Një formulë e thjeshtë por efektive ekziston në shoqërite diverse. Ka të bëjë më kontratën qytetare: qeveria njeh dhe mbështet të drejtat speciale për minoritetet, ndërsa minoritetet pranojnë autoritetin e qeverisë. Nuk ekzistojnë elementë të një kontrate të tillë në Kosovë. Shqiptarët mbeten të vrazhdë në mbështetjen e përmirësimit të të drejtave për minoritetin serb ndërsa komuniteti serb nuk pranon autoritetin e institucioneve të Kosovës. Për më tepër Kosova nuk është shtet, ndërsa statusi i ardhshëm i krahinës mbetet i pazgjidhur.

Katër vjet pas autoritetit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë themeli i kësaj kontrate qytetare, i një paqeje të qëndrueshme, nuk është hapur ende. Në të vërtetë statusi i dilemës është bërë një lojë pa logjikë. Shqiptarët nuk pranojnë asgjë tjetër veç pavarësisë, ndërsa serbët dëshirojnë ngultazi të mbeten pjesë e Serbisë. Serbët argumentojnë se të drejtat e tyre nuk do të mbrohen në një Kosovë të pavarur, Shqiptarët besojnë se siguria e tyre do të garantohet vetëm nga pavarësia, ndërsa do të kërcënohen nga gjallërimi i konflikteve, nëse nuk arrihet aspirata e tyre për pavarësi.

Ky raport përvijon një rrugëdalje nga dilema, duke shmangur opcionin e rrezikshëm të ndarjes dhe ndërkaq njeh nevojën e minoritetit serb për proteksion. Misioni i Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Brendshëm (UNMIK), me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar duhet të fillojë të ndërtojë themelin e një kontrate qytetare.

Paqartësia e UNMIK dhe politika jorealiste e multietnicitetit dhe integrimit si edhe procesi i paqartë i "standardeve përpara statusit" nuk mund të ndërtojnë këtë themel. Serbëve dhe minoriteteteve të tjera ju duhet dhënë garanci e besueshme se ata do të kenë hapësirën institucionale në Kosovë - aftësinë për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e tyre nëpërmjet institucioneve të Kosovës. Është në interesin e mbrojtjes së minoritetit serb dhe krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm në Kosovë, fillimi i mënjëhershëm i krijimit të kësaj hapësire institucionale. Një veprim i tillë do të lehtësojë negociatat e domosdoshme për statusin final, por nuk duhet të shikohet as nga shqiptarët dhe as nga serbët si intolerancë apo parakusht ndaj problemeve të tyre.

ICG propozon krijimin e strukturave nxitëse reale për të trajtuar minoritetet si qytetarë të barabartë dhe me të drejta të plota me dënime të qarta për vepra të këqia dhe shpërblime për vepra të mira. Duhet të ngrihet gjithashtu një komitet për shërbimet publike për minoritetet, që do të përcaktojë se çfarë nevojitet për të përmirësuar dhe për të formuluar një plan gradual për të shkrirë strukturat paralele. Duhet të ripohohet sistemi elektoral kështu që politikanët (e të gjitha etnive) në nivelin qendror të jenë më të përgjegjshëm. Duhet të ngrihet një Kartë e të Drejtave që do të përcaktojë të drejtat e grupeve dhe individëve e shoqëruar me një instrument të fortë drejtësie që siguron këto të drejta. Por ndërsa iniciativat e decentralizimit duhet t'u kushtojnë vemendje të veçantë nevojave të komuniteteve minoritare, UNMIK dhe Këshilli i Evropës duhet të ushtrojë kujdes të veçantë përpara hartimit të kufijve mbi baza etnike madje dhe për njësitë nën-bashkiake. Qëllimi duhet të jetë përmirësimi i qeverisjes vendore dhe sigurimi që organizmat bashkiake të kenë kapacitetin dhe burimet për të bërë punën e tyre.

Ngritja e kësaj hapësire institucionale për minoritetet patjetër që varet nga vullnetet e serbëve dhe shqiptarëve për të bashkëpunuar, ndërsa të dyja duan ndihmë dhe nxitje prej UNMIK dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar. Politikanët shqiptarë duhet të kapërcejnë retorikën aktuale dhe të njohin që të drejtat për komunitetet e minoriteteve nuk janë koncesione që minojnë pavarësinë e ardhshme potenciale të Kosovës, por një parakusht thelbësor. Gjatë negociatave të statusit, udhëheqësit shqiptarë dhe Institucionet e Përkohshme të Vetë Qeverisjes (PISG) do të gjykohen se si i kanë trajtuar serbët dhe minoritetet e tjera.

Udhëheqësit shqiptarë - nga të gjitha partitë politike - duhet të punojnë shumë për të respektuar të drejtat minoriteteve në terma konkretë dhe të forcojnë një mjedis më tolerant. Pjesa më e madhe e popullsisë serbe heziton madje të lidhet me UNMIK. Marrëveshje të mëparshme kanë sjellë pak përfitime në bashkëpunimin e udhëheqësve serbë pragmatikë për t'ia treguar komunitetit të tyre. Një zotim i ri dhe i prekshëm i UNMIK dhe komunitetit ndërkombëtar për të krijuar hapësirën institucionële për minoritetet, mund të rigjenerojë marrëdhëniet me komunitetin serb. Në vend që të shohin vazhdimisht nga Beogradi, udhëheqësit serbë duhet të përdorin këtë mundësi për të luftuar për të drejtat e tyre brenda institucioneve të Kosovës.

Një Beograd bashkëpunues është gjithashtu shumë thelbësore. Nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme për strukturat paralele dhe deklaratave të ethshme mbi ndarjen, Beogradi vepron si ngatërrestar ndaj ngritjes së një kontrate qytetare midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve.

Pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Djindjic, komuniteti ndërkombëtar u pa i ashpër në vendosjen e presionit ndaj tij për të luajtur një rol konstruktiv në Kosovë. Ndërsa reforma demokratike në Serbi ka nevojë për mbështetje të fortë, është në interesin afatgjatë të Beogradit të bashkëpunojë me UNMIK dhe të krijojë një mjedis politik të qendrueshëm në Kosovë. Nacionalistët serbë si në Beograd dhe në Kosovë, pa dyshim që do të kërkojnë t'i rezistojnë çdo gjëje që ata e shikojnë si diskriminim të sovranitetit të Serbisë në negociatat për statusin final, por iu duhet bërë e qartë atyre se angazhimi i tyre konstruktiv me institucionet qeverisëse kosovare. Për këtë arsye nuk do të kërkojë në vetvete dhe modifikimin e pozicionit të tyre për sovranitetin, do të forcojë pozitat e tyre ndërkombëtare gjatë ecurisë së negociatave dhe në të njëjtën kohë do të japë përfitime të prekshme dhe të menjëhershme për minoritetin serb. Raporti mbron qëllimin për të krijuar një kontratë qytetare për të qeverisur marrëdhëniet etnike në Kosovë. Themeli i kësaj kontrate - duhet të zbatohet që tani. Gjatë diskutimit për statusin vetë kontrata qytetare do të finalizohet Kjo kërkon që komuniteti Ndërkombëtar t'i dërgojë një mesazh të qartë udhëheqësve shqiptarë se qëllimi i tyre i pavarësisë brenda kufijve ekzistues mund të jetë realist vetëm nëse komuniteti i maxhorancës siguron që komuniteti i minorancës është i aftë të jetojë në Kosovë si qytetar po aq i lirë dhe i barabartë.

Rekomandimet

Për UNMIK:

1. të qartësojë dhe të rifokusojë përpjekjet e deritanishme për të ngritur një hapësirë institucionale me garanci të besueshme për minoritetet e Kosovës. Të punojë si me udhëheqësit serbë dhe ata shqiptarë në Kosovë, për të ngritur elementet e hapësirës të përbërë nga:

a)- ngritja e një një sistemi të shpërblimit dhe dënimit - shpërblime financiare mirënjohje për bashkitë dhe institucionet që punojnë mirë, dënime dhe gjoba për individë dhe institucione, humbje e vendit të punës dhe ndjekje penale për ata që praktikojnë diskriminimin - për të siguruar që institucionet, si në nivelin qendror, ashtu dhe në atë lokal, të kenë nxitjen që të sillen ashtu sikundër duhet ndaj komuniteteve të minoriteteve;

(b) krijimin e një komiteti për shërbimet ndaj komunitetit të minoriteteve që do të mund të vlerësojë nivelin aktual të shërbimeve të shqyrtojë se si mund të përmirësohen ato, dhe të planifikojë shpërbërjen e strukturave paralele;

(c)Nxjerrjen e Kartës së të Drejtave që do të përcaktojë të drejtat e individëve si dhe të minoriteteve ku përfshihen të gjitha dispozitat e Kuadrit Kushtetues dhe të zgjerohen të drejtat e minoriteteve nëse është e domosdoshme;

(d) vendosjen e një sistemi drejtësie të fortë për të zbatuar Kartën, fillimisht duke përdorur gjykatat e tanishme ndërkombëtare dhe prokurorët;

dhe

(e) ripunimin e sistemit elektoral për të siguruar përgjegjësi më të madhe të përfaqësuesve vendorë dhe qendrorë.

2. Të bëjë kujdes në zvogëlimin e stafit ndërkombëtar duke siguruar mekanizmat e duhura në mbrojtjen e minoriteteve që janë vendosur përpara largimit të ndërkombëtarëve.

3. Të merret aktivisht me udhëheqësit serbë dhe komunitetet për të rindërtuar besimin e nevojshëm në ngritjen e themeleve për kontratën.



Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian:

4. Të nxitet UNMIK për të qartësuar dhe rifokusuar në përpjekjet e tij aktuale - të tilla si procesi i "standardeve përpara statusit" - për të ngritur hapësirën reale institucionale me garanci të besueshme, për minoritetet kosovare, veçanërisht për minoritetin serb.

5. Të mbështetin UNMIK-un në krijimin e kësaj hapësire institucionele për minoritetet nëpërmjet demarsheve për Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, si dhe me udhëheqësit shqiptarë dhe serbë, duke nxitur fort ata për të bashkëpunuar.

6. Të sigurojë burimet e domosdoshme - veçanërisht në sektorin e rëndësishëm të drejtësisë - për të ndërmarrë aktivitete që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve që garantojnë minoritetet.

7. Të nxitet Beogradi, me nisma financiare dhe me masa, në qoftë se është e nevojshme, për të bashkëpunuar me UNMIK-un në përpjekjet e tij për të shpërbërë gradualisht strukturat paralele.

8. Të fillojnë përgatitjet për diskutimin e statusit final duke përfshirë shfrytëzimin e lidhjeve institucionale të duhura ndërmjet Serbisë dhe komunitetit serb të Kosovës.



Për mbarë komunitetin ndërkombëtar

9. Të mbështesë përpjekjet nxitëse të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet demarsheve ndaj UNMIK, PISG, udhëheqësve politikë shqiptarë dhe serbë, si dhe ndaj Beogradit.

10. Të japë burime financiare dhe njerëzore shtesë kur nevojitet për të mbështetur përpjekjet e UNMIK në ngritjen e hapësirës institucionale për minoritetet.



Misionit të Decentralizimit të Këshillit të Evropës

11. Të ushtrojë kujdes të madh mbi çdo strategji decentralizimi mbi baza etnike dhe të përqendrojë përpjekjet në pëmirësimin e qeverisjes lokale, ngritjen e linjave të qarta të autoritetit midis qendrës dhe bashkisë, si dhe të burimeve.



Për autoritetet në Beograd:

12. Stop deklaratave të pafre mbi ndarjen e Kosovës.

13. Të mbështesë ngritjen e hapësirës institucionale për serbët dhe të punojë me UNMIK-un për të shpërbërë strukturat paralele në Kosovë.

14. Të ndalojë përpjekjet për të lidhur statusin final të Kosovës me statusin e Republika Srpska në Bosnje.



Për udhëheqësit shqiptarë të Kosovës:

15. Të mbështesin krijimin e hapësirës institucionale për komunitetet serbe dhe minoritetet e tjera ku të përfshihen elementët e përshkruar më sipër dhe të ushtrojë lidershipin mbi çeshtjet e të drejtave të minoritetit, duke ndërmarrë masa konkrete që përfshijnë:

a-zbatimin e të drejtave për minoritetet në përdorimin e gjuhës së tyre lirshëm dhe të drejtën për arsimim ku të përfshihet arsimi i lartë në gjuhën e tyre.

b-të zbatojnë strategjinë e kryeministrit Rexhepi për krijimin e mundësive të barabarta të punësimit në sektorin publik për minoritetet;

dhe

c-shpërndarjen në mënyrë të drejtë të burimeve publike për komunitetet minoritare.

16. Të disiplinojnë anëtarët e partive politike dhe zyrtarët publikë që nuk respektojnë të drejtat e minoriteteve.



Udhëheqësve serbë të Kosovës:

17. Të kapin çdo mundësi për të përdorur instrumentat institucionalë dhe ligjorë për të rritur të drejtat e tyre.

18. Të ndalojnë bojkotin dhe daljen nga parlamenti dhe të marrin pjesë aktivisht në komisionet parlamentare dhe në Këshillin Tranzitor.

Prishtinë/Bruksel, 28 Maj 2003