For all who seek IT abroad...*
Na ishte njehere Mary Jane.
Ti zgjohesh nje mengjes, me ndjesine e perhershme se ke fjetur shume me pak sesa duhet. Ne fakt nuk eshte aspak mengjes. Eshte pasdite. Dielli ka kaluar ne kuadrantin post-meridian 2 ore e 35 minuta me pare. Te shoqeron, thuajse rituale edhe kjo, nje dhimbje veshtiresisht e percaktueshme koke, qe kohe me pare ti e lidhje me te fjeturit e tepert. Je i ngopur me enderra dhe i etur per pak jete reale. Ke kohe, rreth kater ore e disa bishta, per te lene ne historine e kesaj dite, nje gjurme pak me te dallueshme se jargavitja mengjesore e kermijve qe zvarriten qosheve, ku ende rriten fije te turpshme bari.
Bari! Ky po qe eshte argument qe duhet trajtuar. Por ende jo.
Si thote edhe Predikuesi**, cdo gje ka kohen e vet. I mbushur plot urtesi Salomoniane e merr shtruar. Gjysme ore mbi vater, ne pritje qe transaksionet ere-hunde-shpuese, mes dy vrimave, te marrin fund. Njezet minuta para pasqyres. Kur qimet e fytyres jane kositur dhe ato te kokes kane marre forme si duhet vjen casti per te rimbushur hapesiren e sapo-boshatisur. Oreksi nuk eshte problem. Edhe athere kur rrjedha e natyrshme e ngjarjeve te shtyn te vjellesh, ti zakonisht gelltit gjithesesi. E quajne uri nervore.
Zilet i nderpresin kafshatat ne mes. Telefonat jane tre. Nganjehere edhe citofonojne. Nganjehere arrin ta parandalosh kalvarin e te pergjigjurit. Nganjehere je akoma aq i vetedijshem, para se fluturosh perfundimisht ne boten pa konture te enderrave te tua, sa te shkulesh nga vendi prizat dhe te fikesh celularet.
Pergjigjja eshte torture. Pergjigjja eshte mashtrim. Cdo dite nga nje copez vetevete vetevritet. Pergjigjja eshte krim. Ti je fajtor. Por je gjithashtu i bindur, frymezuar nga shpresa e te marrit, se nje dite do te mund te pergjigjesh. Nje dite madje do te kesh qejf te pergjigjesh.
Ndoshta nje dite edhe mund te fillosh te besh pyetje, ndonese kjo perspektive nuk te terheq aspak.
Nderkaq, shpesh te takon te flasesh. Per jo me pak se njezet e pese minuta te mira post meridiane. Kryesisht duhet te pershkruash shendetin. Te qerosh mire e mire zerin per te mos tradhetuar me dridhje te lehta te frymemarrjes, asnje lloj shqetesimi. Bezdisja jote me e vogel mund te shkaktonte tronditje serioze nga ana tjeter e fillit. Tronditjet do te provokonin nje termet me pyetje. Mospergjigjjet mund te te zinin perbrenda e te te varrosnin per se gjalli. Lajmet e fundit nga Pertejfilli zgjasin bisedes thuajse deri ne fund. Gati gati pa marre fryme ti pret dhe degjon, degjon dhe mendon per ate cope te dites qe te ka mbetur. Per ato tre ore qe jane ende plotesisht te tuat. Tre, per tu perpjekur te behesh burre.
Mendon se mund tja hedhesh me nje te pershendetur finale. Perhere gabohesh. Pyetja, e rende si gur mulliri, nuk te ndahet. Bie te flere e zgjohet po me ty. Te shoqeron gjate gjithe dites e i ben hije kreut tend porsi shpata e famshme e Damokleut. Nga pyetja nuk ka shpetim. Pergjigja edhe mund te shtyhet.
Thonte Rossella: Ne fund te fundit, neser eshte nje dite e re. Gone with the Wind nuk eshte me kot libri yt i preferuar.
Edhe tre ore per ti dhene fytyre te ardhmes. Tre per te mbushur me ngjarje. Ore fatale? Ore fatlume? Zoti e di! Zoti e merr vesh!
.
Pas pune, me muskujt e kraheve te renduar nga lodhja, tymos ne erresire barin e qeskes se nente. Me mend llogarit cka ke fituar. 23.45 Euro per gjashte ore pas banakut, ne shoqeri te gotave te ndyra me ere alkooli. 78.95 Euro neto, per tete shkembime pronesie, qe te kane ngrene me pak se dhjete minuta. Tete qeska me gramature minimale, te prera mire, qe kane nderruar duar.
Llogarit edhe humbjet. Ore te djegura rishtaz, gjate nje tjeter dite te panjerezishme.
Nuk je ende aq burre sa duhet.
Nis e vallezon me ty Mary Jane.
Pergjigjja mund te prese.
*Per te gjithe ata qe e kerkojne ATE jashte vendit...
**Liber i Dhjates se Vjeter autoresia e te cilit i atribuohet Salomonit.
Krijoni Kontakt