Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    Eshte rock grup i pari shqiptare ne te gjitha trojet shqiptare. Ka egzistuar prej viteve 1980 - 1986.

    Gjurmet - Mendoja se ēdo gje merr fund pa ty

    Valle eshte e mundur te kalon prane
    si nje cope akull
    nuk muj nje puthje ta kujtoj
    Ishe ti ajo, duke me bere
    nuk di qfare kam sot

    Ledhatimet a thua ishin
    dhe ajo ender
    nje sheti s'me bije ne mend

    Sa je large nga une
    sa afer ishim
    te premtoja mrekulli
    i marri thojsha ēdo gje merre fund pa ty.

    Nje grimc ti nje grimc une
    keshtu fati e don kete pune
    Nje grimc ti nje grimc une
    keshtu fati e don kete pune
    kthehem rrotull ndonje here
    ē'kane keta njerz shikojn qeill

    Ledhatimet a thua ishin
    dhe ajo ender
    nje sheti s'me bije ne mend

    sa je large nga une
    sa afer ishim
    te premtoja mrekulli
    i marri thojsha ēdo gje merre fund pa ty.

    Nje grimc ti nje grimc une
    keshtu fati e don kete pune
    Nje grimc ti nje grimc une
    keshtu fati e don kete pune
    kthehem rrotull ndonje here
    ē'kane keta njerz shikojne qeill

    llall llall llall llall
    llall llall llall llal (: :)


    Per ta degjuar kliko ketu
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Gjurmet - Te shtrire mbi kanape


    Shiun e degjoj
    muret me rrendojne
    te pres ty
    oooo oooooo

    apo ti degjoj
    me duket se te shoh
    a je ti
    oooo oooooo

    a thua je ti qe do me ndihmosh
    ti harroj keto dite qe me shkojn boshe
    te paramendoj e te shoh ne dhome
    me vjen si engjulle dhe me ftohn

    Une dhe ti te shtrire mbi kanape
    presim nje dite te rre
    kur shi me nuk do te bjere
    keshtjellen per ta ngre
    te na beje hije vetem ne
    Te shtrire mbi kanape
    sikur jemi mbi nje rre
    shoh nje zoge qe fluturoj
    diellin te na e ftoj

    Shiu nuk pushon
    akoma me shikon
    te pres ty
    oooo ooooo

    Te kam njohur per here
    te shoh edhe me here
    a je ti
    oooo ooooo

    a thua je ti qe do me ndihmosh
    ti harroj keto dite qe me shkojn boshe
    te paramendoj e te shoh ne dhome
    me vjen si engjulle dhe me ftohn

    Une dhe ti te shtrire mbi kanape
    presim nje dite te rre
    kur shi me nuk do te bjere
    keshtjellen per ta ngre
    te na beje hije vetem ne
    Te shtrire mbi kanape
    sikur jemi mbi nje rre
    shoh nje zoge qe fluturoj
    diellin te na e ftoj ( : : )

    Per ta degjuar kliko ketu
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Gjurmet - Hero i qytetit pa lume

    Ne kete qytet pa lume
    si i huaj rri
    i ha te miren kohes
    me nje gote raki
    mendoj ne ty

    Do te beja Teute
    sikur ti isha mbret
    u behe nje kohe pa senze
    dhe njeriu dremenz
    e une se kam asnje dysh ne xhep

    oooo
    Me trego si te behesh hero ne kete kohe pa kohe
    ne kete kohe pa kohe
    oooo me trego, si te behesh hero ne kete kohe pa kohe

    Bleva nje gazet
    ecja ne udhe pa udhe
    i ha te miren letres
    tere kjo komedi
    ndeza nje flake nje flak per ty

    Do te beja Teute
    sikur ti isha mbret
    u behe nje kohe pa senze
    dhe njeriu dremenz
    e une se kam asnje dysh ne xhep

    oooo
    Me trego si te behesh hero ne kete kohe pa kohe
    ne kete kohe pa kohe
    oooo me trego, si te behesh hero ne kete kohe pa kohe( : : )
    Me trego.


    Per ta degjuar kliko ketu
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Gjurmet - Era

    Sa here e ndigjoje eren
    nga largesit me del ti
    kujtimet mbulojne mendjen
    rreneqethem ne vetemi
    me duket te shoh ty

    Buzqeshjen tende e zerin tend
    mua mi sjelle era
    shikimin tend, buzet e tua
    mi shendrit pranvera

    me ece ngadale neper qielle
    sikurse te ishe zane
    emrin tend e ndegjoj ne ere
    me duket te shoh ty

    Sa here e ndigjoje eren
    nga largesit me del ti
    kujtimet mbulojne mendjen
    rreneqethem ne vetemi
    me duket te shoh ty

    Buzqeshjen tende e zerin tend
    mua mi sjelle era
    shikimin tend, buzet e tua
    mi shendrit pranvera

    me ece ngadale neper qielle
    sikurse te ishe zane
    emrin tend e ndegjoj ne ere
    me duket te shoh ty ( : : )

    Per ta degjuar kliko ketu
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Gjurmet - Ne tren per Prizren.


    S'di a ju kom tregu
    e kam nje kenge o shume te mire
    oo plote usdaj e me nje...
    e me se mire e kendoj e percjelli ne hije

    E kom nje kenge o pa mahi
    oo edhe Peja o e ka ndihe
    ne lome e ne Qarshi e ne Metohi

    S'kam lene kend o pa e permend
    dashuris o i kam lane vend
    dashuris o i kam lene vend
    o ne tren per Prizren
    e mua nje here me ka then nje djale
    kenga e halleve u ben lal
    kenga e halleve u ben lal
    o se jeta nuk eshte kajmake, o nuk eshte kajmak

    E kam nje kenge o pa e tepruar
    eshte e lehte o per ta kenduar
    ne krejt mahallen nuk eshte nje femije
    qe nuk e dine

    E kam nje kenge o pa mahi
    oo tone KOsova o e ka ndihe
    ne me se mire e kendoj ne vetemi

    S'kam lene kend o pa e permend
    dashuris o i kam lane vend
    dashuris o i kam lene vend
    o ne tren per Prizren
    e mua nje here me ka then nje djale
    kenga e halleve u ben lal
    kenga e halleve u ben lal
    o se jeta nuk eshte kajmake, o nuk eshte kajmak ( : : )


    Per ta degjuar kliko ketu
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Pjese nga libri GJURMĖT LP

    Pjese nga libri GJURMĖT LP - Migjen Kelmendi

    MEDIUM. Ky ishte rock and rolli pėr mue. Nji medium. Nji metodė. Nji mjet dhe formė me e shprehė vehten. Nji mjet me tė cilin mujsha me e ndie botėn. Mujsha me thanė diēka. Po pėrpiqesha kallximit tźm me i dhanė formė pėrmes kėsaj muzike. Mesazhin qė kisha pėr me e nķs te recipienti e bartsha pėrmes kėsaj muzike si medium. Nuk e kisha lexue asokohe ende McLuhanin dhe nuk e dijsha se edhe mediumi vet āsht mesazh, por instinktivisht e ndjejsha dhe ashtu disi e kuptojsha rock and rollin. Mesazhi qė po merrshim pėrmes kėtij mediumi ishte i qartė: atje, pėrtej, artet kanė nķs me interaktue mes vedi. Muzika nuk i flet mā vetėm veshit, po edhe trupit. E nė trup nji shqise, synit. Ajo botė e pėrtejme ka nķs me u shndėrrue kahmoti nė nji civilizim tė synit. E kujtojsha prezentimin e grupit The Residents nė koncerte, anonimitetin qė ata e kultivojshin tue u mshefė mbrapa maskave n’formėn e nji syni t’madh vūe n’krye. Kryesy. Mesazh i nji civilizimi qė po akceleronte dhe po perpetuonte drejt nji Panoptikoni ultimativ. Mesazh i nji civilizimi pėr tė cilin po pėrcaktoheshim secili pėr vedi. Njiherazi, tue dėshmue edhe qėndrimin tonė politik tė heshtun. Pėrcaktue pėr kėtź muzikė, ne po pėrcaktoheshim haptazi pėr civilizimin qė gjindej matanė kufijve tė kėtij civilizimi ku na rastisi aksidentalisht tė jetojmė.



    LP. Maje tanave, ishte disku Long Play, qė po e shihsha pėr herė t’parė nė jetėn tźme. Kurrė s'kisha pa diēka t'atillė. Nji disk tė madh me shumė kāngė. E pabesueshme. Xķx. Nji nga ēuditė e botės. Nji habi asofare kam me e pėrjetue vetėm edhe njihere, kur prej Shkupit nė supermarketet tona socialiste, befas, Zoti e di se si u rrit e u zmadhue shishja e Coca Colas. Abrakadabra! Ishte bā 1 litėrshe! Ishte mrekulli vetėm me e shikue. Tanė mahalla shkonte me e pā t’ekspozueme nė vitrķn. U dokshim si banorėt e Makondos tė Markesit kur dilshin me e pā akullin ekspozue si relikt tė nji civilizimi tė panjohun! Nuk e dijsha ende e ēfarė civilizimi ishte, por vendosa me i takue, tue pas parasysh se duhet me qenė far civilizimi i veēantė, kur mundet kėso gjanash me prodhue. E maje tanave, kėso muzike. Pėrfundimisht kisha vendos me qenė nji relikt i kėtij civilizimi mbrenda nji civilizimi tjetėr ku dhunshėm u gjeta.



    DILEMA. Ende asokohe konsiderohej diēka e shtrejtė dhe vetėm pėr mysafirė. Coca Cola nxani me e zavendėsue langun e dranafillave nėpėr shpitė e Prishtinės. Dikush e nisi nji zakon qė mysafirin s’pari me e shėrbye me nji bonbonierė (tė prodhuesit zagrebas ‘Kraš’ kur ish far mysafiri i rāndėsishėm) dhe me nji gotė tė vogėl Coca Cola.

    Disku LP ishte disku i parė i 'bubave', si i quejshim sėrbisht. The Beatles dhe albumi i tyne "St.Paper & Lonely Hearts Club". Isha i mahnitun jo vetėm me muzikėn, po edhe me kopertinėn, ku po dallojsha shumkź nga koha dhe shekulli. E kishte prue axha jźm, Flamuri, nga nji udhėtim jashtė shtetit. Flamuri n’fillim e kishte emnin Remzi, po nė shtetin e ri socialist familja źme po hynte edhe me emna tė rij. Źm atė, si mā i shkolluemi, e kish nķs nji kryqzatė emancipuese, s’pari nė familjen e tij, tue luftue pa mėshirė anadollizmin primitiv qė si sėmundje e kishte kaplue familjen shqiptare. ‘Ne s’pari jemi shqiptarė, e pastaj gjithshka tjetėr’, britte źm atė. Kjo ishte edhe maksima dominante gjatė tanė edukimit tźm. Diēka nuk ishte normale me shqiptarėt dhe me pozitėn e tyne nė shtetin e quejtun Jugosllavi, kuptimin e sė cilės n’atź fillim s’un e rroksha. Mirėpo, kjo gjā mue m’shkaktonte probleme tjera, dilema tė panevojshme. Une tashmā kisha vendos me i takue nji civilizimi tjetėr. Edhe t’kisha dashtė me e tradhtue, kur e shihsha Coca Colan 1 litėrshe, qė m’dokej thue Space Shuttle sot, kur e ndigjojsha muzikėn nga vinili LP, kur nga mugu i kinemas qė me filmat e Hollivudit m’krijojshin pak ēaste kėnaqėsie t’pasosun, tue ma bā t’mundun me e shijue dhe jetue Utopķn tźme, s’kish kush ma ndėrronte mendjen se po gaboj. Mirėpo, njiherazi, une isha edhe shqiptar. Tevona, kėshtu m’thoshte baba jźm. Edhe t’kisha dashtė me e harrue kėtź fakt, ishin serbėt dhe Jugosllavia qė ma kujtojshin. Dhe, nė shqiptimin e tyne si shiftar, belokapac...t’kenunit shqiptar kishte kuptimin e diēkafi tė prapambetun, tė paardhun, tė paformuem. Pranej, dilema jźme dominante dokej kėshtu: si me mbetė shqiptar e njiherazi edhe me i takue civilizimit qė kisha zgjedhė.



    II.



    SHQIPNIJA DHE UNE. E keqja ishte se nuk po diktojsha asnji shqiptar n’atź polifoton e grupit The Beatles me gjind e shekullit. Shqiptarėt nuk ishin aty. Me gjasė e kishin huqė kėtź shekull. I gjeta tė mbyllun mbrenda nji bunkeri tė madh nė ē’gjā e kishin pas shndėrrue Shqipnķn, Atdheun tonė, si m’thoshte baba jźm. ‘Ti dhe Shqipėria njė ditė do tė jeni sė bashku dhe do ta gjeni njėri-tjetrin’, m’thoshte me nji letrarēe t’kullueme. Pas vitit ’72 ky do tė bāhet luftar i flaktė e i tėrbuem i standardit dhe normės sė gjuhės shqipe. Źm atė, fmi i nji rugovci t’ramė n’Pejė, po flitte e po e pėrdridhte gjuhėn a thue se āsht diku prej Mallakastre. Kėtź theks e pėrdridhje n’gjuhė kam me e diktue edhe mes demonstruesve tė vitit ’81.

    Miti qė ndėrtohej n’Kosovė ishte shumė i ngjashėm me mitin e Androginit: dy pjesė tė njaj tansie qė humbė e kanė dhunshėm njāni-tjetrin dhe nji ditė, si n’ēdo pėrrallė, kanė me u bashkue e me e sajue tanėsķn. Plotnķn e dėshirueme. Une, nimź, nji ditė prej ditsh, e gjeta Shqipnķn, po e gjeta tė mbyllun mbrenda njifar mugu, tue andrrue e imagjinue kohėn kur e tanė bota ka me e pėrqafue komunizmin gjenuin shqiptar si model global. Shqipnija ishte totalisht e koncentrueme n’pritje. Madje, as po i jepte rāndėsi ushqimit e veshmbathjes. Jetės n’kėtź botė. Po priste me ndodhė nji botė tjetėr. Shqipnija m’i gau vedit njashtu i pėrhumbun nė terrin e sallės sė kinemas ‘Omladina’ n’Prishtinė (mā vonė kanė me e quejtė edhe shqip - Rinia), plotėsisht i koncentruem nė luftėn e Good Guys’ave me Bad Guys’at, ku gjithmonė e mira fitonte dhe mė mbante me shpresė. Edhe une pritsha, posi Shqipnija, qė nji ditė ka me ndodhė bota jźme. Ishim shumė tė ngatė. Tė dy po andrrojshim. Kishte vetėm nji dallim: une, tue mos m’u shqitė nga mbamendja grupi The Residents dhe ‚kryesytė’ e tyne, mbahesha fort pėr synin, andrrojsha syēelė dhe fatalisht i pėrhumbun pas imazheve hollivudiane. E Shqipnija ishte pėrcaktue pėr veshin, andrronte symshelė, me veshėt e picėrruem, fatalisht e kaplueme me zanet nga mirazhet utopike, ku ndigjoheshin fshamje dhe shfrymje kėnaqėsie tė klasės punėtore, e cila mā nė fund po jetonte e lirė dhe e ngopun. Fatkeqėsia e Shqipnķs e fati jźm ishte se, nji ditė prej ditsh, njimend, ata Good Guys nga ekrani i kinemas ‚Omladina’ zbarkuen n’qytetin tźm si fitimtarė. Quheshin NATO. Mujshe me i prekė. Ishin pėrnimź. Syni nuk mė kishte mashtrue. Ndėrkaq, kur Shqipnija i hapi sytė, ishte tmerr. Peisazhi ishte apokaliptik. Askush s’kishte ardhė. Imazhet e nji bote tė re qė shiheshin aq qartė e pastėr symshelė, pėlcitėn si fluroma sapuni esull. U pėrmendėn vetėm disa anije qė kishin pas mbėrri n’Durrės. Shqipnija nisi me ikė nga vetvetja mbi ato anije. E turpnueme.





    VARKA. E kisha pā nji dokumentar interesant sa isha n’Shqipni. Flitte e dėshmonte pėr nji pogradecar, i cili gjatė tanė asaj kohe komunizmi kishte pas ndėrtue fshehurazi nė bodrum, copė pas cope, dėrrasė pas dėrrase, nji varkė. Dhe, nji ditė prej ditsh, pa u shemb komunizmi, e kishte pas kaptue Liqenin e Ohrit dhe ishte arratķs n’Maqedoni, e manej n’Amerikė. Varka edhe sot e kėsaj dite gjindet nė muzeun antropologjik tė Shkupit, si relikt i nji kohe dhe i nji populli qė donte me ikė. S’ka metaforė mā tė fortė se varka pėr Shqipnķn. Asgjā s’flet mā shumė se kjo figurė pėr nji vend e nji popull. Komunistėt, pėrfundimisht, e kishin konsumue e varfnue Shqipnķn, njaq sa s’kishte mā Shqipni nė kuptimin e gjinit, ngrohtėsķs, Atdheut. Njerėzit nisėn me jetue pėr ditėn kur kanė me ikė. Secili nė mėnyrėn e vet. Ishte vetėm droja dhe ai vend i shndėrruem nė bunker qė po i mbante mbrenda. Po, edhe aty mbrenda, secili ndėrtonte fshehurazi nė bodrumin e shpķs, si ai pogradecari, ja nė bodrumin e mendjes, si tanė tjerėt, varkėn e vet. Ditė pėr ditė. Pak nga pak. N’terr, pa shtie gjum n’sy. Andrrojshin ditėn e ikjes. Arratķs. Dhe, jo vetėm njerėzit e rėndomtė si ai pogradecari, ja ata qė i ngjitėn anijet n’Durrės. Por, edhe tanė njerėzit e tjerė. Piktori e ndėrtonte varkėn nga peneli, burokrati nga rryshfeti, politikani nga mitoja, bankieri nga kursimi, gardiani nga ushqimet e familiarve qė ua bijshin tė burgosunve, pėrgjegjėsi i shkallės nga spiunimi, bile spiunimi ishte forma ma e lehtė dhe publike e ndėrtimit tė varkės, kush spiunon dhe bashkėpunon ka tė drejtė me e mendue varkėn. Femnat e ndėrtojshin varkėn nga trupi i vet, besimtarėt nga lutjet dhe pėrgjėrimet e fshehta, shkrimtari nga letrat. Dhe, nji dite tė bukur, kur ndigjuen se komunizmi qenka shemb, tė gjithė i lėshuen varkat e veta metaforike n’ujė dhe nisėn me ikė. Ikshin tue e kthye kryet me tmerrin e njerėzve thue po i ndjekė kush. Apo s’āsht vetė Kadareja shembulli mā i njoftun i kėsaj arratije me varkė. Varka e tij ishte letėrsia e tij. I dobėt e i flashkėt me i ngjitė anijet n’Durrės, ky njeri pragmatik nisi me ndėrtue varkėn me letra dhe shkronja. Iku nga Shqipnia mbi ate varkė prej letre dhe sot e kėsaj dite jeton si azilant n’Paris. Letėrsia e Kadaresė āsht varka mā e famshme dhe mā e bukur qė ndėrtoi ndonji shqiptar n’kohėn e komunizmit. Mue ma ēon mallin e asaj t’atij pogradecari. Mirėpo, pogradecari ishte shumė ma i guximshėm se Kadareja. Ai, tevona, nuk priti me dekė Enveri. Qėllimi i tė dyve ishte i njajtė – ikja. Ikja nga Shqipnia e tranueme me komunizėm. Ikja nga pamundėsia e qytetarit, e individit, para nji sistemi, para nji shteti. Ikja nga droja dhe dobėsia e njeriut pėr me u flijue e me e ndryshue njimendėsķn, gjānat. Ikja nga faji. - Nga cili faj? - Nga faji dostojevskian:

    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

    Isha para pak kohe n’Shqipni. M’thanė se nė lotarķn e famshme, e cila e bān t’mundun emigrimin n’Kanada, kanė aplikue, sot, dhetė vjet pas komunizmit, qinda mija njerėz!

    Po thom, Shqipni s’ka. Shqipni si fjalė tjetėr pėr Atdheun. Kuptimi i Shqipnķs si Atdhe āsht konsumue, harxhue. Shqipnķn don ndėrtue e rikrijue sėrishmi. Nga kāngėt, kujtimet, vargjet e rilindasve, nga shembulli i flijimit tė Kosovės, pragmatizmi i Mbretit, nga Bibla dhe Kurani gegnisht e tosknisht, pėrderisa t’mos ketė ndrrue ai yll i vitit ‘72 n’flamurin e gjuhės shqipe. Sepse, n’gjuhėn e standardizueme nga Enver Hoxha dhe shkenctarėt e tij nė vitin 1972, Zoti nuk ekziston! Gjuha e standardizueme āsht gjuhė e dlirun, e pastrueme Zoti. Gjuhė e vrame Zoti.

    E aty ku s’ka Zot, gjithēka āsht e lejueme.



    III.



    KĀNGĖT. Kur mbas sa e sa vjetve tashmā kisha ndrrue metodėn, miqtė e gjindja m’thojshin: po si e le muzikėn Migjen?! Pėrgjegja ishte e thjeshtė: nuk e kam lanė muzikėn. Vetėm e kam ndrrue mediumin. Ate qė atėhere po e thojsha me muzikė, tashti po t’njajtin kallxim e thom me letėrsi. E kam ndrrue vetėm mediumin. Ishte shumė ma e lehtė e ma praktike me e formsue kallximin tźm pėrmes letėrsie. Forma e nji bendi me pesė anėtarė, me pesė vullnete, me pesė kaprice, e me shumė instrumente, ishte gjithnji e ma e komplikueme e ma trabante. Por mbetėn nja 30 kāngė!

    Ē’janė kėto 30 kāngė? Le ta thomi ndryshe se si i pėrjetoj une. Le ta imagjinojmė sė toku nji opcion katastrofik tė zhvillimeve n’Kosovė. Le ta imagjinojmė sesi kėto bandat e Milošević’it jo vetėm kishin dėbue tanė popullatėn shqiptare nga Kosova, po edhe kishin shkatėrrue tanė kulturėn materiale tė krijueme deri atėhere. Le tė vazhdojmė andrallėn tonė me nji ftesė qė i bāhet njanit nga pasardhėsit e tė dėbuemve nga Kosova, arkitekt i njoftun, me marr pjesė nė simpoziumin e organizuem n’Prishtinė me titull “Hapiness, city, space & river”. Kėtź ‘river’ le ta kuptojmė si nji aludim tė largėt n’lumin e varrosun t’Prishtinės. Ndėrkaq, titulli āsht anglisht sepse āsht lehtė me supozue se tashmā bota e kishte zgjidh njihere e pėrgjithmonė belbėzimin babilonik dhe po e flitte vetėm nji gjuhė - anglishten! Ta vazhdojmė mā tej supozimin, tue llogarit se tashmā gjithēka ishte harrue, edhe masakrat, edhe dėbimi i 1 milioni gjindsh, qė si Kazarėt nuk u shfaqėn mā n’analet e historķs sė popujve si emėn i pėrveēėm. Pranej, āsht plotėsisht e mundun ftesa pėr nji kafe n’shpi’ e nji arkitekti tė njoftun serb qė e kishin quejt sipas nji stėrgjyshi Dragan (komandant i njisitit ‘Frenkijevci’ qė kishte masakrue dhe veprue n’Gjakovė, ma vonė kryetar i partķs ‘Veliki Povratak’), qė i bān nji pinjolli t’kosovarėve tė dėbuem me emnin Det, aludim i largėt n’Bibėl dhe hapjen e detit pėr me i bā rrugė tė dėbuemve biblikė. Do tė flasin pėr temėn e simpoziumit, tue u pajtue se ‘the quest for happiness is the quest for identity. Without the resource of history, personal and general, it doesn’t come out at all’[1]. Dhe, n’kohėn qė Dragani po sillte kafet, Deti ia lėshon nji sy bibliotekės ku rastėsisht mes sa e sa relikteve zbulon nji CD, mėnyrė e vjetėr e regjistrimit tė muzikės, nė tė cilėn shkruente: Gjurmėt.

    Tanė kėtź kullim imagjinate e bāna sa pėr t’vūe n’pah tanė rāndėsķn e ekzistencės sė kėtyne kāngėve, n’radhė tė parė si dokument, si dėshmi vėrtetėsie tė kėtij kallximi tźm. E kėsodore edhe si relikt material tė nji kohe dhe tė nji bote qė s’āsht mā. Si faktografi e matriks auditiv i nji gjenerate dhe nji sensibiliteti. Si nji shirit tingullor vibrimesh dhe shźjash tė nji shoqnie. Si ndjellje tė nji bote dhe nji kohe qė po vinte. Si nji tekst, i cili don rilexue e shpjegue sėrishmi. Andaj, tanė kėtź libėr don kuptue si nji pėrpjekje rikonstruimi tė nji kohe e nji vendi, tė do njerzve e nji bote pėrmes disa kāngėve.



    NE S’JEMI NDRYSHE. Angazhimi dhe ideja themelore e gjeneratės sźme, rezultantja qė pėrshkonte tanė preokupimin tonė, ishte - Ne s'jemi ndryshe. Nji nevojė e mbrendshme dhe shumė e fuqishme me e dėshmue vedin si ‘normalė’, si ‘modernė’, si ‘tanė tjerėt n’kėtź botė’, qė me gjasė vinte nga nji pozitė jonormale e shqiptarėve n’shtetin e quejtun Republika Federative e Jugosllavķs. Ishte nji ndjenjė gjenuine, e sinqertė, e pėrshkueme me nji naivitet pionerėsh. Nganjihere t’bāhej vetja si misionar, ti e ke pėr detyrė me i bindė kėta jugosllavėt, se edhe ne dijmė, se nuk jemi me ‘bishta’, se edhe mun e flasim gjuhėn e tyne njisoj si ata, e jo n’atź mėnyrė qesharake tė punėtorit fizik n’Beograd, ose tė Xhavit Nimanit tė ndjemė nė mbledhjen e Komitetit Krahinor t’Partķs Komuniste t’Kosovės. Na, posi ata, mundemi dhe dijmė me i bā tė tana, artin…dhe nisshim me e pėrmendė Muslim Mulliqin, Ferrin, Xhafėn, Gjokajn, nji piktor qė e kemi n’Paris, Berishėn, tue e vūe theksin mā tepėr nė miqsķn me Grace Jones sesa nė punimet e tij. Vazhdojshim me aktrimin dhe kryeaktorin Bekim Fehmiu, tue i numrue tana rolet e tij. Ndaleshim dhe e kujtojshim tė ngazllyem rolin e Odiseut dhe shitshim mend me potencėn seksuale tė tij, tue thanė se tana femnat mā t’mira n’botė i ka pas, dhe i pati ai, si me i pas na vet. Mā vonė, kur u hap Shqipnija, shembullin e aktorit tė madh Bekim Fehmiu e permendshim n’kontekstin e emnit dhe tė dinjitetit: ai kurrė s'kishte pranue me e ndrrue emnin, si kėta t’Shqipnķs qė, sapo dilshin jasht shteti, e ndrrojshin emnin. E pėrmendshim Kadarenė dhe suksesin e librave tė tij...e tue e pėrfundue me muzikėn si rock and rolli, e cila ndoshta nuk lejohet n’Tiranė, por kjo s’do me thanė se na shqiptarėt n’Jugosllavķ s’un e bājmė kėtź muzikė po si tanė rock-grupet tjera n’kėtź vend. Pėr me pas sukses asokohe n’Jugosllavi, duhej me kėndue n’gjuhėn serbe ‘da te ceo svet razume’[2]! Mirėpo, edhe pse ishim gjenerata qė ma n’fund po e flitte gjuhėn mirė, kurrė s’pranuem diēka t’atillė. Ishim t’gatshėm me kėndue anglisht, ndoshta nėpėr koncerte edhe ndonji kāngė tė far grupi kroat a serb qė pėlqejshim, por me komponue serbisht - kurrė. Ishte ēashtje dinjiteti. Nga ana tjetėr, me e shkrue e me e folė kėtź gjuhė, e shkruejshim dhe e folshim ma mirė se serbėt e Kosovės. Mirėpo, kishte vetėm nji diēka, sapo e mėsuem kėtź gjuhė serbe mirė, u shemb Jugosllavia!



    (Fragment nga libri i fundit i autorit GJURMET LP. Ka me dalė n'shitje pėr K'shnella.)


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] “Gjakimi pėr plotni, āsht gjakim pėr identitet. Pa burime historike, qofshin personale ja gjenerale, s’un kuptohet aspak.“

    [2] “Ndaē tanė bota me t’marr vesh!”
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,787
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 30 postime
    ILP,

    pershendetje!

    E posedoj nje ekzemplar te Gjurmet LP te dale me 2002 dhe nese nuk e ke e do ishe i interesuar do te mund ta dergoja.

    Eshte nje permbledhje nja 21 kengesh dhe te gjitha kenget jane perpunuar dhe riincizuar me kualitet me te mire dhe produksion me te mire.

    Nese nuk e ke dhe je i interesuar (nuk e di ne cilin vend jeton?) do te kisha mundur ta dergoja me poste nje kopje.

    Cdo te mire,

    ASD

  8. #8
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Ju faliminderoj!

    Pershendetje!

    Kur isha ne Kosove ne dhejtor te vitit 2001 pothuajse e gjithe Prishtine ka qene me pllakata per daljen e albumit te tyre: "Gjurmet LP" por askund ne trege nuk egzistonte per shitje deri ne mes te janarit siq me kane thene pastaj.

    Adresen time ju dergoj me mesazhe private dhe faliminderit edhe nje here qe jeni i gatshem te me dergoni CD e tyre.

    Suksese!

    P.s. mos jeni shoke me Albanin, vokalin e ASD, apo jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILovePejaa : 30-01-2003 mė 07:00
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    37
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    1
    12 falenderime nė 11 postime
    Ky LP qė ka pėrmėndur AsgjėSikurDielli ėshtė pėrmbledhje shumė e mirė e Gjurmėve. E kam edhe unė kėtė album tė Migjenit, dhe kėngėt sikur "Mendoja se gjithēka merrte fund pa ty" dhe "Nė Prishtinė" i kam shumė qjef

    Njė pjesė tė mirė tė kėngėve tė gjurmėve mund t'i dėgjoni nė Albasoul qė kėtu

    Qe art-cover-i i CD-sė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 21-06-2004 mė 23:36

  10. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Te vallezojme

    Ne rruge degjoj nje kenge
    Qe mendjen ma remben
    Sec me mbushet zemra
    Ndaj dua te te them
    O leri fjalet thuaja kenges
    Ta thote kenga cfare ke brenda
    T’vallezoj
    O ma shtri doren o
    Cdo gje eshte e re -o
    Ne kete valle

    Eh kenga te therret
    Daullja po bjen
    A thua vallja ku na mbet
    T’vallezoj
    E lere ate muhabet
    A s’na degjon si kendojme
    Le te vallezojme le te vallezojme
    Cdo gje eshte e re o ne kete valle
    Le te vallezojme naten deri vone
    Dhe ti cohu ngadale ngadale
    E s’eshte e fundit e
    Do ta hedhim ne
    T’ia marrim o me nje, me dy
    E kam nis per ty, o per ty
    Ma jep ti mua o at’shami
    Cdo gje eshte e re o ne ket’ vallezim

    Degjoj shoqet moj sorkadhe
    Le t’na shohin o te gjithe n’valle
    T’ia marrim o me nje, me dy
    E kam nis per ty
    Ma jep mua o at’ shami
    Se do t’i dal valles n’ kry
    T’ia marrim o me nje me dy
    E kam nis per ty
    Sillu ti si shtojzovalle
    Zbukuroma o ket’ valle
    T’ia marrim o me nje, me dy
    E kam nis per ty
    Ma jep mua o at’shami
    Se do t’i dal valles n’kry
    T’ia marrim o me nje me dy
    E kam nis per ty

    Kete kenge mund ta degjoni KETU
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    Biografia, mp3 dhe tesktet e grupit Gjurmet: http://www.rockshqip.com/gjurmet/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,128
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    Rikthimi i bujshėm i grupit qė bėri epokė. - ‘Gjurmėt’ ngrenė sallėn ne kembe !




    Tirane, Dhjetor 2015.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,128
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    https://www.youtube.com/watch?v=rcxQEZMOBy4

    Prishtina (Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine - Gjurmet)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-06-2019 mė 11:17

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,128
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    https://www.youtube.com/watch?v=QlVShBOiE2A

    "Gjurmet'' - Interviste per NIN, Dhjetor 2015 - Klan Kosova

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,128
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Gjurmėt - Legjend e Rock-ut shqiptar

    “Gjurmėt” rikthehen me koncert nė Prishtinė , kryetari Ahmeti u dhuroi “Ēelėsin e Prishtinės”

    Kryetari Shpend Ahmeti bashkė me anėtarėt e grupit “Gjurmėt” prezentuan detajet e koncertit qė do tė mbahet sonte nė sallėn “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30 me moton “20 vjet nė 20 kėngė”.

    Bashkė me Gjurmėt nė skenė do tė ngjiten kėngėtarė tė njohur nga Kosova e Shqipėria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuēi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik pėr njė mbrėmje “ Kur kanga dhe dashnia u kthyen nė qyetet! ”

    Kryetari Ahmeti prezentoi edhe “Ēelėsin e Prishtinės” pėr “Gjurmėt”duke theksuar “Nėse ka njė bend i qytetit qė pėrfaqėson Prishtinėn nė Kosovė dhe mbarė kombin shqiptar, pa dyshim qė janė “Gjurmėt”. Prandaj gėzohem se kjo po ndodhė nė kohėn kur unė jam Kryetar, edhe qė po e prezentoj “Ēelėsin e Prishtinės” edhe qė po organizohet koncerti i rikthimit tė “Gjurmėve” nė skenėn e Prishtinės.

    Tė gjitha tė hollat e mbledhura nga shitja e biletave tė koncertit, i dedikohen shkollės sė muzikės “Prenk Jakova”./KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/gjur...-e-prishtines/

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 08:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •