Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Baritoni Gėzim Myshketa

    Gėzim Myshketa, Figaro i ri nė teatrin e Parmės

    Studenti nga Durrėsi meritoi duatrokitjet e zjarrta tė publikut me interpretimin e aries "Aprite un po' quegli occhi" edhe nė teatrin "Regio" tė Parmės, njė nga tempujt e muzikės operistike nė Itali.

    Baritoni Gėzim Myshketa ėshtė interpreti mė i ri i Figaros nė operan e njohur tė Moxartit "Dasma e Figaros", pjesėt mė tė mira tė sė cilės po interpretohen kėto ditė nga studentėt e konservatorit tė Parmės nė disa nga teatrot mė tė mira italiane tė operas.

    20 vjecari Myshketa, student i vitit tė dytė nė Konservatorin "Arrigo Boito" tė Parmės, sė bashku me kolegėt e tij, ka zhvilluar kohėt e fundit njė seri koncertesh nė qytetet e Parmės, Imolas, Fidenzas, Kolekios, etj., ndėrsa vazhdojnė pėrgatitjet pėr premierėn e operas, e cila do tė shfaqet sė shpejti edhe nė teatrot e Busetos, Spoletos, Parmės, Lago D'Ortas, etj.

    I pėrzgjedhur mes 167 studentėve, si njė nga zėrat mė tė mirė tė Konservatorit, Myshketa ėshtė inkuadruar nė grupin e interpretėve tė operas "Dasma e Figaros", duke bashkėpunuar me emra tė mėdhenj tė lirikės bashkėkohore italiane. Studenti nga Durrėsi meritoi duatrokitjet e zjarrta tė publikut me interpretimin e aries "Aprite un po' quegli occhi" edhe nė teatrin "Regio" tė Parmės, njė nga tempujt e muzikės operistike nė Itali.

    Myshketa gjithashtu ėshtė pjestar i grupit muzikor "Fons Amoris", i cili ka prezantuar kohet e fundit njė CD me muzikė fetare nga Paizielo.

    Gėzim Myshketa e ka nisur karrierėn artistike nė moshėn 10 vjecare duke u bėrė i njohur nė mjediset muzikore tė vendit tonė pėr interpretimin e kėngėve popullore shqiptare dhe atyre italiane. Pjesėmarrės nė disa festivale nė Stamboll, Sofie, Shkup, Puglia, etj. ai u diplomua mė pas nė shkollėn e mesme artistike "Jan Kukuzeli" nė Durrės, nėn kujdesin e sopranos sė njohur Suzana Frashėri.

    Muzika vieneze shoqėron Krishtlindjet e Durrėsit

    Artdashėsit durrsakė kanė ndjekur mbrėmjen e Krishtlindjeve pjesė tė zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorėve vienezė, interpretuar me mjeshtėri nga orkestra e pallatit tė kulturės "Aleksandėr Moisiu", nė drejtimin e Artistit tė Merituar, Zhani Ciko.

    Dirigjenti i mirėnjohur kishte zgjedhur pėr auditorin disa nga perlat muzikore tė familjes sė artistėve austriakė Shtraus, tė cilat mbėrritėn tek spektatori pėrmes mjeshtėrisė interpretuese tė formacionit instrumental tė pallatit tė kulturės "Aleksandėr Moisiu".

    "Zėrat e natės", "Nė gjueti" dhe "Danubi blu" ishin disa nga pjesėt qė fituan duartrokitjet e tė pranishmėve, ndėrsa urimet pėr Krishtlindjet dhe interpretimi i "Marshit tė Radeckit" sollėn nė sallėn e teatrit tė qytetit tė Durrėsit atmosferėn e mbrėmjeve vieneze tė fundshekullit tė kaluar.

    Instrumentistėt e njohur, mėsues nė shkollėn e mesme artistike "Jan Kukuzeli" tė Durrėsit, qė nė fillim tė kėtij viti kanė rifilluar veprimtaritė muzikore, tė inkuadruar nė orkestrėn e pallatit tė kulturės. Kjo orkestėr, e njohur nė shkallė kombėtare, ėshtė themeluar 15 vjet mė parė dhe nė repertorin e saj, pėrveē veprave tė kompozitorėve vendas bėjnė pjesė edhe veprat e mjaft autorėve tė huaj.

    G55

    ------


    Bravo !!

    Urime Familjes Myshketa, qe kane dhene aq shume per Muziken dhe Kulturen.


    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-04-2013 mė 19:46

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    INTERVISTA/ Flet baritoni i talentuar Gėzim Myshketa

    Tė luash Ali Pashanė ėshtė shumė bukur sa dhe vėshtirė
    Bariton pa Verdin nuk ka, dhe Verd pa bariton nuk mund tė ketė


    Albert ZHOLI

    Njė ekspeditė Franceze nėn udhėheqjen e oficerit Bernier ėshtė rrugės pėr nė Shqipėri te Ali pasha. Gjatė qėndrimit nė Korfuz, Bernier dashurohet me korfuzianen e bukur, Ariana e cila mė pas zhduket nė rrethana misterioze. Bernier dėshiron tė gjejė me ēdo kusht dashurinė e tij tė madhe, kudoqoftė ajo. Miku i tij Robert nuk mund ta kuptojė kėtė. Dashuria e madhe, besnikėria deri nė vdekje janė tė panjohura pėr tė. Pėr tė bota pėrbėhet nga gra tė bukura qė duhet shijuar. Dy shokėt kanė arritur me ekipin e tyre nė Shqipėri. Kjo ishte shfaqjae pardjeshme nė TOB ku mori pjesė dhe studiuesi grek i Ali Pashės, autor I shumė librave tė tij si dhe ish Kryetar Bashkie I Janinės.

    Si e pritėt rolin e Ali Pashės nė operėn „Ali Pasha“ tė Albert Lortzing?

    E prita me shumė entusiazėm pasi ishte njė periudhė 6 vjeēare qė unė nuk po luaja nė TOB nė Tiranė dhe me thėnė tė drejtėn kjo skenė mė ka munguar. Nga ana tjetėr edhe me pak frikė ose ndruajtje, sepse veprėn nuk e njihja dhe nuk kisha informacion artistik mbi veprėn muzikore dhe mė frikėsonte pak, roli i Ali Pashės. Dhe tė interpretosh pėr herė tė parė njė rol qė shfaqet pėr herė tė parė pėr njė figurė kaq komplekse me dritė hije mė frikėsonte. Por ēdo lloj ndruajtje ma sqaroi pastaj leximi i muzikės, ku unė aty gjeta shumė spunto, mbi tė cilat duke u ballafaquar, me regjisorin dhe me dirigjientin Ciko pėr orkestrėn, u sqarova nė mendjen time dhe fillova tė ndėrtoj nė mendje kėtė figurė autoritare, komplekse, plot dritėhije, diku i ashpėr, e diku sensibėl dhe plot pasione. Pra formova njė ide tė plotė pėr kėtė figurė tė ēuditshme. Ideja ime ėshtė qė tė mos bėj njė karikaturė tė kėtij personazhi historik qė vėrtet ka shumė enigma me vete, pra tė mos e kopjoj nė mėnyrė tė shėmtuar atė Pasha qė kemi ne nė imagjinatėn tonė, atė Pasha me mjekėrr tė gjatė tė bardhė dhe me njė ēibuk nė gojė (nargjile), por tė krijoj njė personazh tė fortė qė tė qėndrojė fortė duke u bazuar nė atė ēka muzika mė sygjeron. Muzika e Albert Lortzingut ėshtė mjaft interesante, mjaft e dėgjueshme pėr publikun dhe mendoj se kjo oper do tė jetė e bukur si nė sytė dhe nė veshėt e publikut.

    Ku qėndron vėshtirėsia mė e madhe nė realizimin e kėtij roli?
    Pėr mua vėshtirėsia mė e madhe ėshtė nė krahasimin. Pra nė krahasimin mes asaj ēka publiku pretendon tė vijė dhe tė shohė dhe asaj qė ēka do tė gjejė. Unė jam njė bariton 30-vjeēar, dhe nuk mund tė bėhem aq plak, por i kemi qėndruar koherent edhe periudhės kur ėshtė realizuar kjo vepėr. Ali Pasha ka qenė rreth 40-50 vjeē, Pra kėshtu qė nė kėtė aspekt e sjellim nė moshė, por vėshtirėsia qėndron kėtu qė duke qenė artist nuk marrim nė risjellje figurėn nė aspektin historik (kjo I takon historianėve), por ne do tė kapemi fort pas asaj qė na dikton dhe sygjeron libreti dhe muzika e Albert Lortzing. Do ti jemi besnik kėsaj dhe do tė kemi njė skenė tė thjeshtė por me gusto nga Platon Bardhi qė tashmė ėshtė shumė i njohur ku me tė kam punuar dhe nė operėn e Triestes, do tė na ndihmojė dhe gustoja dhe eksperienca mbi 40-vjeēare e mjeshtres sė regjisė Patrizia Panton qė ka punuar me artistėt mė tė mėdhenj tė lirikės botėrore dhe urtėsia nė harmonizim, koherent, dinjitoze, e maestros Ciko nė drejtimin e orkestrės. Po bėhen shumė prova mjaft tė mira, megjithėse kemi dhe disa vėshtirėsi pasi dihet qė nė skenėn e teatrit janė mysafirė tė tjerė dhe ka disa evenimente nė njė kohė por shpresojmė qė kėto ditė deri nė premierė tė provojmė tė gjitha elementėt qė kėrkohen si kostumet nga Enada At Nikolla, puna korrekte e as/regjizore Ada Gurra, ilustrimi koreografik Milena Nurka, etj...Kjo ėshtė njė oper lirike dhe gjithmonė vėnia nė skenė e njė opere tė tillė ka shumė vėshtirėsi, por ne po punojmė si ansambėl pėr harmonizimin e elementėve tė veprės.


    Njė rol shumė i veēantė por dhe njė vepėr qė vihet pėr herė tė parė nė Shqipėri. Ju e luani kėtė vepėr premierė, sa role premierė keni vėnė nė skenė?

    Mund tė them se deri tani kam luajtur afėrsiht 30 role premierė. Psh nga Moxart, kam luajtur 9 role, rreth 10 role Beliniane (Belini), 4 role Verdiane (Verdi), dhe disa role tė veprave tė rralla si Ēimaroza, plus shumė role nė Spanjė.

    Pra shumė role premierė dhe nė disa vende tė botės. Ku e keni pasur mė tė ėvshtirė nė kėto role?
    Vėshtirėsitė janė, tė shumfishte, pasi mund tė jetė vėshtirėsi thjesht vokale, vėshtirėsi skenike, qė mund tė impresionohesh nga njė personazh etj...Mirėpo, mund tė them njė bast shumė i madh ka qenė deputimi nė rolin e Rolandos nė njė vepėr tė Verdit me nota shumė dramatike nė njė Festival Prestigjioz, qė i kushtohet Verdit tani nė 200-vjetorin e lindjes sė tij. Ky ėshtė viti i Verdit dhe Vagnerit 1813-2013. Pėr mua ky rol ishte njė bast i vėshtirė qė solli sadisfaksion tė jashtzakonshėm, dhe qe njė urė pėr zėrin tim i cili pas gjithė kėtyre eskperiencave solli njė besim dhe motivim tė ri. Bariton pa Verdin nuk ka, dhe Verd pa bariton prap nuk mund tė ketė. Verdi ėshtė autori qė i ka dhėnė baritonėve hapėsirėn, mundėsinė mė tė madhe pėr tė shprehur, virtuozizmat vokale nga njėra anė dhe nga ana tjetėr thellėsinė e dramaticitetit tė personazheve si Makbeth, Rigoleto, Falsta, etj, heroi verdian baritonal. Kjo do tė jetė e ardhmja ime por me hapa shumė tė kujdesshėm, tė matura pėr tė mos bėrė gabime qė mund tė shkojnė nė drejtim rrezikimi tė shėndetit tė zėrit.

    Ku ndryshon baritoni nga njė tenor?

    Zėri i burrit ndahet nė tre regjistra principial bazė: Nė Tenor, bariton dhe bas. Pėr nga rėndėsia pėr nga dramaticiteti vokal, zėri i basit ėshtė mė burėrori mė i errėti, ndėrsa baritoni qėndron nė mes tė tė dyve, nga notat dramatike dhe Tenori ėshtė ai qė njef mė tepėr publiku sepse normalisht, dihet qė Tenori ka mė shumė akute, vihet nėpėr vepra si i dashuruar, si Princ, si hero romantik, pra ėshtė, mė i njohuri me ariet e mėdhaja qė kompozitorėt i kanė kushtuar pėrgjatė shekujve kėtij zėri. Ndrėsa baritoni ka njė zė qė ėshtė mė i butė, ėshtė mė afėr zėrit human tė burrave dhe ka pėr nga karakteristika, rolet mė autoritare, si rolet e babait, rolin e Mbretit, rolin e Komandantit pasi ja jep lloji i vokalit kėtė autoritet. Tani publiku shqiptar edhe si dallon, pasi mendon qė kėngėtari lirik ėshtė vetėm tenor, por kėto janė tre regjistrat kryesor tė zėrit tė kėngėtarėve lirik. Midis tyre pastaj ka dhjetra nėn regjistra tė tjerė. Psh basi Verdian, Kantan, Bas bariton, pra ėshtė shumė e larmishme ngjyra e zėrit.


    Ju keni shumė kėrkesa brenda dhe jashtė Shqipėrisė, pėrse nuk stacionoheni nė njė Oper?

    Unė jam i ri dhe dua tė njoh shumė gjėra. Dua tė lėviz, tė marr eksperienca tė reja, ndaj s’dua tė kem impenjime fikse, pra e shoh veten time nė kėtė kohė nė karrierė tė lirė dhe pse kėrkesat kanė qenė tė shumta. Psh jam ftuar nė Operan ku punojnė Josif Gjipali dhe Sajmir Pirgu, apo njė agjensi nė Berlin, etj, por tani pėr tani nuk dua njė stacionim. Kam tė tjera idera nė kokė.


    Keni ndjerė shenja racizmi nė kėto vende ku ke punuar?
    Aspak. Jam ndjerė i vlerėsuar. Vetė fakti qė nuk jam i vetmi artsit shqiptar qė punoj jashtė shtetit, madje ka artistė qė kanė arriutr majat (sikundėr dhe unė kam sinymet e mia), dhe shihet njė vlerėsim them me siguri qė nuk kam ndjerė racizėm. Aty ku shihet qarte talenti. Racizmi nuk ka kohė tė ngre kokė.





    (Marrė nga Stage Door)

    Gėzim Myshketa Bariton

    Konsiderohet njė nga talentet mė interesant tė brezit tė tij nė panoramėn operistike internacionale.

    Fitues e finalist i konkurseve ndėrkombėtare si ASLIKO , TOSTI e VINJAS - BARCELONĖ debuton me role kryesore nė Teatro e Festivale prestigjioze si :

    Komunale Bolonja,
    Opera di Roma,
    Arena Sferisterio,
    Abao Olbe Bilbao,
    Verona,
    Montpellier,
    Masi Paris Sud,
    Opernhaus Zyrih,
    Salcburg Festshpile etj.

    Nė listėn e impenjimeve pėr tė ardhmen vlen te pėrmenden:

    Elisir d'amore - Verona,
    Don Karlo e Turandot - Tuluz,
    Falstaf Shtutgart,
    Lucia e Larmermur Marseje...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    Myshketa: Pse hezitova tė kthehesha nė Teatrin Kombėtar tė Operas

    Emri:  65151.jpg

Shikime: 4860

Madhėsia:  23.2 KB

    TIRANE - Njė pjesė e ekzistencės sime, tė cilėn duket sikur e kam lėnė kėtu pėr t'u rikthyer herė pas here, rimarrė e pėrkėdhelur me dashuri, pasi ėshtė mbase pjesa mė e bukur e vetes sime". Kėshtu i pėrgjigjet Gėzim Myshketa, pyetjes "Pėr ēfarė ju merr malli kur nuk jeni nė Shqipėri?". Ajo, duket tė jetė fraza mė e bukur qė mund tė thotė njė artist shqiptar, qė emrin e madh e ka fituar jashtė vendit tė tij. I thjeshtė dhe modest, baritoni tė rikujton edhe njėherė, se vlerat kanė ende vendin e tyre e se padyshim, pasuria mė e madhe e njerėzimit ėshtė vetė njeriu. I ardhur pėr operėn "Ali Pascha von Janina", ku do tė ketė rolin kryesor, Myshketa i mungonte skenės sonė prej vitit 2007. E megjithatė, ai nė fillim ka hezituar! I ėshtė dashur tė vėrė nė peshore rrezikun e realizimit si duhet pėrkundrejt dėshirės sė mishėrimit tė rolit. Sa i takon kėtij tė fundit, baritoni, thotė se misioni i tij i parė nė pėrballimin e kėtij personazhi do tė jetė pėrpjekja pėr tė mos e shndėrruar kurrsesi nė njė "karikaturė" tė asaj qė mendimi kolektiv ka nė psikikėn e tij. Nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", ai rrėfen disa detaje nga puna dhe ndjesitė e rikthimit nė atdhe. Opera "Ali Pascha von Janina" vihet ne skenė nė datat 23-24-26-27 mars 2013, ora 19.00.
    Sa kohe keni pa interpretuar nė Tiranė?
    Hera e fundit qė kam pasur kėnaqėsinė tė interpretoj pėr publikun shqiptar ka qenė viti 2007. Interpretoja rolin e Toreros Escamillo nė operėn "Carmen" tė Bizet, me kolegen dhe miken time tė dashur Vikena Kamenica. Regjisore e asaj shfaqjeje ishte e mirėnjohura ndėrkombėtarisht Patricia Panton, e cila do tė vėrė nė skenė edhe operėn "Ali Pascha Von Janina".
    Ēfarė ju kujtojnė kėto ditė rikthimi?
    Mė kujtojnė qė, megjithėse kam 13 vjet jashtė Shqipėrisė, mjaftojnė vetėm pak orė qėndrimi kėtu dhe unė memitizohem me atė atmosferė e kulturė shqiptare qė nuk munda ta harroj e tradhtoj kurrė.
    Kush ėshtė Ali Pasha qė vini ju nė skenė?
    Misioni im i parė nė pėrballimin e kėtij personazhi do tė jetė pėrpjekja pėr tė mos e shndėrruar kurrsesi nė njė "karikaturė" tė asaj qė mendimi kolektiv ka nė psikikėn e tij. Ali Pasha nuk ka lindur plak e me mjekėr njė metėr tė gjatė. Ėshtė njė personazh multidimensional dhe kompleks. Forcėn, karakterin, autoritetin, si dhe botėn psikike, personazhi do ta gjejė duke respektuar aksentet muzikore dhe rėndėsinė e fjalės qė vepra i jep fort mirė.
    Si ndiheni ju me kėtė rol?
    Ndihem mjaft mirė, pasi ndodh rrallė herė qė interpretuesi ta njohė personazhin tė cilit do t'i japė jetė, mė mirė se vetė krijuesi i muzikės dhe libretit, Albert Lortzing nė kėtė rast. Kam njė grup kolegėsh mjaft tė mirė, tė rinj me talent e plot pasion, qė nėn bekimin e njė katėrsheje klasi: Ciko-Panton-Bardhi-At Nikolla, do t'i japin lustėr kėtij spektakli qė do ta quaja unik.
    Pse e pranuat rolin, kishit hezitime?
    Kam pasur mjaft hezitime dhe njė letėrkėmbim goxha tė dendur me maestro Cikon. Pikėrisht rreziku pėr tė nxjerrė njė Ali Pashė gjysmak dhe pėr tė rėnė nė retorikėn e pėrhershme interpretative, ishin gjerat qė mė shqetėsonin mė tepėr. Tani idetė janė tė qarta, zgjedhjet tė duhura, rruga pėr tė shkelur, e drejtė. Atė ēka mbetet, do ta vendosė publiku nė sallė...
    Ēfarė gjetėt ndryshe nga ē'prisnit nė opera?
    Kushtet e punės dhe profesionalizmin e solistėve dhe masave. I kam gjetur me mjaft kėnaqėsi, tė ndryshuar nė mėnyrė pozitive.
    Si ndihet Gėzimi nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė krahasim me teatrot e tjerė ku ka interpretuar?
    Rregulli, oraret, organizimi, si dhe kushtet e punės, kuptohet qė nė teatrot jashtė shtetit janė optimalė. Mirėpo ngrohtėsia qė tė jep puna me bashkėkombėsit e tu, nuk ka ēmim. Ēdo artist shqiptar duhet tė ketė pėr mendimin tim, kėnaqėsinė, por edhe obligimin moral qė tė kthejė nė vlerė artistike atė ē'ka marrė nga kjo tokė e bekuar.
    Pėr ēfarė ju merr malli kur nuk jeni?
    Njė pjesė e ekzistencės sime, tė cilėn duket sikur e kam lėnė kėtu, pėr t'u rikthyer herė pas here, rimarrė e pėrkėdhelur me dashuri, pasi ėshtė mbase pjesa mė e bukur e vetes sime.
    Sa e ka ndryshuar Gėzimin suksesi nė teatrot me emėr?
    Kam mbetur po ai ėndėrrimtar i pashėrueshėm, impulsiv e hatėrli i pandreqshėm.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    Baritoni Gėzim Myshketa bėn pėr vete Francėn

    TIRANE - Kėngėtari lirik Gėzim Myshketa ka shėnuar sukses tė madh nė njė nga skenat e njohura operistike tė Evropės. 32-vjeēari nga Durrėsi, nė dy javėt e para tė shkurtit debutoi nė skenėn e Teatrit Municipal tė Marsejės (Francė) si njė nga tre protagonistėt e operės "Luēia e Lamermurit" tė kompozitorit italian Gaetano Donixeti.

    Shtypi i specializuar francez e vlerėson Myshketėn "si surprizėn e vėrtetė tė produksionit. Bariton i mirėfilltė, shqiptari Gėzim Myshketa, vizaton njė Enriko tė rafinuar e delikat dhe nė tė njėjtėn kohė si verdian origjinal, shkėlqyer dhe i pacipė".

    Gjatė njė interviste dhėnė "ATSH"-sė pas suksesit me operėn mė tė njohur tė Donixetit, baritoni shqiptar Gėzim Myshketa tha se ndihet i lumtur pėr reagimin e publikut dhe kritikės franceze gjatė kėtyre ditėve. Artisti durrsak, qė ėshtė pėrgatitur nė shkollėn italiane tė kantos, ka interpretuar edhe mė parė nė Francė si protagonist nė operat "Semiramide", "Eliksir dashurie" dhe "Don Carlo". "Roli i Enrikos ishte mjaft impenjativ dhe entuziasmi i publikut mė ka gėzuar pa masė", - shprehet Myshketa, duke shtuar se urimet me dashamirėsi vėllazėrore i kanė mbėrritur nga artistėt e mėdhenj bashkatdhetarė, Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Josif Gjipali.

    "Luēia ka pranė njė vėlla brutal, nė kufijtė e sadizmit, i mishėruar mė sė miri nga baritoni shqiptar Gėzim Myshketa. Interpretimi i tij vokal ėshtė mjaft i saktė, pa harruar aktrimin e tij fenomenal", shkruan mediat franceze pas premierės sė operas. "Myshketa ėshtė pra, njė bariton kaq i vlefshėm, sa do tė na pėlqente ta dėgjonim mė shpesh nė skenat tona", shkruhet ndėr tė tjera nė shtypin francez. Baritoni shqiptar ka debutuar nė produksionin "Lucia de Lamermur", pasi ka refuzuar rolin e Scarpias nė operan "Toska" nė Gjermani, dhe po njėlloj i ėshtė pėrgjigjur edhe ftesės qė ka mbėrritur nga Shangai pėr rolin e Gerardit nė operan "Andrea Chenier". "Janė dy role tė papėrshtatshme pėr moshėn dhe pjekurinė time aktuale dhe kam bindjen se nė njė tė nesėrme tė afėrt do tė kem mundėsi t'i pėrballoj me njė koshiencė mė tė plotė artistike", - vlerėson kėngėtari lirik Gėzim Myshketa, axhenda artstike e tė cilit ėshtė pėrcaktuar tashmė deri nė vitin 2017.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    Gėzim Myshketa sjell operėn “Carmen” nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve

    Opera “Carmen” do tė vijė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve me regji nga Gėzim Myshketa. Njė nga artistėt e njohur shqiptar me sukses nė skenat e huaja dhe ato shqiptare rikthehet kėtė herė nė Tiranė pėr njė tjetėr projekt, nė skenė do tė sjellė veprėn e famshme tė Bizet. Pėr kėtė shfaqje janė angazhuar artistė tė njohur shqiptarė tė skenės operistike, por mėsohet se do tė ketė dhe pjesėmarrje artistėsh tė huaj, qė vijnė pėr kėtė shfaqe qė do tė jetė nė skenė mbrėmjet e datave 30 dhe 31 janar, pėr tė vijuar dhe nė data 1, 2 dhe 3 shkurt nė Pallatin e Kongreseve.

    Baritoni i njohur Gėzim Myshketa i cili po vijon me sukses aktivitetin e tij operistik nė skena tė ndryshme kėtė herė jo vetėm qė do tė jetė nė skenė si kėngėtar por dhe e gjithė shfaqja do tė vijė me regji prej tij. Emra artistėsh si tenori Armaldo Kllogjeri, sopranoja Eva Golemi, etj, janė pjesė e kastit. Por nuk do tė mungojė dhe artistė nga trupa e baletit. Kjo shfaqje do tė jetė dhe e para pėr kėtė sezon nga artistėt e Teatrit tė Operės dhe Baletit.

    Artisti i skenės operistike, Myshketa mėsohet se do tė luaj rolin e Escamilos nė veprėn “Carmen” tė Georges Bizet bazuar nė libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy. “Carmen” ėshtė opera tragji-komike nė katėr akte e cila pėr herė tė parė ishte performuar mė 3 mars tė vitit 1875 nė Paris, ndėrsa nė Operėn gjermane nė Berlin premiera e kėsaj shfaqje ishte dhėnė mė 11 maj 1979. Tema e operės bazohet nė nevojėn absolute tė Carmen pėr liri dhe insistimin e saj nė marrėdhėnie tė bazuar nė pavarėsi tė plotė. Tregimi i Carmen dhe Don José, pėrfundon me njė vrasje tragjike. Vepra pėrmes skenave komike prezanton tė gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerėzore mendjelehtėsinė, marrėzinė, joshjen, mizorinė dhe fatin. Muzika e operės ėshtė e mbushur me melodi qė tė mbetet nė mendje dhe ėshtė e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle.

    Gėzim Myshketa u diplomua me nota maksimale nė Konservatorin “Arrigo Boito” nė Parma, nėn drejtimin e mjeshtrave Giuliano Ciannella dhe Lelio Capilupi. Vetėm 20 vjeē debuton nė rolin e Figaros nė “Le Nozze di Figaro” nėn dirigjimin e Antonello Allemandit dhe mė vonė me fituesit e konkursit ndėrkombėtar Giuseppe di Stefano Trapani. Fituesi i 57- tė Konkurrencės As.Li.Co 2006, ai bėri debutimin e tij si Don Giovanni dhe Leporello nė Circuito Lirico Lombardo dhe Opera de Massy. Nė vitin 2008 ai fitoi Konkursin Ndėrkombėtar tė Muzikės sė Dhomės ” Francesco Paolo Tosti ” etj. Ndėr vite si dhe tani aktiviteti i tij operistik ėshtė vlerėsuar jo pak dhe nga kritika dhe publiku. Ndėrkohė qė nė ditėt e fundit tė muajit janar publiku shqiptar do ta gjejė me operėn “Carmen” nė Tiranė.


    Vepra “Carmen”

    Vepra mė e njohur dhe e suksesshme e kompozitorit francez Georges Bizet ėshtė opera “Carmen”, por ai vdiq pa e ditur kėtė. Kompozitori ndėrroi jetė nė moshėn 37-vjeēare me shqetėsimin se “Carmen” nuk u prit mirė nga audienca e Parisit nė vitin 1875. Masa nuk e vlerėsoi por Tchaikovsky parashikoi se “Carmen” do tė bėhej opera mė e njohur e tė gjitha kohėrave. Georges Bizet, kompozitor i madh e artist realist. Simfoninė e tij tė parė Georges Bizet e shkroi kur ishte shtatėmbėdhjetė vjeē, si njė detyrė studentore. Duket se Bizet e harroi krejtėsisht atė deri kur u zbulua pėrsėri nė vitin 1935, nė arkivat e bibliotekės sė Konservatorit. Kjo vepėr e tij spikati pėr freskinė muzikore tė jashtėzakonshme.


    Julia Vrapi - "Sot"
    https://sot.com.al/aktualitet-kultur...-tė-kongreseve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 31-01-2018 mė 09:07

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    https://www.youtube.com/watch?v=ejWK3pGCUJk

    E Diell - GĖZIM MYSHKETA

    Prill 2017 - TCH .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    Gėzim Myshketa Kėngė pėr Durrėsin

    E Diell - Prill 2017


    https://www.youtube.com/watch?v=ByqnAUvATp0
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-09-2021 mė 09:38

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    “Ta zbardhi ftyrėn” me baritonin Gėzim Myshketa - Perlat shqiptare do tė jenė madhėshtia e Mbrėmjes

    Pas katėr edicioneve tė suksesshme, KultPlus po sjellė edicionin e pestė me radhė tė mbrėmjes artistike “Ta zbardhi ftyrėn”.

    “Ta zbardhi ftyrėn” ėshtė njė prej ngjarjeve mė tė bukura qė pėrjetohen nė kryeqytetin e Kosovės pasi qė deri mė tani ka arritur tė sjell emra tė mėdhenj tė artit shqiptar tė cilėt kanė dhuruar emocione tė forta e kanė rrėfyer histori tė padėgjuara mė herėt.

    Pas katėr edicioneve tė suksesshme me artistė qė kanė njė karrierė tė pasur nė botėn ndėrkombėtare, si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Goranci, Erza Muqolli dhe Gjon’s Tears, kėtė vit vjen baritoni i famshėm shqiptar, Gėzim Myshketa.

    Emocion, bashkėbisedim dhe performancė ju pret nė kėtė mbrėmje tė veēantė, ku baritoni Myshketa, do tė shoqėrohet nga pianistja e mirėnjohur Lule Elezi.


    KultPlus

    https://www.kultplus.com/muzika/ta-z...ia-e-mbremjes/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-12-2022 mė 17:25

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa



    Promo - Gėzim Myshketa

    Dhjetor 2022 - RTK

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa



    Mbrėmje artistike ''TA ZBARDHI FTYRĖN'' - GĖZIM MYSHKETA

    Nė piano: LULE ELEZI

    7 Dhjetor 2022 - KULTPLUS & RTK

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Baritoni Gėzim Myshketa

    Baritoni Gėzim Myshketa nderohet me titullin “Ambasador i Qytetit tė Durrėsit”

    27 Mars 2023


    Pėr kėtė nderim ka njoftuar vet baritoni Myshketa i cili karrierėn e shkėlqyer e bėn nė shtete tė ndryshme tė Evropės.

    KultPlus u sjell tė plotė njoftimin e Myshketės.

    “Ambasador i Qytetit tė Durrėsir” Jashtėzakonisht i lumtur dhe i emocionuar qė personi im nderohet sot me kėtė titull qė ėshtė tejet i veēantė sepse vjen nga qyteti im i lindjes dhe i zemrės, DURRĖSI Faleminderit Shoqata “Durrėsi Autokton” nė personin e Z. Abdulla DELIALLISI dhe autoriteteve vendore pėr kėtė vlerėsim.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/teatri/bari...t-te-durresit/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •