Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Baritoni Gëzim Myshketa

    Gëzim Myshketa, Figaro i ri në teatrin e Parmës

    Studenti nga Durrësi meritoi duatrokitjet e zjarrta të publikut me interpretimin e aries "Aprite un po' quegli occhi" edhe në teatrin "Regio" të Parmës, një nga tempujt e muzikës operistike në Itali.

    Baritoni Gëzim Myshketa është interpreti më i ri i Figaros në operan e njohur të Moxartit "Dasma e Figaros", pjesët më të mira të së cilës po interpretohen këto ditë nga studentët e konservatorit të Parmës në disa nga teatrot më të mira italiane të operas.

    20 vjecari Myshketa, student i vitit të dytë në Konservatorin "Arrigo Boito" të Parmës, së bashku me kolegët e tij, ka zhvilluar kohët e fundit një seri koncertesh në qytetet e Parmës, Imolas, Fidenzas, Kolekios, etj., ndërsa vazhdojnë përgatitjet për premierën e operas, e cila do të shfaqet së shpejti edhe në teatrot e Busetos, Spoletos, Parmës, Lago D'Ortas, etj.

    I përzgjedhur mes 167 studentëve, si një nga zërat më të mirë të Konservatorit, Myshketa është inkuadruar në grupin e interpretëve të operas "Dasma e Figaros", duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të lirikës bashkëkohore italiane. Studenti nga Durrësi meritoi duatrokitjet e zjarrta të publikut me interpretimin e aries "Aprite un po' quegli occhi" edhe në teatrin "Regio" të Parmës, një nga tempujt e muzikës operistike në Itali.

    Myshketa gjithashtu është pjestar i grupit muzikor "Fons Amoris", i cili ka prezantuar kohet e fundit një CD me muzikë fetare nga Paizielo.

    Gëzim Myshketa e ka nisur karrierën artistike në moshën 10 vjecare duke u bërë i njohur në mjediset muzikore të vendit tonë për interpretimin e këngëve popullore shqiptare dhe atyre italiane. Pjesëmarrës në disa festivale në Stamboll, Sofie, Shkup, Puglia, etj. ai u diplomua më pas në shkollën e mesme artistike "Jan Kukuzeli" në Durrës, nën kujdesin e sopranos së njohur Suzana Frashëri.

    Muzika vieneze shoqëron Krishtlindjet e Durrësit

    Artdashësit durrsakë kanë ndjekur mbrëmjen e Krishtlindjeve pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve vienezë, interpretuar me mjeshtëri nga orkestra e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu", në drejtimin e Artistit të Merituar, Zhani Ciko.

    Dirigjenti i mirënjohur kishte zgjedhur për auditorin disa nga perlat muzikore të familjes së artistëve austriakë Shtraus, të cilat mbërritën tek spektatori përmes mjeshtërisë interpretuese të formacionit instrumental të pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu".

    "Zërat e natës", "Në gjueti" dhe "Danubi blu" ishin disa nga pjesët që fituan duartrokitjet e të pranishmëve, ndërsa urimet për Krishtlindjet dhe interpretimi i "Marshit të Radeckit" sollën në sallën e teatrit të qytetit të Durrësit atmosferën e mbrëmjeve vieneze të fundshekullit të kaluar.

    Instrumentistët e njohur, mësues në shkollën e mesme artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit, që në fillim të këtij viti kanë rifilluar veprimtaritë muzikore, të inkuadruar në orkestrën e pallatit të kulturës. Kjo orkestër, e njohur në shkallë kombëtare, është themeluar 15 vjet më parë dhe në repertorin e saj, përveç veprave të kompozitorëve vendas bëjnë pjesë edhe veprat e mjaft autorëve të huaj.

    G55

    ------


    Bravo !!

    Urime Familjes Myshketa, qe kane dhene aq shume per Muziken dhe Kulturen.


    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-04-2013 më 19:46

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Baritoni Gëzim Myshketa

    INTERVISTA/ Flet baritoni i talentuar Gëzim Myshketa

    Të luash Ali Pashanë është shumë bukur sa dhe vështirë
    Bariton pa Verdin nuk ka, dhe Verd pa bariton nuk mund të ketë


    Albert ZHOLI

    Një ekspeditë Franceze nën udhëheqjen e oficerit Bernier është rrugës për në Shqipëri te Ali pasha. Gjatë qëndrimit në Korfuz, Bernier dashurohet me korfuzianen e bukur, Ariana e cila më pas zhduket në rrethana misterioze. Bernier dëshiron të gjejë me çdo kusht dashurinë e tij të madhe, kudoqoftë ajo. Miku i tij Robert nuk mund ta kuptojë këtë. Dashuria e madhe, besnikëria deri në vdekje janë të panjohura për të. Për të bota përbëhet nga gra të bukura që duhet shijuar. Dy shokët kanë arritur me ekipin e tyre në Shqipëri. Kjo ishte shfaqjae pardjeshme në TOB ku mori pjesë dhe studiuesi grek i Ali Pashës, autor I shumë librave të tij si dhe ish Kryetar Bashkie I Janinës.

    Si e pritët rolin e Ali Pashës në operën „Ali Pasha“ të Albert Lortzing?

    E prita me shumë entusiazëm pasi ishte një periudhë 6 vjeçare që unë nuk po luaja në TOB në Tiranë dhe me thënë të drejtën kjo skenë më ka munguar. Nga ana tjetër edhe me pak frikë ose ndruajtje, sepse veprën nuk e njihja dhe nuk kisha informacion artistik mbi veprën muzikore dhe më frikësonte pak, roli i Ali Pashës. Dhe të interpretosh për herë të parë një rol që shfaqet për herë të parë për një figurë kaq komplekse me dritë hije më frikësonte. Por çdo lloj ndruajtje ma sqaroi pastaj leximi i muzikës, ku unë aty gjeta shumë spunto, mbi të cilat duke u ballafaquar, me regjisorin dhe me dirigjientin Ciko për orkestrën, u sqarova në mendjen time dhe fillova të ndërtoj në mendje këtë figurë autoritare, komplekse, plot dritëhije, diku i ashpër, e diku sensibël dhe plot pasione. Pra formova një ide të plotë për këtë figurë të çuditshme. Ideja ime është që të mos bëj një karikaturë të këtij personazhi historik që vërtet ka shumë enigma me vete, pra të mos e kopjoj në mënyrë të shëmtuar atë Pasha që kemi ne në imagjinatën tonë, atë Pasha me mjekërr të gjatë të bardhë dhe me një çibuk në gojë (nargjile), por të krijoj një personazh të fortë që të qëndrojë fortë duke u bazuar në atë çka muzika më sygjeron. Muzika e Albert Lortzingut është mjaft interesante, mjaft e dëgjueshme për publikun dhe mendoj se kjo oper do të jetë e bukur si në sytë dhe në veshët e publikut.

    Ku qëndron vështirësia më e madhe në realizimin e këtij roli?
    Për mua vështirësia më e madhe është në krahasimin. Pra në krahasimin mes asaj çka publiku pretendon të vijë dhe të shohë dhe asaj që çka do të gjejë. Unë jam një bariton 30-vjeçar, dhe nuk mund të bëhem aq plak, por i kemi qëndruar koherent edhe periudhës kur është realizuar kjo vepër. Ali Pasha ka qenë rreth 40-50 vjeç, Pra kështu që në këtë aspekt e sjellim në moshë, por vështirësia qëndron këtu që duke qenë artist nuk marrim në risjellje figurën në aspektin historik (kjo I takon historianëve), por ne do të kapemi fort pas asaj që na dikton dhe sygjeron libreti dhe muzika e Albert Lortzing. Do ti jemi besnik kësaj dhe do të kemi një skenë të thjeshtë por me gusto nga Platon Bardhi që tashmë është shumë i njohur ku me të kam punuar dhe në operën e Triestes, do të na ndihmojë dhe gustoja dhe eksperienca mbi 40-vjeçare e mjeshtres së regjisë Patrizia Panton që ka punuar me artistët më të mëdhenj të lirikës botërore dhe urtësia në harmonizim, koherent, dinjitoze, e maestros Ciko në drejtimin e orkestrës. Po bëhen shumë prova mjaft të mira, megjithëse kemi dhe disa vështirësi pasi dihet që në skenën e teatrit janë mysafirë të tjerë dhe ka disa evenimente në një kohë por shpresojmë që këto ditë deri në premierë të provojmë të gjitha elementët që kërkohen si kostumet nga Enada At Nikolla, puna korrekte e as/regjizore Ada Gurra, ilustrimi koreografik Milena Nurka, etj...Kjo është një oper lirike dhe gjithmonë vënia në skenë e një opere të tillë ka shumë vështirësi, por ne po punojmë si ansambël për harmonizimin e elementëve të veprës.


    Një rol shumë i veçantë por dhe një vepër që vihet për herë të parë në Shqipëri. Ju e luani këtë vepër premierë, sa role premierë keni vënë në skenë?

    Mund të them se deri tani kam luajtur afërsiht 30 role premierë. Psh nga Moxart, kam luajtur 9 role, rreth 10 role Beliniane (Belini), 4 role Verdiane (Verdi), dhe disa role të veprave të rralla si Çimaroza, plus shumë role në Spanjë.

    Pra shumë role premierë dhe në disa vende të botës. Ku e keni pasur më të ëvshtirë në këto role?
    Vështirësitë janë, të shumfishte, pasi mund të jetë vështirësi thjesht vokale, vështirësi skenike, që mund të impresionohesh nga një personazh etj...Mirëpo, mund të them një bast shumë i madh ka qenë deputimi në rolin e Rolandos në një vepër të Verdit me nota shumë dramatike në një Festival Prestigjioz, që i kushtohet Verdit tani në 200-vjetorin e lindjes së tij. Ky është viti i Verdit dhe Vagnerit 1813-2013. Për mua ky rol ishte një bast i vështirë që solli sadisfaksion të jashtzakonshëm, dhe qe një urë për zërin tim i cili pas gjithë këtyre eskperiencave solli një besim dhe motivim të ri. Bariton pa Verdin nuk ka, dhe Verd pa bariton prap nuk mund të ketë. Verdi është autori që i ka dhënë baritonëve hapësirën, mundësinë më të madhe për të shprehur, virtuozizmat vokale nga njëra anë dhe nga ana tjetër thellësinë e dramaticitetit të personazheve si Makbeth, Rigoleto, Falsta, etj, heroi verdian baritonal. Kjo do të jetë e ardhmja ime por me hapa shumë të kujdesshëm, të matura për të mos bërë gabime që mund të shkojnë në drejtim rrezikimi të shëndetit të zërit.

    Ku ndryshon baritoni nga një tenor?

    Zëri i burrit ndahet në tre regjistra principial bazë: Në Tenor, bariton dhe bas. Për nga rëndësia për nga dramaticiteti vokal, zëri i basit është më burërori më i errëti, ndërsa baritoni qëndron në mes të të dyve, nga notat dramatike dhe Tenori është ai që njef më tepër publiku sepse normalisht, dihet që Tenori ka më shumë akute, vihet nëpër vepra si i dashuruar, si Princ, si hero romantik, pra është, më i njohuri me ariet e mëdhaja që kompozitorët i kanë kushtuar përgjatë shekujve këtij zëri. Ndrësa baritoni ka një zë që është më i butë, është më afër zërit human të burrave dhe ka për nga karakteristika, rolet më autoritare, si rolet e babait, rolin e Mbretit, rolin e Komandantit pasi ja jep lloji i vokalit këtë autoritet. Tani publiku shqiptar edhe si dallon, pasi mendon që këngëtari lirik është vetëm tenor, por këto janë tre regjistrat kryesor të zërit të këngëtarëve lirik. Midis tyre pastaj ka dhjetra nën regjistra të tjerë. Psh basi Verdian, Kantan, Bas bariton, pra është shumë e larmishme ngjyra e zërit.


    Ju keni shumë kërkesa brenda dhe jashtë Shqipërisë, përse nuk stacionoheni në një Oper?

    Unë jam i ri dhe dua të njoh shumë gjëra. Dua të lëviz, të marr eksperienca të reja, ndaj s’dua të kem impenjime fikse, pra e shoh veten time në këtë kohë në karrierë të lirë dhe pse kërkesat kanë qenë të shumta. Psh jam ftuar në Operan ku punojnë Josif Gjipali dhe Sajmir Pirgu, apo një agjensi në Berlin, etj, por tani për tani nuk dua një stacionim. Kam të tjera idera në kokë.


    Keni ndjerë shenja racizmi në këto vende ku ke punuar?
    Aspak. Jam ndjerë i vlerësuar. Vetë fakti që nuk jam i vetmi artsit shqiptar që punoj jashtë shtetit, madje ka artistë që kanë arriutr majat (sikundër dhe unë kam sinymet e mia), dhe shihet një vlerësim them me siguri që nuk kam ndjerë racizëm. Aty ku shihet qarte talenti. Racizmi nuk ka kohë të ngre kokë.





    (Marrë nga Stage Door)

    Gëzim Myshketa Bariton

    Konsiderohet një nga talentet më interesant të brezit të tij në panoramën operistike internacionale.

    Fitues e finalist i konkurseve ndërkombëtare si ASLIKO , TOSTI e VINJAS - BARCELONË debuton me role kryesore në Teatro e Festivale prestigjioze si :

    Komunale Bolonja,
    Opera di Roma,
    Arena Sferisterio,
    Abao Olbe Bilbao,
    Verona,
    Montpellier,
    Masi Paris Sud,
    Opernhaus Zyrih,
    Salcburg Festshpile etj.

    Në listën e impenjimeve për të ardhmen vlen te përmenden:

    Elisir d'amore - Verona,
    Don Karlo e Turandot - Tuluz,
    Falstaf Shtutgart,
    Lucia e Larmermur Marseje...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Baritoni Gëzim Myshketa

    Myshketa: Pse hezitova të kthehesha në Teatrin Kombëtar të Operas

    Emri:  65151.jpg

Shikime: 3289

Madhësia:  23.2 KB

    TIRANE - Një pjesë e ekzistencës sime, të cilën duket sikur e kam lënë këtu për t'u rikthyer herë pas here, rimarrë e përkëdhelur me dashuri, pasi është mbase pjesa më e bukur e vetes sime". Kështu i përgjigjet Gëzim Myshketa, pyetjes "Për çfarë ju merr malli kur nuk jeni në Shqipëri?". Ajo, duket të jetë fraza më e bukur që mund të thotë një artist shqiptar, që emrin e madh e ka fituar jashtë vendit të tij. I thjeshtë dhe modest, baritoni të rikujton edhe njëherë, se vlerat kanë ende vendin e tyre e se padyshim, pasuria më e madhe e njerëzimit është vetë njeriu. I ardhur për operën "Ali Pascha von Janina", ku do të ketë rolin kryesor, Myshketa i mungonte skenës sonë prej vitit 2007. E megjithatë, ai në fillim ka hezituar! I është dashur të vërë në peshore rrezikun e realizimit si duhet përkundrejt dëshirës së mishërimit të rolit. Sa i takon këtij të fundit, baritoni, thotë se misioni i tij i parë në përballimin e këtij personazhi do të jetë përpjekja për të mos e shndërruar kurrsesi në një "karikaturë" të asaj që mendimi kolektiv ka në psikikën e tij. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai rrëfen disa detaje nga puna dhe ndjesitë e rikthimit në atdhe. Opera "Ali Pascha von Janina" vihet ne skenë në datat 23-24-26-27 mars 2013, ora 19.00.
    Sa kohe keni pa interpretuar në Tiranë?
    Hera e fundit që kam pasur kënaqësinë të interpretoj për publikun shqiptar ka qenë viti 2007. Interpretoja rolin e Toreros Escamillo në operën "Carmen" të Bizet, me kolegen dhe miken time të dashur Vikena Kamenica. Regjisore e asaj shfaqjeje ishte e mirënjohura ndërkombëtarisht Patricia Panton, e cila do të vërë në skenë edhe operën "Ali Pascha Von Janina".
    Çfarë ju kujtojnë këto ditë rikthimi?
    Më kujtojnë që, megjithëse kam 13 vjet jashtë Shqipërisë, mjaftojnë vetëm pak orë qëndrimi këtu dhe unë memitizohem me atë atmosferë e kulturë shqiptare që nuk munda ta harroj e tradhtoj kurrë.
    Kush është Ali Pasha që vini ju në skenë?
    Misioni im i parë në përballimin e këtij personazhi do të jetë përpjekja për të mos e shndërruar kurrsesi në një "karikaturë" të asaj që mendimi kolektiv ka në psikikën e tij. Ali Pasha nuk ka lindur plak e me mjekër një metër të gjatë. Është një personazh multidimensional dhe kompleks. Forcën, karakterin, autoritetin, si dhe botën psikike, personazhi do ta gjejë duke respektuar aksentet muzikore dhe rëndësinë e fjalës që vepra i jep fort mirë.
    Si ndiheni ju me këtë rol?
    Ndihem mjaft mirë, pasi ndodh rrallë herë që interpretuesi ta njohë personazhin të cilit do t'i japë jetë, më mirë se vetë krijuesi i muzikës dhe libretit, Albert Lortzing në këtë rast. Kam një grup kolegësh mjaft të mirë, të rinj me talent e plot pasion, që nën bekimin e një katërsheje klasi: Ciko-Panton-Bardhi-At Nikolla, do t'i japin lustër këtij spektakli që do ta quaja unik.
    Pse e pranuat rolin, kishit hezitime?
    Kam pasur mjaft hezitime dhe një letërkëmbim goxha të dendur me maestro Cikon. Pikërisht rreziku për të nxjerrë një Ali Pashë gjysmak dhe për të rënë në retorikën e përhershme interpretative, ishin gjerat që më shqetësonin më tepër. Tani idetë janë të qarta, zgjedhjet të duhura, rruga për të shkelur, e drejtë. Atë çka mbetet, do ta vendosë publiku në sallë...
    Çfarë gjetët ndryshe nga ç'prisnit në opera?
    Kushtet e punës dhe profesionalizmin e solistëve dhe masave. I kam gjetur me mjaft kënaqësi, të ndryshuar në mënyrë pozitive.
    Si ndihet Gëzimi në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në krahasim me teatrot e tjerë ku ka interpretuar?
    Rregulli, oraret, organizimi, si dhe kushtet e punës, kuptohet që në teatrot jashtë shtetit janë optimalë. Mirëpo ngrohtësia që të jep puna me bashkëkombësit e tu, nuk ka çmim. Çdo artist shqiptar duhet të ketë për mendimin tim, kënaqësinë, por edhe obligimin moral që të kthejë në vlerë artistike atë ç'ka marrë nga kjo tokë e bekuar.
    Për çfarë ju merr malli kur nuk jeni?
    Një pjesë e ekzistencës sime, të cilën duket sikur e kam lënë këtu, për t'u rikthyer herë pas here, rimarrë e përkëdhelur me dashuri, pasi është mbase pjesa më e bukur e vetes sime.
    Sa e ka ndryshuar Gëzimin suksesi në teatrot me emër?
    Kam mbetur po ai ëndërrimtar i pashërueshëm, impulsiv e hatërli i pandreqshëm.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Baritoni Gëzim Myshketa

    Baritoni Gëzim Myshketa bën për vete Francën

    TIRANE - Këngëtari lirik Gëzim Myshketa ka shënuar sukses të madh në një nga skenat e njohura operistike të Evropës. 32-vjeçari nga Durrësi, në dy javët e para të shkurtit debutoi në skenën e Teatrit Municipal të Marsejës (Francë) si një nga tre protagonistët e operës "Luçia e Lamermurit" të kompozitorit italian Gaetano Donixeti.

    Shtypi i specializuar francez e vlerëson Myshketën "si surprizën e vërtetë të produksionit. Bariton i mirëfilltë, shqiptari Gëzim Myshketa, vizaton një Enriko të rafinuar e delikat dhe në të njëjtën kohë si verdian origjinal, shkëlqyer dhe i pacipë".

    Gjatë një interviste dhënë "ATSH"-së pas suksesit me operën më të njohur të Donixetit, baritoni shqiptar Gëzim Myshketa tha se ndihet i lumtur për reagimin e publikut dhe kritikës franceze gjatë këtyre ditëve. Artisti durrsak, që është përgatitur në shkollën italiane të kantos, ka interpretuar edhe më parë në Francë si protagonist në operat "Semiramide", "Eliksir dashurie" dhe "Don Carlo". "Roli i Enrikos ishte mjaft impenjativ dhe entuziasmi i publikut më ka gëzuar pa masë", - shprehet Myshketa, duke shtuar se urimet me dashamirësi vëllazërore i kanë mbërritur nga artistët e mëdhenj bashkatdhetarë, Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Josif Gjipali.

    "Luçia ka pranë një vëlla brutal, në kufijtë e sadizmit, i mishëruar më së miri nga baritoni shqiptar Gëzim Myshketa. Interpretimi i tij vokal është mjaft i saktë, pa harruar aktrimin e tij fenomenal", shkruan mediat franceze pas premierës së operas. "Myshketa është pra, një bariton kaq i vlefshëm, sa do të na pëlqente ta dëgjonim më shpesh në skenat tona", shkruhet ndër të tjera në shtypin francez. Baritoni shqiptar ka debutuar në produksionin "Lucia de Lamermur", pasi ka refuzuar rolin e Scarpias në operan "Toska" në Gjermani, dhe po njëlloj i është përgjigjur edhe ftesës që ka mbërritur nga Shangai për rolin e Gerardit në operan "Andrea Chenier". "Janë dy role të papërshtatshme për moshën dhe pjekurinë time aktuale dhe kam bindjen se në një të nesërme të afërt do të kem mundësi t'i përballoj me një koshiencë më të plotë artistike", - vlerëson këngëtari lirik Gëzim Myshketa, axhenda artstike e të cilit është përcaktuar tashmë deri në vitin 2017.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,996

    Për: Baritoni Gëzim Myshketa

    Gëzim Myshketa sjell operën “Carmen” në skenën e Pallatit të Kongreseve

    Opera “Carmen” do të vijë në skenën e Pallatit të Kongreseve me regji nga Gëzim Myshketa. Një nga artistët e njohur shqiptar me sukses në skenat e huaja dhe ato shqiptare rikthehet këtë herë në Tiranë për një tjetër projekt, në skenë do të sjellë veprën e famshme të Bizet. Për këtë shfaqje janë angazhuar artistë të njohur shqiptarë të skenës operistike, por mësohet se do të ketë dhe pjesëmarrje artistësh të huaj, që vijnë për këtë shfaqe që do të jetë në skenë mbrëmjet e datave 30 dhe 31 janar, për të vijuar dhe në data 1, 2 dhe 3 shkurt në Pallatin e Kongreseve.

    Baritoni i njohur Gëzim Myshketa i cili po vijon me sukses aktivitetin e tij operistik në skena të ndryshme këtë herë jo vetëm që do të jetë në skenë si këngëtar por dhe e gjithë shfaqja do të vijë me regji prej tij. Emra artistësh si tenori Armaldo Kllogjeri, sopranoja Eva Golemi, etj, janë pjesë e kastit. Por nuk do të mungojë dhe artistë nga trupa e baletit. Kjo shfaqje do të jetë dhe e para për këtë sezon nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit.

    Artisti i skenës operistike, Myshketa mësohet se do të luaj rolin e Escamilos në veprën “Carmen” të Georges Bizet bazuar në libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy. “Carmen” është opera tragji-komike në katër akte e cila për herë të parë ishte performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris, ndërsa në Operën gjermane në Berlin premiera e kësaj shfaqje ishte dhënë më 11 maj 1979. Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë. Tregimi i Carmen dhe Don José, përfundon me një vrasje tragjike. Vepra përmes skenave komike prezanton të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore mendjelehtësinë, marrëzinë, joshjen, mizorinë dhe fatin. Muzika e operës është e mbushur me melodi që të mbetet në mendje dhe është e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle.

    Gëzim Myshketa u diplomua me nota maksimale në Konservatorin “Arrigo Boito” në Parma, nën drejtimin e mjeshtrave Giuliano Ciannella dhe Lelio Capilupi. Vetëm 20 vjeç debuton në rolin e Figaros në “Le Nozze di Figaro” nën dirigjimin e Antonello Allemandit dhe më vonë me fituesit e konkursit ndërkombëtar Giuseppe di Stefano Trapani. Fituesi i 57- të Konkurrencës As.Li.Co 2006, ai bëri debutimin e tij si Don Giovanni dhe Leporello në Circuito Lirico Lombardo dhe Opera de Massy. Në vitin 2008 ai fitoi Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës ” Francesco Paolo Tosti ” etj. Ndër vite si dhe tani aktiviteti i tij operistik është vlerësuar jo pak dhe nga kritika dhe publiku. Ndërkohë që në ditët e fundit të muajit janar publiku shqiptar do ta gjejë me operën “Carmen” në Tiranë.


    Vepra “Carmen”

    Vepra më e njohur dhe e suksesshme e kompozitorit francez Georges Bizet është opera “Carmen”, por ai vdiq pa e ditur këtë. Kompozitori ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare me shqetësimin se “Carmen” nuk u prit mirë nga audienca e Parisit në vitin 1875. Masa nuk e vlerësoi por Tchaikovsky parashikoi se “Carmen” do të bëhej opera më e njohur e të gjitha kohërave. Georges Bizet, kompozitor i madh e artist realist. Simfoninë e tij të parë Georges Bizet e shkroi kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, si një detyrë studentore. Duket se Bizet e harroi krejtësisht atë deri kur u zbulua përsëri në vitin 1935, në arkivat e bibliotekës së Konservatorit. Kjo vepër e tij spikati për freskinë muzikore të jashtëzakonshme.


    Julia Vrapi - "Sot"
    https://sot.com.al/aktualitet-kultur...-të-kongreseve
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 31-01-2018 më 09:07

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,996

    Për: Baritoni Gëzim Myshketa


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •