ION LUCA CARAGIALE
(Jon Luka Karaxhiale)

Vape e madhe.....

Termometri tregon ne hije 33 grade celcius...Nen sacin pervelues te diellit, ndalon nje pajton ne rrugen PACIENCEI , ne numrin 11 bis, rreth oreve 3 pasdite. Nje zoteri zbret nga pajtoni dhe me nje hap te zvarritur, afrohte tek dera e markezes, ku ve gishtin tek butoni i ziles.
Tringellin nje here.......asgje; dy here, tre here, ....perseri asgje; mbeshtet gishtin tek butoni dhe nuk e terheq me.....Me ne fund,nje djalosh vjen te hapi deren.
Gjate gjithe kohes personazhet flasin me nje qetesi te madhe,te pandryshueshme dhe plot dinjitet.

Zoteria- Zotnia asht ne shpi?
Djaloshi- Po, por me tha t'them, qe po e kerkoi njeri, ka ik' n'fshat.
Z- Zotrote thui qi kam ardh' un'
D- S'mundna Zotni
Z- E pse?
D- Asht e myllme oda.
Z- Bjeri qi t'a hapi
D- Ee, po i ka marr celsat me vete kur ka ik.
Z-Je t'u than qi ka ik?
D- Jo , zotni, nuk ka ik.
Z- Ore cun , je .... idiot?
D- Jo zotni.
Z- Thu qi asht'ne shpi?
D- Po po , n'shpi Zotni.
Z- Po nuk the qi ka ik?
D-Jo zotni, nuk ka ik.
Z- At'her asht ne shpi.
D- Aaa, jo, nuk ka ik n'fshat, ka dal, ja ashtu.
Z- Ku?
D- Ne qytet.
Z- Ku?
D- Ne Bukursht
Z- At'her t'i thush qi kam ardh un'
D- Si ju qujn'?
Z- Ca po t'duhet?
D- Qi t'i them.
Z- Cer t'i thush ? Ku e di ti cer t'i thush, nuk t'kam than cer t'i thush ? Prit i her t'thm, mos nxito...Ti thush kur po kthehet qi e ka kerku....
D- Kush?
Z- Un...
D- Emrin Zotni.
Z- Mjafton, kaq ! M'njef zotnia ... jena miq ....
D- Mie Zotni.
Z- Kuptove ?
D- Kuptova
Z- A..!! Thui qi duhet t'takohena medoemos.
D- Ku?
Z- E di Zotnia ....T' vi medoemos.
D- Kur?
Z- Kur po mundet.
D- Shume mire.
Z- Kuptove?
D- Kuptova.
Z- A .. ! Po e pa mikun tone ...
D- Ca miku ?
Z- E di zotnia ! .. t'i thot qe nuk u arrit me ate punen e ditme asgja, se kam fol me personin .... Mos harro !
D- E si t'harroj ?
Z- ..... ene thot qi tashti asht shum vone, kur s'erdhi n'koh; se po t'kishte ardh ca dit ma heret, do ishte ndryshe ..... kushedi, do kish qen ma mir ..... Mos harro !
D- Jo zotni.
Z- .... se nuk pat ik akoma halla personit qi pat ik me dhan leket tutorit t'fmive, ene ai nuk e kishte mar vesh akoma, se nuk i pat thane i nipi i zonjes, me t'cilin qe puna si e marume, po t'duronte deri t'hanen n'darket, kur do kthejej medoemos avokati, se pat ik me nji vendim; Po tashti , gjynaf, asht e pamundme per shum arsye, qi i di zotnia .... Kshu t'i thush !
D- Mir zotni
Zotnia iken..... Djaloshi ben te mbylle deren.... Zotnia kthehet.
Z- A ..! A e di car ? Mos i thuj fare asgja , kushedi nuk po man men ekzakt personat . Kaloj un ma von dhe i them .... kur kthehet zoti KOSTIKE t'haj darke ?
D- Kush Z.KOSTIKE ?
Z- Zotnia jot.
D- Kush zotni ? Zotni ?
Z- I jot. Zoti KOSTIKE.
D- Zotnin tim nuk e qujn KOSTIKE, asht pronar ....
Z- Ei!! E ca se asht pronar ?
D- E qujne zoti POPESKU.
Z- Po ma ?
D- Si po ma ?
Z- Normal ..... POPESKU, pronar ..... mir .... po ma .. ?
D- S'mund t'a di.
Z- Nuk e qujn KOSTIKE POPESKU ?
D- Jo
Z- Nuk asht e mundur
D- Po si jo zotni
Z- Apoi e shef ... ?
D- Car t'shof ?
Z- E qujne KOSTIKE
D- Jo, MITIKE.
Z- MITIKE ?.... s'asht e mundur .... Ca rruge asht kjo ?
D- Numri 11 bis
Z- Nuk asht fjala per 11 bis
D- Ka than zotnia qi nuk don me than 13 se asht ters.
Z- Nuk ka pune fare 13 , un pys per rrugen. Ca rruge asht kjo ?
D- Rruga PACIECI .
Z- Rruga PACIENCI ? S'asht e mundur
D- Jo zotni,asht rruga PACIENCI .
Z- At'her nuk asht kjo.
D- Po po , kjo asht.
Z- Jo
D- Po po
Z- Un kerkoj tjeter rruge, SAPIENSI, 11 bis, rruga SAPIENSI zoti KOSTIKE POPESKU .
D- Ashtu ?
Z- Ashtu .
D- At'her nuk asht ktu .
Z- Shum mire

Zotnia largohet dhe shkon tek pajtoni.Karrocieri fle mbi stol,kuajt flene me trajset varur.

Z- Hec, karrociero !
K- Jo i lire ... asht myshteriu ...
Z- Kush myshteri ?
K- Nuk di mua ....
Z- Nga e more ?
K- Ghee ... aty ....
Z- Apoi, nuk jam une ?
K- Ieee!! Nji zotnai asht .... ieeee .....

Zotnia hypen .... karrocieri tund kamzhikun. Kuajt zgjohen dhe nisen. Zotnia cohet dhe afrohet tek zverku i karrocierit .

Z- Digjo ! A e di zotrote ku asht rruga PACIENCI ?
K- Aaa .. nuk e di .... ieeeee

Nji plake kalon ne rruge. Zotnia ndalon pajtonin.

Z- Oj Zoj ! E di kua asht rruga PACIENCI ?
Plaka- Kjo esht' momeee !!
Z- Ej t'...!! kjo ka marr fund ! Jepi perpara karrocier !

Karrocieri niset, zotnia i ben shenje te ndaloje tek cepi i rruges prane nje mejhaneje, ku ne prag te deres shellehej ne hije nji cun me perparese jeshile.

Z- Cuno, ca rruge asht kjo ?
C-Rruga PACIENCI.
Z- Je budall ..... hec karrociero !

Pajtoni ecen nje cop rruge te mire .... Nje xhandar rri ulur ne nje stol tek porta e nje oborri te madhe. Zotnia ben shenje dhe karrocieri ndalon.

Z- Xhandar !
Xh- Si urdhnon !
Z- Or ti, nuk e di zotrote ku asht rruga PACIENCI ?
Xh-Asht tamam kjo.
Z- Nuk ka si t'jet e mundme !
Xh- Po zotni, kjo asht.
Z- .... tek zoti Popesku numri 11 bis ....
Xh- Aaa!... po ,me nalt, krahu i majt, ca shpi t'verdha n'oborr, me markeze.
Z- Eh..!....at'here ai cuni asht idiot !....Falimners ! ..... Kthehu , karrocier....!!!!