Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 385
  1. #181
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Sindikata e Hoxhës mblidhte fonde për të blerë armë
    Drejtuesit e SHIK-ut u përpoqën ta mbajnë të fshehtë operacionin për ndalimin e Remzi Hoxhës dhe motivin e vërtetë të tij rrëmbimit të tij. Fillimisht u tha se ai akuzohej për trafik armësh, më pas për përfshirje në atentatin që ishte kryer pak kohë para rrëmbimit, ndaj presidentit maqedonas, Kiro Gligorov, madje deri dhe se ishte një agjent i shërbimit sekret të Serbisë. Po pse u ngritën alibi të tilla ndaj Remzi Hoxhës nga personat? Kush ishte shqiptari me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës dhe çfarë kishte bërë ai përpara se të zhdukej, për të mos u kthyer kurrë më, qoftë dhe kufoma e tij?
    Origjina
    Familja Hoxha ishte nga Kaçaniku i Kosovës dhe u zhvendos drejt lagjjes "Çair" të Shkupit në vitin 1955, vetëm disa muaj përpara se të lindëte Remzi Hoxha, më 21 dhjetor të atij viti. Remziu pasi kreu shkollën e mesme në Shkup ndoqi studimet e larta në degën e kimisë në Universitetin e Prishtinës. Pikërisht aty ai u njoh dhe u lidh me veprimtarët që kërkonin të drejtat dhe liritë themelore për shqiptarët e ish-Jugosllavisë. Pasi kreu shkollën e lartë, Remziu u vendos në Ferizaj. Në një familje me nëntë fëmijë, gjashtë djem e tre vajza, Remziu zgjodhi rrugën e tij, duke u vendosur aty ku banonte vëllai i madh që kishte hapur një biznes argjendarie.
    Sindikalisti
    Rritja e represionit nga rregjimi serb në fundin e viteve '80, bëri që Remziu të përfshihej në organizatat sindikaliste që ishin të vetmet forma për ta kundërshtuar legalisht shtypjen dhe mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Ai nuk ishte minator në Stari Tërg, por u solidarizua me grevën e minatorëve të Trepçes në vitin 1989, e cila pati një jehonë të madhe jo vetëm në Kosovë por në gjithë ish-Jugosllavinë. Shefqet Maliqi, një ish-veprimtar i angazhuar në grumbullimin e fondeve për blerjen e armëve në organizatën ilegale Fronti i Rezistencës për Çlirimin e Kosovës nga Serbia kujton:"Unë e kam njohur Remzi Hoxhën, kur ai gjatë kohës që po zhvillohej protesta e minatorëve të Stëri Tërgut, vendosi para dyqanit të vet një parrullë ku shkruhej, 'edhe unë jam minator', në shenjë solidariteti me ta". Pas ngjarjeve të vitit 1989 dhe në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, Remzi Hoxha u vu në krye të njërës nga sindikatat më aktive në Kosovë, Bashkimit të Sindikatave të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë me qëndër në Ferizaj. Sëbashku me një grup veprimtarësh të besuar, Remziu u përpoq që lëvizjen sindikaliste ta kthente në një mjet kundërshtimi ndaj rregjimit serb dhe njëkohësisht të ndihmonte dhe mbështeste familjet e punëtorëve që flakeshin nga puna apo që ishin në kushte ekstreme të varfërisë. Maliqi thotë se:"Nëpërmjet Sindikatës Remziu ka ndihmuar me para dhe ushqimet e domosdoshme për të siguruar mbijetesën, familjet e 750 anëtarëve të sindikatës në Ferizaj të pushuar nga puna prej rregjimit serb. Çdo muaj këtyre familjeve u jepeshin ndihma në të holla dhe produkte ushqimore për të përballuar kushtet e vështira të jetesës. Sindikata ka ndihmuar dhe të sëmurët që nuk kishin mundësi për tu kuruar në spital apo që nuk kishin para për të shkuar jashtë vendit. Janë mbuluar shpenzimet për ceremonitë mortore nga viti 1989 deri në vitin 1994 për të gjitha familjet që ishin në vështirësi ekonomike në Ferizaj. I gjithë ky aktivitet kryhej që kosovarët të krijonin besim te sindikata dhe në të mbulonim më mirë aktivitetin tonë ilegalë për sigurimin e fondeve që do të përdoreshin për blerje armësh dhe mjetesh logjistike".
    Fronti
    Duke e parë ndikimin që po krijonte në masën e gjerë të shqiptarëve të Kosovës lëvizja sindikaliste, policia dhe strukturat e tjera represive të Serbisë nisën survejimin, gjurmimin dhe më pas ndalimin e veprimtarëve që po shkaktonin probleme. Basri Zuka, ish-sekretar i Sindikatës së Zejtarisë të Kosovës thotë se: "Policia dhe shërbimi sekret i Sërbisë nisën të shqetësoheshin për aktivitetin gjithnjë në rritje të sindikatës së drejtuar nga Remziu. Në këto kushte nisi gjurmimi dhe survejimi i aktivitetit të drejtuesve të sindikatës pasi dyshohej se ata po organizonin një veprimtari ilegale që synonte shkëputjen e Kosovës nga ish-Jugosllavia". Organizata për të cilën po punonin një grup shqiptarësh të vendosur kishte si qëllim ta çlironte Kosovën nga zgjedha sërbe. Kjo organizatë ilegale njihej me emrin Fronti i Rezistencës, një nga lëvizjet guerrile pararendëse të asaj që më vonë do të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Drejtuesit e Frontit të Rezistencës po mundoheshin që duke përdorur si kamuflim organizimet legale sindikaliste, të mblidhnin fonde për të blerë armë dhe mjete logjistike në prag të një konflikti të armatosur që pritej të ndodhte mes shqiptarëve të Kosovës dhe rregjimit serb të Millosheviçit. Fondet që Sindikata e drejtuar nga Remzi Hoxha mblidhte nga qytetarët dhe tregëtarët patriotë të Kosovës, shkonin fillimisht si donacione për lëvizjen sindikaliste, e cila ishte legale, për tu transferuar më pas atje ku ishte destinacioni i vërtetë, për të blerë armë dhe përgatitur themelet e rezistencës së armatosur.



    Si u fshinë gjurmët nga arshiva e SHIK-ut

    Ish-funksionarët dhe agjentët e SHIK-ut të Gazidedes të përfshirë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit nga Tetova Remzi Hoxha, janë kujdesur që të mos lënë pas asnjë gjurmë të dokumentuar për këtë ngjarje. Gjatë hulumtimeve që janë bërë në arshivën e SHIK-ut në vitin 2002, nuk është gjetur asnjë dokument i shkruar që të hidhte dritë mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës. Madje ishin hequr nga një dorë e kujdesshme dhe deponimet e agjentit të “zbërthyer” të shërbimit sekret serb, Armand Loshaj. I vetmi dokumentacion që disponohet në arshivën e Shërbimit Informativ Shqiptar është një material i shtypur, i cili është dorëzuar në selinë e SHISH-it në ditët e para të marsit 1998 nga ish-inspektori Anibal Basha. Ky material pretendohet të jetë një kujtesë e deklarimeve që kosovari nga Deçani, Avdyl (Armand) Loshaj ka bërë gjatë seancave hetimore në selinë e SHIK-ut. Por edhe ky material nuk është i firmosur nga personi që e dorëzoi atë në SHIK, Anibal Basha.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #182
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Pse inspektori i SHIK-ut s’e tregoi varrin e Hoxhës

    Anibal Basha na kërkoi një vizë për tu larguar nga Shqipëria në shkëmbim të informacionit se ku ndodheshin eshtrat e vëllait tim të vrarë”. Nebih Hoxha, vëllai i biznesmenit të zhdukur në mënyrë misterioze nga SHIK-u i Gazidedes tregon për takimin që ka patur me ish-inspektorin Anibal Basha në një kafe të Tetovës në pranverën e vitit 1998. Vetëm pak ditë para këtij takimi, Anibal Basha kishte zhvilluar një tjetër bisedë me Nexhmedin Hoxhën. Por ky takim ishte zhvilluar në Tiranë, pranë banesës së ish-shikasit. Anibali ishte treguar i gatshëm që t’i ndihmonte vëllezërit Hoxha me informacionin se ku ndodhej varri i Remziut, por në shkëmbim ai kishte kërkuar një vizë për tu larguar nga Shqipëria, ku ndihej i kërcënuar nga SHIK-u i Klosit.
    Viza
    Në lidhje me takimet që ka bërë me ish-inspektorin e SHIK-ut, Nebih Hoxha tha se:”Me sa më kujtohet, e kemi takuar dy herë Anibal Bashën. Herën e parë e ka takuar vëllai, Nexhmedini në Tiranë, ndërsa herën e dytë, disa ditë më vonë, e kam takuar unë, në një kafe të Tetovës”. Vëllezërit Hoxha kishin rënë në gjurmët e ish-shikasit Anibal Basha gjatë kërkimeve për të zbuluar vendodhjen e varrit të Remziut. Në pranverën e vitit 1998, Nexhmedini kishte qenë në Tiranë ku kishte mësuar se një ish-inspektor i SHIK-ut me emrin Anibal Basha, mund të kishte dijeni për zhdukjen e vëllait të tij, Remziut. “Nexhua ishte në Shqipëri, kur mësoi për Anibalin. Vëllai i ka shkuar Anibalit në banesë i shoqëruar nga dy punonjës të SHIK-ut dhe iu prezantua se kush ishte. Anibali sapo e mori vesh se dy personat e tjerë ishin punonjës të SHIK-ut, reagoi ashpër. Madje i ka kërcënuar se po t’i ndodhte gjë ata do ta kishin punën keq. Më pas ka pranuar të flasë vetëm me vëllain, pa prezencën e askujt tjetër”, rrëfen Nebih Hoxha. “Nexhos i pati thënë se do ta ndihmonte për të gjetur varrin e Remziut, por më parë kërkonte një vizë për tu larguar nga Shqipëria. Sipas tij, kjo punë kishte rrezik të madh dhe ai mund të kishte pasoja. Anibali i pati dhënë në atë kohë Nexhos, një fotokopje të pasaportës së tij, të cilën e kemi ende në banesë. Për arsye sigurie ai na la një takim të dytë, por këtë radhë jashtë Shqipërisë, në Tetovë”, kujton vëllai i biznesmenit të zhdukur.
    Takimi
    Disa ditë pas takimit të parë, ish-inspektori i SHIK-ut mori rrugën e Tetovës për të takuar aty vëllain tjetër të Remzi Hoxhës, Nebiun. “Lamë takim në një kafe afër qëndrës së qytetit. Ai ishte i rruar taze, dhe mbante në kokë një kapele për tu maskuar. Rrinte gjithë ankth e frikë dhe shihte sa majtas-djathtas. E sigurova se s’do ti ndodhte gjë, por më tha se ishin duke e ndjekur nga pas. Këtë radhë më tha se ai vetë nuk e dinte ku ndodhej varri i Remziut, por njihte dikë që e dinte me saktësi vendodhjen e tij. Më kërkoi serish ta ndihmonim që të merrte një vizë për tu larguar nga Shqipëria. Qysh nga ky takim nuk e kam parë më dhe nuk kam dëgjuar për të”, tha Nebiu. “Ne nuk mundëm ta ndihmonim për vizën, por dhe ai nuk na kontaktoi më. Kam përshtypjen se ai njeri dinte diçka për fatin e vëllait tim dhe për vendodhjen e varrit të tij, por nuk deshi të tregonte. Mbase donte të përfitonte diçka, apo mund të jetë trembur nga ata që e kanë kryer krimin”, përfundon Nebih Hoxha.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #183
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Loshaj: Dëgjova britmat e Remziut në qelitë e SHIK-ut

    Pas tetë vjetë kërkimesh në Shqipëri dhe Kosovë, familja e biznesmenit të zhdukur nga Tetova, ra në gjurmët e Armand (Avdyl) Loshajt, i dyshuar si “karremi” që çoi në grackën e SHIK-ut të ashtuquajturën celula e UDB-së. Për autoritetet shqiptare Armand Loshaj ishte prej vitesh një person i zhdukur pa nam e nishan. Por vëllezërit e Remzi Hoxhës e kthyen “përmbys” Kosovën deri sa zbuluan se ai ndodhej në qytetin Breda të Holandës. Identiteti i kamufluar i Avdyl Loshajt nga fshati Carrabreg i Deçanit, ishte një tjetër problem që duhej hedhur pas shpine. Ai ishte prezantuar në Shqipëri si Armand Dittermetzer, fotoreporter me kombësi shqiptare dhe nënshtetësi austriake, i cili kishte përcjellë për mediat botërore ngjarjet e përgjakshme të konfliktit sërbo-kroat më 1992. Por të dhënat e mëvonshme dëshmuan të kundërtën. Avdyl Loshaj rezultoi një agjent i shërbimit sekret serb i infiltruar në Shqipëri. SHIK-u i Gazidedes pretendonte se e kishte “zbërthyer” Loshajn, madje e kishte përdorur atë në disa misione të rëndësishme në Shqipëri dhe Maqedoni. Por ngjarjet treguan se Loshaj mund të ketë punuar si agjent i dyfishtë, duke eleminuar me duart e SHIK-ut të Gazidedes një bazë të rëndësishme të guerrileve shqiptare që po hidhnin shtat në Kosovë. Eleminimi fizik i Remzi Hoxhës dhe më pas përbaltja e tij si agjent i shërbimit sekret serb, ishte pikërisht misioni i përfunduar me sukses i agjentit të dyfishtë. As nëpërmjet kësaj bisede të rregjistruar nga Nebih Hoxha nuk hidhet dritë sesi Loshaj i shpëtoi nga duart SHIK-ut? Si arriti ai të lidhej me Remzi Hoxhën? Kur, ku dhe pse u arrestua nga trupat sërbe më 1992 dhe si shpëtoi nga burgu i Suboticës? Avdyl Loshaj dhe misioni i tij mbeten të mbuluar me mister edhe pas këtij inçizimi, ku ai përpiqet të ngrejë alibinë e vet mbi veprimtarinë e tij në Shqipëri.

    Pjesë të shkëputura nga bashkëbisedimi përmes diktofonit i zhvilluar më datën 12.09.2003 në Amsterdam të Holandës ndërmjet bashkëbiseduesve Nebih Hoxha (vëllai i Remzi Hoxhës) dhe Avdyl Loshajt. Ky tekst është përpiluar duke i dëgjuar zërat autentik të inçizuar në shiritin e magnetofonit. Dëgjimi i zërave të bashkëbiseduesve dhe shndërrimi i fjalëve të tyre në tekst është bërë nga Basri Zuka në periudhën prej datës 23.09.03 deri më datën 27.09.03.
    NH (Nebih Hoxha),AL (Avdyl Loshaj)

    NH: Kur dhe në çfarë kohe e ke pare apo e ke takuar Remziun?
    AL: Remziun e kam taku diku kah fillimi i qershorit, a kah mesi i qershorit nuk m’kujtohet. N’spital, m’ka ardhë papritmas për t’më ndihmue atje se ku ka ndëgjue qysh ka ndëgjue nuk e di, për më me ndihmue që kam qenë ashtu i smurë nga torturat e ’92-ish n’Suboticë që më kish ndodhë.
    NH: Je taku në spital në qershor të 95-tes apo?
    AL: Po n’qershor të ‘95-sës.
    NH: Përmes kujt ka kuptu që je ti aty? A jeni njoftë më parë?
    AL: Jo nuk jemi njohtë më parë.
    NH: Po qysh keni ra n’kontakt?
    AL: Nëpërmjet nji qebaptori t’Gjakovs, edhe aj m’ka ndihmue ma përpara. Shpresoj dhe besoj që nëpërmes tina jena njoft, nuk e di. Ma përpara se kam njoftë Remzin se kush asht, as a çka asht.
    NH: Ç’ka munesh me na folë për Remziun diçka, mandej a e ke taku ma, a ke ditë ma diçka, apo gjatë kohës kur e kanë marrë a e ke taku, a e ke ndëgju në lidhje me njerzit që e kanë marrë, pse e kan marrë, kush e ka marrë?
    AL: Sa i përket lidhjes pse e kan marrë, qysh e kanë marrë, a për çfarë e kanë marrë, nuk e di. Nën nji, theksoj, se unë vetëm nji herë kam dalë me Remziun. M’ka marrë, për me m’qetsu nga traumat psiqike që mu m’kishin ndodhë në Serbi, e kemi shku në një lokal si tip diskoteke ka qen. Ka qenë edhe me disa persona tjerë, nuk e di se kush jan ata, por dy si kosovar kan qenë, edhe unë isha i pranishëm aty. Ket nerë e ka ba. E m’ka kthy serish n’ven. Dy ose tri ditë ma vonë, m’ka marrë, m’ka çue n’firmën e tij, ku marojshin dyrë a dritare nuk e di, t’aluminit, sa asht kah m’kujtohet. Ma tutje unë asgjë nuk di për të, vetëm kur ndëgjoj pas arrestimit tim që mu ba n’Qytetin “Studenti” afër godinës numër 24. Supozohet se Bert...
    NH: Kur asht ba arrestimi jot?
    AL: Asht ba n’tetor, m’duket, n’tetor, po nuk m’kujtohet data e sigurt. Nuk m’kujtohet data M’kan marrë në mënyrë, n’mnyrë skandaloze, sikur serbët...Siç na kan marrë, edhe shumë kosovarë tjerë në Kosovë. E atje m’kan futë n’veturë, m’kanë thanë “e murrem edhe nji pashë”...
    NH: Kush t’ka marrë, a e din?
    AL: Ka qen nji person, fare i shkurtë. Sa kam mujt me zbulu gjatë torturave n’SHIK, ça kum pasur, ai ka qenë si kryesor nga ata persona.
    NH: Ndonjë shenjë tjetër t’trupit t’tij, i shkurt, çfarë moshe, çfarë ngjyre?
    AL: Mosha duhet t’jetë, afër pesëdhetvjeçarë.
    NH: Floktë diçka, sytë, ndonjë detaj tjetër?
    AL: Floktë ngjyrë gështenje, ama pa flokë. Çelan ka qenë.
    NH: Floktë e preme, apo s’ka pasë flokë?
    AL: S’ka pasë flokë.
    NH: Me çfar dialekti ka folë?
    AL: E, ka qenë dialekt e...
    NH: A i veriut, a i jugut-a, apo Tirane?
    AH: Jo, jo. Ka qenë Elbasan-Tiranë, sipas mendimit tem.
    NH: Po të tjerë, ka pat aty?
    AL: Kan qenë Tropojan, ata, që m’kan ushtru shum turtura ndaj meje. Kan qenë, nji person grek, i cili ça ka bërë ai n’trup timin, vetëm kur t’vij dita ndonjiherë që t’dal edhe unë para gjyqit, mund ta faktoj se s...
    NH: Kjo ka ndodhë atëherë, domethanë, n’fund t’tetorit apo n’fillim. Se se di a je n’dijenin e Remziut, kur ka ndodhë, a para Remziut, a mbrapa Remziut?
    AL: Nuk e di, hiç, datën ekzakt.
    NH: Nuk e din?!
    AL: Kam qenë shumë, psiqikisht, i lëndum. Nuk e di. Duhet t’jenë edhe faktet, ose dosjet dikun që duhet Prokuroria me verifiku...
    E, kam pasë pasaport tjetër, që kam tentu të dal jashtë shtetit.
    NH: Domethanë, pasaporten e ke pasë me emën Armand!?
    AL: Po. Austriak. E kam paguar, dikund 800 dollarë.
    NH: Me i pa kta persona, a mundesh me i identifiku, me i njoftë?
    AL: I njoh, i njoftë gjithë ftyrat e tyne. Vetëm me nji kusht, nëse nuk kan ba operacione plastike.
    NH: Si ka shku procesi m’intereson?
    AL: Edhe un nuk isha n’dijeni se çfar rroli a kah bahet ktu edhe, e çka a kah zihet ktu, nuk kam pasë asnjilloj ide. Pra, kur jam hi n’ato zyra, m’kan ardhë deklarata t’shkrume, t’punume nga ta. Aty çka nuk shifsha. Aty shifsha atentate ndaj Zef Brozit, Kryetarit t’Gjykatës s’Kasacionit, e Pren Martinit Kryetarit t’Gjykatës s’Apelit, gjoja se na kemi bërë atentat. Kam bashkpunuar me Remzi Hoxhën, për atentatin e Gligorovit në Maqedoni, e ku ta di unë, ksi pytjesh m’kan ba. Ka ardhë nji person shumë ma i vjeter, që vetëm me t’pa ethet ti shtike, edhe qysh kam qenë, aty ja ka nisë dajaki i parë.
    NH: Si dukeshe ai?
    AL: Urdhno?
    NH: Si dukej ai personi?
    AL: Shumë i ligësht n’ftyrë, po nga ana trupore shumë i fuqishëm, edhe i gjatë ka qenë, e me dialekt tropojan.
    NH: Me emna, a i ke kuptu? Naj emër, a mban men diçka prej tyne?
    AL: Gjithmonë u fliste, emra a kupto, që kan t’bëjnë me mbretëri-pseudonimet e tyne kan qenë. Asnjiher s’kam pasë ose s’kam mujt, s’kam pasë mundësi me e kap, çysh t’thom, me e kuptu se, qysh quhej me t’vertetë aj person. I kam ba njiher pyetje “qysh e kie emnin”, qi i kam than “o njeri, qyre, pote çka jeni kah boni n’trup temin?! Sipas menimit tem, ti s’koke kombtar, as shqiptar hiç, se unë s’jam aj tip çka je kah lyp ti”, “Jo, jo ke t’bash ti diçka me Remzi Hoxhën, se je pa n’filan kafen” s’e kam dit hiç qysh i kan thanë atij lokali ku jam kanun unë me Remziun. Edhe, sipas mendimit tim, kan qenë edhe shumë persona tjerë kosovarë qi janë kapë. Edhe sa për fatin e tyne, nuk e di. Vetëm gjatë torturave që kam pasë, unë kum ndëgju edhe britmat e Remzisë. Kto, kto britma t’Remzis i kam ndëgjue diku ku nji sherbtore ka qenë. Sherbtorja ka qen me dialekt shkodran. N’çfar veni kemi qenë, e si, e qysh, e tek, gjithmonë kemi qenë me thes t’zi n’krye, në ç’do udhtim që na kan ba.
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "Remziu survejoi takimin e Millosheviçit me Berishën"

    Shkruan: Artan Hoxha

    Emisioni investigativ "Xhungël" që transmetohet në NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte të reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995. Bashkëluftëtarë të Remzi Hoxhës sollën dëshmi për veprimtarinë e tyre në fillimin e viteve '90. Basri Zuka, sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, njëherësh dhe një nga veprimtarët aktiv të Frontit të Rezistencës rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim t ëish-presidentit të Sërbisë Sllobodan Millosheviç, presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas Zukës, takimi është realizuar në ish-rezidencën verore të Josif Broz Titos, në Shën Naum, shumë pra ëkufirit me Shqipërinë. Remzi Hoxha, një nga eksponentët kryesorë të shërbimit informativ të Frontit të Rezistencës e ka survejuar këtë takim duke njoftuar më pas kolegët e tij për të informuar presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas Zukës, pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë.



    Në fillimin e viteve '90, aktiviteti i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël e Zejtarëve të Kosovës kishte tërhequr vëmendjen e organeve policore dhe shërbimit sekret serb(UDB) që u vunë menjëherë në lëvizje. Strukturat represive të rregjimit të Millosheviçit kishin dyshime se nëpërmjet aktiviteteve legale të sindikalistëve, fshihej një lëvizje ilegale që po përgatiste terrenin për shkëputjen e Kosovës nga zgjedha sërbe. Për ti paraprirë këtij organizimi të ri të shqiptarëve, që po i përgatiste dhe armatoste ata për ngjarjet që ndodhën në vitet e mëvonshme, policia dhe shërbimi sekret sërb u hodhën në veprim.

    Basri Zuka: "Një rast konkret ka qenë kur policia sërbe e kishte marrë në një bisedë informative zyrtare, kështu thuhej atëherë dhe Remziu, ne kolegëve, nuk na tregoi fare. E kishin kërcënuar se do tia likuidonin fizikisht familjen, do t'i hidhnin bombë në banesë, do tia hidhnin në erë veturën, si dhe kërcënime e shantazhe të tjera. Për këtë shkak ai banonte përkohësisht, më saktë, flinte natën te një koleg i veti sindikalist, te Behar Sherifi. Në një moment Behar Sherifi më tregon mua se çfarë i kishte ndodhur Remziut. Kur ishte zhveshur për të vjetur, ai kishte parë se trupi i Remziut ishte krejt me njolla dhe plagë që ia kishin shkaktuar në stacionin policor në Ferizaj. Në momentin që Behari e ka pyetur Remziun ku i kishte marrë këto plagë dhe si ishte puna, Remziu nuk i tregon. Pasi kështu ishte Remziu, një tip i heshtur, asnjëherë nuk ka fol, madje më shumë ka vepruar sesa ka folur. Por meqë ishte para faktit të kryer u detyrua ti tregonte Beharit se ato plagë ia kishte shkaktuar policia sërbe".

    Pavarsisht dhunës dhe torturave që provoi në trupin e tij Remzi Hoxha, ishte i vendosur të rezistonte dhe i bindur se nuk mund të kthehej pas në rrugën që kishte nisur. Ai e vazhdoi aktivitetin duke u përpjekur të mos e ekspozonte këtë rast, gjë që do të ndikonte qoftë dhe moralisht te kolegët apo veprimtarët e lëvizjes ilegale. Ai e cilësoi atë që i ndodhi, thjeshtë si një bisedë informative që u ishte dashur ta kalonin mijëra kosovarëve.

    Rritja e tensionit në Kosovë për shkak të shkeljes së të drejtave e lirive themelore të shqiptarëve si dhe shkërmoqja e ish-Jugosllavisë e vunë në alarm Sërbinë. Agjentura sërbe nëpërmjet burimeve të saj arriti të interceptonte një organizatë ilegale të shqiptarëve, e cila po mblidhte fonde dhe blinte armë për një lëvizje të armatosur në Kosovë.

    Basri Zuka: "Unë kur e mora vesh çfarë i kishte ndodhur, i kërkova sëpaku të lëshonte një dëshmi me shkrim që të mbetej në dokumentacionin e arkivës sindikale. Mirëpo Remziu, si Remziu, i mësuar të mos ankohej asnjëherë nuk e pa të arsyeshme dhe nuk e shkruajti deklaratën, kështu që edhe sot ajo nuk është e dokumentuar nga lëvizja sindikale. Ai duket donte që të mos e bënte të madhe këtë rast për të mos dekurajuar dhe krijuar panik te kolegët e vet që të vazhdonin aktivitetin normalisht".

    Arrestimi i një pjese të anëtarëve më aktiv të Frontit të Rezistencës, bëri që të kërkoheshin forma të reja bashkëpunimi me lëvizjen sindikaliste në Kosovë dhe të rritej konspiracioni për të mos përfunduar në duart e policisë sërbe.

    Basri Zuka: "Gjatë këtyre përpjekjeve për të kontribuar dhe në aspektin luftarak në mënyrë që të përgatitej populli për të ardhur deri te liria, kontaktet më të mëdhaja të sindikatës së Zejtarëve kanë qenë me Frontin e Rezistencës. Me rënien në burg të 19 aktivistëve, pjestarë të Frontit, që njihej në atë kohë si grupi i Pejës, u krijua një panik dhe në mesin e sindikalistëve, sidomos të atyre që ishin drejtpërdrejt të lidhur me Frontin, pasi dihej se çdo denoncim që do të bëhej do ta pësonin dhe ata. Më kujtohet një rast kur Remziu me Shefqet Maliqin patën ardhur te unë në Prishtinë dhe qëndruan një javë. Gjatë asaj kohe u informuan se kishte rënë në burg dhe Afrim Morina. Unë ashtu siç e njihja Afrimin, u mundova ti qetësoj duke u thënë se tani jam "i gëzuar" që është arrestuar dhe Afrimi, pasi sëpaku kanë për tu ndaluar arrestimet dhe burgosja e mëtejshme e shokëve të tjerë. Në të vërtetë u krijua një rrethanë që nuk ranë në burg kolegë dhe shokë të tjerë pas arrestimit të Afrimit, pasi ne e dinim që ai ishte i vendosur dhe nuk do të zbërthehej nga policia sërbe".

    Gjatë qëndrimit në Tiranë, Remziu u angazhua që nëpërmjet delegacioneve të sindikatave që vinin nga Kosova, të përfshiheshin dhe aktivistë të lëvizjes ilegale. Në rastet kur aktivistë të tillë nuk mund të kalonin legalisht kufirin, Remziu merrte përsipër paisjen e tyre me dokumenta false apo qoftë dhe kalimin ilegal të kufirit shtetëror.

    Basri Zuka: "Me rastin e vizitës që bëmë në Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1995, si delegacion i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, ne, disa nga pjestarët e delegacionit nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte se edhe ne duhej te shkonim në Shqipëri. Mirëpo, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka nuk kishim pasaporta. Unë as që e mendoja sesi mund të kalohej kufiri pa pasaportë. Remziu më siguroi duke më thënë hajde me mua se nuk ka problem. U nisëm dhe ai e organizoi punën duke na kaluar në kufirin maqedonas si jo më mirë. Por kthimi këndej ishte më problematik. Në Tiranë, nëpërmjet lidhjeve që Remziu kishte krijuar me sindikatat e Shqipërisë dhe faktorin politik atje, na e mundësoi që të marrim pasaporta shqiptare. Por kur erdhëm në kufirin maqedonas, menjëherë u hetuam, pasi ushtarët maqedonas dyshuan se ato pasaporta ishin false dhe se ne ishim shtetas kosovarë. Në këto kushte kufitarët maqedonas na kthyen pas në Shqipëri. Ne u detyruam të kthehemi pas dhe të qëndrojmë një natë në Pogradec për të provuar që ta kalonim kufirin në Shën Naum nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit. Kur shkuam në

    hotel, atë natë kishte qenë aty dhe një skuadër futbolli e Ferizajt, që kishte ardhur për të luajtur në Shqipëri dhe kishin mbetur pa para. Remziu u siguroi atyre para dhe hotel me paratë e veta".

    Ndërsa Remzi Hoxha ishte angazhuar tërësisht në detyrat që i ngarkoheshin nga drejtuesit e lëvizjes guerrile në Kosovë, aktiviteti i tij nuk ishte lënë jashtë vëmendjes nga rrjeti agjenturor i shërbimit sekret sërb që vepronte në Shqipëri. Shërbimet sërbe dhe maqedone mbase nuk kishin mundësi për ta goditur direkt, por përdorën një taktikë tjetër, duke infiltruar agjentë të dyfishtë që me informacionet e tyre ngrinin dyshime për aktivitetin e tij në Shqipëri. Nuk dihet nga kush u vu në lëvizje Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili nisi të survejonte dhe mbante në vëzhgim çdo lëvizje të Remzi Hoxhës, me pretendimin se ai mund të ishte një agjent i infiltruar nga shërbimi sekret sërb. Ngjarja që do të përmbyste përfundimisht fatin e Remzi Hoxhës, ndodhi vetëm dy javë përpara se ai të zhdukej. Remziu ndodhej në Pogradec për të kaluar matanë kufirit në Maqedoni, tre aktivistë të lëvizjes guerrile në Kosovë, të cilët nuk kishin dokumenta të rregullta.

    Basri Zuka: "Kur u çuam të nesërmen në mëngjes për të kaluar kufirin në Shën Naum, u bllokuam rrugës, pasi policia shqiptare kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Shën Naumit dhe Ohrit. Ne u kërkuam policëve pse na keni blloku rrugën, pse nuk po na lini me shku? Ata na thanë se rruga ishte bllokuar pasi do të kishte një vizitë të presidentit të Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, i cili do të vinte në Pogradec. Kështu që nuk lejohej me kalu në atë drejtim. Ne u detyruam atëherë me shku në Tiranë, ku siguruam pasaporta të tjera me ndihmën e Remziut dhe u kthyem përsëri në kufi, por këtë radhë në Qafë Thanë. Sepse nga Qafë Thana na kishin kthyer një ditë më parë. Gjatë rrugës për në Tiranë, hasëm në kolonën e automjeteve që shoqëronte presidentin Sali Berisha, i cili ishte duke hyrë për në Pogradec. Jemi këmby me eskortën e presidentit diku në dalje të Pogradecit, jo më shumë se 15 minuta me veturë nga qyteti. Atë ditë e mbaj mend se ka qenë dita e Bajramit. Shokët tanë kishin kaluar kufirin për në Kosovë. Pas kishim mbetur Remziu, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka. Kur erdhëm në kufi, në Qafë Thanë, për fat të mirë, na lejuan për të kaluar kufirin sepse pasaportat kufitarëve ua tregoi Remziu dhe natyrisht u ofroi diçka, kështu që kaluam pa pengesa. Mirëpo për fat, u ndamë aty sapo kaluam kufirin dhe na humbi lidhja me Remziun. Mbetëm vetëm unë dhe Shefqeti, ndërsa Remziu me Kadri Kukën u kthyen pas".

    Koeçidenca e vizitës së presidentit Berisha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend ku ishte njoftuar më parë një takim i presidentit të Sërbisë, Sllobodan Millosheviç dhe presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, e bëri Remziun të dyshonte. Ai pasi kaloi matanë kufirit aktivistët e Frontit të Rezistencës, u kthye për të ndjekur çfarë do të ndodhte në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas. Takimi Millosheviç-Gligorov pritej të bëhej shumë pranë kufirit, në Shën Naum, ku ndodhet rezidenca verore i ish-liderit të Jugosllavisë Josif Broz Tito. Bllokimi i rrugës drejt Tushemishtit që të nxjerr në Shën Naum e nxiti Remziun të bëhej vigjilent për të zbuluar çfarë do të ndodhte.

    Basri Zuka: "Kur mbërritëm në Kosovë, unë mësova se të njëjtën ditë ishte bërë një takim i Millosheviçit me Gligorovin në Ohër(në ish-rezidencën e Titos në Shën Naum). Sapo dëgjova lajmin nga televizori, se Millosheviçi është takuar me Gligorovin në Ohër, më lindi dyshimi se edhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka qenë pjesëmarrës në atë takim dhe mbeta në një situatë pak të palakmueshme pasi nuk dija si të veproja. Ta lajmëroj rastin apo të mos e lajmëroj rastin".

    Nuk dihet me saktësi se çfarë informacioni arriti të mblidhte atë ditë Remzi Hoxha, por ai njoftoi kolegët e vet të lëvizjes guerrile në Kosovë për atë që kishte parë. Për këtë takim ai njoftoi sekretarin e Sindikatës së Zejtarëve të Kosovës dhe njëherësh aktivist i Frontit të Rezistencës Basri Zuka. Remziu i kërkoi Zukës që për këtë takim të vinte në dijeni dhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, në mënyrë që ia të të ishte në korent për atë që po ndodhte.

    Basri Zuka: "Unë personalisht të nesërmen në orën pesë pasdite, i dorëzova zyrës së presidentit Rugova një shkresë në të cilën e njoftova mbi dyshimin se në atë takim ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Atë shkresë e dorëzova si sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës. Adresë nuk pata lanë. Në ora 22.30 në mbrëmje shefi i protokollit të presidentit Rugova, Adnan Merosi, më merr në telefon dhe më kërkon një takim. Unë ia konfirmova takimin dhe u takum me të pas një gjysmë ore nga ora 23.00 në mbrëmje. Kur u takuam ai më pyeti pse nuk ke treguar më herët. Unë i thashë se nuk njoftova më herët për të mos shkaktuar telashe mes Rugovës dhe Sali Berishës. Se mund të ndodhte që nuk e kishin njoftuar njëri-tjetrin dhe për shkak të atij dyshimi kam hezitu që ta lajmëroj rastin. Ndërkohë ai më tha se ishte i interesuar që të njihej me mua në mënyrë që ta dinte se a jam person i pjekur apo thjeshtë kam shantazhuar. Unë ia shpjegova rastin se si ka qenë dhe ai nisi të dyshonte se vërtetë mund të ketë qenë një takim i përbashkët ndërmjet Millosheviçit, Gligorovit dhe Sali Berishës".

    Mbetet mister fakti, nëse pas informacionit të siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova pati ndonjë takim apo informoi presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. E vërteta është se vetëm pas dy javësh nga ky informacion që iu dërgua presidentit të Kosovës, Rugova, Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentët e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lënë gjurmë në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës.

    Basri Zuka: "Për fat, për fat, ajo shkresë të cilën ia kam dorëzuar QIK-ut(Qëndra për Informim e Kosovës) ashtu quhej më duket, pranë selisë së LDK-së. Kam patur dhe një kopje të saj, por për fat, pas interesimit të familjes së Remziut, pas arrestimit dhe zhdukjes në vitin 1995, një nga vëllezërit e tij si duket e ka humbur dhe s'kemi mundur me e gjet më atë dëshmi. Ajo dëshmi duhet të jetë gjend diku. Ndoshta, ndoshta dhe ajo mund të jetë një nga pretekstet që kanë çuar në gjurmimin e Remziut se kush ka qenë Remziu. Ndoshta kanë mendu se Remziu qenka një person të cilit nuk i intereson çështja kombëtare, gjë që s'ka kurfarë vërtetësie. Përkundrazi për kët takim që e njoftova unë presidencën, atëherë selinë e LDK-së, me qëllimin më të mirë e kam njoftuar që të kordinohen mes vetit dy kryetarët e shteteve, në mënyrë që të mos vijmë në situatë që dikush shkon në një drejtim dhe tjetri në tjetrin drejtim".
    ______________________________

    “Gazeta Shqiptare” boton më poshtë pjesë të transkriptuara nga kjo bisedë:

    “Firmosa çka donte SHIK-u”

    Avdyl Loshaj: ”Nëse s’nënshkruaja çfarë më thoshin, kërciste dajaku”

    Pas shumë vite kërkimesh familjarët e Remzi Hoxhës kanë mundur ta gjejnë Avdyl Loshajn në Hollandë. Vëllai i vogël i Remziut, Nebiu ka kryer një bisedë të gjatë me të.



    NH (Nebih Hoxha), AL

    (Avdyl Loshaj)

    NH: Çfarë preteksti, çka t’kan akuzu, për çka t’kan mundu ma tepër? Ç’ka kan dashtë me nxjerrë prej teje, a t’kujtohet?

    AL: Vetëm për atentatin e Prel Martini. M’kujtohet emri, atentatin e Prel Martinin edhe

    Zef Brozit para Gjykatës së Kasacionit. Vetëm për qeto dy sene, m’kujtohet.

    NH: Qëllimi im asht, nëse ke mundësi, diçka rreth ngjarjes së Remziut. Personat që janë të akuzuar si të dyshimt, nëse ki dijeni e mundsi diçka me m’ndihmu e me m’tregu rreth tyre?

    AL: Sa i përket atyne emrave që i kum lexue në atë gazetë, n’at artikull a kupto, nuk jamë n’dijeni për asnja, vetëm çka mund t’jem n’dijeni për disa fytyra të tyne, pranë gjykatës, nëse vjen puna që të dalë ndonjëherë para gjyqit. Edhe kur të vjen puna, para gjyqit, kamë dëshirë që të dëshmoj mi at çka asht ushtruar mbi trupin tonë. Se nuk ua falë dot. Personat, ftyrat e SHIK-ut të asaj periudhe duhet të jepin përgjegjësi. SHIK-u, kush ka qenë prezent e krejt të tjerët. Historia e ba t’vertetën, e qet t’vërteten vetë n’shesh.

    NH: A je i gatshëm,

    domethanë, nëse e rregullojmë punën e udhtimit, ose nëse i rregullojmë dokumentacionin, me ardhë deri atje në Shqipëri, me ardhë para ligjit në nji mnyrë?

    AL: Jam i gatshëm, po e kam edhe nji frikë që do t’më ndodhë ndoshta, kam akoma frikë nga ndonji progrek a proserb?

    NH: Unë, t’them t’drejtën, kam biseduar me njerëz zyrtar atje (në Shqipëri), e m’kan premtu që nëse vjen puna që të dalësh para ligjit, ta sigurojnë d o m e t h a n ë udhëtimin deri atje, prej aeroportit në gjykatë, edhe prap je i sigurt edhe nga organet shtetërore, sepse tash, në fakt, ligji është duke funksionuar si asnjiherë deri m’tani. E qëllimi im ësht që ky, domethanë nëse veç rregullohet puna e udhëtimit, se unë kam qenë mbrenda ktyre trekatër mujve tre here. E kam njifar garancie, edhe e kam njifar shprese, qi rasti i vllaut tonë mund të ndriçohet. Ja tash ja kurrë, se nëse nuk ndriçohet tash, ajo veç merr kahje tjetër edhe mund t’mos zbulohet asnjiher. Vetëm n’dorë të Zotit, nëse zbulohet ndoj herë.

    AL: Sa i përket rastit të vllaut tand, i vetmi shpëtim i imi asht që jam hedhë nga tre kate e gjysmë, nga torturat ma çnjerzore që ekzistojnë, që as as çetnikët nuk ti ushtrojnë në trup, të njeriut. E kupto? I vetmi...

    NH: A t’kan shti me nënshkru diçka?
    AL: Po, po, çdo deklaratë qe e kanë ndrru, dhe kan dash me e nënshkru. Se bana me dëshirë, pa dëshirë kërsitke dajaki! E dajaki n’Shqypni ishte veç me hu, me shkop druni, nga organet kompetente. M’kan shti me pi, e kan mbushë shishen plot ujë me kripë, dhe e kan perzi. Ma kan dhënë ashtu me pi, që të mbarojsha prej etjes! Nuk e disha ça me ba, a tek me ba?! E njejta gja, e ujit, m’ka ndodhë edhe n’Suboticë! Pra ça t’them!? Kam dëshirë , që një ditë të dali kjo n’shesh. Edhe do të dali. Jam shum optimist për këtë punë. Kam vujt shumë.

    gazeta shqiptare
    12.03.2008

    marr nga:

    http://lajme.dervina.com/?sherbimi=l...=3449-3446:384
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdoni temen se eshte shum interesante..

    e paska dasht rugoven i ngrati remzi..

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Ceshtja Remzi Hoxha

    Me ne fund u be publike zhdukja e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha.
    Thjesht se u be deshmitar i takimit Miloshevic Gligorov Berisha.
    E tani nuk ka as varr per ta qare te afermit.

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Citim Postuar më parë nga vloonjat Lexo Postimin
    Lexova per kete teme neper gazeta dhe lexova edhe ketu ne forum. Nje gje eshte shume e qarte qe SHIK ka patur dore dhe i ka zhdukur keta persona. Shume nga ju do thone qe ca po them eshte subjektive(sepse jam nga VL dhe gjoja permbysem pushtetin). Por s'eshte ashtu. Familja ime jane te gjithe me PD dhe une vete per aq formim sa kisha ne ate kohe kisha bindje ne PD.
    Por nje gje di te them se sa ka kapur SHIK ne Vlore dhe ka rrahur qe i di une(jo vetem une por dhe te tjere) s'ma ha mendja ti kete bere ndonje sherbim informimi ne bote. Po them sherbim informimi sepse SHIK nuk ka patur detyre eksekutive(si policia e shtetit psh). Po ne ne Vlore ne ate kohe i degjonim keto gjera e thonim po hajde se mire ua bejne komunisteve te qenit.
    Dhe gjithashtu kutite e votimit ne 96 jane mbushur me aq shume flete votimi fallco te PD (keto i kam pare vete me syte e mij, dhe kush i ze hasha i ze syte perendia) saqe as banjot publike nuk mbushen me aq letra letra higjenike kur bllokohen(e dini ju qe ne banja publike harxhon nje rotol te tere me leter highenike per nje te dhjere se ste behet vone se s'eshte e jotja).
    Keshtu qe ky zoti Gazidede po mundohet tu hedhe hir syve te njerzve. Gazidedja mund te thoje gjithcka per te mbuluar ****** e tij por fakti historik eshte qe ai sebashku me Salen e shoke kane dashur te mbajne pushtetin pa te drejte; kane vjedhur voten e lire te popullit; kane dashur medoemos te qendrojne ne pushtet dhe te sakrifikojne Shqiperine e shqipetaret per karrierat e tyre dhe per interesat e tyre. Gazidedja po te ishte burre i pafajshem le te rrinte ne Shqiperi. Ose nqs me te vertete i rrezikohej jeta le te kerkonte azil ne nje vend DEMOKRATIK perendimor, jo ne nje vend te korruptuar islamik. Po ai e dinte si qëni, qe ne perendim e dinin ca brumi ishte dhe do ta perzinin.
    Si mund te presim ne qe nje njeri i tille te punoje qe Shqiperia te shkoje drejt perendimit? Eshte absurde.
    Gazidede vajti per sherbime agjenturore ne Siri.Thone qe ai jepte mesim ne nje shkolle.Po mire ore po pse ne Siri dhe jo ne Rumani apo Bullgari,Turqi apo nje vend tjeter i afert??Pse pikerish Siria??Dhe u kthye ne Shqiperi vetem kur erdhi Sala ne pushtet...keshtu u kthyen edhe Gramoz Pashkot..Genc Rulat....Faleminderit zotit qe e shuajti ate fare Pashkoje...

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti mercenari i edvinit.. kur shkruan po the nje genjeshter te vene ne hale gjith cke thene..

    pashkua me rulin nuku iken gjekundi.. ne tiran kan qene e bile pashkua ka punuar dhe me nanon..

    kur nuk di gje mos u perzie ketu..

    tjeter.. profesor pashko vdiq aksidentalisht basjk me te tjere dhe shqiptaret shprehen dhimbje per ate tragjedi qe ndodhi..
    ti qenka jo vetem mercenar por dhe kanibal..
    mos e pvet se kallxon vet thot popplli..

    juanit.. nuk i ka fshehur berisha as rugova takimet me politikanet e tjere..

    gjith politikanet takohen..

    problemi ketu eshte se.. nje dor mjeshterore po mundohet ta perdore zhdukjen e ketij remziut si mjet politik..
    nuk e kan fare hallin tek i ndjeri.. se po ta kishin athere ne 8 vite nanoiste metoiste pandush-iste e kishin hapur ceshtjen e kishin bere gjyqe e hetime e cte donin..

    mirpo nga 97-ta deri me 2005 (bile dhe tani) nuk e vun ujin ne zjarr as klosistet nanoisto meto iste pandush petro koraboistet mejdanoiste.. te ps-se as klosistet jakupoisto qoseisto lpk-iste.. enveroiste pdk-iste te kosoves.. qe zyrtarisht ti shkojne ne fund kesaj pune..
    por as zyrtarisht as..llafe koto-isht skan care menderen te bejne per remziun e gjore qe sic duket ka vuajtur dhe ai nga virusi enverist..

    pra remziun e perdorin si loder per propagande e kjo eshte paturpesi..

    njiher e bejn remziun.. bisnesmen i ndershem qe shikon punen e vet.. njiher sindikalist pa parti.. njihere enverist lpk-ist.. e uck-ist..e tash se fundi.. zbulues agjent.. ne sherbim te rugoves..

    e njejta dore e udheheq kte lojen me remzi dhe po ajo dore e ben remziun me 700 ftyra..
    pra po tallen..

    e derisa tallen do te thote se ky i ngrate ka qen vegel e thjeshte e ketyre krokodilve enveroiste te ps-se e lpk-se qe pergatiten e ben 97-ten..
    pra e kan perdorur te ngratin per interesat e tyre pastaj do e ken flakur diku si myftiun e gostivarit..

    e njejta kupole.. i njejti stil..


    dhe e njejta mafie-media qe i fryn kesaj loje..



    ..

    ujk.. pyt petro korab kocin se duhet ta dije mire ku i ka gjurmet remziu..



    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 31-03-2008 më 18:13

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    qe thua ti mercenari i edvinit.. kur shkruan po the nje genjeshter te vene ne hale gjith cke thene..

    pashkua me rulin nuku iken gjekundi.. ne tiran kan qene e bile pashkua ka punuar dhe me nanon..

    kur nuk di gje mos u perzie ketu..

    tjeter.. profesor pashko vdiq aksidentalisht basjk me te tjere dhe shqiptaret shprehen dhimbje per ate tragjedi qe ndodhi..
    ti qenka jo vetem mercenar por dhe kanibal..
    mos e pvet se kallxon vet thot popplli..

    juanit.. nuk i ka fshehur berisha as rugova takimet me politikanet e tjere..

    gjith politikanet takohen..

    problemi ketu eshte se.. nje dor mjeshterore po mundohet ta perdore zhdukjen e ketij remziut si mjet politik..
    nuk e kan fare hallin tek i ndjeri.. se po ta kishin athere ne 8 vite nanoiste metoiste pandush-iste e kishin hapur ceshtjen e kishin bere gjyqe e hetime e cte donin..

    mirpo nga 97-ta deri me 2005 (bile dhe tani) nuk e vun ujin ne zjarr as klosistet nanoisto meto iste pandush petro koraboistet mejdanoiste.. te ps-se as klosistet jakupoisto qoseisto lpk-iste.. enveroiste pdk-iste te kosoves.. qe zyrtarisht ti shkojne ne fund kesaj pune..
    por as zyrtarisht as..llafe koto-isht skan care menderen te bejne per remziun e gjore qe sic duket ka vuajtur dhe ai nga virusi enverist..

    pra remziun e perdorin si loder per propagande e kjo eshte paturpesi..

    njiher e bejn remziun.. bisnesmen i ndershem qe shikon punen e vet.. njiher sindikalist pa parti.. njihere enverist lpk-ist.. e uck-ist..e tash se fundi.. zbulues agjent.. ne sherbim te rugoves..

    e njejta dore e udheheq kte lojen me remzi dhe po ajo dore e ben remziun me 700 ftyra..
    pra po tallen..

    e derisa tallen do te thote se ky i ngrate ka qen vegel e thjeshte e ketyre krokodilve enveroiste te ps-se e lpk-se qe pergatiten e ben 97-ten..
    pra e kan perdorur te ngratin per interesat e tyre pastaj do e ken flakur diku si myftiun e gostivarit..

    e njejta kupole.. i njejti stil..


    dhe e njejta mafie-media qe i fryn kesaj loje..



    ..

    ujk.. pyt petro korab kocin se duhet ta dije mire ku i ka gjurmet remziu..



    ...
    Mos ke shkare nji cik brari?Po shof shume budallenj ketu ku i flet per xixellonja dhe ata te flasin per buburreca.Mos flit kot se pastaj epitetet qe ve i merr era.Ti nuk po me tregon nonji gje te re.Patjeter qe pashko do punonte me nanon si puna e babait te vet.Ai ishte nje tradhtar grek dhe zoti e ndeshkoi mire.


    Persa i takon ceshtjes se remziut ti je i sakte,por ata nuk kane nonji interes per zgjedhje te reja perderisa interesat e tyre nuk u jane prekur.Vetem nqs u preken dhe u preken fort atehere po dhe mos me shume.

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Oh braro i njof te gjithe o braro aq sa s`ta merr mendja.Une nuk vij nga lushnja apo nga CERMENIKA.
    Ti po me ngaterro mua me ndonji PALI MISKA LOL

  11. #191
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    O Braro e degjova keshillen tende dhe i pyeta Petrot e te tera.
    Problemi eshte se zoti Sefgjini e shoke, sot drejtor i pergjithshem i tatimeve, te akuzuarit kryesor te ketij krimi, perfituan nga amnistia e ish Presidentit Berisha ne vitin 1997, ku u falen te gjitha veprat peale te lehta si vjedhje, rrembim, torture, rrahje etj qe ishin bere para 1997, keshtu kur u arrestuan dhe u gjykuan me 2003 duke pare se keto vepra ishin falur nuk mund te gjykoheshin. Ndersa dua te kujtoj se zoti Sefgjini, Gazidede jane akoma te dyshuaritkryesor per vrasjen e Remzi Hoxhes, vetem se po nuk u gjet trupi i te ndjerit nuk mund te provohet vdekja e tij, keshtu as keta pisat nuk mund te gjykohen e te denohen........
    Pastaj po i lexosh mire shkrimet ne gazete do te shohesh qe nuk eshte tallur njeri, mjafton te besh nje lidhje te ngjarjeve, sepse jane ngjarje dhe fakte qe tregohen nga te afermit, miqte e Remziut dhe jo trillime te gazetareve.

    Ligji “Për Amnistinë” shpëtoi nga burgu ish-shefat e SHIK-ut

    Ligji për “Amnistinë” i dekretuar nga ish-presidenti Sali Berisha u cilësua si shkaku kryesor përse organi i akuzës nuk mundi të zbardh ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas zhdukjes misterioze të Remzi Hoxhës. Ligji nr.8202 i datës 27 mars 1997 “Për Amnistinë”, është dekretuar në çastet kur Shqipëria ishte e zhytur në tym dhe flakë nga trazirat që kishin përfshirë gjithë vendin. Ku ligj është bërë shpëtimi i ish-drejtuesve dhe ish-agjentëve të SHIK-ut të akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, pasi krimi ishte konsumuar përpara 5 prillit 1997, duke rrëzuar akuzat fillestare të ngritura ndaj tyre. Klasifikimi i ri i veprës penale të kryer nga këta persona ka çuar në riha-pjen e hetime-ve nga ana e Prokurorisë, por dhe këtë radhë ka munguar prova kryesore, kufoma e zhdukur pa lënë e gjurmë e Remzi Hoxhës. Këto kanë qenë arsyet kryesore sipas ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, që e dety-ruan organin e akuzës të pezullojë dosjen penale me nr 449, e vitit 1995. Në një për-gjigje zyrtare që Sollaku i dërgoi Sekretares se Përgjithshme të Amnesty International në Londër, Irene Khan, pasqyrohej me detaje çdo hap i ndjekur nga prokuroria dhe pengesat që e detyruan atë të mos i shkojë në fund çështjes së Remzi Hoxhës. Ky raport i ish-Prokurorit të Përgjithshëm mban numrin e protokollit 3960 dhe është përpiluar më 16 dhjetor 2004, dy muaj pas kërkesës që ishte bërë nga Amnesty International.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 02-04-2008 më 06:52
    Liberté, égalité, fraternité

  12. #192
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Braro ja ku e ke raportin e Sollakut per çeshtjen e Remzi Hoxhes, ky eshte faksi i derguar amnesty intenational.


    Lënda:Përgjigje faksit tuaj të datës 11 tetor 2004.
    Amnesty International, z.Irene Khan Sekretare e Përgjithshme
    "E nderuar z.Khan, përsa kërkoni në faksin tuaj të datës 11 tetor 2004, ju sqarojmë sa më poshtë: Mbi bazën e rekomandimit të dërguar nga ana e Avokatit të Popullit Ermir Dobjani, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datën 17.01.2003, rifilloi hetimet e pezulluara të procedimit penal nr. 449, të vitit 1995, që bën fjalë për ushtrimin e torturës ndaj Remzi Hoxhës dhe zhdukjen e tij si dhe ushtrimin e torturës ndaj Ziso Kristopullit dhe Armando Loshajt.
    Për ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimin e këtij procedimi u ngarkua posaçërisht një prokuror i kualifikuar si dhe tre oficerë të policisë gjyqësore, të cilët kryen intesivisht të gjitha veprimet e mundëshme në përputhje të plotë me ligjin procedurial penal. Mbi bazën e kërkesës se prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi masën e sigurimit arrest në burg për: Arben Sefgjini, ish-zv/drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të rrethit Tiranë; Ilir Kumbaro, ish-kryetar i Degës së Parë në këtë Drejtori; Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit nr.10 dhe Budion Meçe, ish-inspektor po në këtë drejtori.
    Për tre nga personat e mësipërm dhe pikërisht për Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Budion Meçen masa e sigurimit u ekzekutua dhe ata u burgosën. Pasi u kryen disa veprime hetimore akuza ndaj Avni Koldashit u pushua nga organi i procedimit penal dhe ai u lirua nga burgu pasi nuk rezultoi të kishte kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.
    Për personin nën hetim Ilir Kumbaro nuk u bë e mundur të ekzekutohej masa e sigurimit sepse ndodhej jashtë shtetit, pa adresë të përcaktuar saktësisht. Ndaj këtij të fundit u bë shpallja e kërkimit ndërkombëtar, por kërkimi nuk dha rezultat. Nga tërësia e materialeve dhe provave që u bë e mundur të grumbulloheshin rezultoi se:
    Të pandehurit Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin konsumuar elementët e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të torturës ndaj Remzi Hoxhës, shqiptar nga trevat e Maqedonisë, Ziso Kristopullit banor i fshatit Ksamil të rrethit Sarandë dhe Avdyl Loshajt shqiptar nga Kosova. Shpërdorimin e detyrës ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) e kanë kryer duke i marrë e izoluar me forcë për periudha të gjata kohe tre personat e sipërshënuar, duke përdorur dhunë sistematike ndaj tyre për disa ditë me radhë si dhe duke përpiluar akte me përmbajtje fiktive në emër të Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli nën presionin e dhunës fizike e psikike.
    Veprat penale të mësipërme parashikohen nga nenet 248 e 25, 26, 27 dhe 86 e 25, 26, 27 të Kodit Penal. Por të dyja këto vepra penale janë amnistuar meqënëse janë konsumuar përpara datës 5 prill 1997, kur ka hyrë në fuqi ligji nr.8202, datë 27.03.1997 "Për amnistinë".

    Në këtë procedim penal janë ngritur versione dhe janë kryer të gjitha veprimet e mundëshme hetimore dhe në lidhje me veprat penale "të rrëmbimit", parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal; "torturës me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal dhe "vrasjes", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal, vepra këto që nuk janë amnistuar nga ligji i sipërpërmendur.
    Por elementët e veprave penale në fjalë nuk u vërtetuan pasi:
    1)-Vrasja ose vdekja e Remzi Hoxhës mund të ketë ndodhur, por nuk provohet fakti kriminal përderisa nuk është gjendur kufoma dhe nuk është përcaktuar shkencërisht shkaku direkt i vdekjes.
    2)-Rrëmbimi kërkon qëllimin për të fituar pasuri ose për të siguruar çdo lloj përfitimi tjetër, gjë që në rastin konkret nuk ekziston. Marrja me forcë është bërë në saj të detyrës, ndonëse në kundërshtim me ligjin.
    3)-Tortura me pasoja të rënda kërkon shprehimisht si element përbërës të saj gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, pasoja këto që nuk mund të vërtetohen në mungesë të ekspertimeve mjeko-ligjore.
    Theksojmë se Avdyl Loshaj aktualisht banon në qytetin Bred të Holandës dhe grupi hetimor shkoi e pyeti atë në vendbanimin e tij. Ai konfirmoi përdorimin e dhunës nga ish-punonjësit e SHIK-ut, por nuk kshte dëmtime që mund të kategorizohen "pasojë e rëndë" sipas dispozitës penale të sipërshënuar.
    Në kushtet e mësipërme, pas kalimit të afateve maksimale të paraburgimit, gjykata i liroi tre të arrestuarit dhe organi procedurës pushoi akuzat e ngritura si dhe pezulloi hetimet në lidhje me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Dosja e pezulluar i ka kaluar organit kompetent të policisë për vazhdimin e gjurmimit në rrugë operative".
    Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.
    Prokurori i Përgjithshëm
    Theodhori Sollaku
    Liberté, égalité, fraternité

  13. #193
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 16/04/2008

    Në zhdukjen e Remzi Hoxhës:
    nëntë ish-zyrtarë të shtetit

    • Artan Hoxha

    Të paktën 9 ish-funksionarë të lartë të strukturave të sigurisë kombëtare gjatë viteve 1994-1997, janë personat e dyshuar direkt si autorët e rrëmbimit dhe më pas zhdukjes pa lënë gjurmë të shqiptarit nga Maqedonia Remzi Hoxha. Në puntatën e radhës të emisionit investigativ “Xhungël” që transmetohet në NEËS 24, u paraqitën fakte dhe detaje në lidhje me motivin e organizimit të këtij operacioni famëkeq

    “Shqiptari nga Maqedonia, Remzi Hoxha, nuk mundi tu rezistojë më shumë se katër ditë metodave speciale hetimore të agjentëve të SHIK-ut. Ditën e pestë, një nga aktivistët kryesorë të organizatës guerrile Fronti i Rezistencës Shqiptare, që u kishte mbijetuar kombinacioneve të UDB-së Sërbe dhe të kolegëve të tyre të shërbimit sekret maqedonas, dha shpirt në birucat e bazës sekrete të Shërbimit Informativ Shqiptar, në Vain të Lezhës. Rrahjet barbare dhe torturat çnjerëzore të oficerëve drejtues të SHIK-ut të Gazidedes ishin aq të pamëshirshme, sa Remzi Hoxha nuk mundi tu rezistonte dot. Më datë 26 tetor 1995, pesë ditë pasi ishte rrëmbyer në mënyrë krejtësisht të paligjshme nga agjentët e SHIK-ut, para punishtes së vet, Remzi Hoxha mbylli sytë përjetësisht duke u kthyer në një nga dëshmorët dhe martirët e parë, të asaj që më vonë do të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nuk është provuar kurrë nëse oficerët e SHIK-ut që e torturuan Remziun kanë synuar ta thyejnë qëndresën e tij, apo ta eleminojnë fizikisht. Por tashmë është fakt se ai u mbeti në dorë shik-asve, ndërsa ata po aplikonin mbi trupin njërit nga eksponentët kryesorë të lëvizjes çlirimtare në Kosovë, metodat më mesjetare të torturës.

    Pasoja


    Në raportin e klasifikuar sekret shtetëror të Shërbimit Informativ Kombëtar me numër protokolli 2294, i datës 31 korrik 2002 thuhet se: “Viktima rezulton të jetë çuar në një bazë sekrete në Vain të Lezhës, ku është trajtuar barbarisht dhe nga torturat ka vdekur”. Ushtrimi i torturës ndaj Remzi Hoxhës dhe dy personave të tjerë, Ziso Kristopulli e Avdyl Loshaj, të rrëmbyer paralelisht me të për të krijuar skenën e një grupi të strukturuar kriminal dhe agjenturor, provohet dhe nga raporti i Kryeprokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i firmosur prej tij më datë 16 dhjetor 2004. Në këtë raport thuhet se: Shpërdorimin e detyrës ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar e kanë kryer duke i marrë e izoluar me forcë për periudha të gjata kohe, tre personat e sipërshënuar, duke përdorur dhunë sistematike ndaj tyre për disa ditë me radhë”. Ushtrimin e torturave ndaj Remzi Hoxhës e dëshmon edhe njeriu që shërbeu si karremi i SHIK-ut për ta futur atë në valle, Avdyl Loshaj. Në dëshminë që Loshaj ka dhënë në shtator të vitit 2003 deklaron se: “Gjatë torturave që kam pasur në ambjentet e SHIK-ut, unë kam dëgjuar edhe britmat e Remzi Hoxhës”

    Alibia


    Cili ishte në të vërtetë motivi pse u rrëmbye Remzi Hoxha dhe pse më pas ekzekutorët e tij, jo vetëm ia zhdukën kufomën pa lënë gjurmë, por u munduan ta rivrasin duke e akuzuar si një agjentë të shërbimeve sekrete sërbe? Kosovari nga Deçani, Avdyl Loshaj, apo i njohur ndryshe si Armando Dittermetzer, i verifikuar tashmë si një agjentë i dyfishtë i UDB-së sërbe dhe SHIK-ut të Gazidedes, në një bisedë të rregjistruar më datë 12 shtator 2003 në Amsterdam të Holandës ka deklaruar se: Kur kam hyrë në birucat e SHIK-ut më kanë ardhur deklarata të shkruajtura dhe të përgatitura nga ata. Aty çfarë nuk kam parë. Aty kam parë se kemi qënë organizatorë të atentatit ndaj Zef Brozit, Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, e Prel Martinit, Kryetarit të Gjykatës së Apelit. Se kisha bashkëpunuar me Remzi Hoxhën, për atentatin ndaj presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov, e ku ta di unë tjetër.

    Në raportin sekret të SHIK-ut në lidhje me këtë çështje thuhet se: Mbi thelbin e këtyre deponimeve të Armando Loshajt jep shpjegim Ziso Kristopulli, të cilin oficerët e SHIK-ut e kanë pyetur veç të tjerash për këto çështje kryesore:”…çfarë udhëzimesh merrje kryesisht nga Ruçi, Meta, Angjeli, Dokle e Agolli…., cilët janë kryetarët e grupeve të agjenturës serbe në Sarandë, Vlorë, Shkodër, Durrës e Elbasan..., kë keni kryetar... sa armë e dinamit do të sillje nga Serbia në Shkodër... ku janë depot në këtë qytet... çfarë strategjie keni për fushatën e zgjedhjeve, po humbët... cilët udhëheqës të partisë, keni në lista për vrasje... Po Remziu çfarë detyrash ka..., ku e sa herë jeni takuar me të... paratë kush ua sillte... si e keni organizuar atentatin kundër Musarajt... etj.

    Motivi


    Ndërsa bashkëluftëtari i Remzi Hoxhës, Basri Zuka, dëshmoi një tjetër motiv. Sipas dëshmisë së tij Remzi Hoxha kishte mundur të siguronte informacion dhe të dokumentonte një takim të fshehtë të papublikuar më parë, mes presidentit të Sërbisë Sllobodan Millosheviç dhe Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Ky takim u realizua në Ohër më 30 maj 1993, me ndërmjetësimin e presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov, pak kohë pasi Sërbia ishte vendosur nën embargon e fortë të karburanteve. Fakt është se në vitet që pasuan ushtria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç që përgjaku Bosnjën, Kroacinë dhe më vonë Kosovën, u furnizua me karburant në rrugë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë. Gjë të cilën ish-presidenti Berisha u detyrua ta pranonte publikisht, vitin e kaluar pas publikimit të kujtimeve të ish-presidentit të Malit të Zi, Momir Bullatoviç. Takimi i Ohrit dyshohet se shërbeu si hedhja e themeleve për kontrabandën disavjeçarë të karburanteve, të organizuar nga strukturat e shtetit shqiptar drejt Malit të Zi dhe më tej drejt Sërbisë.

    Gjurmët


    Mungesa e një hetimi konkret për këtë ngjarje e bëri gati të pamundur përpjekjen e familjes Hoxha për të zbuluar të vërtetën e asaj që kishte ndodhur. Përpjekjet e mëvonshme të avokatëve dhe juristëve të pajtuar nga familjarët e Remzi Hoxhës për të kërkuar zbatimin e ligjit nga autoritet shqiptare ndeshën në një terren të zbrazur. Ndryshimi i qeverisjes dhe largimi jo vetëm nga pushteti por dhe nga territori i Republikës së Shqipërisë i personave që kryen operacionin e famëkeq që përfundoi me zhdukjen e Remzi Hoxhës u dha shpresë familjarëve të tij. Drejtuesit e rinj të Prokurorisë dhe SHIK-ut u treguan të gatshëm për të nisur hetimet për zbardhjen e dosjes numër 449. Por ustallarët e Gazidedes, para se të braktisnin detyrën dhe zhdukën çdo gjurmë që i implikonte në arshivat e SHIK-ut.

    Të dyshuarit


    Pas një heshtje gati shtatëvjeçare nga strukturat e shtetit shqiptar, në verën e vitit 2002, me iniciativën e zyrës së avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, ingranazhi i drejtësisë u vu në lëvizje. Më 3 korrik 2002 Avokati i Popullit i kërkoi Shërbimit Informativ të hartonte një raport të hollësishëm dhe të detajuar për rastin e Remzi Hoxhës. Pas afro një muaj hetimi intensiv, më 31 korrik 2002, ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi hodhi firmën mbi raportin e klasifikuar sekret shtetëror me numër protokolli 2294. Për herë të parë në këtë raport hidhej dritë se çfarë kishte ndodhur me Remzi Hoxhën dhe se SHIK-u ishte i zhytur deri në fyt në këtë krim shtetëror. Në këtë raport thuhet se: Në rrëmbimin dhe trajtimin e Remzi Hoxhës, pak a shumë konfirmohet të kenë marrë pjesë: Avni Koldashi, liruar nga SHIK me kërkesën e vet në vitin 1998, aktualisht me banim në Tiranë; Ilir Kumbaro, liruar nga SHIK në vitin 1996, me banim në Londër (Angli), Budion Meçe, i liruar në shtator të vitit 1997, me banim në Tiranë, Arben Sefgjini, i liruar në vitin 1997, me banim në Tiranë, Bexhet Muhellari, ish-inspektor i zonës ku ka banuar Remziu, i liruar në vitin 1997, me banim në Laprakë (Për Bexhetin, pjesëmarrja e tij në këto veprime del vetëm nga një burim) Roland Dedej, ish-shofer i Ilir Kumbaros, rezulton të ketë marrë pjesë në veprimet ndaj tre personave të rrëmbyer.

    Po ashtu, dyshohet të kenë marrë pjesë edhe Xhahit Xhaferri si dhe të ketë dijeni ish-zv/drejtori i kundërzbulimit Flamur Gjymyshka (kunat i Bashkim Gazidedes).

    Theksojmë se për këtë çështje është bashkëpunuar rregullisht me Drejtorinë e Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila posedon përgjithësisht të gjitha materialet që disponohen nga ky shërbim”.

    Veç këtyre personave i akuzuar direkt është dhe ish-shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede, i cili minimalisht ka shpërdoruar detyrën dhe ka penguar hetimin e prokurorisë.

    Hetimi


    Pas informacionit të siguruar nga SHIK-u, Avokati i Popullit i rekomandoi Prokurorisë së Përgjithshme që të rihapte çështjen Hoxha. Më 17 janar 2003 Prokuroria e Tiranës u detyrua të rihapte hetimet e pezulluara për procedimin penal numër 449. Për herë të parë një prokuror dhe tre oficerë të policisë gjyqësore filluan të merren seriozisht me këtë çështje duke nisur të grumbullojnë pak nga pak çfarë kishte mbetur nga krimi shtetëror i tetorit 1995. Por dhe këtë radhë mjaftoi një detaj që familja Hoxha të krijonte hije dyshimi se çështjes nuk do ti shkohej deri në fund. Në krye të Prokurorisë së Përgjithshme qëndronte Theodhori Sollaku, ish-këshilltari juridik i presidentit Berisha në kohën kur Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u.

    (Vijon)

  14. #194
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Berisha sigloi me dorën e tij mbylljen hetimit

    16/04/2008 - 13:08
    • Artan Hoxha

    Ish-presidenti Berisha ka sigluar me dorën e vet pezullimin e hetimeve dhe arshivimin e dosjes hetimore numër 449, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Në dosjen hetimore që është aktualisht në duart e Prokurorisë së Përgjithshme ekziston një provë e fortë shkresore që implikon në ngjarjen e 21 tetorit 1995 dhe kryeministrin aktual të vendit, Sali Berisha. Gjatë hetimeve të kryera pas vitit 1997, në arshivën e presidencës është arritur të sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një shkresë e cila ka në këndin e sipërm të saj një fjali të sigluar me shkrimin e Berishës. Sipas burimeve të Prokurorisë thuhet se ka qenë pikërisht kjo shkresë që ka mbyllur hetimet dhe ka arshivuar dosjen numër 449, në vitin 1996. Prokuroria në atë kohë kishte nisur hetimet për operacionin sekret të kryer nga agjentët e SHIK-ut të Gazidedes, pas denoncimit të familjarëve të Remzi Hoxhës. Gjatë hetimit u hasën pengesa të pakalueshme për shkak të mosbashkëpunimit të SHIK-ut, madje dhe të presionit të ushtruar nga drejtuesit e tij. Vulën përfundimtare për arshivimin e dosjes e dha shkresa me siglën e ish-presidentit Berisha, që urdhëronte ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Alush Dragoshi se duhej ti jepte fund hetimit.
    Prova
    Përpjekjet e policisë dhe prokurorisë pas 21 tetorit 1995 ndeshën barrikadën e pakalueshme të strukturave hermetike të SHIK-ut që drejtohej me dorë të hekurt nga Gjeneral Bashkim Gazidede. Pas disa muaj hetimesh sipërfaqësore dosja numër 449 u arshivua. Dhe surpriza qëndron në faktin, se për ta mbyllur dhe arshivuar këtë dosje, ka mjaftuar ciklim i ish-presidentit Berisha. "Pasi u konsultua me prokurorin e përgjithshëm Alush Dragoshi, çështja të AA (arshivohet)", ka shënuar me dorën e vet ish-kreu i shtetit shqiptar. Kjo shkresë hedh dritë për faktin pse edhe pas 13 vitesh Remzi Hoxha nuk ka një varr. Kjo provë sot gjendet e qepur me provat dhe faktet e tjera pjesë e fashikujve voluminozë të dosjes numër 449.
    Mesazhi
    Me fitoren e kualicionit të djathtë më 3 korrik 2005, ish-shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede u rikthye në atdhe pas tetë vitesh arratie jashtë vendit. Në një deklaratë publike që Gazidede bëri në media më 26 tetor 2006, 11 vjet pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës nga vartësit e tij, e mohoi në mënyrë kategorike që të kishte dijeni për këtë ngjarje. Ai tha se "pas një shkrimi të bërë në Gazetën Shqiptare menjëherë pas ngjarjes, kishte angazhuar dy drejtori të SHIK-ut për të hetuar çështjen. Nga ky hetim rezultoi se SHIK-u nuk ishte implikuar në këtë histori". Duke mos demostruar asnjë shenjë pendese për këtë krim shtetëror dhe duke u përpjekur të fshehë të vërtetën tashmë të provuar nga organet e hetimit, se është pikërisht SHIK-u që e ka zhdukur Remzi Hoxhën, Gazidede dha një mesazh të qartë se eshtrat e tij nuk do të gjenden kurrë.
    Liberté, égalité, fraternité

  15. #195
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Prokuroria ndihmoi në lirimin nga burgu të 3 ish-zyrtarëve të SHIK-ut

    Pas pesë muaj hetimesh prokuroria e Tiranës lëshoi katër urdhërarreste për ish-drejtues dhe oficerë të lartë të SHIK-ut, të cilët akuzoheshin si autorë të ngjarjes. Mbrëmjen e e 21 majit 2003, policia e Tiranës me një urdhër-arresti të firmosur nga Gjykata e Shkallës së Parë u paraqit në banesat e Arben Sefgjinit, Avni Koldashit, dhe Budion Meçes, ndërsa urdhër-arresti për Ilir Kumbaron iu dërgua Zyrës së Interpolit për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar. 48 orë pas ndalimit nga policia, gjykata e Tiranës i la në arrest burgu pa afat të tre të akuzuarit. U krijua përshtypja se drejtësia këtë radhë do të vinte me shpatulla pas murit personat përgjegjës pavarsisht se kush fshihej pas tyre. Ndryshimi i klasifikimit të veprës penale nga prokuroria duke rrëzuar akuzën e vrasjes, bëri që ish-zyrtarët e SHIK-ut të liroheshin pas 6 muajsh burgimi dhe të shijonin dhe njëherë lirinë, pavarsisht se Remzi Hoxha do të mbetej pa varr. Në raportin me numër 3960 të datës 16 dhjetor 2004, kryeprokurori Sollaku e justifikon në këtë mënyrë lirimin e ish-shikasve të arrestuar dhe pezullimin e hetimeve: "Në kushtet e mësipërme, pas kalimit të afateve maksimale të paraburgimit, gjykata i liroi tre të arrestuarit dhe organi procedurës pushoi akuzat e ngritura si dhe pezulloi hetimet në lidhje me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Dosja e pezulluar i ka kaluar organit kompetent të policisë për vazhdimin e gjurmimit në rrugë operative".
    Liberté, égalité, fraternité

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prokuroria i shpëtoi nga burgu shikasit e Gazidedes


    ( 18/04/08) Artan Hoxha

    Pavarsisht asaj që ndodhte në Shqipëri, përpjekjeve mjerane të ish-drejtuesve të SHIK-ut të Gazidedes për ta mbuluar figurën e Remzi Hoxhës me hijen e zezë të tradhëtisë, si një agjent i UDB-së sërbe, në Kosovë ka ndodhur krejt e kundërta. Bashkëqytetarët dhe bashkëluftëtarët e tij, e dinë mirë se kush ishte Remzi Hoxha dhe çfarë sakrificash bëri ai që Kosova të shpëtonte nga shtypja e rregjimit sërb. Për rolin që ai ka luajtur në organizimin dhe financimin e rezistencës në Kosovë si dhe për kontributin që ka dhënë në çlirimin e saj, një nga rrugët kryesore të qytetit të Ferizajt prej më shumë se dy vitesh mban emrin e dëshmorit të rezistencës antisërbe në Kosovë, Remzi Hoxha. Vendimi për ta emërtuar një nga rrugët e qytetit, ku Remzi Hoxha ka jetuar dhe ka drejtuar lëvizjen sindikaliste në Kosovë, gjatë rregjimit të Millosheviçit është marrë në mënyrë unanime nga Kuvendi Komunal i Ferizajt. Bashkëluftëtari i tij, Bajrush Xhemaili, aktualisht kryetari i komunës së Ferizajt si përfaqësues i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, shprehet se:"Kur u rrëmbye dhe u zhduk Remzi Hoxha, unë isha i burgosur nga rregjimi sërb dhe dola prej burgut vetëm dy muaj pasi ishte çliruar Kosova, në gusht 1999. Lajmin për atë që i ndodhi e mora në burg dhe u trishtova shumë. Por mesa duket liria e Kosovës paska dashur sakrifikimin e shumë dëshmorëve, mes të cilëve ndodhet dhe Remzi Hoxha. Detyrën e kryetarit të Komunës Ferizaj e kam marrë tash sëfundi, pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. Vendimi i kuvendit komunal për ta emërtuar rrugën ku ka jetuar Remzi Hoxha, me emrin e tij, është marrë gati dy vjetë përpara se unë të vihesha në krye të komunës Ferizaj. Madje është votuar në mënyrë unanime nga të gjithë përfaqësuesit e forcave politike. Me këtë akt Ferizaj ka nderuar veprën dhe sakrificën e Remzi Hoxhës", thotë Bajrush Xhemaili, ndërsa sytë i mbushen me lotë. Ai shprehet i sigurtë se çështja e Remzi Hoxhës do të zgjidhet pavarsisht pengesave, dhe se bashkëluftëtarët e tij nuk do ta harrojnë kurrë atë që ai bëri për Kosovën.
    Hetimi
    Në një përgjigje zyrtare që Sollaku i ka dërguar Sekretares se Përgjithshme të Amnesty International në Londër, Irene Khan, pasqyrohet me detaje çdo hap i ndjekur nga prokuroria dhe pengesat që e kanë detyruar atë të mos i shkojë në fund çështjes së Remzi Hoxhës. Ky raport i Prokurorit të Përgjithshëm mban numrin e protokollit 3960 dhe është përpiluar më 16 dhjetor 2004, dy muaj pas kërkesës që ishte bërë nga Amnesty International. Në raport thuhet se: "Mbi bazën e kërkesës se prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi masën e sigurimit arrest në burg për: Arben Sefgjini, ish-zv/drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të rrethit Tiranë; Ilir Kumbaro, ish-kryetar i Degës së Parë në këtë Drejtori; Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit nr.10 dhe Budion Meçe, ish-inspektor po në këtë drejtori. Për tre nga personat e mësipërm dhe pikërisht për Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Budion Meçen masa e sigurimit u ekzekutua dhe ata u burgosën. Pasi u kryen disa veprime hetimore akuza ndaj Avni Koldashit u pushua nga organi i procedimit penal dhe ai u lirua nga burgu pasi nuk rezultoi të kishte kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Për personin nën hetim Ilir Kumbaro nuk u bë e mundur të ekzekutohej masa e sigurimit sepse ndodhej jashtë shtetit, pa adresë të përcaktuar saktësisht. Ndaj këtij të fundit u bë shpallja e kërkimit ndërkombëtar, por kërkimi nuk dha rezultat".
    Akuzat
    Në raportin që mban firmën e kryeprokurorit Sollaku thuhet qartë se:"Nga tërësia e materialeve dhe provave që u bë e mundur të grumbulloheshin rezultoi që: Të pandehurit Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Ilir Kumbaro në bashkëpunim
    me njëri-tjetrin kishin konsumuar elementët e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të torturës ndaj Remzi Hoxhës, shqiptar nga trevat e Maqedonisë, Ziso Kristopullit banor i fshatit Ksamil të rrethit Sarandë dhe Avdyl Loshajt shqiptar nga Kosova. Shpërdorimin e detyrës ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) e kanë kryer duke i marrë e izoluar me forcë për periudha të gjata kohe tre personat e sipërshënuar, duke përdorur dhunë sistematike ndaj tyre për disa ditë me radhë si dhe duke përpiluar akte me përmbajtje fiktive në emër të Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli nën presionin e dhunës fizike e psikike. Veprat penale të mësipërme parashikohen nga nenet 248 e 25, 26, 27 dhe 86 e 25, 26, 27 të Kodit Penal". Prokuroria arriti të provonte akuzën e shpërdorimit të detyrës, rrëmbimin të personit dhe ushtrimit të torturës, por për të shpëtuar nga burgu dhe një herë tjetër ish-zyrtarët e SHIK-ut të Gazidedes u gjet një mënyrë më fine. U bë ndryshimi i veprës penale të konsumuar nga personat e pandehur, në mënyrë që ata të liroheshin duke përfituar nga dekreti i amnistisë i ish-presidentit Berisha dhe dosjes me numër 449, ti jepej një goditje përfundimtare.
    Shpëtimi
    Hetimi i prokurorisë së Tiranës, pavarsisht se siguroi prova të forta që ngarkonin me përgjegjësi ish-zyrtarët e SHIK-ut, nuk arriti ti dërgonte ata në bankën e të akuzuarëve. Nuk dihet në ç'rrethana, por është fakt se me ndërhyrje nga lartë, u ndryshua klasifikimi i veprës penale ndaj të pandehurve duke i shpëtuar ata nga dënimi i drejtësisë. Në raportin e firmosur nga ish- kryeprokurori Sollaku thuhet se: "Të dyja këto vepra penale janë amnistuar meqënëse janë konsumuar përpara datës 5 prill 1997, kur ka hyrë në fuqi ligji nr.8202, datë 27.03.1997 "Për amnistinë".
    Në këtë procedim penal janë ngritur versione dhe janë kryer të gjitha veprimet e mundëshme hetimore dhe në lidhje me veprat penale "të rrëmbimit", parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal; "torturës me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal dhe "vrasjes", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal, vepra këto që nuk janë amnistuar nga ligji i sipërpërmendur. Por elementët e veprave penale në fjalë nuk u vërtetuan pasi:
    1) - Vrasja ose vdekja e Remzi Hoxhës mund të ketë ndodhur, por nuk provohet fakti kriminal përderisa nuk është gjendur kufoma dhe nuk është përcaktuar shkencërisht shkaku direkt i vdekjes.
    2) - Rrëmbimi kërkon qëllimin për të fituar pasuri ose për të siguruar çdo lloj përfitimi tjetër, gjë që në rastin konkret nuk ekziston. Marrja me forcë është bërë në saj të detyrës, ndonëse në kundërshtim me ligjin.
    3) - Tortura me pasoja të rënda kërkon shprehimisht si element përbërës të saj gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, pasoja këto që nuk mund të vërtetohen në mungesë të ekspertimeve mjeko-ligjore". Ky ndryshim "i çuditshëm" i prokurorisë ndaj veprave penale të konsumuara prej të pandehurve, i shpëtoi ata nga burgu pikërisht në kohën kur u krijua përshtypja se drejtësia po lëviste në drejtimin e duhur.
    Rikthimi
    Fati i dosjes numër 449 u duk më i zymtë, kur pas fitores në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ish-presidenti Berisha i hapi dritën jeshile rikthimit të personave të akuzuar si autorë të këtij krimi shtetëror. Në mars 2007, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i emëroi në detyra të rëndësishme, benjaminët e tij të Shërbimit Sekret. Gazidede mori detyrën e zv-drejtorit të përgjithshëm të Hipotekave, ndërsa ish-vartësi i tij, Arben Sefgjini u emërua fillimisht si drejtor i Përmbarimit dhe në fillim të vitit 2008, u vendos në krye të Drejtorisë së Tatimeve.
    Afro 13 pas rrëmbimit dhe zhdukjes tragjike të Remzi Hoxhës nga strukturat e SHIK-ut, dosja numër 449, vazhdon të jetë një patate e nxehtë në duart e prokurorisë shqiptare. Remzi Hoxha, njëriu që sakrifikoi jetën e tij për lirinë e Kosovës vazhdon të jetë pa një varr ku pesë fëmijët e tij të kenë mundësinë ti vendosin një tufë me lule. Ndërsa autorët e krimit shtetëror që çoi në ekzekutimin e tij, jo vetëm që nuk janë ndëshkuar por vazhdojnë të jenë në krye të institucioneve kyçe të vendit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zhdukja e Remzi Hoxhes, prokuroria akuzon drejtorin e pergjithshem te tatimeve dhe 3 ish-zyrtare te SHIK-ut


    (Dërguar më: 18/04/08) Pas investigimit te "News24" dhe "Gazetes Shqiptare" per zhdukjen Remzi Hoxhes, Prokuroria e Krimeve te Renda ka derguar per gjykim 4 autoret e kesaj zhdukjeje. Sipas njoftimit te Prokurorise se Pergjithshme deklarohet se te akuzuarit jane Arben Sefgjini me detyre Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Ministrine e Financave dhe tre ish-zyrtare te Sherbimi Informativ Kombetar.


    TIRANE - Pas investigimit te "News24" dhe "Gazetes Shqiptare" per zhdukjen e Remzi Hoxhes, Prokuroria e Krimeve te Renda ka derguar per gjykim 4 autoret e kesaj zhdukjeje. Lajmi eshte bere i ditur nga Prokuroria e Pergjithshme e cila nepermjet nje njoftimi per shtyp ka deklaruar personat e akuzuar. “Prokuroria Per Krime te Renda ne Tirane pasi zhvilloi hetimet e nevojshme per zhdukjen e shtetasit kosovar Remzi Hoxha, dergoi sot per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda te pandehurit, Arben Sefgjini ish-Drejtor i Sherbimit Informativ Tirane, aktualisht me detyre Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Ministrine e Financave, Ilir Kumbaro ish-Kryetar Dege ne Drejtorin e SHIK Tirane, Avni Koldashi ish-Shef i bazes se vezhgimit te Drejtorise SHIK Tirane, Budjon Mece ish-inspektor ne Drejtorine e SHIK Tirane”, ka publikuar Prokuroria e Pergjithshme. Sipas ketij njoftimi mesohet se kater te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne muajin shtator-tetor 1995, kane rrembyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe ne menyre te dhunshme i kane çuar ne nje ndertese ne administrim te SHIK- ut, ne vendin e quajtur Vajin te rrethit Lezhe. Aty jane torturuar per disa dite nga ku ka gjetur vdekjen shtetasi Remzi Hoxha. “Tashme te pandehurit akuzohen per vepren penale te “Rrembimit te personit “ dhe “Tortures me pasoja te renda” te parashikuara tre here per nenin 109/1 e 25 dhe tre here per nenin 87 e 25 te Kodit Penal”, perfundoi zedhenesja e Prokurorise se Pergjithshme.
    (A.S/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #198
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 19/04/2008

    Remzi Hoxha si Gërdeci, Berisha s’dinte gjë?


    Në atë fundverë të 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye nga njerëzit e Bashkim Gazidedes, bashkë me dy biznesmenë të tjerë. Zhdukja e tij u denoncua publikisht

    E tashmja dhe e shkuara errësojnë fi gurën e Sali Berishës: pas tragjedisë së Gërdecit rishfaqet fantazma e Remzi Hoxhës, biznesmeni i rrëmbyer dhe i vrarë në 1995.

    Dje Proku-roria e Krimeve të Rënda vendosi të nxjerrë para gjykatësve katër ish-funksionarë të lartë të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës. Për këtë viktimë, ashtu si për ato të Gërdecit, pyetja është e njëjtë: Sali Berisha nuk dinte asgjë?

    Kthehemi në ato vite: shtator-tetor 1995. Në historinë politike të Sali Berishës ishte me siguri periudha e pushtetit të tij total, para se kriza e 1997 ta çonte në opozitë. Berisha në atë vit kontrollonte gjithçka në vend, duke filluar që nga SHIK-u, në drejtimin e të cilit kishte vendosur Bashkim Gazideden, që çdo mbrëmje e takonte në zyrë për ta informuar mbi çka thoshin e bënin miq e armiq. Sistemi piramidal në të njëjtën periudhë zbrazte xhepat e shqiptarëve, ndërsa kontrabanda e karburantit me Serbinë, mbushte ato të qeverisësve: Berisha dinte dhe shihte gjithçka, pa ndërhyrë.

    Në atë fundverë të 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye nga njerëzit e Bashkim Gazidedes, bashkë me dy biznesmenë të tjerë. Zhdukja e tij u denoncua publikisht, dhe tani ngrihet pyetja nëse ishte e mundur që në ato takime të përnatshme me Gazideden, Berisha nuk pyeti asnjëherë për atë rast tragjik.
    Në fund të vitit 1995 u hap një hetim zyrtar, por që pas pak muajsh u mbyll pa zbuluar asnjë përgjegjës dhe sot pyesim: është e mundur që Sali Berisha në 1996 nuk u habit për atë dosje të Remzi Hoxhës që nga prokuroria e tij u arkivua, ndërkohë dhjetë vite më vonë fitoi zgjedhjet duke denoncuar dosjet që flenë në prokurorinë e socialistëve?

    Gazidede nuk e ka gënjyer kurrë Sali Berishën, dhe prova erdhi ne vitin 1997, kur ai u emërua nga Presidenti shef i shtabit të përgjithshëm, duke zëvendësuar shefin e Shtabit të vërtetë. Një prove-besimi qe tregon qe edhe pas zhdukjes së Remzi Hoxhës, Berisha vazhdonte të besonte te Gazidede dhe në SHIK-un e tij.

    Në vitin 2003-2004, Prokuroria inkriminon për zhdukjen e Remzi Hoxhës, mes te tjerësh, dhe Arben Sefgjinin, ish-zv/kryetar i SHIK-ut te Tiranës. Në maj të 2004, Arben Sefgjini u la i lirë me vendim gjykate, jo sepse u deklarua i pafajshëm, por sepse krimi i torturës, për të cilin u arrestua, u amnistua.

    Sot pyesim: Si ka mundësi që Sali Berisha, 3 vjet më pas, emëroi tamam Arben Sefgjinin si drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve dhe emëroi Bashkim Gazideden drejtor të Përgjithshëm të Hipotekave? Dy prej njerëzve të lidhur me zhdukjen tragjike të Remzi Hoxhës, vihen nga Berisha në majat e shtetit.

    Sot, që Berisha nuk mund të thotë që s’di, a do të bashkohet me korin e zërave që kërkojnë drejtësi për Remzi Hoxhën?

  19. #199
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Akuza ndaj kreut te Tatimeve per vrasjen e Remzi Hoxhes, Berisha i shmanget gazetarev

    Kryeministri Berisha ka preferuar tu shmanget mediave duke mos dhene keshtu asnje deklarim per vendimin e djeshem te Prokurorise se Krimeve te Renda, ndaj drejtorit te ergjithshem te tatimeve Arben Sefgjini. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE - Kryeministria Berisha ka refuzuar ti pergjigjet sot interesit te medias ne lidhje me qendimin qe do te mbaje si kreu i ekzekutivit ne lidhje me drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve Arben Sefgjini. I pyetur nga “News24” se nese do ta lironte nga detyra Sefgjinin, tashme I ndodhur nen akuze si nje nga autoret e zhdukjes dhe torturimit te biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, kryeministri Berisha ka preferuar shmangien duke mos dhene asnje pergjigje.
    Nje dite me pare prokuroria akuzoi drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve Arben Sefgjini per zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Permes nje njoftimi per mediat Prokuroria e Krimeve te Renda ka bere te ditur se pas disa hetimesh dergoi per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda 4 te pandehurit Arben Sefgjini ish-Drejtor i Sherbimit Informativ Tirane, aktualisht me detyre Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Ministrine e Financave, Ilir Kumbaron,Avni Koldashi dhe Budjon Mece. Prokuroria I akuzon kater te pandehurit se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne muajin shtator-tetor 1995, kane rrembyer dhe me pas torturuar shtetasin Remzi Hoxha, dhe dy te tjere. I pyetur per kete ceshtje ne janar te ketij viti kur Sefgjini mori detyren e drejtorit te tatimeve, Berisha ka mbrojtur Sefgjinin duke thene se “ne demokraci derisa provohet akuza, cilado qofte ajo, je i pafajshem dhe nuk mundet askush te te konsideroje ndryshe. Fajin e fakton gjykata dhe kjo eshte nje nga arritjet me te medha tona”, kjo ka qene deklarata e Berishes.
    (K.Dervishi/News24)
    Liberté, égalité, fraternité

  20. #200
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Ceshtja Hoxha, Visha: Sefgjini te largohet nga posti

    Juristet shprehen te habitur qe te akuzuarit per vrasjen e Remzi Hoxhes vazhdojne te mbajne poste te larta shteterore. Avokati Sajmir Visha jep deklaraten e tij per "News24". Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE - Juristet shprehen te habitur qe te akuzuarit per vrasjen e Remzi Hoxhes vazhdojne te mbajne poste te larta shteterore. Nje dite pasi drejtori I tatimeve Arben Sefgjini dhe tre persona te tjere u derguan si te pandehur ne gjykate me akuzen e rrembimit torturimit vrasjes dhe zhdukjes se kufomes te biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, reagojne juristet duke e quajtur absurd masen,” gjykim ne gjendje te lire”. Sipas avokatit Saimir Visha vetem fakti qe ceshtja eshte ne ngarkim te Prokurorise se Krimeve te Renda, duhej qe minimalisht personat te pezullohehsin nga postet e larta te drejtuese dhe maksimalisht te ishin arrestuar.
    Avokati Visha sjell shembuj te trajtimit nga prokuroria e krimeve te renda per vepra te tjera penale, ku vetem per nje kg hashash thote ka njerez qe qendrojne ne burg. Rasti konkret ne ngarkim te ceshtjes Hoxha sipas Vishes jane shoqerisht te rezikshme dhe si te tilla trajtimin e meritojne si te tilla.
    Bashke me Arben Sefgjinin do te gjykohen ne gjendje te lire edhe tre ish-vertesit e tij ne drejtorine e SHIK-ut Tirane, Avni Koldashi,Ilir Kumbarodhe bujdon Mece. Mbi keta persona rendon akuza e rrembimit dhe torturimit me pasoja te renda, mbi shtetasin Remzi Hoxha, ngjarje e ndodhur ne shtator-tetor te vitit 1995.
    (K.Dervishi/News24)
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •