Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Lartemadheria e Tij PR Maska e metropoli
    Anëtarësuar
    16-08-2002
    Vendndodhja
    Ne Lartesi
    Postime
    20

    PLISAT - Tifozët më të mirë në trojet shqiptare!

    PLISAT


    TIFOSHMERIA E PRISHTINES




    "Plisat janë krijuar diku në vitet e `80-ta, dhe kanë mbijetuar deri në ditët e sotit. Në kohën kur Prishtina ishte në ligën u parë të ish-Jugosllavisë, anuesve të prishtinës i`u ndalua thënia EOOO, pasiqë sipas udhëheqësve të atëhershëm komunist kjo thënie kishte dëmethënie EnverhOOOxha. Nga ajo ditë EOOO-ja është zëvendësuar me këngën e njohur "Besa-Besë". Që ka ngritur debat edhe më të madh për komunistët. Për "Besaën" nuk kanë pasur argumente për ta ndaluar por prapseprap i`a kanë arritur. Kështu kanë filluar "Plisat" me animin e tyre të njohur në tërë vendin. Në atë kohë tifozët janë vendosur në tribinën lindore duke e bërë lindjen kështu simbol të animit. Kështu kanë lindur edhe shumë këngë për Prishtinën, që kanë qenë poaq origjinale sa dhe vet emri. Tifozshmëria, dhe i gjithë klubi në përgjithësi kanë qenë njëlloj miti që kanë ngritur ndjenjat patriotike të kosovarëve. Ka pasr raste kur "Plisat" kanë hyrë në librin e ginisit, si përshembull për flamurin më të madh në botë (atëbotë) diku 120 m të gjatë. Por megjithat kjo ishte e paevitueshme duke pasur parasyshë se në stadium mblidheshin 40.000 shikues 10.000 më shumë se që e ka kapacitetin stadiumi. Tifozët të dielave (kur mbaheshin ndeshjet)vinin nga të gjitha viset e Kosovës për t`i parë idhujt e tyre duke luajtur. Vinin nga Mitrovica, Peja, Gjakova, Bujanovci, Shkupi, Tetova etj. Gjatë periudhës së njohur dhjetvjeqare "Plisat" nuk kanë eksistuar por me ardhjen e lirisë janë kthyer edhe tifozët, madje në lojën e parë në liri kundër Tetovës (1:1) në stadiumin e Prishtinës. Sot Plisat janë numër shumë më i vogël afro 100 por janë shumë më të organizuar (madje edhe me uniformat bardh e blu). Ata tani janë tifozë edhe të K.B.Pprishtinës. Në ditët e sotit lisat kanë edhe rivalët nga Mitrovica të quajtur nga emri i tifozëve brazilian "Torcida" të cilët janë të nivelit të njejtë me "Plisat". Bashkpunimi është shumi i madh madje edhe vëllazërorë, që nuk është prezentë tek rivalët nga Suhareka, Gjilani e Peja (ku ka pasur grindje). Plisat tani kanë një numër të madh këngësh .

    Besa bese besen ta kam dhane per PRISHTINE jeten kam me e dhane.......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një fis e një farë,
    Kemi të tërë një shpresë,
    Një gjak, një gjuhë, një besë,
    Besë kemi perëndinë
    Dhe ligë vëllazërinë,

  2. #2
    Lartemadheria e Tij PR Maska e metropoli
    Anëtarësuar
    16-08-2002
    Vendndodhja
    Ne Lartesi
    Postime
    20
    edhe dicka qe harrova... BROHORITJET

    Në Prishtinë një qifteli

    TMK-n e kem ushtri

    Ku ka Plisa osht Shqiperi

    Jemi krushç me Plisa t’bardhë

    Gjithë Shqiptart i çojm në kemb

    Po e knojm himnin Kombetar

    Rreth flamurit ……



    Ne jemë Plisat nga Prishtina

    Jemë ma t’fortë, na jena trima

    Se na jemi Kryeqytetë

    Ku lujm na e kallim krejtë

    Kush vjen te na musafirë

    Mire se Vini në Civilizim!!!!

    Luj Prishtinë ti ma e madhja

    Se gjithmon ke qenë e para

    Luj Prishtinë ma e madhja

    Se gjithmon ke qenë e para …

    OoOoOoO

    Se Prishtina osht ma e mira

    Plisat jan me ju

    Se bashk jena Kampiona …



    Gol duam gol, Prishtina let fitoj

    Perpara djelmosha krenaria jon ,

    ne bor e ne shi, e neper çdo koh

    perpara djelshmosha krenaria jon

    Prishtina(bum,bum,bum) Prishtina(bum,bum,bum)

    Besa, besë, besen e kem dhanë!

    Per Prishtinen jeten dojmë me dhanë


    Na jem Plisat nga Prishtina

    Jem mat forte na jena trima

    Se na jem prishtina e madhe

    E me neve ska hajgare

    Se na jem kryeqyteti e per neve osht basketi

    Se per juve osht kacia

    Hajt O (Trepç, Dukagjin, Bashkim, Drit) ti Shko te shpia

    Ti te shpia ti te shpia

    ...Te shpia te shpia, shpia.....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një fis e një farë,
    Kemi të tërë një shpresë,
    Një gjak, një gjuhë, një besë,
    Besë kemi perëndinë
    Dhe ligë vëllazërinë,

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Vigan kjo teme eshte per tiii
    O sa mire me qen PLIS Oleeeeee Oleeeeee
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    flm metropoli per kengen moti kom dasht me dit
    ylli i mëngjesit

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Per Ju PLISA ...

    ... Ku jeni PLISA, nuk po ndiheni fare. Hidheni ndonje gje ne forum per skuadren Tuaj ...

    ... Respekte PLISA ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6

    Streetball “plisat” Në Manhatan

    streetball Kosova me PLISAT marrin pjesë në streetballin më të madh në botë

    "Hoop it Up 3on3" (www.hoopitup.com)

    Ftojmë të gjithë Shqiptarët të na përkrahin me 5 dhe 6 Gusht në lokacionin ndërmjet:

    "Water St." dhe "Broad St. and Fulton St.", New York City!



    http://www.prishtinaplisat.com/news.php

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •