Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 71
  1. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Eshte dicka qe njeriu Zotit te vertet i shikon veprat por ate nuk e shikon kurse idhujve nuk i shikon veprat por i shikon ato.

  2. #12
    Postuar më parë nga klevis2000
    Eshte dicka qe njeriu Zotit te vertet i shikon veprat por ate nuk e shikon kurse idhujve nuk i shikon veprat por i shikon ato.
    Perpiqu ta permbledhesh edhe nje here mendimin sepse nuk kuptohet c'ka ke shkruar.

    Tjeter c'i dallon veprat e Perendise.

    Psalmi1 "Lum njeriu qe nuk ecen sipas keshilles te te pabeseve, qe nuk ndalet ne rrugen e mekatareve dhe nuk ulet bashke me tallesit, por qe e gjen kenaqesine e tij ne ligjin e Zotit, dhe qe mendon thelle dite e nate mbi ligjin e tij. Ai do te jete si nje peme e mbjelle gjate brigjeve te ujit, qe jep frytin ne stinen e tij dhe te cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithcka ben do te kete mbaresi. Te tille nuk jane te pabeset; jane si byku qe era e shperndan. Prandaj te pabeset nuk do te perballojne gjykimin, as mekataret kuvendin e te drejteve. Sepse Zoti i njeh rruget e te drejteve, por rruga e te pabeseve con ne shkaterrim."

    C'e dallon vepren e Zotit, sipas kesaj qe eshte shkruar:

    Miresi, drejtesi, mbaresi
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: Cfare i dallon veprat e Zotit?

    Postuar më parë nga Albo
    Ku duket madheshtia e nje doktrine fetare?
    Ku duket madheshtia e Zotit ne jeten e nje besimtari?
    Per sa i perket pyetjes se pare, i dashur Albo, mua personalisht nuk me intereson fare. Nuk jam i interesuar ne madheshtite e doktrinave fetare. Le te mos harrojme se ne kohen e Krishtit, farisenjte ishin ata qe kishin famen me te madhe si nje doktrine fetare dhe me pas vinin Saducenjte, por pikerisht me keto doktrina "madheshtore" Krishti ishte shume i rrepte.

    Persa i perket pyetjes se dyte, mendoj se perseri njerezit nuk mund ta shohin madheshtine e Zotit me syte njerezor. Le te mos harrojme se Krishti vete nuk u vleresua sidomos nga njerezit fetar te asaj kohe. Megjithate aty ku njeriu zvogelohet, aty behet edhe me madheshtor Zoti, aty ku njeriu vdes, aty fillon te jetoje Zoti, aty ku njeriu poshterohet, aty fillon dhe lartesohet Zoti. Por kete lloj madheshtie mund ta shohin vetem ata qe ju jane hapur syte frymore dhe jo ata natyrore. Madheshtia e Zotit eshte pare me shume ne stane, burgje, perndjekje, perbuzje, varferi etj., se sa ne prosperitet.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une mendoj se nje etalon per te dalluar veprat e Zotit eshte Perndjekja qe do te behet ty nqs ben ate veper.
    Nqs se ndjek Udhen, detyrimisht do kesh shume Luane, Kryqe dhe Zjarre rrotull teje, por dhe ato vete vijne prej Zotit!
    Pra duhet urgjentisht te heqim dore nga besimi ne nje Zot te Mire, qe mezi pret te na jape bekime ashtu sic i duam ne, apo sic i do mishi yne.

    Nuk ka shume bekime ne jeten tone qe vijne prej Zotit, por vetem Nje: Krishti, edhe Ky i kryqezuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-12-2003 më 14:49
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anëtarësuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Doja te thoja qe ne rast te pare veprat e zoit jane ato vepra qe ai ben nepermjet nesh dhe keto veprat kane cilesite qe tha manulaki me lart si dhe qe doktrina fetare eshte shume e rendesishme pa te cilen njerezit e krishtere do te ishin te gjithe te ndare nga njeri tjetrin dhe nuk eshte mire qe doktrinen e sotme ta krahasojme me ate te kohes se Jezusit e cila (doktrina) zoterohej nga njerezit e e kryqqezuan ate sepse ato kane ndryshime te medha pasi njera ishte para jezusit tjetr pas tij . Ti liveintwoplaces me duket se e vlereson vete me te mire se ata qe kryqezuan jezusin dhe qe kishin ate doktrinen a mendon se po te ishe edhe tij ne ate kohe nji nga ata prifterinjte e atehereshem do te veproje ndryshe . JEzusi para se te vdiste tha fali ata sepse nuk dine se ca bejne ti e di ca kane bere pranaj flet .
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk na bashkon doktrina eastbaby...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Doktrina na bashkon vetem kur doktrina jone eshte Krishti. Ne rast te kundert, eshte vertetuar tashme se doktrinat njerezore percajne. Hidhni nje sy rreth krishterimit sot dhe do ta vini re.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #18
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anëtarësuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    mor po eshte doktrina ajo qe percakton ne je kishe xhami tempu a ku e di une dhe ne cdo kishe ne doktrine baza eshte jezusi dhe ansnje tjeter.
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  9. #19
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Madhështia e veprave të zotit,për shumë nga ju, duket në çfarëdo lloj aspekti jete në gjithçka që na rrethon.

    Do desha të më bindni ,ashtu siç keni bindur vehten tuaj,se çdo gjë është krijuar nga zoti në këtë GJITHËSI.
    Por mos harroni të më bindni mua ashtu siç do bindni vehten tuaj,me përgjigjen e thjeshtë të një pyetjeje:

    Zoti i krijoi të gjitha,po Zotin vetë kush e krijoi?????????????????

    Besoj se ju e dini përgjigjen dhe jam gati ta mësoj edhe unë,por.......varet se sa bindëse do jetë.
    Ju mirëpres

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eastbaby, mjafton te hedhesh nje sy ne cdo kishe te organizuar dhe do shohesh se baza eshte Jezusi...plus nje "POR" nga mbrapa...

    DJ-ALDO, do ta kesh pergjigjen e cdo pyetjeje kur te pushosh se ngreni nga pema e diturise.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret që fshihen në vëllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •