Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Re: Interviste me Ardit Gjebrene.

    Postuar më parë nga Jonian

    *) Me mori gjysme ore te rregulloja gabimet drejtshkrimore te ketyre "gazetareve".
    ...dhe nje sekonde per te kuptuar budallallekun tend?

    Manjola Nallbani: Bashkëshorti im s'më ka zhgënjyer c'tituj mbresalenes vene dhe keta

    Duke iu referuar lidhjes tuaj, ç'është dashuria për ju?

    Për mua ka qenë një fat, që bashkëshortin e kam marrë me dashuri. Dhe jo siç mund t'i ketë ndodhur dikujt, i cili nuk e ka zgjedhur vetë dashurinë. Është shumë e rëndësishme që jetën ta kalosh me një person që e do dhe jo që ta rekomandojnë të tjerët, kjo është më kryesorja për lidhjen tonë.
    Për fat, bashkëshorti im nuk më ka zhgënjyer për asnjë moment gjatë këtyre viteve. Kam 13 vjet që
    jam martuar dhe mund të them, shumë sinqerisht, se e dua njëlloj si në fillim. Ndjenja reciproke është shumë e rëndësishme. Nuk do e konceptoja dot të jetoja me një njeri për vite, nëse nuk do ta doja ose të mos më donte.

    Në jetën e përditshme cilat janë provat e dashurisë?
    Provë dashurie, së pari, është vlerësimi që unë kam dhe që e shpreh në mënyra të ndryshme, është respekti. Fakti që bashkëshorti im është njeri i pazëvendësueshëm për mua, për shumë vite është një provë, po ashtu dhe fëmijët që ne kemi sjellë në jetë. Nuk ka provë më të madhe dashurie se kjo.

    Mendoni se duhen mbajtur disa sekrete të vogla për vete, në mënyrë që mos të prishet ekuilibri i një raporti shumë të mirë?
    Unë si natyrë jam e sinqertë, dhe nuk di të mbaj sekrete. Aq më tepër që, të them të drejtën, nuk para kam sekrete, sepse ai është njeriu me të cilin ndaj ato dhe konsultohem për çdo gjë.

    Sa e rëndësishme është për ju ruajtja e individualitetit në një raport të gjatë, dhe sa e dobishme është të kesh individualitet brenda marrdhënies?

    Është normale që një nga elementet e dashurisë është që të mos i ndërhysh partnerit, unë atij dhe as ai mua, në karakterin, natyrën, në jetën profesionale. Sepse secili ka tiparet e veta dhe as mua nuk do të më pëlqente të më ndërhynin në këtë drejtim. Ndaj respektojmë në këtë mënyrë njëri-tjetrin në karakteret që kemi, për të mos u tjetërsuar. Unë e kam dashur kështu siç është, po ashtu dhe ai, me të këqijat dhe të mirat që kam.

    Pas 13 vjet martesë, këtë vit si do ta festoni Shën Valentinin?
    Këtë vit mendoj se do të jetë më i bukuri, meqë, sapo kam sjellë në jetë një fëmijë në jetë. Shën Valentini ka qenë shumë i bukur kur kemi qenë të dashuruar, i bukur në fejesë, po ashtu dhe në vitet e para të martesës, ndërsa tani është shumë më i vërtetë.


    Intervistoi: Besiana Lushaj @ SPEKTRI

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Re: Interviste me Ardit Gjebrene.

    Postuar më parë nga Jonian

    *) Me mori gjysme ore te rregulloja gabimet drejtshkrimore te ketyre "gazetareve".
    ...dhe nje sekonde per te kuptuar budallallekun tend?

    Manjola Nallbani: Bashkëshorti im s'më ka zhgënjyer (c'tituj mbresalenes vene dhe keta )

    Duke iu referuar lidhjes tuaj, ç'është dashuria për ju?

    Për mua ka qenë një fat, që bashkëshortin e kam marrë me dashuri. Dhe jo siç mund t'i ketë ndodhur dikujt, i cili nuk e ka zgjedhur vetë dashurinë. Është shumë e rëndësishme që jetën ta kalosh me një person që e do dhe jo që ta rekomandojnë të tjerët, kjo është më kryesorja për lidhjen tonë.
    Për fat, bashkëshorti im nuk më ka zhgënjyer për asnjë moment gjatë këtyre viteve. Kam 13 vjet që
    jam martuar dhe mund të them, shumë sinqerisht, se e dua njëlloj si në fillim. Ndjenja reciproke është shumë e rëndësishme. Nuk do e konceptoja dot të jetoja me një njeri për vite, nëse nuk do ta doja ose të mos më donte.

    Në jetën e përditshme cilat janë provat e dashurisë?
    Provë dashurie, së pari, është vlerësimi që unë kam dhe që e shpreh në mënyra të ndryshme, është respekti. Fakti që bashkëshorti im është njeri i pazëvendësueshëm për mua, për shumë vite është një provë, po ashtu dhe fëmijët që ne kemi sjellë në jetë. Nuk ka provë më të madhe dashurie se kjo.

    Mendoni se duhen mbajtur disa sekrete të vogla për vete, në mënyrë që mos të prishet ekuilibri i një raporti shumë të mirë?
    Unë si natyrë jam e sinqertë, dhe nuk di të mbaj sekrete. Aq më tepër që, të them të drejtën, nuk para kam sekrete, sepse ai është njeriu me të cilin ndaj ato dhe konsultohem për çdo gjë.

    Sa e rëndësishme është për ju ruajtja e individualitetit në një raport të gjatë, dhe sa e dobishme është të kesh individualitet brenda marrdhënies?

    Është normale që një nga elementet e dashurisë është që të mos i ndërhysh partnerit, unë atij dhe as ai mua, në karakterin, natyrën, në jetën profesionale. Sepse secili ka tiparet e veta dhe as mua nuk do të më pëlqente të më ndërhynin në këtë drejtim. Ndaj respektojmë në këtë mënyrë njëri-tjetrin në karakteret që kemi, për të mos u tjetërsuar. Unë e kam dashur kështu siç është, po ashtu dhe ai, me të këqijat dhe të mirat që kam.

    Pas 13 vjet martesë, këtë vit si do ta festoni Shën Valentinin?
    Këtë vit mendoj se do të jetë më i bukuri, meqë, sapo kam sjellë në jetë një fëmijë në jetë. Shën Valentini ka qenë shumë i bukur kur kemi qenë të dashuruar, i bukur në fejesë, po ashtu dhe në vitet e para të martesës, ndërsa tani është shumë më i vërtetë.


    Intervistoi: Besiana Lushaj @ SPEKTRI

  3. #23
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    BOJKEN LAKO : DJALI QË NUK E “TRADHTON” MUZIKËN RROK

    Është shumë e vështirë t’a takosh, thuajse e pamundur. Përherë në lëvizje, gjendet në një vend, duhet të jetë diku tjetër. I bëj “pritë” në orët e vona të pasdites, në shkollën Poleposition, pikërisht aty ku gjendet çdo natë për të kalkuluar shfaqjen e ditës së nesërme. “Prijësi” i muzikës alternative në Shqipëri, Bojken Lako i ka qëndruar besnik muzikës së tij. Tingujt që ai krijon janë muzikë jokomerciale. Lako është nga muzikantët shqiptarë që së bashku me Heldi Krajën krijuan grupin e parë shqiptar me emrin “The fish hook” dhe prodhuan në vitin 1993 albumin e parë të titulluar “King of Beers” me një shitje prej 5000 kopjesh. E filloi karrierën e tij artistike në fillim të viteve ’90-të me një muzikë që ishte më tepër një rrok i pastër - new wave- dhe një prirje e

    muzikantëve të rinj të periudhës postkomuniste. Sot është Drejtor Artistik në TopAlbaniaRadio dhe me të njëjtën përgjegjësi drejton festivalin TopFest. Nuk ka ndërruar asnjë drejtim në muzikën e tij dhe vazhdon të “luftojë” me veten për të prodhuar alternativën për të gjithë fansat e tij. Bojken Lako “fitoi” emër sidomos pas kompozimit të këngës “Asgjë e largët”, me të cilën mori pjesë në Festivalin e vitit 1999 në Tiranë. Shumë shpejt projekton një koncert akustik në muajin maj me krijimtarinë më të mirë të “Fish hook”për të treguar se ai dhe djemtë e rrokut ekzistojnë dhe dinë të kompozojnë e të këndojnë vetëm “live”.

    Ke dhjetë vjet që kompozon muzikë alternative. Unë e quaj vlerë këtë. Përse i ke qëndruar besnik?

    Unë jam një muzikant dhe artist që i përkas brezit që dolëm nga periudha e postkomunizmit. Kishim me shumë ideale dhe mundësi për të shpërthyer në pak vite gjithë atë energji të grumbulluar. Në raport me modën ne pasqyruam rrymat më ekstreme të asaj kohe, por pastërtisht. Duke mos patur edhe biznes muzikor e nisëm në një moment të vërtetë. E nisëm me vërtetësi muzikën. Unë kam patur vetëm fillimet e mia ekstreme alternative, albumi i parë ishte në anglisht, i dyti analog me rrymat e modës. E bëj sepse kështu di të kompozoj.

    Ka patur periudha “komerciale”në krijimtarinë tënde?

    E quaj të kthyer në komercial veten time, atëhere kur rashë pak nga vrrulli i alternativës së egër nga viti ’99, kur bëra diçka në Festival. Nuk bëhet fjalë për një nisje muzikore gjysëm alternativë drejt një komercialiteti të dukshëm, por nisa aty ku desha, sepse nuk kisha lidhje me asnjë shtëpi diskografike, Bëra atë që doja, atë që çdo artist realizon sipas vetes së vet, pa menduar se albumi do të shitet. Kështu u lidha me një media e cila më ndihmoi. Nuk e kam “tradhtuar” muzikën alternative, sepse ndoshta kam patur edhe shans, pasi fillova në vitet e lira për tu shprehur , pa detyrime për tregun muzikor.

    Kur ke qenë i kënaqur me muzikën tënde?

    Ka ndodhur verën që kaloi, në koncertet me grupin “The Fish”, pasi u ktheva në muzikën që kisha nisur dhe pak a shumë edhe me formacionin e fillimit, me Heldi Krajën, me ato krijime që kemi patur bashkë. Vërtetuam që ajo muzikë me të cilën kemi filluar është akoma e vlefshme dhe aq më shumë e dëshirueshme në këto momente që muzika është degjeneruar.

    “Fish Hook” u rizgjuan verën e kaluar. Kënduat “live” 18 këngë rrok, origjinale nga krijimtaria juaj. Çfarë do të thotë të jesh pjesë e grupit?

    Nëse je grup të shoqëron një frymë, frymë të cilën nëse e ke brenda bërthamës së grupit atë e transporton mirë tek publiku dhe këtu vijmë edhe tek ato që thashë më sipër se kam mbetur besnik i muzikës edhe pse kjo është fryma e grupit prej gjashtë vetësh me 2, ose 3 veta që janë bërthama. Këtu dua të përmend edhe një projekt për muajin maj, ku mendoj të luajmë të gjithë krijimtarinë time dhe të Heldit, do të bashkohemi me rreth 10 instrumentistët që kanë punuar me grupin dhe kemi menduar të mblidhemi në një koncert akustik që shpresoj të jetë një show i vërtetë. Kjo është të jesh pjesë e grupit dhe të krijosh një frymë edhe pas 10 vjetësh.

    Kush është momenti magjepsës në një koncert rroku?

    Asnjë moment nuk mund të ndajë. Është rrok, diçka e fortë, e bashkuar, grup, kitara akustike, vokali, bateria, s’di t’a them. Është një ndjesi , gjithmonë kjo është, ndjesia jote përballë publikut. Jam ndjerë mirë kur kam suportin e grupit. Pastaj ndjehesh mirë me fansat e muzikës tënde, muzikës që ti përcjell. Ata kanë ardhur për të dëgjuar rrok. Gjithçka është e bukur.

    Ke krijuar ndonjë këngë jashtë muzikës alternative?

    Jo, nuk ka ndodhur. Unë shprehem në muzikën alternative, sepse është diçka e brendshme, edhe në momentet që jam munduar të dal jashtë saj kam dalë po aty. Dhe kam bërë shumë mirë, pasi kam vërtetuar edhe besimin e njerëzve që besojnë muzikën që unë krijoj. Muzika buron, kështuqë nëse unë do të kalkuloja një muzikë që nuk buron do të humbisja adhuruesit e mi. Njerëzit kanë dëshirë të kenë një idhull në muzikë dhe atë e duan të jetë “i pastër” pa shtrembërime ose rrjedhje muzikore.

    Në vitin 2004 a mund të flasim për ekzistencë të muzikës rrok në Shqipëri?

    Po patjetër. Gjithçka që bëhet i përshtatet publikut, moshës, ka ndërruar muzika rrok e viteve tona. Është si pantallonat që kanë dy këmbë, të majtën dhe të djathtën, vetëm se u ndryshon modeli, prerja, qepja. Në vitet tona muzika rrok mendoj se po qëndiset me aranxhime dhe orkestrime që janë sot në modë.

    Si u rikthyet ju me grupin, kishte një përmirësim në krijimtarinë muzikore?

    U rikthyem si ishim në fillimet tona, me përmirësimet që thashë më lart, aranxhimet dhe orkestrime të reja, që janë sot në modë.

    Kanë mbetur “besnikë” të tjerë si ty në muzikën shqiptare?

    Nuk i gjej dot vlerat e të tjerëve, por mendoj se ka, Elton Deda, Aleksandër Gjoka.

    Radio Top Albania erdhi si një koncept i ri për dëgjuesin, një formatim muzikor dhe formë publiciteti që krijon një tendencë të re mes fjalës dhe muzikës. Ti ishe në fillimet e kësaj pune, ishte eksperiment, apo..?

    Nuk ishte eksperiment. Ishte bashkim idealesh dhe pasionesh të disa njerëzve që u puqën në vitit ’98. Donim të bënim diçka të vërtetë dhe puna jonë u bë e madhe vetëm në sajë të publikut. Kemi një dëgjues shumë të mirë, unë them se Top Albania Radio është produkt i publikut .Kemi një dëgjues shumë të mirë. Njerëzit kanë nevojë vetëm për shtysën e parë dhe pastaj janë të gatshëm të të ndjekin.

    Çfarë koncepti muzikor përcjell, çfarë strategjie ?

    Nisem nga vetja ime, që në adoleshencë kur veç hiteve të kohës kisha edhe unë idhujt e mi muzikorë. Nga një grup muzikor mund të pëlqej jo më shumë se dy ose tre këngë, pastaj grup-moshat që ndjekin radion, pastaj temperamenti ynë, pastaj problemet e përditshme që kemi, them se ne shqiptarët kërkojmë më shumë larmi në muzikën që duam të dëgjojmë. Kjo është strategjia pak a shumë, jo që diktohet nga unë, por që ka lidhje përsëri me atë që unë dua.

    Tekstet e këngëve të tua përcjellin protestën. Vazhdon protesta tek ty?

    Unë nuk duhet të kisha folur në këtë intervistë, pasi kam kohë që nuk kam krijuar këngë, por të paktën kam plane dhe projekte. Atëhere, vazhdon protesta, nuk zbutet, pikërisht sepse ke një raport të konsoliduar me publikun. Ke një njohje, ai ka marrë diçka prej teje, teknikën e të dëgjuarit, atë që ti thua, ka marrë muzikën. Ke hyrë në kontakt me publikun duke thënë : Unë jam Bojken Lako dhe ky është publiku që unë e dua shumë dhe dua që të më dojë shumë. Në këtë moment unë kam një përgjegjësi më shumë për të thënë atë të vërtetë që unë ndiej. Mund të jetë protestë, ose diçka tjetër, kjo varet nga vetë artisti. Unë kam mundësinë t’a them, t’a shpreh dhe kjo është shumë e rëndësishme.

    Je i sigurtë në atë që krijon?

    Asnjëherë 100%. Nuk kam shumë eksperiencë që të gjej ekuilibër. Gjithmonë luftoj me veten.

    Ke një këngë…Lufto me veten…ka mbaruar lufta me veten?

    Nuk di të shprehem nga ana filozofike, gjithkush mund t’i japë interpretimin e vet, di të them se kur e krijova atë këngë kam patur një luftë që kishtë të bënte me abuzime, me gjëndjen në të cilën ndodhesha për momentin. Luftoja me veten për të dalë nga një situatë psikofizike që isha unë dhe që mund t’a kalojë çdo njeri . Ata që e kalojnë uroj t’a kapërcejnë mirë. Njeriu gjithmonë lufton me veten. Kjo më ndodh edhe me muzikën time, luftoj për të gjetur sigurinë, nëse jam 100% i sigurtë atëhere tërhiqem mbrapa. Çdo krijim që shkon tek publiku është një luftë e re imja me veten.

    Krijimtaria muzikore vuan nga kritika artistike. Ku “testohesh”për këngët e tua?

    Pyes gjithmonë njerëzit që i dua dhe i vlerësoj. Kam mbështetjen e miqve të paktë, por të saktë. Jam i lumtur që i kam.

    Për momentin je i angazhuar me festivalin Top Fest. Çdo aktivitet i juaji fillon me Top, identifikoni median tuaj…nejse..po pyesja për këtë eksperiencë të re si Drejtor Artistik i këtij festivali rrymash dhe prurjesh muzikore…

    (Qesh). Fillojnë me Top aktivitetet tona, sepse jemi të topit…atëhere edhe festivali është një luftë me veten, por jo nga halli, por është një përgjegjësi që unë dua t’a bëj, që unë dua të provoj veten gjithmonë deri në fund dhe të punoj sepse kjo më jep kënaqësi që të vërtetoj në darkë, ose nesër në mëngjes që edhe një ditë më shumë kam bërë diçka.

    Ku kërkon të arrish në muzikë?

    Kam kohë që nuk më ka dhënë sadisfaksion “vetja” ime, sepse nuk kam patur një periudhë krijimi, por kam një sadisfaksion të dyfishtë nga mundësitë që kam në një media për të hapur dyert për artistët e tjerë dhe nga pozicioni që më kanë besuar për të vlerësuar dhe nga dëshira që ka për të pasqyruar muzikën shqiptare. Sadisfaksioni më i madh që ndiej është në zbulimin e tyre dhe për t’i ndihmuar ata. Unë kam mundësi për t’a bërë këtë.

    Shumë rryma muzikore, shumë pjesëmarrës, çfarë po ndodh me muzikën?

    Do të bëhet shumë mirë. Nuk e them këtë nga euforia e momentit. Duke parë se vijnë të paorganizuar nga ana profesionale , incizimeve, menaxhimeve, vijnë njerëz që duan të bëjnë muzikë, pavarësisht nga rryma e kohës që ata kryesisht duan të këndojnë, ndiej shumë kënaqësi që ne kemi hapur këtë derë për të ndihmuar kulturën muzikore. Konstatoj se brumi është dhe shtrati muzikor është gati.

    E di që të kanë votuar femrat në sondazhin mashkulli i vitit…je në vendin e tetë. Si i ke raportet me seksin tjetër?

    Ku janë këto femra? I ke ruajtur votimet? Më duhet të iki vërtet. Flasim njëherë tjetër për vajzat seksi. Po më presin. Të them vetëm kaq: Femrat shqiptare janë më të mirat në botë!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Një album për një ëndërr - Ema Bytyci


    Këngëtarja kosovare Ema Bytyçi, fituesja e çmimit të parë në Festivalin e "Këngës Magjike", rrëfen ndonëse me pak vonesë emocionet e asaj nate dhe planet e saj për të ardhmen, që padyshim lidhen me muzikën dhe Tiranën.

    Estela Ziu

    Ku je ti?, do të pyesja Ema Bytyçin, pak ditë më parë në një bar të Tiranës. "Ku je ti" është kënga që e bëri të njohur, pas marrjes së çmimit të parë në festivalin "Kënga Magjike". Pas asaj nate Ema humbi nga Shqipëria, madje nuk ishte e pranishme në asnjë nga faqet e shtypit shqiptar. Këtë e shpjegon me një nisje urgjente për Kosovë, për arsye pune.

    Pas triumfit të arritur nëntorin e kaluar, rikthehet në Shqipëri, por tashmë vjen vetëm për të pushuar në shtëpinë e saj në Durrës.

    Edhe pse kanë kaluar pak më shumë se tetë muaj nga ajo natë magjike ku në çastet e fundit të saj, Ema u bë protagonistja kryesore, ajo rrëfen se ende i ka të gjalla ato emocione. Sapo e përmend, tulatja nga përvëlimi i diellit i largohet dhe sytë i marrin tjetër shkëlqim teksa thotë: "Nata e këngës magjike nuk harrohet, për mua është nata më e rëndësishme e jetës sime. Ishte realizimi i një ëndrre të merrja pjesë me gjithë ata këngëtarë të mëdhenj, aq më tepër të fitoja çmimin e parë."

    Më tepër e entuziazmuar ndihej sepse vlerësimi iu bë nga këngëtarët e tjerë konkurues. Edhe pse ishte hera e parë që vlerësimi në festivale jepej në atë formë, ajo habitej që gjithë ata kolegë që e votuan vazhdonin t'ia lavdëronin këngën edhe shumë kohë më pas. Kjo nuk i kishte ndodhur kur kishte marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe në Maratonën e Këngës Popullore. Akoma i ka mbetur në mendje kujdesi i veçantë që ka treguar ndaj saj regjisorja Vera Grabocka, duke u interesuar për të deri në detaje. "Unë kisha marrë një fustan të shkurtër e pak ekstravagant, dhe kur ma pa Vera tha se ishte fare i papërshtatshëm me këngën, e cila ishte pak më dramatike. Kështu u përpoq shumë për të më dhënë një tjetër pamje, që me sa duket pati sukses."

    Përsëri Ema e ka pak të sikletshme të flas për veten; gjithçka që përmend është se jeton në Gjermani prej 20 vjetësh me vëllezërit e motrat, pa i shkëputur asnjëherë lidhjet e saj me Kosovën, ku ende jetojnë prindërit e saj.

    Është historia e një familjeje artistësh me tradita kosovare, të cilët janë përndjekur prej dhjetëra vitesh nga regjimi serb, vetëm sepse nuk pranonin rregullat e diktaturës. Këtu erdhi shkëputja e Emës nga Kosova, ende fëmijë. Do t'i mungonin festivalet e këngës për fëmijë, ku ajo ishte mësuar të mos mungonte, duke jetuar me ëndrrën për t'u bërë një këngëtare e famshme, duke pushtuar gjithë botën me këngën e saj. Muzika kënga dhe poezia janë për të ajri që thith. I pëlqen të përdorë zërin, edhe pse nga gjithë motrat e vëllezërit e saj është e vetmja që ka trashëguar nga i ati dhuntinë për muzikë. Beyonce Knowlees, është modeli i saj dhe e adhuron për vetë faktin që përveçse këndon është vetë producente e këngëve të saj. Ndërkohë Ema vazhdon studimet për të dalë pedagoge muzike për fëmijë.

    Thotë se është tip i tërhequr që e ka të vështirë të ekspozojë punën e vet e aq më tepër t'u thotë tjerëve: "Hej, unë jam këtu".

    Nga gjumi e zgjoi e ëma e saj, Drita Duraku, aktore humori e njohur në Kosovë, teksa i tha të vinte të merrtë pjesë në Polifest 2001. "Eja se nuk ka ngel kush pa këndu", ishin fjalët që vërtetuan intuitën e nënës. E në të vërtetë mori çmimin e parë me këngën "Ëndërr".

    Akoma nuk e ka vendosur, por mendon se ky do të jetë titulli më i përshtatshëm për albumin e saj të parë, të cilin është ende duke e punuar.

    Pas suksesit te "Kënga Magjike", do të vazhdojë bashkëpunimin me Adrian Hilën për të cilin thotë se arrin të bëjë me zërin mrekullira aq sa e ka të vështirë ta njohë në fund. Pro nuk do të mungojnë dhe emra të tjerë të njohur si Alfred Kaçinari, Ilir Shaqiri, etj.

    Por sesa e lehtë është të nxjerrësh një album të ri në treg, më mirë se Ema këtë e di nëna e saj Drita, që ka marrë përsipër të bëjë menaxheren e artit të së bijës. Drita thotë se ë shtë e vështirë të punosh, aq më tepër në këtë situatë ku artit sot nuk çmohet. Por më keq ndihet teksa duke trokitur në dyer producentësh e përcjellin me fjalinë: "Më vjen keq, nuk ta marrim, është shumë artistik."

    "Është për të vënë duart në kokë, kur sheh sesi janë katandisur shijet e shqiptarëve. Ne si familje kemi qenë shumë të lidhur me muzikën e bukur shqiptare, madje emrin Emës ia kemi vënë prej Ema Qazimit".

    Këtë album e kanë mbuluar me shpenzime të familjes, por ato dyshojnë në fitimet që do të marrin. Janë të bindura se më shumë vend në treg ka për këngët komerciale. "Ndoshta për këto arsye, me këto këngë do të mund të jetë albumi i dytë", shprehet paksa me dyshim Ema, por që nuk ia aprovon aspak Drita.

    E në fakt Drita thotë që të punosh me Emën, nuk është se e ka dhe aq të lehtë: " Ema bëhet shumë nervoze kot pa ndonjë shkak, është rebele dhe në përgjithësi nuk është e përpiktë, sidomos kur ka inçizime. Nuk ka shumë kujdes për zërin."

    Por kur mbaron kritikat, me krenarinë e një nëne të shpërblyer shprehet:

    "Megjithatë ka karakter të hekurt dhe gjithmonë e arrin qëllimin që i ka vënë vetes, deri tani nuk më ka zhgënjyer."

    Në të ardhmen, nëse çdo gjë shkon mirë me këngën mund të lë pak mënjanë pedagogjinë. Mund t'ju duket pak e çuditshme, por në planet e të ardhmes së Emës bën pjesë dhe Tirana. I p ë lqejnë ndryshimet që janë bërë dhe për të është qyteti "perfekt", ku veç të tjerash ke dhe detin afër, gjë që i mugon Kosovës. "E dua shumë vendin tim dhe nuk e di sesi rezistoj të jetoj larg. Shpresoj që një ditë të vij të jetoj në Tiranë, pasi gjithmonë e kemi pasur ëndërr Shqipërinë. Për mua nuk duhet të ketë kufij mes shqiptarëve."

    Për momentin ka zgjedhur që të jetë e pranishme në Shqipëri vetëm për pushime dhe nëpërmjet dy videoklipeve që ka futur rishtaz në disa nga ekranet më të njohura shqiptare.

    @SPEKTRI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nga skena ne Biruce..

    KJ

    -----'

    E Diele, 10 Tetor 2004


    KENGETARI I NJOHUR SHQIPTAR SHERIF MERDANI, RISJELL EMOCIONET E FESTIVALIT TE 11-TE, JETEN E TIJ PAS DALJES NGA BURGU, PASIONIN PER KENGEN DHE PERKUSHTIMIN NDAJ FAMILJES

    Perkushtimi im ndaj kenges dhe familjes

    Se kenduam (Let it Be(

    (Se kenduam Let it be(...- E veshtire per t'u besuar nga te rinjte e sotem, por e vertete. Do te denoheshin me shume vite burgim, do te braktiseshin nga njerezit me te dashur, familjet e tyre do te internoheshin ne fshatrat me te humbura te vendit, vetem sepse nen euforine e moshes, ata imituan (Bitellsat( duke kenduar (Let it be(. Me kete titull kenge, kengetari i njohur shqiptar Sherif Merdani arrin te percjelle ne te njejten kohe emocione, dhimbje, revolte... Dhe po kete titull, ai te jep si pergjigje, ndersa e pyet per arsyen e burgosjes se tij per 16 vjet me radhe. Atehere ai ishte ne kulmin e moshes, ne kulmin e karrieres se tij muzikore, ne momentet me te bukura te lirise, e cila iu rrembye per t'iu kthyer vetem ne vitin 1989. Gjithcka ndodhi menjehere pas festivalit te 11-te, qe ishte nje shperthim i jashtezakonshem per vitet e atehershme. Por ishte teper shpejt per t'u pranuar, pasi kushtet ne Shqiperi nuk ishin pjekur ende per nje emancipim te tille kulturor dhe shoqeror. Kundershtia dhe mospranimi kerkonin medoemos edhe viktima. Padyshim qe i pari, do te ishte kengetari i suksesshem, i cili shume shpejt ishte bere i njohur nepermjet kengeve te tij te mrekullueshme, te vleresuara vazhdimisht me cmime te para, e ne menyre te vecante me (Kengen e nenes(. Sherifi duhej te ishte edhe (koka e turkut( per te kercenuar keshtu te tjeret qe do te guxonin te ngrinin krye. Por pasioni per kengen, arrin te mbijetoje edhe ne qeli, derisa nje dite, Sherifi i rikthehet serish asaj qe kishte dashur gjate gjithe jetes. Madje, dashuria per kengen vjen me e zjarrte se sa dikur... Nje koncert ne Shkoder, behet shkak qe ai te gjeje edhe gruan me te cilen do te ndante te mirat dhe te keqijat e diteve qe do te vinin. Ai njihet me Rozalben, nje pedagoge matematike, e cila e ben te ndryshoje mendimin qe kishte per martesen. Fryt i marteses se tyre eshte Gerardi, nje djale i bukur dhe i talentuar, qe aktualisht eshte 11 vjec. Gjate viteve te demokracise, paralelisht me muziken, Sherifi ka luajtur edhe rolin e diplomatit. Ai ka qene sekretar i pare per shkembimet kulturore per disa vjet, fillimisht ne ambasaden tone ne Itali dhe me pas ne Rumani. Detyra e tij ishte promovimi i kultures shqiptare ne keto shtete. Aktualisht, ai eshte punonjes i Institutit Kombetar te Diaspores Shqiptare, prane Ministrise se Jashtme.

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    Si fillim, do te deshiroja te flisnim per festivalin e 11-te, i cili ishte nje bum i vertete per periudhen e atehershme. A mund t'i kujtoni emocionet e atij aktiviteti?

    - Per festivalin e 11-te eshte folur shume. Megjithate, njeriu ka nevoje te kujtoje her` pas here emocionet e tij, ndoshta ne kendveshtrime te reja. Festivali i 11-te ishte i udhezuar nga vete shteti i asaj kohe, i cili deshironte t'i tregonte Evropes qe ketu paralelisht me komunizimin, zhvillohej edhe nje muzike mjaft perparimtare, ne nivele evropiane. Edhe udhezimi qe iu dha kompozitoreve apo kengetareve, ishte pikerisht ky: Duhet t'i tregojme Evropes se ne c'nivel ka arritur muzika shqiptare. Nisi menjehere nje pergatitje e jashtezakonshme, me krijim dhe kompozim kengesh kushtuar dashurise. Ishte hera e pare qe anashkalohej motivi per partine, per udheheqesit e asaj kohe dhe tema kryesore e kengeve qe do te kendoheshin, ishte dashuria. Festivali ishte nje organizim i persosur, qofte nga ana skenike, qofte persa u takon materialeve muzikore, orkestracioneve dhe mbi te gjitha, persa u takon interpretimeve. Ne skene u paraqiten kengetare te rinj dhe te vjeter, te cilet kenduan ne menyre mjaft cilesore. Rezultati ishte i shkelqyer. Do te doja te sillja ne vemendjen tuaj nje moment te atij festivali, ku kam qene deshmitar okular. Ne provat gjenerale, asistonte edhe zoti Ramiz Alia qe ne ate kohe, ishte sekretar i Byrose Politike per artet. Pasi u njoh me aktivitetin e festivalit, ai therriti Nikolla Zoraqin, drejtorin e festivalit, te cilin e pergezoi per punen e bere me fjalet: (Ju lumte. Me kete organizim, ju i treguat Evropes nivelin e persosur muzikor qe ka Shqiperia(. As sot e kesaj dite, une nuk arrij ta kuptoj paradoksin qe ndodhi nje jave me vone. Udheheqesi me i larte i vendit Enver Hoxha, kritikoi ashper festivalin, e groposi ate, duke me bere mua edhe viktimen e pare te tij.

    - Si u argumentua arrestimi juaj menjehere pas perfundimit te ketij aktiviteti?

    - Pak me pare, ndersa po bisedonim, une ju tregova nje artikull te botuar ne nje gazete romune gjate kohes qe une isha atje ne ambasaden shqiptare. Titulli i ketij artikulli eshte kuptimplote: Sherif Merdani, konsull ne Bukuresht, ka bere gjashtembedhjete vjet burg se kendonte ne italisht. Ti je vajze e re dhe nuk mund ta konceptosh se si denoheshin njerezit atehere, me argumentin qe kishin biografi te keqe. Me vjen ndot t'i perdor keto terma; biografi e mire, biografi e keqe. Une dija qe kisha nje familje te ndershme, punetore, te varfer, por qe rridhte nga nje familje tregtaresh. Kaq duhej per t'u kapur me Sherifin; nje kengetar i suksesshem, qe kishte te bente me nje familje tregtaresh, i cili duhej bere (koke turku(, per te kercenuar ne kete menyre edhe kengetaret e tjere. Sot e kesaj dite s'arrij ta kuptoj se si Zoti lejoi nje padrejtesi te tille ndaj lirise sime dhe se si une, qe sot punoj ne Ministri te Jashtme, nuk kam reaguar kurre ne menyre te ashper ndaj atyre qe me moren ate liri aq te shtrenjte, e cila nuk kthehet me.

    - Cili ishte ngushellimi juaj gjate diteve te burgut? Ose me mire, cfare ju mbajti (gjalle( aty brenda?

    - Kam qene 27 vjec kur hyra ne burg, ne kulmin e suksesit dhe te lirise sime. Megjithese nje shkrimtare e madhe franceze thote (e kaluara i perket vdekjes(, une them se ne nuk mund te jetojme dot pa iu kthyer here pas here te kaluares. Shokeve dhe shoqeve te mia, une ua ndaloj ne menyre kategorike pyetjet rreth jetes ne burg, duke u thene: (No coment(. Por ketu jemi ne nje interviste dhe une po ju tregoj se muzika jeton vazhdimisht me shpirtin e njeriut dhe te shoqeron gjate gjith-_tes. Ne burg nuk lejohej te kendoje, te jepje koncerte. Degjohej vetem radio Tirana, asnjelloj muzike tjeter nuk lejohej. Ndodhte ajo qe nje filozof i madh kinez Konfuci, e quante (brain washing(- (shpelarje e truve). Aty te shpelahej truri dhe ne qe dikur nuk kendonim kenge me cifteli apo kenge popullore, detyroheshim instiktivisht t'i kendonim keto lloj kengesh duke harruar muziken klasike e cila nuk kultivohej. Vetem ai qe e ka provuar burgun mund ta kuptoje kete fenomen, te tjeret jo.

    - A kendonit ndonjehere per shoket e burgut?

    - Vazhdimisht. Ata ishin kurioze te dinin rreth repertorit tim. Zhvillonim biseda te tilla intime ne qoshe dhomash apo ne qoshe oborri. Mbas disa vitesh, kur ne burg hyri televizori, i shikonim festivalet tona dhe me behej qejfi qe kengetare si Luan Zhegu apo Kozma Dushi, kendonin repertorin tim.

    - Ne korrik te vitit 1989 ju dolet nga burgu. Cili ishte kontakti i pare me kengen pas asaj periudhe te veshtire?

    - Familja ime, perpara se une te hyja ne burg jetonte ne Korce. Kur dola nga burgu, mesova se ata ishin internuar ne Vithkuq, nje fshat tre ore e gjysme larg Korces. Por ndodhi ajo qe ndodhi dhe nje vit me vone, u kthyem perseri ne Korce. Sajuam me disa miq nga Amerika nje televizor dhe une fillova te ndjek serish muziken boterore, e cila kishte ecur shume perpara. Me muziken italiane, une isha brumosur qe ne moshen kater vjecare. Nje xhaxhai im qe kishte qene ne France per studime, kishte sjelle me vete mbi treqind disqe nga muzika franceze, italiane, klasike, te cilat i degjoja shpesh ne femijerine time. Madje i bija shume mire edhe muzikes se gojes, isha nje virtuoz. Mbas 16 vjetesh, konstatova qe muzika ishte ne nje tjeter nivel.

    Me ardhjen e demokracise, njerezit filluan te kujtoheshin per mua. I pari qe u kujtua per ekzistencen time, ishte aktori Sejfulla Myftari (Cekja) nga Berati. Mbasi me degjoi ne nje spektakel ne Korce, ku une kendova kengen (Bambolero(, ai me ftoi ne Berat ne nje koncert recital. Dhe une pergatita nen kete recital 15 kenge nga te cilat nente ishin ne gjuhen angleze, te tjerat ne shqip. Pse kendova anglisht, do te me pyesesh ti? Ishte nje lloj hakmarrjeje morale, pasi ne hetuesi, une isha akuzuar se kisha kenduar kenge te huaja. Kenge te huaj une kisha kenduar vetem nje here ne Pallatin e Sportit, me kerkese te drejtuesve te Bashkimeve Profesionale. Ne kongresin e shtate te Bashkimeve Profesionale, ishin ftuar disa delegacione te huaja, ndermjet te cileve edhe nje delegacion anglez. Me kerkuan te kendoja nje kenge angleze per te pershendetur kete delegacion, te cilen e realizova me shume sukses. Atehere, une u hakmora duke kenduar anglisht, megjithese populli ishte edukuar tashme me kengen e huaj dhe koncerti im u prit shume mire.

    - Ku e ka origjinen e larget pasioni juaj per kengen?

    - Une jam me teorine qe tek cdo talent ka nje fare vazhdimesie, ka dicka te trasheguar genetikisht. Une babain e kam nga Korca, ndersa nenen nga Shkodra. Babai i nenes, gjyshi im Seit Hoxha, ishte nje nga kengetaret dhe kompozitoret popullore me te njohur ne Shkoder. Kohet e fundit per te eshte botuar nje liber, jane botuar tekstet e kengeve te kompozuara prej tij. Disa kompozitore me emer, si Gjon Simoni apo te tjere, me thonin( (Ti trashegon dicka nga zeri i Sei Hoxhes(. Kur isha i vogel, nuk e kuptoja mire kete gje, por e verteta eshte qe asnje nga farefisi yne nuk e kishte dhuntine per te kenduar, as nena, as babai e as vellezerit. Kur isha kater-pese vjec e shihja gjyshin duke kenduar dhe qe atehere lindi deshira per t'u bere dikushi ne kete fushe.

    - A mund te na permendni disa prej kengeve tuaja, te cilave do te deshironit t'u riktheheshit vazhdimisht?

    - Une do te them me humor qe kenget me te bukura te karrieres sime, do t'i ndaja ne dy kohe: Ne kenge te suksesshme para Lindjes se Krishtit dhe te kohes mbas Lindjes se Krishtit (ose ndryshe, para periudhes se burgut dhe pas periudhes se burgut). Para burgut, nje nga kulmet e repertorit tim ishte (Kenga e nenes(, fituese e cmimit te pare ne festivalin e dhjete, nje kenge me tekst te Agim Shehut dhe muzike te Agim Prodanit. Ne ate kohe, mua nuk me therrsinin me emrin Sherif, por (o kenge e nenes, o nena(. Nuk mund te rri pa permendur shume kenge te muzikes se lehte, qe edhe sot kendohen nga te rinjte. Jane kenge te dala nga anketa muzikore qe organizohej nga RTSH. Sa here qe kam marre pjese ne ate ankete, une jam vleresuar me cmime. Jane kenget (Fqinja(, (A do te vish sivjet ne plazh?(, (Tani ra ora shtate(, (Portreti(, (Dhe ti erdhe ne plazh(. Pas diteve te burgut, nje nga kulmet e muzikes me autor Luan Zhegun dhe tekst te Zhuliana Jorganxhi, eshte (Se kenduam Let it be(. Pra, faji qe beri brezi im i cili u burgos, eshte sepse kendoi (Let it be(. Kete titull e propozova une dhe poetja e pelqeu. Kenge tjeter eshte (Sinfonia e nenes(, qe u kendua ne festival. Une iu ktheva serish temes se nenes, me nje interpretim tjeter, me nje kenge te Luan Zhegut te cilen sa here e degjoj prekem. Lidhur me kete, dua te tregoj edhe nje detaj. Miku im Zhani Ciko, qe ne ate kohe ishte shef i muzikes, organizator i festivalit, erdhi nje dite per te me takuar ne kohen qe une isha ne Rumani. I prekur ndoshta edhe nga mikpritja ime, ai me tha: (Te kam hyre ne hak. Kenga (Sinfonia e nenes( eshte e mrekullueshme dhe duhej te kishte marre cmim te pare, por une insistova qe ajo te merrte cmim te dyte(.

    - Cilat jane angazhimet tuaja aktuale ne muzike apo jashte saj?

    - Me date 24 tetor do te marr pjese ne nje koncert te vecante. Kompozitori i mirenjohur Aleksander Lalo me sponsorizimin e TVSH-se, organizon nje koncert me muziken e tij nder vite. Bashke me kengetare te tjere si Luan Zhegu, Anita Take, Anjeza Shahini, Rovena Dilo, do te dalim ne skene dhe secili do te kendoje kenge te tij, per ta nderuar ate dhe per t'i treguar publikut qe edhe brezi yne bente muzike.

    Ne fillim te bisedes, t'u luta ta prezantosh Sherifin edhe si intelektual...(qesh). Qe prej trembedhjete vjetesh, une jam punonjes i Ministrise se Jashtme, ne Institutin Kombetar te Diaspores Shqiptare. Kam qene ne ambasaden tone ne Itali per tre vjet me rradhe, ne Rumani per kater vjet, gjithnje ne rolin e sekretarit te pare per shkembimet kulturore. Detyra ime ishte promovimi i kultures shqiptare ne Itali dhe ne Rumani. Kam marre pjese ne koncerte ne Rumani, kam kenduar ne (Mauricio Konstanco Show( te (Kanale 5( te Berluskonit, si dhe kam folur per muziken shqiptare. Kam qene iftuar nga kryetari i Bashkise ne festivalin e Sanremos. Une kam fatin tjeter qe i bie pianos dhe organos, qe kane qene pasionet e mia pas kenges. Pra, ne funksion te diplomacise, kam kryer edhe detyren e kengetarit. Do te perfitoja nga rasti per t'u bere thirrje atyre njerezve qe mund te na degjojne, se ka ardhur koha qe ne Itali dhe ne Greqi ku ka refugjate dhe artiste shqiptare, te ngrihen qendra te promovimit te kultures shqiptare. Ngritja e ketyre qendrave ne keto shtete, eshte nje dosmodoshmeri per artin shqiptar.

    - Le te flasim per jeten private. Si u njohet me bashkeshorten tuaj pas daljes nga burgu dhe cilet jane pjesetaret e familjes Merdani?

    - Shprehja me abuzive ne te gjitha mediat boterore apo edhe ne mediat tona, eshte: (Familja ne krize(. Une jam kunder kesaj. Madje mendoj se nje nga mrekullite e botes eshte pikerisht familja. Qe te jem i sinqerte me ty, kur dola nga burgu, pashe nje moral te prishur ne Shqiperi dhe si rezultat i kesaj, vendosa te mos martohesha. Koha tregoi qe ishte nje mendim i gabuar. Gruaja ime quhet Rozalba dhe e kam njohur ne nje koncert recital ne Shkoder. Pas koncertit, Rozalba, nje pedagoge matematike, me ndaloi ne rruge me prekstin per te me kerkuar nje autograf, por qellimi i vertete i saj, ishte te njihej me mua. Ajo me kishte degjuar gjate nje interviste ne radio, ku edhe i kisha pelqyer. Vec kesaj, njerezit i kishin thene qe nje njeri i tille, i talentuar dhe i vuajtur, duhet te jete njeri fisnik, qe di te fale. I vetmi zhgenjim nga njohja me te, ishte muzika. Gruaja qe erdhi dhe me mori autografin, nuk kishte fare vesh muzike. Kishte nje ze te brendshem (sic quhet ne muzike), pasi e asimilonte muziken, i pelqente ajo, por nuk dinte ta riprodhonte. Kur lindi djali, ne ishim ne ambasade ne Itali dhe une i thosha gruas: (Ishallah, ky djale ka veshin tim muzikor dhe trute e tua per matematike(. Djali tani eshte 11 vjec dhe quhet Gerard. Qe ne moshen tre vjecare, une e kuptova qe ai kishte nje vesh te persosur muzikor. I kam blere nje piano te vogel dhe ka pese vjet qe stervitet me te. Me mbushet familja me tingujt e pianos se tij dhe une jam shume i kenaqur. Eshte nje cike natyre dembele, por kam degjuar qe te talentuarit jane dembele (qesh). Ai eshte djale i talentuar dhe mua me mbush me gezim.

    - Ku ju pelqen ta kaloni fundjaven?

    - Gjate fundjaves une pelqej te leviz me makine. Do te permendja ketu nje thenie te gjermaneve: (Vetem ne timon e ndjejme veten te lire(. Per ta ndjere veten te lire, une marr gruan dhe djalin dhe cdo te shtune apo te diele, shkoj ose ne Dajt, ose ne qytete si Durresi apo Shkodra. E urrej jeten ne staniacion. Qendrimi ne shtepi, eshte vdekje per mua, pasi me kujton burgun. E kam enderr qe me gruan time, (per fat te keq, kam nje grua dembele qe nuk me ndjek ne kete pasion), te bej nje udhetim neper Evrope, kuptohet, me makinen time. E ndiej veten te pushtetshem ne makinen time.

    - C'raporte keni me sportet?

    - Futbollin e ndjek me kenaqesi. Ne menyre te vecante, ndeshjet nderkombetare dhe ndeshjet ku luan kombetarja jone. Jam tifoz i italianeve dhe ne vecanti i Milanit. Jam perkrahes i ideve dhe personalitetit te Berluskonit, qe eshte edhe krijues i Milanit.


    ------

    KJ

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ


    ---


    E Hene, 28 Shkurt 2005


    "SIKUR TE KISHA PASUR CA PARA...DO TE ISHA NDRYSHE"

    Cila eshte ish-kengetarja e talentuar e TOB, Teuta Cenolli dhe fati i saj ne realitetin e sotem



    Teuta Tenolli, dikur ishte soliste ne korin e Teatrit te Operas dhe Baletit. Dihen rrogat qe marrin punonjesit e ketij institucioni, qe vite me pare kane qene edhe me te ulta. U vu ne dilemen; karriera apo ekzistenca? Sot mund te ishte ne zerat e dallueshem te muzikes klasike shqiptare nese do te kishte qendruar. Por kishte nje familje per te mbajtur...Dhe nje familje muzikantesh, qe ne tregun e disa viteve me pare gjendeshin ne zgrip te mbijeteses. "Po te kisha pasur trashegimi materiale nga nena dhe babai do te kisha ecur e qete ne TOB, ne muziken klasike, megjithese dhe aty atmosfera ishte mbytese, te shtypnin me lloj-lloj menyrash per te mos care perpara. Por, une do te rendja per buken, apo do te ndiqja karrieren?", shpjegon Teuta duke perforcuar idene se sa i rendesishem eshte nje komoditet i mjaftueshem material, te pakten aq sa per te mos qene ne ankthin ekzistencial, per ambiciet profesionale te cdokujt. E shpesh kete komoditet per fat te keq e kane ata qe nuk kane asgje per te shfrytezuar. Keshtu qe vendosi te largohej qe andej dhe te kerkoje, provoje, tregun e lire muzikor. Fale edhe bashkeshortit te saj, Bardhyl Xhangolli, muzikant, ish-bateristi i grupit "X", ia del te gjeje ftesa te ndryshme per te kenduar ne ambiente shqiptaresh sa ne Kosove, Maqedoni, por dhe ne Gjermani, SHBA, Zvicer, France etj, duke perbere nje grup me humoristet tane me te njohur. "Ekonomikisht jetoj mire, nuk kam luks te tepruar, por mire. Riktheem ne Tirane, sepse ketu gjej veten", shprehet.

    U vu serish ne dilemen tjeter; muzike komerciale, sic bejne shumica e kolegeve te saj, apo cilesore? Zgjodhi te dyten dhe mundi t'ia dale edhe kesisoj. Nderkohe qe ngado tingellojne kenge qe i sherbejne nje niveli te ulet, apo shume te ulet te publikut, Teuta, me zerin e saj te embel, ndjeshmerine e larte, kendon muzike franceze, apo muzike te lehte dhe popullore te zgjedhur shqiptare, edhe pse ofertat i ka pasur edhe per t'u shmangur nga shija e saj. Eshte e bere e famshme me kengen "Jam Teuta e shqiptarise" dhe "Moj Shqipni po t'therret Kosova", ne nje program per luften e Kosoves ne 1997, nderkohe qe vete Teuta edhe pse lindur rritur ne Tirane eshte me origjine nga Gjakova. Ajo ka marre pjese dhe ne dy programe shoe ne TVSH

    Por karriera e saj eshte dhe me e hershme. Qysh femije ajo ka kenduar ne festivalet per femije. Dhe nje nga shperblimet eshte edhe fitimi i konkursit per te ndjekur "Jordan Misja" dhe Akademine e Arteve per kengetare. Pasi perfundoi shkollen me rezultate te larta u emerua ne TOB. Nisi te kendoje kenge qytetare shkodrane, serenata korcare, kenge franzeze, greke, italiane..., pasi ajo eshte edhe levruese e mire e disa gjuheve. Me pas organizoi koncertin e saj te pare, ku u komentua shume nga shtypi per vlera te larta artistike. "Ishte dicka e vecante ne jeten time, e papershkruar, nuk di c'te them. Nje lumturi brenda shpirtit dhe nje shpagim i punes sime te gjate per kengen, te cilen e dua shume. Publiku me pranoi ngrohtesisht dhe me duartrokiti gjate..."jane fjalet e Teutes kur kujton ato momente te paharruara.

    Nderkohe vec punes perpiqet te ruaje edhe ekuilibret familjare me bashkeshortin dhe djalin e saj te vogel. "Bashkepunimi me bashkeshortin e tim eshte fat i madh, pasi duke qene te dy muzikante e kuptojme mjaft mire njeri-tjetrin." Por nderkohe dy muzikante qe nese jeta do t'u kishte afruar qysh ne fillim me shume mundesi, lehtesira sociale, materiale do te ishin sot edhe me te lumtur, e nuk do te kishin humbur mjaft kohe, thjesht per te jetuar. Dhe perfaqesojne me se miri nje brez te tere shqiptaresh.

    M.A.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    10
    Interviste ekskluzive e Adelina Ismailit mbi albumin me te ri,dhene per tablodin ANZA ne Kosove:

    -Adeline,urime per albumin “Mbretëresh e robëresh” ,qe është albumi më i ri që keni hudhur në treg. Duket se ky album në përgjithësi është bazuar në folklorin tonë, me orkestrime komerciale (jo i tëri). Në fakt, mund t’na shpjegoni më shumë se çfarë e karakterizon këtë album në përgjithësi?

    -Se pari ju falenderoj per urimin.Do te kaloj menjehere ne pergjigjen.Eshte albumi me shqip qe kam publikuar ndonjehere dhe vertet nuk kemi lejuar asnje vend per dyshim.Ky album imi eshte nje tentim qe ti beje ata qe degjojne Adelinen,ta degjojne folklorin tone dhe kengen tone popullore,ne te vertete.Dhe ne kete kohe kur,me keqardhje mund te them,qe degjuesi shqiptar eshte i "hipnotizuar" ne nje mase te madhe nga melosi rom,sllav,turk,etj.,eshte shume veshtire qe te ti besh publikun qe te aplaudojne pas nje kenge te lehte shqipe me kavall.Prandaj patjeter se me duhej te beja kompromis me publikun duke insistuar ne disa orkestrime komerciale,kurse melodi autentike shqipe.Eshte lehte te "filozofojme" per vlera artistike,por nuk e paramendoni sa veshtire eshte kur perballesh me realitetin ne ndonje diskoteke p.sh.,ku nje "Mbremje Muzikore" apo koncert,patjeter se do te deshtoje nese ne reklamen e saj nuk figuron nje performues i muzikes "tallava".Dhe kjo tashme nuk eshte vetem ne diaspore,por eshte dicka qe po perhapet ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptare.Nuk kam asgje kunder atyre qe pelqejne melos te huaj,por jam kunder kur ky fenomen paraqet rrezik qe ne te tjetersohemi muzikalisht. Prandaj ajo qe e karakterizon kete album mund te them qe eshte kompromisi me publikun duke ua imponuar muziken e paster shqipe me ca orkestrime paksa me komerciale.Cdo melodi eshte autentike shipe.Eh,nese pyetni se cfare karakterizon per mua personalisht,atehere them qe ky album eshte dashuri.Eksplodim i nje dashurie te madhe ne mua te cilen dua ta ndaj edhe me tjeret.Dhe kjo dashuri eshte e dyanshme,gje qe me gezon sepse ky album po pelqehet nga auditoriumi.



    -Pikërisht albumi “Mbretëreshe e robëreshe” para ca ditesh në web-faqen albaniac.com, u zgjodh “Albumi me i mire i vitit- pop-folk”. Çfarë mund t’na thoni më shumë për këtë?

    -Per mua ky fakt paraqet nje kenaqesi te madhe,dhe jo vetem per mua,sepse kjo tregon qe megjithate ka shprese qe publiku yne ta ktheje melosin tone ne vend,pra ne zemrat e tyre.Kjo eshte primare per mua.Me besoni,sepse po flas nga pervoja personale.Pse vendosa te kendoj folklor?Ishte vendimtar nje moment ne nje koncert ne Zvicer qe theu ne mua dicka,dhe vendosa te bej album si ky.Isha e ftuar per Diten e Flamurit dhe kendova gjithe repertoarin tim,por edhe kenge popullore.Me besoni,asnjera nuk u mireprit sikurse kenget "tallava".Nuk me vie turp te pranoj kete fakt.Dhe per nje moment iu drejtova publikut me fjalet:"Dhe tani vetem per ju,po e kallim me tallava".Pelciten duartrokitjet. Edhepse me dridhej gjithe trupi,me gjithe fuqine fillova te kendoj "Oj Kosove,nana ime",dhe nuk shihja asgje para vetes pos se madhes Shkurte Fejza,me vlerat e se ciles u rrita.Mbarova kengen,dhe njerezit me shikonin thuaja se kisha hudhur ndonje bombe.Iu drejtova publikut vetem me nje fjali:" Keshtu une festoj Diten e Flamurit".Hudha mikrofonin,por duartrokitjet me pas vetem me ben te ndihem konfuze.Por ato duartrokitje me treguan qe ka shprese qe te gjithe ne ti zhdukim barbarizmat ne muziken tone,dhe me pak pune e vullnet,me kompromis,ngadale ti vetedijesojme adhuruesit tone se muzika jone perveq qe eshte e jona,duhet kultivuar edhe per faktin se eshte shume e begatshme dhe unike.E pranoj,edhe mua me eshte dashur kohe ta kuptoj kete gje ne kohen kur kendoja rock,hip-hop,rap,dance,house,trance music,etj.,por me mire vone se kurre.



    -“Mbretëresh e robëresh” është kënga bartëse e këtij albumi. Na trego pse pikërisht kjo këngë është radhitur e para?

    -Kjo ka te beje me mua.Une e ndiej veten mbretereshe dhe robereshe e ndjenjave te mia.Mundohem ti kontrolloj si nje mbretereshe,por si cdo njeri mbetem rob i tyre.Prandaj desha te jete e para.Por edhe fakti qe kjo kenge ka teme,pra melodi bartese motiv nga "Vallja e Shotes",eshte nje kenaqesi per mua ta ta kendoj.



    -“Dy motra një frajer” është kënga e dytë e albumit me tekst të shkruar nga vet ju dhe e kënduar në duet me motrën tuaj, Zanfinën. Keni dashur që përmes këngës të trajtoni këtë dukuri që tashmë në Kosovë është bërë “aktualitet”, dy motra me një frajer?

    -Kur une dhe Zanfina paralajmeronim duetin,treguam qe kjo kenge trajton nje fenomen tejet negativ.Nuk e di a eshte puna se ne jemi rritur ne nje rreth ku eshte e paparamendueshme te mos e respektosh lidhjen dashurore te nje femre tjeter,qofte ajo fare e panjohur apo shoqe apo moter,apo te ne po ndodh nje ndryshim traditash dhe mentaliteti.Personalisht i perjetoj me shume neveri keto gjera,dhe i konsideroj te turpshme.Por nuk mund ta mohoj qe per gjera te tilla kohen e fundit degjoj shume shpesh ne "biseda vajzash" me shoqe dhe motra.Dhe vendosa te shkruaj kete tekst per ti bere te turperohen te gjithe njerezit qe veprojne keshtu.Kjo eshte nje kenge pop-dance e punuar mjeshterisht nga Wirusi,ku ai me shume mund arriti ti "fuse" ne nje kenge natyren e Adelines dhe te Zanfines.Por pa anashkaluar melodine folklorike te Zanfines,e cila eshte motiv i nje kenge dasmash te shqiptareve ne Maqedoni.Kur flas per natyrat tona,nuk dua te them qe une jam negative dhe Zanfina pozitive (qeshet),por verehet se une jam me impulsive kurse ajo me e matur.



    -Kënga në radhë është “Vetëm për ty”. Kësaj kënge, në refrenin e saj ia keni bashkangjitur melodinë e këngës popullore “Shota”. Do të thotë me këtë se Adelina këngën shqipe e ruan me fanatizëm?

    -Gjithmone e kam ruajtur ne mua.Mund te jem moderne,mund te shpoj hunden me 15 vathe apo ti kem floket ngjyre vjollce dhe gjelbert,por kurre nuk mund ta mohoj qe i takoj nje gjenerate e cila eshte zhvilluar duke mesuar shqip ne podrume shtepishe private,duke protestuar shqip kunder asaj qe po ndodhte ne Kosove,duke u motivuar me kenge shqipe te perlave tona te muzikes folklorike dhe popullore.Dhe besoj qe te gjithe kemi ndier nje fuqi,nje krenari per veten tone kur kemi degjuar ato kenge.Prandaj ne cdo album timin kam kenduar se paku nje kenge folklorike,per hir te atyre qe na benin te ndihemi krenar qe jemi shqiptar.



    -Thonë se një këngëtar e karakterizon zëri i tij dhe talenti. Në këngën “Trëndafili me erë” ka elemente melodike të këngës popullore nga Shqipëria e jugut. Mund të themi se Adelina “ka forcë” të këndoj çdo lloj zhanri të muzikës?

    -E dua pa mase polifonine e Jugut tone,eshte unike ne bote.Per mua eshte primar fakti qe une e dua.Dhe natyrisht se kur njeriu do dicka me zemer,atehere jep maksimumin e vet qe ate dashuri ta materializoje.Une jam munduar qe ta jap maksimumin dhe perpunimi i kenges "Trendafil me ere" te tingelloje bukur per ata qe e degjojne.Se sa ia kam arritur,duhet te tregojne ata qe e degjojne.Edhepse jetojme ne kohe kur njerezit jane me te gatshem te flasin negativisht per gjera,besoj qe ka njerez qe shohin edhe anen pozitive te dickaje.Qofte ajo edhe nje kenge.Jam e vetedijshme qe jetojme ne nje kohe kur njerezit jane te mllefosur nga e perditshmja dhe shpesh ky mllef kanalizohet aty ku nuk duhet,por mua nuk me godit aspak gjykimi subjektiv dhe afektiv i ndikuar nga realiteti i rende.Le te gjykohem nga ata me objektivet,nga femijet.Ata jane shume te sinqerte.Dhe dua te me gjykoje e ardhmja.



    -Pothuajse shumicën e teksteve të këtij albumi i keni shkruar ju. Ndër ta është edhe teksti i këngës “Heroi i tragjedisë”. Cila është poenta e kësaj kënge apo kujt i është kushtuar kjo këngë?

    -Poenta eshte ajo qe keni degjuar ne tekst.Fundi i nje dashurie te sinqerte per mua paraqet tragjedi.Nuk do te pergjigjem se a ka te beje me mua apo jo,sepse ne pyetje intime nuk pergjigjem.Por sinqerisht mund te them qe eshte melodi te cilen kur e degjova,ne mua u zberthyen mijera emocione.Dhembje,krenari,dashuri,ndjenja te cilat veshtire pershkruhen me fjale.Dhe kjo eshte fuqia e kavallit shqiptar.Mberthen ne vete historine,te sotmen dhe te ardhmen.Jemi popull i cili dashuron pa hile dhe kjo na ka kushtuar,jemi tradhtuar shume here.E kjo na ndodh edhe si individ.Dashurojme pa kompromis dhe kur tradhtohemi vuajme,por me shume krenari.Personalisht,une keshtu e shoh kombin tim.Mu kjo vuajtje me krenari te cilen vetem tingulli shqip mund ta pershkruaj,mua me ben qe te dashuroj pa fund,deri ne fund te jetes."Hero i tragjedise" per mua eshte nje kenge e madhe,ne cdo aspekt.Eshte kenge e dashurise sime,pamarr parasysh se a ekziston ajo fizikisht a jo.Ne mua do te ekzistoje gjithmone.Dhe jam krenare per kete gje.Edhepse mometin e "tradhetise" e perjetoj si "tragjedi".



    - Ç’deshiron të thotë Adelina me këngën e gjashtë “Nga zeroja në fitore”?

    -(Qeshet).Prap duhet te kthehem te dashuria.Ajo qe kam dashur te them eshte ne forme pyetje.A ka fitore me te madhe sesa kur i tejkalon te gjitha veshtiresite e rrethit,kushteve,rrethanave,problemeve,realitetit, njerezve negativ,etj.,dhe fiton ate per te cilen ke luftuar gjate gjithe kohes,fiton dashurine?A ka me mire sesa kur ke perreth vetes njerez te mire,te cilet pershkruhen ne fund te kenges,te cilet te ndihmojne ta arrish nje cak te shenjte siq eshte dashuria? Nuk ka.Dhe kete kam dashur ta them.Qe kur njerezit duan njeri tjetrin,arrijne ti tejkalojne te keqijat dhe korrin fitoren me te madhe qe na ka dhuruar Zoti.Dashurine.



    -Në këngët tuaja kurrë nuk ka munguar parodia. Në këngën “Hiçni maskat”, duket se në një farë mënyre mundohesh të tregosh “botën e kullerave”, duke i përdorur shprehjet e tyre “zanzi”. Çka fshihet pas kësaj kënge. Jeni përballur drejtëpërdrejt me “kullerat” në këtë rast?

    -Te jem e qarte qe ne fillim.Nuk kam perqeshur kullerat.Kam perqeshur te gjithe ata qe vejne maska,pra qe mundohen te jene dicka qe nuk jane.Qofshin ata edhe imitatoret e kullerave te vertete.Ne fakt,kullerat ekzistojne dhe quhen keshtu sepse gjerat perreth vetes i perjetojne me gjakftohtesi.Por imitatoret qe reklamojne veten si njerezit me origjinal ne rruzullin tokesor,meritojne perqeshje.Dhe kjo eshte poenta e kenges e cila eshte perpunim i nje kenge dasmash qe kendojne vajzat shqiptare ne Maqedoni.I kam "ngucur" pak imitatoret (qeshet).Dhe kam performuar hip-hopin i cili me pelqen teper.



    -Në këngën “Kur femra hakmerret”, ju keni dashur të pasqyroni botën e femrës. Në këtë këngë, hakmarrësja, a mos është vet Adelina?

    -Vet fjala "Hakmarrje" eshte ne gjinine femerore (qesh).Cdo njeri ne bote eshte hakmarres,pra jam edhe une.Por kam pershtypjen qe femrat jane shume me elegante kur hakmerren,dhe hakmerren me stil .Meshkujt jane me eksploziv,ata kane nje ego e cila nuk i le te prese,duan hakmarrjen menjehere dhe ne kete ngutje,gabojne.Ndodh qe hakmarrja e tyre tu kthehet "bumerang" dhe te dalin qesharak.Ndersa nje femer zonje thurr taktiken e hakmarrjes gjate dhe me menquri.Jo ta demtosh te dytin,por te nxjerresh hakun nga ai duke mos e demtuar shume,por aq sa ta vetedijesosh qe ashtu nuk ben.Nese nuk e meson nena,do ta mesoje e dashura (qesh).Pak shaka.



    1-Në këngën “Kaosi yt”, Adelina herë bëhet helm vdekjeprurës, herë plagë e pasherueshme, herë e papushtuar…herë kaotike. Çfarë mund t’na thoni për këto karaktere, që ne mendojmë se nuk ju takojnë juve personalisht?

    1-Bukur e thene.Personalisht,nuk jam ashtu si pershkruhem ne tekst.Larg asaj! Por mund te jete ndonje tjeter vajze,sepse gjate gjithe tekstit paraqitet nje vajze fatale e cila nuk ka dashuruar kurr,vetem ka bere djem te vuajne,etj.Por,ne fund te tekstit e pranon qe "ai" e ka bere te tille.Kaotike.Megjithate,ajo femer te cilen une e pershkruaj eshte shume e dashur dhe e ndieshme,por shume e lenduar dhe tashme ka krijuar rreth vetes nje "mur mbrojtes" duke i tmerruar te gjithe perreth vetes.Eshte ajo gjendja kur femra mbrohet sepse eshte lenduar,dhe mbrohet ne menyren me te keqe duke lene perreth vetes pershtypjen se eshte nje "bitch".E keto vajza ne te vertete nuk jane ashtu.Se paku keshtu mendoj une.



    -Në këngën “Këngën ma kanë vra”, dominon melodia popullore. Si arrin Adelina t’i grumbullon gjithë ato forca, për ta ruajtur etnomelosin shqiptar?

    -"Kangen ma kan' vra" mund te them se eshte kenga me te cilen me se shumti jam munduar ta pershkruaj ndjenjen time lidhur e ate se cfare po ndodh me kengen tone.E para,e kam kenduar ne gegnishte,ne gjuhen time.Pa keqkuptime,nuk dua te them qe gjuha e unisuar apo tosknishtja nuk jane gjuhe tona,por une Adelina ne jeten private flas gegnisht dhe kurr s'do te mund te flas ndryshe.E dyta,vet kenga eshte nje konflikt i vijes melodike qe une kendoj dhe orkestrimit.Dhe tere kete e spjegon teksti,per ata qe kane kohe ta degjojne me pak vemendje.Do te mundohem te pershkruaj ate qe kam dashur ta pershkruaj me kete kenge: Krushqit -ne kenge orkestrimi,orkestra, qe vijne ta marrin nusen,muzikojne muzike te huaj,joshqipe.Ajo nuse fillon te vajtoje duke kenduar nje kenge te vjeter te treves se Rugoves.Kenga e saj eshte ne konflikt me muziken qe bejne krushqit.Ajo sakrifikon veten dhe refuzon te shkoje nuse me ate muzike,dhe perfundon kengen e vet duke vajtuar. Kjo pra eshte njefare "filozofie" qe une kam dashur ta le pas vetes me kete kenge.Mund te them qe autenciteti i kenges eshte i pakontestueshem.Nuk duhet shume force qe te nxjerim ate qe kemi ne shpirt,dhe kudo perreth nesh.Vetem duhet te dijme kush jemi dhe te krenohemi me kete gje.Pastaj realizimi eshte i lehte.Kam fatin qe bashkepunoj me njerez te cilet e duan me shpirt melosin tone.



    -Në melodinë përmbyllëse të këtij albumi apo në këngën “Ah…Kasandra”, sikur dominojnë pak a shumë orkestrimet komerciale. A mos është kjo një lloj “dallavere’ pozitive, që t’iu afrohesh publikut kosovar edhe më afër se ç’jeni?

    -"Ah..Kasandra" eshte parodi.Dhe cdo parodi eshte nje "dallaver" pozitiv kunder fenomeneve destruktive.Une dhe z.Naim Krasniqi kemi qene ne dileme te madhe se a do te keqkuptohet,por fatmiresisht te gjithe e kane kuptuar qe ne vetem duam te vetdijesojme njerezit se cfare tekste katastrofale botohen tek ne,e te mos flas per melodite dhe menyren e interpretimit.Me qellim te mire kjo kenge permbyll albumin.Edhe ne qofte se do te me urrejne disa njerez qe i kam perqeshur pse kane akceptuar kete lloj "muzike",fare nuk brengosem.Nese kthehem pas cdo qeni qe leh ne mua,kurr nuk do te mberrij ne cak.Perkundrazi,do te jem e kenaqur nese vetem nje njeri ne kete bote vetedijesohet qe muzika jone eshte ajo qe ne duhet ta perqafojme ne kete moment.Pasi qe te kemi akceptuar veten,mandej mund te ecim perpara me muzike moderne.Kesaj i thone:"Pastroje oborrin tend,pastaj shikoje te huajin".

    Ju falenderoj per mundesine qe me ofruat qe te eliminoj cdo paqartesi apo dyshim lidhur me kete album.Ju uroj suksese dhe pune te mbare.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Manjola..


    Koha jone

    --

    E Merkure, 09 Mars 2005


    GJITHCKA E KAM ARRITUR ME FORCAT E MIA

    Kengetarja e njohur Manjola Nallbani rrefen per "KJ" detaje nga jeta e saj private dhe profesionale; kontaktet e para me kengen, dashuria per dy vajzat e saj, pasioni per librin dhe deri tek pikat e forta dhe te dobeta te karakterit

    Ne femrat duhet ta ndihmojme me shume njera-tjetren

    E vlereson jashtezakonisht shume figuren e femres dhe kontributin e saj ne te gjitha fushat e jetes. Per kengetaren e mirenjohur Manjola Nallbani, vlerat dhe virtytet e femres ne nje shoqeri jane te patjetersueshme. Duke marre shkas nga dita nderkombetare e gruas, Manjola shpreh keqardhjen qe pavaresisht nga propaganda qe behet per te ashtuquajturin emancipim te femres, kjo e fundit vazhdon te mos kete pozicionin qe meriton ne shoqeri. Madje per kete fenomen, kengetarja ben fajtore vete femrat, te cilat jane te prirura te mbivleresojne gjinine mashkullore. "Nuk e kuptoj perse ne femrat nuk arrijme te ndergjegjesohemi per vlerat qe kemi"- thote Manjola, duke bere keshtu edhe nje apel per te gjitha grate qe ta ndihmojne dhe te vleresojne me shume njera-tjetren. Manjola eshte nene e dy vajzave, Megi dhe Sindi, te cilat e kane zbukuruar se tepermi jeten e saj. Vajzat dhe familja kane qene gjithnje primare per kengetaren. Midis ofertave te ndryshme qe i vijne per te marre pjese ne aktivitete muzikore jashte vendit, Manjola zgjedh vetem ato qe nuk cenojne prioritetin e saj, familjen. Pasioni me i madh i artistes eshte leximi. Libri qe i ka lene me teper mbresa ka qene "Kodi i da Vincit", i cili ka sherbyer per t'iu dhene pergjigje edhe shume pyetjeve qe levrinin prej kohesh ne koken e saj.

    Manjola ka nje karriere te gjate dhe shume te pasur muzikore. Ajo kendon me te njejtin pasion, si muziken klasike, ashtu edhe kenget e lehta apo ato popullore. Ne te trija keto gjini ajo e ndien veten shume mire. Kontaktet e para me muziken, Manjola i ka patur shume heret. "Vazhdoja liceun artistik dhe entuziazmohesha ndersa degjoja ne radio anketen muzikore te asaj kohe. Zbrisja shkallet e pallatit me endrren qe nje dite te degjohesha edhe une ne te njejten menyre"- thote kengetarja. Manjola ka provuar te interpretoje edhe role kinematografike, por me deshiren e saj, ka zgjedhur te mos investoje me gjate ne kete fushe. "E ndieja qe mund te jepja me teper ne kenge dhe mua me pelqen te bej vetem ate qe jam e bindur se di ta bej mire",- thote ajo duke qeshur.

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    - Meqenese jemi ende ne atmosferen e 8 Marsit, do te doja te te pyesja, sa sinjifikative eshte per ju kjo dite, e njohur si festa nderkombetare e gruas?

    - Meqenese kjo eshte nje dite simbolike, une perfitoj nga rasti t'u uroj festen te gjitha grave, e ne vecanti nenes sime. Nuk jam kund-_je dite te vecante per grate, por e kam thene edhe here tjeter qe shume me e rendesishme eshte qe grate te cmohen, te vleresohen dhe t'u kushtosh vemendje gjate gjithe vitit. Nuk eshte ndonje merite e madhe nese ti kujtohesh ne nje 8 Mars, qe t'i dhurosh dicka gruas, nenes, apo motres tende, me idene se sot eshte festa e tyre dhe ti duhet te besh dicka te vecante per to. E rendesishme eshte qe cdo dite te vitit ta ndiesh femren si nje qenie shume te cmuar ne familjen tende.

    - A mendoni se femra shqiptare ka arritur me ne fund te pozicionohet ne vendin qe i takon ne shoqerine tone, apo i ashtuquajturi emancipim i gruas, vazhdon te mbetet thjesht ne kuadrin e propagandes?

    - Duhet te pranojme realisht qe kjo bote eshte mashkullore, (nuk flas vetem per Shqiperine, por pergjithesisht ne bote meshkujt dominojne). Emancipim te femres ka deri ne nje shkalle te caktuar, por edhe ne femrat jemi fajtore per mosperparimin tone ne shoqeri. Pa anashkaluar ketu faktin qe meshkujt duan qe shoqeria te jete nen drejtimin e tyre, sepse edhe nga nenat e tyre qe ne femijeri ushqehen me idene se ata jane burra dhe kane vlera me te vecanta se sa femrat. Mua me vjen keq sepse e kam provuar edhe vete nje trysni te tille. Linda dy vajza dhe vete grate me thonin me keqardhje: "Oh, po si nuk bere djale!...". Une kam nje vleresim teper te larte per gjinine femerore. Femra ka vlera te jashtezakonshme dhe e pakta gje qe mund te thuhet per te, eshte se ajo lind me vlera krejt te barabarta me burrin. Nuk ka asgje me pak se sa ai, qofte nga intelekti apo nga vlerat e tjera njerezore. Nuk ka atribut me te madh ne kete bote se sa riprodhimi i jetes se njeriut, atribut qe i perket vetem femres. Po jo vetem kaq; femra ka kontributin kryesor edhe ne edukimin e femijes me vlerat njerezore. Them se jo rastesisht edhe nga Zoti apo natyra, keto atribute i jane dhene pikerisht femres. Nuk e kuptoj se perse vete femrat ne shume raste e mbivleresojne gjinine mashkullore ne vend qe te jene te ndergjegjshme se cfare cilesish dhe meritash kane ato. Kemi gra shume te talentuara, kemi gra qe kontribuojne jashtezakonisht shume ne shoqeri permes profesioneve te tyre, gra qe rrisin dhe edukojne shume mire femijet, pasi dihet qe nena eshte me teper dominante ne kujdesin ndaj femijeve. Them se vete ne femrat jemi fajtore ne kete drejtim. Edhe ndaj njera-tjetres ne nuk jemi te pastra, nuk para na pelqen te pranojme qe iks apo ypsilon femer, ka vlera dhe e meriton vendin qe i eshte dhene ne shoqeri. Por si pasoje e cmires apo mosbesimit, perpiqemi te gjejme arsye te kota, per te "justifikuar" qenien e saj ne nje pozicion te caktuar te jetes publike. Them se ne femrat duhet ta ndihmojme dhe ta vleresojme me shume gjinine tone.

    - Sa e veshtire ka qene per Manjolen t'i perkushtohet ne te njejten kohe karrieres dhe familjes?

    - Une them se celesi i kesaj eshte diferencimi i prioriteteve, te atyre qe ti ke me te rendesishme ne jete. Nese ambicia jote me e madhe eshte profesioni, natyrisht qe do te neglizhosh paksa tek familja. Nese prioriteti yt eshte familja dhe pa e cenuar ate ben edhe profesionion tend, (sic eshte edhe rasti im), mendoj se ato nuk "i hyjne ne hak" njera-tjetres. Nga ofertat qe mund te kem per koncerte apo per sektakle te ndryshme, se pari une zgjedh ato qe nuk bien ne kurriz te kujdesit tim primar, qe jane femijet dhe familja. Se dyti perzgjedh, nese ato jane shfaqje dinjitoze qe e meritojne te marresh pjese. Pastaj eshte edhe me periudha te caktuara, ka periudha gjate te cilave duhet te angazhohesh me teper, sic ka edhe periudha me me pak angazhim. Gjithsesi, une mendoj se kam gjetur nje te mesme.

    - Si ndihet Manjola ne rolin e nenes se dy vajzave bukuroshe?

    - S'ka gje me te rendesishme per nje qenie njerezore se sa te arrije te riprodhohet. Ti e ndien se si nje pjese e jotja do te vazhdoje te jetoje me femijen tend, pastaj me mbesen apo nipin tend etj., etj. Eshte cikli me interesant i jetes. Kur lind femija, pervec karakteristikave te tua te jashtme qe transmetohen tek ai, ti shikon edhe karakteristika te brendshme qe jane riprodhuar tek femija yt. Eshte nje gje e mrekullueshme. Veten si nene e ndiej shume mire dhe perpiqem qe te plotesoj detyren time per te edukuar dy vajza te mira. Pastaj, do te jene ato vete qe do te perzgjedhin rrugen qe duan, per nga ana profesionale.

    - Nuk keni thurur plane per te ardhmen e tyre?

    - Une e mendoj gjithmone edhe te nesermen, edhe te ardhmen e vajzave te mia, por pa iu imponuar ne asnje menyre, (flas per te madhen se tjetra eshte shume e vogel), se cfare profesioni duhet te zgjedhe. Mendoj se nuk kane shume sukses keto zgjedhjet prinderore. Mjafton qe te jete mire me mesime, qe te marre bazen e duhur ne kete drejtim dhe zgjedhjet do te vijne natyrshem. Ajo do te kuptoje se kush eshte gjeja qe i intereson me shume ne jete. Por persa i takon artit, Megi nuk ka ndonje talent te madh.

    - Ne pergjithesi, prinderit artiste e kane paksa merak qe femijeve te tyre, pervec vlerave te tjera, t'u trashegojne edhe talentin artistik. Nuk ndodh kjo gje edhe me ju?

    - Po te degjosh sa bertet kjo e dyta, nuk ka vend per meraqe, se me siguri kjo do te behet kengetare (qesh). Kur qan, jam e bindur qe degjohet edhe ne tarrace, keshtu qe Sindi do e kompensoje mungesen e Megit ne art (qesh serish).

    - Keni nje karriere te gjate artistike. A i mbani mend fillimet e saj?

    - Fillimet kane qene interesante. Vazhdoja shkollen e mesme, liceun artistik, dhe entuziazmohesha shume kur degjoja ne radio anketen muzikore. Ne ate kohe, kishte nje stacion te vetem radiofonik dhe televiziv ne te gjithe vendin dhe kur jepej anketa muzikore ne dreke, buciste e gjithe lagjja. Une zbrisja shkallet e pallatit me endrren qe nje dite te degjohesha ne te njejten menyre, duke qene se ne shkolle vazhdoja per kanto.

    - Po momenti i pare i daljes ne skene, cili eshte?

    - Momente te vogla, me pak te rendesishme ka pasur, si anketat muzikore ose dalja trio ne festival, por me i rendesishmi ka qene ne kinematografi. Kam drejtuar gjithashtu disa emisione rinore ne TVSH.

    - Pse nuk e vazhduat karrieren tuaj kinematografike?

    - Ndoshta thjesht preferova t'i kushtohesha me shume kenges. Mendova se kenga ishte ajo qe beja me mire dhe... kaq.

    - Mania e sotme e femrave qe jane personazhe televizive, eshte te bejne disa gjera ne te njejt-n kohe. Ju nuk e kishit kete "ngacmim"?

    - Une pergjithesisht bej vetem ate qe e di se e bej mire (qesh). P.sh. une shkruaj shpesh poezi, por shume rralle guxoj te kendoj ndonjeren prej tyre ne kenget e mia, pavaresisht se degjoj disa vargje te tjera qe jane shume me naive se sa te miat. Por mendoj se ka te tjere qe e bejne me mire kete pune dhe parapelqej te mos eksperimentoj. Perjashtoj ketu dy raste te vetme, ku tekstet e kengeve kane qene te miat.

    - Cilat kenge te repertorit tuaj do te veconit si me te arrirat?

    - Pike te rendesishme te karrieres sime kam interpretimin e operave, qofte "Trovatore", qofte "Karmenin", qe me eshte dukur se kane qene me te mirat qe une mund te jap profesionalisht. Pa lene menjane edhe kenget me te suksesshme te festivaleve, sic eshte "Kur humba nje dashuri", apo "Ike me dallendyshet", kenge te cilat edhe sot e kesaj dite ne koncertet e mia jashte Shqiperise, publiku i kendon bashke me mua. Nga populloret do te vecoja "Bareshen", te cilen mund te them pa modesti se e ringjalla si kenge. Ne Shqiperi, kjo kenge pothuasje nuk njihej fare, ndersa ne diaspore, ishte lene ne ate variantin e vjeter dhe te paperpunuar. Nga albumi i ri me pelqen shume "Zemer vajze", megjithese keto jane kenge te reja dhe me pak te njohura.

    - Dime qe levizni here pas here per koncerte te ndryshme jashte Shqiperise. A keni ndonje projekt te afert ne kete drejtim?

    - Nuk kam ndonje projekt te rendesishem. Me te rendesishmet kane qene shfaqjet qe kisha ne Nju Jork dhe Cikago per festen e flamurit dhe nje koncert qe u organizua nga motrat Qiriazi. Ishin shfaqje te bukura. Do te vecoja edhe dy koncerte qe u zhvilluan ne Gjermani dhe ne Zvicer per femijet e dale nga lufta, qe ishin koncerte humanitare. Kam bere dy shfaqje ne Zvicer dhe se afermi nuk kam ndonje koncert te rendesishem. Por kam ne projekt te realizoj nje videoklip ne Maqedoni me nje kenge te re.

    - Cila eshte arsyeja qe kengetaret me emer ne muziken shqiptare, i jane larguar skenes se festivaleve apo kompeticioneve te tjera te rendesishme muzikore?

    - Per veten time, do te jepja kete pergjigje. Shpeshhere ne edicionet e fundit te festivaleve, shija ime nuk eshte perputhur fare me shijen e jurise. Pra cmimet e rendesishme, jane fituar nga kenge qe nuk kane qene aspak ne shijen time. Nuk do te doja t'u meshoja zerave per juri te korruptuar apo gjera te tjera te ketij lloji, te cilat qe te jem e sinqerte, me duken absurditete apo budallalleqe. Thjesht, une mendoj se shija ime eshte e ndryshme nga ajo e jurise. Nese une pranoj te marr pjese ne nje konkurrim, nuk mund te ndodhe ne asnje rast qe te dal nga festivali me shprehjet: "Juria ishte e blere", "Une e meritoja cmimin, por ajo per nje arsye a nje tjeter nuk deshi te ma jepte, etj". Ne momentin qe hyn ne nje konkurrim, duhet te pranosh verdiktin e jurise. Duke e kuptuar kete gje, kam menduar se zgjedhja me e mire eshte te bej ate qe varet vetem nga une dhe jo nga gjykimi i tjetrit.

    - Keni kenduar muzike klasike, muzike te lehte dhe kenge popullore. Ku e gjeni veten me mire?

    - Ne te tria. Ndoshta ne fillim e ndieja veten me mire ne ate gjini qe kisha bere me teper deri ne ato momente. Tani edhe kur jap shfaqje jashte vendit, i alternoj te trija keto zhanre. Kuptohet, nuk kendoj opera ne koncert, por bej dy-tre pjese klasike qe mund te jene te pelqyeshme edhe per publikun. Nga ana tjeter, kendoj edhe muzike te lehte dhe popullore dhe ndihem shume mire ne te gjitha.

    - Cilat jane pasionet e Manjoles?

    - Gjeja qe me intereson me teper pas profesionit tim, eshte leximi, letersia. Vec kesaj, si une, ashtu edhe im shoq, kemi shume qejf udhetimet. Fundjavat apo pushimet qe mund te kemi i shfrytezojme ne maksimum per te udhetuar. Do te ishte shume mire qe njeriu te shikonte sa me shume vende te reja, pavaresisht se duhet pranuar qe per shkak te profesionit, ne artistet e kemi kete privilegj.

    - Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar?

    - Tani kam ne dore kam "Kujtimet e nje geishe" por libri i parafundit dhe qe me ka pelqyer me teper ne jeten time, ishte "Kodi i Da Vincit". Ky eshte absolutisht me interesanti per mua. Ai me dha edhe pergjigjet e disa pyetjeve qe me levrinin ne koke prej shume shume kohesh. Pyetje qe lidhen pikerisht me ate per te cilen folem pak me lart, vendi i femres ne shoqeri, qe mua me eshte dukur padrejtesisht i pozicionuar keq.

    - Cilat jane anet me te forta dhe me te dobeta te karakterit tuaj?

    - Ane e forte...Do te thoja se ane e forte eshte vete karakteri im. Ndoshta jam shume e perkushtuar mbas gjerave qe per mua jane vertet te rendesishme. Po keshtu ane e forte eshte edhe mirenjohja, pasi jam natyre shume mirenjohese. Pike e dobet eshte qe nuk di te jem diplomate. Nuk di te marr kthesa apo t'i them "te bardhes - e zeze", gje qe ndodh rendom ne ditet e sotme. Jam natyre e ngurte dhe ia njoh vetes kete defekt. Nga ana tjeter, revoltimin per nje gje te caktuar e shpreh ne cast dhe e di qe me kete menyre, ekziston rreziku te besh shume armiq. Te tjeret zakonisht reagimin e tyre nuk e shprehin ne menyre te drejteperdrejte, por mbas kraheve.

    - Nese do te beje nje retrospektive ne vitet e femijerise, ne c'mase jane realizuar deshirat qe kishte Manjola e vogel?

    - Kjo ka lidhje me ate qe thashe me lart, qe i cmoj gjerat qe kam arritur ne jete. Nuk fle ne darke me pishmanin se "perse nuk e bera edhe kete apo ate gje". Ne kete bote ka njerez qe kane arritur shume me teper se sa ty, por ka edhe njerez qe nuk kane arritur asgje, pavaresisht se mund te kene pasur po aq vlera sa ti, apo edhe me teper. Por qe ndoshta per shkak te rrethanave te ndryshme, nuk kame mundur te bejne dicka ne jeten e tyre dhe te realizojne endrrat qe kane pasur dikur. Te gjitha gjerat e rendesishme ne jeten time i kam arritur me shume mund. Nuk kam qene nga ato qe me kane marre per dore te tjeret. Jam e kenaqur me keto qe kam arritur dhe do te deshiroja qe edhe ne te ardhmen jeta ime te vazhdonte ne te njejten menyre.

    ----

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Evis
    Anëtarësuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    Ne purpur...
    Postime
    32

    Interviste e grupit Alboys leshuar gazetes Intervista.

    Ne kohen kur muzika shqiptare mbizoterohet nga rrymat komerciale, efektet elektronike dhe videoklipet marramendese, nga kryeqyteti i vendit fqinj, 5 djem shqiptare kane marre persiper te kthejne muziken e vertete tek degjuesi shqiptar. Me mundesi shume te kufizuara, pa sponsor te fuqishem dhe ende shume pak te njohur ne skenen muzikore shqiptare, ata bejne muziken qe ndejne, pa u preokupuar per fitimet qe do te nxjerrin prej saj.


    Alboys u krijuan ne vitin 2001 nga 5 studente shqiptare ne Rome. Fillimisht filluan te kendonin per studentet e universitetit te tyre dhe pritja e mire i shtyu te shkruanin kenget e tyre qe me pas u permblodhen ne albumin "Ikje ne Erresire". Organizojne shpesh koncerte ne Rome, kendojne shqip dhe nuk kane problem te deklarojne se jane shqiptare, dhe kjo gje nuk i ka ndaluar te kene dhe italiane mes publikut te tyre. Kenget e albumit te tyre mund te degjohen ne sitin e grupit ne adresen www.alboys.tk. Ne intervisten ne vazhdim, Alboys tregojne si fillimet dhe planet e grupit:

    -Si ju lindi ideja e krijimit te grupit?

    -Ne fillim u bashkuam ne ambientet universitare, te shtyre thjesht nga pasioni per muziken. Me pas, ne kontakt me studion e universitetit, filluam te organizonim koncerte per studentet dhe te krijonim dhe ne kenget tona, te cilat u mirpriten nga publiku. Kjo gje na beri te punomim me seriozitet dhe te rregjistronim ne studio albumin tone te pare "Ikje ne erresire".

    -Perse zgjodhet pikerisht emrin "Alboys" per grupin?

    -Emri "Alboys", do te thote "djem shqiptare "dhe permbledh pikerisht ate qe ne perfaqesojme. Grupi yne eshte i vetmi ketu dhe eshte hera e pare qe nje grup shqiptar jep koncerte ne shqip ne Rome. Shoket tane italiane qe na kane ndihmuar, na therrasin "ragazzi albanesi" dhe keshtu na mbeti emri.

    -Perse kendoni shqip ne Itali?

    -Sepse ne Rome ka shume studente shqiptare qe na mirpresin, qe vijne ne koncerte dhe defrehen, por kryesisht per te treguar se jemi krenare qe jemi shqiptare pasi italianet nuk para mendojne mire per ne. Ne duam te tregojme qe ky eshte nje mendim i gabuar te cilin ata duhet ta ndryshojne. Ne fund te fundit ne nuk kemi frike ta pranojme hapur se jemi shqiptare.

    -Ciles rryme muzikore i perkasin kenget tuaja?

    -Kenget tona i perkasin rrymes rock pasi kjo rryme na ka bashkuar dhe na ka frymezuar gjithmone. Sot vihen re tendenca muzikore te dobeta dhe grupet e reja qe lindin, perdorin shume efekte elektronike. Ne kenget tona muzika eshte e paster, sepse ne nuk perdorim asnje efekt tjeter pervec veglave tona. Nuk bejme muzike komerciale dhe ne koncerte kendojme "live" ne menyre qe publikut t'i transmetohet emocioni drejtperdrejt dhe te kete mundesi te na vleresoje me shume per pergatitjen tone interpretuese.

    -Cfare ju motivoi ne krijimin e albumit dhe kujt ja dedikoni ate?

    -Kenget tona flasin per jeten e perditshme, monotonine e saj, per disfatat dhe sukseset qe njeriu ndesh dhe i duhet te perballoje. Realiteti nderthuret me te kaluaren dhe deshira per me mire na shtyn te mendojme se e ardhmja paraqet rezultatet e nje pune intensive. Albumi ne radhe te pare u dedikohet te gjithe fansave tane dhe adhuruesve te rock-ut shqiptar qe shpresojme te na mirpresin.

    -Ndonje plan per te ardhmen?

    -Mbas nje sere koncertesh qe kemi bere ne Rome, do te kishim deshire te shfaqeshim dhe ne skenat shqiptare qe t'i jepnim mundesine dhe publikut shqiptar te njihet me kenget tona, por gjithcka sa pa u realizuar ngelet vec plan.
    I am the cosmic storms
    I am the tiny worms
    I am fear in the night
    I am bringer of light

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    SPEKTRI - Nertila Koka: “ Një ditë do t’i rikthehem skenës shqiptare”

    Këngëtarja ndodhet në Tiranë për pushime dhe tregon për kohën larg skenave të këtushme. Përpjekjet për të mos iu ndarë këngës në vendet ku ka shkuar. Jeta me familjen në Suedi.

    “Kam një ritëm jete të cilin nuk më pëlqen ta ndërpres. Megjithatë, nëse do të kem mundësi, padyshim që do të më pëlqente shumë t'i rikthehesha skenës së publikut shqiptar, skenës që më dhuroi aq shumë emocione me vite të tëra. Kam refuzuar ftesat por me premtimin që do të jem e pranishme, ndoshta më vonë.”

    Ndodh shpesh që njerëz të njohur, për një farë kohe, harrohen dhe zhduken nga kujtesa me kalimin e viteve. Por ka të tjerë, që i rezistojnë harresës. Ju kujtohet një këngëtare me zë të veçantë, një vajzë e re që filloi të kishte role në disa filma të fundit të viteve '80-të dhe në fillim të ‘90? Ju kujtohet kënga “Çel si gonxhe dashuria”, ose “Më pa vëllai sot me një djalë”?
    Me siguri shumë nga lexuesit e këtij shkrimi do të sjellin tani në mend Nertila Kokën. Edhe pse i mungon prej vitesh skenës së festivaleve, ajo iu kujtohet pothuajse të gjithëve. Ndoshta dikush mban mend ndonjë varg të këngës, apo dikush tjetër mban mend pamjen e saj të ëmbël në skenat e festivaleve të viteve '80 dhe '90-të. E rëndësishme është që nuk harrohet.

    Ishte një talent i muzikës shqiptare . E filloi karrierën që në moshën 16-vjeçare. Pikërisht në këtë moshë mori dhe çmimin e saj të parë, si debutuesja më e mirë, në Festivalin e Pranverës të vitit 1983. Kaluan vetëm pak muaj kur në Festivalin e Këngës në Radio Televizion ajo arriti të marrë çmimin e parë edhe pse në një moshë fare të re me këngën “Çel si gonxhe dashuria”. U pa qartë se ishte shumë e talentuar dhe kishte një zë të dashur për publikun. Një vit më pas, më 1984-n, Vladimir Kotani i kushtoi asaj këngën “Një lule pranvere”. Nertila e këndoi vetë këtë këngë në Festivalin e Pranverës dhe mori çmimin e dytë.

    Ishte shumë e re, e megjithatë, këngët e saj këndoheshin shpesh nga rinia e asaj kohe. Shumë i suksesshëm ka qenë dhe dueti me David Tukiqin “Sagapo”. Edhe me këtë këngë ajo mori çmimin e dytë në Festivalin e Këngës në Radio Televizion. Gjithsesi, përveç paraqitjes në skenën shqiptare, Nertila shpesh herë ka përhapur këngën tonë popullore edhe jashtë vendit si në Zvicër, Itali, Kroaci, Gjermani, apo edhe në Japoni. Pas lëvizjeve të shumta nëpër shtete të ndryshme të botës për arsye pune, Nertila rikthehet për herë të fundit në Shqipëri si këngëtare për të kënduar një duet me Viktor Tahirin. Me sa duket, festivalet kishin ndryshuar shumë që nga koha që e kishte lënë ajo përpara se të largohej. Pra me këtë imazh Nertila zbret shkallët e skenës së festivalit për të mos iu rikthyer më deri tani.

    Ëndrra: Të luaj në një film të dajës

    Ajo që e bënte Nertila Kokën një personazh shumë të ëmbël dhe të dashur të skenave tona kanë qenë dhe rolet e saj në disa filma si aktore, diplomën e së cilës e ka marrë pranë Akademisë së Arteve të Bukura, në vitin 1989. Ishte vetëm 16- vjeçe , kur luajti një ndër filmat më të suksesshëm “Apasionata”. Në atë kohë ishte studentja e kantos në vitin e dytë të Liceut Artistik. Menjëherë pas atij roli, Nertila u kërkua edhe nga regjisorë të tjerë filmash. Ajo ishte e pranishme edhe në filmat “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Tre njerëz me guna” e të tjerë. Padyshim të gjithëve iu kujtohet gjesti i saj karakteristik, shfryrja e lehtë e balukeve, gjest ky që e dallonte dhe i shtonte ëmbëlsinë imazhit të saj, jo vetëm si aktore, por edhe si këngëtare.

    Një ëndërr akoma e parealizuar e Nertila Kokës, është roli në ndonjë film të dajës së saj, një skenarist i njohur shqiptar, Vath Koreshit. “Një film me skenarin e dajës sim do ta luaja me shumë qejf, është një nga personat të cilin e adhuroj…,” – thotë Nertila Koka, e cila shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria me premtimin që një ditë do t'i rikthehet skenës së festivalit tonë si dikur…

    Larg Shqipërisë, por afër skenës

    Në vitin 1991, largohet nga Shqipëria për në Suedi për shkak të punës së bashkëshortit në një nga universitetet më të mirë të vendit. Gjithsesi, edhe pse jashtë Shqipërisë, Nertila nuk e humbi ritmin dhe drejtimin që kishte. Ajo punonte si pedagoge kantoje dhe drame në universitetin “Çukurova” në Turqi. Megjithëse shumë e ngarkuar dhe me detyra familjare, pasioni i Nertilës për këngën ishte akoma shumë i ndezur. Me kalimin në Japoni, ajo u rikthye te kënga. Dha një koncert në teatrin “Skala” të Tokios, pra një koncert që jo të gjithë mund të kenë fatin dhe talentin për ta dhënë në një sallë të atij niveli. Ishte dëshira e madhe e emigrantëve shqiptarë por edhe nga Kosova, që ndodheshin atje, për të dëgjuar këngët popullore shqiptare.

    Me kalimin e viteve dhe me ndryshimet e shpeshta të shteteve, detyrimet e saj ndaj familjes, që është padyshim gjëja më e shtrenjtë për të, u shtuan. Pra këngëtarja dhe aktorja e dikurshme vendosi t'i rikthehej një jete normale dhe të qetë familjare duke braktisur skenat e festivaleve dhe teatrove. Megjithëse ofertat kanë qenë të shumta nga Shqipëria për një pjesëmarrje të saj nëpër festivale, qoftë edhe si e ftuar nderi, gjithmonë Nertila i ka refuzuar këto oferta për mungesë kohe. “Kam një ritëm jete të cilin nuk më pëlqen ta ndërpres, – thotë ajo kur e pyet për këtë gjë. – Megjithatë, nëse do të kem mundësi, padyshim që do të më pëlqente shumë t'i rikthehesha skenës së publikut shqiptar, skenës që më dhuroi aq shumë emocione me vite të tëra. Kam refuzuar ftesat por me premtimin që do të jem e pranishme, por ndoshta më vonë.”

    Ndoshta vajza e madhe, Sara, është ajo e cila ka trashëguar zërin e nënës së saj, pasi në Goteborg ka krijuar një grup rroku, quhet “VANIC”, ku vetë është këngëtarja dhe në të njëjtën kohë i bie kitarës. Megjithatë kjo nuk e pengon atë që të vazhdojë gjimnazin më të njohur të Goteborgut, Rudebeck, për shkenca politike me nota të shkëlqyera. Ndërkohë që motra e saj e vogël, Ani, ende nuk kuptohet se çfarë prirjeje ka. Gjithsesi, reagimet i ka të menjëhershme në momentin kur dëgjon të ëmën, Nertilën të këndojë nëpër shtëpi për të plotësuar ndoshta diçka që ka filluar t'i mungojë.

    Aktualisht vazhdon të jetojë në Goteborg të Suedisë me bashkëshortin dhe dy vajzat Sarën dhe Anin. Nertila ndjek studimet për mësuesi. Eshtë në vitin e fundit dhe në dhjetor do të diplomohet. Pas këngës, aktrimit, tashmë do të kemi një Nertila Koka mësuese. Në të vërtetë ka qenë një personazh i suksesshëm në të gjitha detyrat që ka marrë përsipër deri tani. Padyshim që edhe si mësuese do të vazhdojë të jetë i njëjti personazh i ëmbël dhe i dashur me të tjerët.

    “Nuk ishin të paktë ata që më kishin mësuar shtëpinë e prindërve dhe më thërrisnin nga poshtë, – thotë Nertila kur e pyet për suksesin e asaj kohe. - Kishte raste që nëse nuk i dilja më thyenin edhe xhamat e dritareve, megjithatë këto ishin “dëme” që nga njëra anë të sjellin kënaqësi. Ndihesha mirë sepse më vlerësonin për profesionin që kisha. Pra një sukses krejtësisht i ndryshëm nga sukseset e këngëtarëve të rinj të ditëve tona të cilët mund të kalojnë në rrugë edhe pa u vënë re me ndonjë admirim. “Atëherë njerëzit kur të shihnin në rrugë nuk qëndronin pa të folur apo pa të bërë komplimente,” – shton ajo.

    Ndër këngëtaret e kohës së saj Nertila kujton Irma dhe Eranda Libohovën, ndërkohë që ruan lidhje miqësore me Merita Halilin. Kur e pyesin për të rinjtë, të vetmin emër që përmend për vlerat si këngëtare është Anjeza Shahini.

    Me motrën Dorotea (bashkëshortja e balerinit të njohur Ilir Kerni), e cila aktualisht jeton në Kroaci, ku punon si drejtoreshë e sektorit shqip të Bibliotekës Kombëtare në Zagreb.

    p.s. per foto te tjera te saj, klikoni ketu
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=83
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 13-08-2005 më 22:47

  11. #31
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Soni Malaj , Kengetarja qe shfaqet e eger dhe sensuale tek "Shukaria"

    Nuk martohem me kengetar.

    P- Soni je duke pergatitur albumin e dyte? -

    Po dhe ne bashkpunim me kompanine "Euro star" albumi ka 10 kenge dhe jane perzgjedhur midis shume kengeve te kompozuara, por nuk jane futur te gjitha ne kete album, pasi me vone do te shfaqen me vete. Ne kete album nuk kam asnje bashkpunim jam krejtesisht vetem pasi bashkepunimet priten qe te dalin me pas , kam bashkepunuar me 7 kompozitore nga Shqiperia , Kosova Maqedonia. Ka edhe nje kenge popullore te perpunuar te veriut, "Lujma belin" , e cila ndodhet ne album dhe pritet te jet nje "hit" i radhes , sepse ne vende te ndryshme qe kam qene eshte pritur mjaft mire.


    [U]Ke nje bashkepunim me Sinan Hoxhen ne realizim e klipit "Shukaria" ku te shohim te kercesh ne balte. Si ju shkoi menja per kete skene?[/U]

    Ne fakt , une e kam pare vetem nje here ate klip , pasi isha ne Maqedoni duke pergatitur albumin e ri dhe Sinani me njoftonte regullisht ne telefon per menyren si eshte pritur. Ai me thoshte : Kam frike se kur ta shohesh nuk do ngelesh e kenaqur, se une ta di tipin."Dhe vertet kur e pashe ngela pak e zhgenjyer pasi ne balte une kam xhiruar pothuajse nje ore e gjysem. Kam bere pjese edhe me te bukura , por qe nuk jane shfaqur.

    Si ishte ajo balta?


    Lere mos e pyet. Kur une mbarova xhirimet i kisha kembet dhe kofshet komplet te cara. Familja ime ka kerkuar neper farmaci qe te me gjente jod per t'u mjekuar.


    Ku jane realizuar xhirimet/?


    Ne Shkup dhe e tera merite e regjizorit Aleksander. Per mua eshte klipi i trete qe une realizoj me kete grup.Ai eshte nje regjizor shume i mire dhe me ide te cuditcme dhe se bashku me gruan e cila eshte stiliste bejne nje grup pune fantastike. Ajo nuk me pyet kurre mua se cfare duhet te vesh por vendos ajo : " Kete ke per te veshur , se kjo te shkon." Une asnjhere nuk bej fjale pasi kam besim tek ajo . Madje ne klipin e dyte qe sapo ka dale kam veshur pantallona te shkurtra , gje qe une i kam urryer t'i vesh. Ajo ngulte kembe qe me shkojne dhe ne te vertete ashtu rezultoi.
    Qe pas asaj kam dale ne koncert me pantallona te shkurtra. Jo per gje, por jam me rehat edhe kur kercej. Ndersa persa i perket klipit me Sinanin , ne fakt une doja qe te kercente nje balerine ne balte , por Aleksandri regjizori maqedonas me thote : " Jo , ne klipin e pare ti more balerine , por tani duam qe koereografin ti ta zhvillosh komplet vete, duam qe ti te jesh Soni me egersine dhe sensualitetin qe te karakterizon." Ishte balte dhe balta ishte e ftohte , por une nuk bej llafe dhe vetem punoj me pelqen , s;me pelqen. Kur mbarova mbas asaj lodhjeje vrapova per t'i perqafuar te gjithe dhe te tere me largoheshin ngaqe isha me balte. Kur u lava mezi me doli balta , dhe kembet me ishin care. Vertet qe hoqem shume.

    Si lindi bashkepunim me Sinanin?

    Sinani e ka thene , por po e them edhe une. Kur shkuam ne promovimin e albumit te Shpat Kasapit ishim ne makine se bashku me mamane time por edhe me disa njerez te Sinanit. Po benim shaka mbi nje turne qe kemi bere para 4 viteve me grupin " Spirtit Voice & Sinani" , nderkohe degjonim Shukarijen dhe po thonim qe une e kam ne kete gjuhe , dikush tjeter ne gjuhe tjeter . Pra secili e kishte kete kenge po ne gjuhe te ndryshme. "More tha Sinani , po ne pse nuk e bejme ne Shqip? S'ka ngel njeri ne bote pa e bere" Dhe keshtu e realizuam


    Pra ishte ideja e Sinanit?

    Po , po ishte ideja e tij dhe une e aprovova direkte. sepse kjo eshte nje kenge shume e bukur. E kam ne shtepi dhe e vendos per ta degjuar para se te bej fiskulture. Beme versionin qe une pelqeva. Sinani eshte sinqerisht e them kete njeriu me punetor qe une kam pare , madje me kalonte edhe mua. Ishte njeri qe cfare ka arritur e ka arritur me forcat e veta , duke shtyre bllokazhet qe i kane bere. Une kam nje respekt te jashtezakonshem per te , pavaresisht se ne xhirimet i kam bertitur , share se me ngacmonte se bashku me vellain tim. Une jam habitur pasi e njoha me mire per shpirtin qe ka , punen qe ben dhe nje menaxher i mrekullueshem i vetes. Ai ka per te ecur shume.



    Ti po flet shume mire me Sinanin , ai po ka folur shume mire per ty , madje ai duket se eshte i dashuraur me ty?


    Eeeee, ai mund te me dashuroj mua si njeri , si kengetare , si kolege .....


    Ku e di ti se cfare ndjen ai thelle - thelle?


    E di une , e di , sepse kam 5 vjet qe e njoh. Por edhe une kam po te njejten gje per te pra thjesht respekt profesional , per me teper ai eshte edhe shume shok em vellain tim.

    Kjo nuk ndryshon gje?

    Jo , jo


    Duke qene vajze e bukur , je shigjetuar nga shume kengetare , madje akuzohesh per shume lidhje ne mes kengetaresh. Sa te vertete ka ky
    thashethem?


    Monda , dihet se une po krijoj nje bashkepunim me ndonje kengetar , ma bejen te dashur. Madje nje dite po beja shaka me producentin tim , kur po i tregoja nje kenge te Whitni Huston , dhe une e kam transformuar" Te gjithe burrat qe kam ngrene" , mqns thone se te gjithe i kam pasur.


    Ja disa nga burrat qe ka ngrene Soni : Shapt Kasapi , Adrian Gazha , Ermal Fejzullahu ..... Do me ?


    Ermali me ka patur idhull dhe gjithmone me shihte me ate adhurimn e se nuk mendonte qe ne te dy do beheshim ne nje te ardhme kolege.... por kaq. Ai mr shihte me syte e admirimit por jo te dashurise. E njeta gje ka ndodhur edhe me kengetaret e tjere qe me permende.


    Thone se je ndare nga i dashuri , i cili jetove gjate?

    Aaaaa , nuk me pelqen te komentoj per jeten private. Jane disktuar shume , sa nuk dua me.

    Je nje kengetaret e vetme qe ka bashkepunime te gjata profesionale?


    Po , eshte e vertet kjo gje. Une nuk kam nderruar stafe. Madje njerin nga kompozitoret e mi i them se " hajde te me shohesh ne koncert , sepse po zhvillohej ne stadium", sepse ai nuk i sheh kengetaret larg studios qe te krijojne nje me te qarte per mua si kengetare. Ai eshte i huaj dhe i kishin folur me superlativa per mua , stadiumi ishte plot dhe u ekzaltua shume kur pa krijimet e tij te interpretohej ashtu dhe te ngacmonte aq shume spektatorin..... Ai i shihte se si nje publik kaq i gjere i pelqente punet e tij , deri ne krenari.


    Gjithe ky adhurim per stafin e huaj, por edhe vazhdimesine e bashkepunimit , nuk ka ndonje gje tjeter ne mes?


    Ah jo ! Regjizoti ime eshte edhe kompozitor ne Maqedoni dhe si dhurate ai eshte duke me bere nje kenge "Nga nje artist tek artisti tjeter" Ai ka nje vajze te vogel e cila eshte e mrekulueshme.


    Po me Gaxhen? Je perfolur edhe per te ....


    Obobo , shiko , nuk e di por ne kengetaret nuk jemi te terhequr nga nj-tj, Pasi shumica kerkon qe partneri te jete ndryshe per te patur nje bisede me interesante prandaj mua me duket e cuditcme kur e dikutojne per kengetare. Te them te drejten nuk eshte se do e doja te dashurin kengetar.


    Soni , a ke patur ndonje skandal nga ndonje super i dashuruar?


    Jo, jo . Une kam 8 vjet kete nr telefoni.

    A shpenzon para meqe edhe fiton ca si shume?


    Une shpenzoj per pune vetem. Paraja nuk fitohet lehte , saqe une ta shpenzoj lehte. Me duket idiotllik kur degjoj qe i bejne parate rroba. Nderkohe qe lodhesh aq shume per t'i fituar ato para.


    Pergatiti:Raimonda Shundi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga White_Angel : 21-08-2005 më 16:07
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  12. #32
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Interviste me Greta Heta

    Preferoj TË Flas Shqip

    --------------------------------------------------------------------------------

    10 PYETJE GAZETARES SHQIPTARE, GERTA HETA, TË “KISS FM”, NJË RADIO HIP-HOP/R&B NË NEW YORK

    E mirënjohur për të gjithë shqipëtarët si prezantuesja e “Një këngë për ty” në Top Albania Radio, mbetet zëri më i veçantë radiofonik Shqiptar. Lindur në Tiranë më 15 Gusht 1976, që në moshë të vogël e karakterizon një ambicje e theksuar për të fituar si dhe një dashuri për skenën. Futet në grupin e teatrit në Pallatin e Pionerëve, më pas kalon si recituese për kongreset e atëhershme të partisë dhe dallon në çdo aktivitet të shkollës si prezantuese apo recituese. Ka interpretuar edhe në radiodramatizime tek Radio Tirana madje ka qenë edhe zëri i Lolit tek kartonat e atëhershëm “Coli dhe Loli”.
    Ndërkohë që vazhdonte studimet në degën e Mjekësisë Veterinare, në vitin 1996 fillon punë në televizionin e parë privat i cili atëhere trasmetonte vetëm në Durrës;“Shijak TV”, si prezantuese e një Hit Parade Europian.Pas një viti Gertën e gjejmë në radion e parë private Shqiptare Top Albania Radio, ku pasi kalon provën e zërit dhe të prezantimeve para mikrofonit, në mars të vitit 1997, asaj i afrohet të drejtojë emisionin “Një këngë për ty”.Gerta sjell një frymë të re në radio, një mënyrë të re prezantimi,aspak konservatore dhe shumë origjinale, gjë që e veçon atë si karakter unik dhe novator. Më pas ajo sjell edhe emisione me interes për dëgjuesin shqiptar si: “All that’s Jazz” ku ajo drejton së bashku me Fabrizio, një DJ Italian i apasionuar pas muzikës Jazz, si dhe “American Top 20”, përkrah Dwaine një qytetar Amerikan edhe ky i apasionuar pas muzikës.Maji i vitit 2001 e gjen Gertën në SH.B.A. për një kurs në regji televizive, dhe vetëm pas një viti qëndrimi atje Gerta i kthehet sërish mikrofonit të radios, kësaj rradhe një audience të huaj, asaj të KISS FM një radio Hip Hop/R&B në New York të SHBA-së.Përgjegjësi e madhe të drejtosh në një radio të huaj,të mos flasësh në gjuhën tënde, e sërish të pëlqehesh nga dëgjuesit.
    Duhet të jetë tepër e vështirë për Gertën, e cila pasi fitoi zemrat e pothuajse çdo Shqiptari me zërin e saj karakteristik, sfidon vetveten dhe kërkon një karrierë në USA duke argëtuar tashmë audiencën amerikane e duke ngritur lart në këtë mënyrë imazhin Shqiptar nëpër botë. Gerta Heta bën pjesë në të paktat artiste Shqiptare që arrijnë të prekin mediat e huaja. Ja se si shprehet ajo në dhjetë pyetje për të:



    1-Jeni "magnet" për mjaft të rinj si shpjegohet?
    – Komplimenti më pëlqen tejet, shumë.(Dhe ajo qesh,…qesh)
    Çfarë shpjegimi të jap unë!?Kyçi I suksesit me dëgjuesin është komunikimi me të dhe unë them se këtë e bëj shumë mirë.Tani nuk po zgjatem më shumë me “ato që di të bëj” se do thuash:”shumë modeste na qenka Gerta”.


    2-Zëri juaj apo diçka tjetër ju veçon më shumë karakterin tërheqës?-
    Siç e thashë edhe më parë është komunikimi I ngrohtë,trajtimi si mik I dëgjuesit.Së dyti them se është personaliteti para mikrofonit,trasmetimi I asaj që unë jam dhe ç’ndiej, që ngjall simpati dhe së treti, them se është dhurata nga Zoti, zëri.

    3-Si e shihni veten para mikrofonit? – E shoh mikrofonin si pjesë të jetës sime tashmë.Kur hyj në studio ndihem si në shtëpi dhe mikrofoni gjithmonë më ngjall emocione.Që këtu kuptohet se unë e dashuroj mikrofonin e radios.



    4-Ku ndryshon e përditshmja nga komunikimi me dëgjuesin?
    – Dëgjuesi do dhe duhet të dëgjojë një Gertë të lumtur, gjithmonë në formë dhe shumë miqësore.Dëgjuesi e do buzëqeshjen dhe nganjëherë kjo buzëqeshje, për shkak të problemeve të jetës, duhet improvizuar.Pra në një farë mënyre duhet aktruar para mikrofonit për të sjellë gjithmonë të njëjtën energji dhe entuziazëm, e ndërkohë e përditshmja është si e kujtdo; plot probleme, stresse dhe frustrime.

    5-Cilin preferoni më shumë në jetë këndin e studios radiofonike apo këndin e një vendi që të harron paksa nga jeta?
    – Nqs e kuptova mirë ky këndi që na harron nga jeta është një pushim në një vend larg problemeve apo jo?Do I preferoja të dyja sepse duhet edhe ca pushimi dhe largimi nga stresset,megjithatë po të më vinin te zgjidhja mes të dyja do preferoja atë këndin në studion radiofonike.

    6-Në fakt kush është Gerta?- Gerta është një njeri shumë I thjeshtë, shumë e kënaqur nga ato çka jeta I ka dhuruar.Një njeri I çiltër, që dashuron jetën dhe njërëzit.Shumë e ndjeshme dhe jeton me shpresën se një ditë,në njëfarë mënyre do ndihmojë njërëzit e vendit të saj.Një njeri që nxjerr edhe lot kur sheh një kronikë për varfërinë apo fatkeqësinë e dikujt në TV.Me pak fjalë Gerta e ka zemren e madhe.

    7-Ç'ndryshim ka për ju radiofonia nga ekrani?
    – Radiofonia të jep mundësinë që më pak elemente siç janë zëri dhe karakteri të fitosh simpatinë e njërëzve,të komunikosh me ta, ti bësh të të duan e të të ndjejnë,ndërsa TV ka më shumë elementë ku kryesori është ana vizive.Pra TV detyrimisht do funksionojë,por është me zotësi të fitosh zemra përmes radios sesa përmes TV.Kështu e shoh unë gjithsesi.Pastaj thjesht fakti që kur të njohin vetëm zërin mund të jetosh jetën si çdo njëri I thjeshtë e nuk të duhet të vishesh e të ngjash perfekt në look,vetëm kjo të jep shume liri dhe të bën të ndihesh mirë apo jo?



    8-Si e shikoni të ardhmen tuaj?
    – Të ardhmen time e shoh të lumtur.Do ta bëj të tillë.Nuk mund ta lë veten time te vuajë.E dua shumë dhe përsëri qesh…
    Besoj se nuk do shkëputem nga mikrofoni dhe uroj që Zoti të më shikojë në çdo hap që do marr.Sepse duhet pranuar;në jetë suksesi nuk është vetëm këmbëngulje,pasion,talent dhe dëshirë por edhe fat.Dhe mua ky I fundit nuk më ka munguar deri tani.

    9-A veçoni kënd në shtysën drejt këtij pasioni për radion?– Do të të konfesoj, se atëherë kur unë nisa të shkel asfaltin e pasionit tim, radion, nga gjithkush kjo konsiderohej si një humbje kohe, pasi nuk shihej si një mjet për të bërë “Boom” apo karrierë të madhe,por ka qenë këmbëngulja dhe dëshira ime e çmendur,pasioni im,që më shtynë të vazhdoja në këtë rrugë.Nuk kam pasur pengesa por edhe shtytje të madhe nuk kam pasur.

    10-Shqip apo në gjuhë tjetër do të ishte më komode studioja për ju?
    -Unë I provova të dyja dhe tek të dyja jam komode por nuk ka si komunikimi me njeriun tënd,dhe unë kështu quaj të gjithë Shqipëtarët.Pra le ta lëmë kështu; preferoj të flas SHQIP.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  13. #33
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Redon Makashi: Genjej vetem kur dua te dal nga situata

    ************************************************** ***************

    Meshkujt bejne me shume thashetheme se sa femrat

    "Jam shume i dhene pas kafsheve dhe sportit"- Keshtu shprehet gjate nje interviste per "KJ" kengetari i njohur i muzikes shqiptare Redon Makashi. Por pavaresisht nga hobi i tij, Redoni e ka te pamundur te mbaje kafshe ne shtepi, pasi sic shprehet ai, nuk ka se kush te kujdeset per to. Kete mungese ai e kompenson duke ushqyer here pas here qente e lagjes, te cilet si shperblim, i ruajne makinen poshte pallatit. Persa i takon sportit, ai eshte tifoz me Dinamon, per nga skuadrat vendase dhe me gjermanet ne kampionatin evropian. Megjithese pranon se ndihet i zhgenjyer nga te dyja skuadrat e tij te zemres. Redoni ka lindur me 17 dhjetor 1970 dhe i perket shenjes se shigjetarit. Ne vitet 93-94 ka kryer studimet e larta per muzike, prane Akademise se Arteve te Bukura. Eshte tip gazmor dhe i pelqejne shume shakate. Thote se arrin te komunikoje shume mire me njerezit, pasi eshte natyre paqesore dhe "nuk para prish qejf me njeri". Vecon si ane negative te karakterit te tij mungesen e korrektesise. "E kam shume problem kete punen e orareve"- thote ai, ndersa shton se ndonjehere i duhet edhe te genjeje, por kuptohet per gjera te vogla. Ashtu si shumica e shqiptareve, pjesen me te madhe te dites e kalon ne kafene, ku behen edhe shume thashetheme. "Me cudit fakti- thote ai- qe ketu thashethemet behen me shume nga meshkujt se sa nga femrat". Nuk i pelqen te flase shume per jeten e tij private, ndonese pas insistimit tone, pranon se eshte i dashuruar. Por gjithsesi, nuk preferon te jape me teper detaje rreth lidhjes se tij. Redoni ndihet mjaft mire ne Shqiperi dhe nuk do t'i pelqente te jetonte ne asnje vend tjeter te botes. "Ketu kam bere karriere dhe ndiej qe publiku im me do", - thote ai duke shtuar se ne nje vend tjeter do ta kishte me te veshtire te cante ne rrugen e muzikes. Perfundimisht ka hequr dore nga biznesi, pasi prova me lokalin qe ai e menaxhoi per disa kohe se bashku me Elton Deden dhe Aleksander Gjoken, rezultoi e pasuksesshme. "Kam vendosur te mos merrem me asgje tjeter ne kete jete, pervecse me muzike"- shprehet ai.

    - Cili eshte prezantimi i pare me skenen per Redon Makashin?

    - Daljen e pare ne skene e kam bere ne vitin 1989 kur kam kenduar me Bledar Seikon. Po ne vitin '89 se bashku me Bledarin dhe Morena Reken, morem pjese ne festival me nje kompozim te Pirro Cakos. Kemi qene grupi i pare ne Shqiperi qe jemi prezantuar ne skene. Ishin vertet momente shume emocionuese. Ne ate kohe kemi pasur si idhuj "Bitellsat" te cilet edhe jemi perpjekur t'i imitojme. Mbase kjo gje na ka vlejtur edhe ne ditet e sotme. I kam studiar shume "Bitellsat", harmonine e zerave qe perdornin ata, rrymen e muzikes se tyre, elemente qe i kam kultivuar dhe vazhdoj t'i kem akoma ne menyren time te te kenduarit.

    - &__kt kishte per ju fakti qe ne vitet e adoleshences degjonit muzike te huaj, e cila ishte e ndaluar per kohen. Cfare kujtoni nga ajo periudhe?

    - Oh, ishte periudhe vertet shume interesante. Vazhdimisht kam degjuar muzike te huaj. Te shtunave sapo mbaronim mesimin shkonim me vrap ne shtepi dhe degjonim permes radios hitpareidet italiane qe jepeshin ne ate kohe. Mendoj se atehere muzika ishte ne lulezimin e saj persa i takon ndjenjes shpirterore dhe vijes melodike. Kenget e atyre viteve kane qene me te bukurat dhe kjo nuk eshte ceshtje nostalgjie. Edhe kjo historia e "te ndaluares" kishte te vecanten e saj. Kujtoj qe kur ishim ne plazh, nese te kapnin duke degjuar muzike te huaj, ta sekuestronin radion (kane qene disa radio Iliria qe perdoreshin ne ate kohe) dhe ta jepnin pas 15- diteshit te plazhit. Ose shpeshhere te conin edhe ne polici. Rrinim gjithe frike dhe kur shikonim ndonje polic qe kalonte aty afer, nderronim stacionin ose ulnim me shpejtesi zerin e radios. Ndersa ne ditet e sotme Shqiperia eshte ballkanizuar me shume nga c'duhet. Degjon vetem muzike popullore turke apo greke.

    - Flitet shpesh per fenomenin e vjedhjes se muzikes se huaj dhe te pershtatjes se saj ne gjuhen shqipe. Nderkohe qe duket se eshte pikerisht kjo lloj muzike e cila terhiqet me teper nga njerezit ne tregun muzikor. Si e shpjegoni?

    - Po, eshte diskutuar shume per kete gje. Po te zbatohej ligji i te drejtes se autorit nuk do te mund te ndodhte kjo qe ndodh aktualisht ne Shqiperi, ku muzika vidhet "ashiqare". Ketu shumica e kengeve jane te vjedhura. Me cudit paksa edhe shija e publikut te ketij vendi persa i takon muzikes. Mbase kjo ndodh ngaqe shumica e intelektualeve qe kane edhe shije muzikore disi me te vecanta kane ikur jashte vendit, gje qe eshte fatkeqesi. Gjithsesi, kam pershtypjen se mos sot, neser, do te vije ajo kulture muzikore qe i mungon Shqiperise.

    - A keni menduar ndonjehere te ikni dhe te jetoni jashte Shqiperise, sic kane bere edhe shume kengetare te tjere?

    - Ne asnje menyre jo. Ndihem mire kur jap koncerte per shqiptaret qe banojne ne shtete te tjera. Por eshte shume e veshtire te jetosh jashte Shqiperise pasi do te me duhej patjeter te merresha me dicka tjeter per te siguruar jetesen. Kam pare muzikante shume te mire qe detyrohen te kendojne neper stacione metroje apo ne rruge. Kur ndodh keshtu per ata qe jane vendas dhe nuk arrijne te cajne ne skene, cfare shansesh do te kishim ne qe vijme nga nje vend si Shqiperia... Une kam bere karriere ketu dhe ndihem mire keshtu si jam. Vec kesaj, nuk jam shume i dhene pas parase. E di qe paraja eshte deri diku e domosdoshme, pasi te besh nje album apo te japesh nje koncert nevojiten para. Ne parate i mendojme pikerisht per kete dhe jo per te blere vila, makina, a ku di une cfare. Por nese do te synoja te beja shume para, do te isha i detyruar te sakrifikoja deshirat e mia e te merresha me tjeter gje, sic mund te jete p.sh. biznesi, qe nuk me pelqen. Ne kishim nje lokal dhe ishte teper e veshtire ta mbaje edhe per faktin se biznesi eshte art me vete. Ke te besh me menaxhimin e lokalit dhe me shume gjera te tjera qe une nuk i njoh aq sa duhet. Ndonese gjate kesaj periudhe mesova shume, prape them qe nuk do te merrem kurre me me nje gje te ille. Ndihem mire kur jam i ftuar neper koncerte qofte jashte vendit, qofte brenda tij. Ne fund te fundit, kjo eshte puna e artistit. Nuk duhet pretenduar shume pasi humbet individualitetin tend si muzikant.

    - Cilat jane projektet e aferta qe keni ne fushen e muzikes?

    - Ne tetor do te jap nje kocert "live". Do te bej gjithashtu dy videoklipe ne Suedi, pasi kam lidhur nje kontrate me nje shtepi diskografike atje. Edhe gjate ketyre diteve te veres do te marr pjese ne koncerte ne plazhe te ndryshme te vendit. Do te doja te permendja ne menyre te vecante Divjaken, ku nje miku yne, DJ Korita, qe ne fillim te sezonit veror ka nisur te ftoje te gjithe kengetaret dhe te organizoje koncerte ne Divjake, gje qe po e kthen ne nje tradite. Edhe ne Durres ka okazione gjate te shtunave.

    - Kenget e albumit tuaj te ri, do te mbeten serish brenda rrymes muzikore karakteristike per Redonin, apo do te kemi ndonje risi?

    - Ky eshte nje stil i imi dhe cdo kengetar perpiqet te rrotullohet rreth stilit te tij. Mund te kete risi por gjithmone brenda asaj rryme. Nuk them se do behem hiphopist, rrepist, apo metalist, por jam tek rryma pop-rrok dhe aty ka qe nga slou (muzike e lehte) dhe deri tek pak me e forte, qe eshte rroku. Une nuk dal asnjehere jashte natyres sime. Mbeshtetem gjithmone tek krijimtaria ime, gjithcka e bej vete qe nga tekstet dhe deri te muzika. Nuk jam i dhene pas perpunimeve, pra te marr nje motiv popullor e ta perpunoj.

    - Si e kaloni kohen e lire?

    - Koha e lire tani ne vere, kur une jam me pushime, zihet nga plazhi. Ndryshe ndodh kur jam ne pune. Une punoj tek Ansambli i Ushtrise dhe ndodh qe shpeshhere te organizohemi me kolektivin. Por tani qe jam me leje, bej c'bej dhe perfundoj ne kafene, ku kalohet edhe pjesa me e madhe te dites. Jashte shtetit njerezit e pine kafene ne banak dhe pastaj vrapojne per ne pune. Por kjo menyre e te jetuarit me tremb paksa, pasi njeriu nuk do te jetoje 200 vjet.

    - Eshte bere e modes qe kafete ketu ne Tirane te shoqerohen gjithmone me thashetheme. Ju vete konsumoni shume thashetheme?

    - E cuditshmja eshte se ketu thashethemet i bejne me shume meshkujt sesa femrat. Kjo gje vertet me habit!

    - C'raporte ka Redoni me femrat? Vazhdoni te pelqeni bjondet apo keni ndryshuar shije kohet e fundit?

    - Ah, prandaj s'mu afrokan brunet mua?! (qesh). Une e kam thene diku ne nje emision qe me pelqejne bjondet, por kjo nuk eshte determinuese. Njerezit nuk njihen nga floket por nga karakteri. Duhet pranuar qe floku i verdhe bie me shume ne sy, sidomos ne kete periudhen e veres kur vajzat nxihen dhe me ngjyren e plazhit, spikasin me teper floket e verdha.

    - A eshte Redoni i dashuruar?

    - Edhe mundet... Por s'me pelqen te flas shume rreth kesaj.

    - Flitet se ju bashkejetoni me kete femer. Eshte e vertete?

    - O Zot, absolutisht jo. Per mua cfare nuk eshte folur deri tani madje me kane bere edhe me femije. Sapo me shohin te rri me nje shoqe, menjehere e tregojne si te dashuren time. Ky fakt me shqetesonte shume ne fillim, ndersa tani jo dhe aq. Kane filluar qe thashethemet qe behen per mua nga njeri vesh te me hyjne dhe nga tjetri te me dalin.

    - Kush eshte hobi juaj?

    - Me pelqejne shume kafshet dhe sporti (futbolli). Luaj vazhdimisht futboll ne keto fushat e vogla private. Mezi e presim diten qe vendosim per te luajtur futboll dhe na duket sikur kemi ndonje dite feste perpara. Sporti eshte vertet dicka qe te heq streset dhe te largon te gjitha problemet e dites. Pervecse luaj, une edhe e ndjek shume futbollin. Jam tifoz me skuadren e "Dinamos" dhe me vjen keq qe u rrahen ne kete ndeshjen e fundit, pasi degjova edhe sikur ishte ndeshje e shitur. Jam gjithashtu tifoz me gjermanet, te cilet nuk besoj se i shesin ndeshjet por kane probleme serioze ne ekip.

    - Thate qe pelqeni kafshet. Mbani kafshe ne shtepi?

    - Aktualisht jo. Dikur mbaja mace, qen. Por prinderit e mi tani jetojne ne Amerike dhe une nuk para rri shume ne shtepi keshtu qe s'ka kush te kujdeset per kafshet. Tani qe s'kam kafshe ne shtepi, ushqej qente e lagjes. Eshte nje qen te cilit i jap gjithnje per te ngrene. Dhe ai si shperblim sillet mjaft miqesor me mua, nderkohe qe te gjithe ata qe i kalojne prane, i kafshon. Vec kesaj, ai me ruan edhe makinen te cilen e le poshte pallatit.

    - C'raporte keni me politiken dhe politikanet?

    - Une i njoh pothuajse te gjithe, si ata te PS-se, te PD-se, apo te partive te tjera te vogla. S'kam bindje te caktuara politike. Duhet ta pranoj qe me vjen keq kur shoh se si zihen, pasi ne fund te fundit, jemi te gjithe shqiptare. Me ben pershtypje fakti qe kur shqiptaret jane jashte shtetit, lidhen shume me njeri-tjetrin. Kurse ketu te gjithe mendojne se si t'i bejne keq njeri-tjetrit. Ka nje percarje te madhe mes nesh. Nuk arrij ta kuptoj por them se ketu hyn paraja, qe eshte nje arsye e mjaftueshme per te percare njerezit.

    - Kush mendoni se eshte ana me pozitive e karakterit tuaj?

    - Besoj se eshte menyra e komunikimit me njerezit pasi nuk e kam zakon te prish qejf. Hap gjithnje rruge dhe perpiqem te jem paqesor.

    - Po ana me negative?

    - Korrektesine e kam problem pasi nuk arrij te zbatoj oraret. Vec kesaj edhe genjej ndonjehere kur me duhet te dal nga situata. Po ne fund te fundit, te gjithe genjejne nga pak apo jo?! Politikanet genjejne per gjera te medha, ne te pakten genjejme per te vogla. Genjeshtra eshte njerezore.

    - Natyre sentimentale ne kenge. Po ne jete?

    - Nuk jam sentimental. Jam shume gazmor, bej shume humor dhe me pelqen te degjoj humor. Jam krejt ndryshe nga c'prezantohem ne ekranin televiziv. E di qe njerezit qe me njohin vetem permes ekranit me mendojne si nje njeri sentimental, disi te terhequr, ose edhe mendjemadh, por gabohen, pasi jam shume miqesor dhe e ritheksoj qe me pelqejne shume shakate.

    - A keni bere plane per te ardhmen tuaj?

    - Nuk kam arritur majat. Kam ende shume per te bere. Problemi eshte se ne duhet te pershtatemi me brezat qe vijne, te cilet kane shije te ndryshme muzikore, jane te ndryshem ne menyren e te menduarit dhe te jetuarit. Une perpiqem qe me muziken time t'i pershtatem nga pak cdo lloj brezi.

    - Si e perfytyroni veten pas 15 apo 20 vjetesh?

    - Mendoj se do te jem me floke te rena, pasi kane filluar te me bien qe tani. Do te kem mjeker te thinjur... Ndersa persa i takon marteses, familjes, etj. une nuk para i mendoj shme keto gjera, megjithese e di qe eshte nje e keqe e domosdoshme e cila duhet prekur. Koha ecen dhe keto jane pjese e jetes.

    - Kush jane miqte me te mire te Redonit?

    - Mik i mire qe me ka mbetur ne Shqiperi eshte Aleksander Gjoka. Eshte gjithashtu Elton Deda, por tani ai ka ikur ne Amerike. Kam plot shoke te tjere me te cilet rri, por jo me te gjithe mund te bej cdo lloj muhabeti.

    - A keni vendosur se ku do ta kaloni pjesen tjeter te veres?

    - Do te bej disa dite ne plazhin e Durresit sa per te thyer kete ngjyren e bardhe te trupit tim. Me pelqen te shkoj ne Turqi, megjithese nuk e kam vendosur akoma.

    ************************************************** ***************
    Citim Postuar më parë nga Redon Makashi
    E cuditshmja eshte se ketu thashethemet i bejne me shume meshkujt sesa femrat. Kjo gje vertet me habit!
    Per mendimin tim ja ka fut fare kot ketu !!!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rozana Radi: “Çfarë do të bëja, vetëm 24 orë të isha djalë!”

    Rozana Radi: “Çfarë do të bëja, vetëm 24 orë të isha djalë!”


    Autori i Lajmit: Petrika GROSI


    Çfarë do të bënte Rozana Radi sikur të ishte mashkull për 24-orë? Ndoshta kjo është një pyetje që gjithsecili/a ia ka bërë të paktën njëherë vetes, nga kureshtja për atë çka ndjen apo mënyrën si i përjeton gjërat seksi i kundërt. E me të vërtetë, çfarë do të donte më shumë të provonte një femër, nëse do të ishte mashkull vetëm për një ditë-natë? Më konkretisht, Rozana i përgjigjet kësaj pyetje duke qenë e hapur me publikun pa fshehur asgjë. Veç të tjerash, ajo tregon se është e dashuruar me një djalë, i cili nuk ka dijeni për këtë gjë, por Rozana nuk ka bërë asnjë hap para për t’ia shprehur ndjenjat sepse është e turpshme dhe nuk mund t’i thotë dot që e do. Biseda vazhdon më tej të zbulojë detaje nga më të ndryshmet në jetën dhe planet e artistes së re, e cila së shpejti do të shfaqet në një film në rolin e prostituës. Po kështu, albumi i saj i tretë dhe surprizat që do të vinë me të, janë temë e kësaj interviste të dhënë ditën e djeshme, ekskluzivisht për gazetën “Ballkan”.
    -Jashtë intervistës, po më tregonit se jeni duke përfunduar albumin e tretë. Çfarë do të zbulonte vetë Rozana Radi për publikun ndonjë detaj nga ky album i ri?
    Albumi i tretë ka përfunduar, por vetëm është duke u punuar në miksim dhe orkestrim të këngëve. Janë këngë të bëra nga kompozitorë të ndryshëm si: Fabian Asllani, Françesk Radi, Gramoz Kozeli, ka kompozitorë nga Maqedonia, Kosova, etj. Besoj se albumi ka brenda pesë hite, që kanë për t’u dëgjuar shumë. Njëra këngë është ajo nga e cila do të marrë edhe emrin albumi, por nuk jam e autorizuar ta them tani për tani.
    -Do të keni bashkëpunime me artistë të tjerë për këngët e reja?
    Kam një bashkëpunim me një këngëtare, e cila ka kohë që i është shkëputur skenës, quhet Elinara Shehu. Ajo ka bërë një duet me mua. Nuk e di në e mban ende mend publiku apo jo, por dikur Elinara ka marrë çmim në Festivalin e Pranverës me Aleksandër Gjokën, ka marrë pjesë edhe te “Kënga magjike”. Kemi bërë një këngë duet, “Burrat ku janë?”, që besoj se do të ketë mjaft sukses.
    -Ndërkaq, jeni e impenjuar edhe me aktivitete të tjera, siç është koncerti sot(dje) në Durrës...
    Nga momenti që unë kam filluar të këndoj, të njihem nga publiku, koncertet nuk kanë munguar, madje fundjavat i kam gjithmonë të zëna, si në Shqipëri edhe në Europë. Sot jam në Durrës në një diskotekë, javën tjetër nuk e di ku do jem.
    -Si lindi ideja që të këndonit, pasi ju ishit në shkollën e aktrimit apo jo?
    Kënga ka qenë pasion që ka fjetur gjithmonë te Rozana. Të jesh aktore e kompletuar duhet t’i provosh disa fusha.
    -Para pak ditësh shoqja juaj, këngëtarja Soni, tregonte në një intervistë se e keni sugjeruar të përdorë të linjtat në videoklipet e saj të reja. Do ta bëni për vete një gjë të tillë?
    Do ta bëj edhe vetë te albumi i ri. Sonit i kam shkruar tekstet e këngëve “Një me dy” dhe “E vogla”, që ajo ka vënë dhe emrin e albumit. Soni është një këngëtare shumë e mirë, që zor se i gjen të ngjashme. Kam kënaqësi që gjithmonë Soni vjen për të punuar apo këshilluar me mua.
    -Të çfarë linje do të jenë subjektet e videoklipeve që do të bëni për albumin e ri?
    Një nga videoklipet do jetë baladë, një humoristik dhe dy të tjera normale...
    -Cili do të jetë pjesë e videoklipit humorsitik përveç jush?
    Do të jenë dy personazhe multiplikativë. Ata janë personazhe shumë interesantë, të njohur, që unë i kam sjellur në multiplikativ.
    -A mund ta dimë se për kë bëhet fjalë?
    Jo, nuk mund t’i zbardh ende.
    -Mos janë vallë Nano e Berisha?
    Jo absolutisht. Diku afër atyre.
    -Cila do të jetë tematika e këngëve?
    Përgjithësisht këngët e mia flasin për çunat; Sa i duam, sa na bëjnë të vuajmë edhe sa qajmë për ta... Mes gjithë këtyre fjalëve e lotëve evidentohet një pikë e dobët te meshkujt, sepse janë gjysma e lumturisë së një personi tjetër.
    -Po për meshkujt a nuk mendoni sa vuajnë për shkak të femrave, apo jeni feministe?
    Sa vuajnë meshkujt për femrat?! Ku e di unë sa vuajnë. Nuk ma ka dhënë Zoti ndonjë ditë që të jem mashkull dhe ta provoja. Vetëm për 24 orë, se nuk do të më duhej më tepër.
    -Me të vërtetë, çfarë do të bënte Rozana, sikur të ishte për 24 orë djalë?
    Do të merrja ca lekë dhe do merrja vajzën që do dashuroja më shumë, e do ta bëja për ato 24 orë njeriun më të lumtur në botë. Pa kursyer asnjë gjë... për 24 orë.
    -Aktualisht është e dashuruar Rozana?
    Unë gjithmonë e dashuruar kam qenë që kur kam lindur. S’mendoj se do ngelem ndonjëherë pa dashuri. Varet në çfarë aspekti pyete.
    -Në aspektin sentimental...
    Jam e dashuruar me një djalë që nuk e di se unë e dashuroj.
    -Pse nuk ia keni shprehur ndjenjat kur ai nuk ju kupton?
    Të dukem unë nga ato që thonë: “Të dua dhe ja...?” Nuk e them dot unë fjalën të dua.
    -Pra Rozana në të vërtetë nuk është ajo vajza e hedhur, herë-herë dhe agresive, që duket në videoklipet e saj?
    Jam shumë ndryshe nga ajo që dukem në skenë. Komplet nfryshe.
    -Si do ta cilësoje veten?
    Kokëfortë, dua të dali gjithmonë e imja. Kam një shpirt shumë të madh dhe një sens humori të shkëlqyer. Si dhe jam shumë njerëzore.
    -Cilët janë miqtë tuaj të fushës së muzikës me të cilët shkoni më shumë?
    Soni. Me Gjergji Jorgaqin kemi kaluar një periudhë shumë të mirë. me xhaxhain tim, Frankon, kaloj po kaq mirë, kurse me të tjerët nuk kam shumë lidhje.
    -Si e kaloni kohën zakonisht?
    Nuk kam ndonjë kohë shumë të madhe për ta kaluar me miqtë. Ndoshta koncertet që kam herë pas here dhe udhëtimet janë gjëja më e bukur për të ndarë me miqtë.
    -Përmendët pak më parë xhaxhain tuaj, Françesk Radin, Frankon, siç e quajtët ju. Si ai dhe babai tuaj kanë qenë artistë, sa u kanë ndihmuar ata, çfarë u kanë dhënë?
    Unë jam e lindur artiste. Për sa i përket ndihmës së tyre... kjo që jam, gjithçka e kam arritur vetë, duke mos pasur ndihmesa as nga babai as nga xhaxhai. Çdo zgjidhje ishte krejt e imja. E vetmja dëshirë që babi ka pasur ka qenë të vazhdoja shkollën për aktrim.
    -Rozana mes muzikës dhe aktrimit?
    Aktrimi është jeta ime. Muzika është një hobi që fle brenda meje. Them se të dyja gërshetohen shumë bukur me njëra-tjetrën.
    -Keni marrë ndonjë rol në filmat që po prodhohen kohët e fundit?
    Është mbaruar një film me Ylli Pepën, “Letra fatale”, që shumë shpejt pritet të dali në kinema, por nuk e di me saktësi se kur. Në lidhje me teatrin, dua të aplikoj për të filluar punë në Teatrin Kombëtar. Të presim çdo të ndodhë...
    -Në ç’rol do t’u shohim te filmi që do të dalë së shpejti nëpër kinema?
    Vazhdon të jetë roli i prostituës që ka qenë te telenovela “Njerëz dhe fate”. Është linja e shkëputur nga kjo telenovelë, por që vazhdon më vete në një metrazh më të gjatë.
    -Sa e lehtë ka qenë për Rozanën që të adaptohej me psikologjinë dhe sjelljet e një prostitute?
    Ka qenë shumë e vështirë, sepse në momentin e parë që vendos të bësh një personazh duhet ta njohësh mirë. Duhet të dish sesi mendon, si jeton, si qëndron, si flet, si lëviz, etj. Para katër vjetësh kur e kam interpretuar për herë të parë e kam pasur shumë të vështirë, sepse nuk kisha pasur kontakt me femra të tilla. Roli ishte i një vajze që e kanë marrë me zor dhe jeta e ka detyruar të ushtrojë profesionin e prostitutës andej, një njeri me botë shumë të madhe shpirtërore. Shpresoj ta kem realizuar mirë, nuk e di sesi mendojnë teleshikuesit.
    -Je njohur me ndonjë prostitutë për ta kuptuar më mirë psikologjinë e tyre para se të bëje rolin?
    E vetmja gjë që kam bërë kanë qenë filmat e huaj. Ata më kanë afruar më shumë te karakteri i personazhit që më ofroi Ylli Pepa për ta interpretuar.
    -Meqënëse jemi te kinemaja, a do të donit t’i ngjanit ndonjë aktoreje?
    Nuk ka një të tillë pasi aktori që do të imitojë nuk bëhet kurrë aktor.
    -Cila është sipas jush, pika më e fortë që keni në kinematografi?
    Jam aktore e karaktereve dhe të jesh e tillë sot është tepër e vështirë. Pika e fortë; Jam e vendosur shumë dhe nuk di të ndalem. Një gjë që e di se mund ta bëj e vazhdoj me fanatizëm.
    -Thatë se do të aplikoni për të hyrë në stafin e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Është thjesht një projekt apo diçka konkrete?
    Jo. Nuk është thjesht një projekt; Duke menduar se në Akademinë e Arteve mbarojnë shkollën çdo vit nga 16 aktorë dhe ka vite që TK nuk pranon aktorë të rinj, atëhere ku do të shkojmë ne që mbarojmë shkollën?! I bie që të hapim ndonjë tregti dhe ta lëmë atë profesion. Aktrimin unë e kam pasion. E kam mbaruar shkollën me nota të mira, u nominova në festivalin e Fierit si “Aktorja më e mirë joprotagoniste”. Mendoj se teatri ka nevojë për aktore të reja, për ata që kanë dëshirë të punojnë. Tani u mbetet atyre të na japin mundësinë.
    -Cilat kanë qenë marrëdhëniet e TK-së me studentët e Akademisë së Arteve dhe sa pranë jush ka qëndruar ky institucion, ku dhe jeni të destinuar të përfundoni një ditë?
    Skenën e njohim dhe kemi luajtur nëpër shfaqje të ndryshme, por që të na ketë ardhur ndonjë ofertë për të luajtur me aktorët profesionistë në teatër, mua personalisht kjo nuk më ka ndodhur. Nuk ka rëndësi nëse rol i parë, dytësor, apo i tretë, pasi për mua teatri nuk ka ndarje rolesh. Të gjitha rolet janë të mira.
    E vetmja ofertë që më ka ardhur ishte për të mbrojtur diplomën me trupën profesioniste të teatrit të Korçës nga aktori Guri Koço.
    -Mendoni se mungon një politikë e tillë, kaq e rëndësishme mes Teatrit Kombëtar dhe Akademisë së Arteve?
    Patjetër që duhet. Nëse ata nuk na marrin me aplikime, mund ta bëjnë këtë gjë me audicion. Teatri ka nevojë për vajza të reja. Kush do t’i luajë 16-25 vjeçaret? Nuk është se teatri nuk ka aktore pasi janë emra si Yllka Mujo, apo Luiza Xhuvani, të cilat janë aktore shumë të mira, por aty ka nevojë për risi. Të rinjve të talentuar duhet t’u hapin rrugën.
    -Ju shkruani shpesh tekste këngësh për vete ose për të tjerë. Doja të dija, a keni ndërmend të botoni ndonjë libër me poezi?
    Dua të nxjerr një libër por jo me poezi. Do të botoj një ditar timin, të cilin e kam filluar që më parë por duhet pak ko-hë. Ditari im është një-çikë i komplikuar dhe dua që, kur ta marrin njerëzit në dorë të kenë aty tamam një copë nga jeta ime. Kam shu-më gjëra që nuk i kam thënë.
    -Si ndjehesh të ndash me të gjithë të tjerët diçka që është e jotja, shumë personale?
    Nuk e kam problem këtë gjë. Po të lexosh ditarin e Lady Dianës, apo të personazheve të tjerë që janë gjallë si: Sofia Loren, do të thosha se janë vërtetë diçka shumë e bukur. Nuk kam ndonjë gjë për t’i fshehur njerëzve. S’kam pse druhem. Çfarë kam bërë e kam bërë me vetdije të plotë.
    -U bëjnë keq thashethemet që hapen shpesh për ju?
    Pas kalit të mirë çohet tym. Vetëm marketing mund të më bëjnë.
    -Tashmë që jeni e njohur nga të gjithë, sa të lehtë e keni për t’i besuar dikujt si më parë, apo për të krijuar miqësi të reja?
    Në moshën që kam nuk më mbetet kohë për të bërë miqësi të reja. Ato miqësi që kam janë krijuar që në vegjëli. Të gjithë i respektoj por nuk kam vende bosh për të bërë miq të rinj.
    -Cili ka qenë një ndër moment që e keni parë veten keq në jetën tuaj?
    Largimi i babait tim ishte momenti më i keq.
    -Po ëndrra më e madhe që keni në sirtar?
    Ëndrra më e madhe që kam në sirtar dhe që nuk ka për të m’u realizuar kurrë është baleti klasik.
    -Ju jeni e vendosur, nuk e keni provuar asnjëherë baletin?
    E kam provuar, por pasi pata një problem me këmbën u detyrova ta lija.
    -Eshtë në planet tuaja që të specializoheni më tej në ndonjë shkollë tjetër aktrimi?
    Kam menduar të shkoj në Itali në një shkollë 2-vjeçare ose për regji, ose për aktrim. Ndoshta për regji sepse aktrimit çfarë ishte për t’i marrë ia mora këtu me pedagogët shumë të mirë që jam ushtruar.
    -Nëse ndodh që të pranoheni në Teatrin Kombëtar dhe shkolla të përplaset me teatrin, çfarë do të bëni pastaj?
    Kam për të zgjedhur teatrin. Shkollën do ta lë jo se është mirë për ta lënë, por mua Tirana më ka dhënë një sadisfaksion shumë të madh dhe unë kam ende çfarë të jap edhe në fushën e këngës, dhe në atë të aktrimit. Do ta sakrifikoja specializimin për t’i dhënë publikut këtu gjëra të mira.
    -Sa hyn fotografia tek pasionet tuaja?
    Më pëlqen. Bëj shumë foto. Nëse nuk do t’i kisha këto dy profesione, ndoshta do të merresha me fotografi; të më fotografonin dhe të fotografoja.

    Data e Publikimit: 27/08/2005

    Ballkani.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vaçe Zela: Jetoj me shpresën se së shpejti do të vij në Shqipëri

    Këngëtarë ka shumë. Vaçe Zela është vetëm një. Këngëtarët kanë zëra të ndryshëm por Vaçe Zela kishte vendosur të matej me përsosmërinë. Ajo këndonte për të kënaqur njerëzit në tokë, por zërin e saj e kishin zili edhe zogjtë në qiell. “Tani jam më mirë dhe së shpejti mund të vij në Tiranë, ku dua t’i përqafoj me mall të gjithë shqiptarët”. Kështu është shprehur dje e mbytur nga lotët, nga Zvicra, mbretëresha e muzikës shqiptare Vaçe Zela, e cila është konsdideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë, kur pjesa e prapme e tunelit shqiptar kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës deri në atë masë, saqë ajo vetë u kthye në një pishtar.Artistja e mrekullueshme e Shqipërisë, në 7 prillin e këtij viti ka mbushur 66 vjeç dhe qirinjtë e tortës së saj janë ndezur në Zvicër, ndërkohë, që Tirana e ka unifikuar emrin e saj me ajrin dhe me shpresën që u ka shpërndarë dikur bashkëkohësve të vet. Por, Vaçe Zela që prej 8 vjetësh ndodhej e sëmurë në një qytet shumë larg Shqipërisë, ku trajtohej mjaft mirë nga mjekët e huaj, ndërkohë që te koka e krevatit i rrinte bashkëshorti dhe e bija. Dhe e gjithë kjo ngjarje tragjike për shëndetin e Vaçe Zelës filloi para 7 vjetësh krejt rastësisht, kur ajo shkoi për të takuar bijën e saj në Zvicër. Dhe, pas dy operacioneve të njëpasnjëshme, ylli i të gjitha epokave muzikore të Shqipërisë rezultoi e paralizuar dhe e pa veten në karrocat e spitaleve që shërbejnë për të transportuar invalidët. Ajo që dikur ka lëvizur diskun e horizontit të jetës shqiptare, tani gjendet krejt e palëvizshme në shtrat, ndërkohë që memorja e saj, tanimë i ka harruar shumë emra shtetesh e kontinentesh. Por, emri i vetëm që mund ta detyrojë atë të lëvizë nga shtrati dhe të marrë në dorë dorezën e telefonit, është emri i Shqipërisë, për të zhvilluar këtë bashkëbisedim.

    Si ju duk vlerësimi për “100 këngët e shekullit”?

    Shumë i mirë. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit atyre që nuk më harruan. As unë nuk i harroj kurrë.

    Si ndjeheni një vit pas operacionit të fundit?

    Ca kohë isha e paralizuar, por tani ndjehem shumë më mirë. Kisha një Ictus Cerebral dhe kjo më la pasoja. Mirëpo, tani e keqja kaloi.

    Sa ju mungon Shqipëria atje në Zvicër?

    Më mungon shumë. Shumë shpejt do të hipi në avion dhe do të vij. Aty kam të gjithë jetën time dhe gjithmonë ëndrroj vetëm ditën që do të kthehem. I kam dashur të gjithë njerëzit e vendit tim. Kam bërë gjithçka që kam mundur. Tani nuk bëj dot asgjë, sepse nuk kam mundësi.

    Si e përjetoni faktin se në Shqipëri të gjithë ju duan?

    Edhe unë i dua. Dikur njerëzit kishin nevojë për mua, tani jam unë që kam nevojë për ta.

    E mbani mend kur keni ikur nga Shqipëria?

    Po. E mbaj mend si tani. Ishte diell. Atje të gjitha ditët kishin diell dhe unë e kujtoj gjithmonë Shqipërinë, si një vend me shumë dritë. Cili ishte shkaku që u larguat nga Shqipëria? Unë nga Shqipëria nuk do të isha larguar kurrë me dëshirën time. Mirëpo, atëherë ika për të takuar vajzën time që jetonte në Zvicër. E kisha parashikuar të rrija disa javë e të kthehesha shpejt. Kur erdha tek vajza në Zvicër, ndjeva disa dhimbje të lehta në trup. Nuk doja të vizitohesha, por vajza ime tha se duhet të bëja një vizitë. Pastaj mjekët kërkuan të bëja disa analiza dhe më thanë se më duhej që të merrja ilaçe. Në fillim thanë se ishte diçka e lehtë, por një ditë më shtruan në spital. Dhe, pasi u shtrova më operuan. Unë i humba ndjenjat fare dhe, kur u përmenda pas 48 orëve, ndjehesha e paralizuar. Kështu kaluan shumë kohë duke marrë mjekime, derisa pata edhe ndërhyrje të dytë. Tani, ndjehem pak më mirë dhe mjekët kanë shumë shpresa që do të bëhem më mirë. Më kanë thënë se pas ca kohësh edhe mund të udhëtoj. Unë kam shpresë të vij në Shqipëri. Mbytem nga lotët kur mendoj se si do zbres në Rinas. Flas me vëllezërit dhe njerëzit e mi. I pyes gjerë e gjatë dhe kënaqem kur dëgjoj se janë mirë. Këtu ku jam, dëgjoj shpesh edhe këngë nga Shqipëria. Prekem shumë prej tyre.

    A takoheni me emigrantët shqiptarë?

    Këtu në këtë zonë ku jam unë, nuk takohem shpesh me shqiptarë. Sepse, në këtë zonë nuk ka shumë emigrantë nga Shqipëria. Megjithatë, ka shumë emigrantë nga Kosova dhe rri e bisedoj kur vijnë të më takojnë. Çmallem shumë dhe kënaqem duke folur në gjuhën shqipe. Pastaj, shoh në televizor me satelit televizion shqiptar. Gjatë atyre orëve, nuk bëj asgjë tjetër, vetëm se qëndroj para ekranit. E shoh me kujdes Shqipërinë dhe ndryshimet që janë bërë në Tiranë e kudo. Shqipëria është shumë e bukur, Shqipëria është e bukura e dheut. Nuk ka tjetër vend më të bukur në botë se sa vendi ynë. Këtë nuk e them vetëm si shqiptare, por sepse kështu është në të vërtetë. Por Shqipëria është parajsa që tani për tani vuan nga keqkuptimet e kota.

    A keni pasur shumë shpenzime për kurimin tuaj dhe ilaçet?

    Nuk merrem me to, sepse këtu i kam të siguruara të gjitha.

    Keni nevojë për ndihmë financiare nga shteti shqiptar për pagesat ndaj spitaleve?

    Unë nuk kam asnjë nevojë të tillë. Unë dua të shoh Shqipërinë dhe të vij atje në Tiranë. Të tjerat i kam të rregulluara të gjitha.

    A merni pension special nga Shqipëria?

    I marr të gjitha. Por më mirë pyesni vajzën time, se nuk merrem me këto gjëra.

    Ku punon vajza juaj?

    Ime bijë punon në një vend të mirë këtu dhe merret me statistika. Ajo dhe burri im janë kujdesur shumë për mua.

    I mbani në kasetofon këngët tuaja të dikurshme?

    Jo. Këngëtari i këndon këngët për njerëzit.

    Përse?

    Iu a thashë. Unë këngët nuk i këndova që t’i dëgjoj vetë. Ato i këndova për njerëzit e mi dhe prekem, kur më thonë se ata i mbajnë mend këngët e mia.

    Sa kohë keni pa i rënë kitarës?

    Shumë kohë, nuk mbaj mend se sa kohë kam pa të. Cila nga këngët tuaja ju kujtohet në këto momente? Duhet të mendohem ca sepse fjalët nuk më kujtohen të gjitha. Ka kohë që nuk i kam kënduar ato këngë. Kur keni dalë në skenë për herë të fundit? Ishte viti 1991. Mbaj mend se erdhëm këtu në Zvicër me një grup artistësh nga Shqipëria. Kënduam për shqiptarët dhe nuk mund t’i harroj ato dorëtrokitje të fundit. Më therin në zemër, ngaqë e di se ika nga skena atëherë kur njerëzit kishin nevojë për këngët e mia.

    A besoni se gjendja në Shqipëri do të rregullohet shpejt?

    Po, besoj shumë. Ajo do të bëhet shumë e mirë dhe punët do të ecin mbarë. Për mua le të jetë si të jetë, Shqipëria është e mrekullueshme. Por ju lutem, mos më bëni të qaj.

    Si ju duken artistët e rinj të Shqipërisë?

    Të shkëlqyer. Nuk i njoh të gjithë, por muzika shqiptare i çuditi të gjithë në Festivalin Europian. Dy herë jemi prezantuar shkëlqyeshëm. Si të mos mburremi me vendin tonë, kur edhe të huajt flasin fjalë aq të mira për të.

    Ju vjen keq që gjatë jetës suaj nuk kishit rast të këndonit nëpër festivale ndërkombëtare?

    S’ka gjë. Unë këndova për popullin tim. Këndova për njerëzit e thjeshtë. Jam e lumtur që e bëra këtë. Atëherë ata kishin nevojë për mua. Tani unë kam nevojë për Shqipërinë.

    Si e parashikoni të jetë koha kur të vini në Shqipëri?

    Le të jetë si të jetë, mjafton që të vij.

    Çfarë ju kujton kënga juaj “Lemza”?

    Më kujtohet. Ishte një këngë shumë e mirë. Edhe këngëtaret e tjera më të reja e kanë kënduar shumë mirë.

    Po “Valsi i Lumturisë”, çfarë ju kujton?

    Ishte këngë e mrekullueshme. Të gjithë e pëlqenin dhe e pëlqejnë akoma edhe sot.

    Marre nga Gazeta Sot.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #36
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Epika” e rikthimit për Djemtë e Detit


    Kemi një lajm të mirë: “Djemtë e detit” po rikthehen.


    Nga emrat e parë të grupit ata që nuk kanë lëvizur janë Genti Demaliaj dhe Valentin Vukaj. Por në rikthimin e afërt të tyre me albumin me titull “Epika “ që pritet të dalë shumë shpejt, përkrah me dy pjesëtarët e njohur të grupit janë rreshtuar edhe dy muzikantë të tjerë, Sokol Keci dhe Arjan Gjici.

    Gent Demaliaj, i njohur nga të gjithë si solisti i grupit “Djemte e detit” i vogël ka ëndërruar të bëhet futbollist, por në të njejtën kohë ai, falë talentit, u gjend i tërhequr nga muzika. Madje ai tregon se kur ishte 6 vjeç, sa herë që këndonte pritej mirë nga të gjithë dhe në një farë mënyrë ishtë vetë muzika që e zgjodhi atë. Tani pas një eksperience të gjatë në skenë, Genti rrëfen për ne se ajo e ka ndihmuar të gjejë veten dhe të krijojë origjinalitetin e tij. Madje gjithë vitet e kaluara me muzikën po e ndihmojnë për t'u rikthyer me një nivel të lartë artistik

    Si lindi ky album dhe cilët janë bashkëpunëtorët?


    Kemi 7 vite që nuk dalim me një album të ri. Gjithë këtë kohë kam menduar gjatë për t'u rikthyer me një album që do të ruajë traditën dhe emrin e mirë që gëzon grupi “Djemtë e detit”. Një shtysë dhe një ndihmë të madhe pata edhe nga miku im dhe kompozitori Valentin Vukaj, pa përjashtuar kënaqësinë e bashkëpunimit me aktorin dhe poetin Timo Flloko i cili ka krijuar 5 tekste këngësh - dukej sikur prej vitesh ishte anëtar i grupit edhe ai. Ishte një eksperiencë mjaft e bukur të punoje edhe përkrah kitaristëve mysafirë të këtij albumi. Dua t'i falënderoj të gjithë


    Pse albumin po e sillni me titullin “Epika”?

    Sepse krijimet tona janë të mbështetura në eposin e lashtë. Notat e këngëve janë bazuar në harmoninë e tingujve epikë të veriut. Në muzikën tonë do të ndihen instrumente si fyelli e lahuta që fare mirë janë lidhur me rrymën Progressive Rock.

    Ku qëndron lodhja për të bërë një album të arrirë?

    Mendoj se lodhja më e madhe është psikologjike. Por nuk mund të lesh pa përmendur fazën e përzgjedhjes së materialeve muzikore.Gjithashtu tekstet duhet të jenë të goditura dhe të kenë kuptim e të lidhen bukur me muzikën. Edhe vështirësitë ekonomike janë të pranishme por këtë po e radhis të fundit. Kemi bërë të pamundurën që albumi të jetë i një niveli të lartë miksazhi dhe masterizimi i tij do të bëhet në Australi.


    Çfarë do të sillni ndryshe në albumin tuaj të ri?

    Në këngët tona do të ndihet aktualiteti, kjo në muzikë por sidomos në tekstet e këngëve. Ato do t'u këndojnë nënës, gjakmarrjes, problemeve që përballet realiteti shqiptar. Por në album ka vend gjithashtu edhe për dashurinë.

    A do të ketë këngë komerciale në album?


    Po, ndodhet një e tillë. Kemi dashur të prezantojmë një këngë që i përket rrymës Hip-Hop & Progressive Rock.

    Çfarë prisni në këtë rikthim nga fansat tuaj?



    Shpresoj që ashtu si në fillimet e karrierës së grupit “Djemtë e detit” fansat të na presin me dashuri dhe gjatë mungesës tonë ata të jenë shtuar.


    Marre nga Spekter
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  17. #37
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ajo do të rikthet, së shpejti…





    - Që nga dita që është larguar nga Shqipëria gjithnjë gjen një surprizë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve këngëtaren që ka lënë gjurmë, jo vetëm me këngët e saj të muzikës së lehtë, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikën popullore. Për herë të parë pas ikjes në Amerikë u shfaq me një imazh të ri. Spektatorët në pallatin e kongreseve kanë mbetur të befasuar me ndryshimin që kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Një ndryshim tërësor jo vetëm muzikor, por tashmë në jetën e saj ishte Roberti…

    - Prej pak kohësh ka përjetuar çaste të mrekullueshme nga ardhja në jetë e Lukas së vogël, i cili duket se ka fituar gjithë përkushtimin e një nëne që ka pritur me shumë emocion këtë moment.

    Suksese të shumta kanë ndjekur karrierën e saj dhe në çdo ditë rend drejt përsosjes që duket se e ka arritur në albumin e saj të fundit i cili është ende një surprizë që e ka ruajtur për ta ndarë me publikun e saj të dashur në Shqipëri

    Ajo do të rikthet, së shpejti…

    A e kujtoni ditën kur jeni larguar për herë të parë nga Shqipëria? Ishte një ikje e rastësishme apo një veprim i menduar mirë për të realizuar një ëndërr të re?



    Hera e parë kur dola jashtë Shqipërisë ka qenë Danimarka. Bashkë me një delegacion të rinisë shqiptare ishim të ftuar në festivalin Roskilde, i cili është edhe sot festivali më i madh muzikor në Europën Veriore. Mbaj mend që këndova rreth tridhjetë këngë popullore dhe të muzikës së lehtë. Koncertet mbaheshin përjashta në “netët e bardha” të skandinavisë. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, por në fund mezi prisja të kthehesha në shtëpi. Edhe sot ndodh po kështu. Jam shumë e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thotë mirë populli ynë…”gur i rand n‘vend t'vet”. Më pas kam kënduar dhe në vende të tjera, si në Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmonë kthehesha në Shqipëri…

    Ka qenë viti 1992 kur erdha në Amerikë. Rrallëherë i kthehem ditës së parë, sepse gjithnjë preferoj të mendoj dhe punoj për të ardhmen. Ishte një vendim, jo thjesht për të realizuar ëndrrën time. Sepse për mua, vetë jeta është një ëndërr… Por ambicia për të promovuar muzikën shqiptare në një skenë botërore është një motiv që më shoqëron hap pas hapi, për ta amshuar këngën popullore shqiptare. Muzika jonë folklorike është nga më të vjetrat dhe nga më origjinalet që ekziston. Me të vërtetë e adhuroj dhe gjithnjë arrij të prek mrekullinë që të ofrojnë tingujt muzikorë të folkut tonë.

    Jeta në një vend si Amerika sigurisht që të ofron mundësi dhe më shumë hapësira për të bërë karrierë. Por edhe vështirësitë nuk janë të pakta.

    Unë kujtoj kthimin tuaj të parë në Shqipëri pas largimit në vitin 1992 kur befasuat publikun me një imazh të ri, me një mënyrë të re interpretimi, shumë gjera kishin ndryshuar tek ju. Më pas u larguat sërish dhe për një kohë të gjatë heshtët. Përse?

    “Unë nuk jetoj dot pa kënduar, më vjen pak çudi që më pyet se kam heshtur për një kohë të gjatë, përkundrazi kam qenë tejet e zënë gjithmonë duke kënduar. Në çdo ditë të vitit unë këndoj, në koncerte, në studio të ndryshme, në shtëpi apo edhe në një kafene të vogël, kudo. Gjithnjë gjej mundësi për të bashkëpunuar me muzikantë të njohur brenda dhe jashtë vendit.


    E kam fjalën për koncerte të tjera në Shqipëri...

    Në vitin 1999 unë u riktheva në Shqipëri me një turne që e pagëzova me emrin “Këngët e popullit tim”. Koncertin e parë edhe dhashë në Kavajë në qytetin tim të lindjes. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, jo vetëm publikun që më priti shumë ngrohtë, por edhe shumë artistë e krijues që më mbështetën në këtë turne, grupin karakteristik të Kavajës, dhe në mënyrë të veçantë dua të falënderoj mikun tim, aktorin e madh Mirush Kabashi. Po kështu edhe në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier, kam përjetuar emocione të veçanta, në stadiumet e mbushura plot kam kënduar deri në mesnatë dhe kam marrë shumë vlerësime nga të gjithë. Një turne tjetër me titullin “Mos ja prishni lumturinë” e kam realizuar në Zvicër, Kosovë dhe Greqi.

    Pas këtyre turneve realizova disa koncerte në Amerikë, me këngë të kënduara anglisht, bashkë me nje formacion të vogël orkestral në disa klube në Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, në Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmonë vëmendja ime ka qenë dhe mbetet tek kënga popullore shqiptare.

    Një nga këngët e para këtu në SHBA ishte një bashkëpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas këndova këngën “Noi siamo uno”, një bashkëpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar këngë për Rei Çarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkëpunuar edhe me producentë të tjerë amerikanë, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si një pike ujë në oqean të madh. Ndjeja se po bëja diçka që nuk prezantonte thellësinë e botës time shpirtërore. Ju ktheva muzikës popullore sepse vetëm aty gjej frymëzimin që më mungonte për të bërë diçka të veëantë artistike. Për mua kënga popullore është si një lidhje gjaku…Fillova të shkruaja këngët e mia të para, duke i kënduar me kitare dhe i incizoja me bashkëshortin tim Robert C. Nolf.

    Roberti, me origjinë nga jugu i Amerikës, duke pasur rrënjët në muzikën e bluzit dhe kulturën e Nju Orleans, e gjeti të natyrshme dhe misterioze të lidhej me muzikën e vendlindjes sime, Muzikën Popullore Shqiptare. Madje ai shpesh më thotë se kjo, muzika popullore, është e paprekur, si të them si molla e ndaluar…

    Cili është kompozitori juaj i preferuar me të cilin mbani bashkëpunim të vazhdueshëm në Amerikë apo Shqipëri?

    Nga më të preferuarit do të përmendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajkën, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulën, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.

    Në Amerikë ka një koncept tjetër për muzikën. Për të shkruar këngë, ti nuk duhet të kesh diplomë në kompozicion, por të shkruar një poezi dhe melodi në një stil krejt të lirë, është një frymëzim që nuk i vjen kujtdo. Bashkëshorti im Robert më ka ndihmuar shumë. Muzika jonë është virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojnë këngëtarë të lindur për këtë lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe të ndryshme polifonike.

    Gjithnjë kam bindjen se gjithçka është në ndryshim, vetëm mbretëria e muzikës tonë mbetet një thesar i pazbuluar. Unë dhe Roberti shkruajmë shumë këngë së bashku, gjithashtu kemi bashkëpunuar me kompozitorë amerikanë në Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo. Preferoj të shkruaj poezitë e mia dhe pastaj të bashkëpunoj për melodinë dhe ritmin.


    Lidhja juaj e veçantë me Robertin, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikuar në përsosjen tënde si këngëtare?

    Ka ndikuar shumë jo vetëm në punën si këngëtare, por prej tij kam mësuar edhe se si të shkruaj këngë, nga Roberti kam mësuar artin e incizimit, që është një gjë e re dhe shumë e rëndësishme për mua. Unë dhe Roberti kalojmë një kohë të gjatë sëbashku, deri në orët e vona, në studion tonë në shtëpi. Shkruajmë këngë, incizojmë, bëjmë prova.

    Keni qenë gjithnjë e lidhur me muzikën popullore, ka qenë i dukshëm afeksioni juaj i veçantë me këtë muzikë. Përse?

    Kur isha fare e vogël këndoja çdo të diele me gjyshin, babën dhe nënën time. Nga babai im Kito Simaku mësova të këndoj, si të mbaja iso me e,e,e dhe…o,o,o kjo muzikë është e pavdekshme është si ilaç për shpirtin njeriut është e vetmja pasuri shpirtërore që as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo është muzika popullore shqiptare.


    Më veçoni një ngjarje të veçantë që e keni përjetuar me emocione të forta.

    Kur u bëra n ënë ishte momenti më sublim, e kam shumë të lehtë të veçoj përjetimin e mrekullueshëm që të jep lindja e fëmijës. Dhe këtë mrekulli unë e preka një vit më parë me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyrë dhe është bërë pjesë e frymëzimit në krijimtarinë time. Tani ai sapo ka mbushur një vjeç dhe ka nisur të hedhë hapat e para. Luka ka sjellë shumë mbarësi dhe shumë gjëra të reja në jetën tonë. Unë nuk jam shkëputur për asnjë çast nga muzika, aq sa edhe atë e kam bërë pjesë të pandarë. Për ditëlindjen i blemë një piano të vogël druri dhe kështu ai është bërë kompozitori ynë i ri. I bie fort dhe lëshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thotë Roberti. Nuk gjej fjalët e duhura për ta përshkruar, është i mrekullueshëm për mua.

    Si është një ditë e Parashqevi Simakut?



    E dua shumë Nju Jorkun, e dua shumë parkun qendror, shëtis, i kushtoj shumë kohë djalit, më pëlqen të gatuaj, më pëlqen të pikturoj dhe të lexoj sa më shumë libra që të mundem. Roberti shpesh më thotë se jam me fat “Të gjitha gratë preferojnë diamante kurse ti kërkon libra…” megjithatë edhe ato kam fatin ti kem. I kushtoj edhe shumë kohë Lukës së vogël. Gjithsesi pjesën më të madhe të ditës e kaloj në studio, incizoj ose shkruaj, këndoj nën shoqërinë e kitarës, pra gjithmonë muzika është rreth meje. Gjithnjë muzika është pjesë e pandarë në jetën time.


    Në të gjithë karrierën muzikore në Amerikë keni arritur në ëndrrën tuaj apo ende rendni drejt saj?




    Do të përgjigjesha duke thënë se unë po e arrij ëndrrën time unë gjithmonë do kërkoj të përsos dhe lançoj muzikën time, krijimet muzikore. Por, mendoj se kulmi i të gjithë punës sime është në këngët e reja, në muzikën e re që kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke përfunduar miksimet e albumit (CD) ne shqip, ku folklori shqiptar është bazamenti i këtij projekti që mezi pres ta ndaj me publikun tim së shpejti. Jam munduar të sjell në variant origjinal këngë të mrekullueshme të folklorit tonë që mund të them se janë pasuri në trashëgiminë shpirtërore të popullit tonë. Në mënyrë të veçantë këtë album ua kushtoj të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë. Unë e ndjej praninë e tyre sepse më shumë se 200 vizitorë në ditë nga 50 vende të ndryshme të botës shohin faqen time të internetit www.simaku.com . Por jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt kanë dëshirë të njihen me kulturën dhe muzikën folklorike të vendeve të ndryshme. Sot është një botë e hapur çdo gjë është e mundur. Unë dhe Roberti kemi bashkuar dy “botë” të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta sjell së shpejti pranë jush….



    Si ju duken ndryshimet që kanë ndodhur me muzikën shqiptare këto vitet e fundit?



    Çdo gjeneratë ka muzikën e vet me të cilën edhe identifikohet, arti në tërësi shpreh gjendjen shpirtërore tregon se ku është një popull, një vend. Edhe në Hollivud, sot për sot e quajnë “ music business ”. Arti dhe biznesi nuk janë kombinim që shkojnë sëbashku, ata janë si të thuash në opozitë me njëri-tjetrin unë mendoj se ndryshimet në muzikën shqiptare janë të njëjta si në të gjithë botën, shumë artistë të mëdhenj botëror sot nuk këndojnë më “live”… Këngët e sotme janë bërë si moda e veshjeve, ndërsa muzika e vërtetë është si stinët, këngët popullore janë ashtu si gjethet që bien, dhe ringjallen përsëri në pranverë… Arti i vërtetë gjithmonë e ka gjetur rrugën ashtu si një dritë në fund të tunelit…Edhe muzika folk është një muzikë që i reziston kohës…unë besoj se dhe publiku është i uritur për të përjetuar dhe dëgjuar më shumë muzikë të re…dhe të gjallë .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Evis
    Anëtarësuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    Ne purpur...
    Postime
    32

    alboys

    Njihuni me Alboys djemte qe bejne metal shqip,jane per t`u admiruar thjesht per iniciativen dhe per muziken e bukur normalisht.



    Citim Postuar më parë nga Evis
    Ne kohen kur muzika shqiptare mbizoterohet nga rrymat komerciale, efektet elektronike dhe videoklipet marramendese, nga kryeqyteti i vendit fqinj, 5 djem shqiptare kane marre persiper te kthejne muziken e vertete tek degjuesi shqiptar. Me mundesi shume te kufizuara, pa sponsor te fuqishem dhe ende shume pak te njohur ne skenen muzikore shqiptare, ata bejne muziken qe ndejne, pa u preokupuar per fitimet qe do te nxjerrin prej saj.


    Alboys u krijuan ne vitin 2001 nga 5 studente shqiptare ne Rome. Fillimisht filluan te kendonin per studentet e universitetit te tyre dhe pritja e mire i shtyu te shkruanin kenget e tyre qe me pas u permblodhen ne albumin "Ikje ne Erresire". Organizojne shpesh koncerte ne Rome, kendojne shqip dhe nuk kane problem te deklarojne se jane shqiptare, dhe kjo gje nuk i ka ndaluar te kene dhe italiane mes publikut te tyre. Kenget e albumit te tyre mund te degjohen ne sitin e grupit ne adresen www.alboys.tk. Ne intervisten ne vazhdim, Alboys tregojne si fillimet dhe planet e grupit:

    -Si ju lindi ideja e krijimit te grupit?

    -Ne fillim u bashkuam ne ambientet universitare, te shtyre thjesht nga pasioni per muziken. Me pas, ne kontakt me studion e universitetit, filluam te organizonim koncerte per studentet dhe te krijonim dhe ne kenget tona, te cilat u mirpriten nga publiku. Kjo gje na beri te punomim me seriozitet dhe te rregjistronim ne studio albumin tone te pare "Ikje ne erresire".

    -Perse zgjodhet pikerisht emrin "Alboys" per grupin?

    -Emri "Alboys", do te thote "djem shqiptare "dhe permbledh pikerisht ate qe ne perfaqesojme. Grupi yne eshte i vetmi ketu dhe eshte hera e pare qe nje grup shqiptar jep koncerte ne shqip ne Rome. Shoket tane italiane qe na kane ndihmuar, na therrasin "ragazzi albanesi" dhe keshtu na mbeti emri.

    -Perse kendoni shqip ne Itali?

    -Sepse ne Rome ka shume studente shqiptare qe na mirpresin, qe vijne ne koncerte dhe defrehen, por kryesisht per te treguar se jemi krenare qe jemi shqiptare pasi italianet nuk para mendojne mire per ne. Ne duam te tregojme qe ky eshte nje mendim i gabuar te cilin ata duhet ta ndryshojne. Ne fund te fundit ne nuk kemi frike ta pranojme hapur se jemi shqiptare.

    -Ciles rryme muzikore i perkasin kenget tuaja?

    -Kenget tona i perkasin rrymes rock pasi kjo rryme na ka bashkuar dhe na ka frymezuar gjithmone. Sot vihen re tendenca muzikore te dobeta dhe grupet e reja qe lindin, perdorin shume efekte elektronike. Ne kenget tona muzika eshte e paster, sepse ne nuk perdorim asnje efekt tjeter pervec veglave tona. Nuk bejme muzike komerciale dhe ne koncerte kendojme "live" ne menyre qe publikut t'i transmetohet emocioni drejtperdrejt dhe te kete mundesi te na vleresoje me shume per pergatitjen tone interpretuese.

    -Cfare ju motivoi ne krijimin e albumit dhe kujt ja dedikoni ate?

    -Kenget tona flasin per jeten e perditshme, monotonine e saj, per disfatat dhe sukseset qe njeriu ndesh dhe i duhet te perballoje. Realiteti nderthuret me te kaluaren dhe deshira per me mire na shtyn te mendojme se e ardhmja paraqet rezultatet e nje pune intensive. Albumi ne radhe te pare u dedikohet te gjithe fansave tane dhe adhuruesve te rock-ut shqiptar qe shpresojme te na mirpresin.

    -Ndonje plan per te ardhmen?

    -Mbas nje sere koncertesh qe kemi bere ne Rome, do te kishim deshire te shfaqeshim dhe ne skenat shqiptare qe t'i jepnim mundesine dhe publikut shqiptar te njihet me kenget tona, por gjithcka sa pa u realizuar ngelet vec plan.
    I am the cosmic storms
    I am the tiny worms
    I am fear in the night
    I am bringer of light

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana observer
    ..

    Një artiste shqiptare ka marrë me vete nostalgjinë e këngëve të mrekullueshme korçare
    Spanja Pipa, si i këndon serenatat në Amerikë



    -----------------------

    Rjmonda MOISIU Hartford.CT.USA.

    Eshtë lindur në një familje zejtarësh në Korçë. Theodhorika Pipa, është rritur me serenatat, jeton me serenatat, këndon serenatat. Ajo është artistja korçare, nostalgjia e bashkëqytetarëve të saj. Idhulli i saj është Anita Take dhe Pavlina Nika. Emri i saj i vërtetë është Espiana, e pagëzuar nga një arumune, mike e fëmijërisë e gjyshes së saj, nga familja e dëgjuar, e Petoshanëve të Korçës, por gjyshja e saj, e pati të vështirë të shqiptonte emrin e saj dhe e thërriste Spanja. Është rritur me muzikën, me këngën. Në shtëpinë e saj këndonin shumë në gëzime familjare, prindërit, të afërmit e saj, po më shumë shquante Spanja, e cila që fëmijë, i shoqëronte duke imituar melodinë. Ka filluar të këndojë në skenë qëkur ishte në shkollën fillore. Për herë të parë këndon në shtëpinë e pionierit, këngën “S’jam jetim unë sot”.
    Interpretimi
    Talenti i saj bie në sy të kompozitorit korçar të këngëve popullore, Pavllo Sholla. Ky e aktivizoi në ansamblin e artizanatit, me një këngë kineze, ku veshja e saj ishte: gërsheta, fjongo jeshile dhe kostum. Menjëherë mori vlerësimet maksimale, për interpretimin e këngës, nga spektatorët korçarë, ku më pas korçarët, të njohur për “nofka”, kur e shihnin në rrugë dhe e ngacmonin duke e thirrur “kinezka”. Falënderimi i saj ishte buzëqeshja. Me krijimin e Estradës së Ushtarit, e cila ishte e dyta në Shqipëri, pas asaj të Tiranës, u aktivizua duke kënduar këngë popullore dhe të muzikës së lehtë. Në vitin 1960, në Estradën Profesioniste të Korçës, si soliste kryesore, me këngë të kompozuara nga Abaz Ajro dhe kompozitorë të tjerë. Kontakti i parë me serenatën korçare do të ishte me këngën: “Ti më erdhe në netët e qeta”. Ja si shprehet artistja për serenatën korçare: “Për mua është një qelq i kristaltë, që brenda saj është një tingull që troket trak-trak. Është tingulli i zemrës që rreh, është ndjenja e një njeriu që e do, është simbol i dashurisë njerëzore. Ky qelq i kristaltë, duhet ruajtur, se po u thye ‘thyhet’ edhe serenata korçare”. Çdo shtëpi, çdo dhomë e shtëpive korçare, është me perde të bukura, të punuara nga duart e arta të vajzave korçare. Jashtë këndonin, djemtë me kitarë për të dashurat e tyre. “Në rrugicat me kalldrëm të Korçës, te sofati i shtëpisë, apo poshtë dritareve të të dashurave të tyre, ndërsa mbas perdeve të bukura qëndronin vajzat e dashuruara, duke i lëvizur nga pak ato, për të parë secila djalin që e donte”, shprehet artistja. Këtu ajo merr kitarën, e duke i rënë asaj, fillon të këndojë: “Të gjithë flenë/E qetë është kjo natë/Ku vetmia rreth meje qëndron/Do t’këndoj në errësirë me kitarë/Dil të shohësh atë që do/Ti do mplakesh do thinjesh si dele/Do shëmtohesh/Do kërrusesh një ditë/Do t’kalojnë ma t’bukurat përkëdhelje/Me buqeta me lule/Mos prit/Pra, eja o engjëll/Më qetëso/E mjera zemër/Sa fort të do/Ku do vesh/Mua të më lesh/Tjetër ti s’do gjesh/Ngado që të vesh/Larg prej meje dashninë/Mos harro/Tjetër mos kërko/Veç prej meje do gjesh lumturinë/.....”.
    Serenatat, këngët që s’u kënduan në skenë
    Serenatat kurrë nuk këndoheshin në skenë, ato këndoheshin në rrugicat e pastra me kalldrëm të Korçës, që pastroheshin dhe vaditeshin, çdo mëngjes e mbrëmje nga vajzat e dashuruara korçare, për të dashurit e tyre, në mbrëmje që do këndonin serenatën në këto rrugica. Sikur gurët e rrugicave me kalldrëm të Korçës, të kishin “gojë” e “fjalë”, do të shprehnin keqardhjen, se sot serenatat korçare janë deformuar disi. Por, Spanja Pipa, serenatën korçare e ka kënduar edhe duke i rënë kitarës vetë, me një talent të admirueshëm e ziliqar, për vetë mentalitetin e kohës, që ekzistonte në shoqërinë shqiptare. Spanja, artistja korçare, duke i rënë kitarës në rrugicat me kalldrëm të qytetit do të këndonte: Këndo kitarë me mua/Po djalin mos ma zgjo/Rri sonte ti me mua/Tërë natën e këndo/. Këtë këngë artistja e ka kënduar edhe në shfaqjen e teatrit “Era e lartësive”, duke i rënë edhe kitarës vetë. Por, Spanja, krahas serenatave ka kënduar edhe këngët popullore me një talent të mrekullueshëm. Një nga këngët e saj popullore është ajo korçare “Them të rri beqare, them të mos martohem”. “Kjo këngë, shprehet artistja, m’u ngjit si pullë tërë jetën, e mbeta beqare”. Por, artistja korçare, veç serenatës do të ishte edhe një aktore e Teatrit të Korçës, Estradës së Korçës si parodiste. Ka interpretuar krahas artistëve të mëdhenj korçarë e të popullit tonë: Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Dhora Orgocka, Aleko Prodani, Dhimitër Orgocka e të tjerë. E lumtur që u rrit, jetoi dhe jeton me serenatat, artistja shpreh keqardhjen për deformimin që u është bërë këtyre. Mesazhi i artistes është: “Ruajeni serenatën ashtu si ka lindur”. Kitarën nuk e lëshon nga dora kurrë edhe tani që ajo është 60 vjeçe.
    Një jetë duke luajtur në kitarë
    Ajo e merr përsëri kitarën e këndon: “Oooo ç’është ajo/Që po zbret nga mali/Me të bardha veshur/Nga mali ajo po zbret/ Në duart e saja/Shporta të argjenda/Trëndafila mbushur/Për të dashurin e saj/...., e më pas: Syçka si ato të tuat/Nuk gjenden në dynja/Lum ai që i ka shijuar/Frikë nga vdekja nuk ka/Falmi vash t’i puth njëherë/Sa të nxjerr atë sevda/Se ma more zemrën time/E të qetë nuk më la/Mos mundo moj nënë/Mos më qorto moj nënë/Syzeska ma ka shtënë/Me synë e saj të zi/..... Të rashë pas moj të rashë pas/Rrugës kur shkoje për në gjimnaz/Ndalu vash të them dy fjalë/Se unë ty të dashurojooooo/Çapkën, çapkëne e vogël ooooooooo/. Kur sheh artisten që këndon, e që i bie kitarës, nuk ka sesi të mos ta shoqërosh edhe vetë..... Ky është një moment prekës, e i mrekullueshëm. Ky talent interpretimi, me dinjitet, ndjenja e përgjegjësisë qytetare për t’i dhuruar popullit të saj, sa më shumë muzikë, sa më shumë gëzim, harmoni, e bëjnë artisten korçare që megjithëse i ka mbushur të 60-at të këndojë në gëzime familjare, në rrethin e saj shoqëror dhe familjar. Në një eveniment të tillë ku ajo ishte ftuar, ndodhej edhe konsulli grek, i konsullatës së shteti fqinj në Korçë. Spanja merr kitarën, e duke i rënë asaj, këndon një këngë të vjetër greke. Artistja e talentuar korçare, e entuziazmoi konsullin grek me interpretimin e këngës. Pas këngës, konsulli grek e përqafoi dhe e falënderoi artisten dhe e ftoi të shkojë në vendlindjen e tij të këndojë në një gëzimin e tij familjar. Por, artistja i tha se nuk ka vizë... “Me duhet një vizë z. konsull, të vij të këndoj, por edhe të shoh të afërmit e mi emigrantë atje, që kam vite pa i parë”, i tha artistja. Interpretimi i asaj kënge greke, i dha mundësinë artistes të merrte një vizë.
    Deri sa doli në pension, Spanja u aktivizua si këngëtare dhe parodiste në Estradën e Korçës. Ja si shprehet ajo për Korçën dhe serenatat: “Korça për mua është shpirti, zemra ime. Kam lindur e dua të vdes këtu me serenatën korçare. Nuk e ndërroj me asgjë në botë. Jetoj me serenatat, jetoj me alegrinë. Kush e ndien serenatën, le ta dëgjojë, kuptojë, këndojë, kush nuk e di, le ta provojë ta këndojë atë, e do të ndiejë që do rinohet. Dëshiroj që serenata të ringjallet, të këndohet si ka lindur, të mos shtrembërohet. Të mos prishet serenata korçare. Ashtu si i kanë kënduar edhe bashkëkohësit e mi, Ligoraq Qano, Raqka, Mihallaq Zallemi, Abaz Ajro, Kiço Sholla, ashtu si i këndon Mihallaq Andrea”. Artistja nuk i ndahet këngës. Ajo këndon në gëzime familjare dhe shoqëri, gjithmonë duke i rënë kitarës dhe kënduar serenatat.



    ------

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    une jam larg dhe ju falenderoj per keto poste qe me afruan me shqiperine dhe zhvillimet muzikore atje......u binda akoma dhe me shume per anet negative te ketij zhvillimi duke lexuar intervisten skandaloze te "kengetares bleona gerreti"........

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •