dhimitėr Balėn, Haki Tatzatin, Zejnel Gjolekėn, Xheneral Mirdaēin, Fejzi Alizotin, Toēin etj. Kam dyshim nė ju ra nė dorė.
    Gjendja e kėtushme… Fuqinė nė dorė e ka qint pėr qint Partia Komuniste me Enver Hoxhėn, Koci Xoxen, Sejfulla Malėshovėn, Bedri Spahiun, Mehmet Shehun etj. kėta janė nė bashkėpunim tė plotė me Titon…Gegėt nėmėrohen me gisht dhe po bėhet njė propagandė katastrofale toskė-gegė dhe kaur e turq!
    Shkabėn me dy krerė e mbuloi Hyll`i kuq. Propagandėn e bėjnė haptazi, duke mos lėnė rast pa ekzaltuar edhe lajmėn mė tė vogėl qė vjen prej Beligradit ose Moskės dhe duke vogėluar ēdo gjė qė rrjedh nga Perėndimi.”
    Ndėrsa nė letrėn e datės 30.1.1964 Andoni i shkruan Nolit me njė ton tė pėrmbajtur duke u ankuar pėr shėndetin dhe pleqėrinė e natyrisht duke shprehur mendime pėr libra tė ndryshėm qė kanė lidhje me ata tė dy.
    Sė fundi vajta nė Bibliotekėn Kombėtare dhe mora pėr tė lexuar librat e A. Frashėrit, sapo hapa librin e parė romanin “Patrioti” me 160 faqe botuar nė Korēė nė vitin 1933, mu nė faqen e parė mė zuri syri njė vulė “Mitrush Kuteli Biblioteka” (d.m.th.) se ky libėr i paska pėrkitur shkrimtarit Dhimitėr Pasko dhe nė krye tė faqes njė kushtim: “Z. Mitrush Kuteli me miqėsi A.Frashėri”, pėr njė ēast pata njė vegim sikur po i shihja tė dy shkrimtarėt tek po shtrėngonin duart me njėri tjetrin. Romanin e tij “Patrioti” autori ua kushton “Dėshmorėve tė kombit qė dhanė me gėzim jetėn e tyre pėr idealin kombėtar ua dedikoj kėtė vepėr tė vogėl pėr kujtim.”
    Ky roman ėshtė i bazuar nė faktet e ngjarjeve tė viteve tė fillim shekullit 20-tė, ato luftėra tė turbullta tė Shqipėrisė nė ato vite e sidomos nė qytetin e Korēės dhe rrethinave tė saj. Libri i kushtohet atdhetarit Themistokli Gėrmenji, i cili u vetėflijua qė tė bėhej Shqipėria. Pėr Themistokli Gėrmenjin Lasgushi mė ka thėnė kėto vargje: “Tha tė tri fjalėt dhe mbaroi/ Dhe shpejt jep urdhėr: “Zjarr!/ Atje ku bie vdes heroi/ Rilind Atdheu Shqiptar!”
    Libri “I funtmi i Kastriotėvet” botuar nė Tiranė nga Botonjėsi Ismail Mal`Osmani nė vitin 1944 pėrbėhet prej 113 faqesh. Kėtė roman Andon S.Frashėri ia kushton: “Fan S. Nolit Kalorėsit tė Letėrsisė Shqipėtare si shėnjė mirėnjohje Dishepulli i Tij”. Nė kėtė libėr autori me zjarrin e zemrės shkruan pėr ngjarjet qė vijuan pas vdekjes sė Kryetrimit Gjergj Kastriotit pėr birin e tij tė vetėm Gjonin dhe kryengritjet qė zunė fill nė Krujė pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga zgjedha turke e ndonėse shumė trima luftuan e ranė nė shesh tė betejės nuk mundėn dot tė fitojnė sepse u tradhtuan nga shqiptarėt e shitur tek turqit pėr grada e ofiqe, megjithėse libri mbaron nė mėnyrė tragjike vėshtrojmė tė vėrtetėn drejt e nė sy e jemi krenarė pėr birin e vetėm tė Skėnderbeut i cili kreu me nder detyrėn ndaj Atdheut.
    Andon Frashėri shquhet edhe si shqipėrues i librave “Kapedani i jeniēerėve ose Skėnderbeu” shkruar prej Xhejms Ludllout, fillimisht botuar si shtojcė letrare tek gazeta “Dielli” botuar si libėr nė Korēė nga Libraria “Drita” nė vitin 1934 (dhe botuar nė vitin 1967 me titullin “Konstandini dhe Morsinia”, pėrsėri tema pėr Kryeheroin tonė Gjergj Kastriotin, si edhe librin “Pavlli dhe Virgjinia” tė autorit Bernardin de Sen Pierre
    Nė njė letėr dėrguar A. Frashėrit prej F.Nolit mė 30 maj 1964 botuar tek “Noli Vepra 6” midis tjerash shkruhet: “Katėr vjetėt e fundit po mėsoj hebraishten, me qėllim qė tė pėrkthej Dhjatėn e vjetėr nga origjinali dhe pėr kėtė po punoj tani. Deri mė sot kam pėrfunduar Psallmet dhe do t`ju dėrgoj njė kopje tė tyre. Lexojeni librin dhe mė shkruani se ēfarė mendoni pėr tė.”
    Dhe ja se ēfarė ka shkruar A. Frashėri pėr F. Nolin tek Revista “Shkėndija” 1942 Nr. 9-10: “Ata qė kanė patur fatin ta dėgjojnė- shkruan njė dėshmitar, qė e ka ndjekur ecurinė triumfale tė oratorisė noliane – nėpėr mbledhje, nė kishė ose parlament, tė huaj e shqiptarė kėtu dhe jashtė kanė dalė tė entusiazmuar prej forcės sė oratorisė sė tij. Fjalimet e Nolit tė drithėrojnė e tė japin zemėr, kėtu tė ngrejnė nė qiell, aty tė pėrplasin pėr tokė, tė ndezin e tė ndėrsejnė gjer nė frenezi, tė fanatizojnė deri nė marrėzi, po edhe tė zbusin e tė qetėsojnė dhe dendur tė bėjnė tė qeshėsh dhe tė derdhėsh lot gėzimi… Fjalėn e tij ai e shoqėronte me njė buzėqeshje tė mbaruar, me njė takt njerėzor, dinte tė krijonte komunikim me auditorin.”
    Njė ditė i vajta nė shtėpi porta e sė cilės mbante numrin 13 dhe e gjeta Andon Frashėrin tė sėmurė nė shtrat, i shtrydha dy portokalla qė ishin mbi tryezė dhe ia dhashė lėngun pėr ta pirė, aty ndodhej edhe receta pėr ilaēe prej mjekut. Vajta nė barnatore dhe ia bleva. Nuk dija ēfarė tė bėja mė tepėr. Nė pranverė, pas vdekjes sė Nolit mė 13 mars 1965, Andon Frashėri u shtrua nė spital, vajta pėr ta takuar me njė shokun tim profesor i gjimnazit. Sytė e tij u pėrlotėn nga mallėngjimi: “Shiko kėtu – mė tha – numri i krevatit ėshtė 13, Noli ndėrroi jetė mė datė 13 dhe unė do tė vdes sė shpejti e si mund tė jetoj kur ai nuk ėshtė mė nė jetė…”
    Kjo ishte biseda jonė e fundit. Nė njė ditė tė vrenjtur me shi mė ndali tek anėsorja e rrugės njė mikesha ime, Irenė Mėria, gjyshja e saj ka qenė motėr e Andonit. “E ke marrė vesh xhaxhi Andoni na vdiq!” Dhe pas pak kohėsh ato gjėra tė pakta qė patėn mbetur nga librat dhe dorėshkrimet e Andon Frashėrit u mbartėn pėr nė Tiranė prej tė nipit Robert Ballaurit. “Njė bllok shėnimesh me kujtime tė hedhura prej dorės sė dajos nga 130 faqe e gjeta tė grisur vetėm me 5 a 6 fletė” mė tregon Zoti Robert.
    Dimrin pas vdekjes sė tij unė mora nė Bibliotekėn e Korēės librin “Betoveni dhe Revolucioni Frėng” (kėtė kopje Noli ia pat dėrguar Dhespotit tė Korēės e nė faqen e parė me dorėn e Tij pat shkruar disa fjalė pėr tė), u ula dhe e shqipėrova me njė frymė nė kujtim tė Fan Nolit dhe Andon Frashėrit (nuk u botua ndonėse ndenji dy vjet nė Ndėrmarrjen Botuese “Naim Frashėri”).
    Duke shkruar kėto radhė mendoj se po ndez njė qiri pėr shpirtin tėnd, Andon Frashėri!

    Somario
    M`u duk ahere sikur zura Perėndinė me dorė. Dhe vjetėt qė rodhė nė bashkėpunim me tė mė dhanė rast ta njoh Nolin rrėnjė e degė… Me Nolin si udhėheqės puna mė e rėndė bėhet mė e lehtė se penda, mė e ėmbėl se mjalta. Pa gėnjeshtėr ai tė inspiron, tė frymėzon, tė jep zemėr.”

    somario
    Fuqinė nė dorė e ka qint pėr qint Partia Komuniste me Enver Hoxhėn, Koci Xoxen, Sejfulla Malėshovėn, Bedri Spahiun, Mehmet Shehun etj. kėta janė nė bashkėpunim tė plotė me Titon…Gegėt nėmėrohen me gisht dhe po bėhet njė propagandė katastrofiale toskė-gegė dhe kaurė e turq!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2014
    Postime
    1

    Andon Frasheri

    Prsh! Do te doja te dija me shum informacion rreth zotit Andon Frasheri rreth jetes se tij librave cdo gje , foto te tija do isha shum i lumtur nese ndonje me gjen ndonje foto te Tij.... Ju lutem shum per pak informacion ... Ju faleminderit.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  4. I dėrguari i fundit, Muhammedi a.s
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2009, 05:54
  5. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •