Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 385
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    jo o orku jo ,se ti je me garipi ketu.hahahaha

  2. #22
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    pikerisht prandaj nje garip urdheron nje rryp.... ))

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    emri orku shkon per fjalen dorku,e kupton vete besoj!!!

  4. #24
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    jo olqen shpjegoje veten

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zhdukja e Remzi Hoxhës, rihapet dosja - Gazeta "Shekulli"




    Zhdukja e Remzi Hoxhës, rihapet dosja

    Gazeta "Shekulli"

    Kryeprokurori, Theodhori Sollaku, tha dje në fillim të fjalës së tij para Komisionit Hetimor Parlamentar, se prania në komision e deputetëve të maxhorancës që kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e tij, është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Sipas tij, vendimmarrja e tyre në komision, do të ndikohej nga fakti që ata kanë kërkuar që në fillim shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Deklarata e Sollakut ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të shumicës, të cilët e kanë konsideruar absurd argumentimin e dhënë prej tij, pasi Kodi i Procedurës Penale e përcakton një gjë të tillë për një trupë gjykuese. “Ne nuk jemi në gjykatë këtu. Nëse ju z. Prokuror keni perceptimin se jeni i pandehur, çlirohuni nga kjo gjë, se këtu jeni vetëm për t’u pyetur nga komisioni hetimor”,- tha anëtari i PD-së, Bujar Nishani. Por përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të merrej një vendim lidhur me kërkesën që bëri prokurori. Ndërsa kryetari i Komisionit, Astrit Patozi, duke u kërkuar deputetëve të opozitës që t’i thërrisnin arsyes, vërejti se nuk do të merrej asnjë vendim në komision, që ishte në kundërshtim me vendimin e marrë nga Parlamenti. Nga ana tjetër, Preç Zogaj tha më tej se, nëse Sollaku kërkonte të përjashtonte anëtarët e komisionit që kanë firmosur, atëherë i duhej të përjashtoheshin nga pjesëmarrja në hetim, edhe deputetët që kishin votuar këtë nismë për ngritjen e komisionit hetimor. “Sipas këtij arsyetimi, maxhoranca nuk duhet të kishte njerëz për të hetuar kërkesën e saj”,- tha Zogaj.


    Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e bëra dje në komisionin hetimor, për Kryeprokurorin



    Nishani: Ekspertizë “mjeko-ligjore” për Sollakun


    TIRANË- Kryeprokurori, Theodhori Sollaku, u është përgjigjur dje një numri të konsiderueshëm pyetjesh të drejtuara nga ana e deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar, që po heton mbi punën e tij gjatë drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Kreu i organit të akuzës, ka theksuar ndër të tjera se prokuroria ka filluar hetimet për të gjitha kallëzimet penale, kur ka pasur fakte të mjaftueshme. Ndër të tjera, Sollaku theksoi se nga komisionet e mëparshme hetimore nuk ka pasur denoncime për nisjen e kallëzimeve penale, me përjashtim të rasteve sporadike nga ndonjë deputet i caktuar.

    Pyetjet e deputetëve dhe përgjigjet e Sollakut:

    Patozi: A keni bërë emërime apo komandime në kundërshtim me ligjin?

    Sollaku: Në bazë të vendimit të prokurorisë, parashikohen disa dispozita ligjore, që marrin një emërtim “Për statusin e prokurorit”, që përcakton kush janë të drejtat e prokurorit. Statusi i prokurorit do të thotë që janë disa të drejta të tij, të cilat Prokurori i Përgjithshëm nuk mund t’i shkelë. Lidhur me komandimet, ligji parashikon që Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të komandojë një prokuror më shumë se 6 muaj në një prokurori tjetër, ndryshuar edhe për shkak të përshtatshmërisë të individit. Janë disa raste që nga 6 muaj, kanë kaluar në 7 muaj, por nuk ka shkelje të ligjit, sepse nuk është prekur statusi i prokurorit. Ka qenë me mirëkuptim të prokurorit, i cili nuk ka paraqitur asnjë pengesë. Qëllimi i kësaj dispozite, është që Prokurori i Përgjithshëm të mos abuzojë me të drejtën e prokurorit që të punojë në një rreth të caktuar. Nëse unë kam marrë një prokuror dhe do ta çoja nga Tirana në Durrës, të shkelja afatin që parashikon ligji, nëse prokurori do të kishte kontestime, atëherë mund të bëhej fjalë për shkelje. Por nuk ka asnjë rast të tillë.

    Patozi: Në vijim të kësaj pyetje, do të doja mendimin tuaj, si e konsideroni komandimin e z. Vexhi Muçmata dhe qëndrimin e tij në detyrën e Prokurorit të Rrethit Tiranë i komanduar, i z. Nasip Naçe, Prokuror i Rrethit të Durrësit, z. Pelivan Malaj titullar në prokurorinë e Vlorës, znj. Irma Radi kancelare po në Vlorë dhe znj. Anila Selami, prokurore në Vlorë?

    Sollaku: Çdo gjë është bërë konform ligjit.

    Patozi: A e konsideroni të drejtë, që Ministria e Drejtësisë t’ju kontrollojë ju për çështje për të cilat kanë përfunduar hetimet, apo jo?
    Sollaku: Nuk bëhet fjalë.
    Patozi: A i keni penguar ndonjëherë inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë për çështje konkrete?
    Sollaku: Absolutisht jo!
    Patozi: Ka pasur një incident midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me dorëzimin e dosjes së Prokurorisë së Kavajës për çështjen e gjyqtarit “Gjermeni”. Ju keni deklaruar publikisht, se Ministria e Drejtësisë nuk ju kishte lajmëruar për inspektimin, ministri i Drejtësisë ka deklaruar publikisht të kundërtën e kësaj. Mund të na thoni kush ka gënjyer publikun, ju apo ministri i Drejtësisë?
    Sollaku: Pyetja është sugjestive, z.kryetar. Por unë e thashë, edhe në këto marrëdhënie Prokurori i Përgjithshëm është strikt në zbatimin e ligjit, edhe në rastin që përmendni ju.
    Patozi: Për të gjitha rastet? A keni mbrojtur ndonjëherë një person me pushtet, i cili është marrë me kontrabandë, gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj apo jo?
    Sollaku: Veprimtaria e Prokurorit të Përgjithshëm, ka afirmuar respektimin e saktë të ligjit dhe Kushtetutës.
    Patozi: A ka pasur ndonjë rast dekonspirimi të sekretit hetimor nga punonjësit tuaj dhe ju a keni vepruar për këto raste apo jo? Për të qenë më konkret, cili ka qenë motivi i dekonspirimit në rastin e dosjes, së të pandehurit Nard Koka, apo në rastin e të pandehurit Lulëzim Berisha, apo në rastin e të pandehurit Arjan Selimi
    Sollaku: Në dijeninë time, nuk ka raste të nxjerrjes së sekretit hetimor. Së pari, nuk ka asnjë dekonspirim nga prokuroria për dosjen e Nard Kokës. Ka një botim në një gazetë, pasi dosja ka vajtur në gjykatë, kur kishte mbaruar hetimi. Së dyti, për çështjen e Lul Berishës, janë kryer hetimet dhe ato nxorën se ka dalë nga dosja gjyqësore. Prokurorët së bashku me Policinë Shkencore, janë duke individualizuar personin që e ka bërë këtë gjë. Nuk ka asnjë veprim nga prokuroria për nxjerrje sekreti.
    Patozi: A keni penguar ndonjëherë hetimin e çështjeve të kontrabandës dhe keni kthyer mbrapsht kallëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, vetëm për interpretime të ligjit apo jo?
    Sollaku: Duhet të keni parasysh, se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm procedon personat me imunitet. Çështjet e tjera janë kompetencë e prokurorive të Shkallës së Parë. Nëse keni ndonjë rast konkret, mund ta thoni ta shikojmë, sepse Prokuroria e Përgjithshme ka edhe mos hetime, ka edhe kthim për plotësim materialesh kur nuk janë të plota.

    Gjinushi: Z. Prokuror, do të dëshiroja më konkretisht, cilat janë komisionet hetimore që kanë sjellë zyrtarisht raportet përfundimtare për të filluar ndjekje penale?
    Së dyti, a ka kallëzime me shkrim të deputetëve të veçantë apo grup deputetësh dhe çfarë qëndrimi është mbajtur ndaj këtyre kallëzimeve?
    Flitet mjaft për marrjen e çështjeve, dëshiroj të di sa çështje janë marrë kryesisht nga prokuroria dhe, a është ushtruar kjo e drejtë e prokurorisë për akuzat publike të Kryeministrit, të thëna shpeshherë, madje edhe në adresë tuaj?
    Çfarë qëndrimi është mbajtur lidhur me dosjen e piramidave, por a ka qëndrim ndaj nxitësve, mbështetësve të ish-presidentit i cili ka pranuar se nuk ka vepruar, madje edhe i ka nxitur?
    Sollaku: Gjatë këtyre 4 vjetëve nuk ka asnjë material me shkrim, pra kallëzim nga komisionet hetimore parlamentare. Duke pasur parasysh që komisionet vepronin me dy raporte, të shumicës dhe pakicës, dua të them se edhe nga pakica nuk është depozituar asnjë kallëzim në prokurori, për probleme që ata kanë hetuar në Kuvend dhe që nuk kanë qenë dakord me shumicën. Ka pasur disa kallëzime sporadike nga deputetë të veçantë, për çështje të veçanta, të cilat janë hetuar nga prokuroria, kanë marrë një zgjidhje ligjore, janë njoftuar personat e interesuar.
    Gjinushi: Janë njoftuar në mënyrë zyrtare?
    Sollaku: Patjetër, dhe kanë pasur mundësi ta ankimonin në gjykatë nëse nuk ishin dakord, ose tek prokurori më i lartë, Prokurori i Përgjithshëm, por nuk kanë ankimuar.
    Regjistrimi i çështjes me iniciativë nga prokurori, ka ndodhur në rastet kur çështjet kanë qenë të gatshme, dhe unë u kam dërguar një informacion për numrin e tyre gjatë 3 viteve, numri del tek 700 e ca, të cilat janë të kategorive të ndryshme.
    Gjinushi: Ndër akuzat e bëra publikisht, veçanërisht nga Kryeministri, a ka raste kur ai ka bërë kallëzim me shkrim, dhe mosbërja e kallëzimit me shkrim, përbën vepër penale, shkelje të nenit 281 për institucionet kushtetuese?
    Sollaku: Ne jemi treguar të kujdesshëm në deklarimet politike që bëjnë, veçanërisht deputetët. Ka shumë akuza e kundërakuza, natyrisht ne kemi dhënë zgjidhje ligjore, në ato raste kur kemi pasur kallëzime, sepse nëse është fyerje e jo shpifje për shkak të detyrës, është një çështje që ndiqet mbi bazën e ankimit të personit të dëmtuar. Në këtë rast me sa duket, ka një pajtim klasa politike.
    Gjinushi: Ka pasur kallëzime?
    Sollaku: Ka pasur një kallëzim para disa kohësh nga z. Edi Rama, për debatet që janë bërë për çështjen e “Zogut të Zi”. Çështja është duke u hetuar nga prokuroria, për të parë ligjshmërinë e dhënies së lejes dhe pretendimet nga Policia Ndërtimore, se leja është në kundërshtim me ligjin.
    Gjinushi: Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të kontrollojë procedurat në zbatimin e ligjit në ndjekjen penale, apo të hyjë edhe në përmbajtje, pra të vlerësojë edhe ushtrimin e të drejtës për qëndrimin e mbajtur nga prokurorë të caktuar?
    Sollaku: Nuk ka shumë rëndësi opinioni im, por unë personalisht gjykoj që Ministria e Drejtësisë, nuk e ka këtë kompetencë, të hyjë në themel të çështjes, sepse atëherë nuk do të kishte kuptim institucioni i pavarur. Dhe qeveria, kryeministri, ministri, nëpërmjet inspektorëve të vet, thonë se kjo gjë është bërë mirë apo keq dhe duhet bërë kështu. Ndërkohë që Kushtetuta, ashtu edhe ligji për prokurorinë, Kodi i Procedurës Penale, ndalojnë rreptësisht organe të tjera të japin rekomandime apo opinione, lidhur me faktin sesi është ushtruar ndjekja penale. Është atribut i prokurorëve, të cilët kontrollohen në hierarkinë e tyre nga prokurorët më të lartë.
    Gjinushi: A i është dhënë mundësia e akimimit KLSH-së, për çështjet e ngritura? Si është e vërteta në raport me këto kallëzime?
    Sollaku: Prokurorët kanë detyrim ligjor, që në përfundim të çështjes të pushtuar apo të mosfillimit të hetimit, të njoftojnë personin që ka bërë kallëzim. Rezulton nga kontrolli që është bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe nga verifikimi që ne i bëjmë çështjeve, se prokurorët kanë njoftuar për rezultatin e hetimeve.
    Gjinushi: Rezulton dhe është thënë publikisht, se Kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar dorëheqjen nga detyra? Do të doja të dija kush ka qenë forma e kërkesës: ka përdorur mjete presioni apo mjete joshjeje? Kush ka qenë oferta?
    Sollaku: Një gjë mund t’ju them, që nuk më ka bërë presion njeri.
    Nishani: Shpreh keqardhjen, që në fjalën tuaj kishte një ironi të tërë ndaj Kuvendit, i cili është një institucion nga buron votëbesimi i Prokurorit të Përgjithshëm. Por më e rëndë për mua, është deklarimi i Prokurorit për Kryeministrin, i cili e deklaron Kryeministrin gënjeshtar dhe të papërgjegjshëm. Për mua, kjo është një deklaratë në një gjendje jonormale psikike! Dhe kjo do të shërbejë për të kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore për Sollakun.
    A është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm, që të bashkëpunojë me komisionet parlamentare?
    Sollaku: Sipas rregullave, në qoftë se komisioni hetimor do të kishte një kallëzim në vazhdimësi, Prokurori i Përgjithshëm do të merrte kontakte me njerëz që kanë bërë atë material, do të pyesnim për dëshmitarë do t’i kërkonin prova më shumë për bashkëpunim.
    Nishani: A keni pasur ndonjë rast bashkëpunimi?
    Sollaku: Nuk ka pasur asnjë kallëzim!
    Nishani: Meqë nuk ka pasur asnjë kallëzim, ju si Prokuror i Përgjithshëm, a keni kërkuar ndonjë takim, apo keni pasur ndonjë kontakt nga anëtarët e këtyre komisioneve, kryetar e nënkryetar?
    Sollaku: Kam pasur me një pjesë të deputetëve, madje edhe të opozitës në atë kohë, që luteshin të çonin disa dokumenta për të justifikuar raportet e pakicës të komisioneve hetimore. Kishte edhe që ishin të bindur se komisioni ishte ngritur për të futur në hulli politike çështje të caktuara.
    Nishani: Ka pasur mjaft raste kur deputetë të Kuvendit, kanë ngritur çështje të ndryshme në lidhje me akuza konkrete. A gjykoni se është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm që të kërkojë ndjekje penale për këto çështje?
    Sollaku: Detyra kushtetuese e Prokurorit dhe Prokurorisë, është të ushtrojë ndjekje penale. Nëse ju e keni fjalën tek regjistrimi i çështjes me iniciativë, ne e kemi bërë këtë kur kemi qenë të bindur që ato që janë deklaruar kanë bazën e mjaftueshme për të nisur procedim penal. Ju e dini më mirë se mua, se ka pasur akuza dhe kundërakuza dhe mënyra sesi flasin një pjesë e politikanëve tanë, janë shumë larg asaj që është e vërteta. Dhe në këtë pikë prokuroria nuk ka burime njerëzore, nuk mund të bëjë ekspertiza, do një bazë të caktuar mbi të cilat ajo nis procedimin.
    Nishani: Për këto çështje që kanë depozituar ka njoftime, ju keni njoftime?
    Sollaku: Duhet të pranojmë se nuk kanë qenë kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili merret me hetimin e personave që kanë imunitet dhe akuzohen. Pra, nëse ata që kanë imunitet, e bëjnë kallëzimin tek shkalla e parë.
    Nishani: Ju si Prokuror i Përgjithshëm, nuk keni informacione për këtë?
    Sollaku: Unë di që njoftimet janë bërë.
    Nishani: A ka pasur ndonjë analizë në Këshillin e Prokurorisë, për këto kallëzime që kanë bërë deputetët?
    Sollaku: Këshilli i Prokurorisë nuk bën analiza. Kompetenca e tij është të zhvillojë konkurrimin e kandidatëve që do të rekrutohen në prokurori, apo për rastet kur nga Prokurori i Përgjithshëm ka nisur procedura e shkarkimit. Nuk ka kompetencë të merret me dosjet.
    Nishani: Gjatë hetimit parlamentar për çështje që ka të bëjë me shtetasin Ledian Ruçi, konstatuam një fakt që në përfundimin e hetimit gjyqësor të çështjes dhe para se të jepeshin konkluzionet e prokurorisë, ka dalë një urdhër i juaji që anulonte një urdhëresë të mëparshme të prokurorisë, për ta zëvendësuar konceptimin e veprës penale të armëmbajtjes pa leje. Ka pasur presione ndaj jush për nxjerrjen e këtij urdhri, e keni bërë me vullnetin tuaj të drejtpërdrejtë, dhe nëse është kështu, ç’ju ka shtyrë, nga ç’këndvështrim e keni parë nxjerrjen e këtij urdhri?
    Sollaku: Dispozita penale parashikon gjobë deri në 7 vjet burg, ndërkohë në veprimtarinë e përditshme të gjykatave masa e dënimit ishte shumë e ulët: gjobë dhe burg 2-3 muaj. Duke parë rrezikshmërinë e personave që lëviznin me armë, kam nxjerrë një urdhër që prokurorët të bëjnë presion pozitiv ndaj gjykatës me kërkesën e tyre mund të tërheqin gjykatën në masën e dënimit. Urdhri ka dalë diku në fund të 2003-shit, e detyronte prokurorët të mbanin këtë qëndrim, pra jo më pak se 3.5 vjet dënim. Pas 6 muajve, situata u bë joserioze: prokurori kërkonte 3/5 vjet dënim, gjykata jepte gjobë. Kam pasur shqetësim nga të gjithë prokurorët. E kam ngritur këtë në informimin tim në Parlament, duke kërkuar ndryshimin e ligjit, por nuk u bë asgjë. Në fillim të 2005, nisur nga kjo situatë, kam urdhëruar prokurorët që ata do të mbajnë qëndrime në gjykatë rast pas rasti, nisur nga përhapja e kësaj vepre penale. Duhet të dini, që në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sado që të kërkojë prokurori 5 milionë lekë gjobë, gjykata ka të drejtë të japë burg. Nëse kërkon prokurori që vepra të klasifikohet si plagosje e lehtë, gjykata mund t’i japë një cilësim tjetër, mund ta quajë edhe vrasje në tentativë. Në të gjithë këtë veprimtari, gjykata nuk varet nga kërkesa e prokurorit, është ajo që vendos si për masën e dënimit, ashtu edhe për cilësimin ligjor.
    Nishani: Afërsia kohore e daljes së urdhrit ka lidhje në raport me çështjen, apo me qëndrimin që duhet të mbante prokurori nuk ka lidhje?
    Sollaku: Nuk ka asnjë lidhje, dhe nuk është vendimi që ka dhënë gjykata.
    Legisi: A ka ndonjë çështje penale për 14 shtatorin?
    Sollaku: Çështja e 14 shtatorit është duke u gjykuar në Prokurorinë e Tiranës.
    Legisi: Për këtë çështje i është hequr imuniteti nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berishës?
    Sollaku: Nuk e di, ndoshta më përpara, kur s’kam qenë unë në këtë detyrë.
    Legisi: Nëse është e vërtetë, që nuk ka filluar një çështje penale dhe ju nuk paskeni dijeni, pyetja ime është se, a e konsideroni si një ndërhyrje politike, për shkak të pozicionit të tij si shef i opozitës, për të mos filluar një çështje penale ndaj tij?
    Sollaku: Unë nuk mund të bëj komente se çfarë mendojnë të tjerët. Unë nuk isha atëherë në këtë detyrë.
    Zogaj: A ka ndikuar politika në punën tuaj si Prokuror dhe të Prokurorisë, në çështje të ndryshme ku përfshihen politikanë të partisë në pushtet, apo njerëz të njohur të lidhur me grupe të mëdha interesi?

    Legisi: A ka ndonjė ēėshtje penale pėr 14 shtatorin?
    Sollaku: Ēėshtja e 14 shtatorit ėshtė duke u gjykuar nė Prokurorinė e Tiranės.
    Legisi: Pėr kėtė ēėshtje i ėshtė imuniteti nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė Sali Berishės?
    Sollaku: Nuk e di, ndoshta mė pėrpara kur s’kam qenė unė nė kėtyė detyrė.
    Legisi: Nėse ėshtė e vėrtetė, qė nuk ka filluar njė ēėshtje penale dhe ju nuk paskeni dijeni, pyetja ime ėshtė se a e konsideroni si njė ndėrhyrje politike, pėr shkak tė pozicionit tė tij si shef i opozitės pėr tė mos filluar njė ēėshtje penale ndaj tij?
    Sollaku: Unė nuk mund tė bėj komente se ēfarė mendoj tė tjerėt. Unė isha atėherė nė kėtė detyrė.
    Zogaj: Pėr raportet e politikės me prokurorinė. A ka ndikuar vėrtet nė punėn tuaj si prokuror dhe tė prokurorisė shqiptare nė ēėshtje tė ndryshme pėrfshishen politikanė tė partisė nė pushtet apo njerėz tė njohur tė lidhur me grupe tė mėdha interesi. A e ndikon nė kėtė punė prokurorinė dhe juve pėr mos fillim tė njė ēėshtje apo pėr degradim tė ēėshtjes kur personat janė nė pushtet?
    Sollaku: Unė mendoj se gjatė kėtyre viteve prokuroria ka fituar pavarėsine nė veprat penale. Nuk ėshtė e lehtė qė nė mentalitetin e viteve mė parė mund tė kishe tendencėn. Por duhet tė besoni absolutisht nė vendimmarrje nuk ka ndikuar asnjė inteferencė jashtė ligjit.
    Zogaj: Sa ėshtė numri i ēėshtjeve tė hapura, tė hetuara apo tė dėrguara ku pėrfshihen figura me peshė qė pėrmenda unė?
    Sollaku: Statistikat pėr zyrtarėt nga viti nė vit kanė ardhur nė rritje, tė cilėt janė vėnė para pėrgjegjėsisė penale. Natyrisht shqeėtėsimi ėshtė se pse nuk vihen para pėrgjegjėsisė deptuetė apo ministra? Kėtu ka disa probleme, e para njė herė nuk ka fakte tė qarta apo kallzim, qė njė deputet apo njė minsitėr tė jetė pėrfshirė nė ndonjė vepėr penale. Dhe kėtu po tė kemi parasysh se tė gjithė deputetėt pėrgjithsisht nuk janė ekzekutiv nuk kanė vendimmarrje dhe pėrsa i pėrket Ekzekutivit mund tė ketė ndodhur qė situata ka bėrė pėrshtypje nė opinion, por prokuroria nuk mund tė ndėrhyjė nė vendimmarrje politike tė qeverisė kur merren vendime, qoftė kur ato implikojnė para. Neve ndėrhyjmė vetėm nėse ky vendim i qeverisė pėr tė menaxhuar kėto fonde ėshtė i frymėzuar nga interesa jashtė ligjore, tangjente apo interesa tė tjera. Dmth kjo ėshtė situata ku jemi fokusuar nė ēėshtjet tona nė ēėshtje qė lidhen me politikanė dhe me zyrtarė.
    Zogaj: Ju gjatė legjislaturės sė kaluar sė paku, ose mė saktė gjatė periudhės qė keni qenė prokuror i Pėrgjithshėm, me sa mbaj mend keni kėrkuar vetėm njė heqje imuniteti qė pėr Nikollė Lesin. Atė nuk e paragjykojmė, por ka ndodh nė kontekstin personi nė tė cilin iu kėrkua heqja e imunitetit ishte nė njė konflikt tė ndezuar tė kryeministrit pėr ēėshtjen e Shkallnuerit. Pyetja e tjetėr ka tė bėjė fiks fare, ka ndikuar fakti qė deputetit tė cilėt iu kėrkua heqja e imunitetit ishte nė pozita opozitarizmi dhe a ju duket ju se keni qenė si tė thuash jo nė ekudistancė nė lidhje me hetimin e rasteve?
    Sollaku: Mendoj se edhe nė kėtė rast ėshtė zbatuar ligji. Prokuroria nuk ka rrugė tjetėr pėr zgjidhjen ligjore tė ēėshtjes, domėthėnė: ose tė pranonimin se ėshtė bėrė trafik, ose tjetri shpif. Natyrisht ēėshtja e shpifjes, ndiqet mbi ankimin e personit qė i drejtohet. Edhe nėse dikush ju fyen nė mėnyrė tė padrejtė apo shpif diēka, natyrisht i drejtoheni Prokurorisė.
    Zogaj: Nuk duhet tė hyjmė nė kualifikim me kėtė. Thjesht dua ta shoh nga pikėpamja e raportit opozitarėt dhe qeveritarėt. Raportet e pakicės nė komisionin hetimor parlamentare, administrohen nga ana e Prokurorisė? Sepse kėtu ka njė tradtiė qė dalin me dy raporte, shumica dhe pakica?
    Sollaku: Nėse pakica e paraqitet raportin nė prokurori natyrisht duhet tė fillojė ēėshtja. Po nuk ka ndodhur
    Zogaj: Sa komisione hetimore e kanė paraqitur atė raport?
    Sollaku: Asnjė, absolutisht
    Zogaj: Raportin e pakicės?
    Sollaku: Asnjė. E kam plotėsisht tė qartė ka disa kallėzime nga ana e deputetėve tė opozitės, anėtarė tė komisioneve nė mėnyrė individuale pėr ēėshtje tė veēanta.
    Zogaj: Unė respektoj pėr tė mos bėrė komente mbi fjalėn e Sollakun do tė doja tė shėnohen edhe pyetjet. Ju gjatė paraqitjes kėtu janė verifikuar dy momente qė janė sė paku pėr mua pėrshtypje lėnėse si anėtar i komisionit. Pėrmendet rasti i shtetasit maqedonasi me kombėsi shqiptare qė ėshtė zhdukur nė SHqipėri, qė nuk figuron nė listėn e grupit prej 28 deputetėsh. Ēfarė e ka penguar Prokurorinė qė ta hetojė nė kėtė ēėshtje, ėshtė harruar apo ēfarė e pengon prokurorinė ta hetojė edhe nė kėtė kohė?
    Sollaku: Ēėshtja qė ju pėrmendėt, ėshtė vėnės ėn lėvizje nga ana e Avokatit tė Popullit, i cili mbi bazėn e shumtė kėrkesave tė familjarėve tė personit tė zhdukur ka tėrhequr dosjen nga prokuroria dhe ka bėrė rekomandimet pėrkatėse nė Prokurorinė e Pėėrgjithshme. Ėshtė tėrhequr dosja dhe ėshtė parė se vėretė u pa se kishte shumė veprime nė tė cilėn qė nuk pėrputhen nė kohė. Janė ndėrmarrė njė sėrė veprimesh janė arrestuar disa persona, pėr arsye hetimi nuk mund tė flas mė shumė, por ėshtė njė ēėshtje qė po ndiqet. Pėr shkak se edhe persona dyshohet pėr tė cilėn kanė nė dorė nė kėtė ēėshtje kanė qenė jashtė Shqipėrisė.
    Zogaj: Vėrej njė diskordancė shumė tė madhe midis Ministrisė sė Drejtėsisė dhe qė jepni nė lidhje me raportet e KLSH-sė, 7 me 70. Ne si komision duhet ta sqarojmė patjetėr kėtė, vetė klsh a informohet pėr fillim e mos fillim tė hetimit. Mendoj se duhet tė sqarohet edhe ministrinė e Drejtėsisė. Si mund ta verifikojmė ne kėtė?
    Sollaku: Kjo ėshtė shumė e thjeshtė ajo qė nuk ėshtė bėrė nė zbatim tė ligjit tė prokurorisė qė ėshtė detyrimi qė tė rakordoni me ministrinė e DRejtėsiė, juve si komision mund t’i kėrkoni qė tė ulen ata njerėz qė ministrisė qė kanė nxjerrė shifrėn 7
    % dhe tė ulen me njerėzit dhe tė verifikojnė shifrat tona qė ne kemi nxjerrė 70%. T’i ballafaqojnė tė dhėnat sė bashku me KLD-nė, janė administruar tė gjitha ēėshtjet dhe shkresat qė pretendohet nga ministria e Drejtėsisė. Por siē thashe e kqja e kėsaj opune qėndron nė faktin se nuk u mor asnjė mendin nga prokurorėt dhe prokurorin e pėrgjithshėm pėr tė konkluduar se si ėshtė e vėrteta.
    Zogaj: Pyetje e parafundit, ka lidhje edhe me njė perceptim. Prokuroria dhe Gjykatat janė mė tė korrupturat, ju si institucion nė reagim tė kėtij perceptimi a keni bėrė analiza dhe a ju ka rezultuar tė ketė prokurorė qė abuzojnė, korruptohet, nėse po sa masa janė marrė nė lidhje me kėtė gjė?
    Sollaku: Sė pari duhet tė shtoj se nuk ėshtė prokuroria institucion mė i korruptuar dhe sondazhi i fundit tregoi se nuk ėshtė prokuroria, ka pėrmirėsime nė punėn e tij. Natyrisht nė perceptim gjithandej qė ku ka firma, ku mendohej se ka interesa kjo punė, si perceptim, nuk bėhet pa dhėn ryshfet. Natyrisht e heqim pjesėn e interpretimit, nė veprimtarinė time si Prokuror tė Pėrgjithshėm nuk kam toleruar nė asnjė rast kur nga prokurorėt e zyrės time mė ėshtė realatuar shkelja e ligjit, ėshtė tjetėr punė pastaj kush kanė qenė motivet e tyre, ėshtė paaftėsia, apo janė motive tė tjera qė lidhen me ryshfetin? Kėtu nuk kemi raste tė tilla por gjithsesi neve nuk kemi hezituar pėr tė larguar njerėz nga puna qoftė edhe pėr gjetjen e shklejeve nė dosjen qė kemi kontrolluar.
    Zogaj: Cilat janė marrėdhėniet e tuaja dhe tė institucionit tuaj me ministrinė e Brendshme, me zyrat e krimit ekonomik dhe cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me njė fakt se ka ka pasur njė efikasitet mė tė madh nė goditjen e disa bandave?
    Sollaku: Raportet e bashkėpunimit janė raporte ligjore. Zyrat e prokurorisė kanė raporte sepse i detyron ligji. Ndjekja penale ėhstė njė kompleks veprimi, ku nuk ėshtė prokuroria, por policia qė bie e para nė kontakt me ngjarjet kriminale apo me ifnormacionet. Edhe nė arrestimet e fundit ka njė bashkėpunim mes prokurorisė sė seksionit tė krimit ekonomik dhe tė seksionit tė policisė sė krimit ekonomik. Ka pas probleme bashkėpunimi, kėtu ka munguar edhe njė bazė ligjore, para njė viti e gjysėm ėshtė plotėsuar edhe ky boshllėk. Kemi bėrė disa seminare, unė kam ngritur njė sturkturė tė posaēme nė prokurorinė e Tiranės pėr krimin ekonomik dhe korrupsionin. Ajo do tė ketė njė efekikasitet nėse do t’i pėrgjigjen strukturat policore, jo vetėm tė policisė sė shtetit, por edhe doganat dhe tatimet. Qė prokurorėt bashkė tė marrin sinjalizime pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me korrupsonin, tė ndėrtojnė punė bashkė dhe tė finalizojnė dhe tė ndėshkojnė tė gjithė ata qė janė pėrfshirė nė kėtė veprimtari. Unė mendoj se ka filluar njė situatė bashkėpunimi, veēanėrisht nė ēėshtjet e krimit ekonomik, e mirė, edhe ėshtė premtuese pėr tė ardhmen.
    Pirro Lutaj: Nga kryetari i komisionit po vihen nė dijeni se keni dhėnė nė dispozicion dosje qė janė hetim. Me ē’dispozita jeni bazuar nėse se po, nėse nuk i keni dhėnė me ē’argument jeni bazuar. Kush do tė jetė qėndrimi i juaj lidhur me ēėshtjet qė janė nė hetim, nė proces?
    Sollaku: Unė kam paraqitur njė pėrgjigje. Dua t’ju konfirmoj se nuk kemi asnjė mister nė Prokurori, kush ka interes le t’i shohė. Ju kam nisur disa akte nė lidhje me disa vendime. Deputetėt apo njerėzit tuaj mund tė vijnė t’i shohin nė prokurori ēdo gjė nė Prokurori. Problemi i fashikujve tė dosjeve ėshtė se janė tė sekretit shtetėror, por nuk janė nė prokurori, ato janė nė policinė e shtetit.
    Lutaj: Pyetja ime ka tė bėjė pikėrisht me kėtė?
    Sollaku: Deri mė sot ne nuk kemi tė dhėna.
    Bajramaj: Zoti Prokurori, juve nė lidhje me marrėveshjen qė zbatoni si dhe sa janė zbatuar nga Prokuroria, nė lidhje me ekstradimet? A ka dėshtuar ndonjė ekstradim mbi fajin e prokurorisė dhe a janė bėrė analiza?
    Sollaku: Unė do tė thosha se marrėveshjet e ekstradimit ndėrmjet shteteve obligojnė disa institucione nė realizimin e kėtyre procedurave tė kėsaj marrėveshje, si ministrinė e Drejtėsisė, Brendshme, Prokurorinė. Pėr shkak tė qenies si organi i centralizuar, drejtoria e Marrėdhėnieve me Jashtė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme ka detyrė qė tė plotėsojė tė gjithė dokumentacionin qė detyron Kodi i Procedurės Penale dhe konventat pėrkatėse. Unė di qė ēdo gjė ėshtė bėrė mbi bazėn e ligjit, nėse ka ndonjė pretendim mund ta shohim dhe ta disktojmė, por nė dijeni time ēdo gjė ėshtė nė bazė tė ligjit.
    Bajramaj: A ka pasur raste tė dėshtimit pėr faj tė prokurorisė?
    Sollaku: Absolutisht jo, unė nuk di ndonjė rast.
    Bajramaj: Cila ėshtė arsyeja qė nuk janė ekzekutuar disa urdhra arresti ndėrkombėtar qė kanė mbėrritur pranė Prokurorisė nga vende tė ndryshme?
    Sollaku: Urdhri i arrestit ndėrkombėtar lėshohet nga interpoli pėr tė lokalizuar dhe kapur personat qė kanė kryer njė krim nė njė ved tė caktuar. Nė bazė tė Kushtetutės dhe Kodit tė Procedurės Penale shtetasit shqiptar nuk mund tė ekstradohen dhe mbi kėtė bazė nuk mund tė arrestohet mbi kėtė shkak. Megjithatė njoftimet e interpolit kanė bėrė qė nė Prokurori qė tė jsutifikjnė regjistrimin pėr vepra tė ndryshme penale, mbasi bėhet regjistrimi ėshtė ēuar letra porosia, pasi kanė ardhur provat qė krijojnė bindjen se vepra penale ėshtė kryer, nė bazė tė tė gjitha rregullave konventės dhe kodit procedurės penale ėshtė bėrė kėrkesa pėr gjykim dhe ėshtė bėrė ai.
    A ka ndodhur ndonjė ekstradim pėr shtetasit shqiptar?
    Sollaku: Ne kemi marrėveshje me SHBA, marrėveshja e 29 ėshtė ėn fuqi, Gjykata e lartė i ka dhėnė nė fuqi. Po ka ndodhur njė rast ekstradimi.
    Bajramaj: Ēfarė masash keni marrė pėr arrestimin e disa anėtarėve tė bandave tė ndryshme qė janė jashtė Shqipėrisė?
    Sollaku: Sė pari nuk e arreston prokurori......
    Bajramaj: Nė bashkėpunim kėto..
    Sollaku: Nuk ka bashkėpunim me policinė, ja t’jua shpjegoj unė, detyra e prokurorit ėshtė mbi bazėn e fakteve tė bėjė kėreksė nė Gjykatė pėr tė arrestuar njė person. Gjykata merr vendimin dhe prokurori i ēėshtjes nxjerr urdhrin e ekzekutimit, i cili i kalon organeve tė policisė sė shtetit, tė cilat poasi mbarojnė kontrollin nė territorin e Shqipėrisė e shfrytėzojnė nėpėrmjet interpolit atė. Detyra e prokurorisė mbaron me nxjerrjen e urdhrin e ekzekutimit.
    Bajamaj: Cili ėshtrė qėndrimi i juaj me arrestimet e fundit qė ndodhen nė Shqipėri?
    Sollaku ėshtė njė detyrė funksionale e policisė sė shtetit, e prokurorisė dhe gjykatave, nė tė cilėn ku ka fakte pėr persona si grupe tė struktura kriminale apo organizata kriminale apo bashkpėunim tė thjesht tė kryhen procedurat dhe tė arrestohen kėto persona.
    Braēe
    Braēe:
    Sollaku: Institucionet janė tė autorizuar janė teė detyruara qė brenda njė afati tė caktuar tė pėrgjigjen.
    Braēe: Dmth pėrgjigjen e harton po ky pėrfaqėsues i shtetit shqiptar?
    Sollaku: Po
    Braēe: Nėse do mė lejosh mund tė na gjesh ndonjė shkelje, se nuk ka..
    Teferiēi: Z. Prokuror, neni 280 i Kodit tė Procedurės Penale parashikon qė prokurori merr dijeni pėr veprėn penale me iniciativėn e vet ose me njoftimin e bėrė nga tė tjerr. Ju si autoriteti mė i lartė a keni caktuar, apo pėrcaktuar ndonjė nga ndonjė akt i veēantė mbi mėnyrėn e marrjes nė dijeni mbi veprėn me iniciativėn e prokurorit apo jeni mjaftuar vetėm me perceptimin vetjak tė prokurorit?
    Sollaku: Nė punėn e ēdo prokurori, sė pari zbatohet Kodi i Procedurės Penale. Natyrisht nė Prokurorinė e Pėrgjithshme kja lėshime ka urdhra, udhėzime, seminare pėr tė qartėsuar veprimtarinė. Por rast pas rasti prokurorėt kanė lirinė e tyre, qė ēdo gjė ka material pėr tė regjistruar ēėshtjen e bėjnė.
    Teferiēi: Ju nuk e keni ndjerė tė nevojshme pėr tė nxjerrė njė akt qė t’ju informoj kėtė shqetėsim nga ana e prokurorėve, pėr tė mos e lėnė nė dorė tė shqetėsimeve tė ndonėj fakti tė veēantė?
    Sollaku: Duhet parė konkretisht sepse janė me dhjetra urdha tė ndėrmjetme, qarkore, duhet parė konkretisht.
    Teferiēi: Dmth nuk jeni akoma nė dijeni..
    Sollaku: Duhet parė.
    Teferiēi: A ėshtė detyrim ligjor qė prokuroria tė fillojė procedim penal kur nė media gjėra direkte mbi raste flagrante pėr vepra penale, apo kallėzimi ėshtė i pa tejkalueshėm, dmth, pa kallzim nuk ka asnjė veprim nga ana e Prokurorisė?
    Sollaku: Mundet, prokuroria ka mundėsi, nėse nė media jepen fakte se tė krijojnė bindjen se ka ndodhur njė vepėr penale, atėherė ai e regjistron ēėshtjen dhe ia kalon pėr ndjekje policisė gjyqėsore. Ka disa raste tė tilla.
    Teferiēi: Ka pra raste tė tilla..
    Sollaku: Janė emisionet e Fiks Fare qė janė regjistruar me iniciativė tė prokurorėve tė ēėshtjes. Nė situata tė qarta nė televizion kur zyrtarė marrin para janė regjistruar.
    Teferiēi: Zoti Prokuror, detyra juaj ėshtė tė kontrollojė veprimtarinė e prokurorėve nėpėr rretheve. Cili ėshtė vlerėsimi juaj nė lidhje me shkallėn e zbatimit tė kėsaj detyre nga ju dhe a keni gjetur ju ndonjė shkelje. A dispononi ndonjė statistikė nga kontrollet e ushtruara?
    Sollaku: Zyra e prokurorit tė Pėrjgithshėm ka disa drejtori dhe jnė ngha kėto ėshtė edhe drejtoria e Inspektimit. Detyra e sė cilės mbi bazėn e temave tė ndryshme ėshtė bėjė kontrolle nė prokuroritė e Republikės. Natyrisht nuk ėshtė e lehtė tė kontrollosh me mijėra dosje me njė numėr tė kufizuar punonjėsish. Por, mbi materialeve tė marrė nga kontrollet e bėra, merren masa pėr ndėshkimet e prokurorėve. Nga inspektime, por edhe drejtoritė pėrkatėse si ajo e hetimit dhe krimit tė organizuar dhe gjyqore, mbi bazėne sinjalizime dhe ankesave tė qytetarėve tėrheqin dosje i kontrollojnė, sinjalizojnė prokurorin pėr shkeljet dhe ēėshtja ėshtė flagrante.
    Teferiēi: A ka pasur kjo zbulimin e shkaqeve tė korrupsionit nė Prokurori..?
    Sollaku: Ka sinjalizime qė ēėshtja ėshtė zgjidhur padrejtėsisht, ka pretendime. Sipas sinjalizime kam ēuar prokurorė tė ēėshtjes pėr tė realizuar. Nė prokurorinė e Durrėsit do dy muaj pėr tė bėrė inspektimin, tė dalė informacioni i kėrkuar, kjo pet shkak se numri i tyre ėshtė i kufizuar 6-7 prokurorė, qė pėrveē inspektimin bėjnė edhe detyrėn e kuadrit.
    Teferiēi: A ėshtė apo jo detyrė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė tė marrė pėrsipėr hetimet kur njė prokuror rrethi nuk merr pėrsipėr hetimet, nuk pranon, dhe pse sipas “dikujt” duhet ta fillonte atė. A keni bėrė ju kėtė, po me prokurorėt tuaj nė kėto raste, ēfarė ka ndodhur, a keni marrė ndonjė masė ndėshkimore?
    Sollaku: E sqarova edhe nė fjalėn time, neni 305 nuk bėn fjalė pėr hetime qė nuk kanė filluar. Ai bėn fjalė pėr hetime tė pėrfunduara dhe nė pėrfundim prokurori nuk do tė ngrejė akuzė ta ēojė nė gjyqe, ose nuk do ta pushojė kur ekziston rastet pėr ta pushuar. Prokurori i pėrgjithshėm ka tė drejtė ta tėrheqi dhe tė marrė vendimet pėrkatėse..
    Teferiēi: Dakord duke e lidhur me pyetjet e parė ku u fol pėr perceptimin qė prokurori ka si individ ndaj njė ēėshtje tė caktuar dhe ju nuk keni ndėrmarrė asnjė nismė ndaj perceptimit ndaj njė nismė tė caktuar?
    Sollaku: Duhet tė ndajmė konceptet e institutit tė sė drejtės procedurale. Fillimi ėshtė momenti kur nuk ėshtė bėrė asnjė veprim, ndėrsa ngritja e akuzės ėhstė njė moment tjetėr kur janė grumbulluar njė sėrė provash dhe njė krijohet njė dyshim i arsyeshėm qė personi ka kryer njė vepėr penale dhe vjen finalja ka mbaruar hetimi. Prokurori thotė se unė kėtė ēėshtje nuk e kam ēuar nė gjyq se nuk kam bindje. Atėherė s’ka bindje, mbasi konsultohet me shefin e vet, apo me prokurorė tė lartė, atėherė prokurori i pėrgjithshėm tėrheq dosjen dhe ia jep njė tjetri, nėse bindet ai qė e kontrolluar. Ashtu edhe nė rastin tjetėr kur prokurori thotė duhet ta ēoj nė gjyq, por rrethanat janė tė tilla qė nuk ka prova, atėherė prokurori i pėrgjithshėm tėrheq dosjen dhe formulon vendimin e pushimit.
    Teferiēi: A keni dėgjuar ju nė media, diēka pėr ēėshtjen e Shkallnuerit. Ēfarė mendimi keni personalisht?
    Sollaku: Kjo ėshtė njė ēėshtje e rifilluar mbi bazėn e deklarimeve tė deputetit Nikollė Lesi nė Parlament. U tėrhoq dosja, u ngrit njė grup pune, prokurorėsh nga prokuroria e Pėrgjithshėm, janė ripyetur dhe pyetur shumė dėshmitarė qė ishin nė dijeni. Ēdo gjė qė ėshtė thėnė nė media janė thirrur perosnat, pavarėsisht se dilte nga doja ose jo dhe nė pėrfundim dosja pėrsėri ėshtė pezulluar, pra ėshtė nė ndjekje nga policia pėr zbulimin e autorit.
    Teferiēi: Po pėr ēėshtjen e autobusit tė kompanisė Joi Travel?
    Sollaku: Duhet tė sqaroj, se nė Prokurorinė shqiptar ka raste qė ngatėrrohen. Nuk ėshtė Xhoi Travel, por ėshtė Albanian Interline dhe tre personat qė janė ndaluar nga gjykata e Tiranės mbi bazėn e kėrkesės sė Prokurorisė neni 10, 12, 15. Kėta tre persona janė ndaluar.
    Teferiēi: Pra ska ndonjė kėrkesė pėr kthim tė dosjes?
    Sollaku: Ēėshtja ka vajtur nė gjyq, ka njė vendim gjykate.
    Teferiēi: Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė bisedeės sė transkriptuar Nano-Abdiu?
    Sollaku: Neve kemi dhėnė shpjegime edhe Parlamentit me kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė deputetit tė PDK-sė, Nikollė Lesi, qė hetimet provuan qė nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė deklaroi deputeti Nikollė Lesi. Nėse dikush ka prova tė tjerė le tė vijė dhe tė deklarojė, fillon ēėshtja dhe vėmė para pėrgjegjėsisė personat.
    Teferiēi: Ju thatė se keni ndėrmarrė hetime nga programet e Fiks Fare, pse nuk ndėrmerren nisma kėto kur vijnė nga komisionet hetimore parlamentare. Kam parasysh kėtu nga komisionet pėr veprimtarinė e bashkisė sė Tiranės, pėr Telekomunikacionet dhe prokurimet?
    Sollaku: Sepse nuk na kanė ardhur tė dhėnat tė qarta sde ka ndodhur njė vepėr penale. Ne kemi bėrė ēėshtjen e kambizimit pėr Albtelekomit kanė vajtur nė gjyq dhe janė dėnuar personat, i ėshtė komunikuar masa e dėnimit. Kemi ēėshtjen e tenderave tė kabllove tė Telekomit, kemi ēėshtjen e interkonjeskionit tė AMC-sė ka njė vendim dhe ėshtė pushuar. Pra jė kategori ēėshtjes sė janė trajtuar nė komisionet hetimore parlamentare kanė qenė objekt i punės sė vetė prokurorisė, po kėshtu edhe pėr firmat piramidale.
    Xhafaj: Pse nuk jeni dėgjuar nė komisionin e Ligjeve nė fillim tė procedurės tuaj pėr shkarkim?
    Sollaku: Kėshtu e gjykoi komisioni i Ligjeve, nuk preferoi tė thėrriste Prokurorin e Pėrgjithshė. Megjithse mė njoftoi, i thashė se dua kohė tė mjaftueshme pėr kėtė punė. Gjykuan se ėshtė e ezauruar dhe e interpretuan ēėshtjen se nuk ka dashur tė vija nė komision.
    Xhafaj: Gjatė pyetjeve tė kolegėve nė vijėmisinė shpjeguat marrėdhėniet e juaja me institucione tė tjera. A ka pasur raste tė reagimit zyrtar tė kėtyre misione ndaj zyrės sė Prokurorit tė PĖrgjithshėm pėr shkelje tė caktuara nga ligji dhe cili ka qenė qėndrimi i mbajtur nga ana e juaj?
    Sollaku: Nuk ka asnjė sinjalizim pėr pretendimet e punės sė Prokurorisė pėr pretendimet e punės sė Prokurorisė, tė paktėn kėto vitet e fundit, nga ana e institucioneve. Natyrisht nga korrespodenca, ku institucione tė ndryshme bėj ankime te prokurori i Pėrgjithshėm pėr mbylljen e dosjeve tė veēanta, pėr pushimin. Kryesisht nga policia elektrike, por pretendime qė prokurorėt janė bėrė pengesė nuk kanė bėrė.
    Xhafaj: Nga Qeveria, ministria e Brendshme, SHISH, Ministria e Drejtėsisė, Ministria e Financave dhe KLSH-ja dhe institucione tė tjera tė kėsaj natyre ka pasur rast qė ėhstė reaguar pėr shkelje tė ligji nga zyra e prokurorit tė PĖrgjithshėm apo prokurorė tė veēantė?
    Sollaku: Nuk kam ankesa tė tilla. Kam korrespodenca zyrtare pėr shqyrtimin e disa dispozitave. Nuk kam ndonjė gjė.
    Xhafaj: Ju gjatė mandatit tuaj nė ushtrim keni informuar Kuvendin. Dhe nė kėto informime, keni parashtruar idsa kėrkesa ndaj institucioneve, a ka ndnjė rast qė jeni thirrur pėr tė biseduar pėr rekomandimet e ngritura nga ana e juaj?
    Sollaku: Kryesisht nga ministria e Drejtėsisė kemi shkėmbim ekspertėsh pėr tė reflektuar mbi bazėn e problematikės sė ngritur nga Prokurori i Pėrgjithshėm.
    Xhafaj: Ka pasur, nėse dispononi tė dhėna konkrete pėr raste tė ndėshkimit tė prokurorėve nga ana juaj?
    Sollaku: E thashė nė fjalėn time se janė 71 prokurorė tė ndėshkaur gjatė kėtyre tre-katėr viteve, pra 27 % pėr qind e numrit total tė prokurorėve.
    Xhafaj: Si ėshtė siguruar jeta dhe veprimtaria e prokurorėve tė krimeve tė rėnda, a ka probleme?
    Sollaku: Sigurisht ka probleme. Ligji pėr prokurorinė e gjykatėn e krimeve tė rėnda, duhet tė sigurohej jeta e tyre prokurorrėve.
    Xhafaj: Pėr ēėshtjen e raportit tė USAID ka publikuar, njė sondazh tė realizuar mbi perceptimin e opinionit publik mbi punėn e prokurorisė, cili ėshtė perceptimi juaj pėr kėtė raport?
    Sollaku: Klasifikimet qė bėn sondazhi, ka vend pėr tė pėrmirėsuar, se ēdo rast qė informohet pėr njerėz qė merren me veprime korruptive, sigurisht qė do tė ndėshkohen.
    Xhafaj: Pyetja e fundit qė kam unė, cilat janė kėrkesa qė do t’i parashtronin kėtij komisioni nė procesin hetimor?
    Sollaku: Pėr tė gjithė ėshtė me interes qė tė zbatohet ligji, Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatės Kushtetuese nė veprimtarinė e kėtij komisioni.
    Patozi: Kisha dy pyetje, doja tė dija se si e shpjegoni faktin qė nė kėto vite qė e drejtoni institucionin e akzuės, akzuat kur flitet pėr njerėz me puishtet dhe familjarėt e tyre, nė rast mė tė mirė kanė degraduar dhe nė rastin mė tė keq kanė rėnė fare dhe nuk ėshtė proceduar. Ndėrkohė qė pėrdoret njė standard krejt tė tjetėr pėr qytetarėt e thjeshtė, kam parasysh kėtu edhe rastin Lesi?
    Sollaku: Ky ėshtė njė kontastim krejtėsisht i gabuar. Prokuroria nė tė gjithė veprimtarinė e saj prokuroria ka zbatuar ligjin, duke zhvilluar procese tė rregullta tė barabarta pavarėsisht nga pėrjatėsia e personit konkret. Barazia para ligjit ka qenė veprimtaria e gjithė Prokurorisė.
    Patozi: Pyetja e fundit, tė mė ndjeni pėr insistimin do tė doja tė dija pėr zotin Ilir Kaēini qė ėshtė njė dėshmitar qė do tė thirret kėtu, keni ndonjė lidhje tė afėrt me tė?
    Sollaku: S’kam asnjė gjė me tė, bile jam habitur kur kamė dėgjuar se kam marrėdhėnie fisnore me tė. Problemi ėshtė se unė atė ēėshtje e kam parė nė objektin e kėrkesės, por ėshtė njė herald pa objekt. A mund tė mė thuash se kush e ka shkruajtur atė. Sepse asnjėri nga ju...
    Patozi: Zoti Sollaku, ju nuk jeni personi qė duhet tė bėni pyetje
    kėtu. Pyetjet e i bėmė ne..
    Gjinushi: Vetėm njė pyetje qė u pėrmend, qė akuzat janė pėr veprim ose mosveprim. Pėrgjigje tė detajuar, pėr rastet kur prokurori i Pėrgjithshėm ka urdhėruar prishjen e vendimit. Sa kanė qenė nė favor apo disfavor tė akuzės?
    Sollaku: Ėshtė e vėshtirė tė jap pėrjgigje tė saktė. Por prishjet e vendimeve janė tė shpeshta nga drejtoritė pėrjkatėse, mbi bazėn e kontrolleve qė ato administrojnė pėr procedime tė caktuara. Prishja mund tė jetė pėr shkak se hetimet nuk janė bėrė tė plota, detyra vazhdon. Pra e rėndėsishme ėshtė dosja tė jetė e plotė.
    Gjinushi: A ka raste qė prokurori i pėrjgithshėm ka ndėrhyrė dhe pėr pasojė ka sjellė pezullimin e ēėshtjes pėr moszbardhjen, nė mėnyrė tė paligjshėm?
    Sollaku: Mund t’ju garantoj se nuk ka urdhra me shkrim apo verbal qė prokurori i Pėrgjithshėm tė tilla. Tė gjitha urdhrat verbal dhe shkrim tė Prokurorit tė Pėrgjitshėm janė bazuar nė Kushtetutė dhe nė ligj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    fakt eshte se ne shqiperi nuk ka pasur asnjehere ligje se kur dhe pse nje zyrtar ose nenpunes ose qytetar eshte fajtor
    cdo politikan ose me mire te them udheheqes ose ministerpresident ..i ka rene musikes se vet ......
    por sala tani ka dhe gurin dhe arren ne dore dhe bashke me oldashin te na i tregoje kush jane fajtoret e vertete
    per mendimin tim ai gazidete nuk ka pse e mban gojen te mbllur ..le tja hydhi ftyres te gjitha ato qe di atyre qe kujtojne se jane zota dhe te pa prekshem dhe te mos thote nipi i ketij ose i atij...........

    kjo intervista ketu e tregon shume qarte se sollaku nuk eshte nga ata njerez qe kapen me dy llafe goje ......ai eshte nga ata qe e dine mire se si behon ato dhe keto pune ...........dhe kuptohet qarte se ai ka lidhje shume te fuqishme ....mua me duket sikur ai me pergjigjet e tija do te thote ......kot e keni .....mus skeni cme beni ........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 15-06-2006 më 08:14

  7. #27
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Kjo ceshtje nuk eshte aq e thjeshte.

    Ziso eshte nje militant i PS se Gramoz Rucit dhe nuk eshte cudi te jete dhe agjent i ASFALISE.

    Duke bere deduksione mbi ate cka ndodhi me vone ne Shqiperi me revolucionin e vonuar Skafist - asfalist - socialist mund te dyshohet se LPK (levizja enveriste Kosovare) te kete mbajtur lidhje me ASFALINE dhe kjo lidhje te kete pasur Bazat ne Sarande etj.
    Remziu del qe ishte i LPK-se dhe kuptohet se me ane te Gramoz Rucave , Melaim Zekave etj te kete sherbyer si nderlidhes midis Grupeve qe ne ate kohe punonin intensivisht per rrezimin me cdo mjet te PD-se nga pushteti.

    Kjo ceshtje per mua tregon se LPK ( Levizja enveriste Kosovare) gjate kohes se Berishes sherbeu si Financuese e PS-se per te organizuar Revolucionin Bolshevik.

    Kuptohet Shiku i Berishes ishte shum amator qe te zbulonte fijet e atij komploti gjigand dhe kane perfunduar ne te tilla gomarlleqe sic eshte Rasti "REMZIU e ZISO".

    Shiku i Berishes i perbere nga injorante nuk mund ta perballonte KGb-ne e PS-se e cila ne ato vite kishte aleat te fuqishem plus eksperte te shkolles staliniste plus ndihme logjistike nga agjentet enveriste e asfaliste.
    Djemt e Shikut ishin cuna te mire me bindje demokratike e besonin se Stalinizmi Shqiptar flinte tashme dhe se Stalinistet po knaqeshin me Kiopskat e trojet e licensat qe u kish dhene Sali Kelmendi , Meksi e Kolpiku me Rulin.
    Ata harruan se oreksi vjen duke ngrene dhe Klasa Biznesmene Enveriste nuk mjaftohej me Milionat e piramidave por donte dhe Pushtetin.
    Sali Berisha ishte llosh qe nuk merrte vesh nga lidhej gomari.
    Plus Pollot e Tritanat e tj ishin vene ne Sherbim te Partise meme.
    Meksi ka qen gjithmon nje MIk i PS-se dhe armik i Berishes dhe Berisha nuk kuptonte.

    Te mos harrojme se ne ate Kohe Mejdani puthej me ambasadoren Lino, rezidenten e CIA-S e po ky Mejdan u be president me masakren qe beri Ai dhe hajdutet e Cerrikut.

    Enveristet Kosovare te cilet nofken LPK formalisht e kane K-Kosove por gjithmone kane punuar per K- Komunizmin e PPSHse qe te kete jete te gjate.

    Nuk eshte rastesi qe dy nga agjentet kryesore te LPK, Kelmendi dhe Elshani u gjenden ne Sarande ne ditet e revolucionit asfalisto-Skafist.

    Nuk eshte e rastit qe militanti ZISO njihet me Remziun dhe Armandon. Ketu patjeter ka gisht KOCO Danaj i cili i njef militantet socialist te Sarandes dhe njekohesisht dhe eshte Komisar prane LPK-se enveriste.

    Pra Ceshtja "Ziso -Remziu" do nxjerri shum gjera.

    Qe enveristet Kosovare degjeneruan deri ne agjent qe punojne per shkaterrimin e Shqiperise dhe per te sjelle Partine e Enverit ne pushtet ishin te gatshem te lidheshin dhe me ASFALINE sic e tregoi dhe KOHA.

    Keto dite jan mobilizuar krejt palet e revolucionit per te ri - zgjedhur ENVERin e ri, Edi ramen ne krye te TIRANES.

    KJ. Shekulli, gazeta e Mafies GSH dhe te tjera me ne krye ZP jan hedhur ne Sulm.

    Te shikojme se Votuesi Tiranas kujt do i japi Voten.

    ...

    Ngushellime familjes se Enveristit REMZI !

    Shpresoj te jet i gjalle.

    Keshtu eshte kur behesh vegel e erresires.

    Qan Nena e Remziut te mjere e ben qef Banda e LPK-se dhe PS-se.
    Brari,

    Une te kam thene shume here se ti je; vete turpi. Te gjithe ata si ti nuk jane asgje tjeter veqse jashteqitja e kombit.

    Po si nuk te vije turp more i marre te shprehesh ne kete menyre per Remzi Hoxhen, nje aktivist te denje te qeshtjes kombetare, te cilin SHIK-u i Gazidedes e zhduki dhe trupin e tij e humbi dikund ne kenetat e Lezhes. Ketu ne kete vrasje jane te implikuar Arben Zefgjini, ish shef i SHIK-ut per Tiranen dhe Avni Koldashi nje operativist i SHIK-ut.

    Se paku per shkak te etikes njerzore, pa marre parasyshe bindjet politike te Remzi Hoxhes, do te duhej te ishe i permbajtur ne kete rast. Por ti je recidivist dhe medioker i papermiresueshem.

    Mos harro se gjaku nuk behet uje...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zhdukja e Hoxhës, Berisha s'kthen përgjigje

    Tiranë, 20 tetor 2006 (Kosovapress) Koha 11:20

    Amnesty International (AI) e ka ngritur sërish problemin e moszbardhjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës. Në një deklaratë të bërë AI kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Shqiperise fatkeqesisht i miungojne njerez si Gazidede,ndersa Ruca,Gjinusha,Mustaqi,Causha kemi me shumice.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    --

    Ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, pohoi për “Shekullin” se do të tregojë gjithçka di për ngjarjen, në një moment të përshtatshëm

    Gazidede: Zhdukja e Hoxhes, ja ke te pyesni


    Lindita Çela

    TIRANË- E quan të papërshtatshëm momentin për të folur mbi zhdukjen e shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha, e megjithatë ngre “pyetjen” se pse nuk është zbardhur kjo ngjarje, deri më tani. Është ky reagimi i ish -kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar Bashkim Gazidede, rreth zhdukjes misterioze të Hoxhës, 11 vjet më parë në Tiranë. Gazidede nuk preferon të komentojë përfshirjen e punonjësve të SHIK-ut në këtë ngjarje, por thotë se gjithçka di mbi këtë çështje do ta tregojë në një moment më të përshtatshëm. “Nuk e kuptoj pse më pyesni mua për këtë ngjarje, ndërkohë që pikësëpari duhet të përgjigjen Arben Rakipi, Fatos Klosi e Theodhori Sollaku, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë patur mundësi jo vetëm të hetojnë, por edhe të zbardhin zhdukjen e Remzi Hoxhës”,- thotë për gazetën “Shekulli” Bashkim Gazidede. Sipas ish- shefit të SHIK, organet kompetente kanë patur kohën dhe mundësinë për të hetuar dhe për të zbardhur zhdukjen misterioze, por drejtuesit e këtyre organeve, gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë marrë me deklarata mediatike. “Nëse ju më pyesni mua për këtë ngjarje, atëherë unë po ju them të pyesni Fatos Klosin, Gramoz Ruçin, Arben Rakipin apo Theodhori Sollakun, që pasi kam ikur unë, çfarë kanë bërë për të zbardhur ngjarjen”,-përgjigjet Gazidede.
    “Amnesty…”
    Zhdukja e Remzi Hoxhës është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik shqiptar nga organizata “Amnesty International”. Duke kërkuar zbardhjen urgjente të ngjarjes, Amnesty International iu kërkon autoriteteve shqiptare që të sqarojnë pa vonesë fatin e Remzi Hoxhës. Po kjo organizatë i ka kërkuar kryeministrit Berisha një shpjegim për ngjarjen, e deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje si dhe ka kërkuar që të flasë edhe Bashkim Gazidede, që është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë. “ Se përse nuk është përgjigjur Berisha, duhet të pyesni atë, ndërkohë që unë nuk di të jetë bërë ndonjë përpjekje nga ata persona që flasin lart e poshtë për të zbardhur ngjarjen, edhe gjatë mungesës sime. Se pse këto institucione nuk kanë vepruar, unë nuk e di, por unë jam këtu dhe atë çfarë unë di për këtë ngjarje, jam i gatshëm ta rrëfej, në një moment që do ta gjykoj të përshtatshëm”,-thotë ish -shefi i SHIK. Gazidede nuk përjashton mundësinë e dhënies së dëshmisë së tij rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës, një shqiptar i lindur në Maqedoni, por që jetonte në Shqipëri që prej 1992.
    Zhdukja
    Remzi Hoxha është rrëmbyer nga vendi i tij i punës nga një makinë, e cila më vonë është identifikuar si e disa personave që punonin në Shërbimin Informativ Kombëtar. Në vitin 2003, me kërkesë të Avokatit të Popullit, rihapen hetimet mbi çështjen, ku tre punonjës të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro, dyshohet se kishin kryer në bashkëpunim veprën kriminale të dhunimit të zyrës dhe të torturës të Remzi Hoxhës. Në maj të vitit 2004, Arben Sefgjini dhe Budion Meçe janë liruar me vendim gjykate, e cila rrëzoi akuzat e vrasjes, pasi hetimi nuk ka raportuar se kush kishte vdekur. Ndërsa familjarët e viktimës prej vitesh kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që në përvjetorin e 11 të zhdukjes së Riza Hoxhës kanë paralajmëruar se do të paraqesin në Prishtinë fakte të reja të implikimit të strukturave të shtetit shqiptar në zhdukjen pa asnjë gjurmë të Remzi Hoxhës.


    KËRKESA

    Amnesty: Shteti shqiptar të zbardhë zhdukjen

    TIRANË- Amnesty International ka risjellë në skenë moszbardhjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 1995. Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë, Ai kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes nga shteti shqiptar. Në përvjetorin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, më 21 tetor të vitit 1995, Amnesty International u kërkon autoriteteve shqiptare që të sqarojnë pa vonesë fatin e tij. Familja e Remzi Hoxhës ka pritur 11 vjet për të mësuar fatin e tij. Ai mendon se është një detyrë e autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje për pritjen e tyre. Në Gusht të vitit 2006, Amnesty International i ka shkruar kryeministrit, Sali Berisha duke i kërkuar se çfarë masash janë marrë për të zbardhur sa më shpejt zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe nëse përgjegjësit do të dërgohen para drejtësisë. Amnesty International nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë letër. “Organizata vëren se Bashkim Gazidede, drejtori i SHIK-ut, në kohën kur Remzi Hoxha pretendohet se është rrëmbyer dhe torturuar nga nëpunës të SHIK-ut , është rikthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2005, pas një mungese disavjeçare. Amnesty International mendon se kjo ngjarje duhet zbardhur për të hedhur dritë më në fund mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës”,-thuhet në raportin e kësaj organizate.



    21/10/2006
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana
    Arben Sefgjini dhe Budion Meçe u liruan nëntë muaj pas arrestimit

    “Hoxha”, punonjësit e SHIK u amnistuan me vendim gjykate


    Shekulli

    TIRANË- Në vitin 2003, me kërkesë të Avokatit të Popullit hetimet mbi çështjen rifillojnë dhe arrijnë në përfundimin se tre punonjës të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro (i cili më vonë u largua nga vendi, me shumë mundësi në 1997) kishin kryer në bashkëpunim veprën kriminale të dhunimit të zyrës dhe të torturës kundër Remzi Hoxhës dhe kundër dy personave të tjerë, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, të cilët janë rrëmbyer në tetor të vitit 1995 dhe janë liruar menjëherë më pas. Gjithsesi, në bazë të ligjit të Amnistisë nr 8202, miratuar në mars të vitit 1997, i cili përfshin edhe këto dy vepra kriminale, akuzat ndaj të dyshuarve kanë rënë. Në maj të vitit 2004, Arben Sefgjini dhe Budion Meçe janë liruar me vendim gjykate. Akuza e vrasjes ose e torturës që shkoi deri në vdekje, krime që nuk përfshiheshin në amnisti, nuk janë ngritur ndaj të dyshuarve, pasi hetimi nuk ka raportuar se kush kishte vdekur. Në këndvështrimin e Amnisty International, gjithçka tashmë tregon për nevojën që kjo çështje të marrë një përgjigje përfundimtare. Ai vëren në parim se paprekshmëria e përgatitësve të akteve të torturës apo të akuzuarit për veprime torture, si dhe ligji i amnistisë me nr 8202, ku përfshihen aktet e torturës (përpos atyre që kanë përfunduar me vdekje), dhunojnë traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të nënshkruara nga Shqipëria, përfshirë dhe Konventën Kundër Torturës të Kombeve të Bashkuara.


    REAGIMI

    Familjarët: Shteti shqiptar
    ndihmoi autorët të arratisen

    TIRANË- Familja e Remzi Hoxhës ka njoftuar se ka ngritur një Ekip për Drejtësi për Familjen Hoxha, i cili do të bëjë publikë fakte të reja që kanë të bëjnë me zhdukjen e tij. Takimi zhvillohet në kuadër të 11-vjetorit të zhdukjes së Remzi Hoxhës. “Shteti shqiptar, po ashtu ka keqpërdorur pushtetin për të fshehur faktet dhe informatat që kanë të bëjnë me zhdukjen e viktimës si dhe ka ndihmuar arratisjen e disa individëve të dyshuar si të involvuar në këtë rast”,-akuzojnë të afërmit e të zhdukurit. “Që nga zhdukja e Hoxhës në Shqipëri janë ndërruar disa qeveri, por asnjë përgjigje nuk i është dhënë familjes mbi atë se çfarë ndodhi me kryefamiljarin e tyre. Si reagim ndaj indiferencës së shtetit shqiptar kundrejt familjes Hoxha është krijuar Ekipi për Drejtësi për Familjen Hoxha, i cila nuk do të ndalojë punën e vet gjer në zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur me Remzi Hoxhën”,-thonë familjarët, duke shtuar se janë të gatshëm ta ndjekin këtë çështje deri në Gjykatën e Strasburgut.



    KRONOLOGJI

    ZHDUKJA

    Më 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës, nga persona që dyshohet se ishin punonjës të SHIK-ut është marrë Remzi Hoxha, i cili deri më tash nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij. Viktima është shqiptar i lindur në Shkup të Maqedonisë, ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe është zhdukur në Shqipëri

    HETIMI

    Deri në vitin 2002 të gjitha strukturat shtetërore të Shqipërisë e mohuan përfshirjen e pjesëtarëve të SHIK-ut në këtë rast. Me instistimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pasi u zbuluan provat mbi përkatësinë e veturës është hapur procedurë penale kundër tre pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët ne vitin 2003 u paraburgosën

    LIRIMI

    Pas 9 muajsh, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë urdhëroi lirimin e tyre duke u arsyetuar në ligjin mbi amnistinë për ngjarjet e vitit 1997, të cilat Shqipërisë i sollën gjakderdhje të madhe. Prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale dhe dosjen e dërgoi në polici për hetime të mëtejshme



    21/10/2006
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Familja ngre një Ekip për Drejtësi që do të prezantojë faktet e zhdukje në hotel Grand të Prishtinës

    Familja: Faktet e zhdukjes do t’i prezantojmë në Prishtinë


    Denion Ndrenika

    Familja e Remzi Hoxhës ka njoftuar se ka ngritur një Ekip për Drejtësi për Familjen Hoxha, i cili do të bëjë publikë fakte të reja që kanë të bëjnë me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Takimi zhvillohet në kuadër të 11-vjetorit të zhdukjen së Remzi Hoxhës. “Shteti shqiptar, po ashtu ka keqpërdorur pushtetin për të fshehur faktet dhe informatat që kanë të bëjnë me zhdukjen e viktimës si dhe ka ndihmuar arratisjen e disa individëve të dyshuar si të involvuar në këtë rast. Prëzantimi do të mbahet me rastin e përvjetorit të njëmbëdhjetë të zhdukjes së viktimës, më 25 tetor 2006, në HOTEL-in GRAND në Prishtinë, duke filluar në orën 13:00”, thuhet në një njoftim të familjes Hoxha. Me këtë rast do të paraqiten para mediave dhe të pranishmëve materialet, faktet dhe planet e Ekipit për Drejtësi për familjen Hoxha. Në prezantim do të shpjegohet fati tragjik i viktimës dhe përpjekjet e familjes Hoxha për ta zbardhur këtë tragjedi të shkaktuar nga shteti shqiptar. “Në këtë prezantim mediat do të kenë rastin të mësojnë fakte të reja mbi atë se çfarë ka ndodhur më 1 tetor 1995 në Tiranë, kur nga Shërbimi Informativ Kombëtar (ShIK) është marrë viktima Remzi Hoxha. Po ashtu përfaqësuesit e ekipit do të shpjegojnë neglizhencën e vazhdueshme të organeve shqiptare të drejtësisë dhe të vetë Qeverisë në të gjitha mandatet e saj,”- vijon më tej njoftimi. Deri sot familja Hoxha di vetëm se Remzi Hoxha është marrë nga njerëz me veturë të SHIK-ut. Avokati i popullit, Ermir Dobjani, pat rihapur çështjen mbi tetë vjet pas zhdukjes dhe është vërtetuar se viktima ditën kritike është marrë nga SHIK-u. “Që nga zhdukja e Hoxhës në Shqipëri janë ndërruar disa qeveri, por asnjë përgjigje nuk i është dhënë familjës Hoxha mbi atë se çfarë ndodhi me kryefamiljarin e tyre. Si reagim ndaj indiferencës së shtetit shqiptar kundrejt familjës Hoxha është krijuar Ekipi për Drejtësi për Familjen Hoxha, i cila nuk do të ndalojë punën e vet gjer në zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Në këtë takim mediat do të kenë rastin të marrin informacione direkt nga përfaqësuesit e Ekipës në lidhje me planet për ta ndjekur këtë rast gjer në zbardhjen e plotë të tij. Ekipi përbëhet nga Tomë Gashi dhe Gregor Guy-Smith (avokatë), Ardian Hoxha (djali i Remziut), dhe Nexhmedin Hoxha (vëllau i Remziut)”, thuhet në njoftimin e familjes.


    Kronologji

    Me 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës, nga persona që dyshohet se ishin punonjës të SHIK-ut është marrë Remzi Hoxha, i cili deri më tash nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij. Viktima është shqiptar i lindur në Shkup të Maqedonisë, ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe është zhdukur në Shqipëri.

    Deri në vitin 2002 të gjitha strukturat shtetërore të Shqipërisë e mohuan përfshirjen e pjesëtarëve të SHIK-ut në këtë rast. Me instistimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pasi u zbuluan provat mbi përkatësinë e veturës është hapur procedurë penale kundër tre pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët ne vitin 2003 u paraburgosën.

    Pas 9 muajsh, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë urdhëroi lirimin e tyre duke u arsyetuar në ligjin mbi amnistinë për ngjarjet e vitit 1997, të cilat Shqipërisë i sollën gjakderdhje të madhe. Prokurori publik hoqi dorë nga ndjekja penale dhe dosjen e dërgoi në polici për hetime të mëtutjeshme.



    20/10/2006
    KATEGORIA: Politike



    marre nga Gazeta Shekulli
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..ai kryetari i lpk-s ..levizjes enveroiste marksiste.. i morri miljon eurot nga familja e myftiut.. por myftiun e Gostivarit nuk ja ka dorzuar as te gjall as te vdekur familjes.
    ngrijeni dhe per te nje ekip drejtesie.
    e tani besoj i vjen radha zbardhjes se vrasjes se kolonel Krasniqit.. Ilir Konushevcit e plot te tjereve..

    nuk do mundi Moisiu Ramizi apo mejdani apo tjer mbas tyre te bllokojne drejtesine pergjithmone..

    po nuk realizuat 97-te tjeter ju enveristet PS-isto-PDK..LPK-iste .. keq do e kini..se do dalin gjerat ne drite..
    boll ju a mbajti dhe Sala erzin juve..

    e drejta vonon por del nji dite..

    a po i gjeni korrupsion ju llapushnikistet qeverise Ceku a jo..
    nxitoni se ndryshe do dalin krimet tuaja..

    ma e mira mbrojtje eshte sulmi..

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    llap..ai kryetari i lpk-s ..levizjes enveroiste marksiste.. i morri miljon eurot nga familja e myftiut.. por myftiun e Gostivarit nuk ja ka dorzuar as te gjall as te vdekur familjes.
    ngrijeni dhe per te nje ekip drejtesie.
    e tani besoj i vjen radha zbardhjes se vrasjes se kolonel Krasniqit.. Ilir Konushevcit e plot te tjereve..

    nuk do mundi Moisiu Ramizi apo mejdani apo tjer mbas tyre te bllokojne drejtesine pergjithmone..

    po nuk realizuat 97-te tjeter ju enveristet PS-isto-PDK..LPK-iste .. keq do e kini..se do dalin gjerat ne drite..
    boll ju a mbajti dhe Sala erzin juve..

    e drejta vonon por del nji dite..

    a po i gjeni korrupsion ju llapushnikistet qeverise Ceku a jo..
    nxitoni se ndryshe do dalin krimet tuaja..

    ma e mira mbrojtje eshte sulmi..

    Brari

    Remzi Hoxha eshte marr kindapue prej puntorve te SHIK-ut te Gazidedes e jo prej te LPK-se siq e leh ti gjithmon

    --------------------


    Kronologji

    Me 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës, nga persona që dyshohet se ishin punonjës të SHIK-ut është marrë Remzi Hoxha, i cili deri më tash nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij. Viktima është shqiptar i lindur në Shkup të Maqedonisë, ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe është zhdukur në Shqipëri.

    Deri në vitin 2002 të gjitha strukturat shtetërore të Shqipërisë e mohuan përfshirjen e pjesëtarëve të SHIK-ut në këtë rast. Me instistimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pasi u zbuluan provat mbi përkatësinë e veturës është hapur procedurë penale kundër tre pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët ne vitin 2003 u paraburgosën.

    Pas 9 muajsh, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë urdhëroi lirimin e tyre duke u arsyetuar në ligjin mbi amnistinë për ngjarjet e vitit 1997, të cilat Shqipërisë i sollën gjakderdhje të madhe. Prokurori publik hoqi dorë nga ndjekja penale dhe dosjen e dërgoi në polici për hetime të mëtutjeshme.



    20/10/2006
    KATEGORIA: Politike
    Shekulli
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, pohoi për “Shekullin” se do të tregojë gjithçka di për ngjarjen, në një moment të përshtatshëm

    Gazidede: Zhdukja e Hoxhes, ja ke te pyesni


    Lindita Çela

    TIRANË- E quan të papërshtatshëm momentin për të folur mbi zhdukjen e shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha, e megjithatë ngre “pyetjen” se pse nuk është zbardhur kjo ngjarje, deri më tani. Është ky reagimi i ish -kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar Bashkim Gazidede, rreth zhdukjes misterioze të Hoxhës, 11 vjet më parë në Tiranë. Gazidede nuk preferon të komentojë përfshirjen e punonjësve të SHIK-ut në këtë ngjarje, por thotë se gjithçka di mbi këtë çështje do ta tregojë në një moment më të përshtatshëm. “Nuk e kuptoj pse më pyesni mua për këtë ngjarje, ndërkohë që pikësëpari duhet të përgjigjen Arben Rakipi, Fatos Klosi e Theodhori Sollaku, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë patur mundësi jo vetëm të hetojnë, por edhe të zbardhin zhdukjen e Remzi Hoxhës”,- thotë për gazetën “Shekulli” Bashkim Gazidede. Sipas ish- shefit të SHIK, organet kompetente kanë patur kohën dhe mundësinë për të hetuar dhe për të zbardhur zhdukjen misterioze, por drejtuesit e këtyre organeve, gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë marrë me deklarata mediatike. “Nëse ju më pyesni mua për këtë ngjarje, atëherë unë po ju them të pyesni Fatos Klosin, Gramoz Ruçin, Arben Rakipin apo Theodhori Sollakun, që pasi kam ikur unë, çfarë kanë bërë për të zbardhur ngjarjen”,-përgjigjet Gazidede.

    “Amnesty…”
    Zhdukja e Remzi Hoxhës është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik shqiptar nga organizata “Amnesty International”. Duke kërkuar zbardhjen urgjente të ngjarjes, Amnesty International iu kërkon autoriteteve shqiptare që të sqarojnë pa vonesë fatin e Remzi Hoxhës. Po kjo organizatë i ka kërkuar kryeministrit Berisha një shpjegim për ngjarjen, e deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje si dhe ka kërkuar që të flasë edhe Bashkim Gazidede, që është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë. “ Se përse nuk është përgjigjur Berisha, duhet të pyesni atë, ndërkohë që unë nuk di të jetë bërë ndonjë përpjekje nga ata persona që flasin lart e poshtë për të zbardhur ngjarjen, edhe gjatë mungesës sime. Se pse këto institucione nuk kanë vepruar, unë nuk e di, por unë jam këtu dhe atë çfarë unë di për këtë ngjarje, jam i gatshëm ta rrëfej, në një moment që do ta gjykoj të përshtatshëm”,-thotë ish -shefi i SHIK. Gazidede nuk përjashton mundësinë e dhënies së dëshmisë së tij rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës, një shqiptar i lindur në Maqedoni, por që jetonte në Shqipëri që prej 1992.

    Zhdukja
    Remzi Hoxha është rrëmbyer nga vendi i tij i punës nga një makinë, e cila më vonë është identifikuar si e disa personave që punonin në Shërbimin Informativ Kombëtar. Në vitin 2003, me kërkesë të Avokatit të Popullit, rihapen hetimet mbi çështjen, ku tre punonjës të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro, dyshohet se kishin kryer në bashkëpunim veprën kriminale të dhunimit të zyrës dhe të torturës të Remzi Hoxhës. Në maj të vitit 2004, Arben Sefgjini dhe Budion Meçe janë liruar me vendim gjykate, e cila rrëzoi akuzat e vrasjes, pasi hetimi nuk ka raportuar se kush kishte vdekur. Ndërsa familjarët e viktimës prej vitesh kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që në përvjetorin e 11 të zhdukjes së Riza Hoxhës kanë paralajmëruar se do të paraqesin në Prishtinë fakte të reja të implikimit të strukturave të shtetit shqiptar në zhdukjen pa asnjë gjurmë të Remzi Hoxhës.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap.. lexo mire..
    hoxha i gostivarit apo myftiu... nuk eshte remziu..
    jan persona te ndryshem..
    fushaten per remziun e nxit kupola enveriste ne kosov e klosoistet ne tirane.. sepse mendojne qe asht shi ne kallamoq te tyne.. e me kte rast largohet vemendja ...mendojn ata ..nga krimet qe ata kan bere ne tiran e kosove..

    mirpo ceshtja krasniqi ahmet nuk besoj do lihet ne heshtje...edhe se ate vrasje e kini ba shume te sofistikuar..

    por sa te kini sallak moisi arap shyt edvin klosin akoma ne pushtet flini te qete u thuaj hashim kodrave e jakup milaim zekave.. se nuk ju hyn ferr ne kamb..


    i madh asht rasim shala..
    vec ai diti me ju a cjerr maskat juve kanibalve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-10-2006 më 00:24

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DOSJA REMZI HAiOXHA I ZHDUKUR ME 1995



    Ish-shefi i shërbimit sekret: Bashkimi mund ta zbardhë ngjarjen

    “SHIK zhduku Remzi Hoxhën, Gazidede e dinte”

    Fatos Klosi

    Klosi: Për këtë përgjegjësi dhe Berisha

    Nga Klara Dervishi
    TIRANE 21-10-2006



    Remzi Hoxha


    Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha, është vrarë e zhdukur nga SHIK-u, dhe për këtë është në dijeni dhe Bashkim Gazidede, ish-shefi i këtij shërbimi”. Këtë deklaratë e ka bërë ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, gjatë një interviste për televizionin NEWS-24, një ditë pasi Gazidede tha se “për këtë çështje duhen pyetur prokuroria e Klosi. Sipas këtij të fundit, pas emërimit në këtë detyrë, ai ka caktuar një grup punonjësish për të ndihmuar prokurorinë në zbardhjen e çështjes dhe gjetjen e varrit të tij, por “kjo ishte shumë e vështirë, pasi nuk gjendej asnjë shkresë, ndërsa autorët, Gazidede i kishte ndihmuar të largoheshin për në Angli”. Klosi ka sqaruar gjithë punën e bërë nga institucioni që ai drejtonte, vështirësitë, por tani sipas tij, kjo është më e lehtë. “Gazidede është në Shqipëri dhe mesa kam lexuar, ai ka thënë se është i gatshëm të tregojë në prokurori ato çfarë di”, - ka thënë ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi.

    Pyetje: Cilat janë kontaktet tuaja të para me çështjen “Remzi Hoxha”?

    Fatos Klosi: Tek unë kanë ardhur familjarët kur isha në SHIK dhe më kërkuan ndihmë për të sqaruar atë që kishte ndodhur me Remziun. Natyrisht, ne nuk kishim shumë mundësi për t’i ndihmuar, sepse ishte një problem i prokurorisë, pasi familjarët ishin lidhur me këtë të fundit dhe ajo kishte hapur një çështje, prandaj iu kërkua ndihmë asaj. U arrit deri aty sa të nisnin kërkimet për varrin e tij; u gjet vendi ku ishte mbajtur gjatë marrjes në pyetje nga SHIK-u, Remziu, që ishte një godinë e vjetër. U mendua që diku rreth saj edhe mund të ishte varrosur, por ne nuk mundëm të gjenim gjë.
    Në një deklaratë për “Gazeta Shqiptare”, Gazidede i ka thënë gazetarit që të pyesë prokurorinë dhe Fatos Klosin për zhdukjen e Remzi Hoxhës…
    Mua më duket absurde dhe fare e papërgjegjshme, si struci që përpiqet të fshihet, nga ana e tij, “pyesni prokurorinë apo Fatosin”. Nuk u mora unë me hetimin, por prokuroria; SHIK-u caktoi disa oficerë që të merreshin me hetimin dhe problemet shkuan deri këtu, që nuk mund të akuzoheshin njerëz që ishin këtu se ishin përgjegjës, por u konstatua që të gjithë ata oficerë që ishin marrë me çështjen e Remziut, kishin përfunduar në Angli, jo në 97-ën, por menjëherë pasi Remziu u kishte ngelur në dorë, ata ishin larguar me shpresë që të shpëtonin, por ishte e pamundur, sepse ajo nuk ishte një ngjarje e rastësishme apo e bërë prej diletantësh, por një ngjarje që duhej menduar se si të zhdukeshin gjurmët dhe në SHIK nuk gjendej absolutisht asnjë dokument. Por duke hetuar, duke pyetur, duke parë lidhjet, bëmë një punë goxha të madhe për t’u bindur që ai ka qenë në dorë të SHIK-ut dhe ka përfunduar nga ky i fundit. Ai për të cilin ishin më shumë të interesuar familjarët, ishte varri. Për sa u përket njerëzve të akuzuar, ata ishin jashtë, kishin probleme me prokurorinë, por nuk më takonte mua të merresha me ta. Kaq di: Remziun e vrau SHIK-u, varrin vetëm ata e dinë dhe në qoftë se kanë guximin, le ta thonë ku ndodhet. Di se në një debat televiziv, Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kryeministrit Berisha të sqarojë çështjen e Remzi Hoxhës. Në atë kohë, prokurori ka qenë këshilltar i Berishës. Ndaj Gazidede kot kërkon këshillë tek unë.

    Pyetje: Ju thoni se personat që kanë pasur dijeni janë…?

    Fatos Klosi: Jo. Ata që janë të implikuar, sepse dijeni kanë shumë të tjerë.

    Pyetje: Përfshirë edhe Gazideden?

    Fatos Klosi: Sigurisht që po. Për ngjarjet që ndodhnin në SHIK, ka pasur dijeni edhe Gazidede. Problemi është se ata që janë të implikuar e që mund të akuzohen, nuk janë këtu, sepse unë nuk mund të akuzoj Gazideden si vrasës. Ai ka përgjegjësinë e vet si shef i këtij institucioni, por personat përgjegjës të gjithë kanë ikur. Në të njëjtën kohë, fill mbas vrasjes, të gjithë kanë udhëtuar drejt Anglisë, pra është munduar t’i largojë, larg prej këtij vendi. Lexova një deklaratë të zv/prokurorit të asaj kohe, që thotë shumë qartë se shërbimi informativ i mbylli prokurorisë çdo derë, për ta sqaruar atëherë kur ishte koha dhe kur zhvillimet ishin të freskëta, ndërsa ne u morëm me këtë çështje pas shumë vitesh. Shpresa është prapë dhe unë e quaj sukses që është gjetur se është vrarë në dorë të SHIK-ut dhe se varri duhet të jetë diku rrotull.

    Pyetje: Këtë pjesë të zbardhjes së ngjarjes e bëri prokuroria?

    Fatos Klosi: E ka bërë prokuroria, sepse ajo është marrë me të, sigurisht me ndihmën e shërbimit informativ. Ne kemi dhënë shumë të dhëna megjithëse kishim edhe përgjegjësitë tona, por mundësitë për zbardhjen ishin pothuaj zero. Asnjë dokument, asnjë gjë, pasi është bërë një punë e madhe për t’i eliminuar. Asnjë njëri që mund të pyetej, pasi ata ishin larguar. Ne u detyruam të pyesim ca shoferë të thjeshtë që u kishte rastisur atë ditë të ishin në shërbim, por sidoqoftë nuk ishin burime të sigurta, pasi nuk dinin shumë gjëra, por duke pyetur shumë persona, u arrit të krijohej një version apo një opinion i plotë i ngjarjes.

    Pyetje: A ka mundësi që të zbardhet ngjarja?

    Fatos Klosi: Po sigurisht që ka. Qëkur u morëm me këtë, ne donim që kjo ngjarje të zbardhej. Është më mirë për të gjithë. Të dihen përgjegjësit dhe të akuzohen ata, jo shërbimi, sepse shërbimi përbëhet nga njerëz që kanë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe le ta mbajnë atë përgjegjësi, mos ta ketë njollë shërbimi.

    Pyetje: SHIK-u e ka bërë këtë pa ndonjë bashkëpunim të agjencive të tjera sekrete?

    Fatos Klosi: Nuk di të them. Ne erdhëm deri te përfundimi i torturës që i kanë bërë për të marrë atë që donin; ai u ka ngelur në dorë. Më shumë nuk di. Edhe unë kam qenë në krye të shërbimit, por nuk jam marrë me këtë punë. Për mua është punë e mbaruar, për sa kohë vura në dispozicion të çështjes ata oficerë që i kam gjykuar të përshtatshëm për punën, por nuk kam kërkuar të hyj në detaje.

    Pyetje: Cili ishte motivi?

    Fatos Klosi: Motivin e vetëm e di Gazidede, më mirë nga të gjithë. Dyshimet ishin ato. Ka edhe versione të tjera, por unë e gjykoj se nuk më takon mua t’i them.

    Pyetje: Që do të thotë se ka edhe raste të tjera?

    Fatos Klosi: Që janë edhe katër persona të tjerë.

    Pyetje: Që sot janë në pushtet?

    Fatos Klosi: Po. Që janë sot në pushtet.

    Pyetje: Bëhet fjalë për Kryeministrin?

    Fatos Klosi: Nuk di. Unë nuk thashë gjë. Këtë mos e prisni nga unë. Për sa kohë nuk kam dokumente, janë vetëm opinione. Kam qenë në një pozicion shumë të rëndësishëm dhe nuk mund të flas pa fakte. Nuk dua të bie në pozitën e Berishës që i thotë gjërat përpara.
    Avash-avash do të ctu edhe kjo, nëse shteti do të merret seriozisht. Ne, edhe më ctu jemi marrë seriozisht me këtë çështje, por tani janë mundësitë. Gazidede është në Shqipëri edhe “Amnisty International” e ka thënë, edhe vetë Gazidede ka thënë, “nëse do më pyesni, do ua them të gjitha”. Është e kotë të vazhdojë si debat në Televizion, le të shkojë prokuroria ta marrë dhe ta pyesë.

    Pyetje: Në prokurori, për këtë çështje versioni kryesor është ky që thatë juve?

    Fatos Klosi: Po. Në prokurori, kur u mbyll çështja në 2000 apo 2001 u tha se u bë maksimumi që mund të bëhej. Ishin pyetur sa më shumë ishte mundur. Personat përgjegjës nuk ishin këtu, dokumente nuk kishte. Hetimi është bërë mbi bazë të thënash njerëzish. Nuk u gjet asgjë qoftë edhe shkarazi. Ndaj dhe u mbyll.

    Pyetje: Konkluzioni ishte që SHIK kishte qenë...?

    Fatos Klosi: Padyshim. Kjo është fare e qartë.

    Pyetje: Kujt tjetër mund t’i shërbente rrëmbimi dhe më pas vrasja e Remziut?

    Fatos Klosi: Më shumë, opinioni ynë qe se nuk qe zhdukur se i shërbente kujt, sepse nuk mund t’i shërbente askujt. Thjesht u mbeti në dorë. Për të nxjerrë prej tij atë që ata donin. Kjo është fatkeqësia jonë, sepse është punuar me këtë; kishim një ide fikse dhe pastaj kërkonim argumente. Ka pasur edhe raste të tjera të keqtrajtimit të njerëzve, por që nuk janë bërë kaq të bujshme, sepse të afërmit kanë shpëtuar. Janë hedhur ctua vrarë në rrugë, por për fatin e tyre kanë shpëtuar.

    Pyetje: Njerëz të njohur?

    Fatos Klosi: Nuk janë aq të njohur, se edhe Remziu nuk ka qenë ndonjë njeri i njohur, por ndodhi kjo dhe u bë i njohur. Edhe të tjerët mund të ishin bërë të njohur. Kanë ctu dy emra në ctual , unë flas për një të katërt fare.

    Pyetje: Është shqiptar?

    Fatos Klosi: Po, është shqiptar.

    Pyetje: Me të njëjtin motiv?

    Fatos Klosi: Pak a shumë. Ndoshta me një motiv shumë më interesant se sa ky për mediat, por që kur të vijë momenti, mund ta bëjmë ctual.
    Për këtë bëra shumë çudi sot kur e pashë intervistën e Gazidedes, jo se unë jam munduar ta mbroj atë, ctual mos flas shumë për të, duke thënë vetëm se “gjynahu më i ctual tij ishte se nuk arriti ta përballonte politikën”. E quaj detyrë të mbroj institucionin, dhe nuk më ka pëlqyer të hyj në detaje.
    Sot shikoj një deklaratë të papërgjegjshme “pyesni Fatos Klosin”. Mirë dhe unë ctua them. Remzi Hoxha është vrarë nga SHIK-u dhe Gazidede duhet të përgjigjet për këtë punë. Shiku ka bërë të paditurën dhe vazhdon ta bëjë atë.

    Pyetje: Pse u kujtua tani “Amnysti International”?

    Fatos Klosi: E para, sepse familjarëve u është dashur kohë. Në fillim kanë kërkuar nga Berisha ndihmë. Arbnori u premtoi dhe s’e bëri dot, kanë trokitur edhe në Prokurorinë e atëhershme. U ndërruan pushtetet dhe atyre iu zgjuan shpresat. Ne bëmë kërkimet, por nuk gjetëm asnjë lloj gjurme dhe asnjë ctual i. Tani ka ardhur kryeministër Berisha dhe SHIK-u është nën varësi të tij, dhe Gazidede është kthyer, që atëherë do të ishte ctual ii ctu që do të pyetej nëse do të ishte këtu. Për të gjitha këto, “Amnesty” mendon se ka ardhur koha dhe janë krijuar mundësi të reja që ky problem të shkojë përpara. Familjarët janë të vendosur dhe kanë të drejtë. Ata na kanë kërkuar vetëm t’u gjejmë varrin dhe kanë të drejtë sepse e meritonte një varr.

    “HOXHA”, RAPORT NGA “AMNESTY...” DHE E NDËRKOMBËTARIZUAR DERI NË OKB

    Çështja e Remzi Hoxhës ka shkuar dhe në OKB. “Amnesti International” në Londër, në bashkëpunim me avokatin e familjes së Hoxhës i ka çuar një letër “Grupit të punës për personat e zhdukur” në OKB. Rrëmbimi nga oficerët e SHIK-ut dhe zhdukja pa lënë gjurmë 11 vjet më parë e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, prej disa javësh ka marrë përmasa shumë të më të mëdha. Ndërkohë, nuk është çudi, që ish-kreu i SHIH-ut Bashkim Gazidede, Kryeministri Berisha dhe kryeprokurori Sollaku, të përballen me akuza në gjykatë, për këtë çështje, pasi sipas avokatit të njohur kosovar Tomë Gashi, ata do të denoncohen. Sipas një raporti të “Amnesti International”, Bashkim Gazidede dhe SHIK-u i drejtuar prej tij kanë dijeni për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit. Raporti i plotë dhe të gjitha faktet që ka familja e të zhdukurit e avokati i saj, Gashi, do të bëhen publike ditën e mërkurë në Prishtinë.



    Sefgjini, Koldashi dhe Meçe, u denoncuan dhe nga Ziso Kristopulli

    Ish-shikasit e akuzuar, të tre fituan lirinë

    Prokuroria: Nuk gjetëm prova kundër tyre
    TIRANE
    Tre nga oficerët e SHIK- ut të arrestuar 3 vjet më parë, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, sot janë të lirë. Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, lëvizin lirshëm, ndërsa akuzat ndaj tyre nuk u provuan asnjëherë. Për këtë arsye, ata fituan dhe lirinë. Asnjëri prej tyre duket se nuk është i interesuar të flasë për çështjen “Hoxha”, e as për debatin e fundit dhe akuzave të njerëzve të të zhdukurit ndaj ish-shefit të tyre, apo deklaratës së këtij të fundit, “që këtë çështje e dinë Sollaku e Fatos Klosi”.
    Dy nga tre oficerët e SHIK-ut, të arrestuar disa vite më parë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, u liruan më 29 maj të vitit 2004. Gjykata e Tiranës i ka lënë të lirë, Arben Sefgjinin dhe Budion Meçen, të cilët akuzoheshin për rrëmbimin dhe zhdukjen në vitin 1995 të tregtarit maqedonas Remzi Hoxha. Togat e zeza vendosën lirimin e tyre, pasi u kishin përfunduar afatet e paraburgimit dhe organi i akuzës nuk arriti të paraqesë para gjykatës, prova bindëse për të shtyrë sërish afatet e mbajtjes në burg të dy të pandehurve. Por, pavarësisht lirimit të Sefgjinit dhe Meçes, burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme u shprehën në atë kohë për Gazetën, se grupi hetimor, në bazë të të dhënave që disponon, është i bindur të vazhdojë procesin investigues ndaj dy ish-oficerëve.
    Dosja në fjalë u rihap në vitin 2003, pas dëshmisë të sarandjotit Ziso Kristopulli, i cili pretendonte se ishte rrëmbyer nga punonjësit e SHIK-ut, në të njëjtën kohë me Remzi Hoxhën. Së bashku me Sefgjinin dhe Meçen, organi i akuzës preu dhe fletë-arrestin për ish-oficerin tjetër të SHIK-ut, Avni Koldashin, por ky i fundit rezultoi më pas se ishte i pafajshëm.
    Prokuroria deklaroi në atë kohë, se lirimi i tre ish-punonjësve të SHIK-ut të arrestuar në vitin 2003, ka ardhur për shkak të mosgjetjes së trupit të Remzi Hoxhës dhe një amnistie që falte dënimin për veprat penale të vitit 1997, si, “rrëmbimi” dhe “tortura”. “Elementi i parë që ka ndikuar në lirimin e tre ish-punonjësve të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, ka qenë fakti se veprat penale që ata dyshoheshin se kishin kryer, ishin falur me amnisti. E vetmja rrugë për t’i mbajtur ata në qeli, ishte ngritja e akuzës për vrasje”, thanë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme. Por sipas tyre, akuza për vrasjen nuk u ngrit, pasi ligji kërkon që të gjendet trupi i viktimës. Në mungesë të trupit të personit të zhdukur, sipas Procedurës Penale, nuk mund të ngrihet akuzë për vrasjen e tij. Edhe tani, pas 11 vjetësh, rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës ka mbetur pa autor. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë, ndërsa familja e tij kërkon varrin dhe zbulimin e përgjegjësve.


    Ish-kreu i SHIK-ut nuk reagon pas akuzave të pasardhësit

    Gazidede: “Klosit do t’i përgjigjem në sy”

    Bashkim Gazidede, ish-kryetari i SHIK-ut në kohën kur u zhduk biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nuk ka preferuar t’u përgjigjet akuzave të pasardhësit të tij, Fatos Klosi. “E dëgjova Fatos Klosin, por gjithçka kam, do t’ia them në sy. Nuk kam ndërmend t’u përgjigjem akuzave të tij në mënyrën që bëri ai”, - tha Gazidede, i kontaktuar sërish në telefon nga “Gazeta Shqiptare”. Ai nuk pranoi të komentonte asnjë nga akuzat që Klosi bëri ndaj tij dhe institucionit që ai drejtonte 11 vjet më ctu, kur u zhduk shqiptaro-maqedonasi, ctual të cilit ende nuk dihet. Vetëm një ditë më ctu, Gazidede u shpreh se për zhdukjen e biznesmenit, duhet të pyeteshin emra të tjerë, si ish-kryeprokurori Arben Rakipi, pasardhësi i tij, Fatos Klosi e kryeprokurori ctual, Theodhori Sollaku, e jo ai. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-drejtuesit tjetër të SHIK-ut, Fatos Klosi, i cili ka hedhur një lum akuzash ndaj paraardhësit të tij, Gazidede. Ky i fundit gjithmonë ka përgënjeshtruar zërat se SHIK-u ka dijeni për zhdukjen e Hoxhës, e aq më pak të ketë “dorë” në këtë ngjarje. “Do t’i përgjigjem Klosit, atëherë kur të dua unë”, - tha Gazidede, vetëm pak orë pasi Fatos Klosi, në një intervistë për NEWS 24, kishte deklaruar se Remzi Hoxha ka vdekur në duart e SHIK-asve dhe Bashkim Gazidedes. Edhe pse e dinte këtë fakt, kishte heshtur për vite me radhë dhe vazhdonte ta bënte.

    NË KËRKIM TË NJË VARRI PA EMËR
    Skenari dhe enigmat e njërit prej krimeve më të errëta shtetërore
    Shkruan: Alfred Peza
    Shqipëria është e pasur me histori varresh pa emër. Një prej të cilëve ka 10 vjet që po mundon familjen Hoxha në Shkup të Maqedonisë. Që atëherë, kur më 21 tetor të vitit 1995, disa persona me 3 makina e rrëmbyen 42-vjeçarin, ndërsa ishte duke punuar në ambientet e punishtes së tij të duralumineve në periferi të Tiranës. E që nga ajo kohë, askush nuk ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen. Askush nga ata që janë marrë me këtë çështje nuk është penduar. Madje, as ish-krerët e SHIK-ut të asaj periudhe dhe vartësit e tyre, të arrestuar më 21 maj 2003, nën akuzën zyrtare të "rrëmbimit, mbajtjes peng dhe torturave në bashkëpunim", e të liruar më pas për mungesë provash.

    Gruaja, 5 fëmijët dhe 5 vëllezërit e Remziut, pas kaq e kaq vitesh kanë nisur të mësohen me fatin e tyre të zi. Prokuroria është shprehur tashmë zyrtarisht "për pasojat e rënda" ndaj tij. Ndaj vendin e ankthit të pafund, ka nisur ta zërë fundi me ankth. Një fund që duket se do t‘i ngushëllojë ata, të paktën duke gjetur trupin e pajetë të familjarit të tyre. Gjurmët e të cilit, sipas hetimeve të SHISH-it, policisë dhe prokurorisë, të çojnë në një varr ndanë një vendi pa emër, diku në bregdetin e Lezhës. Atje ku mendohet dhe dyshohet se bashkë me trupin e pajetë të ish-kryetarit të Sindikatave të Pavarura të Zejtarëve të Kosovës, prej 10 vjetësh, fshihet një prej krimeve më të rënda shtetërore të postkomunizmit shqiptar.

    Rrëmbimi në Tiranë

    Remzi Hoxha kishte nisur të ndihej i qetë në mesin e tetorit 1995. Pasi kishte shitur të gjithë pasurinë e tij në Kosovë e Maqedoni, me një shumë prej 450 mijë markash gjermane, kishte nisur jetën e re në Tiranë, për t‘i shpëtuar njëherë e përgjithmonë ndjekjes nga regjimi i Millosheviçit, në pritje të ditëve të qeta. Duke punuar dhe shkolluar fëmijët në Shqipëri dhe, ndërkohë, duke ndihmuar financiarisht bërthamën e një lëvizjeje për çlirimin e Kosovës, që më pas do të pagëzohej me inicialet UÇK. Ndaj, pasi kishte themeluar punishten e duralumineve "Albatros" në rrugën e "Frigoriferit", afër stacionit të trenit në Tiranë, kishte sistemuar familjen në një apartament në zonën e Pazarit të Ri. Sadija, gruaja e tij, kujdesej për 3 djemtë dhe 2 vajzat, njëri prej të cilëve, Ardiani, u regjistrua në kolegjin turk. Çdo mëngjes, Remziu dërgonte fillimisht djalin në shkollë dhe pas punës rikthehej për ta marrë sërish.

    Kështu, dalëngadalë po kalonin ditët e para të jetës së re për familjen Hoxha. Në Tiranë sapo kishte shpërthyer biznesi i kioskave, shtëpive të para luksoze dhe pallateve private, të cilat po përdornin materiale dhe teknika të reja ndërtimi. Ku ndër më të kërkuarat, po bëheshin vetratat e duraluminit për dyer e dritare. I zhytur në punë, dalëngadalë kishte trokitur ora 13:30 e së shtunës së 21 tetorit. Pas pak minutash, Remziut i duhej të shkonte për të marrë djalin në shkollë e për të pushuar për fundjavën e parë, pas shumë kohësh, së bashku me familjen.

    Ndoshta këto ka qenë duke menduar 42-vjeçari, kur në atë moment, në punishten e tij ia ka behur një karvan me 3 makina. Nga një "Volksëagen Golf", tip i ri, ngjyrë ulliri, kanë zbritur disa persona, të cilët i kanë kërkuar që të shkojë me ta për një sqarim në polici.

    Remzi Hoxha ka lënë punën dhe pa as më të voglin hezitim i ka ndjekur pas. Vetëm pasi makina me targë TR 2449 C e shoqëruar nga një "Jeep" dhe "BMË", janë larguar me shpejtësi, punonjësit e tij kanë kuptuar se ata ishin të gjithë civilë, me makina civile dhe nuk kishin paraqitur asnjë mandat zyrtar. Ose të paktën, ata nuk panë që "bosi" i tyre t‘ua verifikonte. Ndaj, menjëherë janë shqetësuar. Pas 15 minutash, ata kanë vënë alarmin, duke lajmëruar Komisariatin Nr. 3 të Policisë, që ka nën juridiksion atë zonë. "Po. Dakord. Menjëherë jemi vënë në ndjekje të makinës me targën që na dhatë", ka qenë përgjigjja nga ana "blu" e telefonit.

    Minutat kalonin, ndërkohë që ishte vënë në dijeni edhe gruaja dhe fëmijët e Remziut. Pas 1 ore e 15 minutash, tri makinat e "rrëmbimit" janë rikthyer sërish në vendngjarje. Një moment i artë, që punëtorët të mos bënin sërish gabimin e parë. Njëri prej 3 "rrëmbyesve" ka treguar mandatin e një punonjësi të autorizuar. Ndaj ata kanë kërkuar menjëherë sqarime. Por, "ata na kërcënuan në mënyrën më të prerë dhe ekstreme të mundshme", - thuhet në një letër të asaj kohe të punëtorëve të "Albatros". Të cilët nuk mund ta merrnin me mend, se pluhuri i "karvanit" të makinave të rrëmbimit që u ngrit menjëherë pas kësaj, do të mbulonte në mënyrë enigmatike për shumë e shumë vjet, fatin e punëdhënësit të tyre.

    Rrëmbimi në Sarandë

    Vetëm 4 ditë para se të ndodhte kjo skenë në kryeqytet, rreth 200 kilometra më në Jug të vendit, në Ksamil të Sarandës, kishte ndodhur një tentativë për "rrëmbim" enigmatik. Më 17 tetor, kur Ziso Kristopulli, kryetar i PS-së së qytezës ndodhej në qendër të saj, nga një makinë me targa TR 2752 Z, një person, pasi është paraqitur si punonjës i Kontrollit të Shtetit, i ka kërkuar që të shkojë me të deri në Gjirokastër për t‘u sqaruar pranë organeve fiskale rreth veprimtarisë së tij private, si pronar i një pularie. "Dakord, - ka qenë përgjigjja e atypëratyshme e Zisos, - por a mund ta shtyjmë për nesër ju lutem, sepse kam nënën shumë sëmurë". Ndoshta të gjendur të papërgatitur, apo paksa edhe sentimentalë nga natyra, njerëzit e makinës, e kanë lënë atë të lirë.

    Një liri që ka zgjatur deri të nesërmen më 18 tetor, kur ish- shefi i krimeve të Sarandës, Sazan Cani, i ka kërkuar të shkojë me të në Komisariatin e Policisë. Pa mbërritur ende në qytet, në kampin e punëtoreve, ai ia ka dorëzuar atë njerëzve "të Kontrollit të Shtetit". Të cilët nuk e kanë ndaluar jo vetëm në Gjirokastër, por askund tjetër, deri në orën 19:30, kur kanë mbërritur në Tiranë. Derisa në një lagje të saj, "në makinë është paraqitur si "shef", Avni Koldashi".

    Kristopulli e kishte kuptuar tashmë se ndodhej në duart e "SHIK"-ut, pasi "e njihja Koldashin që kishte mbaruar shkollën bujqësore me një mikun tim nga Finiqi", - kujton më pas ai. Makina mori rrugën drejt Kamzës në drejtim të Shkodrës, kur një thes i vendosur në kokë i ka ndërprerë shikimin", derisa ka përfunduar në një godinë afër bregdetit të Lezhës. E cila iu kujtua që ishte një ndërtesë e ish-udhëheqjes komuniste, pasi në një çast që arriti të shihte jashtë dritares, dalloi një shatërvan që e kishte parë dikur.


    Në kërkim të së pamundurës

    Gruaja e Zisos, Evanthi Kristopulli, dha alarmin, duke i deklaruar gazetës "Koha Jonë", tri ditë më pas, më 21 tetor, se e morën "për të dhënë sqarime rreth miqësisë së tij me një gazetar austriak". Ndërkohë, edhe gruaja e Remzi Hoxhës, bashkë me familjarët e saj, nisën kërkimet. Më 23 tetor, kur kaloi afati ligjor i asaj kohe për shoqërimin prej 48 orësh në polici të një personi, Sadije Hoxha i dërgon telegrame Presidentit Berisha, ministrit të Punës dhe Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Agron Musaraj.

    Tri ditë më pas, më 26 tetor, lajmi publikohet për herë të parë në gazetën "Koha Jonë". E cila shkruante se pronari i një firme duraluminesh në Tiranë, ishte zhdukur prej disa ditësh në rrethana misterioze. Rasti i "zhdukjes së tregtarit" u denoncua me 10 nëntor, edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Por, ditët kalonin dhe familjaret kishin filluar të trokisnin në të gjitha dyert e institucioneve kryesore të shtetit dhe qeverisë shqiptare. Pas hetimeve private, gjurmët i kishin çuar në dyert e SHIK-ut. Ndaj, më 13 dhjetor, gruaja e Remziut i dërgon një telegram shefave të këtij institucioni. Në të njëjtën ditë, kur nga godina e kreut të shtetit do t‘i vinte përgjigjja se "Presidenti Berisha u vu në dijeni të letrës suaj. E cila iu dërgua Ministrisë së Brendshme dhe SHIK-ut, nga ku do të kërkojmë përfundimet".

    Por, edhe pas kësaj, familja Hoxha nuk mori asnjë sinjal. Madje, as 10 ditë më pas, kur i shkroi një tjetër letër Berishës, e as të nesërmen, kur Sadija shkoi vetë në Komisariatin Nr. 3 të policisë së kryeqytetit. Por as më 8 janar 1996, kur u vu në dijeni zv/Prokurori i Përgjithshëm, Fatos Dervishi. Por, vetëm më 15 shkurt, 2 ditë pasi një letër e tillë i ra në dorë Kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori. I cili përgjigjej se "u interesova pranë drejtorisë së SHIK-ut dhe më thanë se nuk kishin dijeni për një rast të tillë. Ata janë duke e hetuar çështjen dhe deri tani nuk është arritur në asnjë përfundim zyrtar". Një përgjigje pak a shumë të tillë, "Mandela e Shqipërisë" pranon tani se i ka kthyer në atë kohë, edhe "Mandelës së Kosovës", Adem Demaçi, që kishte kërkuar shpjegime, për shkak të njohjeve me familjen patriote me origjinë nga Kaçaniku. Kjo dhe një letër e familjareve më 23 mars 1996 për kryeprokurorin Alush Dragoshi, janë edhe korrespondencat e fundit 5-mujore të familjarëve të biznesmenit. Të cilët "u lodhen" së trokituri në dyert e shtetit, ndërkohë që në zyrat e kancelarive të Tiranës, kishte kohë që përflitej nën zë, se Remzi Hoxha ishte zhdukur në ambientet e SHIK-ut, kreu i së cilës ishte Bashkim Gazidede.

    Gazetari enigmatik

    Pak pas mesditës së 21 tetorit (1995), tri makinat kanë lënë pas rrugën pranë stacionit të trenit dhe e kanë dorëzuar "gjahun" në ambientet e SHIK-ut të Tiranës. Ardian Hoxha, djali i Remziut, disponon sot dokumentin zyrtar, që targa e "Volgsëagen"-it të rrëmbimit, së bashku me 5 të tjera nga SHIK-u, ka shërbyer për nevojat operative të institucionit, i cili ka paguar edhe detyrimet tatimore". Nga hetimet e tanishme, urdhri për marrjen e 42-vjeçarit u dha nga shefi i atëhershëm i SHIK-ut të Tiranës, Arben Zefgjini, dhe njëri prej atyre që mund të jetë angazhuar për këtë në terren, dyshohet nga familjarët e "të zhdukurit" se mund të ketë qenë Avni Koldashi.

    Pak orë më vonë, sipas hetimeve, biznesmeni është transferuar në godinën e shërbimit sekret në Kune (Vain) të Lezhës, ku është marrë në pyetje, mes të tjerëve, edhe nga Budion Meçe. I cili bashkë me 2 kolegët e tjerë, u arrestua i akuzuar për këtë rast, më 21 maj të vitit 2003.

    Veç Hoxhës dhe Kristopullit, si pjesë e një operacioni të përbashkët, ato orë të fundtetorit të 1995-ës është arrestuar edhe Armando Loshaj. Një person rreth të 30-tave, me një pasaportë që mbante një mbiemër austriak a zviceran, i cili është paraqitur si një gazetar i dërguar në Shqipëri me detyrën e një fotoreporteri.

    Burimet që janë marrë me hetimin e kësaj dosje të komplikuar, thanë se fillimisht Loshaj ka udhëtuar drejt Sarandës, ku ishte prezantuar si turist nga Zvicra dhe për 12 ditë kishte pushuar më pas në Ksamil. Në një vend me rreth 1000 banorë ishte e pamundur që ai të mos takohej me liderin e PS-së lokale dhe "bosin" e fshatit. Vetë Kristopulli, tashmë 52 vjeç, e pranon se kishte pirë kafe me të, duke kujtuar se ishin punonjës policie që ia kishin prezantuar si një fotoreporter i luftës së 1992-it në Bosnjë. Më pas, Loshaj ka udhëtuar drejt kryeqytetit, ku besohet se në një kombinacion të pasqaruar ende rrethanash është takuar edhe me Hoxhën.

    Skenari

    Kristopulli, i vetmi prej tri personazheve të arrestuar, që ka rrëfyer për ngjarjen, thotë së është torturuar deri në hematoma të rënda në të gjithë trupin, për ta detyruar të pranonte se "kisha shkuar në Serbi me Remzi Hoxhën, një person që ia dëgjoja për herë të parë emrin. Që andej kishim marrë makina me armë, "Kallashë", dinamit, granata etj., për rrëzimin e pushtetit në Shqipëri". Ndërkohë i kanë kërkuar të pohojë se "në Serbi kisha marrë një vulë, me të cilën kisha vulosur të gjitha fletëvotimet e referendumit për Kushtetutën të nëntorit 1994, në rrethet Jugore të vendit".

    Ishte fundi i vitit 1995, PD-ja kishte një vit që kishte humbur bujshëm në referendum dhe vendi, brenda pak muajsh, hynte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 26 majit 1996. Në këtë kohë, sapo ishte realizuar shkarkimi i cilësuar antikushtetues i kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, pak para se ai të shqyrtonte çështjen e liderit të burgosur të PS-së, Fatos Nano. Ishin ditët kur sapo nisi zbatimi i ligjit antigjenocid, që përjashtoi nga e drejta e kandidimit për deputet, pjesën kryesore të liderëve socialistë në opozitë dhe rinisi vala e arrestimit të ish-funksionarëve të lartë komunistë, duke filluar nga Ramiz Alia e deri tek ish-komandanti partizan 92-vjeçar, Shefqet Peçi, që vdiq pas disa ditësh në burg.

    Në atë kohë, për Remzi Hoxhën qarkullonin zëra se ishte arrestuar si agjent i UDB-së, si trafikant armësh, e deri si pjesëmarrës në atentatin kundër Presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

    "Por asnjëra prej tyre nuk qëndron", - thotë një burim që ka drejtuar hetimin thuajse nga "hiçi" të kësaj çështjeje deri në 1998-ën, kur ajo u mbyll për herë të parë pa autor, - "pas zhdukjes që i ishte bërë dosjes gjatë trazirave të marsit 1997". Sipas tij, e gjitha që kishte ndodhur ishte një lojë e SHIK-ut të Gazidedes, që tentoi të realizonte një skenar, sipas të cilit "Remzi Hoxha, një agjent i UDB, - tani ka dalë se ka qenë një ndër financuesit e parë të UÇK-së, - dhe Ziso Kristopulli, agjent i Asfalisë greke, kishin ngritur biznese me paratë e këtyre 2 shërbimeve sekrete të vendeve fqinje. Me anë të të njohurit "të tyre të përbashkët", gazetarit Armando Loshaj, që ka shumë mundësi të ketë qenë një i infiltruar i SHIK, - me Kristopullin e prezantuan 2 punonjës policë(?!), - për të realizuar "komplotin" kundër qeverisjes së atëhershme, nëpërmjet financimit të fushatës elektorale të PS-së, me paratë e "2 armiqve" të Shqipërisë.

    Një skenar që duket se nuk arriti të realizohej, sepse, pas disa ditësh tortura, në një moment kur Hoxha duket se nuk po arrinte të "pranonte skenarin" në përpjekje për ta trembur, dhuna ka shkuar përtej limitit që është dëshiruar. Në këtë mënyrë, tregtari kosovar u ka mbetur në dorë. Autorët e kësaj vepre, sipas ish-shefit të SHISH-it, Fatos Klosi, u liruan nga detyra dhe pasi u pajisën me pasaporta e viza të rregullta, kanë udhëtuar dhe që nga ajo kohë jetojnë e punojnë si emigrantë në Angli.

    Kjo ka detyruar lirimin pas disa ditësh të Kristopullit dhe fshehjen e Remzi Hoxhës në një varr pa emër. Gjurmët e të cilit, nga hetimet e 3 viteve më parë, të çojnë në ish-kënetën buzë bregdetit të Lezhës, jo shumë larg vendit të "torturave", e cila sot funksionon si kamp pushimesh, për punonjësit e Shërbimit Sekret Shqiptar.

    Në vitin 2002, pas një vizite në Kosovë, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, mori një kërkesë nga sindikatat atje, për zbardhjen e enigmës së zhdukjes së njërit prej ish-drejtuesve të saj. Pas kthimit në Tiranë, ndërhyrja e tij arriti ta shkundë pluhurin që kishte zënë dosja e errët. Pas disa muajsh punë në konspiracion të plotë, hetuesit arritën të dërgojnë në muajin maj të 2003-it në qeli tre ish-oficerë të SHIK-ut. Të cilët, më pas u lanë të lirë nga drejtësia, për mungesë të provave ndaj tyre.

    Në atë kohë, u tha se një grup special u vu në kërkim të varrit pa emër të Remzi Hoxhës, por deri më sot, kur kanë kaluar edhe tre vjet të tjera, askush nuk ka mundur apo nuk ka pasur guximin nga ata që kanë dijeni për këtë çështje, që të ndezë një fije shprese, në tunelin e errët ku është zhytur enigma e zhdukjes së tij. Debati është rihapur sërish këto ditë në mediat shqiptare, pas një kërkese të "Amnesty International" për shtimin e presionit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, ka deklaruar se do të flasë për gjithçka ka dijeni rreth kësaj ngjarjeje, nëse Prokuroria do ta rihapë sërish këtë çështje, ç‘ka duket se i shton shpresat për zbardhjen e njërit prej krimeve më të errëta shtetërore të postkomunizmit. Në mënyrë që familja e tij, pas 10 vjetësh ankthi dhe pritjeje, ndoshta do të ketë një ditë, një vend ku të kujtojë gjithmonë aventurën e hidhur në vitin 1995 të Remzi Hoxhës në Shqipëri.

    * Përshtatur nga një shkrim i botuar në qershor të 2003-it në revistën "Klan"

    KRONOLOGJIA
    18 tetor 1995
    Rrëmbehet në Sarandë Ziso Kristopulli, kryetar i PS-së së zonës dhe dërgohet në Tiranë e më pas në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain
    21 tetor 1995
    Disa persona, në tri makina e rrëmbyen Remzi Hoxhën, teksa punonte në punishten e tij të duralumineve në periferi të Tiranës
    23 tetor 1995
    Pas kalimit të 48 orëve nga shoqërimi në polici, gruaja e Remziut, Sadije Hoxha, i dërgon telegram Sali Berishës e Agron Musarajt
    26 tetor 1995
    "Koha Jonë" publikon lajmin se pronari i një firme duraluminesh në Tiranë ishte zhdukur prej disa ditësh në rrethana misterioze
    10 nëntor 1995
    Rasti i "zhdukjes së tregtarit" denoncohet edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili kishte marrë njoftim nga familjarët
    13 dhjetor 1995
    Gruaja e Remziut i dërgon një telegram shefave të SHIK-ut. Po atë ditë, ish-kreu i shtetit, Berisha konfirmon se ka marrë dijeni
    8 janar 1996
    Familjarët e Hoxhës, me anë të një letre, vënë në dijeni për zhdukjen zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Fatos Dervishi
    15 shkurt 1996
    E njëjta letër bie në dorë të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori. Ky i fundit konfirmon se SHIK-u mohonte të kishte dijeni për rastin
    2002
    Pas një vizite në Kosovë, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, mori një kërkesë nga sindikatat për zbardhjen e zhdukjes së Hoxhës
    21 maj 2003
    Arrestohen tre ish-funksionarët e SHIK-ut, Arben Zefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të akuzuar për zhdukjen dhe rrëmbimin e Hoxhës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    “Remzi Hoxha është vrarë nga SHIK-u dhe Bashkim Gazidede duhet të përgjigjet për këtë çështje”

    Klosi: Hoxha iu ngeli në dorë, vrasësit u larguan në Angli


    “Drejtuesit e SHIK në atë kohë kanë zhdukur provat. Sollaku e di shumë mirë se ka qenë këshilltar i Berishës”

    Luan Kondi

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka folur dje në lidhje me zhdukjen e Remzi Hoxhës duke akuzuar Shërbimin Informativ Kombëtar dhe Bashkim Gazideden për këtë zhdukje. Ai thotë se të gjitha provat që lidheshin me zhdukjen e Remzi Hoxhës në tetor të vitit 1995, janë zhdukur nga vetë punonjësit e Shërbimit që janë të implikuar në këtë ngjarje. “Tani e kanë këtu Gazideden dhe ta pyesin për atë që ka ndodhur. Madje t’i thërrasin edhe njerëzit që janë përfshirë në këtë ngjarje, t’i sjellin nga janë e nga s’janë, pasi dihet që ata me ndihmën e SHIK-ut, janë larguar jashtë shtetit. Gazidede ka dijeni të plotë për këtë ngjarje. Për ne ka qenë shumë e vështirë zbardhja e kësaj historie të dhimbshme, pasi të gjithë ata, që janë përgjegjës për vrasjen e Remzi Hoxhës, ndodhen në Angli. Prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, është shprehur se Sali Berisha duhet ta zbardhë këtë ngjarje. Ai e di mirë se ç’ka ndodhur në atë kohë se ishte këshilltar i ish-presidentit Berisha ”,- shprehet Klosi.

    Hetimet

    Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas duket se do ende kohë për të nxjerrë në shesh të vërtetën. Prokuroria ka bërë tre përpjekje për ta hetuar atë por në të tri rastet është tërhequr për mungesë provash. Në fillim nisën hetimet gjatë kohës kur shërbimi drejtohej nga Bashkim Gazidede, por pa sukses. Me këtë çështje u mor edhe ish-kreu i Kuvendit, Arbnori, por për të, ashtu si edhe për Prokurorinë e Përgjithshme u mbyllën dyert. Për herë të dytë rinisën hetimet pas këmbënguljes së familjarëve të Remzi Hoxhës, të cilët kërkonin me çdo kusht të dinin se çfarë ndodhi me njeriun e tyre, por edhe në këtë rast hetimet u mbyllën për mungesë faktesh. Në këtë kohë, Shërbimi Informativ Kombëtar drejtohej nga Fatos Klosi dhe një grup i caktuar nga ky i fundit nisi bashkëpunimin me prokurorinë për të gjetur prova që vërtetonin rrëmbimin dhe ekzekutimin e Remzi Hoxhës. “Për këtë punë është hetuar, por duhet të kini parasysh që ishin zhdukur të gjitha provat dhe dokumentacioni në lidhje me ndalimin dhe ekzekutimin e Hoxhës. Problemi është se i ndjeri iu ngeli në dorë dhe më pas u bë gjithçka për të mos lënë gjurmë. Personat oficerë dhe kapterë të Shërbimit Informativ Kombëtar që janë marrë me këtë ngjarje, janë larguar për në Angli. Prokuroria u përpoq maksimalisht e madje edhe ne u munduam ta ndihmonin për të nxjerrë në shesh të vërtetën. Por pa sukses, pasi nuk ekzistonte asnjë dokument që të lidhej me arrestimin dhe ekzekutimin e Remzi Hoxhës”,- vijon ish-kreu i SHIK-ut.
    Hoxhës nuk i gjendet as varri
    Fatos Klosi thotë se në kohën kur drejtonte shërbimin informativ shqiptar, për më shumë se një vit, një grup ekspertësh u morën me këtë çështje, por u konstatua vetëm fakti se Remzi Hoxha është vrarë, por nuk u bë e mundur as gjetja e varrit të tij. “Bashkëpunuam me prokurorinë intensivisht, por nuk shkuam më larg se të arrinim në përfundimin se ai kishte vdekur nga torturat. Mosgjetja e varrit e vërteton më së miri këtë. Nëse do të gjendej kufoma do të ishte një provë e pakontestueshme për të akuzuar ata, të cilëve iu mbeti në dorë Remzi Hoxha. Kjo është e gjitha”,- deklaron, ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror. Klosi mendon se organet e specializuara duhet të bëjnë fare pak përpjekje tashmë për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e saj. “Nuk mendoj se ka ndonjë vëshirësi tashmë kur mund të thërrasin të gjithë ata që kanë dijeni për këtë histori. Të ballafaqohen drejtuesi i shërbimit dhe vartësit e tij që ekzekutuan urdhrin për ndalimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës. Tashmë nuk ka kush t’i pengojë hetimet, madje këtu janë njerëzit që mund t’i ndihmojnë ato”,- përfundon Fatos Klosi.



    22/10/2006

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 22-10-2006 më 22:20

  18. #38
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Amnesty: Shteti shqiptar të zbardhë zhdukjen

    Amnesty: Shteti shqiptar të zbardhë zhdukjen


    Shekulli

    TIRANË

    - Amnesty International ka risjellë në skenë moszbardhjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 1995. Në një deklaratë të bërë tre ditë më parë, ai kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes nga shteti shqiptar. Në përvjetorin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, më 21 tetor të vitit 1995, Amnesty International u kërkon autoriteteve shqiptare që të sqarojnë pa vonesë fatin e tij. Familja e Remzi Hoxhës ka pritur 11 vjet për të mësuar fatin e tij. Ai mendon se është një detyrë e autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje për pritjen e tyre. Në Gusht të vitit 2006, Amnesty International i ka shkruar kryeministrit, Sali Berisha duke i kërkuar se çfarë masash janë marrë për të zbardhur sa më shpejt zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe nëse përgjegjësit do të dërgohen para drejtësisë. Amnesty International nuk ka marrë asnjë përgjigje për këtë letër. “Organizata vëren se Bashkim Gazidede, drejtori i SHIK-ut, në kohën kur Remzi Hoxha pretendohet se është rrëmbyer dhe torturuar nga nëpunës të SHIK-ut , është rikthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2005, pas një mungese disavjeçare. Amnesty International mendon se kjo ngjarje duhet zbardhur për të hedhur dritë më në fund mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës”,-thuhet në raportin e kësaj organizate.



    22/10/2006

  19. #39
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Gazidede tha për gazetën “Shekulli” se do të tregonte ato që dinte në një moment të p

    Gazidede tha për gazetën “Shekulli” se do të tregonte ato që dinte në një moment të përshtatshëm

    Gazidede: Pse Klosi dhe Rakipi nuk zbardhën zhdukjen e Hoxhës


    Shekulli

    Ish- kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, tha dy ditë më parë për gazetën “Shekulli” se Fatos Klosi, Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku duhet të flisnin për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ai e quan të papërshtatshëm momentin për të folur mbi zhdukjen e shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha, e megjithatë ngre “pyetjen” se pse nuk është zbardhur kjo ngjarje, deri më tani. Ky është reagimi i ish -kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, rreth zhdukjes misterioze të Hoxhës, 11 vjet më parë në Tiranë. Gazidede nuk preferon të komentojë përfshirjen e punonjësve të SHIK-ut në këtë ngjarje, por thotë se gjithçka di mbi këtë çështje do ta tregojë në një moment më të përshtatshëm. “Nuk e kuptoj pse më pyesni mua për këtë ngjarje, ndërkohë që pikësëpari duhet të përgjigjen Arben Rakipi, Fatos Klosi e Theodhori Sollaku, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë patur mundësi jo vetëm të hetojnë, por edhe të zbardhin zhdukjen e Remzi Hoxhës”,- thotë për gazetën “Shekulli” Bashkim Gazidede. Sipas ish- shefit të SHIK, organet kompetente kanë patur kohën dhe mundësinë për të hetuar dhe për të zbardhur zhdukjen misterioze, por drejtuesit e këtyre organeve, gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë marrë me deklarata mediatike. “Nëse ju më pyesni mua për këtë ngjarje, atëherë unë po ju them të pyesni Fatos Klosin, Gramoz Ruçin, Arben Rakipin apo Theodhori Sollakun, që pasi kam ikur unë, çfarë kanë bërë për të zbardhur ngjarjen”,-përgjigjet Gazidede.


    22/10/2006

    PS:
    KUR kishe IKUR ti llapush, dosjen për këtë çështje e kishe ZHDUKUR... dhe nuk po e kërkon opozita këtë gjë o mjeran, por Amnesty International ... mjerë për këta lloj "politikanësh"... as nga etika politike nuk ja ka haberin ky kasapi SHIK-ut.

  20. #40
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Koci: Berisha e Gazidede, si u vra biznesmeni Remzi Hoxha

    Koci: Berisha e Gazidede, si u vra biznesmeni Remzi Hoxha

    E Shtune, 21 Tetor 2006

    Korrieri

    Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, ish-minister i Rendit, eshte shprehur se prokuroria eshte treguar e paafte per zbardhjen e vrasjes se biznesmenit kosovar: “Tashme qe ne pushtet kane ardhur vrasesit e Remzi Hoxhes, eshte me e udhes per ta zbardhur pergjegjesine e kesaj vepre makabre”

    Marilda Gjoncaj

    Berisha dhe Gazidede duhet te japin nje pergjigje per zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha. Ish-ministri socialist i Rendit, Petro Koci, i ka bere thirrje kryeministrit aktual dhe ish-drejtorit te SHIK-ut ne kohen e qeverisjes se PD-se, aktualisht nendrejtor i Hipotekave shqiptare, qe te sqarojne per opinionin publik zhdukjen 11 viteve me pare te shtetasit maqedonas Remzi Hoxha. Ne nje prononcim per “Korrierin”, Koci duke vleresuar raportin e “Amnisty International” per zbardhjen e ngjarjes se zhdukjes se biznesmenit Hoxha nga drejtesia shqiptare, ka theksuar se sot vendi drejtohet nga vrasesit e qytetarit maqedonas. Sipas Kocit, kane qene skenaret e realizuar nga ish-zyrtaret e SHIK-ut, te cilet kane regjistruar vepra makabre ne vend gjate viteve 1992-1997. “Duhet falenderuar “Amnisty Interntional”, qe eshte nje organizate e cila eshte e vendosur ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut, duke qene aktive ne kete ceshtje dhe duke na rikujtuar qe lirite dhe te drejtat e njeriut mbeten akoma nje aspirate e cenuar. Tashme qe ne pushtet kane ardhur vrasesit e Remzi Hoxhes, eshte me e udhes per ta zbardhur pergjegjesine e kesaj vepre makabre”, ka theksuar Koci. Nderkohe qe ish-ministri i Rendit ka kritikuar prokurorine, per paaftesi ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Sipas Kocit, strukturat e drejtesise duhet te vihen ne levizje per te zbardhur kete vrasje makaber, ne nje kohe qe ne Shqiperi eshte kthyer dhe ish-drejtori i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. “Ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje le per te deshiruar edhe paaftesia e prokurorise. Mendoj se kthimi i Gazidedes ne Shqiperi, eshte nje shans qe ky shtetas te vihet ne dispozicion te drejtesise per te zbardhur ceshtjen”, ka deklaruar Koci. Duke marre shkas dhe nga kerkesa e raportit te “Amnisty International” drejtuar kryeministrit Sali Berisha per te zbardhur te verteten e kesaj ngjarjeje, nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Petro Koci, thekson se partia e tij do te jete e ndjeshme ndaj kesaj ngjarjeje dhe do te kete ndikimin e saj ne opinionin publik. “Partia Socialiste mund te sherbeje per ta ndergjegjesuar me tej publikun per kete ceshtje, ne menyre qe pesha e presionit publik te ndikoje mbi ndergjegjen e zotit Gazidede dhe zotit Berisha. E theksoj se Berisha dhe Gazidede jane pergjegjesit konkrete te kesaj ngjarjeje dhe do te uroj qe ata te lanin shpirtin e tyre, duke iu pergjigjur kerkesave te drejtesise”, ka deklaruar Koci. Vetem dy dite me pare, “Amnisty Internatinal”, ne nje raport te saj, ka kerkuar nga shteti shqiptar qe te zbardhe pa vonese zhdukjen e biznesmenit maqedonas ne 21 tetor te vitit 1995, per t’i dhene keshtu pergjigje te gjitha apelimeve pafund qe jane bere nga familjaret e Remzi Hoxhes per zbardhjen e ceshtjes. Nderkohe, ne raport theksohet se nuk kane marre asnje pergjigje nga kryeministri aktual i vendit, pas nje letre te drejtuar nga ky organizem qe ne muajin gusht te 2006, ne adrese te tij.

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •