Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Si te jeni sa me te shendetshem.

    Trup i shendetshem? Cili eshte kuptimi i kesaj fraze? Idete qe te vijne ne mend jane me teper individuale sesa standarte. Une gjithmone ēuditem kur degjoj njerezit te thone: “Eshte pak i shendetshem!” Kjo perkthehet mbi peshe dhe i shendoshe. Megjithate per shume te tjere, kur permend fjalen i shendetshem ne mendje u vijne imazhe te Herkulit apo Van Damme apo me mire Arnold Schwarzenegger. Pra trupi i shendetshem per shume njerez mund te prezantohet nga nje forme e mire fizike, apo sic thuhet ne gjuhen mjeksore shendet kardiovaskular. Une kam punuar si trajner per tre vjet tashme, ne te njejten palester, megjithate c'do dite shoh njerez qe i kam pare qe diten e pare e deri tani, te cilet duken njesoj si tre vjet te shkuara. Perse keto individe nuk kane ndryshuar aspak per kaq kohe? U mungojne njohurite ne kete fushe? Apo, nuk po sterviten me intensitetin e duhur? Cilido te jete rasti, une nuk dua qe shumica juaj te perbeje numrat statistike te kesaj popullsie te vogel.


    Ēfare vijon jane 10 hapa te thjeshte per te ndihmuar tranformonin e trupit te vjeter, ne nje te ri me te shendetshem.

    Hapi 1.
    Uje. Pini sa te kini mundesi gjate dites. Rekomandimi ditor per uje eshte 8-10 gota ne dite. Une pi gati dy here me teper. Uji eshte shume i rendesishem sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shplan organizmin gjate dites dhe ne te njejten kohe eshte shume i rendesishem per funksionimin e kyēeve te trupit, si gjunjet dhe brylat. Nje e mire tjeter e ujit eshte qe te ben te ndjehesh i ngopur, pa ngrene shume kalori. Gjithashtu organizmi funksionon ne menyre optimale kur nuk eshte i dehidratuar. Per ē'do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

    Hapi 2.
    Konsumoni ushqim me cilesi. Trupi eshte si makine, dhe si ē'do makine ka nevoje per karburant per te funksionuar mire, bile karburant me cilesi. Mbani mend, makinen mund ta nderroni sa here qe te doni por trupin e keni deri sa te vdisni, keshtu qe trajtojeni mire. Zakonisht, 5-6 porcione te vogla ushqimi eshte me mire sesa tre porcione: mengjes, dreke dhe darke qe ne jemi mesuar te hame. Porcionet me te vogla treten me shpejt ne sistemin e tretjes dhe japin me shume energji trupit. Une zakonisht ha 4 porcione ne dite dhe 2 te tjera ne forme proteine pluhur apo ne forme proteine ēokollate. Per ato qe nuk kane mundesi per proteine pluhur, qumeshti pluhur, eshte pothuajse njesoj sepse ka shume amino acide te rendesishme per trupin dhe shendetin. Zgjedhja ime eshte personale , sepse me kursen kohen e te gatuarit 6 here ne dite. Kini kujdes, keto porcione duhet te permbajne me teper proteine dhe me pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteine per cdo kilogram peshe trupi eshte mese e mjaftueshme. Me pak fjale, nje porcion ushqimi duhet te kete nje njesi proteine dhe nje njesi karbohidratesh. Nje menyre tjeter per te peshuar eshte me masen e dores. Kjo eshte me e thjeshte dhe e arsyeshme. Per shembull: masa e dores grusht eshte nje njesi karbohidrate, ajo eshte zakonisht nje patate apo nje portokall (ngaqe kemi shume ketu ne Florida), ndersa masa e nje proteine eshte sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo eshte zakonisht masa e nje berxolle.

    Hapi 3.
    Ky hap eshte pak i cuditshem per shume njerez megjithate eshte shume efikas. Pas drekes dhe darkes, hani nje luge vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mire (poly unsaturated), dhe ndihmon ne heqjen e dhjamit nga trupi. Pervec kesaj vaji i ullirit i jep trupit energjine e duhur per te kursyer djegjen e proteinave per energji. Ky eshte diskutim i gjate, po te doni informacion te metejshme me nisni nje email dhe do mundohem t'ju paraqes me shume fakte dhe botime shkencore.

    Hapi 4.
    Suplemente ushqimore. Une siē e thashe perdor proteina pluhur apo cfare quhet meal replacment (zevendesues ushqimi). Nuk ka nevoje te perdoresh te tilla suplemente, por vetem nese nuk keni kohe per te gatuar apo jeni i lodhur duke pertypur 6 here ne dite. Perdorini me kursim.

    Hapi 5.
    Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Nje tablete Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton per t'ju dhene sasine e caktuar te vitaminave, une shume shpesh marr dhe dy. Ato zakonisht jane te parrezikshme per trupin. Po te me pyesesh mua, une them qe gjithkush duhet te marri vitamina ē'do dite.

    Hapi 6.
    Beheni zakon stervitjen. Te pakten tre here ne jave, sapo zgjohem ne mengjes iki ne palester dhe vrapoj ose bej biciklete per 45 minuta, pastaj pas pune rreth ores gjashte apo shtate bej stervitje me pesha per rreth 45 minuta. Eshte vertetuar qe dicka duhet te perseritet 21 here para se te behet zakon. Pra, te pakten 21 here shtyjeni veten per te shkuar ne palester. Me besoni, do ta ndjeni ndryshimin menjehere!

    Hapi 7.
    Stervitje Kardiovaskulare. Ketu e kam fjalen per vrap, not, biciklete, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Ē'do aktivitet qe e ngre nivelin e rrahjeve te zemres ne zonen e stervitjes per nje kohe te caktuar, forcon zemren. Rreth 20-45 minuta, tre deri ne kater here ne jave eshte e mjaftueshme per te humbur peshen ne menyre graduale dhe te shendetshme. Pulsi duhet te jete dicka si 120-150 rrahje per minut, megjithate ka nje formule te caktuar per kete qe une do e shkruaj ne nje artikull se shpejti.

    Hapi 8.
    Stervitje force. Ketu e kam fjalen per stervitjen me pesha. Si per meshkuj dhe per femra stervitja me pesha nuk ka zevendesim. Eshte menyre me e mire, per te shtuar mase muskulore, qe ndihmon ne djegjen me te shpejte te kalorive dhe ndihmon ne zbukurimin e formave te trupit. Tre deri ne kater here ne jave, 30 minuta deri ne nje ore eshte e mjaftueshme per te arritur kete synim.

    Hapi 9.
    Shplodhuni. Nuk mund ta theksoj ne menyre te mjaftueshme. Trupi ka nevoje per ēlodhje. kur beni stervitje organizmi futet ne nje faze stresi fizik dhe vetem shplodhja e ndihmon per tu rekuperuar. Duhen te pakten shtate deri ne tete ore gjume, dhe gjysem ore gjume pasdite eshte mjaftueshem per te ēlodhur organizmin, megjithse ka shume faktore qe e ndikojne gjumin, si psh: cilesia e gjumit, volumi i stresit mbi trupin, dhe ndryshime gjenetike.Shume njerez ēlodhen me 5 apo 6 ore gjume, shume te tjere kane nevoje 8 apo 9. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues me te sakte sesa vete trupi.

    Hapi 10.
    Stervituni me nje shok. Kjo mund te jete keshilla me e rendesishme qe do ju jap ne kete artikull. Ne si njerez ndjehemi gjithmone me rehatshem kur kemi dike me vete. Ndaloni dhe mendoni per nje minute! Kur niseni per te blere dicka ne dyqan, gjithmone merrni nje shok me vete apo jo, per te ndihmuar dhe per te kaluar ate fazen e parehatshme te zgjedhjes se rrobave. Nje arsye, per te pasur gjithmone nje shok, eshte se sa here qe ndjeheni te lodhur apo to stresuar, dhe s'e keni mendjen per stervitje e dini se shoku juaj po ju pret ne palester apo ne park per tu stervitur. Nje shok gjithashtu eshte i rendesishem per t'ju shtyre sa me teper per te vrapuar ate kilometrin e fundit apo per te ngritur ato dy pereseritjet e fundit te peshave. Ashtu si ne jete, ē'do njeri ka nevoje per nje partner per te perballuar dhimbjet e jetes. Ashtu dhe ē'do njeri ka nevoje per nje partner per te perballuar dhimbjet e muskujve.

    Ja ku erdhi dhe fundi i ketij artikulli. Keto koncepte me ndihmojne mua dhe klientet e mi ēdo dite, keshtu qe provojeni dhe ju. Per mendimin tim nuk keni asgje per te humbur, perveē ndoshta pak dhjam rreth stomakut. Ja dhe keshilla e fundit. Une e fillova aventuren e stervitjes pa ndihmen e dikujt, por ju me kete informacion, qe po ju paraqes mund ta hidhni hapin e pare me me teper lehtesi. Me beni nje nder, printojeni kete artikull dhe jepjani nje njeriu qe nuk i ka keto mundesi per te marre kete informacion. Mbi te gjitha ndarja e informacionit me shoket mund t'ju bej me te shendetshem.

    Po patet ndonje pyetje, apo thjesht nje koment, me shkruani nje email. Do te jete kenaqesia ime t'ju ndihmoj dhe me teper.


    Pergatitur nga "Hijetqembetenpas"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    Estela kam shum koh qe merem me stervitj force dhe ne trupin tim shof shum pak ndryshime.Ajo me kryesorja eshte djeta ushqimo, ta vazhdosh gradalisht stervitjen dhe mos ta nderpresesh.Un kam ber te kunderten se koha sme ka premtuar

    Tani sa e printova te terin dhe qe neser do filloj ta vazhdoj dhe tja shperndaj te ter shqiptarve qe njof
    Ja kalofsh mir

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te jesh i shendoshe nuk do te thote te jesh i shendetshem. I shendetshem eshte nje konstrukt i rregullt, pa shenja dobesie dhe me metabolizem te mire. I shendetshem ndihet ai njeri qe mban rregull ne jeten e tij.
    Jam dakord me te gjitha pikat e postimit te pare dhe kam theksuar qe uji eshte element teper i rendesishem. Oksigjeni qe ai permban, redukton celulitin. Prania e nje sasie te madhe uji ne organizem hollon membranen e qelizave dhe ben me te lehte shkembimin e lendeve. Kosnumi i ujit duhet bere edukate.
    Edhe aktiviteti fizik luan rol te rendesishem.
    Eshte mire qe perpara nje aktiviteti fizik intensiv te merret pak mjalte dhe vitamine B komplex. Keto furnizojne muskujt me karburant.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Pershendetje te gjitheve
    Faleminderit Estella qe e vure kete artikull ketu. Artikulli ne fjale vlen thjesht si nje themel per te vleresuar zakonet e juaja ditore dhe per t'ju ndihmuar ti ndryshoni per tu bere me te shendetshem.
    Une kam filluar ti sqaroj ne detaje pak a shume te gjitha pikat e mesiperme. Nje artikull i gjate per kardio apo aerobine gjendet tek websiti im:
    Ate mund ta gjeni tek profili im.
    Se shpejti, doktor.

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nuk e di nese e dini, por ajo puna e perdorimit te 8 - 10 gota uji ne dite doli nje bllof.
    Sipas studimeve te fundit, njeriu duhet te pije uje aq sa t'i pihet dhe jo me shume. Perdorimi i ujit me shumice, rrekomandohej sipas disa studimeve qe ishin bere disa vite me pare, por me mbrapa doli qe keto studime ishin financuar disa nga kompanite me te medha te ujit (ato qe futin ujin ne shishe, bottled water).

    Studimet me te fundit tregojne, se nuk ka nevoje te pihet uje me teprice, vetem aq sa te pihet. Trupi mban aq uje sa i duhet dhe pjesen tjeter e nxjerr jashte. Por nga kjo vjen rreziku i asfiksimit te qelizave.
    .

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Edhe une po te them qe nga studimet e fundit, uji rezulton element i rendesishem ne tretjen e dhjamrave. Dhe kjo eshte e provuar. Ne kartelat e dobesimit te klienteve te estetikes, rezultatin me te mire e kane ato kliente qe konsumojne shume uje.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Stervitja Kardiovaskulare - Kardio
    Nga Lorent Duka ( Hijetqe mbeten pas)


    Stervitja Aerobike (Kardio apo Aerobia)

    Stervitja kardiovaskulare sipas shume studimeve, eshte menyra me e mire per te humbur dhjam dhe peshe trupore dhe per te permiresuar shendetin e sistemit kardiovaskular dhe ate te frymemarrjes. Perkufizimi I kardios eshte si vijon:

    Stervitja Kardivaskulare eshte ai aktivitet qe shkakton rritjen e transportit dhe thithjen e oksigjenit nga muskujt skeletor.

    Ky aktivitet kur kryet rregullisht per nje interval kohe te caktuar permireson nivelin e shendetit kardiovaskular dhe gjithashtu shume efekte mireberse per shendetin ne teresi. Kujdes duhet treguar per personat qe jane ne rrezik shendetsor. Ky lloj aktiviteti mund ti demtojne dhe me teper.




    Qellimi I ketij artikulli eshte te sqaroje keto tema:

    Kontrolli mjeksor.
    Zonat e rrahjeve te zemres
    Percaktimi I synimeve tuaja shendetsore.
    Fazat e stervitjes (nxemja, stervitja, ftohja)
    Sekretet per te rritur perfitimet ne nje kohe me te shkurter.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kontrolli Mjeksor.
    Stervitja kardiovaskulare nuk eshte per te gjithe. Shume njerez me kondita te ndryshme shendetsore si semundje te mushkerive apo te zemres mund te shkaktojne me shume dem sesa perfitim nga stervitja. Per kete arsye rekomandohet, kushdo qe ka deshire te stervitet te kontaktoje nje doktor per nje vizite te thjeshte per te percaktuar nese stervitja do ishte e demshme per shendetit e tyre.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Zonat e rrahjeve te zemres.
    Ne menyre qe stervitja te behet sa me efikase duhet qe zemra te jete ne zonen optimale te rrahjeve per nje interval koe te caktuar.

    Ky paragraph do sqaroje ne detaje se cfare do te thote kjo.

    Ne rradhe te pare le te sqarojme sesi mund te masesh rrahjet e zemres ndermjet pulsit.

    Gjej pulsing e dores apo tek qafa.
    Nese e ndjen pulsin menjehere sapo e prek damarin, fillo numerimin me 0, psh: 0,1,2,3 etj. Nese e gjen damarin dhe pret pak per te ndjere pulsing fillo numerimin tek 1 psh: 1,2,3, etj
    Numero pulsing per dhjete sekonda.
    Shumezo numrin e rrahjeve te pulsit per dhjete sekonda me 6 per te gjetur numrin e rrahjeve te zemres ne 1 minut.
    Nje menyre me e thjeshte per te percaktuar rrahjet e zemres per nje minute eshte perdorimi I nje monitori zemre. Keto monitore jane bere shume te njohura ne Shtetet e Bashkuara dhe mund te blehen per rreth 30-40 dollare. Nje firme shume e njohur eshte Polar. Me teper informacione mund te gjeni tek website I tyre: www.polar-usa.com

    Monitori eshte dicka moderne por nuk eshte gjithmone I nevojshem. Nese beni stervitje ne palester shumica e pajisjeve atje si treadmill, crosstrainer jane te pajisura me monitoret e tyre ku ju mund te masni rrahjet e zemres pa problem.

    Ne qofte se nuk keni mundesi per menyrat e mesiperme, menyra me e vjeter, matja e pulsit me ore dore, eshte gjithmone e thjeshte dhe e sakte.



    Menyra me e mire per te caktur zonen optimale rrahjeve te zemres eshte formula e Karvonen.

    Kjo formule percakton nivelin e rrahjeve maksimale te zemres per minut duke marre parasysh moshen tuaj.



    Formula eshte si me poshte:

    220 – Moshen = Nivelin maksimal te rrahjeve te zemres

    Per shembull mosha ime eshte 23:

    220 – 23 = 197 rrahje per minut ( mund ta rrumbullakosim 200)

    Pra 200 rrahje per minut eshte niveli maksimal I zemres time gjate aktivitetit. Ky nivel maksimal nuk duhet kaluar asnjehere.



    Duke u bazuar mbi studimet e ndryshme shkencore ka disa zona ku perfitimet jane te ndryshme. Keto zona jane si vijojne me poshte:

    Zona 1. Intensitet I ulet 50 – 50 % e nivelit maksimal ( Psh per mua eshte: 50 – 60 % e 200 pra 100-120 rrahje per minut )

    Kjo zone sjell disa te mira kardiovaskulare si dhe pak djegje dhjami. Eshte shume e mire per fillestaret dhe per njerezit me kondita shendetsore.

    Zona 2. Zona per kontrollin e peshes se trupit. 60 – 70% e nivelit maksimal (Psh per mua eshte 60-70% e 200 pra 120-140 rrahje per minut)

    65% e kalorive qe shpenzohen ne kete zone vjen nga djegja e yndyres se trupit (dhjami). Pjese e siperme e kesaj zone (70%) krijon dhe te mira te metejshme kardiovaskulare. Bashke me zonen 1 kjo zone eshte nje themel shume I mire per te filluar stervitjen.

    Zona 3. Zona Aerobike 70-80% e nivelit maksimal ( psh per mua eshte 70-80% e 200 pra 140-160)

    Eshte pak me e veshtire sesa dy zonat e siperme, megjithate jo shume e lodhshme. Kjo zone permireson frymemarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Zone fantastike per te humbur peshe, per te djegur dhjamin e trupit, permireson forcen e muskujve dhe shendetin ne pergjithesi. 45% e kalorive te shpenzuara ne kete zone vijne nga djegja e dhjamit. Kjo eshte zona me e mire per te humbur peshe dhe numri I kalorive te shpenzuara ne teresi eshte me I larte sesa zonat e tjera. Eshte shume e dobishme gjithashtu per ti dhene trupit kohe per tu rekuperuar pas stervitjeve me te veshtira.

    Zona 4. Zona Anaerobike 80-90% e nivelit maksimal (psh per mua eshte 80-90% e 200 pra 160-180 rrahje per minute)

    Kjo zone permireson nivelin kardiovaskular dhe shendetin. E keqja e kesaj zone eshte se krijon grumbullimit te acidit laktik ne muskuj duke e bere me te veshtire zgjatjen e stervitjes. Kjo zone ndihmon shume dhe ne rritjen e metabolizmit te trupit, duke shpenzuar keshtu me shume kalori edhe kur nuk jeni duke u stervitur. Kjo lloj stervitje duhet bere 2-3 here ne jave qe te ngreje nivelin e metabolismit.

    Zona 5. Zona Maksimale 90-100% ( psh per mua eshte 90-100% e 200 pra 180-200 rrahje per minute)

    E njohur gjithashtu dhe si “Zona e Kuqe” kjo eshte zona ku atletet profesioniste sterviten. Kjo zone duhet evituar sepse rrit rastet e aksidenteve si ndrydhjen e muskujve apo kyceve. Kjo zone eshte vetem per atletet sportiv.

    Nje permbledhje e shkurter:

    Se pari gjeni nivelin tuaj maksimal duke hequr moshen tuaj nga 220.

    220 – Moshen = Niveli maksimal

    Zona 1. Intensitet I Ulet. 50-60% Shume e mire per fillestaret dhe nderton nje themel te mire per metej.

    Zona 2. Kontroll I Peshes 60-70% Djeg shume dhjam, jo shume e veshtire, e mire per tu rekuperuar

    Zona 3. Zona Aerobike 70-80% Permireson kapacitetin kardiovaskular, djeg me shume dhjam dhe kalori.

    Zona 4. Zona Anaerobike 80-90% Permireson rezistencen, pak me e veshtire.

    Zona 5. Zona Maksimale 90-100% Shume e mire per te permiresuar atletet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Percaktimi I synimeve tuaja.

    Nje nga problemet kryesore qe kam vene re si trajner eshte se njerezit fillojne stervitjen pa nje qellim te percaktuar. Ato fillojne thjesht per “te ardhur ne forme” apo per te humbur pak peshe. E keqja me kete eshte se qellimet e tyre jane shume te pergjithshme dhe nuk kane prioritete dhe sic thuhet: Nese deshton per te bere plane, ke bere plane te deshtosh. Planet duhen te jene realiste duke marre parasysh nivelin shendetsor te personit. Psh. Une nuk mund te bej plan per tu bere vrapues olimpik per dy vjet, kur nuk vrapoj dot tre kilometra ne dite. Pra hapi I pare eshte zghedhja e nje plani apo qellimi realist si psh. Brenda nje muaji do humbas tre kilogram ne peshe. Hapi I dyte eshte zgjedhja e mjeteve te cilat do ndihmojne per arritjen e sukseshme te ketij plani. Psh. Mua me dhembin kembet shume kur vrapoj me shume se 20 minuta. Megjithate 20 minuta nuk eshte e mjaftueshme per te humbur peshe, keshtu qe une vendos te bej biciklete apo not per 45 minuta. Zgjedhja e mjetit duhet caktuar duke marre parasysh dhe cfare keni ne disponimin tuaj. Po qe se nuk keni biciklete beni vrap. Hapi I trete eshte zgjedhja e nje menyre per te vleresuar sesa efikase ka qene stervitja juaj. Sygjerimi im do te ishte mbajtja e nje ditari. Ne ditar duhen perfshire diten, oren, llojin e ushtrimit dhe nje menyre per te vleresuar ushtrimin si psh. tre kilometra vrap apo 30 minuta biciklete, efikasiteti I ushtrimit ne trup, dhe ndonje shenje problemi si psh: dhembje gjoksi, marrje mendsh etj. Ditari eshte mjeti me I rendesishem per te vleresuar sesa ke avancuar.



    Permbledheje:

    Bej nje plan realist
    Gjej mjetin me te mire per te arritur planin
    Gjej nje menyre per te vleresuar efikasitetin e stervitjes si mbajtja e nje ditari

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Fazat e Stervitjes Kardiovaskulare

    Ne menyre qe stervitja te jete sa me fitimprurese dhe per te evituar ndonje aksident si ndrydhje muskujsh apo kycesh duhet qe keto tre faza te stervitjes te kryhen gjithnje.



    Nxemja perfaqeson nje kohe adaptimi te trupit nga niveli I ndenjjes ne ate te stervitjes. Pra duhet filluar ngadale dhe me kujdes per 5-10 minutat e para te stervitjes. Nese do dilni per vrap, 5 minutat e para duhet te jete ecje per te pregatitur trupin per cfare vijon. Stretcing gjithashtu duhet bere gjate kesaj kohe, megjithate duhet te jete I lehte sepse muskujt e ftohte mund te demtohen gjate stretcing.
    Stervitja perfaqeson stimulimin e trupit per te permiresuar nivelin shendetsor. Kjo faze zgjat nga 20 minuta deri ne nje ore.
    Ftohja eshte faza e kundert e nxemjes por qe nuk ka ndonje ndryshim nga ajo. Gjate ftohjes trupi ben ndryshimin nga stervitja ne ndenjje. Ushtrimet qe behen gjate ftohjes jane te njejtat me ato qe behen gjate nxemjes. Pas nje vrapi te gjate duhet te ulni shpejtesine dhe te ecni nga 5 deri ne 10 minuta. Pas kesaj duhet bere 5 minuta stretching. Stretching mund te jete pak me agresiv ne kete faze sepse muskujt jane te nxehte dhe me elastik.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sekretet per te rritur perfitimet e stervitjes ne nje kohe me te shkurter.



    Keto jane disa udhezime per te rritur perfitimin e stervitjes ne nje kohe me te shkrurter. Shumica e ketyre udhezimeve vijna nga eksperienca ime dhe shume te tjera nga studime te ndryshme. Pa humbur kohe le te fillojme.

    Per te bere kardion sa me efikase duhet qe te kryet ne mengjes heret me stomakun bosh.
    Duke u bazuar ne nje studim te Kansas University konkludohet qe njerezit qe bejne stervitje me stomakun bosh ne mengjes heret djegin rreth 30% me shume dhjam sesa ato qe bejne kardio pasi hane mengjes, te cilet shpenzojne glikogjenin e ngrene per mengjes si energji. Kjo vjen nga trupi ka shpenzuar te gjithe glikogjenin ne dispozicion gjate nates dhe I duhet te bazohet teresish ne dhjamin e trupit per energji. Nje studim tjeter nga Universiteti I Louzanes ne Zvicer arriti ne konluzionin se duke bere kardio heret ne mengjes trupi fillon te shpenzoje me shume kalori gjate gjithe dites pra rrit metabolizmin ne teresi.

    Duhet te prisni 45 minuta deri ne nje ore pas kardios per te ngrene. Duke perdorur eksperiencen time si shembull, une zakonisht mbaroj kardion bej muskuj barku per 15 minuta dhe pastaj bej nje dush. Vetem pas dushit, filloj te gatuaj mengjesin. Sic e permenda me siper trupi perdor dhjamin ne mengjes si energji. Ne te njejten kohe pas stervitjes trupi po mundohet te zevendesoj kete energji te humbur sa me shpejt qe te kete mundesi ta perdore per me vone. Por duke e lene trupin te uritur per 45 minuta ai fillon dhe e merr kete energji nga shtresa dhjamore e trupit e cila eshte depozituar pikerisht per kete arsye. Nese konsumon nje vakt menjehere pas kardios trupi do marri keto kalori dhe do ti perdori per tu rekuperuar pa djegur dhjamin e trupit.


    Suplementa per rritje te metabolizmit apo “fat burner”. Keto suplementa ndihmojne ne djegjen e dhjamit duke stimuluar Sistemin Nervor Qendror qe rrit rrahjet e zemres dhe temperaturen e trupit. Kur temperatura e trupit rritet, rritet dhe kerkesa metabolike. Pra trupi shpenzon me shume kalori kur jeni duke ndenjur. Keto “fat burners” kane nje formule shume te thjeshte. Ato quhen ECA (ephedrine, Caffeine, Aspirine). Ne shume vende te botes efedrina eshte ilegale si substance stimuluese (si Ampfetamina), megjithate ne Shtetet e Bashkuara nuk eshte ilegale dhe eshte perdorur me sukses per humbje peshe. Kujdes te madh duhet treguar per te perdorur kete produkt sipas udhezimeve dhe duke marre parasysh shendetin tuaj. Njerezit qe kane probleme zemre nuk duhet te perdorin efedrine ne asnje menyre. Zakonisht keto produkte shiten me nje cmim shume te shtrenjte se kushtojne per tu prodhuar. Si c’do gje tjeter kompanite po mundohen te rrisin fitimet per veten e tyre. Nuk e di nese keto prodhime jane ne shitje ne Shqiperi apo jo se kam 5 vjet qe kam ikur, megjithate une do ju jap formulen “sekrete” per te krijuar “fat burner” me te mire qe ekziston. Formula eshte shume e thjeshte: 20 mg ephedrine, 200 mg kafeine dhe 300 mg apirine. Keto mund te blehen ne c’do farmaci shteterore apo private dhe mund te futen ne kapsula boshe. Ja ku eshte dhe magjia e madhe. Keshtu mund ta ktheni shtepine ne laborator. Doza e ketij suplementi fillon me nje here ne dite dhe duke u ngritur deri net re here ne dite. Ju lutem, ky artikull eshte thjesht si reference dhe per arsye educative, cdo njeri qe vendos te perdore keto suplemente duhet te flase ne fillim me doktorin e tyre. Per me teper keto suplemente nuk duhen te perdoren per me teper se 6 jave sepse trupi krijon tolerance ndaj tyre. Gjithashtu nese keni shenja te ndryshme si dridhje duarsh, nervozism apo pagjumesi duhet te ndaloni kete produkt sa me pare. Per shenje overdoze shikoni artikullin mbi kafeinen ne website.


    Udhezimi I katert I perket frekuences se stervitjes. Pra sa here ne jave duhet qe te besh cardio per te humbur peshe. ACSM (American College or Sport’s Medicine) sygjeron te pakten 30 minuta aktivitet ne dite mundesisht c’do dite, per te krijuar nje impakt ne organizm dhe shendetin. Kjo do te thote te ecesh per 30 minuta. Kjo nuk eshte problem per shumicen e shqiptareve sepse ecja eshte nje pjese kryesore e dites (te pakten kur une jetoja atje, nuk e di nese keni filluar te merrni autobuset tani). Megjithate kjo eshte minimalja dhe per njerezit qe mundohen te humbin peshe une do rekomandoja te pakten kater here ne jave, nje aktivitet me intensitet mesatar deri ne te larte si psh. Vrap, biciklete, piste vrapimi ne palester apo stairmaster. Aktiviteti duhet te zgjase nga 30 – 60 minuta.


    Shpejtimi I Metabolizmit. Te shpejtosh metabolizmit do te thote qe te trupi te djege me shume kalori duke ndenjur. Pra trupi duhet te jete me aktiv. Ka disa menyra per te arritur kete qellim. Nje menyre eshte per te bere stervitje me pesha per te shtuar masen muskulore te trupit. Muskujt jane nje pjese active e metabolizmit pra kerkojne energji per te ushqyer. Sa me teper muskuj te kesh aq me shume kalori shpenzon dhe gjate ndenjjes. Dhjami nga ana tjeter nuk eshte aktiv dhe thjesht “parkohet” ne trup. Prandaj njerezit e shendoshe nuk kane nevoje per me shume kalori thjesht sepse peshojne me shume. Nje menyre tjeter per te shpejtuar metabolizmin u shpjegua me lart, duke perdorur “fat burners”. Duke vazhduar me tej, kardio ne mengjes me stomakun bosh shpejton metabolizmin. Dhe se fundi do ju tregoj nje menyre tjeter “secrete” per te shpejtuar metabolizmin, megjithate ky eshte nje udhezim per ato qe jane me te avancuar dhe jo fillestaret qe sapo kane filluar stervitjen sepse mund te shkaktoje dem ne organism duke perfshire ketu dhe atak zemre. Ky secret quhet HIIT (high intensity interval training). HIIT eshte nje menyre me e shkurter stervitjeje per kardio dhe me per ta shpjeguar me pak fjale, eshte keshtu: ec per 5 minuta si fillim, sprinto per 1 minut. Ec per dy tre minuta dhe sprinto per nje minut tjeter. Kjo duhet bere per rreth 20 minuta. Per ta shpjeguar me qarte dhe ne menyre me shkencore do perdorim zonat e rrahjeve te zemres qe perdorem me siper. Do fillojme me zonen 1 50-60% te nivelit maksimal per 5 minuta. Pastaj do fillojme vrapin e forte per nje minut. Pas ketij minuti rrahjet e zemres do kene shkuar tek Zona 5 90-100% te nivelit maksimal. Pastaj do ecim per dy-tre minuta duke e lene zemren te bjere tek Zona 2 60-70% te nivelit maksimal. Do e perserisim kete metode per rreth 20 minuta me 5 minutat e fundit si ftohje, thjesht duke ecur. Po ta hedhin ne grafik do dilte dicka e tille:

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    SPEKTRI MASHKULLOR

    Ēfarė barku ke?
    Po ve re se barku yt po rritet dhe gruaja juaj po jua shndėrron kėtė fakt nė njė problem serioz pėr t'u pėrballuar? Mos i humb shpresat. Ka bark dhe bark....Ja tek janė 5 lloj mundėsish pėr tė ndėrhyrė nė kėtė rast:
    Shkaktari numėr 1: Yndyra
    Vendos njė dorė nė bark dhe shtype. Ėshtė i butė si njė jastėk apo i fortė si njė thes? Nė rastin e parė bėhet fjalė pėr njė dhjamė nėnlėkuror ndėrsa nė rastin e dytė shtohet dhe komponenti i dhjamit tė organeve tė brendėshme, i rrezikshėm pėr sėmundjet kardiovaskulare.
    Zgjidhja
    Konsumo 60% tė kalorive tė nevojshme nė pjesėn e parė tė ditės nė vend qė tė rėndohesh duke ngrėnė kur vjen nė shtėpi nga puna. Pas orės 16 metabolizmi ngadalėsohet dhe kaloritė grumbullohen tė gjitha aty.

    Shkaktari numėr 2: Muskuj joaktivė
    Muskujt e barkut funksionojnė si njė kėllėf i mbushur qė mban nė rregull stomakun dhe mishin e brendshėm. Nė qoftė se kėta muskuj janė shumė tė dobėt pėr mungesė aktiviteti fizik apo sepse ti kalon tė gjithė kohėn i ulur, pėrfundimi ėshtė matematik. Ndėrkohė qė dhjami, nė qoftė se nuk ndalohet me ushtrime pėr pjesėn e barkut, ėshtė i destinuar qė tė shtohet.
    Zgjidhja
    Mundohu qė tė hash mė pak, mė shpesh dhe ushqime me sa mė pak yndyrė pėr ta rėnduar sa mė pak stomakun tėnd.

    Shkaktari numėr 3: Qėndrimi i gabuar
    Shpatullat prapa, barku i nxjerrė pėrpara dhe gjunjėt e hapur...Nė qoftė se kjo ėshtė mėnyra jote e zakonshme e tė ecurit, me kalimin e kohės muskujt e pasme qė janė rreth shtyllės kurrizore mund tė dobėsohen. Rezultati: shtylla kurrizore pėrkulet pėrpara dhe harku i barkut tėnd do tė vihet mė nė dukje.
    Zgjidhja
    Duhet tė ushtrohesh me njė stėrvitje tė pėrditėshme qė pėrfshin ushtrime pėr barkun dhe muskujt e shpinės si pėrshembull, shtrihu nė tokė dhe tėrhiq njė herė njėrėn kėmbė drejt gjoksit njė herė kėmbėn tjetėr dhe pastaj tė dyja.

    Shkaktari numėr 4: Forca e gravitetit
    Me kalimin e viteve, veēanėrisht pėr ata qė merren me ngritje peshash, pozicioni i drejtė i shtyllės kurrizore mund tė ndryshojė duke u pėrkulur dhe pėr kėtė muskujt e barkut mund tė dobėsohen.
    Zgjidhja
    Merru me stretching pėr vertebrat, thjeshtė duke u kapur diku dhe duke i lėnė kėmbėt tė varen pa mbėshtetje. Disa pėrsėritje tė herė pas hershme prej pak sekondash nė ditė ndihmojnė... por nuk bėjnė mrekulli!

    Shkaktari numėr 5: Fryrja
    Ėshtė barku klasik i birromanėve gjermanė; jashtėzakonisht i fryrė. Tashmė dihet fakti se nė fillim tė ditės nuk ėshtė kurrė pastaj fryhet gjatė kalimit tė orėve. Shkaktohet nga ushqimi i gabuar qė duke u fermentuar shkakton ajėr ose nga pijet e gazuara. Ndonjėherė ėshtė dhe shfaqje e njė gjendje stresi.
    Zgjidhja
    Prefero pijet jo tė gazuara dhe qėndroi larg ushqimeve si perimet dhe zarzavatet sidomos atyre bishtajore sepse kanė mundėsi tė mėdha fermentuese. Ha pak dhe shpesh duke e ndarė ushqimin tėnd ditor nė 5 vakte.


    Fitnes
    Muskuj barku perfektė
    Dėshiron tė kesh njė muskulaturė tė mirė tė barkut tėnd? Me kėto ushtrime do t'ja dalėsh nė njė kohė tė shkurtėr. Ndiqi kėto kėshilla, do tė lodhesh mė pak dhe do tė arrish mė shumė.
    Le ta themi menjėherė: Ushtrimet pėr muskujt e barkut nuk janė njė argėtim i madh. Nė rradhė tė parė ėshtė e mėrzitėshme lart, poshtė, lart, poshtė e kėshtu me rradhė. Dhe mė pas kur impenjohesh tė duket sikur duhen muaj pėr tė arritur rezultate tė dukshme. Tė duket sikur lodhesh shumė pėr asgjė. Por nė qoftė se njeh sekretet e ushtrimeve mund tė arrish mė shumė nė qoftė se lodhesh mė pak. Pak ushtrime tė bėra siē duhet vlejnė mė shumė se 100 ushtrime tė bėra normalisht. Motivi? Pjesa mė e madhe e personave pėrfshijnė nė ushtrimet e barkut dhe muskuj tė tjerė. Njė shembull: Tė pėrkulėsh gjoksin deri tek gjunjėt i tėrheq shumė muskujt e kofshėve. Bėhet fjalė pėr muskuj tė pjesės sė poshtme tė shpinės, por nuk janė ato qė do tė nxjerrėsh nė pah kėtė verė nė plazh. Pėr tė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme muskujt e barkut mjafton tė ndjekėsh disa ushtrime dhe rregulla tė thjeshta. Nė foto tregohen ushtrime perfekte per muskujt e barkut.

    Bėni kujdes nga gabimet
    Sekreti pėr tė bėrė ushtrime pėr barkun me tė vėrtetė tė efektshme ėshtė pozicioni i duhur. Ėshtė e rėndėsishme tė ngrihet nga dyshemeja vetėm shpatullat dhe pjesa e sipėrme e shpinės, dhe jo tė gjithė bustin. Mund tė duket se nė kėtė mėnyrė ushtrimi ėshtė mė pak i lodhshėm, por nuk ėshtė kėshtu. Nė tė vėrtetė nė kėtė mėnyrė eleminohen lėvizjet e kota. Qėndro i pėrkulur pėrpara pėr 10 sekonda dhe pastaj shtrihu pėrsėri pėr 10 sekonda. Duke lėvizur mė ngadalė vė nė lėvizje mė shumė fibra muskulare dhe kėshtu ushtrimi ėshtė mė i efektshėm. Sipas disa studimeve nė qoftė se ndiqen ushtrimet me njė kohė rezistence mė tė madhe mund tė shtohet rezistenca deri nė 50%. Bėj tre seri nga 10-15 ushtrime. Pusho dy minuta midis njė serie dhe njė tjetre dhe shplodhu tė paktėn njė ditė ndėrmjet seancave.

    @ Spekter.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    SPEKTRI FEMEROR


    Dobėsohu vetėm nė ato pjesė qė dėshiron.
    Cila ėshtė pika jote e dobėt, barku, kofshėt apo tė dyja bashkė? Ke pothuajse pamjen e njė trekėndėshi me bazė tek kofshėt, ja ēfarė duhet tė bėsh pėr tė eleminuar kilet e tepėrta nė kėtė pjesė tė trupit dhe pėr tė rėnė nė paqe me psikologjinė tėnde femėrore.
    Trupi juaj ka njė formė si trekėndėsh?
    Pjesa e sipėrme e trupit ėshtė e ngushtė, me shpatulla tė vogla dhe tė rėna, bel tė hollė, ije tė gjėra dhe kofshė tė mbushura. Ju keni tendencė qė tė grumbulloni kilet e tepėrta nė pjesėn e poshtme tė trupit tuaj.
    Nė organizmin tėnd ndikojnė receptorėt hormonalė femėrorė tė cilėt i grumbullojnė kilet e tepėrta nė pjesėn e poshtme tė trupit, tek ijet, tek vithet dhe tek kofshėt. Kur shėndoshesh, ke shumė vėshtirėsi pėr tu dobėsuar dhe kjo ndodh sepse mekanizmi qė ėshtė nė bazė tė tretjes sė yndyrnave tė depozituara nė gjak, mund tė arrihet vetėm nė sajė tė njė qarkullimi tė vlefshėm, gjė e cila nuk vihet re tek kėto gra qė kanė difekte nė mikrociklin e tyre. Si rrjedhojė organizmi ėshtė i detyruar tė grumbullojė energji aty ku yndyrat janė mė tė disponueshme, nė faqe, gjoks, krahė dhe bark. Ja pse ndodh qė dhe kur humbet kile tė prishet fytyra por nuk tė bien faqet.
    Shqetėsimet tipike tė organizmit tuaj
    Me trupin tuaj nė formėn e njė dardhe, janė tė lidhura njė sėrė shqetėsimesh tė shkaktuara nga qarkullimi, vena pak elastike, celulite qė shfaqen nė pjesėn e poshtme tė trupit. Gjendja keqėsohet nė qoftė se pėrdor pilula kundėr shtatzanisė qė rrisin ndjeshmėrinė e receptorėve shumė tė ndjeshėm femėrorė.
    Ndiqe kėtė dietė pėr 2 javė. Pas 7 ditėsh, mund tė kombinosh menunė duke ndryshuar pjatat sipas dėshirės. Pranė ēdo ushqimi tė dhėnė do tė gjesh sasinė e kalorive kėshtu mund tė riformulosh skemėn pa kaluar 1300 kaloritė. Pėrdor 25 g vaj nė ditė (rreth 5 lugė) pėr ēdo lugė vaji tė pėrdorur shto 45 kalori pėr ēdo pjatė.
    Ushqehu nė kėtė mėnyrė: Dieta e duhur pėr ty duhet tė jetė mė shumė dizintoksikuese se sa ushqyese. Tė dobėsohesh nė mėnyrė drastike nuk tė bėn mirė. Ndiq gjithmonė njė regjim tė balancuar nė favor tė proteinave qė kanė fuqi tė ndikojnė tek kapilarėt dhe tek lėngjet qė grumbullohen nė qeliza. Nė qoftė se sasia e kalorive pėr njė tė rritur ėshtė 12-15 % tė ushqimit, nė rastin tėnd duhet tė arrijė nė 25-30 % tė tij. Pi shumė ujė dhe konsumo shumė lėngjė pėr tė stimuluar qarkullimin e lėngjeve tė grumbulluara nė qeliza. Dieta qė tė propozojmė lejon tė dobėsohesh nė njė mėnyrė graduale dhe rezultati yt tė ketė njė jetėgjatėsi tė madhe.

    Dieta qė duhet tė ndiqet
    Tė hėnėn
    Mėngjesi: Njė tas i vogėl me gjumėsht tė skremuar 73 kalori, njė lugė kafeje sheqer 20 kalori, 2 feta bukė tė thekura 82 kalori, 3 lugė marmalatė 45 kalori.
    Paradite: Njė lėng frutash 38 kalori.
    Dreka: Makarona 261 kalori, 100 g sallatė, njė panine 120 kalori.
    Pasdite: Njė fetė pjepėr 44 kalori.
    Darka: 150 g biftek 123 kalori, 200 g sallatė jeshile 34 kalori, njė panine tė madhe 194 kalori.
    E Martė
    Mėngjesi: Njė kapuēino 61 kalori, njė briosh tė vogėl 36 kalori
    Dreka:60 g spageti me salcė domatesh dhe borzilok 220 kalori, njė vezė, njė panine tė vogėl 97 kalori, 150 g luleshtrydhe me limon dhe njė lugė sheqer 60 kalori.
    Pasdite: Njė mollė mesatare 60 kalori
    Darka:150 g sepie me salcė domatesh 110 kalori, 200 g qepė tė pjekura 60 kalori, njė panine tė vogėl 50 g 97 kalori, njė sallatė maqedonse me fruta 84 kalori
    E mėrkurė
    Mėngjesi: Njė gotė qumėsht tė skremuar 98 kalori, njė panine 116 kalori
    Paradite: 3 kajsi 56 kalori
    Dreka: 70 g makarona me fruta deti 375 kalori, 200 g sallatė domate 40 kalori, njė fetė bukė 30g 73 kalori
    Darka: Oriz me perime 30 g 172 kalori, 100g mish viēi 190 kalori, njė kupė frutash pylli me njė lugė tė vogėl sheqer 90 kalori.
    E enjte
    Mėngjesi: Njė tas me qumėsht tė skremuar me njė lugė tė vogėl kafe 93 kalori; 5 biskota 125 kalori
    Paradite: Njė suko kajsish 70 kalori
    Dreka: 100 g makarona me domate dhe borzilok 155 kalori, 80 g djathė lope 194 kalori, njė fetė bukė 73 kalori
    Pasdite: Njė pjeshkė 40 kalori
    Darka: 100 g fileto mishi me barėra aromatike 92 kalori, njė panine tė madhe 243 kalori, njė mollė 70 kalori
    E premte
    Mėngjesi: Njė kos me fruta 110 kalori, dy feta buke tė thekura 82 kalori, 2 lugė mjaltė 32 kalori
    Paradite: Dy feta ananas 80 kalori
    Dreka: 50 g makarona 283 kalori, 150 g lulelakėr 55 kalori, njė fetė bukė 73 kalori.
    Pasdite: njė lėng frutash 38 kalori
    Darka: 150 g gjoks pule me mandarinė 253 kalori, 200 g sallatė katalonase 34 kalori, njė panine 60g 145 kalori
    E shtunė
    Mėngjesi: Njė kos dhe 5 biskota 180 kalori
    Paradite: Njė vezė 61 kalori
    Dreka: 200 g sallatė me 100 g ton tė vajisur 285 kalori, njė panine 121 kalori, njė sallatė frutash 68 kalori.
    Darka: 60 g oriz 242 kalori, 120 g mish derri pa dhjamė 133 kalori, 200 g speca 44 kalori
    Tė dielėn
    Mėngjesi: Shiko recetėn
    Paradite: njė lėng frutash 38 kalori
    Dreka: Sallatė jeshile e pėrzier me domate, njė vezė tė skuqur njė panine tė madhe 243 kalori, njė fetė pjepėr 66 kalori.
    Pasdite: Dy feta pjepėr
    Darka: 60 g oriz 217 kalori, 200 g merluc tė pjekur nė grilė 142 kalori, njė fetė bukė 73 kalori.

    Nė tavolinėn tėnde lejohen: mishi dhe peshku tė pjekura nė mėnyrė tė thjeshtė, nė furrė ose nė grilė, djathi pa yndyrė kosi, frutat dhe perimet.

    Nė tavolinėn tėnde janė tė ndaluara: djathėrat me yndyrė, ushqimet e konservuara, gjalpi dhe ėmbėlsirat.

    Sportet mė tė pėrshtatėshme pėr ty:
    Gratė qė e kanė trupin nė formė dardhe nuk kanė aspak nevojė tė dobėsohen, duhet vetėm qė tė djegin energjitė e mbledhura nė njė zonė tė caktuar. Aktiviteti fizik nė kėtė pikė mund tė japė rezultate tė mira. Merru me sporte aerobie qė vėnė nė lėvizje pjesėn e poshtme tė trupit. Disa shembuj? Vrapimi, biēikleta noti etj.
    Ushtrimet gjimnastikore tė cilat duhet t'i ushtrosh:
    Pėr shpatullat. Nė kėmbė, me kėmbėt paksa tė hapura me dy pesha nga 2 kg nė duar mbaji krahet tė shtrira. Rri nė kėtė pozicion pėr disa sekonda dhe pastaj uli krahėt. Bėj tre seri nga 10 ushtrime secila. Mund ta ndryshosh ushtrimin duke i lėvizur krahėt para dhe prapa.
    Pėr kraharorin. Shtrihu me shpinė nė dysheme dhe merr 2 pesha nga 2 kg nė duar (e mirė ėshtė dhe njė shishe e mbushur me ujė) pastaj lėvizi nė mėnyrė vertikale krahėt e hapur. Bėj tre seri nga 15 ushtrime secila. Kėtė ushtrim mund ta bėsh dhe duke qėndruar nė kėmbė.
    Pėr kėmbėt
    Bėj 50 hedhje mė litarė nė fillim me kėmbėt e bashkuara, pastaj duke i alternuar herė njėrėn kėmbė dhe herė tjetrėn. Pėr tė alternuar ushtrimet pėrkulu pėrpara duke u pėrpjekur qė tė kapėsh thembrat e kėmbėve me duar pa pėrkulur gjunjėt dhe pastaj ngrihu pėrsėri. Pėrsėrite kėtė ushtrim 15 herė.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Postuar mė parė nga tironsi per qef
    Estela kam shum koh qe merem me stervitj force dhe ne trupin tim shof shum pak ndryshime.Ajo me kryesorja eshte djeta ushqimo, ta vazhdosh gradalisht stervitjen dhe mos ta nderpresesh.Un kam ber te kunderten se koha sme ka premtuar

    Tani sa e printova te terin dhe qe neser do filloj ta vazhdoj dhe tja shperndaj te ter shqiptarve qe njof
    Ja kalofsh mir

    Tek femrat ndryshimet shifen me shpejt kurse tek meshkujt ato shifen 10 fishi me ngadale por edhe qendrojne nme gjate ne trupin e tyre.



    Nje nga gjerat me te rendesishme eshte sasia e dhjamit ne trupin tuaj ose Body Fat sic quhet ne gjuhen angleze.

    Mesatarja per nje femer te shendetshme 16-22
    per meshkujt jo me shume se 18. Nesi e keni arritur kete gje atehere e konsideroni veten si te shendetshem.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e DEMION_21
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    barking,united kingdom
    Postime
    17
    hey ESTELLA per sa i perket djetes un per vete merem me xhim cdo dit kshu qe jam edhe per sa i perket trupit shendetshem varet tek personi se si e mbron veten nga ushqimi ok bye
    the_white_wholf..............the_white_man_power

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    marre nga Spektri

    Njė palestėr nė det



    Ke dėgjuar ndonjėherė tė flitet pėr power walking dhe crunch? Bėhet fjalė pėr ecje me hap tė shpejtė dhe ushtrime nė tokė. Provoji nė rėrė, nuk janė tė vėshtira dhe nė pak kohė do tė japin njė linjė tė derdhur dhe njė trup tė ri. Truket qė tė sugjerojmė janė pėr ty sepse mund ta kurosh trupin tėnd duke qėndruar e shtrirė dhe duke marrė rreze, nė rėrė apo nė ujė.

    Verė, qielli blu dhe deti i kristaltė. Smogu dhe stresi kanė mbetur nė qytet. Trupin tėnd po e prek dielli dhe lėkura jote po bėhet gjithnjė e mė e errėt dhe e adhurueshme. Jeni me pushime. Ka vetėm disa detaje apo mė mirė disa kile tė tepėrta qė tė bezdisin qetėsinė e ditėve tė tua. Atėherė mos bjer nė pesimizėm dhe bėj menjėherė diēka.
    Sigurisht qė do ta kesh vėnė re se kur ngrihesh nga peshqiri dhe lėviz, muskujt gjallėrohen dhe tė ngrihet humori, trupi fillon tė nxehet dhe bėhet mė i lirshėm. Ja njė motiv mė shumė pėr tė trasformuar plazhin dhe detin nė njė palestėr tė vėrtetė nė ajėr tė hapur. Kėshtu me njė stėrvitje tė thjeshtė argėtuese dhe pak tė lodhshme, do tė fitosh njė fizik prej misi.
    Nė plazh
    Nė qoftė se dėshiron tė ulėsh me pak centimetra perimetrin e kofshėve tė tua, ec, funksionon gjithmonė. Hap pas hapi do tė arrish nė fund tė pushimeve mė e lehtė me kusht qė tė ecėsh duke e shtuar shpejtėsinė gjithnjė e mė shumė. Ideale do tė ishte tė bėnit njė shėtitje tė shpejtė qė ndihmon pėr tė djegur yndyrnat pėr gjysmė ore. Power walking ėshtė njė ecje e shpejtė. Tė lejon tė kontrollosh mbėshtetjen e plotė tė shputės sė kėmbės nė rėrė pa i lodhur gjunjėt dhe kaviljet. Dhe mbi tė gjitha djeg kalori po aq sa dhe njė vrapim. Ėshtė e rėndėsishme qė gjatė ecjes tė mbahet ritmi i duhur.
    Nė qoftė se gjatė ecjes ke tendencė tė hapėsh gojėn dhe lodhesh tė marrėsh frymė vetėm me hundė, do tė thotė qė duhet tė ulėsh shpejtėsinė ndėrsa nė qoftė se gjatė ecjes mund tė shpėrqėndrohesh dhe tė mendosh pėr diēka tjetėr, atėherė duhet tė shtosh shpejtėsinė. Nė rast se ke ėndėrruar gjithmonė pėr njė bark qė tė mos formojė rrudha kur pėrkulesh, atėherė bėj kėshtu:
    Ēdo ditė lėvizi muskujt me njė notim prej pesė apo dhjetė minutash. Pasi del nga uji, futu nė hije dhe fillo tė bėsh ushtrime strategjike tė quajtura crunch. Shtrihu nė peshqir, pozicionoje mirė shpinėn nė rėrė nė mėnyrė qė tė jesh nė njė pozicion tė rehatshėm dhe pėrthyeji kėmbėt. Vendosi duart pas qafe dhe pėrthyeji shpatullat deri nė gjatėsinė e gjunjėve. Mė pas shtrihu pėrsėri. Pėr tė patur rezultate tė dukshme, duhet tė bėsh rreth 100 crunch nė ditė. Mund t'i ndash ushtrimet dhe nė seri prej 20 pėrkuljesh me rreth 15 sekonda pushim mes njėri tjetrit.

    Nė ujė
    Dhe pse ke pėrdorur krem ke akoma pak celulit? Zgjidhja ėshtė njė shėtitje nė ujė. Sapo ke arritur nė plazh kur dielli akoma nuk e ka ngrohur detin? Futu nė ujė deri nė bel dhe ec. Ec me ngadalė nė mėnyrė tė tillė qė tė ndjesh rezistencėn e ujit. Kėshtu do tė favorizosh qarkullimin dhe do tė eleminosh lėngjet e tepėrta. Vazhdo tė ecėsh pėr dhjetė minuta dhe pastaj ndalo dhe shkundi pak gjunjėt.
    Gjithēka pėr dy minuta. Pėrsėrite shėtitjen nė det, kur dielli ėshtė ngritur nė kupėn e qiellit, pėr tu freskuar dhe gjallėruar. Ideale do tė ishte qė ta bėje pėrsėri ushtrimin dhe nė mes tė pasdites kėshtu do tė tonifikohesh mė shpejt. Vazhdoje shėtitjen ēdo ditė duke u pėrpjekur qė t'i ngresh gjunjėt gjithnjė e mė lart. Pėr tė vėnė nė lėvizje pjesėn e sipėrme tė trupit mund tė praktikosh kanoan, ėshtė njė sport i thjeshtė dhe argėtues qė tonifikon pjesėn e shpatullave. Pėr ta mėsuar ėshtė mjaft e thjeshtė dhe gjendet pothuajse nė tė gjitha pikat turistike detare.
    Pėr mė tėpėr gjatė kokės qė i jep lopatave merr dhe ngjyrė. Gjatė ēdo lėvizjeje rrotulluese tė krahėve vihen nė lėvizje tė plotė muskujt e shpinės duke eleminuar yndyrnat dhe celulitin nė kėto pjesė dhe duke i tonifikuar ato. Ndėrsa nė qoftė se kėrkon diēka me tė vėrtetė bashkėkohore, insiprohu nga valėt e Kalifornisė, pra nga body boar, njė version fare i lehtė i surfit. Praktikohet duke u vendosur me bark poshtė mbi njė tavoline surfi dhe duke lėvizur nė ujė me kėmbė dhe krahė. Sa duhet tė stėrvitesh? Tė mjafton gjysmė ore nė ditė body board

    Pėlqen sfidat?
    Volejbolli ėshtė ai qė tė duhet. Truku? Luani dy lojtarė kundėr dy tė tjerėve pikėrisht ashtu siē luajnė kampionėt. Loja bėhet shumė emocionuese dhe humbet energji tė shumta pa e vėnė re.

    Dielli minutė pas minute
    Provo ta imagjinosh plazhin si njė qendėr tė madhe bukurie. Je shumė pesimiste pėr ta shfrytėzuar? Truket qė tė sugjerojmė janė pėr ty sepse mund ta kurosh trupin tėnd duke qėndruar shtrirė dhe duke marrė rreze mbi rėrė apo dhe nė ujė. Nė qoftė se dėshiron tė marrėsh njė ngjyrė tė mrekullueshme dhe dhe tė shfrytėzosh nė maksimum mundėsitė qė tė ofrojnė pushimet minutė pas minute, do tė tregojmė se si mund ta planifikosh ditėn tėnde tė pushimeve pėr ta shndėrruar atė nė njė ditė ideale.

    Ora 9
    Natyrisht qė mund tė jetė dhe mė vonė, je me pushime dhe meriton qė tė pushosh, por nė qoftė se dėshiron njė nxirje tė shkėlqyer, kujtohu qė orėt e mėngjesit janė mė tė mirat. Nė qoftė se shkon nė plazh me biēikletė apo nė kėmbė, para se tė dalėsh apliko nė fytyrė dhe nė trup njė solar mbrojtės me filtėr tė mesėm (10) dielli do tė tė duket mė pak i fortė. Bėj kujdes qė gjatė aplikimit lėkura tė mos jetė e djersitur. Prit 5 minuta para se tė dalėsh nė mėnyrė qė solari tė thithet nga lėkura.

    Ora 10
    Nė qoftė se dėshiron tė bėsh banjėn e parė nė det, atėherė pėrdor solarin kundėr ujit. Dėshiron tė forcosh gjoksin dhe shpatullat? Atėherė bėj not bretkose, nė qoftė se vuan nga dhimbjet e shpinės, noto nė stil tė lirė apo me kurriz. Janė mė tė vėshtira por krijojnė njė zhbllokim tė qafės gjatė lėvizjeve. Pasi tė dalėsh nga uji pėrdor pėrsėri solarin duke e nisur qė poshtė kostumit tė banjės nė mėnyrė qė tė evitosh shenjat e kuqe qė lenė ato.

    Ora 12
    Apliko kremin kundėr rrudhave nė fytyrė, vendos syze tė errta dhe ulu nė breg tė detit. Lėri dallgėt tė tė ledhatojnė kėmbėt pėr dhjetė minuta dhe mė pas shtrihu me barkun poshtė dhe mė duart nė rėrė duke e lėnė trupit tė lėkundet nga dallgėt. Ky masazh natyral qė tė ofron deti pėrmirėson qarkullimin nė organizmin tėnd.

    Ora 13
    Pėrfito nga kjo orė e qetė pėr "tė thithur" pafundėsinė e detit. Oligoelementet qė pėrmban uji dhe ajri e shtyjnė organizmin qė tė funksionojė mė shpejt dhe tė djegė mė shumė kalori, pėr mė tepėr forcojnė sistemin imunitar dhe bėjnė tė mundur pėrqėndrimin e kalciumit nė kocka. Ulu nė rėrė, nė hije sa mė pranė bregut qė tė mundesh me kėmbėt e kryqėzuara dhe me sytė mbyllur. Merr frymė me hundė dhe hapi mirė shpatullat, kėshtu do tė lejosh qė nė mushkėri tė futet mė shumė ajėr se zakonisht, mbaje frymėn pėr disa ēaste dhe mė pas nxirre jashtė duke u pėrkulur nė mėnyrė qė tė shikosh kėrthizėn tėnde. Vazhdo kėshtu pėr dhjetė minuta. Mė pas mund tė vendosesh nė hije dhe tė hash diēka.

    Ora 14
    Teksa shlodhesh nė hijen e ēadrėsh, vaporizoje lėkurėn me njė solar, ka njė efekt mbrojtės dhe freskues. Rrezet Uva janė tė dėmshme, sepse arrijnė tė depėrtojnė nė lėkurė edhe kur qėndron nė hije dhe tė forta siē janė nė kėtė orė, arrijnė tė dėmtojnė elasticitetin e lėkurės.

    Ora 15
    Ėshtė koha pėr t'u kujdesur pėr flokėt qė nė diell thahen po aq sa dhe lėkura. Masazhoi me njė vaj solar mbrojtės. Mbaji pikat nė pėllėmbėt e duarve dhe fėrkoji duart me njėra tjetrėn. Mė pas kaloi nė flokė duke i masazhuar qė nga rrėnjėt deri nė maja. Lėre qė tė veprojė pėr dhjetė minuta dhe pastaj shplaje kokėn nė dushet e plazhit.

    Ora 18
    Nė det pasdite mund tė luash volejboll apo ndonjė aktivitet tjetėr fizik. Nė qoftė se vrapon, kujtohu qė tė veshėsh kėpucėt e sportit sepse mbrojnė kėmbėt dhe lehtėsojnė vrapimin. Mundohu qė tė vraposh afėr bregut ku sipėrfaqa ėshtė mė kompakte.

    Ora 19,30
    Nė shtėpi, bėj njė dush pothuajse me ujė tė ftohtė me njė detergjent qė pėrmban karrota. Pasi tė jesh tharė provo kėtė trajtim energjitik. Shpėrndaj nė kėmbė dy pika solar pas dielli tė pėrzier me 6 pika esencė eukalipti. Krijo njė shtrezė rreth tre milimetra dhe lart vendosi njė copė tė ftohtė tė vendosur mė parė nė ngrirje dhe qėndro pėr 5 minuta nė kėtė mėnyrė. Mė pas shplaji kėmbėt dhe masazhoi me njė krem zbutės. Do tė ndjehesh e gatshme tė vallėzosh gjithė natėn.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •