Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Liqeni peone e qeverise dhe Presidentit Moisiu

    DEGJENERIMI I PARKUT KOMBETAR

    "Liqeni artificial zonė sigurimsash"
    Banorėt ankohen pėr urdhrin e Presidentit Moisiu


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Teksa qėndron ulur nė atė qė ambIentalistėt e quanin dikur mushkėria e kryeqytetit, rehatisė, i bėn hije njė kostum qė pėrgjithėsisht ėshtė ngjyrė beshė. "Largohuni qė kėtej!" Fjalia e thėnė nė mėnyrė brutale nga "i veshuri", prish rehatinė. Prej shumė muajsh qė kur nė rezidencėn e Liqenit artificial banon presidenti i ri i Republikės, Alfred Moisiu, parku i madh ėshtė kthyer nė njė zonė ushtarake. Nė fillim banorėt e pėrhershėm nuk e kanė kuptuar bashėjetesėn e ēuditshme me ushtarakėt, duke e quajtur momentale, por tani kjo ėshtė kthyer nė bezdi. Sapo lė pas sheshin "Italia" dhe nisesh drejt rrugės sė Pallatit tė Brigadave, ende pa u futur nė territorin e gjelbėrimit, pėrpara tė del njė "gardian". "Kaloni nė anėn tjetėr, andej nga Fakulteti Filologjik", u thotė ai vizitorėve qė preferojnė tė futen nė park me makinė. "Nė segmentin rrugor qė kalon pothuajse pėr ēdo ditė presidenti i Repuplikės sė Shqipėrisė dhe njerėzit e tjerė tė veshur me pushtet, nuk duhet tė kalojnė automjete tė tjera". Kėshtu kanė urdhėruar qeveritarėt. Urdhri ėshtė zbatuar menjėherė nga uniformat blu, madje rrezja e ruajtjes sė presidentit arrin deri nė zona mė tė thella. Siguria nuk lejon qė nė rrugėn e rezidencės sė presidentit Moisiu tė kalojnė madje edhe ata qė shėtisin me biēikleta. "Jetoj nė Amerikė dhe kam dalė nė foto te Shtėpia e Bardhė, ndėrsa kėtu te ne s'po na lėnė tė kalojmė as 1 kilometėr larg rezidencės, jo vetėm me makinė, por as me biēikletė. A thua se ne mendjen e kemi se si te vrasim presidentin", thotė Ina, njė vajzė e re qė studion nė SHBA. Ndėrsa njė shoqja e saj shton me tė qeshur se "kalecat kanė gjetur punė tė mirė, duke ruajtur hijet e pemėve me urdhėr tė presidentit". Qentė e policisė mbizotėrojnė mė shumė nė kėtė zonė. Pėr banorėt qė frekuentojnė ēdo paradite territorin e Parkut Kombėtar shtimi i rojeve dhe i atyre qė stėrvisin kafshėt besnike janė bėrė tė bezdisshėm. Nuk kanė mundėsi tė gjejnė njė copė vend pėr t'u qetėsuar. Ndotja e mjedisit ėshtė bėrė fenomen i pashmangshėm pėr banorėt. "Parku ėshtė ndotur tej mase. Edhe kėto dy orė qė preferojmė t'i kalojmė kėtu, nuk kemi ku tė ulemi. Kudo ka nevoja qensh qė stėrviten nga punonjėsit e Rendit dhe mbeturina ushqimore tė lėna shkel e shko nga vizitorėt qė vijnė nga rrethet, madje edhe roje qė sorrollaten e tė bezdisin", tregon Margarita Koxha, e cila kalon dy orė nė ditė sė bashku me nipėrit nė ato mjedise. Qentė e policisė janė bėrė tmerr i banorėve tė kėsaj zone. Ata qė e kanė vėnė re mė shumė fenomenin e ri qė ka ndodhur kėto ditė nė park, janė veteranėt. "Tė vjen keq t'i hedhėsh njė sy kėsaj zone. Duhet tė pėrcaktohet njė vend tjetėr pėr stėrvitjen e kafshėve, jo kėtu. Tė duket vetja se je nė njė zonė sigurimsash", thotė Mehmet Qordja, veteran i luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Ai shton se njė pjesė tė liqenit artificial qentė e kufirit dhe tė antidrogės, janė stėrvitur qė nė kohėn e tyre, por jo qė tė mbizotėrojnė kudo siē bėhet sot. Kėshtu, kryeqytetasit qė duan ta qetėsojnė trupin e mendjen nė parkun e gjelbėruar tė metropolit, duhet tė durojnė shoqėrinė e ushtarakėve tė rinj qė zbatojnė detyrėn dhe urdhrin e Moisiut, i cili u ka zaptuar njė gjė qė u pėrkiste atyre prej shumė vjetėsh.


    Piktorėt e vegjėl, "rojet" pa pagesė tė presidentit

    TIRANE - Pas ankesave tė bėra nė redaksinė e Gazetės Shqiptare nga banorė tė ndryshėm tė kryeqytetit, redaksia ka vendosur tė ndjekė hap pas hapi problemet qė u shkaktojnė banorėve dhe qytetit urdhrat e ēuditshėm pėr tė bllokuar kalimin e njerėzve pranė rezidencės. Nė mes tyre mė pikantėt janė piktorėt e vegjėl tė Liceut ata qė janė edhe vėzhguesit mė tė rregullt tė hyrje-daljeve nė rezidencėn presidenciale. Njė djalė i ri na thotė me shaka se, nė vend qė tė pikturojė natyrėn e qetė, pikturon atė tė tėrbuarėn me ushtarakė e qen. Tė rinjve u duket absurd urdhri i presidentit me tė cilin ata janė njohur qė nė fillim. "Edhe ne na ngisnin nė fillim kalecat, por mė pas mėsuan se nuk jemi ne Bin Ladeni, por piktorė", thotė Abi, ndėrsa klasa e tij ia plas tė qeshurit. "Privatizimi" i liqenit nga qentė me uniforma ka frenuar nė njė masė tė madhe frekuentuesit e kėsaj zone. Ata pohojnė se parku ėshtė i vetmi vend pushimi qė u pėrket vetėm atyre dhe ata do tė jenė "pronarėt" e tij


    Kete teme e hapa pasi ky nuk eshte i vetmi rast qe qeveritaret abuzojne me pushtetin qe populli u ka dhene per te drejtuar vendin. Ky pushtet duhet marre si nje nder qe iu eshte bere dhe te punojne per te ēuar sadopak vendin perpara e jo te shfrytezohet per rehatine e tyre.
    Kush ka fenomene te kesaj natyre per te sjelle eshte i mirepritur pasi u be nje kohe e gjate qe populli vetem mbyll gojen dhe po behet mazochist.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Liqeni andej nga kopshti zologjik e me thelle eshte bere pellemb e bordello.
    Per te siguruar biznesin e Bordellisteve te asaj Zone qe po prekej nga niveli i liqenit qe ish rritur nga Shirat, gangsteri dhe kapobanda me nickun Cuni Bales, i punesuar nga Blend Superhajduti Gonxhja, hapi portat e Liqeni dhe permbyti lagjet posht.

    Zona ku dikur shtrihej parku Botanik eshte mbushur me pallate dhe ne nje kodrin te bukur ka ngritur Sarajet agjenti i asfalise dhe lideri Socialist e miliarderi i njohur Cac Angjeli.

    Gazeta Shqiptare shqetsohet pse ushtari gardes ndalon hyrjen me makina brenda ne Pyllin diku posht pallatit te Brigadave.

    Cdo me makine ne ate Pyll dekorativ me vlera natyrore ky qytetari qe qenka revoltuar?
    Atje shkohet ne kembe me nji kacile me ushqime dor per dore me gruan dhe femijet dhe ulesh ne bar e kalon nje dit te bukur.
    Nuk besoj se i ndalon Alfredi keta njerez.

    Ushtari ndalon makinat.

    Po kush jane keta me makina?

    Mos eshte ndonji profesor i njohur qe ka djersitur 40 vjet te mesoje shkence e kulture Rinise qe shkon aty me Benz dhe ndalohet nga Ushtari?

    Joooo..

    Ata jane gango milionera qe shkojne aty me vajzat 15 vjece qe i mashtrojne dhe i marrin nga klasat dhe i perdhunojne rrenxave te Liqenit.

    Pra mir ben Presidenti qe e ruan Pyllin.

    Gazeta Shqiptare nuk e do presidentin..kjo dihet..sepse kur poston Foto te Edit (Rames) dhe Alfredit ben dallime.

    Edi del cdo dite si Engjell me Foto sa nje Veper e Enverit kurse Presidenti cfaqet ne GSH me foto sa nje gjys Shkrepseje.

    Prandaj GSH ka cuar hafijet me hap fushat kunder Presidentit sepse Presidenti kte Radhe nuk eshte ish spiun i Ramizit ose i Klosit si i meparshmi.

    Qashtu..

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ai lloj sistemi i bllokimit te rruges per aresye sigurie kur kalon presidenti, dhe qe eshte gjeja me normale ne bote, ka te pakten 11 vjet qe aplikohet ... cuditerisht gazeta dhe <> indinjohen pikerisht tani .

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi eeshte se ne shqiptaret indinjohemi per komshiun qe nuk na foli apo per dike qe na pa me inat e qe se njfim fare e jemi ne gjendje dhe ti marrrim jeten per kete kurse kur vjen puna per gjera me rendesi qe na pengojne ne jeten e perditeshme, kur vjen puna te kerkojme llogari per voten qe kemi dhene dhe menyren se si perdoret ajo aty ne ngelim dhe dime te diskutojme vetem kafaneve e asnje nuk merr me iniciativen te organizoje diēka per te permiresuar sadopak apo ndrequr ne menyre dhe pse modeste anomalite qe lexojmłe e jetojme ne jeten e perditeshme.
    Para disa vitesh kur boksieri i famshem Mike Tyson shkoi ne
    Danimarke per tu ndeshur me nje boksier danez i cili ishte kampion ne vendin e tij atehere dhe me fame isha dhe une per pune. Tyson shkoi ne nje palester per tu stervitur dhe aty kishte sigurisht dhe danez te cilet ishin te abonuar dhe Tyson kerkoi te te rezervonte palestren per dy dite ne menyre qe mos ta shqetesonte njeri. Kesaj kerkese te tij pronaret e palestres jo vetem qe nuk ju pergjigjen pozitivisht por dhe shprehen me pas ēudine e tyre perse i duhej gjithe palestra dhe se si mund tu pergjigjeshin klienteve te tyre te cilet vinin per dite!
    Ne kete palester ishte dhe nje miku im danez i cili qelloi te stervitej ne te njeten kohe me Tyson dhe ne darke kur po hanim me pyeti i ēuditur qe perse mbante kaq shume bodyguard Tyson?!
    u mundova tja shpjegoj ne menyre te pergjitheshme duke i thene qe eshte figure publike dhe si ēdo figure publike nuk do qe ta bezdisin, ka qe i duan dhe te keqen....
    Me tha po ēfare ka bere se ky eshte vetem sportist pse duhet te ruhet?! Njeriu ruhet vetem kur ka bere gjera te keqia apo ka cenuar interesat te te tjereve dmth nuk eshte clear si njeri!
    Tek ne me tha kryeministri nuk mban bodyguard per te shkuar ne pune bilse ka dite qe shkon dhe me biēiklete!
    Atehere e kuptova se ketij njeriu nuk kisha se si mund ti shpjegoja me llogjiken time perse i duheshin bodyguard-et Tyson-it.
    Ne Shqiperi eshte per tu ēuditur qe qeveritare qe nuk kane bere asgje per te miren e vendit, qe lene te lulezoje krrimi, korrupsioni, qe nuk sulmojne as trafikantet e droges, as te klandestineve, as te trafikut te femijeve......te kene frike qe te bllokojne ēdo rruge kur kalojne.
    Jo vetem qe keta qeveritare spo na rregullojne sadopak jeten e perditeshme po dhe na bezdisin duke na bllokuar qarkullimin ēdo dite aty ku kalojne!
    Po te shohesh rojet e tyre qe bejne si bisha te egra e shajne kur nuk ndalon makinen kur kalon nje cope ministri te ngrihen nervat.
    Si mund te bllokoje Mosiu gjysmen e liqenit pasi ka shpine diku aty?! Le te ruaje baēen e vet po ēpune ka me parkun e liqenit?! Parku eshte park nacional dhe i takon te gjithe Shqiptareve, i takon gjysherve, prinderve tane qe e kane ndertuar dhe po jetojne me 7000 leke pension mujor e jo kryeministrave, ministrave apo sekretareve te tyre !
    Ne Tirane sot ēdo makine qe ka perde shkel hapur rregullat e qarkullimit rrugor, behet rrezik per automobilistet e tjere dhe jeten e tyre dhe nuk ka polic qe te nderhyje se e pushojne direkt nga puna!
    Ne France perpara 3 muajsh shoferi i ministrit te brendshem u kap nga nje radar me 205 km/ore ne nje autostrade dhe ju hoq patenta si dhe u denua me nje gjobe te rende nga gjykata civile dhe perseri njerezit nuk ishin dakort me kete denim pasi ju duk me i vogel se duhej te merrte!
    Ne Shqiperi nje shofer i thjeshte qe vetem se ka makinen me perde e ben policin e qarkullimit te flasi me vete biles kemi pas raste qe i ka godit dhe me grusht ne mes Tirones perballe presidences 5 shoferi i deputetit gjate vizites se Collin Pawell).
    Mjaft me perdorimin e privilegjeve se Tirana 5 rruge ka dhe ato jane per te gjithe e jo vetem per qeveritaret.
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Viny une e kuptoj llogjiken tende por mendoj se nuk funksionon gjithmone.

    Se pari eshte e pavertete se vetem nje njeri qe ka bere keq gjen keq apo eshte i ekspozuar ndaj se keqes. Fama, paraja, politika, interesi, drejtesia jane vetem disa nga gjerat qe mund ti sjellin nje njeriu te ndershem te keqia te pamerituara. Atij shokut tend danez mund t'i kishe kujtuar pa te keq vrasjen e kryeministrit norvegjez qe aplikonte metoda te ngjashme me ate danez nga nje maniak ne deren e nje kinemaje publike.

    Raste te tjere te ekzekutimit apo atentateve ndaj politikaneve nuk besoj se ke nevoje te ti rreshtoj une pasi i di vete. Presidenti i republikes eshte kreu i shtetit dhe si i tille i takon te ruhet konform ligjit. Ai eshte personi qe garanton Kushtetuten dhe perfaqeson kombin. Pjesa derrmuese e vendeve te botes i ruajne kryetaret e shteteve te tyre me masa shume te forta sigurie pasi vrasja e tyre pervecse eshte nje akt i rende mund te coje ne destabilizim.

    Bllokimi i rruges 10-15 min perpara kalimit te tij eshte nje fenomen krejt normal qe behet konform rregullave dhe ligjeve per sigurimin e personaliteteve.

    Persa i perket respektit ndaj ligjit jam dakort me ty qe ne Shqiperi ai eshte nen 0.

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Une nuk jam per mos ruajtjtjen e personaliteteve publike se keqberes ka gjithandej por jo te abuzohet me kete gje.
    Me ka rene rasti kur kalon nje veture qeveritare e para policet qe shoqerojne eskortin ecin si te ēmendur me makina neper rruge dhe me sirena qe shqetesojne dhe stresojne gjithe kembesoret dhe makinat qe jane neper rruge!
    Te ecesh me ate shpejtesi rrugeve te Tiranes eshte absurditet pasi rrugeve ka dhe femije te cilet fatkeqesisht nuk kane te njeten koshience si adultet. Atehere largqofte te ndodhe ndonje aksident nga keto veprime e le te pyesim prindet e ketyre femijeve se sa e shtrenjte eshte jeta e nje qeveritari ne krahasim me jeten e femijes se tij?! Pergjigjia eshte e thjeshte besoj. Po ashtu me ligj jeta e nje qytetari nuk eshte me e lire se ajo e nje qeveritari te pakten me njohurine modeste te ligjit shqiptar qe kam une nuk gabohem besoj per kete.
    Kur Miterrand erdhi ne fuqi ne France ne vitet 80 hoqi eskorten e tij personale dhe ruajti vetem nje makine per ta shoqeruar.
    Shoqerueseve te kesaj makine u kerkoi te ishin sa me diskret kur kalonin neper rruget e Parisit dhe te perdornin sirenat e vetures vetem ne raste ekstreme. Flasim ketu per nje vend si Franca dhe presidenti i saj me te vertete mund te ndihet ne rrezik shume te madh pasi ka pas te beje drejtperdrjet me terrorrizmin me afare shtetesh, me spinazhet e sherbimet sekrete te bllokut sovjetik ne ate kohe....lista eshte e gjate besoj.
    Atehere kur flet per nje minister shteti si Sokol Nako, Ben Blushi apo Blendi Klosi ......apo me keq akoma per shoferet e tyre kur kthehen ne shtepi dhe hapin sirenat e askush nuk ngre zerin....me vjen keq po nuk mund ta gelltis kete shperdorim detyre.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Degjenerimi I Parkut Kombetar

    Presidenti Moisiu, dy herė mė shumė roje se Meidani


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Postblloku me traun e hekurt ka ekzistuar prej kohėsh nė atė pjesė tė rrugės qė tė ēon drejt rezidencės presidenciale. Agjentėt civilė e kanė pėr detyrė ta ruajnė tė parin e shtetit nė momentet kur hyn ose del nga rezidenca e tij. Me t'u njoftuar pėr kalimin e Moisiut nė atė zonė, rruga "blindohet" nga gjashtė roje, qė rrinė nė postbllok derisa tė kalojė i pari i shtetit". Kėshtu janė shprehur burime brenda Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė. Ata sqarojnė se kur vjen njė i huaj, ėshtė me ligj tė bllokohet e gjithė Tirana dhe nuk i bėn pėrshtypje njeriu, ndėrsa bllokimi i liqenit pėr gjysmė ore ėshtė absurde tė mendohet si shkaktar i njė morie problemesh pėr qytetarėt. Burimet e mėsipėrme sqarojnė se e vetmja gjė qė ndryshon nga presidenti i mėparshėm ėshtė se tani ėshtė shtuar njė postbllok prej dy ushtarėsh nė njėrėn prej kthesave tė rrugės, nė tė cilėn presidenti Moisiu kalon pėr tė shkuar nė rezidencėn e tij. Udha qė tė ēon drejt rezidencės presidenciale nė momentin qė kalon presidenti paiset me gjashtė agjentė civilė. Rojet e presidentit qėndrojnė dy e nga dy nė tre kryqėzimet e aksit rrugor. Vetėm kaq. Ndėrsa pėr bllokimin e makinave ata sqarojnė se nė atė zonė kalojnė tė gjithė makinat me nuse qė kanė fletėhyrje nga Bashkia dhe ata qė janė pronarė tė lokaleve tė asaj zone, ndėrsa tė tjerėt pengohen vetėm pėr momentin. Me tė ikur Moisiu nga rezidenca e tij, makinat mund tė hyjnė e tė dalin sa herė tė duan nė atė zonė. "Tridhjetė minuta para se presidenti Moisiu tė kalojė pėr nė rezidencėn te liqeni lajmėrohet Garda. Ne si drejtues tė ushtarėve tė Gardės ēojmė nė tre postblloqet nga dy civilė ushtarakė tė cilėt qėndrojnė afro njė orė" sqaron I.K. Nuk lė pa pėrmendur se kur Moisiu kalon natėn nė rezidencėn e parkut kombėtar atėherė ndryshon puna. Agjentėt e tij rrinė gjithė ditėn, por jo se pengojnė kalimtarėt. Bllokojnė vetėm makinat civile qė duan tė hyjnė pėr atė moment nė territorin e Parkut Kombėtarė. Burimet brenda Gardės pohojnė se kjo lloj metode ėshtė pėrdorur dhe nė kohėn kur e drejtonte shtetin Meidani. "Nė atė kohė qėndronin dy palė roje, ndėrsa tani ėshtė shtuar dhe njė dyshkė e rojeve nė kryqėzim, por kjo nuk do tė thotė qė ėshtė bllokuar i gjithė parku", rrėfen I.K., njė nga drejtuesit e ushtarėve tė Gardės. Ai shton se presidenti Meidani ka jetuar nė rezidencėn presidenciale pėr njė kohė tė gjatė dhe parku as qė ėshtė bllokuar ndonjėherė.


    Dhe ankesat s'kanė tė sosur

    Po mbushen njė javė qė Gazeta Shqiptare pasqyron ankesat e invalidėve, veteranėve, familjarėve, spor-tistėve, piktorėve tė vegjėl e drejtuesve tė automjeteve nė lidhje me "privatizimin" e parkut kombėtar nga agjentėt civilė tė presidentit Moisiu. Pėr gjatė kėtyre ditėve ata kanė dorėzuar nė mjediset e redaksisė dhjetėra letra nė tė cilat shkruhen me hollėsi ankesat e tyre lidhur me bllokimin e kalimit disa orė para se tė kalojė presidenti nė atė rrugė. Frekuentuesit e rregullt tė asaj zone kėrkojnė medoemos qė tė gjendet njė zgjidhje e domosdoshme pėr problemet e zonės.


    ROJET E PRESIDENTEVE NE PARKUN KOMBETAR QE PREJ VITIT 1990

    - Nė kohėn e presidenti Berisha parku ka qenė pothuajse pa asnjė roje. Kanė hyre e dalė lirisht edhe nė momentin kur ka kaluar presidenti i asaj kohe. Ēdo gjė ėshtė bėrė formalisht.
    - Ndėrsa nė kohėn e Meidanit, president nė rrugėn qė tė ēon drejt rezidencės presidenciale kanė qėndruar dy postblloqe me nga dy agjentė civilė.
    - Me ardhjen e presidenti Moisiu nė krye tė shtetit numri i rojeve ėshtė shtuar. Rruga qė tė ēon drejt rezidencės presidenciale ėshtė e pajisur me tre postblloqe me nga dy ushtarė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Liqeni i lirė vetėm kur rojet bėjnė "punė shtėpie"


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Liqeni merr frymė lirisht vetėm kur agjentėt civilė tė Moisiut bėjnė "punėt e shtėpisė" nė territoret e Presidencės ose nė tė Gardės. Grupi i gatshėm i ushtarakėve ka ditė qė i "arnon" rrugėt e rezidencės sė presidentit nė parkun kombėtar dhe ato tė Presidencės. Presidenti Moisiu ka qėndruar pėr disa ditė nė rezidencėn e tij nė park me rrugė tė boshatisura derisa janė pastruar e rregulluar mjediset e jashtme tė Presidencės. Ende nuk ka mbushur 60 ditė qė godina e Presidencės ėshtė pajisur me rrjetin e telefonisė fikse. Secila prej zyrave tė godinės ka nė dispozicion njė telefon me tė cilin komunikon brenda dhe jashtė kryeqytetit. Pajisja me telefon fiks ėshtė bėrė me urdhėr tė presidentit Alfred Moisiu. Godina e Presidencės ka qenė e pajisur me telefon fiks, por pėr shkak tė njė luhatjeje tensioni tė paparashikuar ka marrė flakė i gjithė kablli i telefonėve dhe ēdo gjė ėshtė bėrė shkrumb e hi. Asnjėri nga kėshilltarėt e presidentit nuk kish guxuar tė fliste mė parė pėr kėtė defekt. Me tė marrė vesh problemin e brendshėm tė godinės sė Presidencės, Moisiu ka urdhėruar qė brenda natės tė pajiset e gjithė godina me linjėn e telefonisė fikse, tė punohen tė gjitha lulishtet e brendshme dhe tė krasiten e tė lyhen me gėlqere tė gjitha pemėt. Moisiu ka urdhėruar qė tė gjitha kėto punė tė bėhen brenda njė dite nga ushtarėt e Gardės. Urdhri i tė parit tė shtetit i ka gjetur "gafil" ushtarėt e rinj tė kryeqytetit. Nė atė moment ata kanė qenė nėpėr turnet e shėrbimit nė liqen. Me tė marrė vesh urdhrin e Moisiut, Presidenca ėshtė "pushtuar" nga 30 ushtarė gardistė, tė cilėt kanė qenė duke "survejuar" liqenin dhe vendet e tjera ku ishte parashikuar tė shkonte presidenti. Gjatė gjithė ditės rruga qė tė ēon drejt rezidencės presidenciale nė parkun kombėtarė ka qenė e lirė. Ushtarėt e rinj brenda ditės kanė arritur t'i punojnė tė gjitha lulishtet qė rrethojnė godinėn. Njėkohėsisht kanė hapur e mbyllur brenda ditės tė gjithė kanalin e kabllit sė telefonisė fikse. "Ushtarėt kanė hequr kabllin e djegur kanė pastruar tė gjithė kanalin kanė futur kabllon e ri dhe e kanė mbyllur kanalin", tregon I.S., njė nga ushtarėt qė ka marrė pjesė nė "aksionin" pėr pastrimin dhe gjelbėrimin e godinės nė tė cilėn kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės kreu i shtetit shqipėtar. Ushtarėt e rinj shtojnė se atė ditė janė trajtuar shumė mirė nga punonjėsit e Presidencės. Madje me kėtė rast pėr ushtarėt ėshtė shtruar njė drekė e kėndshme. Pas pune forcat blu kanė shijuar pije dhe ushqime tė ndryshme, tė pėrgatitura enkas pėr ta.

    Me duket simpatike ideja e Moisiut qe ushtaret te kontribojne sadopak dhe pse ne menure fizike per ti sherbyer vendit te vet.
    Ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti qe jemi te udhehequr nga njerez qe fatkeqesisht nuk jane moderne ne perceptimin e gjerave dhe menyres se si duhet te funksionoje nje shtet.
    Eshte e turpeshme qe presidenti te merret me keto pune po dhe kur merret gjerat behen mbrapsh!
    E para presidenti jeton per dite ne rezidencen e tij dhe eshte ēudi qe nje dite me diell ti kete bere pershtypje qe pemet paskan qene te palyera, baēja e paprashitur, bari i paprere....!
    Per kete pune duhet te ket nje baēhevan qe kujdeset dhe skane faj ushtaret e gardes qe kryejne sherbimin dhe normalisht jane aty per te siguruar jeten e tij e jo te punojne baēen! (kete gje mund ta kuptoja nqs ndodheshim ne nje gjendje lufte dhe shtetit si funksojne strukturat).
    Se dyti si iniciative nuk eshte e keqe nga ana e presidentit pasi dhe ushtria duhet te kontriboje ne permiresimin e jetes se vendit
    por ky mesazh do te ishte i tille per popullin dhe ushtrine nqs Moisiu do te kishte kerkuar njehere qe ushtria te marri pjese ne pastrimet nga pleherat neper Tirane , neper parkun e liqenit ku ka shume njerez qe shetisin dhe ka boll ambiente te pista (nje pjese e tyre dhe prej mbeturinave te vete shkolles se qeneve) Te mbetjeve inerte ne plazhin e durresit pas shkaterrimit te shume objekteve pa leje pasi vera ka ardhur dhe populli e turistet do te vershojne plazheve dhe ambjentet jane te qelbura e duket sikur ka rene bomba.
    Keto lloj veprimesh do te kishin senc pasi ushtria do te ishte ne sherbim te vendit te vet, te popullit te vet dhe mesa dime te gjithe ēdo shtetas i detyrohet vendit te tij nje vit sherbim ushtarak per ti sherbyer shtetit e jo ekslyzivisht drejtueseve te tij per konfortin e tyre personal.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    "Makinat e Moisiut, na mbyti tymi"
    Ankohen banorėt e sportistėt qė frekuentojnė Liqenin


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Shkojnė pėr tė thithur atė pak ajėr tė pastėr qė thuhet se ekziston ende nė kodrat e Liqenit Artificial dhe ndeshen me smogun e rėndė tė krijuar nga trafiku i makinave qė hyjnė e dalin nė territorin e gjelbėrt duke pėrfshirė kėtu dhe vargun e automjeteve tė rezidencės presidenciale. Frekuentuesit e rregullt tė Parkut Kombėtar detyrohen tė gjejnė rrėzat pėr tė shijuar sadopak flladin e pastėr tė pranverės. Rrugėt bllokohen nga eskorta e makinave tė kreut tė shtetit ndėrsa nė kodėrzat e gjelbėrta njerėzit dynden pėr tė kaluar pakėz kohė tė qetė. Sportistėt, piktorėt e vegjėl, invalidėt, veteranėt, familjarėt janė ata qė e kanė ndier mė shumė rėndimin e ajrit nė kėtė zonė.
    "Kemi 2 vjet qė bėjmė stervitje nė kėtė zonė dhe vetėm tani e ndiejmė qė ėshtė rėnduar ajri. Makinat civile tė Gardės, sidomos ato skodat e ziset e vjetra qė shkojnė e vijnė tė ngarkuar me ushtarė e ndotin mė shumė ajrin e liqenit", tregon Agron Veleshnja, traineri i njė grupi sportistėsh tė vegjėl tė cilėt pėrfshihen nė Sport Klub "Partizani". Tė njėjtėn gjė pohon dhe njė grup veteranėsh qė kalojnė orėt e para tė mėngjesit pothuajse ēdo ditė nė park. "Mirė qė janė bllokuar makinat civile, por tė paktėn tė kenė njė kufi dhe makinat e presidentit se ato hyjnė e dalin pa asnjė lloj problemi. Madje po qėllove nė rrugė nė atė moment rrezikon tė tė heqė kokėn, sepse drejtuesit e automjeteve i ngasim me shpejtėsi", tregon Murat Kalemi njėri nga veteranėt e luftės. Sipas tij, Liqeni Artificial do njė kujdes tė veēantė. Pėrveē pastrimit tė territorit i cili bėhet javė pėr javė nga punonjėsit e Bashkisė ata kėrkojnė qė tė bllokohen tė gjitha automjetet e tjera qė kanė zgjedhur parkun si parkim modern.
    "Mirėse nxori njė urdhėr presidenti, por ta kishte nxjerrė si duhet. T'i bllokonte tė gjithė makinat, edhe tė tijat. Na qelbi era e keqe e lėndėve qė digjen nė motorat e vjetėr tė automjeteve tė vjetra tė Gardės". Kėshtu ėshtė shprehur pėr Gazetėn Mehmet Karaj, njė i moshuar kryeqytetas i cili e di me pėllėmbė tokėn e parkut.
    "Mė shumė kalojnė makinat e Gardės se sa makinat civile qė vijnė pėr tė kaluar kohėn kėtu. Vetėm nė fundjavė vjen ndonjė autobus nga rrethet me fėmijė ose gjimnazistė", shton i moshuari. Invalidėt, sportistėt janė ata qė e ndiejnė mė shumė rėndesėn e ajrit nė zonat qė ata i kanė zgjedhur pėr tė forcuar shėndetin e tyre. "Kam dy vjet qė jam aksidentuar, mjekėt mė kanė thėnė se kam shpresė se me pak fizkulturė dhe masazh mund tė eci me paterica; pėr kėtė kam zgjedhur Parkun Kombėtar. Por edhe kėtu nuk po gjej derman. Nuk jap para si nė palestra, por mė pezdis nga njė herė era e keqe e makinave", rrėfen Arben Patria, invalid. 27-vjeēari nuk ka ditė qė nuk vjen nė zonėn e liqenit. Mundohet tė ecė vetė sa te njėra pemė, nė tjetrėn dhe prap ulet. Gjatė katėr orėve qė invalidi tiranas i kalon nė park e shoqėrojnė tė gjithė makinat e Gardės. "I njoh tė gjitha makinat qė hyjnė e dalin nė rezidencėn presidenciale. Kam dalė disa herė nė rrugė qė tė mė marrin dhe as qė kanė marrė mundimin tė hedhin njė shikim nga unė. Kalojnė pėr shtatė pal qejfe dhe as nuk duan t'ia dinė pėr njerėzit", pėrfundon invalidi.


    Fillon publikimi i ankesave tė qytetarėve

    Letėr ankuese redaksisė sė Gazetės
    Jam Enkelejda .... nga Tirana. Kam vuajtur nga sėmundja e mbipeshės. Pėr kėtė jam detyruar qė tė bėj vrap pėr ēdo mėngjes nė territorin e vetėm tė Tiranės, Liqenin Artificial. E vetmja gjė qė mė ka bėrė shumė pėrshtypje, madje mė ėshtė kthyer nė fiksim, ėshtė eskorta e makinave tė presidentit tė Republikės Alfred Moisiu. Ēdo mėngjes, kur Moisiu ka gdhirė ditėn nė rezidencėn presidenciale, ne detyrohemi ta bėjmė vrapin nėpėr kodra e shtigje tė vegjėl tė krijuar nga vetė qytetarėt. Agjentėt civilė bllokojnė trafikun e makinave qė nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa Moisiu kalon pėr qejfin e tij nė orėn 11 tė drekės. Ē'taksirat kemi ne qytetarėt e thjeshtė tė kryeqytetit tė bredhim kodrave tė liqenit vetėm pėr qejf tė kreut tė shtetit. Eshtė absurde diēka e tillė. Nė qoftėse jepet njė urdhėr siē ėshtė ky i bllokimit tė makinave, tė zbatohet pėr tė gjithė, jo vetėm pėr ata qė nuk kanė mbėshtetje. Ju lutem merreni nė konsideratė letrėn time. Faleminderit.
    Enkelejda Mata
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •